Duke qënë në thelbin e tij, as më shumë dhe as më pak një militant i PD, z. Olldashi mori thjeshtësisht pozën e militantit kur pranoi në mënyrë partizançe, pa asnjë diskutim publik, të gjitha kushtet apo modalitetet mbi procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD. Në fakt veproi në përputhje të plotë me krejt natyrën e jetës së tij politike. Pranoi që procesi të nisë në kundërshtim me statutin e PD, pra pranoi që ai të nisë si i paligjshëm; pranoi, sepse nuk e kundërshtoi atë publikisht, që procesi, në vend të një rregullimi nënstatutor, pra të një përcaktimi të modaliteteve nga një strukturë e PD, të rregullohej nga z. Berisha, pra nga vullneti i një njeriu. Pranoi, sepse nuk i kundërshtoi publikisht, që të gjitha modalitetet e rregullimit ligjor të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD të mos prodhohen, të mos burojnë nga statuti i PD, por nga kryetari në detyrë i saj, z. Berisha. Pranoi, sepse nuk e kundërshtoi publikisht, në thelb, të zevëndësohet statuti i PD, një produkt kolektiv i partisë, me vullnetin e një njeriu, z. Berisha. Në këtë pikpamje, pranoi, pra, që të gjitha modalitetet të rregullohen prej tij. Automatikisht pranoi një listë zgjedhësish që do të bëhej nën mbikqyrjen e z. Berisha, pranoi që fleta e votimit të mos ishte e fshehtë por e mirë adresuar, prandaj edhe personi që e kishte përdorur atë të identifikohej, pranoi që numërimi i votave të ishte jasht kamerave dhe nën një errësirë mediatike. Në thelb, z. Olldashi, pranoi që procesi të ishte ilegjitim, që legjimiteti i tij të zëvendësohej nga autoriteti i z. Berisha. Duke besuar, si një militant i qorruar, se po të kishte garancinë e Berishës, ai do të ishte njësoj i sigurtë sikur të kishte edhe garancinë e statutit të PD. Në thelb, përsëriti të njëjtin gabim historik. Gabimin që i ka fundosur për vite të gjithë demokratët. Atë gabim që e ka fundosur PD: zëvendësoi partinë me kultin e individit; lejoi të zëvendësohet PD me z. Berisha. Në një kohë kur do të kishte një përplasje fatale interesash, madje, në kohën kur luftohet për mbijetesë, në të gjitha kuptimet.
Z. Olldashi, megjithëse i njohur për lëvizje politike opake, të turbullta, në raport me opinjionin publik, veçanërsisht në krijimin e raporteve të shëmtuara midis z. Nano dhe z. Berisha, në thelbin e fushatës së tij u mundua të identifikojë si faktor të humbjeve të 23 qershorit tretjen e kufijve midis të djathtës dhe të majtës, mjergullimin e tyre, rrjedhimisht, shndërrimin e politikës në një xhungël ku nuk e merr i vesh i pari të dytin, cila shtazë, cila egërsirë, ha cilën. Megjithatë, në fushatën zgjedhore për kryetar të PD, ai, në mënyrë të qartë, identifikoi si një shkak të zvoglimit të mbështetjes popullore të PD aleancën e saj me LSI, një parti me një shëmtim special politik. Duke mbajtur një qëndrim të tillë gjatë takimeve me anëtarësinë e PD, ai, në fakt, nuk bëri gjë tjetër vetëm se nulifikoi substancën e fitoreve të PD në tetë vitet e fundit, i konsideroi ato jo vetëm të deformuara, por edhe të paqëna. Ishte një si shkulje nga rrënjët e pozicionit politik të z. Berisha, e të gjitha qeverisjeve të tij. Duke treguar qartazi se që pas vitit 2005 qeverisjet e PD as nuk janë fituar pa të majtët, as nuk janë qeverisuar pa të majtët. Ishte një goditje në zemër të qeverisjes së z. Bersisha, e cila nuk kishte se si të mund të kalohej pa një dhimbje të thellë, pra, nuk mund të kalohej edhe pa ndëshkimin po aq të thellë të njeriut që nuk di të falë kur është sipër.
Z. Olldashi u zhyt në iluzionin se është shtylla kockore e militantëve ajo që e mban PD dhe se sado që votuesit e këtij vendi të shndërroheshin në dele, sado që kavjet psikosociale të shumëfishoheshin nga kodi politik i PD, do të ishin militantët, të pandryshueshmit, zemër butët, të pastrit, të pakorruptueshmit, naivët në fund të fundit, ata që do të mbeteshin jasht çdo eksperimenti, ata që nuk do të dorëzoheshin para çdo manipulimi. E gjitha kjo ishte e vonuar, sepse kishte kohë që militantë të kësaj natyre nuk janë më në parti, ose të paktën nuk thirren më prej saj. Ata janë zëvendësuar me një shtresë të dytë, me neomilitantët, ata që sa herë të japin dorën të shohin nga xhepi i pantallonave, nga vendi ku rri kuleta, atje ku përmasat e fryrjes së xhepit lidhen proporcionalisht me mundësinë për të fituar. Militantët, në kuptimin më të gjerë apo më të drejtpërdrejtë demokratët e thjeshtë, kanë kohë që zëvendësohen; kanë vite që, në një proces rrëshqitje të tokës nën të, zhyten për të mos u çfaqur më. Z. Olldashi nuk ka qenë aq i vëmendshëm sa ta kuptojë këtë, ka qenë shumë i zënë; ka qenë nën verbimin e një eklipsi i observuar pa mjetet e nevojshme dhe që tani, falë zotit, ka kohën e mjaftueshme, mjetet, për të kuptuar se ç’madhësi ka patur ai eklips; dhe në fund të fundit, kush e shkaktoi, pse. E gjithë qeverisja e PD ishte një dështim i paanë jo vetëm sepse në të mori pjesë edhe LSI, por sepse PD ka kohë që ndërton në këtë vend një regjim të dyfishtë, një regjim në të cilin populli nuk është më zot i vendit. Përkundrazi, ata që duhet të ishin shërbyes janë shndrruar prej kohësh në padronë të shqiptarëve. Deduksioni është kristal i qartë. PD e qeverisi Shqipërinë ashtu sikundër edhe vetëveten. Z. Olldashi, më në fund, e kuptoi se shqiptarët qeverisen ashtu sikundër ai vetë, personalisht, u trajtua (u qeveris) në procesin zgjedhor. Shumë më keq. U desh ky proces që ai ta kuptojë. U desh ky mort që ai të shihej sy më sy me shqiptarët.
Z. Olldashi është në tehun (on the edge) e ndarjes së epokave. Një kohë e tillë nuk vjen më, ashtu sikundër edhe qëndrimi që ai do të mbajë ndaj asaj që ndodhi në zgjedhjet e PD nuk mund të përsëritet më. Ka dy mundësi, dy qëndrime, njësoj të rënda, njësoj sfilitëse: të mos marrësh një vendim pro demokratëve sot, pra të marrësh vendimin të heshtësh, zhgënjimi prej të cilit si zgjebja nuk do të ndahet kurrë nga lëkura; ashtu sikundër është e mundur të marrësh vendimin tjetër sipas të cilit të denoncosh prerazi se ç’ndodh në PD dhe të jesh kështu në anën e demokratëve, pavarësisht gurit të rëndë që do të duhet të mbash mbi shpatulla si dënim për blasfeminë tënde. Është, në fakt, tehu ku ndahet jeta mizerabël nga jeta e heroit. Është tik taku i ngushtë ku zgjedh midis një humbje të madhe që do të bëhet shkaku më i thellë i rikthimit të PD në origjinën e saj, pra i rithemelimit të saj, dhe një fitoreje të vogël, që as më shumë dhe as më pak, të shndërron me kalimin e kohës në një prej të shumtëve njerëz të rëndomtë të PD. Është si te “Plaku dhe Deti” i Hemingway. Nëse peshku që do të kapte ai plak i fisëm do të ishte një peshk i vogël, edhe peshkaqenët nuk do të kishin pse ta sulmonin. Ai plak do të mund të arrinte një fitore që nuk do të mbahej mend nesër. Por, në novelën e Hemingway, plaku zuri një peshk që nuk ishte dëgjuar në ato anë, të cilin, fatkeqësisht, erdhën peshkaqenët dhe ia morrën. Nga e gjithë kjo histori, megjithatë, ajo që u mbajt mënd nuk ishte peshku i stërmadh, por lufta e plakut për të mos ia lënë atë peshkaqenëve, për ta mbrojtur fitoren e tij. Ishte humbja e madhe, sublime, ajo që do të mbahej mënd. Ajo që ka vlerë sot nuk është fitorja e Bashës, sepse ajo është një fitore e zakonshme e tipit alla PD. E mbuluar si e tillë me mjergullën e pabesisë, e kafshuar pas shpine, e gënjeshtërt. Ajo që do të mbahet mend është humbja e z. Olldashi. Shumë më tepër se kaq, ajo që do të mbahet mënd është se si z. Olldashi pritet të luftojë që ta shndrrojë këtë humbje nga personale në humbje të krejt PD, në një humbje të madhe. Një humbje aq të madhe sa të kthehet në një fitore kolektive të demokratëve nesër. Më mirë një humbje e madhe e z. Olldashi sot, se fitorja e vogël e z. Basha nesër. Shumë shpejt demokratët, nëse z. Olldashi, përmes denoncimit të tij e shndrron atë, humbjen e tij, nga një humbje personale në një humbje të madhe të PD, do ta kuptojnë se ajo që do t’i ndihmojë nesër nuk do të jetë fitorja meskine e z. Basha, por humbja dinjitoze e z. Olldashi.
shoku besnik nga cili planet po na vjene.veri te dyja kembet ne toke.ju gjerat i shikoni me syrin e neokomunizmit prandaj llomotit brockulla qe dhe vet olldashi nuk i beson.
Olldashi fitoi.
Po cfare fitoi?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/chairman-of-pd.html
po kush nuk e dinte kete rezultat,jo lulzim basha te ishte kunkurenti i olldashit,po dhe simpatizanti ma i fundit i pd, perball nje njeriu pa identitet , ,nje njeriu pa moral,nje njeriu kopil do te fiotonte me te njejtin rezultat.
nje njeri i lig si koli ka aftesi me masahtrue nje here e dy nivelin fshatar,po jo me marre mbas vetes njerez te ndershem dhe njerez te mire,ky nuk i din mire origjinen vetit ,po si do ta besoie partia demokratike te udhehiqet nga nje njeri pa identitet si ky. ky mund te boio njerez mbas veti vetem njerez si vetja e tij
Zotit Olldashi, nuk ja mban bytha të krijojë një humbje të madhe, për dy gjëra: 1- Përmasat e tij (si politikan) janë tepër të vogla dhe 2- Është i mbështjellë me njëmijë fije në rjetën e Berishës (Kujtoni deklaratën e tij për 21 Janarin)
Po a ka kellqe old ashi per kete?
Dhe a ka ndopakez kredibilitet moral ne kreditin e tij?
Dhe a ka inteligjencen pozitive?
Kjo pune nuk behet me xhahile bandash dhe …pordhe!
Une besoj qe Patozi eshte ‘i pjekur’ per kete, dhe u duk se e ka marre me sysh sfiden
dhe me kembe ne toke.
Eshte i pershtateshmi edhe se u duk qe eshte peshtirosur nga Qelbesina ku ka qene, dhe nuk do rrehet te qelbet me.
Eshte mire kur nga eksperienca te tilla kerkon ‘sherrin me vdekjen & historine’ me ne fund!
Patoz, mos u tut, ne ketu jemi,
koha eshte aleatja jone kete here,
Qelbesir- kollovari 2 (i krupshmi me se ehoxha, s’ka faj)
nuk e ka shansin ta rropose ket vend, pas padronin te tij/ Kuceder-kollovar 1,
koha e PLEH xhahil- rural- mafiozeve jashte kontrollit, mbaroi!
NE do i flakim Plehrat- virusale jashte PD sone (qe na e uzurpuan kollovaret pardesybardhe te ramizalise)!
Eshte koha ta dlirim PD!
Patozi nje gje nuk beri, e qe ishte e para qe duhej, doreheqjeve te tij t’i jepte peshe,
(edhe fitonte kredite per t’ardhmen)
: Dorehiqem nga gjithe…, per pergjegjesine dhe pergjshmerine time si nkr PD dhe perfaqesues i popullit!
Populli na vuri fshesen si na e vu, kurse une nuk e kisha kuptu te keqen qe i kisha bo !! Dorehiqem qe te kerkoj ndjese, qe ta marr ndjesen dhe te la veten do bej detyren time kete here si deputet dhe anetar i PD.
Nuk cuditem si e leshoi doreheqjen ne mes kater udheve, cuditem si nuk ja kan keshilluar nje gje kaq esenciale!
Mero, une besoj qe Patozi duhet ta koregjoje kete gafe, shpejt.
Keto dite une s’e takoj dot, lutem Mero, gjej ti kanal t’ja cosh, nese e sheh me vend, tung, TR.
Kujtese
Tema, mos e posto!
-Aty nuk fitoi askush perveçse Baba Saliu, if…. ?
-Ai shpreson se “do ia falim edhe kesaj here”, por gabohet. Humbja e radhes do te jete edhe me katastrofike per hillbully-n, qe me demek ka dhene dorheqjen dhe nga prapa ferre ben suflerin per Lilin e vocerr ?
-Nuk behet politike me ate bashibuzuk duke e kundershtuar por ai permbyset si kete radhe; duke e duartrokitur por votimin ta bejme allasoj…..! ? ? ?
sa fjale boshe ka shkru ky geshtenja
Papa Francesco sot ne Brazil ikerkoi rinise te behet kunderrymë! Kjo duhej thene ne kete shkrim hapur,megjithse del tangencialisht me Heminguein…Basha nuk ka fituar,per shume arsye,eshte thjesht peshkaqeni qe hengri me Saliun e te tjere peshkun e demokracise se vertet! Si ortodoks,Olldashi nuk mund ta kuptojë thenine e Papa Francesko: Kunderrymë!… Eshtë koha qe ramizizmi i viteve ’90 qe kapi dhe pluralizmin të marrë goditjen e pare të madhe demokratike! Kjo kerkon stermundim te “Plakut” tek Heminguei dhe Olldashi nuk ka mundesi dhe force,vizion dhe drejtesi brenda koshjence se tij te tronditur!
Po pati fituar Olldashi sipas Gjongecajt.
Duhet te kete fituar dhe M Lakerori,kur konkuroi me Ramen pas doreheqjes e dorevenjes se Rames.
Se nuk pati njerez te tjere ps si Malaj,Majko,Fino,Islami,Blushi e kompani qe te konkuronin per postin e kryetarit te PS.
Por duhej nje lakeror pete pete.
Meqe Gjongecaj paska gjetur kete gjen e veshtire ne ciftin Basha-Olldasha.
Do te kete me te lehte te gjej kush fitoi ne ciftin Rama-Lakerori.
Profesor! Ju dhe Shenasiu, po ju ve re, mundoheni te tregoni se ka dhe intelektual ketu qe dallojne se cfare po ndodh me demokracine e deformimin qe i eshte bere nga partia familje.Ju mund te rithemeloni PD e vertete pa hiena.Beni kujdes nga ata te fundit se jane shtuar shume kto kohe aq sa e shqyen partin e idealeve tona. Vazhdoni te Ngrini probleme si keto. FALEMINDERIT !
o adash,po sa e bukur eshte domethenia e”Plakut” te Hemingway-t!Po ku ka sakrilegj me te madh ta perdoresh si metafore per kete estrade PD-je me Lesha dhe Lusha?Une s’do replikoja fare ketu,jo se shkrimi nuk eshte i qelluar,por sepse nuk ma ndjen te quash te gjalle krijesen e vdekur.PD nuk ka mision.Misioni i saj mbaroi qe ne katervjetorin e pare te qeverisjes,fiks ne 26 maj 1996.Megjithe maskaralleqet e pafundme,tamam si nje lukuni ujqish qe i sulen nje demi pa brire,sidoqofte ajo mund te quhej parti me mision politik.Fitorja e 26 majit,me e thelle se e lulbashit pardje,shpalli njeher e mire misionin e vdekur te PD.
Se Shqiperia nuk ka te djathte nuk me behet vone,porse e djathta nuk di veçse te varferoje,kjo eshte e palejueshme.Olldashi,po te ishte aq i zgjuar,nuk do veteofrohej si karabush ne e+straden e zgjedhjeve partiake,u veteofrua sepse nuk ka karakter.Ka thene ndonje batute ironike,me aq sa ia lejon pija dhe sedra e cenuar ndopak,por keto jane kalimtare.Eshte i kapur,dhe nje i kapur nuk çlirohet dot as heroikisht.Te tere figurat e PD jane marioneta,tamam marioneta,per ata qe s’e dine,marioneta jane ato kukullat qe i mbajne per spangoje ne teatrin e kukullave.Per gojen e tyre flet ai qe e mban per spangoje.Kurse domethenia e Plakut te Hemingway-t eshte e perjetshme(eterne);jeta eshte plot me iluzione dhe ideale,te cilat i kemi kapur,por”rruges se kthimit”(gjithe jeta eshte rruga e kthimit)n’a i hane peshkaqenet,dmth.iluzionet bien nje nga nje dhe ne fund fare,n’a mbetet ne duar vetem karkasa e tyre,i vetmi trofe,qe n’a ben te lavdishem apo jo,pak rendesi ka,te pakten luftuam per t’a sjelle te teren ne breg kete bote shpirterore,sadoqe na e hengren deluzionet.Ku ka kaq poezi dhe art ne perplasjen meskine te nje zyrtari karagjoz si Olldashi me Bashen,qe eshte pak a shume si nje ushtar argjile ne madhesi natyrale,nga ata qe kinezet i modelonin per te percjelle e ruajtur perandoret ne boten e pertejme.Ruajna zot,mos e ka zgjedhur tamam per kete pune saliu!
SH-KRIMI ESHTE SHERBIMI I RADHES QE I BEHET EDI RAMES PER TE MARRE NJE POST SI SHPERRBLIM NE C-QEVERISJEN E RE. NUK BESOJ SE DO TE MBETEN PA VEMENDJEN E RAMES SHERBIME TE TILLA ASHTU SI DHE SHERBIMET E MEPARSHME TE KETIJ ITHTARI TE NJERIUT ME TANGA.