Mbi shqipen e atyre që na udhëheqin

4 Gusht 2013, 16:53Blog TEMA
Mbi shqipen e atyre që na udhëheqin

Shqipja standarde dhe uniteti i kombit, i shprehur në ligjërimin publik të Edi Ramës dhe disa politikaneve te botes

Nga: Prof. Asoc. Dr. Valier Peshkëpia

Rruga e gjatë, e vështirë dhe e mundimshme, në të cilën ka ecur gjuha shqipe në përgjithësi dhe ajo letrare në veçanti të jep të drejtën legjitime që herë pas here të shohësh se si përdoret ajo, në ç’ formë e në ç’mënyra realizohet ajo, se ç’hapësirë ka ajo në universin e sotëm shqiptar politik, shkencor, administrativ etj.

Rilindja Kombëtare, ashtu si edhe Rilindja Evropiane, duke qenë se ishte një lëvizje me përmasa të gjera shkencore, politike dhe atdhetare, nuk mund të bënte përpara pa vlerësuar në shumanshmërinë e vet gjuhën shqipe në përgjithësi dhe atë letrare në veçanti, e cila jo vetëm do të unifikonte trevat shqiptare të copëtuara e të fragmentizuara nën pushtimin osman, por do të ishte një shenjë civilizuese e emancipuese per shtetin e ri shqiptar. Në këto vite u hodhën themelet e një shqipeje të njësuar letrare.

Veprat letrare artistike të Naim Frashërit, Çajupit, Pashko Vasës, Ndre Mjedës, Asdrenit, të Konstandin Kristoforidhit etj, provuan dhe lartësuan vlerat e shqipes letrare, krijuan terrenin e përshtatshëm etë favorshëm për shtratin, në të cilën do të ecte shqipja drejt unifikimit të saj të plotë.

Në vijën e vlerave më të mira te Rilindjes eci edhe Pavarësia Kombëtare që me ngjarje te tilla si ato të “Komisisë Letrare të Shkodrës” dhe të Kongresit të Lushnjës, i dha nje shtysë të fuqishme zhvillimit shumëfunksional të shqipes letrare dhe të përdorimit produktiv e funksional të saj në funksion edhe të unitetit të kombit.

E nisur me thënien lapidar “një gjuhë, një komb” nga gjuhëtarët, shkrimtarët dhe inteligjencia kosovare, ajo mori “vulën” e vet në tubimin e rëndësishem shkencor të saj, në vitin 1972, me “Kongresin e Drejtshkrimit”, ku shqipja letrare u afirmua si një gjuhë letrare e njësuar, e mbështetur në një “sui generis”, si një bashkëveprim midis toskërishtes letrare dhe gegërishtes letrare. Në funksion të kristalizimit të mëtejshëm të saj, u realizuan një varg veprash shkencore dhe fjalorë të tipeve te ndryshëm.

Më pas, në vitet ‘90-të e në vijim, u krijuan mundësi dhe hapësira të reja për të gjykuar me këndvështrime dhe konceptime te reja mbi vlerat e saj, mbi përvijimet, në te cilat ajo kishte ecur, për të korrigjuar te metat dhe per t’i çelur asaj mundësi të gjera zhvillimi.

Me referatet, diskutimet dhe kumtesat e shumta nga autorë të të gjitha trojeve shqiptare, u nënvizua dhe u kristalizua mendimi, ideja se ende ka shumë për të bërë në fushë të përpunimit dhe të zbatimit korrekt dhe shkencor të shqipes standarde si në : publicistikë, botime të karaktereve të ndryshme, në përvetësimin aktiv dhe të qëndrueshëm në prerje të ndryshme të niveleve shkollore, në respektimin e normës letrare në stile të ndryshme të përdorimit të saj e në mënyrë të veçantë në institucionet e rëndësishme të Shtetit ku edhe efekti social, politik e ligjor është shumë i madh.
Dihet jehona dhe ndikimi pozitiv i njerëzve me pushtet politik dhe intelektual në jetën e një shoqërie, në përvetësimin dhe zbatimin e një gjuhe letrare të njësuar. Kjo është një aksiomë sot në vendet e zhvilluara demokratike si në : Francë, Kanada, SHBA etj.

Gjuha standarde me zhvillimet e veta ka qenë një nga mjetet kryesore të politikanëve modernë për të shpalosur konceptet, pikëpamjet e idetë e tyre politike për të ndikuar fuqishëm në mëndjet dhe në zemrat e njerëzve, për t’i afruar ata  në platformat e tyre ideologjike, politike apo pragmatiste e në përfundim për të votuar pë ata, për rrugën, platformat në të cilën do të ecte vendi nën drejtimin e tyre.

Le të të ndalemi pak më konkretisht :

Po qe se analizojmë ligjërimet politike të disa prej liderëve më të shquar të bashkëkohësisë si : Bill Klinton, Toni Bler, Presidenti Obama etj. vëren se si ligjërimi i shkruar e në mënyrë të veçantë, ligjërimi i folur, dallohet për një ligjërim shprehës, emocional, për një leksik të pasur dhe me fjalë të gjetura për semantikën e tyre, çka i ka ndihmuar ata të përcjellin më mirë strategjitë e tyre politke, të krijojnë besim dhe entuziazëm tek masat votuese.

Në një vështrim panoramik të fushatës të realizuar në vendin tonë për zgjedhjet politike të 23 qershorit 2013, menjëherë kupton dhe bindesh për epërsinë e ligjërimeve politike apo intelektuale të liderit socialist Edi Rama. I edukuar me dashurinë për shqipen standarde dhe për rolin polivalent e funksional të saj në rrymë të viteve, nën shembullin e figurave më të mëdha të shqipes së njësuar si : Naim Frashëri, Faik Konica, Eqrem Çabej, Ismail Kadare, Rexhep Qosja etj. ai e ka kuptuar më mirë se të të tjerë liderë, rolin efektiv dhe me vlera shënuese në drejtim, jo vetëm të politikëbërjes, por edhe të realizimit të unitetit kombëtar, të harmonizimit të trevave dhe të rajoneve shqipfolëse, për t’u prezantuar përpara publikut votues edhe si  erudit në përdorimin funksional të gjuhës shqipe, si gjuhë standarde, civilizuese e si bashkuese kombëtare.

Në Universitete homologe europiane investohen odioteka për përvetësimin e qendrueshëm të gjuhës standarde dhe kjo e realizuar nëpërmjet zërit shprehës të aktorëve më të famshëm të këtyre vendeve e këtu vlen të shtrojmë pyetjen se përse gjithë ky investim në disiplinat e komunikimit linguistik?
Në Europë dhe në SHBA gjuha nuk është vetëm mjeti shprehës e komunikativ, por mjeti “armë” për të transmetuar këndvëshrimet, idetë, opinionet, për të harmonizuar raportin e ndërsjellë midis gjuhës dhe mendimit të “fshehur” në rrjetet semantike të trurit human dhe që më pas u shoqërua me shkenca moderne si psikolinguistika, neurolinguistika etj. ku në mënyrë të veçantë politikanët nën shembullin e psikolinguistëve të themeluesit amerikan Noami Çomski, e përdorën atë si një mjet komunikimi të shëndetshëm, produktiv e dallues midis njëri-tjetrit.

Mjafton të dallojmë linguistikën e përdorur në këtë dekadë dhe që majën e saj  arriti në këto zgjedhje politike, nga dy liderët kryesorë të politikës në vendin tonë. Në ligjërimin e Edi Ramës, të shkruar apo të folur, të duket sikur udhëton në veprat më të mira të Konicës, të ligjërimit verbal të Eqrem Çabejt mbi varrin e Bajo Topullit, në vitet ‘30 të shek. të kaluar, të ligjërimeve patetike të Memo Meto oratorit përpara pinjollëve të fashizimit, të porosisë së Androkli Kostallarit për të gjurmuar fjalën e rrallë shqipe, fjalën e brumit të saj për të efektuar njerëzit, ashtu si citonin Aleksandër Xhuvani apo poligloti Ndre Mjeda, për të bërë me vete intelektualët dyshues apo të pavendosur  reth fuqisë intelektuale të liderit transformues, për të ecur në gjurmët e Ismail Kadaresë si pasurues i shqipes nëpërmjet neologjizmave, mjeteve të shumta shprehëse dhe të transmetimit të semantikave variabël et
j.

Në krahun tjetër një model aspak kreativ në përdorimin e shqipes së njësuar, në vlerat e saj si shënuese e kombit dhe e unitetit të tij. Lexime narrative të mërzitshme, pa ndalesa, pa komunikim permanent me publikun që e ka ftuar ta dëgjojë, pa theksime logjike apo mekanike të fjalëve dhe të përbërësve të saj, çka të kujton gramatikën e “përroit të ndërgjegjes”, por që tashmë është e kapërcyer nga gramatika moderne e Çomskit, e cila është në fokus të ligjërime bashkëkohore e mbi të gjitha për polifunksionalitetin e tyre në shoqëritë demokratike e qytetëruese. Konstaton një leksik të shoqëruar me fjalë të përdorimit vulgar e negativist, larg formimit universitar dhe në kundërrrymë me dinamikën e fjalimeve të kolegeve të vendeve ku aspirojmë të bëhemi pjesë.

Lideri socialist në vijën e traditës më të mirë të vendit, të ligjëruesve ekselentë, të pasurisë linguistike në funksion të kontekstit politik dhe të shtresimeve sociale apo intelektuale, si një mjeshtër në raportin e tij me linguistikën, çka të kujton rëndësinë që u jepej në Europën e viteve 30-50 të shekullit të kaluar nga shkrimtarë, publicistë, psikologë, sociologë e politikanë forcës së fjalës, peshës së saj në zemrat e njerëzve të ndryshëm, krejt ndryshe, nga të gjithë të tjerët, vendos një standard të ri psikolinguistik me gjuhën standarde dhe shton bukurinë e saj, rrit funksionin e saj social dhe e përdor atë me racionalizëm për misionin e tij politik, rilindës apo ndryshues të vendit të vet në të gjithë veprimtarinë komplekse sociale, ekonomike e politike.

Mendoj se diskutimet për shqipen në përgjithësi dhe atë standarde në veçanti janë gjithmonë të frytshme e në mënyrë të veçantë, kur ato realizohen nga njerëz me formim të lartë shkencor linguistik, njohin mirë rrymat, shkollat dhe korrenetet linguistike në Europë e më gjerë.

Mendoj se gjedhja më e përsosur mund të merret krijimtaria e shkëlqyer letrare e Ismail Kadaresë, pasurimi që ai i bëri gjuhës standarde shqipe në të gjitha prerjet e saj dhe në mënyrë të veçantë në stilistikë, në neologjizma e tashmë ajo është afirmuar në dhjetra gjuhë të huaja ku shqipja standarde e përdorur prej tij është përkthyer.

Jam i mendimit se vetë natyra e intelektualit të vërtetë shqiptar, asnjëherë nuk ka qenë aq servile dhe aq konformiste, sa të pranojë në heshtje të plotë tipare e cilësi aq madhore sa është në këtë rast gjuha shqipe, simboli, për të cilin dashuria dhe sakrifica në shekuj kanë qenë të pamatë.
Shqetësimi i albanologëve më të njohur dhe i institucioneve të Akademisë së Shkencave e të Universiteteve e shkollave të larta rreth kësaj problematike me dimensione kombëtare është i motivueshëm dhe duhet të prekë e shqetësojë të gjithë, pasi gjuha kombëtare është pasuri dhe atribut i të gjithë shqipfolësve dhe për të në rrymë të shekujve është derdhur shumë gjak e janë bërë shumë sakrifica.

48 komente në “Mbi shqipen e atyre që na udhëheqin”

  1. Shaip says:

    Edi Rama duhet ti mbaje fjalite e shkurtra -nje mendim, nje theks llogjik, nje folje.

    1. paradox says:

      Nje theks llogjik, nje folje??? Cfare ka dashur te thote Shaipi valle? Vetem per faktin pse ti ke nje perqendrim mendor te shkurter duhet t’i mbaje Rama fjalimet e shkurtera? U bete te gjithe profesora ne Shqiperi, ik e bej dhe pune te tjera si murator hidraulik electricist etj.

    2. Tironci says:

      GJUHA JONE SA E MIRE SA E OMEL SA E DLIRE, SA E DASHUR SA E Q..E OOPS ME SHKITI GOJA.
      ME CFARE I KENA PUNU SHQIPES NE….. FAIKU, PETRO NINI, FAN NOLI ETJ ME SIGURI JANE RROTULLUAR KUSHEDI SA HERE NE VARR.

    3. Skypion says:

      Nga shkrimi i rremujshem i zoterise (ne nje stil tejet patetik, si ai i M.Pashajt)do te vecoj vetem paragrafin qe fillon:”E nisur me thenien lapidar ‘nje gjuhe nje komb’ nga gjuhetaret,shkrimtaret dhe inteligjenca kosovare…”.
      Qe ketu duket sheshit se c’fare niveli akademik paska profesori i asociuar!Berllog nivel!
      Dhe ,kjo ka te beje me dy gjera: e para,dhe me e rendesishmja,standardi i 1972,ishte nje vendim politik arbitrar i elites komuniste ne pushtet;kjo eshte e pranuar edhe nga figurat me serioze te gjuhesise qe e mbrojne kete standard.E dyta,spekulohet me mbeshtetjen nga Kosova;kjo eshte e vertete,por profesori i asociuar pas ideologjise se dikurshme nacional-komuniste,nuk e kuptoka apo ben sikur,qe qendrimi i elites kulturore kosovare te kohes,me shume sesa nje qendrim i mbeshtetur ne kritere rreptesisht shkencore te gjuhesise,ishte nje qendrim politik,patriotik i kushtezuar nga rrethanat e kohes.
      Megjithate ,do t’i kujtoja ketij zotnis ,se standardi i 1972 ka deshtuar;fakti qe 3/4 e popullsise mbareshqiptare nuk e kane asimiluar si te tille,e deshmon kete. Disa standardiste e dine kete,prandaj,kane dale me nje argument,me nje palo-argument,me nje qenef-argument,fyes per pjesen derrmuese te popullsise,se gjoja,”kane deficenca kulturore,prandaj nuk e kane pervetesuar standardin” ! Nje tip, qe mbeshtet nje qenef-teze te tille,eshte edhe Ardian Vehbiu,fobia e te cilit ndaj verioreve,kosovareve etj eshte e njohur,po aq sa c’eshte i njohur edhe qendrimi i tij kunder bashkimit me Kosoven(rrufjani e di se bashkimi me Kosoven,detyrimisht do te shtroje per diskutim dhe zgjidhje edhe ceshtjen e standardit dhe rivleresimin e tij).
      Standardi i 1972,ka sjelle shume pasoja negative,per trecerekun e shqiptareve,duke filluar nga ato thjeshte gjuhesore, deri tek ato kulturore,politike ,madje edhe ekonomike.Ka pafund shembuj per kete,por nuk eshte rasti dhe vendi.Megjithate,po ju jap vetem nje shembull qe ka te beje me letersine: shqiptaret e veriut i njohin shume mire dhe i kuptojne krejt poetet dhe shkrimtaret e medhenj(ose jo) te jugut.Krejt e kunderta ndodh me shqiptaret e jugut qe e kane shume te veshtire,per te mos thene te pamundur te kuptojne shkrimtaret dhe poetet medhenj gege(si Fishta,Camaj etj).Dikush mund te sjelle si kundershembull Migjenin;eshte e kote,sepse,Migjeni i madh ,prapeseprape nuk shijohet nga shqiptaret e jugut ashtu sic e shijon nje verior;kam lexuar me dhjetera shkrime mbi Migjenin nga profesore dhe doktore(nga jugu)qe flasin deri ne detaje per tekniken e tij,por duket qarte se ata flasin per Migjenin si per nje poet te huaj,qe e njohin mire,por qe gjithsesi nuk e kuptojne ,nuk e ndjejne ,nuk e shijojne sic e shijojne vendasit!
      Kur ,kjo ndodh me profesionistet e fushes,imagjino sesa mund ta perjetojne emocionin e poezise se Migjenit njerezit e thjeshte!Te gjithe ato recitimet me superlativa qe thuhen per Migjenin nga studiuesit toske,me shume sesa me gjenine e tij(te padiskutueshme),ka te beje me politizimin e mbrapshte qe i eshte bere atij,dhe qe vazhdon edhe sot e kesaj dite(mbrapeshtia e lige qendron ne faktin,se shpesh e perdorin per karshillek ndaj Fishtes…eshte me te vertete i neveritshem perdorimi qe i behet figures se gjeniut).
      Standardi i 1972 eshte ,te pakten keshtu sic eshte,ne grahmat e tij;lypset patjeter nje nderhyrje,per t’i dhene ate fluksin e pamate gege, per t’i frymemarrjen e nevojshme qe i’u nderpre me perdhune ne 1972.

      1. Toni says:

        Skypion (jo-afrikani) nese je ne Tiron, edhese nuk te njoh, deshiroj me te ftue si mik per kafe. Ia ke lujt trullin me ket koment qyrraveceve qe komentojne ktu. Tung

      2. tipi qe te njeh says:

        Skypion nuk do thosha asgje me teper ! Intelektuale te tille po e prishin Shqiperine. Marin kopetenca sa as hunda e tyre nuk i arrin. Do shtoja vetem kaq. Nuk besoj se do jape me intervista pas kesaj. Le te ri mes gupave firmato,se per gjuhetar,vetem po prish pune. C’fare dokra te tjera po i fut ky tip kosovareve per gjuhesine ?

    4. Mato Gruda says:

      Njoftim:
      Ky emision lajmesh do te transmetohet ne menyre te shkurtuar per te qene ne perputhje me aftesite tuaja intelektuale!

    5. Akademiku says:

      Dakort me ty Shaip!
      Edi Rama flet Shqip, mban ligjerate me shqipe te paster, por shpesh perdor fjali te gjata, me disa fjali nenrenditese njera pas tjetres. Kjo e ben degjuesin te lodhet!
      Patjeter qe e folura me fjali te gjata eshte gjithashtu brenda Shqipes, por degjuesi lodhet dhe nuk te degjon. Ka mundesi qe ai te flase me fjali “me te lehta” duke ndenjur brenda kontureve te Shqipes!

    6. Auron says:

      O Shaip!
      Nuk je shqiptar,por turk!!!
      Te pakten shkruaje sakte emrin “SHUAIP”!!!
      Dhe kerkon te japesh mend ti DALLKAUK ANADOLLI!!!
      Krahasoji fjalimet e Edi Rames me INJORANCEN E Sali Berishes dhe sidomos te Jozefina Topalles!!!

  2. asi says:

    Respekte profesorit.Nje analiz e holle por nbi te gjitha shume frymezuese.Uroj qe nivele te tille te jene me te shpesht, te pranishem me shkrime dhe pse jo dhe ne komente sipas temave ne kete gazete.

  3. Mark Gjonaj says:

    Une ju kuptoj mire profesor,por mos u nxito, se do te hapish probleme me gjuhtaret e Shkodres dhe te veriut, mos i bier gjoksit me poetet me te mire te jugut, se gjuhen nuk duhet ta kemi me kantone, krahinore; ata kane bashkpunuar dhe biles zotri, jane dhe themeluesit e alfabetit qe duhet te shprehte mendimet e te gjitha krahinave! Nese jeni i pavlersuar dhe doni nje karrike, jo me furca, drejtohuni direkt Kryeministrit te zgjedhur! Kjo eshte kocke e forte, qe deri tani nuk po e bluan veriu…, nuk duam t’i ngelet ne fyt as jugut as veriut; gjella ka shijen e mire jo se pergaditet(kooked) shpejt nga guzhinjeri, por tek elementet e saje perberse qe shprehe jetgjatsine dhe asortimentet ku duhet kerkuar!

    1. Arberor says:

      z. Gjonaj, me sa lexoj artikullshkruesi nuk ka permend vetem shkrimtaret tosk, por edhe ata geg si Pashko Vasa, Ndre Mjeda, etj.

    2. Nga larg says:

      Profesori ketu nuk e ka fjalen per perdorimin e dialektit te jugut nga Rama dhe te veriut nga ata te tjeret. E ka fjalen per perdorimin e sakte te gjuhes, pet ndertim te sakte te fjalive, per elokuence te te folurit etj. Po ta shikoni ai sjell shembull edhe Ndre Mjeden apo Rexhep Qosen te cilet nuk jane nga jugu. Ky eshte mendimi im.

    3. arsen says:

      O lalee…nuk ka fol per dialekte, por per gjuhen e MIRATUAR ME KONGRES!
      Per gjuhen qe mesohet ne shkolle dhe jo ne lagje
      Ka fol per KULTURE E JO PER ANTIKULTURE

    4. Rremi says:

      Nuk e di nje rast ku gjuha standarte eshte vendos me voten e popullit, ose ma mire te thush pasqyron te gjithe krahinat(dialektet)e nje vendi.

    5. TOMORRI says:

      O Mark :Beni perpjekje ta mesoni kete shqipen standarte si gjuhe te huaj,jo per gje por te komunikojme me mire;sepse nuk kemi si e mesojme gegerishten ne te tjeret.
      Gjuha standarte, ka zene peshe te konsiderueshme, qe ne gjuhen zyrtare te ashtuquajtures mbreteri e mbas luftes deri te kongeresi 1972 ku u saktesuan disa ceshtje te diskutueshme te morfologjise e sintakses.
      Gjuha standarte ua ka fajin disa disa zhgaravinave qe mezi kuptohen kur flasin?

  4. Del says:

    Pervec shkrimit qe vinte i kendshem dhe si nje shprehje e kultures (ne morine e shkrimeve rreth politikes), une vleresoj dhe gazeten tuaj, qe kohet e fundit sidomos, i jep hapesire ketyre shkrimeve. Ne standardin gjerman (vendi ku une studioj) peshojne shume shkrime te tilla, duke ia lehtesuar diten atyre qe hapin gazetat per tu informuar. E di qe lajmet duhen transmetuar, sido qe te jene ato, por kam dhe bindjen qe njerezit behen me te mire duke iu sjelle ne vemendje shkrime te ndjera ne lidhje me kulturen, artin, gjuhen, natyren etj etj gjera qe jane me afer njerezores, se aksidentet dhe vrasjet, te cilat per shkak te nje qeverisje te mbrapshte, jane realiteti jone i perditshem! Gjithsesi, duket sikur optimizmi i pas 23 Qershorit, ka ndikuar dhe nje ‘zgjim’ te kultures qytetare ne gjithe dimensionet e saj ?

  5. bullaromari says:

    Mirë bën që nuk ia përmend as emrin atij të çmendurit.

  6. Saimiri says:

    Po edhe Memo Meton ke futur ne nje thes me Cabejn o derezi, po ik mo tutje na ler me keto nostalgjira komuniste apo mos po pret te marresh QSA-ne ne dore?

    1. Toni says:

      Hahhha o Sajmir, me shkrive me kte koment… athua a e mbajne mend ende terbacjotet pushtin qe gerricej edhe me kushurirat e veta? Dihet qe ia keputen herdhet dhe ia futen nje hu ne prapanice per hyneret qe bente. Profi ketu na e permend si pende e shqyer (me fal e shqojtur)

  7. razo says:

    Ja nje mendje e ndritur qe na ben te turpurohemi me veten. Mendje te tilla duhen vleresuar, ka ardhur koha qe ketyre njerezve tu jepet rendesia qe ata kane por mbi te gjitha respektin qe ata meritojne ne shoqeri.

    Ju faleminderit

  8. plaku says:

    Me poshte keni nje ligjerim te mbajteses se, dy diplomave te marra ne universitetin e Shkodres dhe te titullit doktoresh e shkencave politike te mbrojtur nuk dihet se ku.

    “Topalli pas vendimit te pafajsise per 21 janarin ne kuvend tha :
    Jeni mësuar ju, se këtu 50 vite bënin prokurorin edhe gjykatësin edhe kërkonin t’i varnin në litar. Të njëjtët jeni, ti mund të jesh sekretari par i Tiranës po as si Xhelili nuk je, ik mor andej, kur flet gjykata ju duhet të mbyllni gojën, ju që flisni çdo ditë, pa pyesni pak Luiza Xhuvanin, a ishte nënë ajo moj zonjë që iu vra djali nga djali yt, mu më dhimbesh edhe ti moj, po don me fol ti, nuk është kinemaja kjo që kërkoni të varen në litar, ka drejtësi sot. Ti nuk ke faj, s’kam gjë më ty as me brezin tjetër, por parimit duhet ti qëndrojmë; flet drejtësia heshtni, ikni frikacakë, i çoni për t’i vrarë e pastaj ikni. Boll keni vra 50 vite ka ikur koha juaj.”

    Krahasojeni ju lutem me penen e Edit. Edi eshte nje fat per Shqiperine. Sipas meje ai ka bere gabim qe, ka vendosur te behet kryeminister. Kujtoni se cfare ndodhi me shkrimtarin e madh çek Havel. Ai u be nje kryeminister i zakonshem dhe Cekia dhe bota nuk pa me ndonje veper te tij letrare. Kryeministra ka shume por fatkeqesisht pena te fuqishme si e Havelit dhe Edit nuk ka.

    Kur Bethoven mori vesh se, Napoleoani kishte vendosur te behej perandor, bertiti : Mos !! Ai paska vendosur te zbrese !
    Per kete aresye ai i hoqi emrin simphonise Napoleonika dhe i vuri emrin Simphonia e tete.

    Pershendetje

    1. elinor says:

      Plaku, meqe jemi tek gjuha, meso se si perdoren presjet. Rregulli eshte qe, nqs hiqet pjesa e shkruar brenda presjeve, ajo qe ngelet duhet te rrjedhe logjikisht. P.sh., tek fjalia juaj “Kur Bethoven…”, po te heqim pjesen brenda presjeve, ajo qe ngelet eshte: “Kur Bethoven mori vesh se bertiti:….” Kjo nuk ka logjike, mik! Mori vesh se bertiti?? Kush bertiti, Bethoveni apo ndokush tjeter?!
      Trajta sakte do te ishte: “Kur Bethoven mori vesh se Napoleoni kishte vendosur te behej perandor, (ai) bertiti: Mos!….” Kupton?
      Artikulli eshte mjaft cilesor. Une jam dakord me komentin e pare qe Rama duhet te shkruaje me fjali te shkurta dhe me thjeshtesi — pa perdorur fjale te huazuara, por te shqipezuara, nga gjuhet e tjera. Eshte e panevojshme te thuhet ‘performanca’ kur krejt mire mund te perdoret dicka tjeter si ‘realizimi’. Te pakten jo pa u miratuar njehere nga organi autoritar i gjuhes.
      Fjalite e sterzgjatura te nje politikani, qe nganjehere jane nje paragraf i tere, nuk kane te bejne me mungesen e intelektit te lexuesit aq sa kane te bejne me efikasitetin e percjelljes se mesazhit te duhur. Percjellja e mesazhit eshte ne interesin e politikanit dhe jo te audiences. Askush nuk ka durim te duroje arrogancen e fjalive te pafund te nje politikani qe po mundohet te shpalose aftesite e tij letrare ne vend qe te fokusohet ne ate qe i intereson audiences ne te vertete. Ja, p.sh., mua as qe me intereson sa i afte eshte Rama te beje lojra fjalesh — ajo qe me intereson eshte cfare mund te beje ai per kete vend dhe si ka ndermend ta realizoje ate.

      1. plaku says:

        elinor,
        Une si profesjon jam inxhnjer elektirik. Ne se ju jeni nje specialiste e gjuhs shqipe kuptohet se, ju falenderoj shume per verejten. Ne te adhmen do perpiqem te mos ti beje me keto gabime.

        Mua personalisht me pelqen shume pena e Edi Rames. Kuptohet se forma ka rendesi por me e rendeshshme eshte brumi qe, ka Brenda shkrimi. Per mua ka me teper rendesi permbajtje se sa forma.. Mendoj se, ana gramatikore eshte nje mjet ndihmes dhe jo kryesorja ne nje shkrim.

        M.gj.ate , ajo qe thonie ju, eshte e rendesishme. Diku kam lexuar se, Xhurxhilli ishte nje manjak i vertete per sa i perket dreteshkirmit te fjalimeve ose shkrimeve te tij dhe ishte shume rigoroz me sekretaret e tij qe, i pregatisnin fjalimet.

        Per sa i pereket fjales performace mendoj se fjale “realizizm”nuk shkon fare. Ndoshta do perdorej dhe fjala “rendiment” e cila pervec se eshte fjale e huaj edhe kjo nuk shkon.

        Mos harrojme se edhe ne gjuhe te tjera si gjuha italjane, gjermane etj, jane futur tashme shume fjale angleze.
        Di qe, Hitleri dhe Gebelsi krijuan nje drejtori te posacme per “pastrimin” e gjuhes gjarmane, gje qe, koha trgoi se, ishte dicka e tepruar.

        Do t’ju isha shume mirenjohes ne se me thoni mendimin tuaj per ligjeraten e mesiperme te doktoreshes se shkencave politike Jozefina Topalli.
        Duke ju falenderuar per verejtjet dhe shkrimin, ju uroj nje jave te kendeshme.

        Pershendetje

  9. Dean says:

    Lere Shqipen e atyre qe na udheheqin,por merruni me Problemet e gjuhes Shqipe,profesor.

  10. Aleksandër Matrënga says:

    shume e bukur dhe me vlere,por edhe teorik dhe pa atakime.Sidoqofte presim edhe atrikuj te tjere rreth ketij problemi ,nga pikpamja shkencore.suksese.

  11. Andon says:

    Luli I Sales (apo I Enverit) dhe Olldashi jane oratore me te mire se Rama.
    Edvini flet shume keq, flet me rrokje. Ngjela gjithashtu flet rrjedhshem. Te tjeret nuk jane kerkund, si Topalli psh, qe duket se nuk ka respekt fare per gjuhen shqipe.

  12. e says:

    filluan servilet sikuer Edi te ishte Naim Frasheri
    popull pa dinjitet Ne se u zgjodh k/minister bukur fort te punoje mire se ka vullnetin e nje pjese te popullit
    mos ngrini kulte kot ai eshte nje njeri qe duhet te beje detyren
    c’jane keto

  13. Specialisti says:

    Faleminderit Prof.Peshkepia.Analiza juaj eshte e sakte dhe reale.
    Per komentuesin plaku, jam dakort me opinionin tuaj deri ne masen se Edi eshte fat per Shqiperine…e.sa per vendimarrjen e tij si Kryeminister le ti japim kohen e nevojshme. Ne ketu jemi e do kemi kenaqesine ta analizojme punene e tij…..Flm.

  14. Te Zhdukim Fjalet e Huaja nga Gjuha Shqipe says:

    O Profesor !!! Te lutem, para se te marresh mundimin te shkruash per shqipen e bukur, dhe mbreselenese te udheheqesve tane, pastroje njehere fjalorin tend nga fjalet e huaja, dhe pastaj hajde e na jep neve mesim. Ti flet per shqipen e Konices o i uruar, por harron se ne vend te “lider” thuhet jo rastesisht “udheheqes”, ne vend te “ekselente” thuhet “i/e shkelqyer|, “civilizuese” me “qyteteruese”, “homologe” me “gjegjese” (se di pse nuk me pelqejne keto fjalet qe fillojne me HOMO !!!). Dhe mbi te gjitha “Linguistike” me “Gjuhesore” (po flasim per gjuhen ketu apo jo ?!) Edhe njehere pra MESO MIRE SHQIPEN LETRARE ASHTU SIC DUHET, PA FJALE TE HUAJA, DHE ATEHERE URDHERO, JE I MIREPRITUR TE NA FLASESH PER SHQIPEN E UDHEHEQESVE TANE !!!
    GJITHE TE MIRAT!

    1. TIPI says:

      Skypion nuk do thosha asgje me teper ! Intelektuale te tille po e prishin Shqiperine. Marin kopetenca sa as hunda e tyre nuk i arrin. Do shtoja vetem kaq. Nuk besoj se do jape me intervista pas kesaj. Le te ri mes gupave firmato,se per gjuhetar,vetem po prish pune. C’fare dokra te tjera po i fut ky tip kosovareve per gjuhesine ?

  15. Dardan says:

    Të më falë zoti autor që po i kujtoj se të gjitha gjërat qe shkruan janë shumë të vërteta dhe fort të pëlqyeshme, vëç asaj që ka harruar se ligjëruesi më i spikatur, dhe më kohezivi (si i thonë në shqip, nuk më kujtohet tani)i unitetit kobëtar, mbetet nxënësi më i shkëlqyer i të gjithë atyre profesorëv e personazheve që cituat për gjuhën shqipe, është Enver Hoxha. Dua të them se duhet të jemi të ndershëm deri në fund. Ndryshe, dalin disa autorë si ajo vajza për të cilën tezja i propozonte nipit për nuse sepse ajo vajzë i kishte të gjitha, të gjitha gjërat e mira përveç një të mete shumë të vogël.

    (….. ishtë një çikë me barrë)

  16. qwe says:

    Ky qe ka shkruar artikullin me duket se ka me shume qellim perdorimin e llapes se sa te gjuhes.

  17. Labo Vlonjati says:

    Artikull me shumë vlera, madje nga të rrallët në këtë fushë kaq shumë të rëndësishme.
    Gjuha dhe Flamuri janë vetë Kombi.
    Dhe më duket s’ka vend për keqkuptime apo për ndasi, si thoshte më lart një komentues.
    Bëhet fjalë për gjuhën e standartizuar, gjuhën zyrtare, gjuhën e komunikimit mbarë botëror.
    S’ka vend as të flitet për nostalgji apo paragjykime të tjera e të merret si ngacmim emri i Memo Metos, një heroi të luftës së dytë botërore.
    Kjo vjen ndoshta nga mosnjohja e historisë mbasi duam s’duam ne Memo Meto mbetet një orator i jashtëzakonshëm që populli e ka futur në këngë :
    “…Memo Meto, oratori
    Natë e ditë, në veprim…”

  18. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    Zotni Prof. ne sot flasim e shruejme gjuhen e injorances moçaore, gjuhen e kolers se kuqe, gjuhen e krye moçalorit Hoxha. ju moçaloret nga kokqyteti e poshte jeni krenar per k’te gjuhe moçalore.
    ne verioret e kena per marre me fol k’te gjuhe. krenaria jone asht gjuha e Fishtes, Koliqit, Camajt, Pllumbit, Migjenit e shum e shum te tjere. e dime shum mire qe ju atje poshte nga moçalet nuk i njihni k’to emna su atje poshte njihni, Enverin, Prokopin, Kadriun, Lenken e shum e shum te tjere qe ishin pjese e injorances moçalore

  19. DARDHARI says:

    Me isakte persa i perket perdorimit te gjuhes shqipe me fjalimet bombastike ishte sharlatani dhekrimineli sali berisha qe mallkuar qofte.

  20. alban4eva says:

    mire e ke ti profesor, por ti vete i pari ne fjalet e para te artikullit e fillon me fjalen, “legjitime”.. a nuk do ishte me mire, e ligjeruar, ose e ligjshme?? dhe nuk dua te lexoj me poshte, sepse e di qe do kesh futur shume fjale te huaja..

  21. Ju lutem shume.! Sido qe te shkruani, sido qe te flisni, si do qe te debatoni. kujdes.Mos gjeni pune me drejteshkrimin. Lutemi poulli i Kosoves ka nje shprehje. “Mos prish punen qe ke nderce.” Kongresi i drejtshkrimit ka MARRE UDHEN E VET QE NE VITIN 1972. mE MIJRA STUDENTE NXEMES BRENDA VENDIT DHE JASHTE JANE MESUAR DHE KAN MBROJTUR DIPLOMAt e tyre me ket drejteshrim. Une jam tersisht kunder nderhyrjes ne drejtshkrim. Me duke sikur po vrasim mijra e mijra studente nxenes brenda dhe jash vendit qe jane kualifikuar dhe vazhdojn te kualifikohen me kete gjuhe. Me vjen shum keq.Une kam degjuar Sami Rrepishtin sapo ka zbritur per her te pare ne Shkoder, Ai ka ngritur dy porobleme te medha dhe shume te rrezikshme. Demokracia sipas tij duhet te beje dy gjera. 1. Ne cdo shtyll te dritave te vare nga nje komuniste 2. Te ndryshoi drejtshkrimin. Fatmirsishte nuk u be ase njera ase tjetar se po te beheshin keto duhewj te varshin me pare Sali Berisha, Gramoz Pashko,Azem Hajdari dhe ter komunistat demokrat qe dualen se u mbaru lopa e PPSH dhe filluan te mjelin lopem e PDSH deri tani. Keshtu nuk duhet te ushqejme me asnje iluzion per drejtshkrimin eshte i vetem veper qe na la sistemi i kaluar qe i sherben bashkimit ton kombetar. Cdo nderhyrje ne ket drejtim me shum prish se ndreqe. Mos gaboni leni menjeane intersat krahinore dhe meskine . Kongresi i drejtshkrimit ka zgjedhur nje mesatare nga te gjith travat e shqiperise dhe eshte kohe e humbur te diskutosh me per probleme te tilla.

  22. kel ukaj says:

    Sipas Bibles njerzit vendoset te ndertojne “kullen e babilonit” te larte deri ne qiell. “Zoti”, qe Une nuk e besoj e shembi “kullen” dhe njerzit filluan te flasin gjuhe te ndryshme dhe nuk kuptoheshin me. Me pelqen simbolika. Pra gjuhet e shumta jane nje pengese ne zhvillim. Sa me shume njerz e flasin nje gjuhe aq me i forte eshte ai shtet ose komb. Per ne shqiptaret eshte krejt e kunderta. Ne shqip nuk merremi vesh, Gjirokastritçe jo, Tropojançe jo, atehere çfare te bejme? Ta dhjesim fare shqipen, a nuk do te ishte ne interes te gjeneracioneve te ardhme? Mendoni more te shkrete se gjuha eshte gjeja qe as na intereson fare, na duhet nje gjuhe qe na lehteson komunikimin e perparimin e jo regresin e ngatrresen. Shqipja eshte gjuhe e regresit dhe e ngaterreses Une mendoj se eshte nje mallkim per te gjithe shqipfolesit nje pengese deri me sot per qyteterim.

  23. Marin says:

    Pershendetje Plak, jam gjithnje nje “nxenesi” yt. Me pelqen shume krahasimi me Havel, por ndoshta ai nuk e ka pasur kembenguljen e Edit, shpresoj te ja kete vlejtur qe Edi ju fut politikes, ndersa thenien e Bethovenit e kam lexuar, por me duket se simphonine Napoleonika e zevendesoi me Helenika apo? Nese me lexon te lutem mos perto te ma saktesosh, ndoshta une e ngaterroj.

    Gjithe te mirat te uroj

  24. AlbFlorida says:

    Nuk jam aspak dakort më shkrimin e mesiperm.Profesori ben më shumë servilin e Rames.Nuk vlereson aspak ato që drejtuan dhe krijuan alfabetin shqip në kongresin e Manastirit.Permend disa shkrimtate që i kishte zgjedhur diktatura komuniste dhe harron kontributin e te tjereve qe u përsekutuan nga diktatura sikur ishte Homeri i kombit shqiptar Gjergj Fishta.Flet pa pike turpi e vlereson kongresin e drejtshkrimit shqip në 1976 ku diktatura komuniste u mundua ta varroste përfundimisht gegnishten duke e quajtur gjuhe reaksionate dhe dukë perdorur pseugjuhetare antishqiptara siq është Regjep Qosja që nuk shikon nga Europa por nga vendet islamike qe e paguajne.Shqipëria nuk do të kete kurre gjuhë standarte kur politikanet zgjedhin një gjuhë minorene sikur e zgjodhi Diktatori Hoxha toskeristen.Shume vete nga Shqipëria e Jugut fhone se nuk ju kuptojme ju të Veriut kur flisni ndersa të Veriut i kuptojme, tani kush di më mire shqip? Tani më hapjen e Shqipërise nuk besoj se do rë kete më paqe por dasi te tmerrshe veri-jug sepse miliona shqiptare në mergim do iu mësojnë femive të tyre dialektin e tyre ku mbizoteron në raportet 1me 5 gegenishtja dhe gjuha letrare e vendosur në diktaturen komuniste do filloje te shuhet derisa te vdese .Ndaj gjuhëtaret duhet të mbidhen e te krijijnë një gjuhe të re te njesuar ku toskerishtja dhe gegerishtja të jenë të barabarta.

  25. Bill says:

    Na duhen sh analiza te tilla,te lartesojme gjuhen qe e kane ulur ne baltrat e injorances.Pergezime autorit!

  26. engjell says:

    Shkrim i mire dhe me mjaft interes per kedo qe do te jete “i paster,i thjeshte ,i dashur me komunikuesin ”
    Mendimi im per shume politikane duke filluar nga plaku zevzek ,ne kete fushe jane vetem ca brashnjare qe fyejne ata me te cilet komunikojne me nje gjuhe qe nuk arrin ta ndash ne se eshte shqip ,anglisht ,frengjisht e tj, si dhe nje paraqitje fizike krejt te shemtuar ,shemtiren e te ciles e shumefishon edhe gjuha qe perdorin.

  27. Mark Gjonaj says:

    ARBERORIT:

    Dakort me vrejtjen.Kurr nuk mendoj me bere dallim veri jug, por Veriu,per shkak te miratimit te standartit, mbetet nje shkalle me poshte!Po qe per mua,eshte kjo e sotmja, sepse mbas disa vjetve nuk do ta kimi fare, gjuha dhe kultura, shkojne ne muzeumin e Evropes, e cila do te flase gjuhen e votuar!

  28. Skypion says:

    Pse nuk mi postoni komentet o njerez? A duhet patjeter qe te fyej dhe te shaj rrugacerisht,sic ben pjesa derrmuese e komentuesve,qe te me postohen komentet?!

  29. Zani Burimi says:

    Ju pergezoj, profesor! Falenderoj dhe Temen per punen qe po ben per shkrime te Mira si ky.
    Analiza eshte e holle dhe i gezohem faktit qe nuk eshte marre me te ikurit.

  30. Ibrahim says:

    Pershendetje Profesor ! Artikullin tuaj e pelqeva pa mase, mbasi pasqyron koncepte moderne europiane mbi gjuhen standarte dhe per rolin e madh qe ato luajne per emancipimin e shoqerise, unitetin e saj si dhe per rolin polifunksional qe ato luajne per strategjite politike te liderve te vertete me pikpamje bashkekohore.
    Urojme qe shkrime te tilla te vijne ne mediat tona dhe jo shkrime te pista si ato te mercenarit artan hoxha dhe grupit te tij.
    Edhe nje here urime dhe suksese, duke ju bere thirje lexuesve te ketij shkrimi te thellohen me shume per te kuptuar idete dhe mesazhet qe transmeton ky artikull.
    Me respekt Ibrahimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje