Tallja e fundit me anëtarësinë e PD-së

7 Gusht 2013, 21:12Blog TEMA

Nga Met Dervishi

 

Deklarimi përfundimtar i rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja pati një përgjigje të menjëhershme nga zëdhënësja e PD-së, çka mund të përmblidhet në dy fjali: 1. Zgjedhje të manipuluara nga opozita (Lezha, Shkodra); 2. Premtime piramidale po të opozitës (shëndetësia, etj.), së cilës populli shqiptar, i papjekur ende, u ka besuar votën. Një qëndrim i tillë ishte parathënë gjatë gjithë këtij muaji nga z. Berisha, dhe u përsërit dje prej klonit të tij, sipas të cilit maxhoranca e re ka ardhur në pushtet nëpërmjet deformimit të votës.

Jemi para një situate paradoksale: PD-ja e njeh humbjen e zgjedhjeve ndërkombëtarisht, por nuk e njeh si të tillë publikisht, gjë që e bën atë qesharake në raport me ndërkombëtarët dhe opinionin tonë publik. Por, kjo nuk është hera e parë për takticienin tonë të paradokseve, ndonëse sipas të gjitha gjasave, do të jetë e fundit.

Ndërkaq, kur rezultati ishte katastrofik për PD-në, pse mbahet ky qëndrim? Dikush sheh në këto taktika paralajmërimet për një opozitë të fortë, dikush tjetër tronditjen nga një humbje e madhe, prej së cilës dilet vetëm me paradokse.

Por në fakt, ky qëndrim s’ka të bëjë as me ndërkombëtarët, as me opinionin tonë publik. Kësaj radhe kemi të bëjmë thjesht me manipulimin e anëtarësisë së PD-së, atë që ka mbetur nga listat e “skuthëve” të bodrumeve. Nëpërmjet këtyre paradokseve, z. Berisha dhe kloni i tij duan të legjitimojnë qenien e tyre në krye të PD-së. Shkurt, ata po i thonë anëtarësisë së tyre që ne nuk jemi humbës, megjithëse zgjedhjet i kemi humbur.

Ndërkaq, ato mijëra anëtarë të PD-së që presin analizën e humbjes, qysh tani kanë mbetur me gisht në gojë. Nuk do të ketë analizë, siç nuk e ka pasur një të tillë në vitin 1994, pas humbjes së referendumit, siç nuk e pati pas 97-ës, dhe siç nuk e pati pas humbjes së zgjedhjeve të 2001-shit. Z. Berisha është një humbës i madh, jo pse ka humbur ose se humbi dhe tani, por se asnjëherë ai nuk i ka njohur humbjet. Nuk është rekordmen vetëm për Murin e Madh kinez.

Ndërkaq, anëtarësia e PD-së, e cila nuk e ka për herë të parë këtë gjë, siç nuk i ka për herë të parë dhe trukimet e listave nëpërmjet skuthëve të bodrumeve, duket se, në një farë mënyre, e meriton këtë tallje me të. Sepse, në fund të fundit, është ajo që ka pranuar një lider hibrid, i cili edhe kur i poshtëron, merr duartrokitje. Madje dhe qan për të, megjithëse ai është gjallë e ndonjëherë dhe thyen rekorde. Siç po pranojnë dhe tani që lider të jetë z. Berisha, kurse kukulla e tij të jetë z. Basha.

Ky pozicionim i PD-së për zgjedhjet ngre dhe një problem tjetër. Dorëheqja pompoze e z. Berisha, dorëheqja për të cilën u duartrokit si një politikan europian e broçkulla të tjera kësisoj, ka qenë thjesht një truk dhe një mashtrim i opinionit publik. As ka qenë vetëdije politike ballkanike, aq më pak europiane. Ka qenë thjesht një truk, gjithnjë për të mashtruar anëtarësinë e vet me zgjedhjet “një anëtar, një votë”.

Ka një version, sipas të cilit, ka qenë dhe një dorëheqje që i është kërkuar. Se kush mund t’ia ketë kërkuar këtë gjë me ultimatum, është e vështirë të thuhet publikisht, por sakaq është e lehtë të mendohet kush mund të ketë qenë.

Në fakt, në këtë rast, kemi të bëjmë me një milion vota plus një. Sidoqoftë, z. Berisha së bashku me kukullën e tij, me këto qëndrime që mbajnë për zgjedhjet janë legjitimë për një anëtarësi të listës së skuthave. Por, natyrisht, s’ka se si të jenë legjitimë për opinionin tonë publik dhe për ato qindra e mijëra anëtarë që janë pastruar nga listat e PD-së gjatë këtyre njëzet viteve.

Ndërkaq, dhe ata që kanë mbetur, e dinë se kur katandiset kaposhi një thelë, është e kotë ta mbash lugën në brez. Se, në fakt, shumica e tyre kanë ardhur në PD me lugë në brez, tani që, për fatin e tyre të keq, s’ka më kaposh.

27 komente në “Tallja e fundit me anëtarësinë e PD-së”

  1. Dean says:

    Nuk eshte tallja e fundit.
    PD-ja eshte shakaja me e Hidhur qe ka bere populli Shqiptar kete 23vjecarin e fundit.Per rrjedhoje,PD-ja ka per te vazhdu te tallet me vetveten,me njeni-tjetrin dhe me popullin Shqiptar deri ne diten kur te zhduket nga skena politike e Shqiperise.

    1. Hasim Vranishti says:

      Kjo është tallja e fundit me anëtarësinë e PD-së

      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/face-off.html

  2. Coli vogel says:

    Skam komente per pede, t jam lodh jan me injorante se injoranca nuk di si ta shpjegoj me mire

  3. roland says:

    pd u denua me vdekje me 23 qershor. por ce do, esht hequr denimi me vdekje. tashi pd do vuaje 150 vjet ne opozite! perpara sali koqja

  4. Flamurtari i Vlores says:

    Duke e lexuar per-shkrimin, dola ne nje konkluzion qe eshte i kuptushem, pd-e po kthehet ne nje fondacion ekstremisht konservator, duke menjanuhar c’do ze ndryshe, deri ne promovimin pompoz te Gites ne kry te bandes. Prandaj berisha nuk iken nga kryhesimi, pas humbjes te kllonit, ai do promovoj trashigimtaren e vertete!

  5. Arber Iliri says:

    PD nuk duhet te vazhdoje me idiotesine Berisha.Si mund te flitet per keqqeverisje te PS kur ata akoma nuk jane ne qeveri.Edhe idiotic me I madh cuditet nga budallalleku I Saliut and Co.Vetem me nje llogjike normale e te balancuar mund te kemi nje opozite per se mbari, ne te
    kundert kur kujtoj opoziten 97-2005 me vjen neveri nga rrugaceria politike.PD hidhe ne plehra stilin berishian te berjes politike, harroni akuzat per bij komunistesh njesoj si bente Enveri me akuzat per bij ballistesh.Shume primitive si lufte politike.Ka 23 vjet demokraci , I linduri ne 1990 tani eshte I diplomuar, mrndoni 10 apo 15 vjecaret qe tani jane nga 40 vjec pa asnje lidhje me diktaturen komuniste> E kuptoni se nuk shkon me kjo lloj taktike idioteske e sulmit politik? Zoti ju falte nese vazhdoni me kete lloj taktike.

  6. Ka sinjale brenda kupoles se PD por dhe Nderkombetare (atyre Nderkombetareve Specialista…), qe PD e Shqiperise pas mandatit te dyte te se Majtes, do kete ne radhet e saj fatin e Partise se Leh Valeses “Gladnoskit” ne Poloni, pra; do arrije ne 7% elektorat, ose e perkthyer ne deputete; 15 kokrra Berishjane. Duam apo nuk duam ne te Djathtet, infeksioni Berisha i trasheguar nga PPSH+Sigurimi i Shtetit dhe Serbia, do i kushtoje vete PD dhe atyre Partickave te tjera qe rreken prej 23-vitesh ne koalicion me te, por qe s’kane as 2% elektorat ne Shqiperi, nje shkermoqje Totale dhe e Majta Shqiptare do te rri aktualisht sic eshte PS+LSI te pakten 4×4 Mandate ne PUSHTET. E Djathta e vertete ndoshta do krijohet pas 2-Dekadave dhe me ndihmen direkte te se Majtes, ndryshe PD e Berishjane sdo vijne kurre ne Pushtet.

  7. tradita says:

    Ky ose do te jete i marre ose paguhet per te qene i tille. Askush perveç keti humbesi te madh nuk do ta sillte ne pushet PD per 13 vjet ne 20, veç nje burri qe e ka emrin Sali Berisha. Kete e kupton çdo debil jo me antaresia e PD dhe votuesit e saj, nuk jane pak, jane 520000.

  8. Leone says:

    PD do shkrihet si parti dhe kjo ndodhe be 2015 pas zgjedhieve lokale sepse nuk ka strukturat te ngritura.dhe ato qe I ka I ka spiuna po seshte koha e spiunave por e atyre qe punojne tung

    1. andromeda says:

      PD-ja ka pjesen me vulgare dhe me injorante te Shqiperise, ndaj ka qene e lehte me e manipulue. Ate vazhdojne ta terheqin per hunde politikanet e djathte me SB ne krye. Te indoktrinuar verberisht me berishizmin ata e kane te veshtire te heqin dore prej tij. Besimi i verber eshte kategori e injorances.

  9. demi says:

    …po, po nuk eshte tallja e fundit…vete e keni zgjedh, e keni duartrokit, e keni brohorit…sepse ky ka qene niveli i juaj…ju qe i keni pare drejtuesit si udheheqes, duke krijuar idhuj…ju bete hero te madh nje bandit si hajdari, ju bete nje lider te madh kete qenie qe eshte i bindur se ka lindur udheheqes, nderkohe qe e dinit shume mire nga vinte, cfare formimi lejfenist kishte, qe edhe sot ai behet nje lejfen shume i devotshem nese ja KERKOJNE…por fatmiresisht nuk ja kerkojne me te beje lejfenin…ai nuk eshte komunist, nuk eshte islamist, nuk eshte fashist…por thjeshte eshte nje krijese qe nuk duhet te linde me ne asnje pike te rruzullit tokesor…dhe perseri faji eshte i juaji, kur them i juaji, ju qe i keni shkuar mbrapa si berra, sic i keni shkuar me pare edhe paraardhesve te tij…ju keni patur paturpesine ti shkoni mbrapa tritanit…eshte kulmi ti shkosh mbrapa tritanit te preshit…

    …duke thene eshte tallja e fundit ju e ndihmoni kete krijese te mbijetoje…ju duhet te kerkoni qe ai ti neneshtrohet veprimit te ligjit…ne nje artikull te meparshem thoni ta lejme ne harrese…jop mor jo nuk mund te lihet ne harrese…duhet te kihet gjithmone ne qender te vemendjes dhe te analizohet ne detaje veprimtaria e kesaj krijese kriminale…pasi nje analize e thelle e veprimtarise se kesaj krijese do te qetesoje shpirtrat e trazuar te shume shqiptareve…per njerezit e thjeshte te vrare me 21 janar…per GERDECIN…vjedhjen e bashkise se Tiranes…per vjedhjet e shumta te bera me personazhe te ndryshem…
    …keshtu nuk do t’ju kishim edhe ju qe keni shkruar dhe vazhdoni te shkruani ne varesi te klimes duke krijuar gjithmone idhuj te rinj dhe “udheheqes te medhenj”…
    …megjithese artikulli mbetet nje teme per tu zhvilluar dhe nuk mund te thuash qe gazetari e kreu detyren e tij profesionale…

  10. PD ,do te jete nji sherbetore e denje e serbeve me ne krye Fazllic ! Por Edi Rama ,duhet te kete nji mbrojtje shume te forte fizike ,sepse islamiket mendojne qe kundershtaret vetem me eleminim fizik ,mund ti quajne te mundur se persa i perket dialogut ,konsensusit,tolerances apo mirekuptimit ,jane fjale kineze per ta !Ata nuk jane nji parti ,jane thjesht nji organizate shtet,islamike ,,,deri ne shtator e kam fjalen ,pastaj do te kemi edhe atentate kunder drejtesise apo policise !Larja e hesapeve me keta islamike duhet mbaruar shum shpejt ,pa u organizuar mire ata !Eleminimi i kesaj force antishqiptare e mbuluar me petkun PD , eshte detyre urgjente e drejtesise sepse ata nuk predikojne interesa kombetare ,por antikombetare te treguara sheshtas ,ne keto 20 vjete !Koha e tyre e perenduar duhet te fshihet nga kujtesa e cdo shqiptari qe te mbushet me fryme thelle ,kombi yne i mashtruar prej ketyre killerve moderne !

  11. ormir rusi says:

    Partia Demokratike,aksident i jetes politike ekonomike dhe shoqerore te shqiperise….Konglamerat spiunesh,revanshistesh,hajdutesh,vrasesish,te paaftesh….llumi i shoqerise shqiptare…..

  12. REA says:

    s’ka vend per koment, komenti i Deanit

  13. genc tomori says:

    E po te na rroje Partia e Punes!

  14. orfeo says:

    perpara drejt humbjeve te reja

  15. XHINO says:

    PD mbeti si peralle nga e kaluara Nje parti vjetersire Nje parti qelbesire

  16. tironci says:

    pd eshte gjynaf ti thuash parti demokratike
    se ajo u kthye ne nje PARTI DIKTATORIALE per popullin SHQIPTARE
    mallkimi me i madh i vendit tone paska qene futja ne pd e BASTARDIT sali berisha
    me ne fund ky DIKTATOR u mposht
    por u deshe 23 vjet jete e ketij populli te rraskapitur
    mos ardhte me kurre kjo kohe e shushunjave qe solli pd

  17. TERSI I POJANIT says:

    edhe ky qe vume nuk ndryshon shume nga e pari.Uroj qe te jeni po kaq entuziaste edhe pas nje viti. ???????????????+!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Urime dhe suksese qeverise se re.!

  18. demi says:

    …une me lart them:eshte nje teme per tu zhvilluar ky artikull…
    …a jemi ne shqiptaret njerezit me te papergjegjshem dhe qe verberisht shkojme pas idhullit te rreme qe e krijojme po vete?????!!!!!!!!!…
    …dhe vazhdon te votohet…30,…% nuk jane pak dhe mendoni qe jane detashment ushtarak…mbeten gjithmone te rrezikshem…

    …rastet e veprimeve te urryera te BASTARDIT jane te panumerta, por te kujtojme vetem nje…

    …mblidhet KESHILLI KOMBETAR I MBROJTJES…dhe drejtuesit BASTARDE te shtetit shqiptar japin llogari para FAZLLICIT, i lumte Fazllicit…ndersa me nder ministri i mbrojtjes QESH, qesh BASTARDI…QESH I GJITHE KESHILLI KOMBETAR I MBROJTJES…TURP KOMBETAR, nuk mjafton vetem ky FAKT qe kjo KRIJEJE kriminale antikombetare te gjykohet????????????…dhe i bejme qejfin…TALLJA E FUNDIT…titullohet artikulli…

    …pas ketij veprimi antikombetar te vetequajturit ANALISTE…ku beni pjese…e analizojne veprimin…jep mendim HOXHE ARTANI dhe serioz…analizon talebani ARTUR…ben sikur nxehet duke e mbrojtur QIMPEKA..per te vazhduar me QILIN…i penduari i fundit MARKU…pseudodipllomati BESNIK…albini gazetar…dhe moderatoret bejne sikur c’po bejne…ne vend qe te ngrihemi e te kapim ne HU bastardin “poliedrik” dhe “notar”…dhe “alpinist” me gjithe detashmentin e tij, ku ben pjese LLUMI shqiptar…per pak harrova…LEJLA, MESILA, MAJLINDA dhe kulmi arrin me GRIDEN e RAIMONDEN…pa harruar FININ… o ZOT cfare kemi pare ne kete vend…

    …po nxirre te bekuarin konkluzion ne artikullin tend…DUHET TI NENESHTROHEN VEPRIMIT TE LIGJIT keto qenie bastarde qe na bene te ndjehemi te turperuar ne bote…

  19. ARBER says:

    P.D. SA TE KETE PRESIDENTIN E PA ZGJEDHUR E TE FLAKUR JASHT ARTAN (NOVSKIN) HOXHA, KURR NUK DO BEJNE JETE APO ÇILIN (NOVSKIN) QE NUK BEJNE GJE TJETER VETEM SHPIFIN SE NUK DINE TE SHKRETET TE BEJN ANALIZ SE ATY JANE VETEM PER NJE KAFSHATE BUKE. I GJITH POPULLI I KA PARE TE DY E TE TJERE LAPERA QE DISKUTONIN PER GERDECIN, 21 JANARIN PA PATUR TURPE.SHIFNI OLLDASHIN APO JOZIN QE AKOMA KANE FRIGE PREJ SALUKUT SE SI FLASIN POR PER KETO DIHET SE NUK KANE FETYRE DINJITET E AS KARAKTER.SHIKONI NJE MARK MARKUN QE NA PASKA QEDNE SPIUN I THEKUR SI KA FOLUR ME PARE E SI FLET TANI QE KA RA NGA FIKU E NUK PO DIN ME I HYPUR FIKUT SE NUK E LEN SALA SE KY SHPELLARE DONE TANI TE RUAJ ARGITEN E ZENIN SE JO PASURIA E VJEDHUR PREJ TYRE SHKON PER L;ESH POR EDHE ATO VETE.

  20. Kendveshtrim tjeter says:

    Qendrimi i Berishes per zgjedhjet,nuk eshte habi e madhe.
    Per te zevendesuar fytyren e gjyshit,ai zgjodhi Bashen.
    Brenda Bashes,tani ndodhet Berisha,do flase me zerin e tij,si ne filmat fantastiko-shkencor.
    Thjesht kemi te bejme me nje truk,jo me nje dorheqje !

  21. Profesori says:

    Edhe në vitin 1998 ky bastard u mposht me votë dhe pas kësaj asnjëherë nuk ka fituar, por na ka qeverisur edhe tetë vjet të tjera, megjithë bëmat e tij të papara në asnjë vend të botës (viti 1997). Kush e ka mbështetur????!!! Këto që thotë dhe bën tani, ai dhe kloni i tij, nuk janë thjesht broçkulla haluçinante, por shpresa të vërteta që e kanë bazën tek e kaluara. (Vërtet meqë m’u kujtua: Këtë kukull të lëpirë, Bashën, kush e katapultoi në krye të PD-së??!! Mos nuk është vetëm Berisha??!!) Asnjëherë nuk duhet harruar apo anashkaluar kjo.

  22. arber says:

    Antarsia e PD sic e ndoqet ne zgjedhjen e Lulit,nuk eshte aq pompoze por 43000 vete ,edhe keto te zgenjyer nga ” plaku Mere”qe nuk heq dore nga mbivlera false qe i jep vehtes

  23. david says:

    Po c,fare partie e djathte eshte PD-ja more aman.
    Ajo eshte thjesht Sali Berisha,as me pak as me shume.

  24. Kankuni says:

    Idiotlliku I radhes qe “Tema” me shume passion I shfaq, mjafton qe te thote ndonje fjale te keqe per Berishen apo Bashen. Kolapsi po u afrohet, kur te kujtoni edhe kohen me te keqe te Berishes, do tu duket lule juve te “Teme-es”. Po ky gjytrymi qe ka shkruar duket qe nga emir (I) Mete, ju e shfaqni pa asnje problem

  25. nastradini says:

    Megjithate ka nje rrugedalje per Berishen.
    Te emigroje ne Kosove e te marre me vete sorollopin e tij (te partise), por jo te gjithe se edhe sot brenda PD ka individe normale, inteligjente, por qe u ka zene rrota (Saliu) bishtin.
    Atje ka shance te medha per te arritur rezultate te “shkelqyra”, atje pastaj do ta ndrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje