Mos na e merrni edhe copën e fundit!

13 Gusht 2013, 17:39Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Dita kur ish-kryeministri problematik i Shqipërisë, Sali Berisha, “pranoi humbjen” në sy të elektoratit të tij dhe të gjithë shqiptarëve e ndërkombëtarëve, duket si e largët, për faktin se nga ajo ditë e deri tani, ai me daljet e tij publike në mbledhjet e qeverisë ditë për ditë, në rekordet e notit, së fundi me familjen e tij në pushime, ndërsa administrata dergjet me ethet për vendet e punës duke i zënë gjumi në tavolina e pushimet për ta sot i ngjajnë një ëndrre të largët shumë të largët…

Sot për ta është problem ‘buka e përditshme’, prandaj ata s’mund të pushojnë, por ata “vigjilojnë” me sy e vesh hapur…

Ata nuk dëgjojnë asnjë nga lajmet, që normalisht inteligjenca e vendit në kushte normale do të ishte e përfshirë së paku në diskutime; lajmet që ata duan të dinë janë, vetëm ato, që kanë lidhje direkt me bukën e gojës. Deri këtu ka arritur kjo klasë politike të gjunjëzojë inteligjencën shqiptare deri në kufijtë e mbijetesës.

Ndërsa lajmet mbi “Agimin e Artë” e të tjera lajme tronditëse, nuk mund të arrijnë të prekin ndërgjegjen e tyre, sepse “përpara se të merresh me gjërat e mëdha, të duhet të ushqehesh, të duhet një banesë dhe një palë pushime, kudo dhe sado të shkurtra e jo romantike të jenë”, e përderisa këto përbëjnë ëndrrën e inteligjencës sonë, problemet madhore nuk janë në fushëpamjen e saj.

Qeveria në ikje, e cila së paku në sytë e mi ka qenë përherë qesharake, e pafuqishme për të bërë vepra mbresëlënëse në shpirtrat e njerëzve, por e fuqishme në saj të pushtetit që sigurisht është gjithmonë i përkohshëm, edhe sot në ikje ka të njëjtën fytyrë; një fytyrë rraqexhie…

Të rrëmbejë sa më shumë rraqe, godina, mjete, pra gjëra materiale dhe në të njëjtën kohë të nëpërkëmbë sa më shumë njerëz me integritet, apo të pa mbrojtur, për shkak të historisë së jetës së tyre si p.sh romët, të nëpërkëmbë ushtarakët, ish- të persekutuarit, madje kjo ka qenë si strategji antikombëtare, ndërsa administratën, që supozohet se mban institucionet e këtij shteti në këmbë, nuk e ka pasur kurrë në axhendë.

Këto ditë shohim që protestojnë romët për një çështje jetike të tyre kundër babëzisë shtetërore dhe merren nëpër këmbë ashtu siç një i babëzitur di të sillet me njerëzit(të gjitha qeniet e gjalla i percepton si rraqe), gjithashtu ish-ushtarakët protestojnë për objektet ku ata kanë shërbyer gjatë gjithë jetës, jo për nostalgji, por për të shpëtuar së dhunuari djersën e gjithë popullit shqiptar në vite, e cila në pak kohë u përqendrua në pak duar të babëzitura.

Njerëzit sot shqetësohen për çdo prekje të pronës së tyre, që qeveria në ikje po bën, i dalin përpara me atë pak forcë, që u ka mbetur në shpirt duke i thënë: Mos na i rrëmbeni!

Të babëziturit nuk mund ta dinë se: Përkorja dhe kufizimi i synimeve personale ndaj kënaqësisë, pronësisë, pozitës, nderit, etj… janë akte të kujdesshme, meqë fatkeqësitë e mëdha vijnë pikërisht nga përpjekjet për të arritur lumturinë, salltanetet dhe kënaqësitë.

Duket se këta njerëz kanë zgjedhur mediokritetin e artë për të jetuar “të lumtur” me babëzinë e tyre dhe harrojnë se rrufetë më së pari godasin majat e maleve të thikta, dhe era godet pishat e larta e të dendura dhe KULLAT E LARTA shemben më një shkatërrim të frikshëm…

Ajo që popullit dhe vendit tonë i duhet sot: është vullneti dhe dëshira për tu ngritur mbi babëzinë që deri sot shkatërroi çdo gjë humane, shkatërroi dhe paralizoi ekzistencën e vet shtetit, prandaj më mirë të zhvendosim vëmendjen nga e ardhmja e afërt se të luftojmë t’i heqim babëzisë rraqen e fundit nga thonjtë e pistë. Të shohim më mirë nga e ardhmja e afërt, fare e afërt, të këmbëngulim të bëhemi pjesëmarrës sa më shumë të jetë e mundur në vendimmarrje, të jemi autorë dhe aktorë të ndërtimit të diçkaje të re, duke e lënë babëzinë mbrapa si fenomen, por jo në harresë si emra konkretë…

11 komente në “Mos na e merrni edhe copën e fundit!”

  1. xhemal says:

    saliu me vendimet e fundit do te lere pastoken e djerre po harron se ata qe punojne jane aty e do dine te ngrihen mbi veshtiresit me siguri do fitojne populli e ka zgjedhur te ardhmen atij i ka dale gjumi eshte ngritur per te punuar per nje te neserme shume me te mire se kjo qe kaloi

  2. NORA says:

    Tani qe u rrenjos babezia veshtire te hiqet nga çdo shqiptar i majte a i djathte.Tani u kujtua kjo administrate te mos beje as pushime,se ketu kemi qene,para donte deri edhe pastruesja ,apo ne orar te punes ,me sakte ne DTT TE BIZNESIT TE MADH ,shkova te dorezoj borderone ora dhjete ne kafe punonjesja ,shkova e mora ….. me hoqen nga puna,aresyeja nuk e pranoi nje,dhe e dyta vonesa ne pune .Sa mijra raste te tjera pafund ka.Dhe po u ankove je e pazonja ,si puna e hajdutit dhe CANES(ke faj ,po mbaj nje qen).

  3. plaku says:

    Mos harrojme se nga vime, ku jemi dhe kudo shkojme.Cdo gje do kohen e vet. Mentaliteti qindra vjecar, fatkeqesisht nuk ndryshohet me nje vendim kryeministri.

    Edhe bota nuk ka ndryshuar me sot me neser. Anglezet thone se, edhe Roma nuk u ndertua per dy jave. Mos me keqkuptoni ju lutem por, cdo popull meriton qeverine qe ka.
    Njerezit hypin ne autobuze qe, subvenksjonohen nga shteti i japin leket e biletes fatorinos pa marre bileten. Mendojne e i bejne nder faturinos dhe nuk e dine se, ne fund te fundit ne se autobuzi nuk rendit per shtetin ai rrit cmimin e biletave. Pra ti mendon se, i bere nder faturinos dhe e hengre vete ne bythe se, shteti me te drejte do rrisi cmimin e biletave. Ku do ti gjeje shteti leket. Shteti jemi neve vete. Cdo shet mbahet me taksat qe paguajne qytetaret. Sa ta marrim neve vesh kete pune kane kaluar disa vjet.

    Pra jemi neve qe e kemi lejuar qeverine te beje si te doje sepse edhe neve kemi perfituar nga korupsjoni sado i vogel. Pse japim neve leke qe nje shkrese ta marrim para radhe. Sepse jemi nje popull injorant,une i pari.

    1. M says:

      Plaku pershendetje! Jam dakord me ty se gjithe shoqeria eshte me faj, por kopete e mira behen nga cobanet e mire, sepse ne fund te fundit delet e te njejtes rrace e te njejtes kullote nuk jane njesoj te shendetshme dhe prodhimtare. çobani ka rolin vendimtar. Me kuptoni? Me kete nuk dua ta quaj popullin kope kurrsesi, por e bera thjeshte per analogji

      Te pershendes dhe te respektoj per kontributin qytetar dhe atdhetar qe jep ketu ne kete faqe,kam mesuar shume prej teje.

      Viele Grusse von Tirana

  4. tekniku says:

    Ata qe marrin pushtetin kane detyre te hetojne cdo veprim te paligjshem ,ti anullojne ato dhe te bjne pergjegjes shkelesit e ligjit.

  5. inspektori says:

    Hahahahah ça bohet kshu, bej noi dite pushim mi gru edhe ti se u lodhe duke shkrujt. Meqe ra fjala si e kemi komisar Katanin (Mitatin)?

  6. idrizi adi says:

    mjaft u lodhe moj shoqe, shih mos ze ndokund ndonje vend pune, se ngele tuj nderru pune. mos u lodh shume, me shkrimet e tuaja, se nuk i lexon askush. se te njohin mire kush je ti.

    1. fatmir says:

      Idrizi adi more bir, perse nuk komenton per c’eshte shkruar, por meresh me artikullshkruesen. Ketu nuk te beson njeri jo pse je me emer te fshehur, por edhe perballe te jesh, dihet qe njerezit e poshter ofendojne nga keqdashesia. mesoje bir se ketu nuk esht eper te shara por per te kembyer mendime te vlefshme.

      Te uroj shendet

  7. ATDHEU says:

    KJO QEVERI NE IKJE PLOT BEMA ;GJEMA;
    KY FENOMEN DHE PLOT TE TJERE JANE PROBLEME QE
    DUHEN ZGJIDHUR ,
    SKA TE ADHME TE SIGURTE MBI RENOJA
    QE QELBIN DHE INFEKTOJNE CDO GJE,
    RESPEKT PER REAGIMIN NDAJ KETIJ PROBLEMI
    Z MAGDALENA

  8. Ajdin Kuksi says:

    Me kujtove nje ngjarje ne kohen e komunizmit.
    Nje brigadjer minjere i thoshte nje puntori,te shkerdhefsha gruen.
    Ky i shkreti nuk fliste.
    Nje dite tjeter i tha te q… gocen,prare nuk fliste.
    Pas nje muaji i tha je i larguar nga puna,ky puntori i tha;
    Tani bolle,te durova me robe shpie kur me shave, nuk te thashe gje ,me buken e femijve te mi po loze tani e nuk te duroj dote.
    I tha nje lopate kokes e brigadjeri iku per lesh te jozit.
    Edhe keta maskarenje kane ikur per lesh,ne kafshaten e fundit nuk te duron njeri.

  9. al says:

    Asnjehere pushtetin nuk e ke te perjetshem dhe, me keq opozita nuk eshte mburoje para hakmarrjes popullore dhe drejtesise. Mund ti gezosh disa pasuri, te vena nga pushteti dhe abuzimi me te, por nje dite ngelesh nudo dhe i ndeshkuar. Nuk ka sukses me te madh per nje politikan qe largohet nga pushteti, dhe merr me vete respektin dhe dashurine e popullit te tij, por kur e shtyp, e perdhunon dhe e le ne mjerim, vec urrejtes nuk meriton asgje.Historia e shqiperise keto 100 vjet, nuk na dha nje shembell te tille. Mos vall eshte adn jone, qe na con te mbajme mbi supe vetem ozurpator dhe tradhetar? Konica i madh thonte, se shqiperia te keqen e ka mbrenda, kurse shtetet e tjera e shikojne gjithmone nga jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje