Në shtator shqiptarët shpëtojnë nga vapa, mushkonjat dhe Saliu

12 Gusht 2013, 18:12Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Janë tre siklete, që po mundojnë shqiptarët, dy prej tyre qysh prej qershorit 2013 e deri sot, ndërsa i treti qysh prej qershorit 2005 e deri sot. Si për koincidencë, të tre këto siklete që nuk po i durojmë dot më, mbasi na janë bërë stres e shqetësim deri në neveri, marrin fund në javën e parë të shtatorit. Dy sikleteve të para, ua ka caktuar fillimin dhe fundin Zoti. Ndërsa sikletit tjetër, ia kanë caktuar fundin shqiptarët. Të tre sikletet që po vuajnë shqiptarët e kanë ciklin kohor ekzistencial e veprues në muajt qershor-shtator.

Sikleti i parë

Sipas njoftimit të bërë 3 ditë më parë prej shërbimit meteorologjik, parashikohet që javën e parë të shtatorit, shqiptarët të shpëtojnë prej vapës së tmerrshme afrikane “zjarr”, që ka pushtuar dhe Shqipërinë. Pra, në fillim të shtatorit, nuk do ta kemi më vapën që po na mundon e po na sikletos kaq shumë. Vapa, ka nisur në javën e katërt të qershorit dhe sipas parashikimit, përfundon në javën e parë të shtatorit

Sikleti i dytë

Sipas një njoftimi të bërë dy ditë më parë, prej specialistëve të shërbimit mjedisor, brenda javës së parë të shtatorit, me ikjen e vapës dhe uljen e temperaturave, shqiptarët do të shpëtojnë edhe nga mushkonjat. Këto insekte pickuese e ndotëse, sipas specialistëve, janë bërë pjesë e mjedisit në javën e fundit të qershorit dhe sipas ciklit të tyre biologjik, zhduken në javën e parë të shtatorit.

Sikleti i tretë

Sipas njoftimit të KQZ, bërë 4 ditë më parë, mbështetur në rezultatin zgjedhor të 23 Qershorit 2013, zyrtarisht Sali Berisha është larguar me votë popullore nga pushteti 8 vjeçar. Sipas votës, atë e ka përzënë populli nga pushteti, në javën e fundit të qershorit, ndërsa sipas Kushtetutës, ky “siklet” do të largohet nga jeta e shqiptarëve, në javën e parë të shtatorit.

Motivimi

Në javën e parë të shtatorit, shqiptarët do të shpëtojnë nga këto 3 siklete: nga vapa, nga mushkonjat dhe nga Saliu. Dy sikletet e para, pra vapa dhe mushkonjat, për efekt të “punëve” të Zotit mund ta shtyjnë ekzistencën e tyre edhe pak ditë pas javës së parë të shtatorit. Ndërsa sikleti “Sali”, merr fund që në javën e parë të shtatorit. Pra, sikletin e tretë, shqiptarët do ta kenë pjesë stresuese të jetës së tyre edhe mbi 3 javë.

Duam, apo s’duam, jemi duke i përballuar këto tre siklete. Të tre, po vazhdojnë veprimin e tyre ndaj nesh. Madje më të “egërsuar”. Vapa është në kulmin e vet dhe “fuqia” e saj po shtohet përditë duke na “djegur” me “zjarrin” e saj përvëlues. Mushkonjat, që ndjejnë fundin biologjik, po kështu janë në kulmin e fuqisë së tyre dhe vazhdojnë të na shqetësojnë më me egërsi. Edhe Saliu, i cili është në fundin e vet politik e qeverisës, vazhdon të sikletos shqiptarët me egërsinë, cinizmin dhe banalitetin e demagogjisë, mashtrimeve, shpifjeve, denigrimeve. Saliu, ashtu si mushkonjat ose “kunupët”, siç i quajnë edhe në Viçidol, paçka se është tejfryrë me “gjak e pasuri” shqiptarësh, vazhdon të “pickoj e të pi gjak” shqiptarësh i babëzitur. Edhe në fund të ciklit të tij, ai po vazhdon të shqetësoj e acaroj shqiptarët, duke firmosur e vulosur vendime për vjedhje pronash, për financime klienteliste, për afera korruptive me licenca shërbimesh fiskale, me pazare plehrash nga importi, me shitje koncesionesh nafte, kromi, bakri, floriri, pyjesh, hidrocentralesh, qymyri, me leje ndërtimi e pushtim trojesh, me shitje e dhurim pronash të ushtrisë, me koncesione ekonomike, me intriga e prapaskena brenda PD e me diversione të ndyra politike jashtë saj. I plakur biologjikisht, i lodhur nga intrigat, në ankth nga krimet e bëra, i braktisur prej humbjes së pushtetit, i goditur “për vdekje” prej votës së popullit, Saliu po përjeton tërbimshëm e përbindshëm fundin e tij. Edhe 3 javë i kanë mbetur. Në fillim të shtatorit nuk do të kemi më as vapë, as mushkonja, as Sali. Por me një ndryshim. Dy sikletet e para, pra vapa dhe mushkonjat do të kthehen përsëri në qershorin tjetër. Ndërsa sikleti “Sali” e mbyll ciklin këtë shtator. E ka fund dhe ikje pa kthim…

12 komente në “Në shtator shqiptarët shpëtojnë nga vapa, mushkonjat dhe Saliu”

  1. Vlora says:

    nga ky i reti dhe me i keqi do te shpetojme perfundimisht.

    nuk do te kete me frike nder shqiptar ne cdo zgjedhje se do te vjedhi e do ta kemi perseri.

    1. ♡€♥ says:

      Pa dyshim!
      Shyqyr, shyqyr!
      Kur hiken Salija
      Fillon
      Portokallia ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html

    2. Devolliu says:

      Iku Q E L B Ë S I R A aaaaa…

  2. xhemal says:

    po te besojme nga premtimet e ketyre qe vine edhe vapen do ta ndjejme me pak ,se do kemi shume me shume uje neper shtepi lagje apo qytet,se ne fshat se di, por edhe mushkonja do kemi me pak se plehra do kete me pak ,pastertia .rregulli do mbreterojne ne vendin e shqiponjave , pluhuri do zvendesohet nga gjelberimi .lisat ,pishat ,bredhat e cdo peme po festojne nuk do priten por do mbillen te reja ,fushat do jene plote me lule ,deti do mbushet me anije e barka .dallandyshet do kethehen me siguri ne pranevere se do gjejne qetesi e njuerez qe si ngacmojne por qe i ushqejne ,femijet te gezuar e te sigurte do shkojne ne shkolle ,etj etj shqipetaret kane shpres te shpetojne nga shume siklete qe dimri i gjate ka lene pas ne kemi shprese te perendia se me mire do jete shqiperia

  3. boing777 says:

    vapa esht e shendetshme dhe e domozdoshme per shum arsye,,,po mushkojat dhe oktapodi sali jan te tmerrshme e te pa durushem ky i fundit esht moster i pa perseritshem,,,dita me e bukur e me e madhe esht 23 qershori kur populli e hudhi ket sulltan si pleh.

  4. Ilir Gruda says:

    Mos e zini ne goje halen…

  5. Aldo D says:

    Jeta pereth politikes do te jet gjithmone e vuajteshme per njerezit. Kushdo ta marr postin e ri te politikes administrative, shqetesues do jet fakti qe njerezit vazhdojne te ndikohen nga kjo politike kurve

  6. Aldo D says:

    Politikat ne shqiperi jane asgje vec skenare dhe nddikesa nga njerez me pasuri potenciale

  7. Artikulli me i bukur !Me i qelluar !

  8. Kastrioti says:

    Nuk jam i sigurtë se shpëtojmë lehtë nga sikleti i tretë (dhe më i madhi, në fakt).
    Së pari, ka lënë litarin jashtë…
    Edhe Lulzimja po mundohet me shumë sforco t’i ngjajë bishës në gjeste e provokime. Lëre pastaj kur mundohet edhe të bërtasë si ai.Vetëm se nuk mund të bërtasë palluqja i gjorë .”E dini ç’e gjeti gomarin kur u mundua të pjerdhë sa kali? -I’u shqye b… !”

    Së dyti, për të treguar se akoma është i fuqishëm, bisha do na çajë trapin në çdo seancë parlamentare,madje edhe nëse seanca do ishte ,bie fjala, për kometat…
    Mazhoranca e re duhet të mos ia varë fare,t’a injorojë fjalën e tij ose t’i përgjigjej në kor me “YYYYYYYYYYYYY”.Derisa sa t’a kuptojë se frymon kot e të kalojë suicide.

  9. deputeti says:

    E mbani mend besoj perrallen me ate qe kish lene nje amanet. Kur te vdese te me lini cepin e gravates jashte.Kujdes se ky e ben.

  10. Eshte fatkeqesi kombetare te shikosh ne faqet e shtypit a televizorit ca te pa fytyre Intrigante ,hipokrite , te babezitur e te pa ngopur as me nder … pa u skuqur epa u menderosur shkruajne ne faqet e B.F te ture per patriotizemin e tij duke u mare me disa rrugeçe te Agimit te Arte , qe bejne patriotin tamam sikurese ky i Pandehur ne pritje per gjykim , jo me fjalet e tija Hipokrite per Himaren por me vepra per qendrimin ne rastin e Luftes se Kosoves Me embargon e naftes, Me shitjen e teritoreve detare Greqise per te ardhur te ngjarjet e dites te ketij Kryeministeri faqeziu ne detyre ? qe nuk gjen kohe te behet pjese e zgjidhjes te shtresave te margjinarizuara te shoqerise qe i propogandonte vendin e mirqenjen pas Gjermaniseduke shitur kete sketere par parajse ,Tolerance Zero ndaj prodhimit e trafikut te droges mandej duke bere gjyeti shtrigash burgosje te femijeve te kundershtareve politike te ketij satrapi , tirandhe oborit te cilido qe guzonte te shprehej duke i skeduar dhe realizuar nga nje sektor i policise famkeq sekret te policise se kesaj qeveria anti krim ekonomik e cila ne fakt nuk ka luftuar as krimin ekonomik shih prerjen shkatetimin vjedhjet me permasa te medha te pasurise ,doganat , shih lulezimin e krimit e shkallen e pa perfillshme te zbulimit , mar shembell ketu ne pograde , Nderkohe qe shqiperia eshte bere gjate sundimit te Intrigantit , mashtruesit , hipokritit te pa skrupullt Sali kur gjendja eshte ne mejdan shqiperia eshte kethyer ne nje Avganistan , Kolumbi e prodhimit dhe trafikimit e krimimal te droges dhe ky Ktyeminister Djalli vete hesht po na tregon ne shqiptareve , intriga rekorde noti qe nje djalli si atij i hyn njeriu ne pune ? po punonjesit e pushteteve vendore, invalitet , pensjonista, asistencat nuk po marin dot ato pak lek per te mbijetuar , ky i quajtur i menderosur ne detyre ,çdo dite vazhdon te krijoje probleme e veprime kriminalw shto dhe Fuqizimin e Partise duke e kethyer ne çiflig e vendin epartive me prona te nje bande kriminale qe do ishte me vend kete parti tashme te fashistizuat te shkrihet dhe te nxiret jashte ligji se paku per disa vjet derisa ajo te mos jete pjese kancerogjene e ketij vendi dhe e shoqerise shqiptare , me mire djepi bosh se shejtanin brenda . ky vend nuk behet po nuk gjeti zbatim ligji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje