SHQUP, si kullë ngujimi për PD-në

16 Gusht 2013, 17:10Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Çdo ditë që po kalon dhe që përkon me dorëzimin e pushtetit, nga PD-ja te koalicioni i Majtë, bëhet mëse e qartë se kryetari de facto i PD-së, Sali Berisha, po kërkon që menjëherë pasi të jetë kryer edhe formalisht ky kalim, të ketë të gatshëm një frymë konflikti midis mazhorancës së re dhe opozitës.

Më i fundit rast i cili do të krijojë përshtjellim në politikën shqiptare, do të jetë kalimi i selisë së PD, nga selia e saj historike në rrugën “Abdi Toptani”, në ambientet e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë (SHQU), brenda këtyre ditëve të mbetura në pushtet.

Rasti është tërësisht abuziv dhe antiligjor dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm të dy kryetarët, Berisha dhe Basha. Ligji e përcakton qartë mënyrën e nxjerrjes janë inventarit të pronave të ushtrisë, tri personat përgjegjës të cilët duhet të firmosin dhe qoftë mungesa e konfirmimit të njërit prej tyre, e bën aktin të pavlefshëm.

Deri në këto momente jemi në kushtet ku qeveria e re është në të drejtën e saj ta anullojë vendimin e mëparshëm si dhe të ndërmarrë hapa ligjorë për identifikimin dhe çuarjen përpara drejtësisë të të dyshuarve si shkelës të ligjit.

Problemi shtrohet se deri në shtator, pavarësisht formës antiligore të tjetërsimit, SHQU-ja mund të jetë kthyer në seli të PD-së, brenda të cilës do të jenë atashuar Berisha, Basha, sekretariati, dhe gjithë administrata e partisë.

Pikërisht këtu lind edhe konflikti. Kemi një subjekt që do jetë ngulur aty paligjshmërisht dhe që duhet shkulur ligjshmërisht. Dhe, hapi i parë, do jetë anullimi i VKM-së. Po, a do ndikohet Berisha që ta lirojë godinën thjesht me anullimin e një VKM-je?

Berisha me siguri do të presi skenarin më të keq, konfliktin, ndërhyrjen policore për nxjerrjen me forcë nga ambientet e SHQU-së. Për ta kuptuar më mirë qëllim e Berishës, po jap shkurtimisht atë çka shkruan kryeredaktori i gazetës zyrtare të PD-së, RD, në numrin e saj të fundit:

“PD do të meritonte seli të sajën godinën më madhështore të këtij vendi. Mund të meritonte jo “SHQUP-in” se është disi larg qendrës së kryeqytetit, por do të meritonte Ministrinë e Mbrojtjes…” “… Por, mund të meritonte edhe selinë e Kryeministrisë. Pse jo!…” “…Rasti i reagimit ndaj selisë së PD është dëshmia më e qartë, se Rama kërkon ta nisë pushtetin e tij me konflikt…” “…Ashtu sikurse ai t’a kërkojë, ashtu edhe do të marrë përgjigjen. Format dhe mjetet le t’i zgjedhë vetë. PD nuk është në realitet, opozita e atyre numrave të deformuar që do të ketë nesër në Kuvend. Është shumë më tepër. Nuk janë ato numra që e përcaktojnë forcën e PD. Megjithatë, nëse Rama do të tentojë të testojë duke provokuar, ai është në të drejtën e tij, sikurse duhet ta dijë se çdo kundërveprim është shumë herë më i  fuqishëm se veprimi që ai do të ndërmarrë.”

A duhet merret seriozisht kjo që ai shpreh më lart? Përtej idesë (prej të luajturish mendsh) që të përvetësonin edhe ministritë apo vetë kryeministrinë, pjesa tjetër duhet marrë shumë seriozisht. Berisha e dëshiron shumë një përplasje të tillë, pozitë- opozitë, jo vetëm se do që të bëjë të “fortin”, por dhe ta identifikojë drejtpërdrejt, brenda e jashtë vendit, si një sulm karshi opozitës.

Por, kjo seli e re, përveçse mbart konflikt si njësi territoriale, ajo do mbajë brenda saj edhe politikanë të nivelit të lartë të implikuar në afera korruptive përgjatë 8 viteve të keqqeverisjes së mazhorancës në ikje. Është e pritshme që, pas shtatorit, mazhoranca e re të fillojë një skanim të të gjithë qeverisjes demokrate, vendimeve, urdhërave dhe çdo akti tjetër të marrë prej tyre në kundërshtim me ligjin dhe abuzivisht për interesa personale e klienteliste, në dëm të interesave të shoqërisë në tërësi.

Si e tillë, çështjet bëhen shumë më të ndërlikuara. Nga njëra anë kemi një seli të marrë të rrugë antiligjore, nga ana tjetër do kemi funksionarë të lartë të PD-së, si ish-funksionarë të lartë shtetërorë të djeshëm, që duhet të përballen me ligjin për çdo vendimmarrje të paligjshme që kanë bërë. Një godinë dhe një parti nën akuzë!

Skenari më i frikshëm është që një grup (jo i vogël) të inkriminuarisht, që kanë abuzuar dhe zhvatur çka kanë mundur nga pasuritë e këtij vendi, që kanë tjetërsuar dhe falsifikuar dokumenta, që kanë keqadministruar fondet publike, do e shohin shpëtimin e tyre duke u ngujuar në ngrehinën e sapo përvetësuar.

Kulla e re e PD-së, po shikohet nga Berisha si “burgu” i vetëm ku ai dhe të tijët pranojnë të futen dhe të “vetëdënohen”, ku ligji dhe shteti s’kanë asnjë të drejtë t’ia kapërcejnë gardhin me hekura, ligustra e pisha të larta. Në të kundërt, ashtu siç paralajmëron organi zyrtar i partisë, “kundërveprimi do jetë shumë herë më i fuqishëm”. Një sfidë prej banditësh.

Një grusht militantësh, nga ata që përfituan e u majmën për 8 vjet prej Berishës, do përdoren prej tij si mburojë njerëzore për selinë dhe kastën e inkriminuar të PD-së, por unë besoj se pjesa më e madhe e anëtarësisë së thjeshtë të PD-së, ka për t’u distancuar. Mazhoranca e re duhet që në çdo hap të sajin, të jetë e matur, e mbështetur vetëm në baza ligjore dhe shumë transparente në sytë e publikut. Vetëm kështu ajo do t’ia heqë Berishës çdo formë alibie me të cilat ai kërkon të karikojë grupet e tij të verbra për të vënë në vështirësi qeverisjen e ardhshme.

Ëndrra e Berishës se me pasuritë e këtij vendi bën ç’të dojë, mori fund më 23 qershor me bekimin e një milionë shqiptarve. Ato vota ishin pikërisht për të rrëzuar një qeverisje të kalbur e të korruptuar dhe për të ndërtuar një shtet të fortë e ligjor. Nga shtatori e tutje shqiptarët presin vetëm materializim, në formë e përmbajtje.

 

P.S. Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, Berisha, përpos vendimit që certifikonte tjetërsimin e godinës së SHQU-së, bëri edhe një deklaratë kërcënuese kundrejt ish ushtarakëve që protestuan kundër vendimit të tij, se “do ua ndërpriste pensionin suplementar”. Për t’i kujtuar atij se e ka të kotë në përpëlitjet e fundit që po bën, po i vë në dukje se Ligji Nr.10142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura…”, në nenin 27 të tij, “Përjashtimi nga përfitimi”, thotë: “Nga ky ligj nuk përfitojnë ushtarakët e nxjerrë në lirim, për shkak se janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë me burgim, për krime të kryera me dashje.” Pra, ligji e thotë shumë qartë se në ç’kushte i hiqet apo s’i njihet pensioni suplementar ushtarakut, kështu që edhe kjo që deklaroi Berisha, le të mbetet një nga marrëzitë më të fundit të tij…

14 komente në “SHQUP, si kullë ngujimi për PD-në”

  1. Ladvi PD says:

    Deri ne shtator do kete surpriza te tjera te hidhura nen moton “Pas Meje Qameti”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/kanibali.html

    1. vlora A.J says:

      boll te shikosh foton duket sa normal eshte ky PSIKOPAT.

      1. vlonjati says:

        Mero, te lutem, mos e publiko me kete foto zombi, se na tremben femijet, po na del ne gjume edhe ne te medhenjve.

  2. punetori says:

    ‘Kercenimet eshpellarit bashke me kasten e banditeve te korruptuar duan
    me c’do kusht te destabilizojne vendin per garanci qe te mos perballen
    me ligjin dhe gar antojne pasurit e grsbitura.Qeveria e re dhe shumica
    parlamentare jo vetem ti dergoj ne banken e te akuzuarit por dhe tu
    konfiskoj pasurit e grabitura.Ceshtja e SHQU eshte vec nje pretekst qe kerkon kjo qeveri per trazira.Shpellari kerkon nje destabilizim te vendit
    Mazhoranca e re nuk duhet te bej asnje leshim.Vetem ligji e ben kete vend.

  3. Labi Vlore says:

    Z.Ketro.Nuk ka aspak lidhje nese nje objekt i pervetesuar eshte selia e punes time,apo selia e nje grupi njerezish,apo selia e nje partie politike te vogel,apo selia e nje partie politike te madhe.Shqiptaret tashme jane te pjekur demokratikisht dhe e kane kuptuar me ne fund,se ne c’do vend te botes,shteti ligjor nuk ben kompromis me asgje te jashte-ligjshme.Saliu te silelt si te deshiroje,qofte edhe c’do demokrat i thjeshte.Ketu nuk ka lidhje asgje me ndertesen qe kerkojne ta pervetesojne ne menyre abuzive.Madje,une jam i mendimit,se nese qeveria e re e Rames,nuk do te zbatoje ligjin pike dhe presje,ka per te humbur mazhorancen e Shqiptareve shume shpejt.Nese Rama do te instaloje shtetin ligjor dhe te drejte,si ne c’do vend normal te Evropes dhe Botes Perendimore,konsensusi per te dhe qeverine e tij,vetem do te rritet.Shume e thjeshte.Nese Opozita Italiane,Gjermane,Austriake apo e cilido vendi tjeter Evropian do te merrte nej godine ne menyre anti-ligjore,a do ta lejonte njeri te rrinte aty brenda??Kurre.Shqiptaret jane te lodhur me abuzimin dhe anti-shtetin.Kerkojne shtet ligjor dhe kaq.Asgje tjeter.Vendosja e shtetit ligjor dhe rendit te vertete demokratik,i sjell gjithe te mirat e tjera,per ne dhe te ardhmen e femijeve tane.Te gjithe ata qe bejne sikur nuk kuptojne,aq pune na prish.

  4. Ladi says:

    Uroj qe qeveria e re te jete jo konfliktuale dhe nuk ka pse te bjere pre e provokimeve te organizuar qellimshem per te mos patur stabilitet ne vend dhe te ece perpara drejt zhvillimit. Ka shume zgjidhje te mencura dhe nuk besoj se vendit tone i mungojne burrat e urte dhe te ditur, qe i kane te gjitha mundesite dhe kapacitetet, qe t’ja djegin kartat ne dore zjrrvenesve te Shqiperise.

  5. viktor says:

    sa llum do mbai ky kriminel i kombit qa kuiton se do jete i perjetshem ka vrare ka grabitur ka vjedhur ka tradhtuar nje komb me naften fornizuse makines kriminele serbe me fal detin e te tjera qe do dalin qe deri tani jan poshte tavolines vrasjet shkoder tropoi biznesmen dhe kundershtare politik 97ten naften pasurit komtare qa te keqe tjeter don ti beshe keti kombi o kriminel je si ai qe po jep shpirte dhe e ke dhene o ktiminel se edhe mercenaret e kane kuptu se po te del shpirti ti ke mbaru ishalla djali vaiza niprit dhe mbesat si gezoin pasurit qe i ke grabitur keti populli por te rrosh qe te vuaish kure ti shikosh siq ke bere sa e sa njerz te vuai.tu shofte rraca kriminel ti kam shkruaitur edhe ne adresen tende ne fb po atje i fshin direkt

  6. strong says:

    Une jam me mendimin e Labit…eshte e qarte si drita e diellit se nqs nuk zbatohen ligjet e shtetit me perpikmeri,keshtu do vazhdojme gjithe jeten ne Shqiptaret.Qeveria e re duhet te punoje me perkushtim ne zbatimin e ligjit,dhe ti siguroje popullit te vet qetesine,sigurine dhe stabilitetin…Qeveria ne ikje tani ben c’do gje per te perfituar dicka e pse jo edhe per ti hedhur benzine zjarrit…por joooooooooooooo nuk duhet te lejohen.

  7. ILIRET says:

    Qeveria e re nuk duhet te terhiqet se ka me vete popullin. Dhe te jete qeveria qe ti pergjigjet Berishes, ashtu sic deshiron ai.
    E provuan ne vitin 1997 cecenet, se sa te forte ishin, kur kishin dhe shtetin e Berishes, me ushtri e polici me vete. Jo me ne shtator qe keto nuk do ti kene me. Me te terhequr zvarre e duan, zvarre do ti heqim dhe do ti mbytim ne Lane….
    Dhe ish ushtarakeve , t’u haje ka.in po e deshi edhe te skuqur.Se nuk jane 20 mije, por me gjithe pasardhesit e tyre, djem e vajza me gjithe dhendurre e femije behen mbi 200 mije.

  8. Devolliu says:

    I ÇMENDURI I VIÇIDOLIT DUHET LIDHUR.

  9. ligji says:

    Komenti i bukur.
    Peralle nga e kaluara.
    Ja ligji Ja maliqi, ska me.
    Maliqi tani dha shpirt,sado te perpiqet e beri vete gropen me duar te pastra e filloje,por nuk ishte mesuar qe ne femijeri ti lante.
    E beri me duar te palara.
    Asgje nuk mbahet me force, eshte ligji.
    Dhe ligji do te vije edhe per gjykatesit e frikesuar apo militantet.Ata do te jene vehtvetja e jo si me pare.ligji tani do tja heqe friken ose do ti mund edhe ata vete qe flisnin me ligjin e maliqit.
    Koha po shkon drejt BE,dhe vete BE e mbeshteti ligjin,per te rrezuar Maliqin.
    USA e mbeshtet ligjin per te shembur maliqin,hajn pa burni,pa intelekt, pa humanizem megjithese profesion human,pa moral,pa mirenjohje per vlerat kombetare, per deshmoret, per flamurin,per veteranet,per ushtaraket,per gjithe popullin e ndershem e fukara,per te vraret e gerdecit e te 21 janarit, per studentet qe pine kafene e papunesise dhe u rriten nga viti 1992 deri me 2013.
    Dhe ai perseri mendon se eshte 16 vjet me perpara,po me ata njeres te qoruar nga bemat e tija te verbera qe donte tu ngrije buzeqeshjen popullit ,por ja beri vdekjen vehtes e familjes e qe po japin shpirt nga parate e pista.
    Tani vjen ligji.
    Ligji eshte ligj, edhe per ata qe u edukuan ushtri dhe harruan ligjin se nuk ja prishin Maliqit.keta kane per te mbetur pjesa me e keqe kur historia do ti permende.
    F.A TE R.SH.pa Qender Kulturore,si ne ………………….

    Rilindje,
    Rilindje.

  10. Poshterimi I SHQIPRIS vjen nga ne SHQIPTARET KOMUNISTA

    E ISH SERVIL I ENVER HOXHES VASHDOJNE TE JEN NE PUSHTET .. BOLL ME KA ARDHUR NJI MOMENT QE NE SHQIPTARET TI JAPIM KUJDO QOFTE SHUPLAKEN E RADHES E MOS TE LEM KEDO QE TE EDHI BALTE MBI SHQIPRIN E SHQIPTARET …TE PAKTEN REGJIMIT KOMUNIST DIKTATORIAL I ENVER HOXHES DUHET TU SHTRENGOJME DOREN QE NUK SHITI AS DHE NJI PELLEMB TE TRUALLIT SHQIPTAR NUK LA QE TE BEHEJ REPUBLIKA E 7 E ISH JUGOSLLAVIS … DETYROJ TE GJITHE SHQIPTARET QE TE MESOJNE SHKRIM E KENDIM … SOLLI DHE ELEKTRIFIKOJ NJI VEND QE KURRE SKISH PARE DRITE ELKTRIKE ME SY …NDERTOJ DHE KRIJOJ. NJI UNIVERSITET KU SHQIPTARET TE KEN MUNDESI TE STUDJOJNE DHE PER 50 VJET REGOLLOJ HISTORIN E SHQIPTAREVE KU BOTA ME HISTORIN E SHQIPTAREVE TALLTE E FSHINTE BYTHEN ME HISTORIN E KOMBIT TON POR dhe me INDENTITETIN E CDO SHQIPTARI ASHTU SIC PO TALLET DERI SOT SEPSE NUK KEMI AS HISTORIAN E AS POLITIKAN … BOTA JASHTE PAGUAN HISTORIN E VET E BLEN DHE E SAJON ASHTU SIC I LEVERDIS KOMBIT DHE DINJITETIT … KURSE. KETA LEGENA QE JAN DHE SOT NE PUSHTET AS QE NUK KAN NDEMND TE INVESTOJNE E PER TE RUAJTUAR ATO QE PAK HISTORI QE NA KA MBETUR E KETA LEGENA POLITIKANESH QE NA UDHEHEQIN E JAN NE KRYE TE SHQIPERIS A THUA SE SHQIPERIA SKA PASUR KURRE HISTORIN E NJI SHTETI TE NJI KOMBI POR DHE SOT NE SHQIPERI KA GJAK TE RI QE JAN TE SHKOLUAR E RIN KAFEVE PA PUN SE SKAN MUNDESI QE TE FUTEN NE POLITIKEN SE NE ALBANIA STE LEN KOLLAJ TE PUNOSH STE LEN KOLLAJ KETO XHAKETA TE VJETRA KOMUNISTE QE JA. BER SI ZOT TE PAZEVENDESUSHM NE ALBANIA KAAAA AKOMA XHAKETA TE VJETRA DHE ME SHUMIC PO KETA XHAKETA TE VJETRA NUK LENE I KAN PRIVATIZUAR POLITIKEN DHE NUK DUAN KONKURENC ATA JAN TE PAZEVENDESUSHEM VETEM KUR VDESIN JAN BER ME KEQ SE ISH DIKTATORI KOMUNIST NE SHQIPTARET PERPIQEMI TI HAROJME ATE CKA NA KAN BER DIKUR TE HUAJT … PA PASUR BINDJE KOMUNIUSTE DHE PA QEN ANTAR I NDONJI PARTIE TE MAJTE UN PERSONALISHT DIHEM I INDINJUHAR QE NE SHQIPTARET NEPERKEMBEMI AKOMA NGA XHAKETAT E VJETRA JAN PO ATA ISH SERVILA E KOMUNISTA NA SHQIPTARET DUHET TE NDIHEMI TE DHUNUAR NGA POLITIKA E SOTME SEPSE NA DREJTOJNE CA INJORANTA DIKUR SHIPTARET NA DALIN TE GJITHE MINISTRA TE TURQIS DHE USHTAR NIZAN TE TURQIS KURSE NGA ANA TJETER TURQIT NA VRAN E NA PERCAN ASHTU SIC ATA DESHEN DHE NA NDAN QE NE FILLIM NE 4 VILAJETE E NA SHITEN E BEN PAZARE KUR HUMBEN LUFTEN TEK FQINJET SIC DESHEN ATA DHE ISHIM TE FUNDIT QE JU A MOREM DHE U SHKEPUTEM NGA PERANDORIA OSMANE NDERSA FQINJET GEZONIN LIRI TE PLOT NGA KETA TURQ … PER 500 VJET E NA KAN LARE ME GJAK KUSHDO QE KA ARDHE ME TROJET E SHQIPTAREVE SEPSE KEMI QEN DHE JEMI NGA ATA SHTET QE JEMI DHE NA MUNGON KULTURA DIJA DHE INJORANCA JON NA BEN TE TILLE DHE SE NUK JEMI LARGPAMES ….LE TE DALI DIKUSH E TE THOTE QE SJAN TE VERETETA NE CDO FIGUR POLITIKE QE NGA GJERGJ KASTRIOTI E KEMI BER TRADHETAR E DERI TEK PLAKU I URTE ISMAIL QEMALI …. E NESE VERTET KA PROVA TI EDHI ASHTU SIC JAN PROVAT QOFTE DHE PER MBRETIN ZOG dhe per ato pak qe ai beri duke krijuar nji shtet Feudal e MOS TE HEDHIM BALTE MBI FIGURAT TONA I LEM TE HUAJT TE NA BALTOSIN SI TE DUAN Vet e TE THON VERSIONET E TYRE SIPAS OREKSIT ..te nji trupi apo pak ice njerezish duke neper kembur. HISTORIN e nji KOMBI e nji shteti qe njihet te pakten si SHTET I SHQIPTAREVE 500 vjet .NJI nga keta viktima Shkrimtar e ben FAKT PO AQ IDJOT DHE qesharak TE PA KUPTUSHEM NA BEJNE GRUAN E GJERGJ KASTRIOTIT SERBE KU AJO DONIKA KA QEN SHQIPTARE E KULLUAR DHE SE PA HARUAR FAKTIN SE KASTRIOTET SI FIS KAN QEN KATOLIK DHE SERBET JAN ORTODOKS DHE ATERE KA QEN E THEKSUAR SHUME FEJA ,,, DHE SE KURRE DHE SOT KATOLIKET NUK PARA MARTOHEN ME religjinin e ORTODOKS dhe se DUHET QE KETYRE LEGENAVE QE SHKRUAJNE IDJOTLLIQE TU VIJE FUNDI E ME E KEQA SE CA KOKRA karagjozesh e pseo politikan jan ber shume si TE TILLE e JAN CA NGA KETA PLERAT QE JAN ne krye te politkes DHE DEFORMOJN HISTORIN E SHQIPRIS PER INTERESA TE CAKTUARA TURPE NJIMHER PER CDO SHQIPTAR DHE MARE PER KETA LEGENA .KETO JAN TE VERTETA …. .opinionisti adrian hajdinaj

  11. Profesori says:

    Për mua artikullshkuesi dhe gazeta RD, duhen ndjekur penalisht për thirje të hapur luftënxitëse.

  12. Profesori says:

    Opinionist Hajdinaj, nuk e di në se di të lexosh (për të mësuar këto që ke shkruar), po për të shkruar nuk di fare, e katranose këtë të shkretën gjuhë shqipe. Ajo e di ç’po heq nga njerëz si ti. Dhe duhet të të kujtoj se gjuha, është pjesa më e rëndësishme e historisë dhe kulturës së një kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje