Terrorist është secili individ që frikëson të tjerët dhe ushtron dhunë mbi ta.
E kur ndodh që Guximi, i biri i shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, shëtit Bjeshkëve të Nemuna, natën vonë me kallashnikov dhe me armë gjuetie, atëherë ky lloj “ushtari” ilegal merr konotacion jo vetëm pezhorativ, por edhe politik. Sepse është i biri i politikanit të partisë më të madhe në vend.
Për kënd e ka blerë kallashnikovin i biri i Adem Grabovcit? Prej kujt e ka blerë? Prej kujt po ruhet? Kënd po e ndjek? Pse ka blerë bash kallashnikov? A është kallashnikovi i babës së tij, apo i tij!
Se, për metaforë përsëri po na del se fjala kallashnikov tradicionalisht do të thotë “të përcjellet te biri, i të birit”.
Çka po i duhen gjithë ata fishekë atij? Pesëdhjetë fishekë. Kënd ka planifikuar ta vrasë? Arushat e Dardanit! A ka leje me vra arusha? Pse me vra arusha?
A ka shkuar në Bjeshkë të Nemuna për të pushuar dhe gjatë pauzës së pushimit për të vrarë diçka!
I biri i milionerit të PDK-së Adem Grabovci, gjatë muajit shkurt 2013 i rrahu policët e Bajram Rexhepit kur e ndaluan në rrugë për t’ia frenuar hovin e madh me të cilën ngiste veturën e tij.
Adem Grabovcin po e përcjellin skandalet me armë, prej atëherë kur më 2012 iu “vetëplagos” gruaja Kumrija me automatik, padashje në bark.
Kush është Adem Grabovci?
Po dihet që komunën e Pejës ia “dhuroi” Xhavit Haliti, por cila është biografia e tij!
Çfarë prindi është ky që i shëtisin fëmijët me armë luftarake nëpër rrugë, ditë e natë, në bagazh të veturave i mbajnë armët e tyre!
A janë këta njerëz paramilitarë!
Kush është ky njeri që nuk i ka mësuar fëmijët e tij që ta fusin gjuhën brenda para fotoaparatit. Shih fotografitë (në FB) e Guximit, birit të tij, të gjitha janë me gjuhë sa krahu përjashta, dhe në disa raste aq shumë e nxjerr gjuhën jashtë, sa që i shihen edhe bajamet! Pse nuk e ka asnjë foto normale, me gjuhë në vend të vetin, brenda gojës!
Çfarë mesazhi është ky “i gjuhës jashtë?”
Kush është ky “paramilitar” i ri që sfidon policinë dhe shtetin e Kosovës! A është vetëm apo pjesë e ndonjë grupi paramilitarësh!
A janë këta vetë policia dhe shteti “nën hije” i Kosovës!
Po çuditem pse ende nuk e shprehu frikën e saj nga armët ilegale ambasadorja amerikane Tracey Jakobson. Ajo e ka zanat të frikësohet nga Albin Kurti i paarmatosur.
Është koha që të frikësohet nga armët e vërteta.
Kallashnikovi ka thënë se e ka zbuluar “kallashnikovin” për të mbrojtur atdheun e tij rus.
Tani, nën këtë diell, vetëm Goran Bregoviçin ende e dëgjon duke i kënduar me dashuri, me frymëzim dhe në nirvanë armës kallashnikov: “Boom Boom Boom Boom, Kana hi naj kutz, kutz ehy ja”.
Dhe vetëm djemtë e Adem Grabovcit shëtisin të lirë rrugëve të Kosovës me kallashnikov dhe me gjuhë n’krah!
hahahahhahahahah kryeveper
Po,po!!!Kalashnikovet e Grabovceve dhe BMW-te e Bujave,do ta hane popullin shqiptar…
Jo ,Jo Kimete e balzak,nuk jane armet qe po i hajne koken shume njerezve te pafajshem ne Shqiperi e Kosove,por jane vazhdimesia e skenareve sa te peshtire e kriminal te mostrave te diktatures komuniste te konvertuar ne PDK,LDK-PS-PD e VeteVendosje dhe nje djall e gjysem qe nen demagogjite komunisto-nazifshiste,si sherbe,perca e sundo dhe rrej rrej se dicka do te fitosh,po sundojne dhunshem ne te tre pushtetet,plus ate pjese te medjas qe i rrin pas si leter higjenike.
Kimete te shkruajshe eshte kulture e dije,por te zhgaravitesh ne mes te artikullit per te hymnizuar nje moster te komunizmit sic ka qene dhe eshte e do te mbetet Albin Kurti,eshte jo vetem marri,por dhe krim sebashku.
Kimetja ka nje veti aspak shqiptare,vecanrisht per femrat: Ka nje uri jo te zakoneshme,per te zgjeruar erudicionin e vet,packa se ndonjehere e perdor ate ne menyre vanitoze.
Ka dhe nje veti tjetr me duket mua,qe nga qulli i fryn kosit:Mire ben qe i futet bandes se thacit & co,por nga ana tjeter shpreh simpati,per islamiket e Kurtit,Apo i kundervihet nje pragmatisti te kultivuar dhe hesht,per banden kriminale islamisto-komuniste sali-luli.
Por ne gje shkelqen si burrneshe kuantitative dhe kualitative Kimetja,si askush tjeter,si gazetare e guximeshme investigative,diametralisht me “racen e burrave shqiptare“ qe kur ulen ne karriget e larta,nga brumi qe permbajne behen me keq se grate llafazane dhe tinzare,as raca e vet,qe mundohen me cdo arme tu pershtaten karrigeve qe ka cfardo lloj pushteti,per te egzistuar apo per te shkuar me tej.
leka, Albin Kurti nuk eshte me islamiket, kjo eshte propaganda e Thacit.
Kimetja gjithmone kujdeset qe te permend anet negative te armikut serb. Edhe me kete rast, me vend, e p[erdore metaforen e kenges per kallashnikovin nga Goran Bregovic.
Te lumte Kimete. Me pelqeni si shkruani, edhe kur nuk me pelqeni se si mendoni.
Goditje perfekte. Te lumte.
Kimete, je kontradiktore në shkrimet e tua.1-Ka paramilitarë kosovarë??!! Ne deri më sot na kanë thënë se ka vetëm paramilitarë serbë. 2- Kallashnikovit i këndon serbi Goran Bregoviç, por e përdorin “paramilitarët” kosovarë??!!(Bile bij pushtetarësh)
[email protected]
Keto bandat e qeverise Thaci i blejne kallashet nga serbet.
Kimetja nuk eshte kontrakdiktore, por me dijen e saj ti merr mendte.
Asaj dije me ja mjenu inatin qe ka ndaj kundershtarit do ishte ma e mire, por ti thuash hakun eshte paksa inatcore e kete e manifeston me tepri e kjo tepri ja zbeh edhe te verteten e thanjeve te saj. Interesant eshte se vendi kah vjen Kimetja ka lan gjurme shume formimin e saj me inate.
njejte si Shkelzen Berisha qe e beri kerdine e pergjakshme te Gerdecit. kete pune po bejne bijte e pushtetareve te Kosoves.
Pergezime autores per guximin dhe per fuqine e fjales qe sot me ka dridh!
Fotos Lubonja ka 1000% te drejte ne shkrimin e tij te bere para do kohe.
Ani shko pra puthe ne goje Lubonjen. Meqenese Kimetja e paska permend gjuhen, futja edhe gjuhen deri te bajamet.
per Rilindja:
puthnja s’njeh gjini, keshtu qe pavaresisht a je burre a grua socialiste shko puthe fort Lubonjen. Puthe dhe per mua.
Te vjen shume keq qe teshme ne liri nuk zbatojne rregullate e vet, nuk rrespekton lirin e vete. Une nuk e njo asnjerin vecse nje gje duhet ta dije edhe djali edhe Adem Grabovcit, se para disa vjetve ketu ne kOSOVE NUK MUNTE TE SILLESHIN KESHTU ME POLICIN SERBE. Sote ne liri ne vende qe te rrespektohen policete e Kosoves, ata polic qe zvensuan paramilitaret serb qe benin kerdin ne Kosove , sote ky fare “timi” kthehet vete ne paramilitare duke i shitur mende vellaite te vet se cenka bere “trim” se e din mire qe vellai i vete nuk e vret edhe perse sillet keq.E din mire qe vellai i vete duhet te rrespektohet dhe ky rrespekt nuk edhe thejshte vetem i policit, pore ajo rrobe policore ka ne themel te saje gjekun e mijrave e mijrave te vrere ketu ne kosove. Turp kushdo qe te jet edhe ne se eshte djali i Hashim Thacit ben veperim te tilla do te jete nje bumereg i madhe per vete Thecin dhe per vet Kosoven.
Une i them ketij injoranti qe kujdes se po te ishte policia serbe te shkonet “shurra “(me falni per shprehjen)vije- vije. E tashe qe ata trima qe e largun kete te keqe te mos behemi ne te keqij dhe te zvensojme nje te keq me nje te keqe edhe me te madhe.
Une nuk e njofe ase gazetare qe ka shkruajtur pore e falenderoi nga shpirti per inisiative qe ka marre per te denacuar publikishte kete injorante te pa fytyre qe sillet ne ket menyre ne nje kohe qe plagen e kosoves akoma kullojne gjak.
Te gjithe duhet te ngrihemi dhe te denancojme veprime te ketilla te cilet pa dyshim qe jene edhe inspirime te UDB-se Jugosllave per te diskretiture shtetim me te ri ne bote qe eshte Kosova. Te mos e lejojme kete.!
Kimetja te mbeshtet per muri.
Duke lexuar shkrimin, u ndjeva i mbeshtetur ne mur nga forca e argumenteve, nga pyetjet e fuqishme, anipse jam i pafajshem.
E paramendova Kimeten, si hetuese, me shkalle superiore te inteligjences.
TE LUMTE KIMETE.
TE ADMIROJ.
Kimete,
Lum Kosova qe te ka
gazetare e mrekullushme, guzimshme ,i analizon gjerat bukur e te kuptueshme,nuk tutet nga askush se thote te verteten ,te tille duhen gazetaret ndihmojne ne krijimin e shtetit te se drejtes ,ne forcimin e shtetit te te gjithe qytetareve ,ben thirrje per paqe dashuri respekt ,eshte kunder autoritetit banditesk ,eshte per shtetin e ligjit qe nuk ben dallim race ,krahine .ideje ,ngritje shoqerore ,pasurie ,pozite shoqerore para kuyshtetutes jemi te gjithe te barabarte,kush shfrytezon pushtetin duhet flakur jashte pa hezitim.per te jetuar si gjithe populli me pune ,me dinjitet, kimete te uroj pune te mbare ne misionin tend te rendesishem si gazetare
Ne te Shqiperise e dime se simboli i cuberise dhe zullumit nder shqiptaret jane Malesia e Gjakoves,d.m.th.maloket tropojane,po me sa duket sjellja e ndyte e kesaj rrace te keqe qenka rrenjos thelle ne Kosove.
bravo zonje,si gjithmone e mrekullueshme
Tani e kane radhen kosovaret qe ti japin pergjigjen e merituar serbit Thaci, i cili shkreteroi Kosoven njejte si Berisha Shqiperine.
Shqiptaret e larguan me vote.
Edhe kosovaret duhet te organizohen dhe ta largojne me vote kete kryebandit.
Kimete Berisha,
Graboci shetisin te armatosur nga frika e bandes se Ramush Haradinajt.
Nuk besoj qe ju nuk e dini kaq pune.
Perndryshe, jeni e njeanshme ne analizat tua, qe i percjell me endje, jam i varur nga to, edhe kur nuk pelqejne.
Kimete,
Behu pak me e arsyeshme.
Bravo Kimete. Vazhdo e dridhi keta kriminele, keta vrases qe e kane pushtuar Kosoven.
Hajt Kimete mos u merzit,se keta jane bijte e shkise e po dune me shite mende se cfare m….jane.
Keta maskarejne edhe top 75m/m me hedhe ne krahe,mender me thane m….. ta hajne.Kosovaret duhet tu japin nje goditje nakauti,ashtu siqe ja dhame Sali Serbit ne Shqiptarte.Bijte e shkive keshtu bejne.Keshtu e kemi edhe ne Shkelzenin ku vrau 26 veta 3000 plagosi e doli i lame,por-por nje dite me ndimen e zotit do ti laje te gjitha.Edhe ky i biri i shkaut do pergjigjet.Sa per ambasadoren Amerikane qe i friket Albin Kurtit e nuk i friket kallashgrabovcit nga ky i fundit e ka vdekjen.Sa per gjuhen qe e nxjerr jashta don me tregu se eshte i llapes,e jo i kallashit.
je kurajoze Kimete,nuk ekzistojne gjahtare me kallashnikove
Ajo e ka zanat të frikësohet nga Albin Kurti i paarmatosur. ?
bravo kimete e pa pare fare
Per nje gje me vjen pellcas sa shum berishe te mir ka lindur fisi i berishajve dhe ne na takai bash kjo bajga sali
Une cuditem me ambasadoret e huaj pse bashkepunojne me keta kriminele kur ua dine dosjet dhe te bemat.
Te gjitha raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit flasin per involvimin e qeveritareve te Kosoves ne krime, por ambasadorja frikesohet nga Albin Kurti i paarmatosur, sic keni thene ju znj.Kimete.
teper mire ja ke be se ky guximi kudo qe shkon sillet si bos
Kimetja shkruan thuajse jeton ne nje planet tjeter,gjithe naten ne Kosove degjohen krisma nga kallashet,policia vlereson se jan mbi 300.000 arme ilegale,shumica e familjeve posedoin arme dikush revole e shumica kallash.Kimetja shume shpejt paska shkru per te bemat e te birit te deputetit te PDK po i ka shti vesht ne lesh per te bemat e zv.ambasadorit te KOSOVES ne Zagreb te birit te nje deputeti te LDK…..ndoshta sipas Kimetes shetitja e nje djali te ri qe nuk ka asnje funkcion zyrtar neper mal me kallash eshte me e demeshme se shkatrrimi i makinave neper rruget e Zagrebit nga nje zyrtar i dehur i shtetit,demi vleresohet mbi 200.000 euro.Kam perit shkrim shume me te mire nga Kimetja per sjelljet e familjarve te politikanve,sjellja e Grabovcve,Bujajve dhe Hamiteve tanime eshte publike,po jan disa sjellje qe mbahen ner rogoz te disa familjarve tjere per te cilat hesht policia e po heshtin edhe gazetaret.
Bardhi RKS, a pak po te duket qe djali i shefit te PDK-se te mbaj kallashnikove e arme gjuetie?
Ani W — 12 Gusht, 2013 në 3:22 [email protected] nuk thash qe po me duket pak…po nese jeton ne KOSOVE per nat ndegjon krisma te kallashve…edhe nuk po e kuptoi fajin e prindit per te bemat e te birit??? a jetoim ne kohen e kanunit?
O Bardh, po perse genjen o Bardh? Po ku po i degjon ti ato krisma te kallashit o Bardh? Po edhe nese ka o Bardh, tek ky rasti ka dallim o Bardh, sepse Guximi eshte djale deputeti, eshte djale i nje sigurimsi. Edhe ne rastin e pare o Bardh, para disa muajsh, djemte e Grabovcit e rrahen policin dhe po ky idiot deputeti me forcen e pushtetarit ndikoi qe rasti per 24 ore te mos perhapet ne gazeta. Po ky idiot deputeti e detyroi policine qe t,ia ktheje armen e konfiskuar me te cilen iu plagos bashkeshortja.Pra o Bardh gabimi i ketij idioti qendron ne ate se ai jo vetem qe nuk distancohet nga familjaret e tij qe nuk lane gje pa bere, por ai biles edhe ju del ne mbrojtje.
[email protected] ndegjon mire?Qe mbrem gjithe naten ka pase krisma ne nje dasme.Djemte e grabovcit jan pishpirika qe “lazdrohen” ne krah te babes,une me heret shkruajta per sjelljet e familjarve te politikanve,punesimin e tyre ne institucionet shtetrore,ndermarrjet publike,cuditerisht te gjithe jan biznismen te sukseseshem,emerohen diplomat e mesimedhenes ne univerzitet e ne heshtim e bejm zhurme per krime ordinere si armbajtja pa leje!
[email protected] jam i magjepsur pas askujt,komentoi vetem ne temat qe kan te bejn me KOSOVEN,per SHQIPERINE me mire dini ju andej gardhit.
KIMETJA shkruan palidhje,rren,shpif,nxit grindje,dikujt ja ben mizen buall e dikujt buallin nuk ja sheh.
Shihe titullin e keti shkrimi te kimetes sa tendencioz eshte dhe nuk ka te beje asgje me te verteten.
Bardh [email protected]
Krimineli gjithmone kthehet ne vendin e krimit.
Per ty e kam fjalen.
Bardhi,
Ti fshatar i djegur drenice ku di si shkruan kimetja.
Rugovisti i perbetuar — 13 Gusht, 2013 në 10:09 am
Po pritoi me repliku me nje shta. qe mban nikun e asaj poshtersise se dehur……ushtari i adelines — 13 Gusht, 2013 në 10:07 [email protected] ushtari i adelines po cfar ushtrie ka pase adelina ushtri kurvash qe ja thithnin arkanit dhe udbash e narkodiler si sekiraqa………jeni kthy ne identitet te rugovizmi origjinal….shlivovica.
Bardh, duket se je magjepsur pas kimetes, se kurre nuk shoh koment tendin ne asnje opinion, madje as ne editorialet e te madhit mer baze, ndersa kimetes i je ngjitur bisht! Ndoshta jam gabim.
ma kujtoj ate skeqin e stupcave “policia”. shume shkrim i mire
O Kimete keni vlere te madhe ashtu sic e keni emrin
Djemte e Adem Grabovcit, Ngadhnjimi e Guximi jane turpi i Kosoves.
Le ta mbajne guhen jashte, derisa tua keput dikush, ose ta perbijne vet.
o armet per ta jane loje si kur jane kane femi
kimetja mbetet yll
_______e forte dhe argetuese, si vodka kallashnikov
Big Like, Kimete_____
për të gjitha pyetjet që shtron jam pak a shumë dakord!normalisht ke të drejtë,kemi të drejtë ti shtrojmë të gjithë!
gjëja që më bën përshtypje është interpretimi i gjuhës!
“Kush është ky njeri që nuk i ka mësuar fëmijët e tij që ta fusin gjuhën brenda para fotoaparatit. Shih fotografitë (në FB) e Guximit, birit të tij, të gjitha janë me gjuhë sa krahu përjashta, dhe në disa raste aq shumë e nxjerr gjuhën jashtë, sa që i shihen edhe bajamet! Pse nuk e ka asnjë foto normale, me gjuhë në vend të vetin, brenda gojës!”
përse ky interpretim??çfarë lidhje ka ai me armë mbajtjen pa leje??
se ku e fut gjuhën dhe sa të gjatë e ka ai djalë është puna e tij!!e mban në gojë a e fut diku tjetër,puna e tij!!se si sillet është po ashtu puna e tij!është në moshë madhore dhe duhet të parashikojë pasojat që vijnë nga sjellja e tij!!
gjënë që ju zonjë duhet të ngrini është përse ky njeri i ndaluar në rrugë me armë luftarake pa leje është lejuar të shkojë i liirë në shtëpi?përse nuk është hapur proces hetimor,për armmbajtje pa leje??përse nuk është hetuar se nga e ka prejardhejn kjo armë??përse nuk është hapur proces hetimor për personin që i ka shitur këtë armë ose që është pronar i kësaj arme dhe nuk e ka të kyçur në kasafortë??
këto janë pyetjet që duhet të shtroni zonjë!
ambasadorja amerikane ka truprojën e saj dhe nuk ka përse të merakoset për armët paleje që qarkullojnë në kosovë!!ka boll për tu merakosur në vëndin e saj!
ska qka ti shtohet ktij shkrimi perveqse te lumt kimete per mendimin tim e madhe je dhe pik.
Kimete,
mjerisht edhe ti u bere pjese e gazetes se grekofilit dhe te antishqiptarit Mero Baze.
elefanti
Ku eshte ai antishqiptarizem tek Kimetje. Ja fusni kote shkrimit. Te pakten kur shkruam mendo.! Ajo po mbron te verteten ndersa ti vazhdon te perralisesh. Turp.!