Zogjtë e Kryeministrit

9 Gusht 2013, 11:10Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

 

Ditën e Festës së Fitrit, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, nuk ua uroi myslimanëve të botës Festën e tyre, por e shfrytëzoi atmosferën festive që të ngushëllojë familjet e të vrarëve para 15 vitesh në ambasadat amerikane në Tanzani dhe në Kenia.

Ministri i “ngushëllimeve rajonale” vendosi që të flasë për vdekjen edhe në ditën e Festës dhe anglisht cicëroi në Twitter:  “I want to remember & honor those who died 15 years ago in the US Embassy bombings in Tanzania & Kenya. Our thoughts are with the families”.

Në ditë festash kujtohen të vdekurit dhe të rënët, vizitohen varrezat familjare, por asnjëherë shteti nuk vajton në ditë festash, në mënyrë që mërzia mos t’ia marrë anën gëzimit të njerëzve.

Prandaj, kur bëhen kësi lloj ngushëllimesh, menjëherë të shkon mendja te një kalkulant që shfrytëzon vdekjen tragjike të njerëzve para 15 vjetësh, për të ndërtuar karrierën e tij përmbi vuajtjen e huaj.

Ngushëllimet formale të ministrit shprehin ambicien e tij të madhe për t’u pëlqyer nga Departamenti i Shtetit Amerikan, me shpresë se del dikush nga spiunët e CIA-s dhe ia përcjell cicërimat nekrofile ministrit Hoxhaj, shkon e i tregon Presidentit Obama, e pastaj Presidenti gëzohet që ministri i Jashtëm i Kosovës në vend se të urojë, ai ngushëllon edhe në ditën e Festës.

Njerëzit vdesin edhe në ditë festash, por të ngushëllosh për vrasjet që kanë ndodhur para 15 vjetësh për ta injoruar festën e myslimanëve të botës është një taktikë patetike dhe përpjekje e shkretë e ministrit Hoxhaj.

Në të njëjtën ditë, Enver Hoxhaj e lëshoi edhe një “bombë”, kur gjatë shprehjes së tij të pakënaqësisë lidhur me vizitën e shefit të UNMIK-ut në Rumani, tha se Farid Zarif s’ka pasur çfarë të kërkojë në Rumani, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të OKB-së.

Se, dihet kush është ministër i Jashtëm dhe kush flet për Kosovën në Rumani, të gjithë e dinë kush është ministër i Jashtëm i Kosovës, përveç OKB-së që e ka ministrin e vet të Jashtëm për Kosovën, Farid Zarifin.

Se, sipas tij, UNMIK-u po e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB. UNMIK-u është organizatë e OKB-së.

Ministrit Enver Hoxhaj i lumtë që i zbuloi qëllimet e errëta të OKB-së ndaj OKB-së. OKB-ja, tha, po e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Natyrisht që po. Ban Ki-moon është dualist, është i mençur, se ia doli ta bëjë OKB-në e bashkuar organizatë ku vendoset individualisht, dhe ta bëjë OKB-në që të veprojë kundër OKB-së.

E ka prurë punën deri këtu, ku OKB-në nuk e kupton më as ministri Enver Hoxhaj, i cili thotë se OKB-ja po e pengon Kosovën të anëtarësohet në OKB.

Kryeministri Thaçi që mbante shpresa në ta, i kishte sytë më së shumti te ish- Profesor Balhtazari (Hajredin Kuçi) dhe Enver Hoxhaj, po bindet këtyre ditëve se ata gjithnjë e këndojnë këngën e njëjtë- si zogjtë.

44 komente në “Zogjtë e Kryeministrit”

  1. Zadar says:

    Nard Ndoka i Kosoves hahahhaah OKB kunder OKB-se.

    1. Hida says:

      Mendimtari Nard Ndoka e ka kuptuar se: “njerezit qe kane me shume ditelindje, jetojne me gjate”

      1. Idi Amini says:

        hahahah Hida, Nard Ndoka eshte i madh, nuk krahasohet me ministrin Hoxhaj i cili sapo ka filluar te behet si Nard Ndoka yne. Se, Nardi pervec tjerash e ka zbuluar edhe se “PO HUMBE, NUK KE FITUAR”.

    2. leka says:

      Jeni shprehur,ne menyre teper antihumane,kur shkruani:…per te ndertuar karrieren e tij permbi vuajtjen e HUAJ.
      Keto lloj vuajtjesh,nuk jane asnjehere te huaja,per qenien njerzore,por ju kosovaret duhet te keni ndjesi dhe me shume,per amerikanet qe ti perjetoni si vuajtjet tuaja.Kjo nuk ka te beje fare,me emrin qeveritar qe ju citoni.
      Dhe nje keshille miqesore Kimet;
      Mos duhet te shkruani me pak,qe te risni koncentrimin dhe cilesine e ndjenjes dhe mendimit.

  2. Dashnor eshte emri Im says:

    Zogu i Thaci, Enver Hoxhaj kalon shume kohe ne klubet e nates (Gay) ne Austri ku e kane pa qytetaret kah frekuenton.

  3. Adi says:

    Kur doli dhe kjo gazetare se po na cudit

    1. posta e porositur says:

      [email protected] kemi harru me te njoftu menjehere se nga doli gazetarja. Na fal pashe perendine, herave tjera do te jemi me te vemendshem dhe do te te njoftojme me kohe me gazetaret qe pikin nga qielli apo dalin nga nentoka.

  4. Rudolph says:

    Kimete, mencurine tende dhe njohurite e lakmueshme qe posedoni i shfrytezon ne menyren me perfide. tani me kete shkrim po e nxit komunitetin musliman kundra Enver Hoxhajt, i njohur per dyftyresine e tij.
    PDK e Kosoves eshte parti e financuar nga Vellazeri Myslimane, kot qe Enveri mundohet ta mashtroje CIA-n e Obamas. Pergezime per ironine e holle qe e perdorni me lehtesi ne shkrime.

  5. Tironci Lugano says:

    po sikur te bote nje dit pushim kjo?Ka kunder?

    1. inspektori says:

      Ma paske kopju mendimin tironco. Kjo edhe Ramohito e kane leshu pa frena.

      1. avokati i kimetes says:

        [email protected] krahasimi me zonjen Ramohito nuk qendron. Ajo eshte e palexueshme. E dyta, nese dikush e ka leshu pa frena ketu ai eshte botuesi i gazetes Mero Baze qe i publikon shkrimet. Tema nuk eshte prone e Kimetes qe ta publikoje veten.
        Diten e mire e befshi. S’di pse s’po dilni m;u rrezit pak por po lexoni shkrime qe nuk u pelqejne!

        1. inspektori says:

          Ti mire e ke avokat vetem se ketu ku jam une s’ka diell hahahahha, ça te bej s’kam ku te shkoj ne shi.

          1. avokati i kimetes says:

            [email protected] e pranoj komenti yt eshte i sakte, dhe po ashtu deshmon qe nuk jam i zoti per avokat, prandaj s’jam i suksesshem. S’jam kujtuar per shiun e per vendet pa diell, kjo me ben te pashprese, kjo nuk guxon ti shpetoj nje avokati.

  6. pashai says:

    Politika e jashtme e Kosoves eshte e mjere. Enver Hoxhaj i ka shnderru ambasadat ne klube analfabetesh. Mjafton te kujtojme faktin qe Sylejman Selimi, ambasador i Kosoves ne Shqipoeri eshte i akuzuar per krime, ndersa Enver Hoxhaj ende nuk ehste deklaruar, as pas kaq muajsh, per kete ngjarje te rende. Enver Hoxhaj kujton qe duke qene musliman, e duke u paraqitur si anti-musliman i mashtron amerikanet.

  7. shume shruake moj pune madhe na thuaj ndogje rripin e gazit.

  8. Bardhi RKS says:

    Rudolph — 9 Gusht, 2013 në 11:25 [email protected] fanatiket kristian jeni plehra njejt si fundamentalistet islamik,PDK dhe shumica e partive politike ne KOSOVE,perveq PD nuk kan asnje lidhje me organizatat islamike.Per shkrimin nuk eshte ironi e holle po eshte cinizem i nje “gazetarje” qe i ka hup udha ne oborre.Kjo idiot gazetare paraqitet sikur nuk e din se ministri i puneve te jashtme parasegjithash i drejtohet opinionit nderkombetare,e nuk i intereson cka thon grat si Kimetja,se e din qe llafet e grave e birat e gardhit sun i mshel.
    Ju qe akuzoni Hoxhajn te pakten te jeni unik,a eshte Hoxhaj Gay,islamist,iredentist a terrorist lidhnu dikun se ju ka lan millosheviqi shume kungja e keni mbet ne mes te mullari!

    1. Rudolph says:

      Bardhi; kujdes kur e fyen Kimeten, se ajo edhe ne qofte grua, nuk eshte gruaja jote. Keshtu qe lere terminologjine talebane dhe fol si njeri. Enver Hoxhaj permend nje vrasje qe ka ndodhur para 15 vj ne diten e Festes, kjo e zbulon ate si injorant gomar. Kimetja eshte vec tru dhe me ndimtarja e pare shqiptare. Secili mendim i saj eshte nje gur i cmuar. E kuptoj se ti ke interesa te caktuara nga qeveria e Tacit, mirepo nuk mund ta mbulosh diellin me fjale boshe.

    2. Gollap says:

      [email protected] Juve ju ka humbur rruga ne oborr o mjeran, qe i je ngjitur Kimetes ne secilin shkrim shoh komente qe ben ti plot vrer e sharje me terminologji talebane.

      1. Bardhi RKS says:

        [email protected] e ke knaq krejt ti burreci i gollapit!Ani maloku i gollapit per te fitu simpatin e lexuesve nga Shqiperia me quan taleban,o fenaqi i gollapit po cka te hyn ty ne udhe kujt i ngjitem une.Ti mi dite cka eshte urrejtja,vrera keto i kishe vrejt ne shkrimet e drejtoreshes ne ministrin e kultures,armikes se perbetuar te kryeministrit,Shote Galices se diteve tona zonjes Kimete Lutani prej katunit Turiqevc nja 5 km nga Buroja e Hashim Thacit.

  9. Bardhi RKS says:

    pashai — 9 Gusht, 2013 në 11:32 [email protected] tregona lum pasha cila eshte akuza kunder Sylejman Selimit dhe ku e ke lexu?Kuptone o te mjere Syla nuk eshte i akuzuar,ai eshte i dyshuar,e do ta fitoi edhe kete beteje kunder mafiozit salustro dhe zagarve te BND qe kan vepru ne Drenice gjat luftes e veproin edhe sot.

    1. pashai says:

      Bardhi RKS @ Sulltani eshte ne arrest apo jo?? C’ke qe nxehesh ti?

      1. Bardhi RKS says:

        po more pashe ne arrest eshte Syla po a ke ndegju ti qe ka paraburgim dhe burgim?Une veq po te them qe Syla ende nuk eshte i akuzun e ti po e ben kriminel!Edhe dicka kur u kan koha me luftu Syla ka luftu,ne ate kohe ti pashe nuk kishe guxu me barte veq emblemen e UCK se pushken JO se JO.

        1. pashai says:

          [email protected] Sulltani eshte i akuzuar per krime apo jo? Ndaj ti eshte ngritur nje aktakuze, apo jo?

          1. Bardhi RKS says:

            [email protected] a kupton a nuk don me kuptu?Ndaj Sylejmanit dhe grupit te Drenices nuk ka akuze,ata jane te dyshuar nga kryemafiozi salustro,i cili qe 14 vite nuk ka mund me mbledh fakte,po tani ky kryemafiozi bashk me ate zagarin e BND qe u be shef i EULEXIT u desh qe ti arrestoin te gjithe komandantet e zones se DRENICES se keta po bejkan presion ne deshmitaret e mbroitur qe jan rezilant ne Gjermani.Kjo nuk eshte asgje tjeter veq hakmarrje e BND kunder UCK sepse strukturat e UCK i paten zen agjentet e BND duke kry akte TERRORISTE…..shperthimi ne PRISHTINE.

            1. pashai says:

              [email protected] ti me thua qe keto arrestime jane “hakmarrje gjermane” ndaj UCK-se! E pabesueshme.

  10. ida says:

    Profil i shkurter dhe i bukur qe ve ne pah veset e ministrit kosovar

  11. REA says:

    je e pashoqe Kimete, ke stil te zhverdjellt dhe na le kureshtare pas cdo rreshti qe shkruan

  12. Bashkimi, Prishtinë says:

    Udbashët janë instaluar në MPJ dhe gjithandej qeverisë së Kosovës e cila ngadal por sigurtë po hyn në gjirin e Serbisë. zv kryeministri Kuçi ka familje të njohur me lidhje të forta me ish sherbimin sekret serb, madje vet ka kryer shkollen e policise, enver hoxhaj që ishte sabotator i luftës dhe kundërshtar i çlirimit, e kishte babain spiun fshati, ambasadori i kosovës në shba, me shkolle te mesme dhe babain udbash po ashtu, ahmet shala po ashtu familje udbash, ish lul peci po ashtu, ariana zherka po ashtu etj. etj. Këta pisa kurrë nuk do t’i rezistojnë Serbisë në diplomaci as në Kosovë as jashtë saj sepse janë klysh të saj.

    1. Goli Otoku says:

      Bashkimi, [email protected] Ju pergezoj per komentin e sakte.

  13. Drenica e kuqe says:

    Enver Hoxhaj ka deshtuar ne castin kur nuk i ka filluar procedurat per zevendesimin e lriminel Sulltanit me nje ambasador tjeter.
    Nuk ka te drejt ai zoteri qe ta le ambasaden e Kosoves ne Shqiperi pa ambasador dhe ta pres derisa te lirohet nga akuzat (se kosovaret zakonisht lirine e tyre e blejne me pare, duke korruptuar hetues, prokurore e gjykates vendor e nderkombetar). keta jane kupola e krimit te Ballkanit.

  14. Shaolin says:

    Enver Hoxhaj-figura me qesharake e politikes. Shpreh ngushellime per nje vrasje te ndodhur para 15 vj e i vardiset botes ne menyren me banale. Duhet ditur kur eshte koha per ngushellime e kur eshte koha per urime.

    Kimetes nje Big Like.

  15. voajeri says:

    Suzana (Kosove), sikur te lajmerohej, do te na ndihmonte ta gjejme rrugedaljen, me dijen e saj te thelle.

  16. balzac says:

    “No coment”megjithate eshte nje koment.

    1. autori says:

      balzak, sa here lexoj komentet nga ti neper opinione me kujtohet romani “Fshataret” i Balzakut.

  17. mirel says:

    Enver Hoxhaj nuk i paska ngjare Enver Hoxhes.
    Ajo “aj”, ndan shume rruge ne fund.

  18. balzac says:

    @autori
    Nuk e kishte te veshtire Balzaku sigurisht.Njerez si ty fshatare te pacipe i gjene me shumice,nuk duhet mjeshtri vetem nje te nuhatur,
    era bajge dhe ja ku ju kemi!!!

    1. autori says:

      [email protected] po pse nxehesh o njeri! Libri “Fshataret” eshte i mire, nuk thashe qe eshte liber i keq. Dhe, cfare te keqe kane fshataret? Era bajge nuk me vjen mua. Nese do e leme nje takim dhe e identifikon aromen time te vertete!!!

  19. ylli rks says:

    Qja paske fut kote! E nese, veq kishe pas qef ti mbron islamista, qe jetojne si ne shekullin X…, veje ni feregje do te kishe ber boom!

    1. Flaka Koha says:

      ylli rks, ose pershendetje KOHA. Ruaju pak kur komenton me emra anonim.

  20. ani says:

    lexova shumicen e komenteve dhe sa shof une kimetja ka talent ti nxis njerezit te mbyten mes vete, shpresoj qe kete talent e ka vetem me fjale, jo edhe ne perditshmeri

  21. vlonjati says:

    por qe ka kujtuar viktimat nga sulmet talebane eshte gje e mire se tregon qe myslymanizmi eshte njolle ne kombin shqiptar.

  22. Ilir Gruda says:

    Kesaj rradhe …shkrim me pak pak vlera…..Ky eshte ne thelb mendimi im, qe kam shume per te shtuat,por ne mungese kohe ..kaq…Shoqeria shqiptare, po perperballet me shume probleme te mprehta…..e jo cka u tha e kush pordhi diten e bajramit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  23. beso says:

    o Kimete,OKB eshte autobusi,kurse SHBA jane shoferi i autobusit.Mesazhi ne twiter eshte nje minute e zgjuar diplomatike per t’i pelqyer atyre qe gjithe bota e di se kane ne dore edhe gurin dhe arren,drejtojne autobusin nga duhet te ece dhe i hedhin benzine per te ecur.OKB eshte nje autobus me 200 pasagjere,por nja dy-tre vende bejne shoferin.Njeriu gjen kohe edhe per te uruar dhe ngushelluar,se bashke jane ato,mos i meso politikanet per gjera kaq elementare,se kur ua do puna per te fituar pike atje ku ua di interesi,jane te zgjuarit e botes.Por sidoqofte,ke nje ironi te bukur ne shkrimet e tua,suksese!

  24. Një Vlonjat says:

    Kjo vajzë nëse nuk e marrin “më syshë” me siguri do prehet në xhenetë edhe sikur të martohet me ndonjë serb. Bravo zz kimete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje