Dje ish- kryetari i PD-së, z. Sali Berisha, ishte i pari që formuloi urimet më të përzemërta të tij për kryetarin e ri të opozitës së re (duartrokitjet në sallë të krijojnë përshtypjen që atje, në gjirin e PD-së, ka njerëz që kujtojnë të jenë ende në pushtet).
Formalisht mund të të duket që kemi të bëjmë me një ritual: lideri “historik” përshëndeti liderin e ri. Por, në fakt, kemi të bëjmë me një rast tjetër, atë të urimeve më të përzemërta që i drejton klonuesi, klonit të tij. Laboratori ishte po ai, madje dhe parulla: “Ne jemi ndryshimi”. Si për klonuesin, ashtu dhe për klonin e tij.
Laboratori i PD-së, ndoshta qysh nga viti 1994, është shndërruar në një laborator klonesh. Atje janë klonuar “liderë” për dekor lidershipi, kryetarë( Ed Selami/ Tritan Shehu), nënkryetarë, sekretarë, ministra, zëdhënës shtypi, televizione, biznese, analistë. Ata që e njohin ose që e kanë njohur PD-në nga afër dhe nga brenda e dinin shumë mirë paraprakisht që, dhe në rastin e garës për kryetarin e ri, kishim të bënim me një klonim. Madje dhe e dinin që klonimi, si proces, do të merrte një mbështetje “plebishitare”.
Siç ka bërë dhe herë të tjera, kështu e vazhdimisht, z. Berisha si shef laboratori klonimesh, prodhoi tezën dhe antitezën e tij, z. Lulëzim Basha dhe z. Sokol Olldashi. Por, duke i mbajtur të gjitha pushtetet brenda PD-së, me qëllim që po ai vetë të bënte sintezën. Vetëm se në këtë rast, antiteza, z. Olldashi, jashtë skemës së laboratorit, e konsideroi procesin të deformuar. Dhe, siç ndodh zakonisht në raste të tilla, z. Berisha, që me sa duket e dinte pozicionimin e tij qysh më parë, doli dhe i dha përgjigjen. Heshtja e z. Olldashi për procesin e klonimit, natyrisht që do të “respektohej”. Në përputhje me rregullat e laboratorit. Ai mund të bëhej nënkryetar ose dhe njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar me heshtjen e tij. Mirëpo z. Olldashi duket se nuk e kapërdiu këtë dhe mori hakmarrjen: z. Berisha i tha atij që do të jetë vetëm një deputet në parlament.
Ndërsa, kryetari i ri i PD-së, qysh në daljen e tij të parë si i tillë, vërtetoi që është klon. Diskursi i tij i parë politik si kryetar i ri ishte sipas shprehjes :“bëmë klonues të të ngjaj”! Madje dhe portreti. Tani e tutje nuk do të kemi më tek ai “Miss Buzëqeshjen”, me të cilat ishin dashuruar kroniçkat rozë të kryeqytetit, por do të kemi një “Mister Ububuja”. Me gjuhën popullore, sot e tutje do të kemi një opozitë që vikat nga maja e Bjeshkëve të Namuna. Me gjuhën shkencore, sot e tutje do të kemi një opozitë skizofrenike. Shenja më e sigurt që klonimi ka qenë i suksesshëm.
Këtu na duhet të bëjmë një parantezë. Një parantezë që duhet kuptuar mirë nga kryeministri i ri dhe nga bashkëpunëtorët e tij për karakterin e opozitës së ardhshme. Me komisionin e tij gjysmak të zgjedhjeve, me rinumërimet, z. Berisha sajoi një shtrat për tezën e tij, atë të deformimit të zgjedhjeve. Spektakli i rinumërimit kishte vetëm këtë qëllim. Njollosjen. Pra, pavarësisht sa paradoksale është, ai e ka krijuar tezën e tij. Së cilës do t’i përgjigjet dhe antiteza: do të kemi një opozitë skizofrenike, njëlloj siç e kishte z. Nano pas vitit ’97. Nëse dhe kësaj radhe socialistët dhe progresistët nuk do ta ekzekutojnë në qeverisje votën si votë kundër korrupsionit, (Rruga e Kombit), si votë kundër fabrikës së vdekjes (Gërdeci), si votë kundër vrasjeve të opozitës (21 Janari), vetëm se do të riciklohet opozita berishiste e viteve ‘97-2005.
Klonimi është bërë. Dhe nëse ka ende naivë që besojnë te opozitat “konstruktive”, do t’u duhet ta kuptojnë, po dhe t’u themi, madje t’ua themi për ditë, që klonimi është bërë. Do të kemi një opozitë berishiste jo pa Berishën, por me Berishën dhe me një kryetar tjetër. Nuk duhet harruar që te PD-ja Berisha ka pasur dhe kryetarë të tjerë partie të cilët, kur e harronin në ndonjë çast të mjerë që ishin aty sa për formë, ose qanin te lokali te Selvija (Ed Selami), ose hanin prasin në Lushnjë (Tritan Shehu). Kjo, natyrisht, vlen dhe për klonin e ri, që është aq i ri, sa që të vjen keq që s’ka pasur asnjë mik t’ia thoshte këto gjëra që kanë ngjarë në “shtëpinë tonë të madhe” të demokratëve.
Në fakt, jemi në pritje jo për fatin e klonit të ri. Ai është madhor tani, madje shumë madhor, për t’i marrë vendimet vetë. Pra ka vendosur të jetë klon dhe si të gjithë klonet, është i vetëdijshëm se nuk do të ketë personalitet. Ne jemi në pritje të personalitetit të shumicës së re. E cila, edhe pse z. Berisha, që nga laboratori i tij, e ka bërë dhe tezën dhe antitezën për stilin e opozitës së tij, e ka të gjithë pushtetin të bëjë sintezën me të. Pra, të ekzekutojë votën popullore kundër tij.
Tralala
E Trylyly
Kishim nji hunderr
E U bene Dy!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/i-emeruari.html
jam dakort me dullen
Pershendetje z.Met,,para se gjithash na e thuaj shkakun pse je prishur me Saliun,,sepse mbaj mend qe ju i thurnit lavde para disa vjetesh,,,,por megjithate une ju kuptoj dhe mbetesh nje person i nderuar dhe i respektuar….
Skenari eshte i qarte
Meta,Basha,Rama,,,,do vjedhin pareshtur popullin shqiptar,dhe do mbrojne bizneset e tyre
Askush nuk do burgoset,,,thjesht pluhur syve shqiptareve
Mjere ky popull
Meta dhe kunati i Bashes,do vazhdoje qethjen,,,
Rama Kokedhima ,do vazhdojne qethjen
ZOTI e ruajte Shqiperine
e sakte
Si nuk mbaronka kjo fara e Dullave, sherbetoreve te perjetshem te 100 zoteroinjve (Saliut me shoke)
artikull i papar sikur me keni lexuar mendjen!! i keni pikes per cdo gje !!
MISTER BUZQESHJA DO KALBET
NE BURG BRENDA VITIT 2014.SALIU
QE PO JA “LEDHATON” KOKEN TASHI,
DO TA BEJE KURBAN PER T’SHPETU B****N E VET.
Jam shume dakort me kete artikull te mikut tim Met Dervishi por vetem me nje ndryshim te vogel;Ajo germa “z” te interpretohet si zagar per Berishen,zorraxhi per Lulen dhe zgjebs per olldashin.
eh, kur nuk ke koke ke kembe.
sot une duhet te isha kryetar i PD.
do ju duket vertete qesharake, por i kisha te gjitha mundesite te isha dashnori i Argites.
ne ate kohe, Argita me hunde te shtrember, as qe ma ngrinte fare.
dhe ja ku doli Luli qe palloi Argiten ne Kosove, dhe me pas edhe ne Tirane.
gjithmone me dukej trap ky Luli.
po ja qe trapi isha une, nuk e kuptova asnjehere se Luli shtratin e Argites e perdori mjeshterisht si mjetin me efikas per pushtet.
eh, sot un duhet te isha kryetar i PD.
pordha e madhe me beri qe te jem ketu ku jam, ndersa ai tjetri, Luli, u be kryetar.
urime Luli
besoj se tani as Argita nuk do te te duhet me.
I dashur Makthi pergatitu per konkurimin e ri qe do te shpallet se shpejti per kryetarin e ri te partise demokratike. Klonuesi dhe kloni do te shkojne para drejtesise per 21 janarin, per rrugen e kombit, per vjedhjet ristaniane te 8 majit e shume e shume te tjera…
Z MET
Me pelqeu shkimi juaj per vertetsin e vakteve por kam mendimin se ne nje menyre ose ne tjetren Berisha do te humbasi cdo lloj kontrolli ndaj PD,mendoj se shume shpejt do te kemi nje carje te madhe brenda tyre qe klonet do ti lere ne minorance.Z berisha eshte ne fushe te betejse qe e pret pa “buona uscita” nga te gjithe te medhenjte e vendeve mike,nuk eshte si Z nano qe i mori ato qe kerkoj bile dhe nga vet z berisha,per kete berisha do bej c mundet te fitoj sa mund te fitoj sidomos nga kloni basha qe ka qene ne zyren e tij ne 21 janar e ndofta ka dhene ai porosin e shefit te hapej zjarre.Basha e di mire qe i mbyturi te mbyte e ndofta do ti duhet pak kohe ta lene ne kanalin e pare qe gjej perpara per te bere “katarsin” personal.goditja vendimtare do jene zgjedhjet lokale ku mendoj se PD do renditet parti e 3.Laburatori i prapesirave te klonimit s do mbijetoj dot se ideatori u lodh e mbeti qyqar
Me falni per shprehjen por nuk gjej tjeter fjale ne gjuhen shqipe qe ta sintetizoj me mire konkurimin ne PD, per kryetar:
PO SFITOJ MUTI, FITON KAKA,
Me sa kam pare te dyja mbajne ere te keqe, keshtu qe kushdo te zgjidhet eshte e njejta ere e felliqur, keshtu qe o shqiptare mos u merrni me eren e qelbur qe ka leshuar Berisha ne tregun demokomunist.
Mbas ceremonise se urimit ,Berisha percaktoj rrugen e opozites dhe funksionin e Olldashit.
Berisha eshte perseri Kryetari i PD-se.
Basha do ta ndjej veten te pafuqishem,kur te krijohen forumet,ai nuk do kete njerzit e tij per te kontrolluar PD-ne.Kete privilegj do ta kete perseri i “dorhequri”,i cili do beje ligjin ne PD.
Klonin e pret burgu,per ato qe ka bo.
Analiza eshte shume e forte zoti Dervishi por une kam mendimin se tashme kjo parti ka mbaruar se egzistuari do te kete disa deputete hajdute ne parlament qe do te bejne gam gam por qe fjala e tyre nuk do te kete me asnje vlere per shqiptaret.Ata jane hajdute dhe nuk kane surrat te flasin dhe kritikojne. Kurse qeveria e re duhet te mbaje premtimet dhe abuzuesit ti fusin ne burg sa me pare.Partia demokratike shume shpejt do te behet fije fije.
Te merresh me Bashen dhe PD-ne eshte humbje kohe.Tani topi eshte ne fushen e qeverise se re, asnje justifikim nuk ka per deshtimet.Lerini te djathtet ne punet e tyre.Hapni syte dhe shikoni te ardhmen, se mos e marin peng ata qe jane mesuar te mjelin cdo qeveri…
Shkrim i qelluar. Duke perifrazuar frazen e famshme te Nolit ne Parlamentin Shqiptar, mund te them “se do te ishim te lumturit e botes nese klonuesi Berisha te tete qene i suksesshme ne klonimin e tij,as e kemi pasur e as do ta kemi, ky do te jete NJE KLLOUN qe familja do ta terheq prej hundesh duke i kujtuar cdo cast sese e mbrojten me “rrugen e Kombit, me pergjegjesine si Minister i brendshem me 21 Janarin, me Gerdecin, dhe do t’i kujtojne, se vetem ai dhe mafjozen profesionist kane mese 3 pasaporta qe t’ia mbathin kur s’kane rruge tjeter.
Shkrim i qelluar. Duke perifrazuar frazen e famshme te Nolit ne Parlamentin Shqiptar, mund te them “se do te ishim te lumturit e botes nese klonuesi Berisha te kete qene i suksesshme ne klonimin e mekembesit,as e kemi pasur nje klun e as do ta kemi, pasi Lulzim Basha eshte e do te jete NJE KLLOUN qe familja do ta terheqe prej hundesh duke i kujtuar cdo cast sesi e mbrojten me “rrugen e Kombit, sesi duart i ka me gjakun e kater njerezve te pafshem me 21 Janarin dhe me gjakun e 26 viktimave te Gerdecit, dhe do t’i kujtojne, se vetem ai dhe mafjozet profesioniste kane mbajne 3 pasaporta te ndryshme qe t’ia mbathin kur s’kane rruge tjeter.
Po përgjigjem me një setencë humoristike të Pilurit të pa vdekshëm:
-….të është pleksurr dhe të është bërë.
-Duhen njëzet palë gërshër-
=Që të gjesh të zezën vërë.
Kryetar i PD-se do te vazhdoje te jete Berisha.
Shkrim perfekt. Bravo!
ahhh more dulle ,sa te drejte qe ke. Eshte tamam ashtu. Meta, Rama, Basha,Berisha do hane bashke dhe ne do vazhdojme te llapim neper komente me tifozllek ,sikur flasim per futboll. Sa keq me vjen per ne ! Si nuk e kuptoni mor te uruar qe duhet me patjeter te krijojme sindikatat e verteta dhe mund te mbrohemi disi nga keta kafshe qe na kane rene ne pjese me deshiren tone . Shume prej jush genjehen ne menyren me naive duke shpresuar ndryshim. Ndryshim, nga kush? Nga meta? Nga basha apo nga Rama? Jane te lidhur dhe ndaj ekzistojne, por mos mendoni se jane aq trima, jemi ne frikacake. Njehere .vetem njehere , ta provonim te reagonim me sindikata te pavarura dhe te forta, do shihnit si do u dridheshin leqet e kembes.