Katolikët në Partinë Demokratike kanë qenë të përfaqësuar në nivele të larta gjatë këtyre 22 viteve me dy emra të përveçëm, Pjetër Arbnori e Jozefina Topalli.
Për më shumë se dy dekada, individë të këtij religjioni kanë qenë shumë pranë kësaj force politike, duke i konsideruar kundërshtarët e majtë si pasardhës të regjimit totalitar.
Numri jashtëzakonisht i madh i klerikëve, por edhe besimtarëve katolikë që përjetuan kalvarin e burgjeve të diktaturës (përfshi dhe vetë Arbnorin), si dhe një tjetër numër po aq i madh i atyre që u pushkatuan, janë shembulli më domethënës i pozicionimit të kësaj kategorie krah Partisë Demokratike që në themelimin e saj. Por vetëm një vit pas formimit të Partisë Demokratike, një bërthamë intelektualësh katolikë do të përbënin grupin nismëtar të Partisë Demokristiane, kryetar i së cilës do të zgjidhej Zef Bushati, një shenjë kjo që demonstronte pakënaqësitë e para për numrat në përfaqësim pranë PD-së.
Ky në fakt ka qenë në vijimësi një pretendim i shprehur gjithmonë jo aq nën zë nga përfaqësues të këtij besimi, kryesisht në Shkodër, Malësi të Madhe, Lezhë apo Mirditë, aty ku dhe numri i qytetarëve të besimit katolik është më i lartë.
Të njohura si bastione të Partisë Demokratike, padyshim dhe me kontributin e vazhdueshëm të katolikëve, këto zona kanë qenë më pak të përfaqësuarat në nivelet e larta të politikës, çka përherë krijonte ndjenja pakënaqësie ndër ta.
Me gjithë këto rezerva ndaj selisë blu, Partia Demokristiane dhe bijëzat e saj të krijuara më vonë, ngjanin përherë të pabesueshme për katolikët brenda PD-së dhe këta të fundit me gjithë simpatinë për termin demokristianizëm, asnjëherë nuk tentuan të hidheshin në një aventurë politike, pas të cilës fshiheshin shumë rebuse.
Jo rrallë herë Nard Ndoka i ka “shkelur syrin” katolikëve me peshë në degët veriore të PD-së, por këta të fundit përherë janë konsideruar si qëndrestarët më të mëdhenj pro Berishës.
Faktori Topalli padyshim ka qenë një urë e fortë lidhjeje mes Sali Berishës dhe katolikëve, të cilët tek nënkryetarja demokrate e shihnin veten, në mos tërësisht të përfaqësuar, të paktën të rëndësishëm në drejtimin e PD-së.
E ndërsa Topalli kishte nën kontroll katolikët brenda forcës që përfaqësonte, mjeshtërisht ajo luajti kartën e të besuarve të saj edhe brenda demokristianëve, duke çuar njërin prej tyre deri në nivel nën-kryetari të PDK-së.
Një rol të rëndësishëm në kontrollin e katolikëve nga ana e PD-së (sidomos në Shkodër), luajtën edhe individë brenda klerit katolik.
Në disa raste ata bashkëpunuan me nënkryetaren demokrate për të orientuar votën e besimtarëve drejt së djathtës. Raste të tilla ku vota përzihej me religjionin u shpeshtuan vit pas viti, ndërkohë që përfaqësues të së majtës lokale ndiheshin të pafuqishëm për të reaguar, kjo dhe për hir të balancave që konsiderohen si të brishta në këtë qytet.
Ky lloj orientimi drejt PD-së nga ana e klerikëve ishte aq i justifikueshëm në fillimin e viteve 90-të kur të gjithë po mundoheshin të vinin një gur në forcimin e kësaj force të parë opozitare në vend, sa është absurd dhe i dëmshëm në këto kohë kur diferenca e programeve dhe ideve mes forcave politike (sidomos në raport me religjionet) është thuajse e padallueshme.
Zgjedhja e Bashës
Është pak të thuhet se katolikët e PD-së janë të zemëruar me zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së.
Aq sa ka ëndërruar vetë zonja Topalli të marrë drejtimin e këtij formacioni politik, aq kanë qenë të gatshëm ata ta përkrahin masivisht në çdo betejë të mundshme.
Tërheqja e nënkryetares demokrate nga një garë, të cilën e priste me padurim prej shumë kohësh, dhe ndikimi direkt i Berishës në vendimin që ajo mori, kanë krijuar ndër ta një klimë mosbesimi e acarimi edhe ndaj këtij të fundit.
Në procesin e zgjedhjes së Bashës, katolikët jo vetëm u ndjenë të papërfaqësuar, por njëkohësisht edhe të nëpërkëmbur e të fyer nga një lider, për të cilin kanë dhënë më të mirën e mundshme për më shumë se dy dekada.
Është fakt i patjetërsueshëm që Partia Demokratike ka pasur historikisht rezultatet më të mira në zonat me popullsi katolike, një besnikëri kjo asnjëherë e shpërblyer si duhet nga kjo forcë politike që “de jure” justifikohej me përfshirjen e Topallit në lidershipin e saj.
Nëse dikush mendoi se momenti i shpërblimit kishte ardhur, ky ishte një gabim në llogaritje dhe për më tepër besim i verbër tek Berisha.
Perceptimin e gabuar të “erës në favor” e kishte ne realitet edhe vete zonja Topalli, por zhvillimet e fundit një muaj përpara zgjedhjeve e rikthyen me këmbë në tokë të përzgjedhurën e katolikëve e cila kuptoi se nuk hynte në preferencat e Berishës si pasardhëse dhe sinjalet për këtë ishin mëse të qarta.
Me gjithë zhgënjimin e pësuar, nënkryetarja demokrate vazhdoi të mbajë rigorozisht të njëjtin qëndrim radikal në betejat e saj politike duke pasur të vetmin flamur, jo atë të PD-së, por atë të Sali Berishës.
Zhvillimet, që kulmuan me zgjedhjen e Bashës në krye të partisë, e gjetën Topallin me një qëndrim neutral mes palëve dhe me deklaratën provokative, por në dukje aspak armiqësore se “demokratët janë përjetë me Sali Berishën”.
Edhe pse këto qëndrime ngjajnë me letrat e besnikërisë që puçistët i linin Enver Hoxhës pak çaste para ekzekutimit, sërish një logjikë e ftohtë të çon tek riciklimi i Topallit në kupolën e re drejtuese të Partisë Demokratike dhe kaq gjë ajo ka pasur kapacitetin e duhur për ta nuhatur.
Nëse binomi Berisha-Basha do ta ketë seriozisht idenë e krijimit të një PD-je të fortë në opozitë, atyre u nevojitet agresiviteti deri në vulgaritet i Topallit në sallën e parlamentit.
Atyre u nevojitet ish-e përndjekura Topalli, por më së shumti atyre u vjen si nevojë emergjente besnikëria e katolikëve të veriut, biletë të cilën aktualisht mund ta tërheqin vetëm nëpërmjet Jozefina Topallit.
E ardhmja
A do të jetë në gjendje të mbajë të bashkuar PD-ja militantët e saj të besimit katolik në rrethe? A do të jenë më kërkues këta të fundit sa i përket numrave në përfaqësim, me një të drejtë të pa marrë asnjëherë e që i përket atyre prej më shumë se 20 vitesh?
Nëse i referohemi tetë viteve të fundit, justifikimi për përfaqësim në institucione shtetërore ka qenë vetëm me qarqet Shkodër e Lezhë, edhe këtu me shumë polemika pse ka dy apo tre katolikë më shumë sesa myslimanë.
Në fakt askush nuk ka bërë një përllogaritje të thjeshtë në përqindjen e katolikëve në nivel kombëtar (diku tek 12 %) që e përkthyer në po të njëjtin nivel duhej të ishte një përfaqësim shumë herë më i madh në numra.
Por në mënyrë të padrejtë atyre iu bë një përllogaritje djallëzore në rang lokal. Po flas vetëm për statistika tashmë të mbyllura pasi të paktën për katër vite korrigjimi është i pamundur. Tashmë fryn erë opozitare.
Me gjithë urrejtjen që u lexohet në fytyrë për njëri-tjetrin, Basha dhe Topalli me shumë gjasa mund të ndajnë të njëjtën tryezë në mbledhjet apo takimet e PD-së.
Kryetar dhe nënkryetare me qëllim riformatimin e një partie unike në bazë dhe zbutjen e shpejtë të zemërimit tek të pakënaqurit.
Ky do të ishte një tjetër gjest i sforcuar i Jozefina Topallit për të demonstruar besnikëri të përjetshme ndaj liderit që vëzhgon gjithçka.
Me këtë formulë hipotetike duket se Partia Demokratike do të tentojë t’i përdorë sa të mundet katolikët në vitet e saj të vështira të opozitës duke u kërkuar atyre t’i rikthejnë lavdinë e humbur e duke nisur pikërisht në bastionet e saj ku për shumë vite me radhë emri i kësaj force ishte aq i shenjtë sa feja.
Por ato kohë tashmë ngjajnë si të largëta dhe katolikët kanë humbur shumë nga besimi i dikurshëm në Sali Berishën duke mbetur unikë dhe të bashkuar vetëm në një besim, atë në Jezu Krishtin.
Kuptohet qe Ceta-Dragobi e PD-se eshte mbushur me maloke dhe
katolike …. pra Cete-Verioresh pa statut dhe rregulla.
Ca katolike e ortodokse. Ne jemi ne konferencen islamike me vellezerit tone saudit, jemenit dhe pakistanez qe i kemi si shpirt.
PD-ja Cete-Verioresh ka prure dhe prodhur 23 vjet percarje Veri-Jug.
Pa Jugun gjithe verioret mbeten pa buke dhe te palare.
fjale pa vlere dhe te varfera.
PD-ja sot nje Cete-Dragobie qe mbahet me dhune nga veriore qe
kane percare Shqiperine.
PARTIA DEMOKRATIKE E BERI SHQIPERINE ANETARE TE KONFERENCES ISLAMIKE QE NE 1992,,PRA NUK KA QENE KUUUUUUUUUUUURRE ME KATOLIKET DHE EUROPEN !
Tradheti te madhe bete ore katolik ,u lidhet me sulltanit ne vend qe ta luftonit , dhe kjo thjesht per simpati krahinore,kastrioti do ishte ndjere shume “krenar” per ju
mirdita ka qene gjithmone e majte ! partia komuniste dhe ppsh e re sot drejtohen nga katolike. shkodra e tregoi po ashtu se shikon majtas. demokristianet jane ne koalicionin e majte po ashtu.
nuk ka me budallenj qe e lidhin fene me politiken ne shqiperi, as katolike, as ortodokse dhe as musliman biles as veri-jug megjithe perpjekjet e mbrapshta berisha-basha-topalli.
shteti eshte laik, po ashtu ekonomia, politika, paraja, mireqenia nuk kane perkatesi fetare.
e mbi te gjitha shqiperia ! shqiptaret nuk jane me te paditur si para 20 vjetesh dhe s’i terheq me njeri per hundesh me marrina !
,,po pa veriun ngele pa drita ,eksport mineralesh e te tjera,,,,,,,,,
,,,o taulant bashkeqytetari im, mos u merr me keta analiza boshe, mos i jep rendesi nje marredhenie sociale qe e kane ngritur pas 90 per te dominuar ambjentin politik ne shkoder kryesisht, per te mbulu maskaralleqet eshte ngulur nje formule balance mes katolikeve dhe muslimaneve deri edhe tek niveli i pastrueses dhe kuzhinieres, dhe kete fryme e solli Jozi e dashur me asistencen e Mr. Masafres i cili deperton thelle me instrumentin e joshjes se parase dhe te metodave primitive ne jeten social ekonomike te qytetit ne raportet isntitucionale duke na ofruar formula bizantine te tipit me nda drejtori rajonale ne 50 per qind katolike e 50 per qind muslimane, duke na bere statistika sipas qejfit te tyre duke na folur per “rrethimin” e shkodres me banore te ardhur nga malesia, dhe me ne fund rrethuan pushtuesit “turq” qe qenkemi ne bashkeqytetaret e tyre “persekutore” per 500 vjet. Po ik o Taulant e mos bej artikuj me pagese per ti shkuar per shtat kenges se korit te kishes, por perderisa katoliket po kerkokan nje artikull per te rene ne sy mesa duket perfaqesuesit politike katolike paskan rene ne pike te hallit sepse po fundosen, u perdoren dhe u sterperodren ne menyren me makabre nga shefat e tyre dhe u shtrydhen aq shume sa nuk nxjerrin me leng, ne keto 8 vite pakica katolike sundoi me frymen e shefit Berisha mbi shumicen muslimane, shumice e cila ka reflektuar me tolerance ne cdo moment, e cila kryetarit te sotem te bashkise shkoder Lorenc Lukes i dha voten ne shumice dy here ne zgjedhjet lokale dhe statistikat zgjedhore na thone se ne lagjen Mark Lula me shumice te ardhurisht nga Dukagjini gjithandej vota rezulton te jete me shumice kundra tij, keta pra taulant jane katoliket qe as voten e sja japin njeriut te tyre… taulant djali mesa duket kaq meritokan madje shume kane sepse edhe me pak meritojne…po nejse, dhe e fundit nese ky komunitet kerkon te jete ne qender te vemendjes politike duhet te rrise cilesine e njerezve qe e perfaqesojne ne cdo nivel, deri me tani ne keto 23 vjet nuk kane nxjerre as talente dhe as pika referimi, si duket ose eshte egoja e brendshme qe nuk e le te rritet ose me keqardhje them qe qenkan gen i djegur qe sprodhon asgje. Edhe sot ne formatin e cilesise te 11 deputeteve qe do perfaqesohen ne parlamentin shqiptar….deputetet muslimane jane ne cilesi dhe shkollim me lart se pjesa katolike…sdua te permend emra sepse mund te lendohet ndokush…atehere sfiden duhet ta fillojne qe me rritjen e cilesise se perfaqesuesve te tyre
…qe ti te mos ndihesh i frustruar nga ky artikull i paguar qe ti besh nder katolikeve te shkodres me doren e nje muslimani shkodran nga familja e ndruar Kopliku une po te kujtoj vetem nje simbolike monumentale ne qender te qytetit te shkodres ne syte e zyres se kryetarit te bashkise ku qendron monumenti i fishtes personi i cili beri hymnin mbrojtesit te shkodres me 1913 komandantit te nderuar te garnizonit turk Hasan Riza Pashes se bashku me fjalimin e ceremonine mortore te tij, pra simbolika e mbrojtesvbe te shkodres i takon muslimaneve….a jane bashkeqytetaret e tyre mirenjohes….hhhhhmmmm e veshtire te thuhet, megjithese leksionet e dhena ne zgjedhjet lokale te 96 dhe te 2013 besoj te jene mesuar….nese jo atehere leksione te tjera do vijne…take care taulant
to ermal
-Nga te gjitha komentet, ketu, i joti qenka tipik shkodran. Ju gjith diten merreni me kesi lloj marrinash nga mengjesi deri ne darke. Nuk dini gja tjeter vecse ;” gjyshi jem ka ken kshtu, gjyshi jot ashtu”, ” i biri i filanit knej, ai tjetri ma nej” etj.
-Te gjithe, pavarsisht nga feja qe keni, me keto muhabete pa bereqet e shkoni diten.
-Ne se doni me ju ngja gjysherve tuaj, te cilet i permendni cdo dite neper kafe, atehere punoni pak ma shume per permiresimin e ekonomise dhe te nivelit kulturor, sepse me thane te drejten jeni aq poshte ne krahasim me ta,sa asht marre me ja than kujt.
Ma bash naten e mire!
…naten e mir edhe ty “Dul Aga” se kênkê për nji sy gjum e jo për tjetër!!!!
…komentit të ermalit nuki bjen poshtë as pikë e as presje…
Ky Taulant Kopili a ka shkuar dere me dere neper shtepite e katolikeve, qe ka dale ne konkluzionin se ata jane te zhgenjyer me zgjedhjen e Bashes Kryetar I PD-se ????? Me vjen keq per ju te temes qe shkrime kaq te rendomte I botoni pa u tut fare. Mjafton te shkruaj keq per Bashen dhe jepi lale se te bbotojme pa le te jene dhe traplliqe koke e kembe.
Katoliket duke qene se ne sistemin komunist ishin religjioni me i persekutuar me vrasje masive te klerikeve dhe besimtareve me ardhjen e demokracise dhe te formimit te partise demokratike u rreshtuan dhe e mbeshteten pa rezerva kete parti dhe liderin e saj Berisha ku shihnin tek ai njeriun shpetimtar qe i cliroj nga ferri komunist dhe e mbeshteten pa rezerva deri ne marrezi.
Nje nga mbeshtetesit e tij kam qene edhe une ne ate fillim demokraciet por shume shpejt kuptova se kemi te bejme me nje lider hipokrit dhe arrogant dhe qe shfrytezonte cdo konjukture per realizim e ardhjes se tij ne pushtet plus perberja e kesaj partie me llumin e shoqerise shqiptare me beri te shkeputesha perfundimisht nga kjo parti por pa mundur dot te bind te tjeret se jane ne rruge te gabuar.
Qe nga ai moment kam mbeshtetur partine socialiste per arsyen sepse tek kjo parti mbeten njerezit idealista pa ndonje perfitim te se shkuares por karakteri i tyre i beri qe te mos beheshin kameleon te cdo situate dhe cdo ngjyre dhe cka eshte me e rendesishmja se nga pikepaja njerezore qendronin shume me larte se brumi i partise demokratike ku ishin rreshtuar komunistet me te felliquar,spiunjet dhe kriminelet dhe hajnat e cdo lloj ngjyre.Prej se pati njerez te tille kjo parti ne vend qe te sillte nje demokraci reale solli vec anarki dhe urrejtje.
Kjo parti do ishte me mire te mos ishte formuar fare pasi nuk zhduku komunizmin perkundrazi e kultivoj ne menyren me makabre te mundur ne nje situate tjeter.
Partia demokratike me nje lider si Berisha qe nuk u zhduk per dy dekada i ka krijuar asaj hendekun qe zor se mund te enderroj me per pushtet.
po mire more te dashur komentues po a jeni ne terezi apo jo,ce keni kete frymezim dhe urrejtje kaq te thelle sa i thoni njeri tjetrit verjor e jugor,po eshte turp mor car beni se jemi te gjith shqipetare po lereni mor psiqikun sali skizofren i cthurur njeriu me i ndyre antikombetar qe e ka mendjen tek ndasia urrejtja e mllefi,jemi te gjithe vellezer e motra SHQIPETARE ne passaporte thuhet REPUBLIKA E SHQIPERISE e jo jug e veri,car boni mer se sju ka rruajtur ndonjehere serbit sali per popullin te flasim realitetin pavaresisht se gjithkush bindjeve politike po jo ne kaq ekstrem turp tju vije qe frymezoheni akoma me urrejtjen dhe percarjen e serbit DRUZHE sali,ky psiqiku saliu i vicidolit kur hap halene e gojes dhe shan mbjell urrejtje e ndasi me duket tipik si ai bastardi BOSI i lega nord i ITALISE qe ka pasur gjithmone deshiren te ndaje veriun dhe jugun keshtu edhe saliu …
Shkrim STUPID, i mbledhur neper kafene dhe i porositur tek zyra e Zhozit. ?
Lulezim Bashen nuk e ka pritur keq askush nga ata qe ju i quani katolik, dhe nuk eshte e domosdoshme qe zonja ne fjale te vazhdoi me tej te emerohet “perfaqesuese e katolikeve”. Katoliket nuk kane nevoje per perfaqesues, por per pak me shume dinjitet, te cilin pak e kane bierrur vete me ca pseudo parti demokristiane dhe pak ua kane bjerrur te tjeret me kesi soj emertimesh apriori si “perfaqesues te tyre”. ?
Punet qendrojne krejtesisht ndryshe, dhe zoti Basha, nuk ka perse “shterngohet” te zgjedh me domosdo katolik aty rreth vehtes, por intelektuale dinjitoz, me vizion e me vullnetin e mire per kete vend. Ai do humbase piket vetem ne se bie ne pozitat e ketij shkrimi, si dhe te rruges se meparshme…!
Te tjerat jane perralla.
Autori ka bere nje shkrim diletanti dhe teper sipefaqesor:
Se pari personi Topalli,qe eshte cfaqur,per tere kohen si nje histerike e disekulibruar,per te mbrojtur komandantin Sali(nje dimension i tille peshtirosje qe tejkaloi dhe Lenkat dhe Lajet)eshte antipodi i katolikut te ketij vendi.
Dhe nuk do aspak mend te kuptosh,qe Topalli,mbas idolatrise per Saliun,mbronte thjesht perfitimet e shumta personale dhe te familjes se saj dhe aspak ato te katolikeve dhe gjithe Shkodres(permbytjet e njembasnjeshme nga indiferenca e qeverise,ku dhe ato pak demshperblime te premtuara nuk u dhane asnjehere).
Se dyti,shqiptari i thjeshte ndjen dhe kupton qarte, qe katundari neo-otoman Sali, nuk mund te bente kurre kryetar te pd-es nje kristian(ishte pikerisht vec te tjerave kjo nje nga disfavoret percaktuese te Olldashit,qe per cudi askush nuk e permend.Frika ndaj Saliut ka bere qe kjo te konsiderohet tabu).Administrata dhe institucionet e tij jane te gjitha me ata lloj islamistesh,qe njohin per hazret vetem Saliun. Nja dy tre kokra kristiane qe ai i vendos ne vitrine per boten,si topalli,paloka,olldashi(ky i fundit mbasi e pesoi vete,e njohu Saliun ashtu sic e njeh qytetari i thjeshte)ata jane nga lloji i militantit-raja,qe hedhin ne ere dhe Shqiperine per kryevezirin por qe ai asnjehere te mos harroje tu hedhe kocken
ANALIZE : Ne kete artikull vetem me titullin i keni rene dhjetes. Te tjerat jane lundrime fantazi politike mes se kaluares se tashmes dhe se ardhmes mes PD dhe katolikve te Shkodres.
Per fat te mire ato qe po mundohen me ba realitet kete fantazi kuptojne pak nga shpirti e ndjenjat e katolikve te Shqiperise.
Nje nder autoret e kesaj komedie eshte Tritan Shehu zv/Rektor i Universitetit te Zojes se Keshillit te Mire e nje italian tjeter pak me shume idiot se dritani zv/rektor Salvacomunisti edhe ai i po ketij universiteti.
Mesa shoh disa persona ketu jane shkodrane dhe e njohin realitetin. Do ju baj nje pyetje qe me vjen me mend. A duhet te kene perfaqesim ma dinjitoz katoliket ne PD por edhe ne PS po qe debat per tu diskutu. Une mendoj se po sepse kane dhene shume per kete demokraci. Shkrimi lundron ne realitete qe ne shkodranet i njohim mire. Te gjithe e dime sesi i kontrollon jozi katoliket dhe nuk ka pse e konsiderojme kete nje gja jo te vertet. Jane te frustrum prej PD dhe kam shpres se do ta ken kuptu ma ne fund meqenese kete rradhe e kane votu ma shume PS.
Nje SHKRIM per mua ZERO.Nje shkrim NDARES.Nje shkrim Perçares,nje shkrim Antishqiptar.Nuk mund ta kuptoj dhe ju lutem KUSH mundet te ma spiegoj se -ku e ka vleren ky kodosh shkrim-..Katolik,ortodoks,musliman,bektashian,françeskan,protestant,jahovaj,budist,vehabist,islamist,çifut,helvetij,rufaij apo pedeist,socialist,fashist,ballist,komunist,zogist,demokristian,shejtan ose zoraxhij,batakçij,dobiçan,birbollan,kurvar,zagar,gomar dhe mund te shkruaj ketu 1001 emra.E perse na duhen gjithe keto EPITETE.Vetem per NDASI,vetem per Urrejtje,vetem per Sherr,vetem per Lufte.Pra boll ore popull me kete fare feje.SHQIPERIA KA VETEM NJE FE dhe e ka thene i madhi PASAHKO VASA-Feja e shqiptarit eshte shqiptaria-
Pas luftes ne Kosove e zbulova se nuk ishim te gjithe shqiptare por disa ishin drenicak, disa dugagjinas, disa llapjan etj. Kjo me cuditi shume por cudite nuk u ndalen ketu, dolen disa qe me shume ndjehen musliman se shqiptar, nisen me sha Skenderbeun e flamurin. Bile filluan te behen agresiv edhe te thojne se do te na bejne ma zi se shkau.
Une qe ndjehem veq shqiptar me ngrohej zemra se bile ne Shqiperi te gjithe jane veq shqiptare. Fatekeqesisht po shoh se kjo nuk qenka e vertete se disa qenkan katolike, disa musliman, disa jugor e disa verior. Keq shume keq. Si duket neve na duhet gjithemone nje pushtues mbi koke qe te behemi unik si komb.