Pas njëzet e dy vjetësh tranzicion, në qendër të të gjithë debateve mbi zhvillimet në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore duket qartë se është pyetja: Po tani? Si do të dalim nga gjithë kjo marrëzi, që duam s’duam nuk mund të vetë përjashtohet askush? Cila forcë politike do të jetë ajo që mund të na bindë se është e aftë të na nxjerrë sado pak nga pika ku kemi mbërritur? A mund të ketë më shpresë dhe besim tek politika në përgjithësi si një instrument, që mund të ndryshojë diçka?
Opinionet e shprehura mbi këtë dilemë, përjashto legjionet e militantëve të pozicionuar në mënyrë të pakthyeshme në llogoret përkatëse, konvergojnë pothuajse në një pikë: Të largohet kjo klasë politike, e cila ka mbjellë korrupsion, mediokritet në drejtim, e si pasojë një ecje jashtëzakonisht të ngadaltë, mbi të gjitha në arritjen e objektivave qendrore, që ajo vetë i ka vendosur.
Në fakt nuk gjen njeri sot në këtë vend, përjashto ata që janë të përfshirë- nuk ka rëndësi se në çfarë mënyre në tortën e pushtetit, që nuk është alergjik ndaj çdo deklarate politike. Të gjithë pa përjashtim të rinj e të vjetër, të partive ekzistuese edhe ata të partive të krijuara rishtas, nuk mund të na entuziazmojnë më. Zhgënjimi mbizotëron sot shoqëruar me një neveri të ligjshme tek çdo shqiptar, qe si ai Plaku i Heminguej-it u stërmundua duke shpenzuar energji të pallogaritshme përgjatë valëve të rrymta të këtij tranzicioni të rrallë në llojin e vet përfitoi në fund fare ‘skeletin e peshkut’, në këmbim të krenarisë së tij natyrale.
Kjo specie për fat akoma rezistente, në saj të forcës së intelektit e të karakterit, në ndonjë rast për shkak të përgjegjësive familjare edhe ka bërë sikur është nënshtruar, duke zbatuar urdhra idiotësh, apo aprovuar sjellje të ndërkryera shefash militant apo ‘shokë birucash’ të ashtuquajtur kolegë nuk ka marrë besimin e pushtetit, të cilitdo pushtet sepse maska sado fortë të ngjishet ajo nuk rri aq mirë sa të duket natyrale (çfarë nuk është e natyrshme nuk është perfekte). Janë pikërisht këta njerëz që shqetësohen seriozisht sot për fatet e këtij populli, sepse në fund të fundit synimet individuale nuk mund të arrihen po nuk ishin të pajtuara me ato të përgjithshmet. Janë këta njerëz që nuk mund të besojnë më tek objektivat e ‘Integrimit Evropian’, sepse ndryshe nga shtresat e zhytura në terrin e informacionit ata e dine mirë sepse:
1. Qëllimet janë jo të qarta
2. Raportet midis qëllimeve dhe mjeteve për të arritur këto objektiva nuk janë të qarta
3. Sepse nuk zotërohen metoda që të vihen ekskluzivisht në veprim
4. Sepse vetë administrata nuk i vlerëson drejt marrëdhëniet midis qëllimeve dhe mjeteve
5. Sepse gjithë klasa politike është e përçarë
Prandaj sot më shumë se kurrë vlerësohet organizimi dhe drejtimi, sepse problemi qendror i drejtimit është të pajtojë qëllimet e mëdha të vetë qeverisë me ato të individit. Si mund të arrihet kjo, nuk besohet se ka qenë deri tani shqetësimi i Atyre, që kanë ‘drejtuar’ këto 20 vjet nëse mund të quhet drejtim thjesht të qenit në krye të Këshillit të Ministrave. Nëse ekzaminojmë rrugët aktuale të zgjidhjes së dilemës së qeverisjes, konstatohet se ajo është bazuar në shmangien e supozimeve për sjelljen njerëzore.
Imazhi i individit vendos stilin e drejtimit
Kjo ilustrohet nga krahasimi i asaj që sociologët e quajnë “Teoria X” dhe “Teoria Y” Po citoj dy cilësitë, që sipas meje janë më kryesoret e supozuara nga “teoria x”:
• Shumica e njerëzve nuk janë të prirur për të punuar
• Shpërblimi është i vetmi motiv për të punuar
Po citoj gjithashtu një nga cilësitë e supozuara nga “teoria y”:
– Puna është aq e natyrshme sa ç’mund të jetë një lojë, në rast se kushtet do të ishin të favorshme
Pra qartësisht kuptohet se “teoria x” është me “kontroll të orientuar”, ndërsa “teoria y” me “motivacion të orientuar”
Asistentët e vendeve të zhvilluara të destinuar për në vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim trajnohen për të venë në veprim njerëz sipas teorisë X. Në vitet e para post-komuniste u bë objekt humori fakti, që asistentët e huaj u mësonin fshatarëve tanë sesi “vilej rrushi” apo ndonjë proces tjetër agrikulturor. Në fakt bashkëpunimi i strukturave shtetërore me këtë asistencë të huaj ishte inekzistente, pasi burokratët e rëndomtë e të rafinuar të administratës shtetërore nuk kishin dëshirën për bashkëpunim me këtë asistencë, për sa kohë kjo nuk sillte përfitim material për ta, prandaj të huajt të gjendur përballë një varfërie afrikane në fshat përdorën metoda të thjeshta të nxitjes për të punuar. Gjithashtu gra asistente nga Evropa u demonstronin grave të fshatit një mënyrë të të larit të ndërresave artizanale më pak të lodhshme se ajo e larjes me dorë, ndërkohë kjo shkaktonte të qeshura, pasi pritshmëria e grave të fshatit nuk pajtohej me këtë ndihmë. Ndihma në Shqipëri përkthehej automatikisht në atë monetare, dhe jo vetëm për arsye të sjelljes natyrore të njerëzve por gjithashtu për shkak të premtimeve të bëra nga politika si p.sh “çeku i bardhë” dhe kjo e pa qartësuar mirë në mënyrë të qëllimshme. Po sigurisht që nuk mund të shlyhet kurrë nga kujtesa jonë kolektive trauma e ngritjes dhe e rrëzimit të firmave piramidale një sistem i nxitur e i mbështetur nga qeverisja e atëhershme si një zgjidhje politike duke shfrytëzuar pikërisht sjelljen natyrore të shqiptarëve sipas ”teorisë x”. Por ama as nuk mund të harrojmë ardhjen në pushtet të PS mbi premtimin e kthimit të parave të groposura në firmat fantazma në masën 100%, duke shfrytëzuar në të njëjtën mënyrë si PD këtë sjellje të shqiptarëve sipas teorisë së lartpërmendur. Ndërsa në këto afro tetë vjet shqiptarëve u është hedhur si ushqim “ëndrra evropiane”, në mungesë të paaftësisë reale për të drejtuar vendin sipas një mënyre që të bashkojë këtë objektiv me ato të objektivave individuale të njerëzve.
Në ballafaqimin mes premtimeve dhe realizimeve të qeverive ngrihet gjithë mëria, mërzia, zhgënjimi i njerëzve që e kuptojnë se për të qenë i/e lumtur nuk mjafton të studiosh e të kesh rezultate të mira në mësime, por duhet të të krijojë qeveria siç e ka për detyrë kushte të përshtatshme në mënyrë që të ushtrosh me dinjitet e me integritet profesionin tënd apo biznesin tënd. Ka sot në këtë vend njerëz, që pas 20 vjet a më shumë pas përfundimit të fakultetit nuk kanë mundur dot të krijojnë një eksperiencë pune për faj të kësaj mënyre drejtimi të shtetit dhe në mënyrë paradoksale tregojnë vetëm mesataren e lartë të notës me mburrje dhe me të drejtë duke u bërë jo për faj të tyre edhe pak qesharakë në sytë e “mjeshtërve” me CV të mbushura plot në karrierën e tyre vertikale.
Për shkak të drejtimit të gabuar të vendit në këto 20 vjet njerëzit nuk marrin akoma dot pronat e tyre, nuk gjejnë dot drejtësinë që u takon, nuk marrin dot punën që u takon dhe u pëlqen dhe në fund fare nuk kanë dot dinjitetin e merituar sepse sado krenar e të papërkulshëm të jenë, nevoja për të mbijetuar i detyron qoftë edhe njëherë të vetme të trokasin në dyert e kësaj administrate krejtësisht të paaftë, pra i detyron të shohin në sy e të “respektojnë” njerëz që rastësisht janë ulur në atë karrige.
Në qendër të debatit sot në 100 vjet shtetit tonë është pyetja përse nuk bëhemi dot? –disa e shpjegojnë me sjelljen jo shtet formues të një njeriu të vetëm disa e shpjegojnë me sjelljen tonë si shoqëri, pra çdo shoqëri meriton qeverinë që ka, në ndonjë rast në mes të dëshpërimit të madh është hedhur teza me një besim të vakët se ndoshta po të vijë në pushtet ajo forcë politike, që të ketë dëshirën për të drejtuar në një mënyrë të tillë, që të nxisë shqiptarët që të punojnë, disa qëndrojnë në idenë se për sa kohë rrogat do të jenë të ulëta nuk duhet të shpresojmë institucione të forta e me integritet, por rasti TOTOZANI është një praktikë e sjellë si novacion (dikush pretendon se kjo nuk është shpikje sigurisht që novacioni nuk është shpikje) është një shenjë që na jep pak shpresë se në kushtet kur shteti nuk mund ti shpërblejë me rrogë të majme oficerët e ushtrisë, të rendit, gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tij civilë, profesorët, mjekët, mund të bëjë që një pjesë e shërbimit të tyre të gjendet tek parimi i nderit, që përfaqësohet nga titulli, uniforma dhe urdhrat e dhënë sipas konkurseve të bazuar në kritere e rregulla jo nga politika, por nga komisione të specializuar, derisa shteti të vihet në shina e rrogat të rriten në ato nivele ku këto “hile” të mos jetë nevoja të përdoren.
Nëse rast se “TOTOZANI ” do të kthehet në praktikë atëherë shitëset e reja simpatike e të sjellshme të supermarketeve të diplomuara në universitetet tona mund ti gjejmë recepsioniste nëpër spitale, sekretare dekanësh apo departamentesh në universitete, a në institucione të tjera ku vegjetojnë akoma në mënyrë të frikshme njerëz të padiplomuar e më keq akoma me arsim 8-vjeçar të shpërblyer për “numërimin” e votave, apo struktura të tëra të panevojshme si strehë qeniesh njerëzore pa kurrfarë dëshire për punë por vetëm rrëmbyes parash të buxhetit të shtetit, në emër të “zbutjes së problemeve sociale” , por në fakt janë kthyer në një azil të mirëfilltë
Qeveria e re që lindi pas 23 qershorit, ende nuk ka nisur nga puna, por nëpër Facebook-e ka ndonjë njoftim për njerëz te specializuar ne fusha te ndryshme. Ne fakt do ishte mire të kërkohej tek aplikimet që tashme PS i ka si bazë te dhënash, te cilat ne kohen e duhur do ti nënshtrohen konkurseve të standardeve evropiane, në kuptimin që komisioni të jetë mbi nivelin e konkurrentëve e jo siç ka ndodhur këto 22 vjet.
Asnje end ne bote nuk eshte ndertuar pa pune,pa zbatim ligji,pa ndeshkim
per fajtoret.Te mos presim qe c’do gje do te rregullohet ne nje dite sapo
qeveria e re te formohetpor, qeverise se re i kerkoj qe diten e pare te
zbatoj ligjin dhe kush ka bere faj te shkoj para drejtesise, kush ka gabuar te hap krahun per me te zotin .Shteti nuk behet me lutje por me
ligje. ZBATONI LIGJIN.
NJE OPINION ME VLERA AKTUALE PSE JO IMEDIATE
NJE OPINION ME ANALIZE AKADEMIKE
NJE OPINION ME FUQINE E NJE VULLKANI
NJE OPINION ME AVANTAZHIN E RIDIMENSIONIMIT
NJE OPINION REAGIMI DHE PERTERITJE
o Atdhe paske harru me e hjek capslock ne tastature, ra komenti yt me shtini me lexu shkrimin per dallim nga ti . se tafa njeher i lexon komentet tani shkrimin