Mjaft është mjaft!

25 Korrik 2013, 12:21Blog TEMA

Nga Dr. Shk. Arben Zenelaj

 

Spunto e këtij shkrimi u bë pyetja që një friend në rrjetin social Facebook shtronte për kuptimin e fjalës pehlivan.

Pas rënies së temperaturave elektorale dhe rritjes së atyre stinore, një tjetër lloj temperature ka zënë një pjesë të shoqërisë.

Kjo është temperatura e pushtetit, që ndodh çdo 4 vjet, sa herë ka zgjedhje parlamentare.

Ethet që kapin grupet shoqërore në këtë rast kanë të bëjnë me ethet e pushtetit të humbur dhe atij të fituar.

Nuk e shoh problematike ambicien e grupimeve apo individëve të caktuar për pushtet, kur ai synon të përdoret për të bërë pune të mira.

Ai, pra pushteti, bëhet i rrezikshëm kur përdoret për qëllime të mbrapshta.

Në këtë rast ky pushtet quhet i kapur nga këto grupime, të cilat shfaqen si biznese dhe që synojnë të vendosin njerëzit e tyre në pushtet, dhe kur kjo nuk bëhet e mundur, lëshohen në mësymjen e sponsorizimeve në fusha të caktuara.

Për të qenë më konkret, kur flitet për shëndetësinë, të gjithë e dinë se ka dy sektorë, publik dhe ai privat, të cilat funksionojnë me të mirat e të metat respektive.

Sektori privat ka kontribut pozitiv në shërbim të shëndetit, por nuk mund të pranohet reklamimi jo i vërtetë se kardiokirurgjia, kardiologjia invazive, ortopedia etj, u lindën dhe zhvilluan në sektorin privat.

Jo, këta tip biznesmenësh e dinë mirë se nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të dëmtuar, asfiksuar e rrënuar sistemin publik dhe ato private konkurrente.

Për këto lloj lëvizjesh u është dashur koperturë politike dhe drejtues butaforikë të institucioneve shëndetësore publike.  Tashmë që pushteti ndërron duar, këta pehlivanë përpiqen të ndërrojnë padronë, duke u vetëofruar si zgjidhje e problemit, pa e parë veten si pjesë e rëndësishme dhe më e neveritshmja e tij.  Këtyre qerratenjve u duhet treguar vendi nga të gjitha grupimet e tjera, politike, mjekësore e civile.

Mjaft është mjaft!

Nuk mund të ketë institucione shëndetësore publike serioze, kur në dyert e tyre, e aq më keq brenda territorit të tyre, ngrihen ato private.

Kapja e pushtetit prej këtyre lloj pehlivanëve të biznesit duhet të marrë fund përgjithmonë.

Ata duhet të mësohen me rregullin e të barabartit mes të barabartëve, pa kërkuar privilegje që nuk kanë asnjë arsye profesionale apo ligjore që t’i kenë duke luajtur rëndë me jetën e pacientëve të trajtuar në institucionet publike.

U përpoqa që në mënyrën time të ndihmoj shokun tim në Facebook për një lloj pehlivani, ju mund të ndihmoni më shumë.

7 komente në “Mjaft është mjaft!”

  1. enough says:

    Pse i ve titullit te shkrimit, nje shprehje qe nuk eshte shqiptare?

    1. ermiri says:

      O dr. shk., kush ta ka dhene titullin?!
      Enough is enough = mjaft më, boll më

  2. Dean says:

    Po ti tani u kujtove,o Dr,Shk. Arbeni??????
    Po kemi kaq kohe qe u presim te na thoni ndo1 fjale,o doktorrrrrrrrr…….

  3. Dalani says:

    Cdo me thene spunto?

  4. alban4eva says:

    ca dmth “spunto” ? po “invazive” ?

  5. Deant Kola says:

    Ku e gjen ti moralin e shkruan kur je nje nga mjeket gjobevenes. Duke persor ambjentet dhe pajisjet e shtetit

  6. Kavajsi says:

    Mëso shqip o Dr. Shk.
    Spunto = Shtysë
    Dhe titullin shqipëroje në: “Mjaft më”
    Na e morët në qafë këtë gjuhë të bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje