Miku im, Ahmet Çollaku, më kërkoi personalisht mendimin tim se ç’duhet dhe si duhet bërë që nafta shqiptare të rilindë?
Meqë nafta është një çështje tejet jo personale, ajo është një problem kombëtar, po i përgjigjem publikisht, për të nisur një diskutim e debat, për të kontribuar në rilindjen e naftës shqiptare dhe jo vetëm të saj.
Për këtë duhet t’i përgjigjesh fillimisht disa pyetjeve:
1. A ka naftë tjetër në Shqipëri që pret të zbulohet?
Përgjigja ime është PO, ka!
2. A do ta gjejnë VETËM kompanitë e huaja të pajisura me teknikë të fundit dhe me specialistë të diplomuar në universitete me zë?
Përgjigja ime: JO!
Këtë e kam thënë edhe në një takim ndërkombëtar në fillimet e viteve ‘90-të kur më pyetën, kur sapo kishte zënë të hapej Shqipëria.
Dhe u thashë: a e dini pse? Ju ngatërroni gjeologjinë dhe kërkimet gjeologjike me ndërtimin e një godinë a të një rruge. Gjeologjia është si gjuha e mëmës! Kemi në Shqipëri minoritarë: gjyshi ka lindur në Shqipëri, po kështu babai, edhe djali që kam shok klase, por ne menjëherë e gjejmë që janë grekë.
Alfabeti i tyre nuk është si ai i gjuhës shqipe dhe kordat e zërit nuk i shqiptojnë fjalët si shqiptarët.
Edhe gjeologjia kështu është. Do vite vrojtimesh në terren që të njohësh e zbërthesh gjeologjinë e një vendi.
Nga përvoja jonë me specialistë shumë të mirë rusë, kinezë, gjermanë, polakë e rumunë, na ka rezultuar se afër fundit të afatit kontraktual të tyre dyvjeçar kanë filluar të njohin mirë gjeologjinë e albanideve, të një brezi të rrudhosur alpin. Kështu që, po të vazhdojnë siç kanë filluar kompanitë e huaja që nuk shfrytëzojnë njohuritë dhe eksperiencën e gjallë të inxhinierëve dhe shkencëtarëve shqiptarë, nuk do të gjejnë gjë!
Dhe koha e vërtetoi katërcipërisht këtë konsideratë. Kanë kaluar mbi 20 vjet punë të kompanive të huaja në Shqipëri dhe nuk kanë njoftuar se kanë gjetur ndonjë vendburim naftë, bakri apo kromi. Shfrytëzojnë vetëm ato rezerva të zbuluara nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.
Edhe në këtë shfrytëzim, nuk ka asnjë njoftim publik si në botën mbarë sa mineral nxirret dhe sa përfiton realisht buxheti i shtetit, pra ekonomia shqiptare.
Ndonjëri mund të thotë: nuk janë shumë 20 vjet që punojnë, do të gjejnë dhe fundja paratë e tyre kanë investuar.
Jo more zotëri! Vërtet paratë e tyre kanë investuar, por koha është e shqiptarëve dhe nuk na kanë thënë sa kanë fituar në Shqipëri.
Në njëzet vite, për shembull nga viti 1960 deri 1980, gjeologët, gjeofizikët shqiptarë, teknikët dhe inxhinierët, minatorët dhe shpuesit e puseve i dhanë ekonomisë shqiptare dhjetëra vendburime nafte, bakri, kromi, hekur-nikeli, qymyri etj.
Ja t’i numëroj kryesorët:
Vendburime nafte- Visokë, Ballsh, Gorisht- Kocul, Finiq, Cakan, Mollaj, Karbunarë-Hekal, Delvinë, Amonicë.
Vendburime gazi: Divjakë, Ballaj, Currila Durrës-det, Povelçë, Panaja.
Vendburime bakri: Gjegjan, Tuç, Lak Roshi, Palucë, Qafë Bari, Munellë, Perlat, Kaçinar, Derven, Golaj, Palaj-Karmë, Rehovë, etj.
Vendburime kromi: U zgjerua në krahë dhe thellësi Bulqizë – Batra, Thekna, Lugu i Gjatë-10 Korriku, Tërnova, Shkalla, Cërruja, Kalimashi, Kepeneku, Vlahna, Ragami, Pojska, etj.
Nga këta vendburime i kanë dhënë ekonomisë shqiptare para viteve ‘90-të 50 milion tonë naftë, rreth 12 miliardë metër kub gaz natyror, 21 milion tonë kromite, 20 milion tonë mineral bakri, 18 milion tonë mineral hekur-nikeli, 47 milion tonë qymyre, milionë tonë lëndë industrial, ujë, etj.
Vetëm mineralet e bakrit dhe të kromit i kanë dhënë ekonomisë shqiptare 2.28 miliardë USD.
Industria minerare dhe e naftës i kanë dhënë ekonomisë shqiptare 450 milion dollarë/vit.
Brigadat shqiptare të shpimit arritën të shpojnë me sukses puse 6700 metra të thellë për kërkimin e naftës dhe të gazit dhe deri 600 mijë metra linear/vit shpime për kërkimin – zbulimin e vendburimeve të mineraleve të ngurta.
Këto zbulime madhore janë rezultat i punës këmbëngulëse, me përkushtim dhe vetëmohuese e naftëtarëve dhe minatorëve, midis tyre edhe i të dënuarve politikë që punuan në minierat e vendit, teknikëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve.
Janë rezultat i veprimtarisë së gjeologjisë shqiptare dhe teknikës e shkencës minerare dhe të naftës e gazit.
Por më kryesorja e arritjeve është formimi i komunitetit të mjeshtrave, teknikëve, inxhinierëve, shkencëtarëve të aftë për të realizuar kërkim-zbulimin e vendburimeve të tyre, për të projektuar e ndërtuar minierat dhe kantieret e naftës.
Prandaj gjeo-shkencat shqiptare kanë qenë një nga degët e shkencës dhe teknikës ndër më të përparuarat në vend, të mirënjohura, mirëpritura dhe të mirëvlerësuara edhe në vendet e përparuara të Evropës, SHBA, Kanada, etj.
Këta 22 vitet e tranzicionit, nën thirrjen e “terapisë së shokut”, rrafshuan edhe arritjet në fushën e naftës dhe të minierave.
Të ashtuquajturat reforma shkatërruan jo vetëm minierat dhe kantieret, por institucionet shkencore të një rëndësie kombëtare si Institutin e Gjeologjisë dhe të Naftës, Institutin Teknologjik të Naftës dhe të Gazit, Institutin e Kërkimeve dhe Projektimeve Gjeologjike dhe Institutin e Minierave, që ishin instrumente jetësorë në duart e shtetit shqiptar për të vlerësuar dhe zhvilluar nxjerrjen e pasurive minerale.
Sot, për fat të keq, edhe disa puse nafte po shpohen nga ekipe të huajsh dhe jo me shumë sukses.
I bëjmë sërish mund të thotë ndonjëri, një vendim duhet!
Jo zotëri, nuk është aq kollaj sa mendon. Mos harro se shkencën e zhvillojnë kërkesat e prodhimit dhe shkenca e shpie përpara zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit dhe të ekonomisë.
Dhe duke mos pasur për 22 vjet prodhim në fushën që po diskutojmë, është minimizuar edhe përvoja dhe dijet e fituara, janë pothuajse zhdukur kërkimet shkencore të mirëfillta të gjeo-shkencave të lidhura me prodhimin, me kërkim- zhvillimin e vendburimeve të mineraleve të dobishme.
Dhjetëra e dhjetëra nga specialistët më në zë kanë emigruar jashtë shtetit, në Evropë, SHBA, Kanada etj dhe shumica e tyre punon në profesionin e vet.
Shumë kanë dalë në pension, ose janë në prag të pensionit dhe nuk janë të aftë për punë intensive gjeologjike në terren.
Akoma më keq, këto 22 vite, të vetëquajturit politikanë i kanë abandonuar tërësisht specialistët dhe shkencëtarët dhe nuk i kanë pyetur ndonjëherë se ç’duhet dhe si duhet bërë një punë.
I kanë larguar dhe shkëputur nga jeta ekonomike e vendit, nën devizën e vendimeve “politike” edhe për problemet tekniko-shkencore, si edhe që të mos dëgjonin fjalën “jo”, por atë “peqe”.
Kështu që, atë të cilën e ke zhbërë 22 vjet, nuk e ngre dot përsëri me një të tundur të shkopit të dirigjentit.
Nëse me tërë mënd mendohet të kapërcehet ky handikap, duket të fillojë urgjent nga hartimi i Strategjisë së Rilindjes së Industrisë së Naftës dhe të Minierave në Shqipëri, të cilën ta hartojnë specialistët dhe shkencëtarët më në zë të vendit, që jetën e tyre e kanë pasur të lidhur më naftën dhe minierat, veprat e të cilëve njihen në vend dhe jashtë shtetit, si edhe të mos përzihen në këtë punë militantët dhe politikanët, se nuk është profesion e tyre.
Kjo strategji do të përcaktojë se çfarë duhet të bëhet dhe si e ku. Ajo do t’u shërbejë institucioneve shtetërore.
Në këtë rrugë do të ketë edhe një pengesë. Tashmë është bërë zakon në Shqipëri të thuhet: Do të behet një konkurs ndërkombëtar. E po u be kjo, një vërë në ujë do të behet edhe në të ardhmen.
Në të gjithë veprimtarinë, kjo strategji në radhë të parë duhet të ketë interesin e shtetit shqiptar në qendrën e vëmendjes.
Në ndryshim nga ç’po bëhet sot, në vitin 1943 Mehdi Frashëri, të cilin Enver Hoxha e amnistoi në vitin 1949 më rastin e 5 vjetorit të çlirimit të atdheut, shkroi:
“Të gjeturit e karburanteve, si në kohën e paqes, ashtu edhe në kohën e luftës, ka marrë një randësi kaq të madhe sa lot një rol kryesor edhe në politikën e jashtme të shteteve.
Për këto arsye karburantet në shumicën e madhe të shteteve kanë qenë sende monopoli. Më njanë, për t’i dhënë të ardhura të mjaftueshme arkës së shtetit, më anë tjetër, për t’i pasur nën kontroll, në çdo rasë monopolizimi i karburanteve në duar të huaja, është një vetë vrasje, se në rast nevoje shtetit i mungon faktori kryesor i çdo lëvizjeje” (Probleme shqiptare, faqe 110, Botim Liria, 2001, Tiranë).
Ky vlerësim, si edhe parulla e viteve gjashtëdhjetë/tetëdhjetë “Të mendojmë për naftën si edhe për bukën”, që nuk ka të bëjë me komunizmin, por me mençurinë dhe atdhedashurinë, le të shërbejnë për strategjinë që duhet të hartohet.
sm doll ラブドールを選ぶときは、価格を考慮することが非常に重要です。かっこいいラブドールを見るのはいつもとても面白いですが、ダッチワイフの値段を考えなければなりません。ラブドールにはたくさんの種類があります。ウェブサイトでは、受け入れることができるものを選択できます。
Posht kamunizma
Posht fabrikat dhe uzinat kamuniste qe na lodhen duke punue
Posht Partija e Punes, .,.,jo Partija,por posht Puna,…Se PDja rrnoft e kjoft qe pa pun na bani me pare dhe prona
O sa mir me nejt pa pun e me mor vec socjale,e me bo pislliqe plot pare
Se duam “naften qe can bllokada ”
Duam naft kontraband
Duam lazarat
Hej liriiiiii dimomraciiiiiiiii
Hau. ,..
…
Per Hajdar Maxhup Prikolmic Cepeliku, Ti Hajdar qenke vertet “Hajdar”, shqiptaret akoma po hane buke me ato çfare u ndertuan nga Enveri, qe Salushi i shkaterroi dhe i shiti, ik puno token me mire te marresh ndonje prodhim patate se gje tjeter nuk di te besh
Se pari kompanite e huaja te licensuar per nxjerrje, prodhim nafte ne zonat naftembajtese te cilat kryesisht jane ne Rrethin Fier, Mallakaster, Vlore duhet te paguajne taksat , te paguajne 50 % te fitimit 10% royalties renten minerare.
Eshte detyre e kompanive te paguajne taksat dhe detyre e Qeverise te vjele taksat
Qeveria duhet te mbledh taksat , te luftoj tregun e zi, kotrabanden sa qindra mijra tone nafte bruto ekspertohet kontrabande dhe sa D2 futet kontrabande pa paguar taksen doganore per me shume se 20 vjet ne Shqiperi, dhe kjo behet ne deme te thesarit te shtetit Shqiptar, populli blen nafte 180 Leke / per liter, kompanite nuk e arketojne ate ne thesar, pra vjedhin popullin dhe shtetin Shqiptar
Eshte krim i rende mospagesa e taksave.
Ndersa persa i perket kerkimit dhe zbulimit te zonave te reja naftemabjtese Inxhinieret e gjeologjise, te sizmikes te gjeofizikes mbase e dine me mire se ne kapitalizem per realizimin e veprimtarise ekonomike te kerkim zbulimit te naftes duhen dije dhe para , duhet dituri per gjeogogjine, sizmiken geofiziken ne zonat potenciale naftembajtese dhe fonde per investim ne kete veprimtari shkencore kerkim zbulimi, pra nje organizmim i mire korporative i mire i inxhinierve Shqiptare qe kane dije ne keto fusha te realizojne aplikimin e kerkim zbulimit te naftes , por duhen dhe fonde financiare, duhen inxhiner te ditur , atdhetar , ekonomiste te mire dhe politikane qe kontratat tu japin kompanive te vendeve aleate miq te sigurt te vendit tone dhe jo gjithe kujt ,nafta eshte produkt i rendesishem ekonomik , prodhimi i naftes ne bote percaktone politika, strategji , ndersa ne vendin tone jane lene fatkqesisht ne dore te hajduteve te pakotrolluar
“Rreshta te shkrojtuar para 15 vjetesh “Teoria dhjetoriste e shokut dhe e fillimit “nga zero” në thelb ishte logjike: Diktatura e proletariatit duhet të pësonte shok dhe pluralizmi, prona private dhe biznesi duhet të fillonin nga zero sepse nuk kishte asnjë atom prej tyre në Shqipëri.
Por në frymëzim e sipër idea u shpërdorua dhe kaloi në ekstrem. Në vënd të shokut të diktaturës pësoi shok shteti në vetvete, në vënd të pësonte shok kooperativa dhe ndërmarrja socialiste, pësuan shok edhe kapitali i tyre, në vënd të pësonte shok ideologjia socialiste, pësoi shok shpirti i njeriut, në vënd të pësonte shok mendimi komunist, u zhduk mendimi e logjika vetë.
Në vënd të hiqej ylli nga flamuri u injorua flamuri vetë. Në vënd që të luftohej komunizmi u anatemua e kuqja thjeshtë si ngjyrë pa ç’ka se simbolizon detin e gjakut të derdhur nga shqiptari për liri dhe e zeza e shqiponjës, zinë për këtë gjak.”
Kjo eshte diagnoza e pergjitheshme e brenda saj edhe e naftes Viktor Hoti
teoria e shokut nga grupi i Cikagos ka shkaterruar vende mde te ,medha se shqiperia. teori e gabuar. trap
Gjithe puna,sakrifica,djersa dhe gjaku i punetoreve dhe specialisteve te mineraleve te dobishem dhe naftes,arritjet ne studimin e zbulimin e pasurive nentokesore te materializuara ne institutet shkencore,ne keto 23 vjet te katraures historike, u shkaterruan,asgjesuan,u pervetesuan nga vendasit qe nuk ishin fare ne dijeni te ketyre pasurive por dallonin parat qe dilnin prej tyre si dhe shfrytezues te huaj qe se toku po i shfrytezojne barbarishte keto pasuri ne kundershtim me rregullat teknike sepse ky vend eshte pa zot dhe ata nuk ka kush ti kontrolloje.Institutet shkencore si ato gjeologjike dhe teknollogjike qe kurorizuan zbulimin e shfrytezimin e ketryre pasurive u shkaterruan,edhe akademia e shkencave u shkaterrua gjate ketyre 8 vjeteve,ndersa specialistet u larguan dhe u lane rrugeve.U nderopre ne menyre kriminale eksperienca,arritjet shkencore te nivelit te larte ne zbulimin e vendburimeve te naftes e gazit dhe mineraleve te dobishem. Keto organizma shkencor edhe ne kete sistem ekonomiko shoqeror ishin rentable dhe e justifikonin veprimtarine e tyre ekonomike ne pershtatje te ekonomise se tregut.Historia duhet dhe pa tjeter do ta analizoje kete krim te permasave kombetare ne te gjitha fushat qe i eshte bere ekonomise kombetare dhe kriminelet jane te identifikuar. Zoti Alfred Frasheri! Po pse e ke katandisur veten te nxitesh nga ki Collaku,ki mercenar kameloni i konfirmuar,Ju duhet ta dini kete inekzistent per naften se cfare thone specialistet e fushes tende per te keto 50 vjete me radhe.Megjithate ju e kini mike,po ju uroje t’i rroni njeri tjetrit,por une them qe ai nuk eshte miku juaj,ai ka 4 apo 5 qe jane njesoj,te se njejtes matrikull.
kompanite me te fuqishme ne bote jane shteterore dhe private. mos ka ardhur koha qe ajka e specilisteve te naftes dhe te gjeologjise te mblidhen dhe te japin kontributin e tyre. keto 23 vjet mineraret dhe nafta vetem jane vjedhur dhe asgje nuk i kaluar buxhetit. qeveria e re te shohi cdo kontrate dhe koncension per te ditur, cfar ka ndodhur me pronen e popullit. ne qofte se ka abuzime te cohen firmat mashtruese ne gjygj. mjaft tallen topet me shqiperine ,firma qe nuk i njef as shteti nga vine. ky eshte buriumi ,qe qeveria e re te mbush buxhetin. sa vjet kane firmat qe shfrytezojne naften dhe mineralet dhe nuk kane bere asnje investim sipas kontrates ose justifikohen me ato qe jane minimale.
Kemi historikisht dy koka shtetit.
Njeri i vdekur quhet diktator.Tjetri i gjall quhet malok vicidolit “demokrat”.
I pari pa diplome te larte.I dyti me diplome dhene nga shkolla e te padiplomumit.
I pari beri shkence dhe akademi.E sic deklaron Prof. Dr. Alfred Frashëri puna e tije u vlersue edhe nga shkencat e shteteve ma ne ze te botes.
I dyti me terapin shok i bani cilizem shkences,alademise dhe e degradoi vendin ne -0(minus zero).
Tashti duhet ndrequr kjo pune e cila nuk zgjidhet me shkopin e dirigjentit.Dhe Profesori jep iden objektive per qeshtjen.Vec te tjerash ndan shapin nga sheqeri.Politika nuk ka vend,pune me shkencen,tekniken dhe probleme te kesaj natyre.
Une do shtoj:Personi qe e ka katandise vendin me terapin shok duke shkallmuar arritjet shkencore akademike,te pergjigjet para drejtesise.
Nje te quajturi mika ! Nuk dihet kush eshte trap, i paedukate e injorat qe nuk di se Cikagua nuk ka qene kurre diktature proletariati dhe ato qe jane logjike e te domososhme ketu pergjithsisht nuk jane te tilla e as ka vend per paralelizma e krahasime me vende te tjera te botes .Kemi qene i vetmi vend qe nuk lejohej prona private , kish vetem prone socialsite ndaj duhej domosdoshemrisht qilizem . E keqia nuk ishte tek qilizma por tek shperdorimi e ekstremizmi i saj . Lexoje mire ate qe quan trap viktor hoti
Ktyre “profesorave” i ka ngel ora ne ’60, me koqe nuk bohen. Shume si puna ktij erdhen ne Canada USA se i rrete mendja per kariere. 90% jane perjashtu nga puna qe tre muajt e pare, se fillojne e bojne teorina qe i kan pas qejf te instituti apo te drejtoria naftes.
Per naften e per shume sektore te tjere: Shqiperia po ecen tani neper shtigjet ku bota ka ndalu e ka bo shurren 80vjet me pare. Hudhni syte mas gardhit dhe leni “profesoret” nshejtnine e tyre.
Faleminderit Profesor Frasheri!
Fisniku mbetet fisnik! Vicat vica….
Shoket e tu emigrante!
Kam pershtypje Se prof Frasheri nuk ka kohe per te humbur e te merret me idiote qe normalisht shfaqen ne faqe publike komunikimi. Flm zoti profesor per optimizmin tuaj dhe besimin e zhvillimit te shqiperise mbeshtetur te puna. Ne radhe te pare te puna per te ndaluar e gjykuar vjedhjen dhe shkaterrimin e industrise minerare.