Tani që Lulzim Basha hipi në majë të piramidës partiake, teorikisht duhet uruar. Partia Demokratike tani për tani është ende një aset i madh kombëtar. Veçse… Në rëshpërim të veprave që bëhen, të synimeve politike partiake të projektuara, a duhet vallë që t’i thërrasë Lulzimi vetëdijes? Për të bërë një vetëskaner (edhe pse të vështirë!) të përvojave dhe veprave që i ka lënë deri më tani vendit dhe politikës?
Unë nuk do të dëshiroja kurrë t’u ndërprisja kënaqësinë e celebrimit Lulzimit dhe miqve të tij, drejt atyre majave të lavdisë, por… Por tani kur ai gjendet në atë post, sipas projektit të Berishës, po edhe të vetvetes gjithashtu, a duhet vallë të ndjejë nëse ka gjë tjetër brenda tij veç boshllëkut? Mund të jetë e mjerë ajo ekzistencë, që teksa kërkon të reflektojë gjerësisht vlera, brenda mbart antivlera.
E tillë sjellje fatkeqësisht nuk duhet të përkonte me gjeneratën e re, që po synon ta menaxhojë shtetin shqiptar të së nesërmes.
Ndaj na mbetet si shpresë e fundit brejtja e vetëdijes. Ajo sjell ditë të vështira nëse nuk ndodh atëherë kur duhet. Nëse e ke atë, apo nëse nuk e ke, kjo duhet të jetë e qartë: dhe atëherë mund të themi se hipja në majë të piramidës mund të komentohet me një thënie dibrane: “Shkofsh e shkofsh, e në majë mos hipsh!”. Është një urti e madhe popullore dhe një dilemë filozofike që do ta ketë çdo udhëheqës për përgjegjësitë që ai mban ndaj bashkësisë që tenton të drejtojë.
Berisha dhe Lulzimi bartin dhe do ta bartin në historinë e këtij kombi një marrëveshje detare me Greqinë. Ishin arredues të kurorës që i vunë mbi krye paktit të shitjes së detit kombëtar, në një festë të turpshme, që historia do ta shkruajë sot apo nesër.
Ky ishte dueti i parë: Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i një Shqipërie që s’e kish mbledhur ende vetveten e saj të shprishur në Ballkan.
Ky duet dhe “shou” para një mjedisi diplomatik, gjeo-strategjik dhe politik të shformuar kësillojshëm, habiti edhe vetë fqinjën tonë Greqinë.
Ndërsa ata të dy, në lavdinë e rreme, vijuan të mbanin kokën lart, në krenarinë e tyre të çuditshme e të pavend, ardhur kushedi prej ç’shtysash të dyshimta.
Berisha vetë bëri edhe një sakrificë tjetër në ruajtjen e Lulzimit, në mosballafaqimin e tij me mediumet dhe opinionin shqiptar: Ai mori përsipër oponencën (ashtu siç mori në po të njëjtën mënyrë oponencën për 21 janarin kur Lulzim Basha ishte Ministër i Rendit Publik) duke marrë në duar edhe kompasin (si dhe rregulloret e Gardës).
Fotografia e parë yllndriçuese që kaloi rrotull globit ishte ajo e Lulzimit me Bakojanis me buzëqeshje frymëzuese, çka afroi me fishekzjarre të dytën: dy kryeministrat Berishë- Karamanlis.
Në nënshkrimin e marrëveshjes fjalët shoqëronin firmat, po në fakt shumica e tyre lundronin shumë larg prej këtej, përdoreshin terma detare dhe emra brigjesh, që Basha nuk i kish parë e dëgjuar kurrë dhe që me sa duket as që i duheshin.
Në kërthizë të lajmeve duhet të ketë pasur një “thagmë” të ardhur s’dihet se nga ku, prej Ministrisë së Jashtme, që Basha drejtonte.
Lajmi fluturonte si një shpend i marrë pa orientim të qartë, herë me shpejtësi, duke lëshuar sinjale alarmi se diçka nuk shkonte në atë anije hidrografike kërkuese dhe ndarëse.
Kurse Basha buzëqeshte asaj dite të shitjes së madhe. Fjalët fluturonin me valët elektromagnetike, në krahë. Valë të dukshme dhe të padukshme. Nga fundi i detit ilirik, sinjalet vinin tek zemra e kombit. Mallkimi vinte prej vetvetes, sigurisht. “Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në jug të vendit. Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale. Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis,” shkruante kronika e kohës.
Mbi ujanë u mblodh gjithë ai gatim diabolik i koordinatave. Lajmi ishte përmbytës. Nuk ia kishte pritur mendja kurrkujt. Dhe dy personazhet e historisë së tradhtisë moderne të shqiptarëve ishin Berisha dhe Basha.
Të dy udhëheqësit dhuruan detin me një mirëdashje të veçantë dhe plot fisnikëri të habitshme miqësore dhe fqinjore.
Shend e verë ishte Karamanlisi pak më tej. Përfaqësuesit e medias nuk duhet të bëjnë asnjë pyetje. Këtë realitet e sjell historia e personazheve politikë më të dyshimtë të Shqipërisë: Berisha që dha dorëheqjen dhe Basha që mori dorën e regjisorit në krye të Partisë Demokratike, një parti deri më sot sunduar, jo e drejtuar.
Shumë gjëra mund të ndodhin. Por Lulzim Bashës nuk do t’i ndahet asnjëherë ajo pyetja e fillimit të këtij shkrimi: “A e bren vetëdija për anti-veprën që ia ka bërë Shqipërisë?”
KUSH ESHTE LULZIM BASHA ?
JA FYTYRA E TIJ E VERTETE
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/i-emeruari.html
Mazllem Pacaj,i futur si kollone e 3- te nga Rama dhe koalicioni i greko-komunisteve te “Elladhas-Lindjes”,ja arrite qellimit per te percare AK,te vetmes Parti Nacionaliste Shqitare.Thjesht bere ate qe kane bere soji jot Enverist:Sulmove Shqiptaret dhe ndihmove koalicionin e Dules,Angjelit,Rames dhe Kocos !!!Ndaj pusho matuf i kuq !!
“Profili” i Lulzim Bashës
Ministër i 4 të vrarëve në 21 janar 2011
Në 21 janar 2011, në drejtimin e policisë prej tij u vranë 4 protestues në sheshin përballë kryeministrisë, të qëlluar nga Grada e Republikës, me urdhër të Sali Berishës, Lulzim Basha nuk u përfshi në hetime, dosja nuk ka autorë krimi.
Ministër i Paktit Detar, me falje të detit Greqisë
Janë 355 km katrorë sipërfaqe detare, që iu dhanë Greqisë në 28 prill 2009, dy maj përpara zgjedhjeve parlamentare, pas paktit detar të nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Në 26 janar 2010, Gjykata Kushtetuese e deklaroi të papajtueshme me Kushtetutën këtë projekt- marrëveshje
Ministër i tenderit mafioz të rrugës “Durrës-Kukës”
Janë 240 milion euro, vjedhja korruptive e bërë prej Lulzim Bashës, me tenderin fiktiv të rrugës Rrëshen-Kalimash. Bashës. Prokuroria kërkoi imunitetin e Bashës, por Gjykata nuk e gjykoi akuzën dhe e mbylli dosjen “me procedurë”, pra me tejkalim afatesh hetimi, të cilat u mbyllën me procedurë, me urdhër të Berishës.
SA MLLEF KE O BEN! KESAJ RADHE, NE FAKT, KE TE DREJTE. KOPEJA PO HALLAKATET. MBARUAN VJEDHJET 20 VJECARE TE VOTAVE TE SHQIPTAREVE. TANI ASISTUAM NE VJEDHJEN E NJERI TJETRIT.
DERI TANI KEMI NDJERE TRAGJEDINE. FILLOI KO9MEDIJA.
Myslim Pashait:
Basha e pi detin se eshte i ri; NEQOFTE nderpritet lumi i nje plaku te pa permajtur. I ka rene shorti te jete pa personalitet.
NEN HIJE!
O ty te q.fte Chikago me te gjithe rrethinat inshallah o Ben Chicago!
ti zog haleje, mos fol ashtu per patriotin Myslym Pashaj, se kuptohet qe s’e ke per Myslymin, por per vendin tene; Ngele duke na derdellisur prapa krines e duke u fshehur. Hale!
Qe ne fillim te shkrimit te tij , Myslym Pashaj, ben pyetjen “… a duhet t’i therrase Lulezimi vetedijes?”.
Fjala eshte per marreveshjen detare,kur Basha ishte minister i jashtem.
Me poshte,zoti Pashaj,ne stilin e tij te lezecem(ne fakt me shume te cuditshem sesa te lezecem),jepet pas retorikes fluturake patriotike te njohur,tashme.
Mirepo,koloneli ne pension,harron nje “detaj” qe ka lidhje me shitjen e detit,harron…Ilir Meten!
Duke qene i vetedijshem ,qe shumices se komentuesve i punon per mrekulli mekanizmi i procesit te harreses,me duhet t’ju kujtoj se Ilir Meta,ne ate kohe ishte zevendeskryeminister,Nr2 i qeverise, aleati kryesor i Berishes.
Por,nuk eshte vetem kjo. Ilir Meta, menjehere pas koalicionit me Berishen, u be nje nder perkrahesit me te zjarrte te marreveshjes detare. Madje, Meta shkoi deri aty sa kolonelin Myslym e quajti “sharlatan” dhe te “matufepsur”…
Sot Ilir Meta eshte ai qe i solli fitoren koalicionit te qelbsave;eshte partneri kryesor i Rames;eshte heroi i te gjithe “idioteve te dobishem” sepse ,sic te gjithe e dime,po te mos ishte Meta,fitorja e se majtes do te shtyhej ne kalendat greke.
Tani, une kam nje pyetje per profesorin e nderuar dhe te rrespektuar(por edhe te “pjerdhur” po te citojme lirshem Meten), kolonel Mazllemin:
-Zoti Pashaj,pasi ia plaset Bashes ne sy, c’keni per t’i thene Ilir Metes,qe ishte nje nder perkrahesit me te vendosur te marreveshjes se detit?
Nese je me te vertete burre i ndershem dhe patriot,duhet t’i thoni dicka edhe Ilir Metes,apo jo? Flm per mirekuptimin.
Ore gjakdhjere ,prap pate guximin dhe komentove ?po ku ka me gjakdhjere se ata qe ka nxjerre ne drite soji dhe sorrollopi juaj ,me bastardet ,me perverset ,nuk mund te gjesh .Dhe prap sot na e vure gishtin ne tastiere per te na nxjerre si pellumb bashen me halen e tij prej gjakdhjeri ,ku shesin nje det per nje vote ,ik ore gjakprishur se patriotizmi juaj eshte patriotizem legenesh she satrapesh
Nen hijen e serbit Sali,pergatiti tradhetine e madhe, shitjen e detit Greqise! huaja TROC: Je nje ZOG II qe shet pas Shen Naumit e Vermoshit edhe Detin e jugut! Thuaja TROC: JE TRADHETAR I POPULLIT SHQIPTAR! “Te pafsha ne maje ……qete thyesh KOKEN si gjithe tradhetaret e tjere! Damken ta vendos populli dhe te ndjek nder breza….. Gjeneral ! Faleminderit per gjithcka ke bere per kete popull! Je e do te mbetesh SHQIPTARI I MADH!
Po ty o profesor a te bren vetedija per tradhtine qe i bere Aleances Kuq e Zi dy muaj para zgjelljeve.Te shohim cfar do beje princi jot Edushi lepurushi per marveshjen e ujrave,dhe te shohim a do i dalesh kundra ti.
ky do bjere gjithe kosovaret ne shqiperi ,ky eshte plani i amerikes
luli ka pune ne gjykate,pastaj te shohim c’behet me te.
Fjala jote ne vesh te Zotit o “ferati” po te jesh i sigurt se nuk ka per te shkuar “Lulja” ne gjykate se pastaj i bije qe te shkoje atje edhe Kryehajduti (apo ZV. Kryeministri i ardheshem) Meta
Po komentuesin e zellshem dhe servil “SKYPION “MA KENI PARE GJE ? ke gje per te komentuar ore gjakdhjere? per gjakdhjerin dhe gjakprishurin patriotin e juaj te maleve sal berishen ?
Kurse ju z.Pasha beni mire te pini ilacet!
Jeni i gatuar nga i njejti brum me personazhin ne fjale.
Marreveshja per detin i permbahej ligjeve nderkombetare dhe nuk kishte asgje MEMPTO !
Marreveshja u anullua per arsye se nuk kaloi per tu firmosur nga presidenti .
Per kete arsye teknike u anullua marreveshja.
Mjaft perralloset dhe bete karrier duke share greket!
Ben chicago. Komentin e dyte e ke vene nickun geno.
Une prisja ta vije mirela, teuta , zana, tefta.
Beri mire sala qe e aprovoi ligjin e marteses se gayve.
Nuk eshte e nevojshme ti shajme greket e tu ata njihen tanime se kush jane ha ha ha ha ha ha dhe sa per detin ajo marrveshje nuk i permbahej ligjeve nderkombetare por presioneve te Athines qe nuk eshte ndonje gje e re prandaj mjaft na derdelliset per te drejta ju “shqiptaret” tru shurrosur nga propaganda e kopilave te Egjeut
Profesor je i nderuar dhe i respektuar nga cdo njeri qe ndjen sadopak atdhedashuri juve kini dhene kontributin me maksimal .Keta qe shesin pjese e coptojne vendin ton jan tradhetar dhe historia dhe ligji do i ndeshkojne, se sa per pronat e pronarve nuk ju hyn gjemb ne kembe as sot as neser …..
nuk E KUPTOJ SI E KUPTON NACIONALIZMIN NDONJE DEBIL TEK KTO KOMENTET, por per mua nacionalist esht ai qe lufton dhe vritet per trojet e kombit vet dhe esht fanatik ekstrem i mbrojties kombit,dhe kto veti nuk i kishte AS AMET ZOGU as BALLI KJOMBETAR as esat toptani dhe asSALI BERISHA dhe LULZIM BASHA,te paret e vodhen dhe e shiten ne duart e ITALIS SHQIPRIN kurse kta te sotmit ja falen GREKUT SALIU ME LULIN,pra ti BEN LESHI ket veti e kishte VETEM ENVER HOXHA DHE USHTRIA PARTIZANE QE DHAN JETEN DHE ENVERI i mbrojti per pesedhjet vjet me fanatizem kto troje, qe te gjith PUSHTAT QE ja kan pas dhe ja kan me te futme kombit,luftojn figuren e ENVERIT se po nuk poshteruan ate me lloj lloj genjeshtrash, nuk kan surrat te dalin dhe te flasin per patriotizem se e din çfar pushtash jan dhe çfar prejardhie kan,LANI GOJEN JU LEGENAT E KOMBIT KUR TE PERMENDNI MALIN dhe KTU MAI ISHTE ENVERI,NE QOFTESE NUK DO ISHTE KY BURR KY KOMB ME ZOGISTET DHE BALLISTET DHE LLOJ LLOJ LEGENESH DHE MATRAPAZESH NUK DO TE EGZISTONTE ME, LAVDI NACIONALISTIT DHE PATRIOTIT ME TE MADH TE KOMBIT ENVER HOXHES.
Luftoje me patllake,
der sa i doli xhani….
Po pse ore, ti dole nga ai mut!?!?!?
Ik ore plak matuf se na ndyre treven……..
Keto jane fjale dhe i merr era zoti Pashaj.
Nje plere blen dhe shet Shqiperine si i do b.. domethene qe ky komb ka marre fund dhe nuk ka burra, por byrazere.
Lul Basha dhe Beisha dhe Meta nuk e nxorren nga xhepi mareveshjen dhe as detin, por i la populli “trim” shqiptar, dhe ai vlonjat bashke qe nuk beri asnje lloj zeri proteste, asnje cicerime zogu nuk u degjua.
Befas pas humbjes se Berishes u pa se ai nuk ishte gogoli qe do hante njerezit, ai nuk arriti dot ti thoshte jo votes parlamentare sic pati frike Ramiu, qe mori Metirishen dhe e vuri ne qeveri.
Pakti i ka shtrire kthetrat dhe te aleanca apo jo?
Po c’i vlen brejtja e ndergjegjes nje plere qe qelbur, a ka kuptim kjo pyetje.
Me shume duhet ti drejtohet shqiptareve qe te kuptojne qe heshtja e tyre eshte garancia e ketij pazari te ndyre, dhe jo firma ne leter e nje qelbesire.
Per kete shqiptaret duhet te kene nje brejtje ndergjegje te madhe sa here qe gezohen dhe urojne njeri tjetrin per fitoren e PSse dhe haleances.
Kjo fitore nuk mund te kompesoje kurre humbjet e lejuara te shkaktuara nga Berishizmi, (ketu perfshij dhe berishizmin e Metes dhe per pasoje te Haleances.
Vetem duhet te sherbeje si ndergjegjesim per te kuptuar c’vjen perpara dhe kush jane monstrat e verteta qe po marrin ne kembe kete vend.
Dhe per mua, ne logjike te sa thashe me siper, keto monstra nuk ekzistojne pervecse ne friken e shqiptareve.
Berishianet jane vecse funderrina qe u shnderruan ne legjenda fantazmash per imagjinaten e tmerruar te shqiptareve.
Kjo coi ne humbjen e detit dhe ne cfare nuk dihet akoma.
Serbet te dera kerkojne te njihet komuniteti serb dhe te drejtat e tyre.
Vazhda e politikave te detit dhe te heshtjes se shqiptareve do cojne ne gjera dhe me absurde nese nuk merret kthese e forte ne reagimin qytetar te shqiptareve qe varen nga tekat dhe interesat e pisanjoseve.
edhe ti sh.musllum made in PPSh-ja jeni.mos u mundo kot sepse jeni konsumuar 1here
poshte pd,parti e kurvave e hajduteve e tradhtareve berisha,basha,JE I NDERUAR KOLONEL PASHAI PER DENONCIMIN QE I BERE SHITJES SE DETIT JON NGA ANA BERISHES DHE BASHES NE PRILL 2009