Zoti Berisha, lëreni Lulzim Bashën të bëjë detyrën e kryetarit të PD-së!

2 Gusht 2013, 11:54Blog TEMA
Zoti Berisha, lëreni Lulzim Bashën të bëjë detyrën

Berisha e Basha në ditën pas 21 janarit 2011

Nga Ferdinand Agalliu

Ish- kryetar i Partisë Demokratike, Fier

 

Në 23 qershor Partia Demokratike humbi zgjedhjet e radhës për përbërjen e legjislativit të ri.

Të fituar dolën socialistët e majëe të Edi Ramës, së bashku me një fraksion të po kësaj partie, të udhëhequr nga Ilir Meta.

Ata arritën një mazhorancë dërrmuese, e aftë për të marrë vendime domethënëse në parlamentin e ardhshëm.

Në mënyrën më të qytetëruar, kryeministri Berisha pranoi humbjen e partisë së tij në këto zgjedhje, dhe ashtu siç e kërkon rregulli në botën e civilizuar, bëri dorëheqjen nga funksionet e drejtimit të Partisë Demokratike, themelues i së cilës ai është që nga dhjetori i vitit ’90 të shekullit të kaluar.

Janë të panumërta rastet, kur drejtues të shteteve me hapësira të pamasa dhe traditë të madhe lirie, janë ndodhur në një situatë të tillë (krejtësisht normale dhe aspak turpëruese në kushtet e demokracisë), të cilët kanë humbur zgjedhjet dhe janë larguar nga drejtimi i punëve.

Si rregull, ata kanë gjetur zgjidhje jashtë funksioneve partiake. Nisur nga ky fakt, është në nderin e tyre, po ashtu në këtë rast edhe të zotit Berisha, që pasardhësit t’i krijohen të gjitha kushtet për ta çuar autoritetin e tij drejtues në nivelin e domosdoshëm.

Një postulat në politikë thotë: vetëm politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit mendojnë për brezat e ardhshëm.

Për të ilustruar këtë fakt mund të merrnim si shembull shumë drejtues si Bush, Klinton, Bush (i riu), Mejxher, Bler, Miteran, Sarkozi, Kol, Shrëder, D’Alema, Micotaqis, Papandreu, Jelcin e shumë e shumë të tjerë, të cilët kanë gjetur zgjidhje dinjitoze pas largimit nga funksionet drejtuese, duke u marrë me aktivitete nga më të larmishmet, thellësisht të dobishme në funksion të trashëgimisë historike dhe vlerave muzeale, kaq të nevojshme për transmetimin e eksperiencës politike në brezat pasardhës.

Ata e kanë ditur mirë se marrja e tyre me një aktivitet politik në favor të partisë që kanë drejtuar, pas dorëheqjes së deklaruar, jo vetëm nuk është në lartësinë e figurës së tyre, por ajo përbën një rrezik real për të ngushtuar hapësirat e mendimit të drejtuesve të rinj në gjetjen e zgjidhjeve të domosdoshme për një rikthim sa më të shpejtë në drejtimin e punëve të shtetit.

Ndaj, besojmë se për aq kohë sa të tillë udhëheqës si zoti Berisha, do të vazhdonin të drejtonin në hije punët e partisë, me keqardhje mund të vihej në dukje se steka e vështirësisë për drejtuesit e rinj do të ngrihej pa ndonjë arsye të shëndoshë në kufij të lartësive të pakapërcyeshme.

Besimi në aftësitë e brezit pasardhës përbën një nga problemet më të mprehtë për individë të fortë si zoti Berisha, të cilit vitet i kanë forcuar bindjen se lënia e punëve në dorë të njerëzve pa eksperiencë është një rrezik real për aktivitetin shoqëror dhe partiak.

Tipa si zoti Berisha kanë bindjen e patundur se pa një kujdes  maksimal për çdo punë nga ana e tyre, vetëm rastësia do ta shpëtonte shoqërinë nga ndonjë hata, ndaj t’i largosh njerëzit si ai nga zakoni për të kontrolluar imtësisht çdo gjë, është një punë me të vërtetë e vështirë.

Kuptohet, përballë këtij problemi ndodhet Basha. Kjo, natyrisht, është sfida dhe njëkohësisht fatkeqësia e tij më e madhe.

Sado paradoksale në dukje, mendoj se vetëm zoti Berisha mund ta zgjidhë këtë situatë.

Është ai, dhe vetëm ai, që mund ta çlirojë PD-në nga prangat e tij.

Të gjithë të tjerët mund të ndihmojnë me ç’të mundin, po të jetë se ai realisht është i interesuar sadopak për këtë proces.  Por a është i gatshëm shpirtërisht zoti Berisha të ngrihet në këtë nivel që kërkon koha?

Kjo, mendoj, përbën problemin më të mprehtë aktual për PD-në.

Mendoj se kjo përbën një arsye të mjaftë, që çdo njeri, i cili ia do të mirën këtij vendi, duhet të kontribuojë urgjentisht për t’i dhënë mundësi këtij individi për t’u marrë me diçka tjetër tejet të dobishme, jashtë punëve të PD-së.

Por sidomos në përputhje me nderin që i jep aktiviteti i tij shumëvjeçar.

Është për këtë arsye, që zotit Berisha duhet t’i bëhet e qartë se nuk është aspak e nevojshme t’i bjerë murit me kokë duke qenë po ai në drejtim të punëve për të risjellë PD-në në pushtet.

Ky lloj aktiviteti për të tashmë ka vdekur.

Berisha duhet ta kuptojë se është deklarata e tij e dorëheqjes ajo që e largoi përfundimisht nga ky lloj aktiviteti.

Po ashtu, mendoj se zoti Berisha duhet të demonstrojë se është po në nderin e tij që këtë kapitull ta quajë të mbyllur.

Jeta është shume e gjerë dhe e larmishme.

Aftësitë e tij janë të pashtershme për të qenë shoqërisht i dobishëm.

Së fundi, këtë presin nga ai të gjithë ata që sinqerisht duan të mbetet në histori çdo arritje pozitive e tij në dobi të vendit që e lindi dhe e rriti.

22 komente në “Zoti Berisha, lëreni Lulzim Bashën të bëjë detyrën e kryetarit të PD-së!”

  1. Dean says:

    Qysh mer ta leri Lulen?
    Pse kot e ka vu ne ”krye”,Baca?

  2. liri a vdekje says:

    po merret berisha nuk e shikon 18 ORE NE FACEBOOK DUKE I DHENE DREJTIM PARTIS PER TE ARDHE NE PUSHTET KURR .

    1. Meto says:

      Pse jo 19 ore? Ai i ka energjite. Ai deklaroi 18 para proves se notit ne det. Prova tregoi se ai eshte me ifuqishem akoma. Pune te mbare Sale!

  3. fatbardh says:

    Nuk e kuptoi pse duhet ti kerkohet Berishes te largohet kur kryetari i ri pranon se ai eshte i pazevendesueshem.Problemi i nje partie nuk eshte problemi i qytetareve shqiptare te cilet kerkojne te qeverisen nga njerez me dinjitet.Si qytetar i Tiranes kerkoi te qeveriset Tirana e cila ka kohe qe nuk ka bashki.Kur ti nuk qeveris dot Tiranen si mund te kerkosh te qeverisesh Shqiperine.Modeli i Kandaharit nuk mund te jete modeli i Shqiperise.

  4. bruxelles says:

    po pse mor berish nuk e ben plazhin ne vlore te kishe mar ndonje plumbe rikoshet sena ke çar trapin .keq ardhje per te tre viktimat e vlores

  5. Genti Metaj says:

    Basha dhe reformimi i Partise Demokratike!

    Fundfinishi i qeverisjes se Partise Demokratike po afron dhe natyrshem po afron dhe koha e bilanceve te saj perfundimtare. Bilancin e qeverisjes 8 vjecare te se djathtes me shume se kush duhet ta beje vete ajo dhe natyrshem analizen me te thuket dhe te thelle duhet ta beje vete Partia Demokratike.

    Ditet e fundit shtypi shqiptar duket se e ka harruar rendesine e zhvillimeve ne PD dhe eshte fokusuar kryesisht ne “ankthin” here te justifikuar dhe here te deshiruar, ate te carjes apo jo te Partise Demokratike pas lenies se qeverisjes ne fillimmuajin e shtatorit. Ndoshta ka ardhur koha te rikujtojme se PD eshte vlere e shoqerise sone si politike ashtu dhe shoqerore. Me ngjitjet, zbritjet, arritjet dhe lajthitjet e saj, Partia Demokratike here ka qene oguri i mire per shqiptaret, here ka qene katrahura e saj zhytese.

    Pyetja qe me shqeteson me shume sot eshte se cila do te jete e ardhmja e Partise Demokratike? A do te mundet ajo te degjoje te gjithe zerat qe gelojne, zhurmojne, kerkojne, klithin e therrasin ne mesin e konglomeratit te saj, apo do te vazhdoje te jete nje parti autoritare dhe perjashtuese? A do te vazhdoje Partia Demokratike traditen e saj te vjeter, ate te izolimit dhe largimit te zerave ndryshe, apo kreu i ri Basha do te vendose mbi shina te reja trenin e vjeter?

    Sipas atyre qe po ndodh ditet e fundit ka gjasa qe shanset te jene 50% me 50%. Zgjedhja e L. Bashes ne krye te PD-se eshte kontestuar nga figura te rendesishme te saj.

    Nuk behet fjala as per deputetet qe nuk u futen ne lista, as te ndonje politikani provincial, por te numrit dy te partise dhe njerit nga njerezit me besnike te ish-kret Berisha, Zotit Astrit Patozi. Qendrimi i S. Olldashit, paqese mund te interpretohet si qendrim normal i nje humbesi le vend per reflektim.

    Olldashi ishte nje nga figurat me te rendesishme te qeverisjes, nje njeri qe shijoi dhe drejtoi shume dikastere te rendesishme ne qeverisjen e 4 viteve te fundit. Po t’ju shtosh ketyre dhe deklaratat e M. Dodes e shume thashethemnaja te tjera ne PD, nuk eshte fort e veshtire te konstatosh qe tenxherja “demokrate” po vlon me shume se c’pritej nga Berisha dhe Basha.

    Ne keto kushte Lulzim Basha ka dy rruge: E para dhe me e rendesishmja eshte krijimi i nje identiteti dhe autoriteti te mirefillte si drejtues i forces opozitare shqiptare. Megjithe hijen e rende te Sali Berishes, Bashes do t’i duhet nje ore e me pare te marre distancen si lider i PD-se. S

    igurisht qe kjo nuk do te jete e lehte, aq me teper kur gati cdo dite Berisha perserit se do te luaj rol madhor ne politike (Do te bej politike 18 ore ne dite, perseriste ai edhe sot ne shtypin e dites), por sic e tha dhe Besnik Mustafaj, Bashes do t’i duhet t’i vere kufi Berishes. Ne rast se ai do te vazhdoje te drejtoje nen hijen e liderit historik, Basha rrezikon jo vetem moskrijimin e identitetit dhe personalitetit politik, por lenien ne nje kohe te gjate te se djathtes ne opozite.

    Ne vazhdimesi te kesaj logjike, Basha duhet te beje nje ore e me pare riorganizimin e Partise Demokratike duke filluar me nje analize te thelle te humbjes spektakolare te partise se tij. Une shpresoj se akuzat per vjedhje votash nga ana e ish opozites socialiste, jane show i momentit deri ne certifikimin e rezultateve, sepse eshte qesharake te mendosh se PD-ja humbi pushtetin nga manipulimi dhe vjedhja opozitare. Jo, PD-ja duhet te shohe te vertetat ne sy dhe te marre pergjegjesite e saj. Lulzim Basha duhet nje ore e me pare te ringreje forumet drejtuese te PD-se, te riorganizoje seksionet e saj ne cdo kend te Shqiperise, te listoje anetaresine dhe te filloje jeten opozitare mbi baza te shendosha.

    Nje tjeter element analize, ndoshta me i rendesishmi eshte riorganizimi i degeve te PD-se ne rrethe. Ishte ndoshta kjo e fundit qe i dha asaj gotitjen fatale, po te mendosh se kryetaret e PD-se ne rrethe u bene “faraonet” e shoqerise. Arrogance, korrupsion, lufte klasash dhe lufte brenda llojit karakterizuan qeverisjen e 4 viteve te fundit te PD-se. Po t’i shtosh kesaj te fundit, mosfunksionimin, bile mosekzistencen e kontakteve me qendren, i bie qe Shqiperia kater vitet e fundit ka funksionuar njesoj si pushteti popullor i partise se punes.

    Lulzim Basha duhet te vetedijesohet per nevojen urgjente te PD-se per rinovim. Kjo nuk do te thote te evitohen, eleminohen apo harrohen vlerat e saj tradicionale, por ama eshte koha per thithjen e energjive te reja, njerezve te paperlyer dhe vlerave te verteta te se djathtes. Midis te tjerash ja vlen te theksohet se tash e tutje Basha ka shansin e rinovimit te Partise Demokratike. Pavaresisht se deklarata e tij ne lidhje me qeverine e re ishte negative dhe u perpoq te “joshte” eksperiencen shteterore dhe vlerat serioze te Partise Socialiste, Basha duhet te jete i vetedijshem se elita politike heret a vone duhet te ndryshoje.

    Rrotacioni ne politike nuk eshte vetem rrotacion i te majtes apo te djathtes, por dhe nje rrotacion energjish, idesh, fytyrash te reja dhe te pakonsumuara. Edi Rama u perball me jo pak rezistence nga rradhet e tij ne 8 vjet opozite, por ai arriti te ndryshoje gati rrenjesisht PS-ne dhe “te imponoi” nje “kaste te re” politike ne krye te saj. Eksperienca, vazhdueshmeria dhe “senatoret e politikes” jane vlera te pashmangshme, por vlera e shtuar mbeten prurjet e reja, vizioni per te ardhmen dhe modernizimi i arenes polike, rifreskimi apo rrotacioni i saj i brendshem.

    Rruga e dyte e opozitarit Basha eshte ajo qe ka ndjekur nder vite paraardhesi i tij Berisha. Ish kreu i PD-se ka ditur te mbaje rreth vetes nje rreth te ngushte dhe te fuqishem njerezish duke bere te mundur “mbreterimin” e tij pa asnje lloj moskokecarje ne PD.

    Partia Demokratike “ka lindur” shume particka te vogla nga gjiri i saj dhe pavaresisht perkatesise se tyre te djathte, jo rralle i kane shkattuar probleme. Shembulli i fundit eshte FRD-ja e ish-Presidentit Topi, e cila vetem ne Tirane i mori 10 mije e kusur vota. Pra Basha mund te mbaje si opsion “opoziten” berishiane duke filluar (sic kemi patur rastin te lexojme ne shtyp dje dhe sot) me bojkotimin e parlamentit diten e betimit te qeverise se re, protestat e vazhdueshme duke mos evituar politiken e “rruges”, perjashtimin apo izolimin e zerave kunder (thene ndryshe mendimin e lire ne gjirin e saj), etj.

    Kjo filozofi do te binte ne kundershtim me thashethemnajat se Basha midis te tjerash synon bashkimin e te djathtes dhe ringritjen e saj mbi baza te shendosha. Asnje zyrtar i PD-se, apo thjesht anetar, simpatizant ose fanatik nuk mund te ngryset demokrat dhe te gdhihet armik.

    Partise Socialiste ju deshen plot tete vjet per t’u riformuar, riorganizuar, ripushtuar vlefshem arenen politike, por mbi te gjitha 8 vite per tu kredibilizuar ne sytre e elektoratit te saj. Ne te njejten kohe ju desh te “hante turpin me buke”, duke kuptuar se bashkepunimi me LSI-ne dhe 30 parti te tjera djathtas e majtas ishin e vetmja rruge per te ardhur ne pushtet. Kete gje do t’i duhet te beje dhe Bashes, i cili eshte “i denuar” te themeloje jo vetem PD-ne, por krejt te djathten shqiptare!

    Kreu i ri i PD-se duhet te kete parasysh se pavaresisht eksperiences reformuese te PS-se, specifikat e dy poleve jane krejt te ndryshme. Pra Basha duhet jo vetem te mos kopjoje Berishen dhe epoken e tij, por as te mos frymezohet kryekeput prej Rames.

    Detyra e pare e tij eshte rikthimi i besimit tek Partia demokratike si parti e vlerave te djathta, si parti vertet demokratike dhe pluraliste. Rikthimi ne gjirin e saj te te pakenaqurve dhe te lekundurve, mbeshtetja dhe politikberja moderne, larg klaneve, despotizmit, krahinorizmit dhe ndarjes. Ka ardhur koha qe PD-ja te mos etiketohet me si parti e tij apo ketij, por si vlere kombetare, pa te cilen demokracia nuk mund te jetoje.

    Basha nuk duhet te gjykohet apo paragjykohet sot dhe tani! Le t’i leme kohen dhe ta lejojme te beje punen e vet. Koha dhe sfidat e ardhshme ne opzite, ne zgjedhjet e ardhshme, ne realpolitiken e kater viteve qe vijne do te jene gjykatesi i tij me i mire!

  6. Doni ALBO says:

    Lul basha do ti beje social-komunistet ta dojne berishen, sepse Basha do i lere me gishta ne goje dhe ne b… ne te ardhmen.

    1. Sali Baba says:

      Saliu e kupton doreheqjen si tallje bythe me partine dhe Lulin. ai beri gjoja sikur u dorehoq dhe konstatoj se nuk mbeti servil pa qare, imagjinoni sikur ta kishte dhene doreheqjen prej verteti kushedi se sa qaramane do kishin varur veten.

  7. Korcarivip says:

    Po gjithe keta ish drejtues shtetesh qe zoteria permend nuk Jane zhytur ne batakun e korrupsionit, API si luli qe si wars man u fsheh mbrapa baces duke u mbrojtur me procedure. Gjithashtu asnje nga keta ska vrare kater të pafajshem sic ka bere cifti luli-Sala. Keta e shterngojne njeri tjetrin se kane frike nga drejtesia popullore

  8. Zymbyl Aga says:

    Mirë Fredi, mirë kërkon që të mos bësh tetanoz këtë radhë se të ka qëlluar gozhdë me ndryshk.

  9. Agroni Detroit MI says:

    Berisha duke folur me fermeret shqiptar:
    Ju them sinqerisht se po mos te kisha studjuar per mjekesi , te punoja si fermer xoxoxoxo te ishte nje nga kenaqesite me te medhaja te mijat.

  10. Ky Luli mua me duket nje femije i lumtur. Akoma s’ ka kuptuar se eshte nje lolo.
    Ne Bashki ka 2.3 muaj dhe nuk ka bere asgje. Tani shet edhe tangallek. Ben si i fort. Puno. Leri budallalleqet. Per kaq kohe paraardhsi beri mrekullira. Pse kujton se do na i hedhesh me ato daljet e komentet e tua pa bereqet.

  11. Kryetari says:

    Ejjjj, cfare kerkon ti mor a je ne terezi, ai nuk po i liron zyren e jo me te lere ta bej at pune qurrashi i tij. Pse per cfare e emeroi ne ate detyre, apo nuk e keni kuptuar akoma ju ?. Thjesht figurant do jete lulushka, drejtimin e partise e ka vetem “SKENDERBEU” i shqiptareve.

  12. boing777 says:

    o ferdinand sa sje von gjej naj parti te djatht te pasater…mos bej llam llam kot ajo sesht partia demokratike ajo esht partia familjare e vucidolit….nuk ka shans njeri ne ate parti ti degjohet zeri or lu miku kembet sa sje von se te erdhen kamikazet e e te futen me naj thes.

  13. georges says:

    Te marri shembul nga ndryshimet ne Papat (Vatican)! por ky eshte derr maloku kujt i them edhe une.

  14. besniku says:

    Edhe ky eshte “terhqur” dhe tani e tutje do te merret me jeten private: Shpalosjen e urrejtjes dhe te percarjes ndaj cdo gjeje, pervec familjes se tij. Perse, a nuk eshte terheqje kjo? Per kete, ai po merr me vete (ose me mire po heq nga ish zyra e tij ne kryeministri, te gjithe dokumentet “e veta” (qe do te thote, te gjitha dosjet qe u ka hapur te veteve – deputeteve, qeveritareve, drejtoreve dhe te gjithe punonjesve te administrates se tij, madje edhe militanteve) dhe po i con ne zyren e tij ne PD. Po merr edhe dosjet e bashkepunetoreve (spiuneve te ish-sigurimit te shtetit, si edhe ate te Jozefines dhe te Artan Hoxhes) per t’i patur me vete ne zyren e PD, per t’i perdorur edhe ne te ardhmen dhe per t’u bere presion ndonjerit qe mund te luaje bishtin. A dini perse ky njeri nuk mund te shkeputet dot nga partia e tij, sepse nuk di te beje asgje tjeter, sic permendet ne kete artikuj per politikane e udheheqes te shteteve te tjera. Ky di vetem te lehe, te vrase, te vjedhe dhe te nxjerre vrer nga bythgoja e tij e felliqur. Por me mire keshtu, qe shqiptaret te kuptojne se cili eshte dhe ka qene udheheqesi “legjendar” qe ka udhehequr kete vend. Udheheqes mjeran, i qelbur dhe ii neveritshem, deri ne skajin me te larget te mundshem. Tani ka dhene urdher qe te fotokopjohen dokumente te arkivit te PPSH (qe ruhet ne arshiven e madhe ne Tirane) dhe per te krijuar arshiven e vet.

  15. Lulashi says:

    Ai kapitull eshte i mbyllur. Kryetarin e kemi e te na rroje sa malet. Duke qene se eshte plakur, me votim te lire e sipas detyras se vene nga vet kryetar Salistani e me propozimin e Gites e te Xenit, Partia i zgjodhi nje sherbyese – Lulushen nga Prishtina. Por ne te vertete e kemi nje hall se mos na behet xheloze teta Lili!!!

  16. roni says:

    Berisha sa kohe te jete ne jete por jo ne burge per ato deme qe I ka sjelle shqiperise dhe popullit shqipetare,do te jete ne drejtim ne hije te parties se tije familjare me administrator Lulzim Bashen sepse pronari do te ngelet po Saliu.Prandaj nese shqiperia dhe shqipetaret duhet qe te futen ne rrugen e se drejtes dhe te zhvillimit duhet patjeter qe Saliu dhe banda e tija ti dorezohen drejtesis.Vetem athere do te mundet qe te flitet per nje reformim te asaj qe mbane emertimin PD,ne raste te kundert gjithshka do te vazhdoj si me pare,si ne 97-en e ne vazhdim.Kroatet futen kryeministrin ne burge per ato deme qe I kishte sjelle kroacis, Italianet denuan Berluskonin per evasion fiscal,kurse shqipetaret le ta cojne Saliun si fillim per evasion fiskale dhe pastaj ta vazhdojne per vrasijet,grabitjet,shperdorim detyre,perfitime te paligjeshme nepermjet postit zyrtar,etje,etje,etj, dhe ne funde fare per tradheti te larte ndaj shqiperis dhe shqipetareve…

  17. mergimtari usa says:

    Cfar behet me kete maskara burre, mbeti si ato prostitutat rrugeve qe su ben pershtypje se kush i shikon dhe cfar bejne.Ky megalloman ska pune tjeter se shtetin e ka lene duart e mafjes dhe krimineleve dhe ri gjith diten ne fesbuk duke share opoziten dhe i duket se gjith populli mallenjgjehet nga budallalliqet qe nxjer nga bythegoja e qelbur. Sali Berisha , dije se sa me shume te lehesh e te dalesh ne fesbuk, se ne tv, ste nxjer me askush, aq me shume urejtje mbarepopullore merni nga gjith shikuesit brenda e jashtvendit. Duket se edhe Basha esht kukell e tij, se de fakto Berisha e komandon dhe drejton PD. Tani pska filluar e mer dokumenta si dikur ne presidence qe i mori te gjitha me vehte. Kujdes se mos mari edhe dokumentat qe kane te bejne me thesarin e shtetit per te mbuluar vjedhjet.

  18. gjeramadhi says:

    z genti metja , pse lodhesh kot lulja nuk ka kapacitet per kryetar partie . mund te na thuash kur demokratet do ta shporrin dhe luli kancerin nga kreu i PD dhe sale qenin ?

  19. sizmika says:

    Sh mire Naçi, urime.
    Na nderon keshtu dhe ishndermarrjen.
    Te uroj shendet te plote.
    B.
    filadelfia

    1. F.A. says:

      Edhe une te uroj gjithe te mirat, i dashur. Sa per nderin e ndermarjes, me keqardhje mund te vija ne dukje, se gjate ketyre 20 vjeteve jane te panumert ata qe, pasi kane zberthuer pantallonat, kane zbrazur mbi te, shoqeruar me nje potere te hatashme zhrmemadhe, gjithcka qe kane marre prej memes natyre nje dite me pare. Por, c’ti besh, keshtu e paska kjo e flamosura jallane. Qofsh mire, vella i dashur.
      F.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje