Një apel për presidentin e Republikës

11 Gusht 2013, 16:22Blog TEMA

Nga Zeno Jahaj

 

Ju drejtohem si qytetar, por edhe si ushtarak në rezervë, me të drejtën dhe me besimin se ju kemi si qytetarin e parë të këtij vendi, si kryetarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe si komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura:

Nuk di nëse e dini që vendi ndodhet në vakuum pushteti dhe, si i tillë, në vakuum sigurie e stabiliteti. Besoj, duhet të dini që, në Shqipëri, gjatë muajit të fundit, në gjendje paqe, kanë humbur jetën më shumë njerëz sesa janë vrarë po në këtë muaj në Afganistan, i cili është ende në gjendje lufte.

Nuk di nëse e dini që edhe pse keni firmosur një dekret për mbajtje referendumi për ndalimin e importit të plehrave, qeveria ka vendosur të sjellë mijëra tonelata plehrash, pikërisht përpara referendumit.

Nuk di nëse e dini që, kur shtetet e fuqishme industriale nuk paskan kapacitete për t’i ricikluar plehrat që na i shesin, si mund të ketë Shqipëria të tilla kapacitete?

Nuk di nëse e dini që plehrat që importojmë nga jashtë përmbajnë, midis të tjerash, lëndë radioaktive, të atilla që janë të mjaftueshme për të degjeneruar breza të tërë. Ju duhet ta dini se as shtetet që na i shesin këto mbeturina nuk i kanë kapacitetet për të çndotur lëndët radioaktive, prandaj i sjellin këtu gjoja si “mbetje të zakonshme”. Ju duhet ta dini se monitorimi i lëndëve radioaktive nuk mund të kryhet nga institucionet shqiptare, sepse nuk kanë as ekspertizën, as certifikimin, as trajnimin, as vullnetin për ta bërë këtë punë.

Nuk di nëse e dini që edhe vetë zhurma që po bëhet për plehrat, pa le më plehrat vetë, është e mjaftueshme që në Shqipëri të ndëshkohet edhe turizmi – mundësia e vetme e rimëkëmbjes së ekonomisë së varfër shqiptare

Nuk di nëse e dini që Shtëpia Qendrore e Forcave të Armatosura – objekt ushtarak i firmosur nga paraardhësi juaj në Planin e Përhapjes dhe si i tillë i patjetërsueshëm pa firmën tuaj, qenkërka vendosur të tjetërsohet.

Nuk di nëse e dini që ushtarakët nuk kanë asnjë mjedis publik social tjetër ku të mblidhen lirshëm, në një shtëpi kulture ushtarake që e kanë ushtritë e të gjitha vendeve aleate e partnere; përse u dashka që kjo ndërtesë ku janë shpenzuar fonde të shumta nga buxheti prej 2% që i kemi deklaruar NATO-s, të tjetërsohet për një projekt partie, cilado qoftë ajo?

Nuk di nëse e dini se, në të dy rastet e mësipërme, institucioni që Ju përfaqësoni është nëpërkëmbur.

Nuk di nëse e dini se vendime e veprime si më sipër dhe të tjera që mund të pjellin mendjet e sëmura, do të krijojnë tensione, konfrontim, destabilizim e mungesë besimi, pikërisht në një kohë kritike kur ende nuk e kemi dhënë provimin e stabilitetit për të përfituar përfundimisht projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP).

Ju kujtoj se projekte si TAP ka njëzet vjet që sillen vërdallë si hije nëpër nëpër Ballkan, për t’u anuluar në minutën e fundit, pikërisht për shkak të pasigurisë e destabilitetit që vijojnë të paraqesin vendet e këtij rajoni, ku renditjen më të turpshme e mban Shqipëria.

Nuk është çështja thjesht tek një ndërtesë apo disa tonelata plehrash. Çështja është tek nëpërkëmbja e shtetit dhe, sidomos, te synimet për të prodhuar konfrontim me sfond politik – pika themelore për të cilën mbetemi akoma të damkosur me të zezë për të mos iu afruar dyerve të Europës.

Këshilltarët tuaj të Sigurisë Kombëtare mund t’ju sjellin në vëmendje se këto janë lojëra të rrezikshme. Dëshiroj të shpresoj se institucioni që ju përfaqësoni nuk është përfundimisht inekzistent për të mos i vlerësuar sinjale tilla. Dëshiroj të shpresoj se ju vetë nuk jeni pjesë e këtyre lojërave.

26 komente në “Një apel për presidentin e Republikës”

  1. nd-ih-ma says:

    Keni shume te drejte por po i drejtoheni nje tulle te hedhur ne presidence.E per pasoj mos prisni pergjigje,tullat nuk flasin,nuk levizin.Gjej eprorin e tije e thuaji ndonje fjale ne vesh,arrije para se te ike per atje ku eshte nisur.

    1. Vlora says:

      e ku di gje nishani cfar ndodh ne shqiperi,,,,,ose me sakte kush e le nushanlliun te dije cfar ndodh ne shqiperi.

      nishani duhet te di vetem nese pjerdh berisha.

      kaq hapsire i kan lene.

    2. linda says:

      NISHAN MEHMETI eshte USHTARI I MIRE ZHVEJG
      NISHAN MEHMETI eshte KAPTERRI I BERISHES
      NISHAN MEHMETI as VETE NUK E DINE SI PERFUNDOI NE PRESIDENCE

  2. demi says:

    …si qytetar i pare!!!…si president!!!…shume mire sepse nuk eshte president, ai eshte si president…
    …por kujt i drejtohesh mor qyqar…bujari ju degjon!!!…

  3. Hilmiu says:

    Rruget me kamiona, qiellin me aviona, pjatat me meze, gotat me raki

    Gezuar vitin e ri nga Presidenti Bujar Llukan Nishani,

    Lere o Zeno te shkretin se buk me kos po ha,

    Mos ja zer ne fyt.

  4. safeti says:

    Eh mor zeno ju esht zgjat llapa juve flisni per presidentin si per komshiun, me prova pa prova te verteta te paverteta jepi futja kot, mbajn demokratet njerez tolerant.
    Keni msu stil presing i vazhdushem. Por kujt ja beni ket presing? presidentit? perfaqesusit te unitetit kombetar garantit te kushtetutes. Boll me keto amatorizma, i gjith populli shqiptar qendron perkrah institucioneve kushtetuese ne detyr, shashkat me tym i hedhin te paftet intrigantet dallkauket.

    1. andi says:

      Safeti i shkreti! Gjithe keto komente kunder Cyryk Presidentit, vec nje Safet i del per zot, vec ai ka te drejt te gjithe shkruajn kot! Jo Safeti ti i shkreti je i vetem jo ne te drejten. Presidenti ne detyre i pa tru i pa fytyr, si kercu ne ate detyre dhe kur flet ban menxyre. Le te jete kush te jete po timini mbahet drete, nese Presidenti eshte i vertete, gje qe deri tani nuk duket gjekundi. Se nje vit ne ate vend merhumi, gje prej gjejet ne vend nuk vuni. Por nje gje eshte e vertete si u vu dhe duhet hjek, e mandej do shifni Shtet.

  5. Aleksandër Matrënga says:

    Mundim i kote .Ai degjon vetem nga veshi saliut,ai di ato qe do saliu.Ai eshte nje pupac i saliut.Sinqerisht ndjej keqardhje per te sepse nuk ka asnje kurajo per te bere punera te mira ne interes te vendit por punon per interes te prones se vetes dhe saliut.Duket aq i vogel per postin qe ka sa te vjen keq sa posht jemi katandisur.
    A nuk firmosi nuajin fundit ndryshimet ne organet gjyqesore,pse ,per te mbajtur sistemin gjyqesor nen pushtetin e saliut.Si per shume pushtetare ,edhe per jarin qe vjen nga hiçi deti eshte bere kos dhe o burra te rrmbejme nga kjo e gjora shqiperi sa te mundim.Me vjen keq per te.

  6. Gjeralb says:

    Shkrim shume i vlefshem per t’i kerkuar doreheqjen, qysh ne mbledhejen e pare te Kuvendit te Shqiperise, dordolec Nishanit, te cilin Sali Ram Berisha e perdor si maske sa here qe i ngul thiken mbas shpine popullit shqiptar.

  7. shqiptari says:

    PRESIDENT I SEMURE DHE SERVIL I BERISHES!!!

  8. Stef Staku says:

    ANALIZE : Eeeee Jari. Prej Jarit nuk kemi se çfare te presim… Gjithseicili ne llogoren e vet per te perballu krim Berishen !!!!

    1. ENVER DAUTI says:

      ZOTI ZENO JAHAJ,
      ME KEQARDHJE PO JU THEM QE ME SHUME PUNE DO T’JU BENTE SIKUR TI KISHIT BERE APEL ODETA NISHANIT ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/bujari-pa-nishan.html

  9. B. Rushiti says:

    nishani as roje deposh per armet s’e ben dot.

  10. Coli vogel says:

    Aman plako gjete ku te ankohesh paraqitja e tij mustaqet dhe veprimet e tij
    Ja ke fut kot fare

  11. andrea says:

    Por kujt ja thua ai ashte président kukull mer urdhrat nga ai qe e vuri ne ate poste .mjere ne mjere vendi fati i keq i shqiptereve qe spo marrim fryme lirisht nga korupsioni islamizmi varferia keto te keqia qe spo na ndahen .

  12. vlora A.J says:

    ku i kupton gjithe kto qe thua ky koqe kanari. kapter hesapi

  13. Kankuni says:

    Kur te lexova Zeno syte mu mbushen me lot. Po pse mor burre I dheut duhet te flasesh kaq qesim dhe kodra pas bregut ?!?!?!
    Ku e di ti se qeset plastike qe importojme nga jashte kane lende radioactive, qe je dhe flet me kaq siguri ?!?! Partia e punes te ka mesuar te thuash te verteten por jo te genjesh, kur nuke di tamam si eshte e verteta. Ne kete rast ke folur kot partia nuk do te quaj edhe aq te besueshem, s’ke per te perfituar gje edhe sikur CV_ne ta kesh derguar.
    Kur thoshe ushtarak ne rezerve dhe e filloje me plehrat, u cudita po thosha me vete c’do ky kapter ushtrie me plehrat?! Por jo kapter reserve e nxore koken. Po na flet per Shtëpine Qendrore te Ushtrise se u duhet per clodhje. Ore derdimen ti dhe ca komandare per 45 vjet I punuat qindin ketij populli, jo jemi ne goje te ujkut, rrethimi imperialist-revisionist,duhen bere mijra e mijra bunkere e depo hapjeje ne cdo cep te vendit, dhe te gjitha keto me mundin djersen e popullit sa nuk u a pa njeri hajrin dhe pse u bene? Kur ne vend te tyre mund te ishin ndertuar e asfaltuar me dhjetra here rruget e ketij vendi, do ishin ndertuar me mijra apartamente edhe per ata rome qe sot po I perzene. E ti o kapter ushtrie na kerkon akoma qiqra ne hell do ambjente qrgetimi dh e shlodhjeje. Po le te ngrihen edhe ata kooperativiste ne cdo cep te vendit e te kerkojne ambjente argetimi sic I kishin dikur, cfare do te behej, e gjen dot o kapter. Akoma doni te mbani ne kembe atavizma e kotesira te komunizmit te cilat ne fund te fundit mbahen me taksat qe paguan populli se ti kapter reserve e ke vene qylafin e Enverit ne sy. Mos o njerez behuni te arsyeshem e punoni e mndoni ne radhe te pare per veten, pastaj ne su ecen mbare gjykoni e vini gishtin ku duhet, jo kepusni rrumpallhane gjithe diten. Specie per analiza te thelluara laboratorike nga pikpamja fizike, psiqike dhe komsitronale.

    1. agbi says:

      Or mik , a e di ti se ato qeset plastike qe thua ti duan 400 vjet te shperbehen ne toke dhe e helmon ate cdo dite e nga pak sic i groposim ne apo……ska shume rendesi per ty kjo ” vogelsi ” .

      1. andi says:

        Po tha Kanuni eshte e sakte se me ate ece edhe Sali krimineli. Por ama as Kanun nuk njofin e as nuk e dine cili eshte. Me kanun ato lloj Shpellaresh barazojne vedin e tyre. Karaduze pra e hic tjeter!

  14. agimi says:

    Po ku je mo kol Hahaj. Mire e ke ti, po cte bej i shkreti president. Atij i shkeli Gjunkshi kushtetuten dhe nuk i beri dot gje. Pra ai nuk merret dot me ushtaret, jo me me gjeneralet.

  15. Ademi says:

    Per KANKUNIN(kam-kumin)po mire o tru shpelare qe sic duket dergjesh duke kerkuar plerave dhe po te prishin biznesin,perse fut hundet e tua te felliqura kur radakja tende as nuk arin ta imagjinoje gjemen qe mund te na vije nga plerat e sidomos te kallepittend.Po ne chale kullot o shkencetari SALIUT,apo gjith injorantet nje prerje kane.Ne djall vafsh o kafshe qe flet,race plerash.

  16. Kris says:

    Zeno,
    Ka te drejte Kar-kuni,per cfare duhet shtepia e ushtarakeve?Ne shqiperi ka vetem gjenerale,ushtaret jane me forcat paqeruajtese.aq gjenerale sa kemi nuk ka kohl te shkojne ne kafe se do bejne ndonje tender me Fazllicin,do te hartojne me te plan in e sigurise kombetare,do bejne
    projekte varrezash e do fallen det e toke.Sa per nishanin e kemi Nishan fare!

  17. ILIRET says:

    Mos bej kam kum, zagar? Qenka atavizem Qendra Kulturore e Ushtrise. Edhe SHBA, atavizem e ka, edhe Franca, Anglia, Gjermania. Atje respekti per ushtarakun eshte ne nivelin me te larte. Por nje shtet qe zhduk ushtrine, nuk eshte me shtet. Jo me te mbaje infrastrukturen per argetimin, edukimin, mbledhjet perkujtimore, seminaret shkencore, takimet me homologet, vend takimet e brezave te ushtarakeve dhe te familjeve te tyre, perkujtimet e te reneve gjate sherbimit ushtarak, por dhe nje qender relaksi ku edhe te pihet nje kafe a nje birre pas orarit te punes.
    Po ku mer vesh ti. Ti vetem kam kum di te besh, o spiun e bir spiuni….

  18. kolombo says:

    zoti President z.zeno jahja ti ka qendisur te gjita beni mire ta lezoni pse jo edhe ta analizoni se keni c’mesoni nga koleget tuaj ushtarak per te mos thene se ata mund te jene edhe prefesoret e tu. Nga pyetja A e dini? ,mo rezulton se shume gjera nuk i dini dhe kjo nuk eshte mire per njepresident>. Megjith ate mendoj se nuk je vone per te tregur qofte edhe nje here te vetme qe je president i ketij vendi

  19. pa emer says:

    nishani prokurori gjykata ne shqiperi jane pjestare aktive te imoralitetit te fashizmit te sali berishes dhe lulezim bashes.ne fund te shtatorit do ta shikojne fytyren e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje