Duket se qeveria në ikje po e lë gjendjen e financave publike të rrënuar plotësisht. Kjo rrezikon që vendi të futet në një “aventurë financiare” me pasoja të rënda në destabilizimin e situatës makroekonomike, me thellim të ndikimit negativ në zhvillimet ekonomike reale dhe në sistemin financiar, me rëndim të situatës sociale etj. Nga pikëpamja e vështirësive financiare, situata ngjason me atë të gjysmës së dytë të vitit ‘96, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur në ekonominë e vendit në këta 17 vjet që kaluan që atëherë. Çfarë po ndodh?! Cilat janë problemet dhe shqetësimet?! Çfarë duhet bërë?! Çfarë masash duhen marrë që vendi të mos shkojë drejt një “Aventure financiare”?!
AVENTURA FINANCIARE – KRIZA TRONDIT BUXHETIN
Të dhënat për gjendjen financiare në fund të 6-mujorit të parë janë më shumë se dëshpëruese dhe tashmë alarmi për këtë çështje është dhënë. Panorama e krizës dëshmohet nga fakti se:
Së pari, rezultatet e zbatimit të buxhetit për 6-mujorin e parë të 2013-s dëshmojnë se të ardhurat tatimore janë realizuar me një diference negative prej rreth 17 miliardë lekësh, nga të cilat 15 miliardë nga administrata fiskale (tatime + dogana: TVSH – 10.4 miliardë lekë, AKCIZA – 2.6, Tatim Fitimi – 0.8 etj). Gjithashtu, qeverisja aktuale e futur në një garë elektorale, në 6 muajt e fundit zbatoi politika të reja fiskale me efekt negativ në të ardhurat buxhetore (heqje e një sërë taksave) vlera e të cilave për periudhën e mbetur të vitit llogaritet të jetë rreth 5.2 miliardë lekë.
Pasoja: Mosrealizimi i të ardhurave dhe pikërisht në këta zëra përbën një fakt shumë domethënës, ”shëndeti” financiar i vendit është në gjendje kritike.
Të ardhurat jotatimore kanë një tejkalim prej 4.9 miliardë lekësh, të cilat zbusin disi diferencën e krijuar nga mos realizimet në tatime e dogana. Por “ÇUDIA” është se gati gjysma e këtij tejkalimi ka ardhur nga avancimi i transfertës së Bankës së Shqipërisë + 2.1 miliardë lekë. Në këto të ardhura përfshihen edhe elemente të tilla si gjoba e sekuestrime, për të cilat nuk ka ndonjë trend të përcaktuar, pra janë faktorë “të rastësishëm”, kryesisht të bazuara në “dhunën fiskale” dhe arbitraritetin në zbatimin e ligjit nga organet fiskale.
Pasoja: Këto shuma (sidomos transfertat e Bankës së Shqipërisë) do t’i mungojnë buxhetit në 4-mujorin e fundit (pasi është derdhur paradhënie në këtë 6-mujor).
Gjithashtu, qeveria në ikje ka miratuar edhe rritjen e pagave dhe pensioneve parashikuar në buxhetin e vitit 2013 me një fond prej 2.5 miliardë lekësh, e cila nga Ministria e Financave ishte përllogaritur për t’u mbajtur për të kompensuar efektin negativ të të ardhurave, por që tashmë nuk ka se si të realizohet.
Në përfundim, efektet negative në të ardhurat tatimore janë aktualisht rreth 17 miliardë lekë, me ndikim të drejtpërdrejtë në financimin e shpenzimeve të miratuara në buxhetin 2013. Nga disa parashikime për të ardhurat deri në fund të vitit, (duke shtuar këtu edhe efektin “e paralizës së administratës fiskale” në këtë periudhë të tranzicionit qeverisës), vlerësohet se ky tregues mund të arrijë në rreth 32 miliardë lekë.
Së dyti: Shpenzimet buxhetore gjatë kësaj periudhe, për efekte elektorale, kanë ecur me rritëm të përshpejtuar, gjë që e bën tepër të vështirë kompensimin e efekteve negative të të ardhurave. Ato janë tejkaluar për rreth 9 miliardë lekë (shpenzimet operative janë tejkaluar me 1.6 miliard lekë, nga të cilat investimet janë tejkaluar për rreth 8 miliardë lekë).
Pasoja: detyrimet e prapambetura do të thellojnë më tej deficitin, dhe angazhimet buxhetore dhe hapësirat fiskale për zbatimin e politikave dhe nismave të reja të qeverisë ngushtohen.
Gjithashtu, në tabelën fiskale 6-mujore është reflektuar edhe privatizimi i 4 HEC-eve, me të ardhura bruto rreth 15.5 miliardë lekë, reflektuar te burimet e financimit të deficitit, rimbursimin e TVSH-së të reflektuar si shpenzim me 3.5 miliardë lekë dhe shtesë të investimeve 12 miliardë lekë. Kësisoj, efektet e këtij transaksioni duken pa efekt në buxhetin fillestar 2013.
Së treti: Huamarrja e brendshme dhe deficiti i brendshëm në këta 6 muaj janë tejkaluar duke ezauruar thuajse gjithë shumën e parashikuar për vitin 2013. Kështu, ndërsa huamarrja e brendshme në këta 6 muaj është tejkaluar për rreth 3 miliardë lekë, duke realizuar një shumë prej 25.2 miliardë lekë kur programi vjetor ka parashikuar një huamarrje të re vjetore rreth 27 miliardë lekë, deficiti i brendshëm është tejkaluar me 18 miliardë lekë.
Pasoja: Thellimi i krizës së borxheve duke rënduar gjendjen e buxhetit dhe duke asfiksuar mundësinë e politikave investuese nga buxheti.
KOSTOT E AVENTURËS FINANCIARE QË TRANSFEROHEN NË BUXHETIN E VITIT 2014
Veç gjendjes në krizë të situatës buxhetore të këtij viti (siç u përshkua më lart) në buxhetin e vitit 2014 trashëgohen “si peshqesh” “gropa e zezë” e akumuluar nga një sërë problematikash me kosto shumë të rënda, si:
Detyrimet (borxhet) ndaj kompanive të biznesit për kontratat e lidhura, për kryerjen e shërbimeve të ofertuara, kryesisht të kryera dhe të papaguara. Nga informacionet e deritanishme (jozyrtare) vetëm për infrastrukturën rrugore nacionale janë rreth 37 miliardë lekë.
Pasoja: jo vetëm ndikim negativ në buxhet, por edhe falimentim apo kufizim të veprimtarisë së këtyre kompanive për shkak të mungesës së likuiditetit nga ana e tyre dhe mungesës së aftësisë paguese për pagesën e detyrimeve fiskale dhe kredive bankare.
Rimbursimi i prapambetur i TVSH-së, përllogaritur nga kërkesat e klientëve, por i pakonfirmuar nga organet tatimore, është rreth 20 miliardë lekë.
Kompensimi i të përndjekurve politikë. Të dhënat dëshmojnë se deri tani janë paguar: kësti i parë për dosjet e miratuara dhe gjysma e këstit të dytë me rreth 3 miliardë lekë. Fondi i buxhetit 2013 është paguar (konsumuar) tërësisht. Përfundimi i këstit të dytë kërkon edhe rreth 3 miliardë lekë. Kosto e plotë për dosjet e miratuara deri në fund të vitit 2012 është rreth 38.5 miliardë lekë.
Pasoja: Probleme sociale me këtë kategori sociale – histori që duhet të marrë fund.
Kostot e legalizimeve lidhen me diferencën midis VKM-ve të miratuara për shpronësimin e pronarëve të vjetër dhe VKM-ve për shpërndarjen e të ardhurave nga legalizimet. Deri tani kjo diferencë mund të jetë rreth 5 miliardë lekë.
Kostot e shpronësimeve dhe kompensimit të pronarëve. Vendimet gjyqësore vetëm për çështjet lidhur me shpronësimet janë rreth 22 milionë euro. Kompensimi financiar i pronarëve është shumë i ulët rreth 300 milionë lekë në vit. Gjykata e Strasburgut, duke mos parë një veprim të shpejtë të shtetit për këto çështje, ka nxjerrë disa vendime pilot. P.sh.: Një vendim i pazbatuar nga maji i këtij viti kushton 461 milionë lekë. Disa vendime të tjera janë në proces (kostot nga privatizimi i CEZ-it dhe procesi gjyqësor ndërkombëtar i nisur etj.).
Detyrimet reciproke mes kompanive publike, mes tyre me njëra-tjetrën, mes tyre dhe bankave e institucioneve të shtetit dhe të autoriteteve lokale (Ujësjellës, Telekom CEZ, garancitë për huamarrjet e KESH-it për blerje energjie, etj.).
Pasoja: Rreziku i kolapsimit të këtyre kompanive që ofrojnë shërbime jetike për popullsinë e vendit dhe rritja e ndikimit negativ në sistemin financiar të vendit.
MASAT PËR SHMANGIEN E “AVENTURËS FINANCIARE”
Ruajtja e kontrollit mbi situatën makroekonomike në vend përbën çështje parësore, sidomos vendosja e kontrollit mbi financat publike, në veçanti deficitin dhe borxhin. Pikërisht, për të mbajtur nën kontroll buxhetin 2013, objektivi kryesor është të mos rritet deficiti buxhetor i parashikuar prej 3.4% të PBB-së, i cili i korrespondon një stoku borxhi në fund 2013 prej rreth 63.8% (pa garancitë lëshuar për KESH-in). Për këtë do të duhet:
-Mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore, duke bllokuar e më tej duke shkurtuar me ligj shpenzimet e mbetura të papërdorura dhe që nuk cenojnë funksionimin e institucioneve, përmes plotësimit të nevojave më të domosdoshme të tyre.
-Rishikimi i gjendjes financiare në vend, përmes bërjes transparente të situatës buxhetore dhe miratimi i ligjit për buxhetin e rishikuar 2013, ku të reflektohet situata aktuale, masat për kontrollin e shpenzimeve dhe ndikimi i tyre, njëkohësisht ndryshimet në përbërjen e institucioneve, rrjedhoje e strukturës së re qeverisëse.
-Rivënia në eficiencë të plotë e organeve fiskale, thuajse e paralizuar gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe tranzicionit qeverisës.
-Ruajtja e “vigjilencës” ndaj efekteve të zhvillimeve të krizës në eurozonë, veçanërisht në Greqi dhe Itali dhe e ndikimeve në ekonominë tonë.
-Rishikimi i marrëdhënieve me FMN-në, në kushtet e zhvillimeve aktuale ekonomike dhe financiare në vend, dhe kërkesa e një asistence teknike të huaj për menaxhimin e situatës së krijuar në financat publike (FMN, BB), pse jo edhe të një asistence financiare imediate prej tyre.
-Ajo çka është më e rëndësishmja, hartimi, diskutimi dhe miratimi në fund të vitit e projektbuxhetit për vitin 2014, si një dokument kryesor në të cilin të reflektohen efektet e politikave të reja fiskale që do të zbatohen, rrjedhojë e programit të qeverisë së re, sidomos në mbështetje të përmirësimit të klimës së biznesit, me efekte pozitive në programin e rritjes ekonomike (përmes prioritizimit të saj) dhe të punësimit.
O Caci ti je fatkeqesia e jote dhe e Shqiperise. O na hengert mortja te gjitheve ne qe votuam per PS dhe fitove edhe ti qe nuk shihesh me sy. Ku merr vesh ti nga financat o i zi? Mos na merr per budallenj? Ne kete vend ka 22 vjet qe eshte vendosur skema e FMN dhe Bankes Boterore ku ka rrubatur edhe jot shoqe, shume papunesi dhe inflacion i vogel dhe kaq. Ti je ne vazhdim procedurash per bashkim familjar me dhenderrushin picaxhiun e Bostonit. O njeri i shpelare na u hiq sysh se po na merzit vendin tone.
Ne duam nje shtet me rregulla, nje njeri normal ne krye te qeverise, rend sa me efikas dhe kaq. Nuk ka teori ekonomike o mamuth i korrupsionit per vendet si ne. Prandaj ne do vazhdojme te jemi te varfer sa kohe kemi shushunja te zeza si puna jote.
Oh, me ne fund…,pak muzike per veshet e mi…,Faleminderit!
…Dhe Ju, qe me thoni qe te nderroj muzike…(‘se na i paska dale boja’!).Si mundet ta nderroje muziken(ai qe e bene e ai qe e pelqen),kur ajo i del nga shpirti e i ngroh dejet?!Si…?!A nuk do te binim ne ‘Tallava’!Po te nderronim muzike,c’kenge do i kendonim Cacit te’vogel’Mamuth e te zi?!-Kengen e shejterimit(rilindjes)se Anastasit…, ne ‘Angjelo'(Engjell!)?!
Edhe ne kete pike une jam i pafuqishem(ndaj vetes time)…,jam pikerisht Askushi!
Ai Askushi, i pafuqishem(ne dhimbjen e tije te thelle),ndaj c’do gjeje te shtrember , te keqe e te ndyre,qe ka mberthyer kete vend qe po rreket(si Szifi me gurin e tije),ne nje ‘Tranzicion'(tranzit gjithnje me arka bosh),pa cak e pafundsisht.
Por s’jam aq’modest’sa c’ju dukem(‘njerzishem’)Juve z v!
Me’pelqen vetja’,te behem e te me quajne’Mbreti i askusheve’!Sidomos, i te gjithe atyre askusheve qe s’jane te varur(materialisht)nga politika,por jane poshtersisht Indiferente ndaj kesaj politike(e ktyre politikaneve)te qelbure e te ndyre te ketij vendi.Keto askushe vegjetojne sipas parimit katunaro-fshatar te mesjetes,sipas te cilit;’kur s’ke pula, pse te besh ishsh’…!
Dhe(si ‘mbret’i tyre)do doja tu thoja vetem nje gje; nese do te vazhdohet me te njejtin Indiferentizem(‘Pragmatist’),kete vend(te cilin Zoti na e dha te bukur e ndoshta jo me ironi,’pranoi’edhe ta therrisnin- vendi i shqiponjave!),jo shume vone,ka per te qene e kene per ta therritur-vendi i askusheve!
por ti askush, sigurisht qe nuk je ai qe hiqe, vertitesh si nje hije e zeze neper komentuesit, fut ate hunden tende te ndyre e hap ata veshet e tu si gomar per te nxjerre buken e gojes, Sa te paguajne ata te shish? apo je pjese e krimit te organizuar aty brenda? Sigurisht eshte kjo e fundit. Je nje nga te shumtet e rraces suaj te rekrutuar nga agjentura te huaja, dhe si nje snaiper godet mu ne zemer te inteligjences shqiptare, kam kohe qe te ndjek, punon si nje mi. Pa shih cfare ke shkruar o ti Askushi, ke share vetem VERONIKEN e jo Cacin. Po ju o te shkrete qenkeni ne diskordance edh eme njeri tjetrin? SHih o hajvan se mos ta kane punuar dhe e peson si dhelpra, qe u pleks me ferren. Kur te zesh SHqiperine ne goje laje gojen e fryme qelbur
z. me shume emra e fytyra(v,kasandra,Martana,Alb…)!
Ua kam thene edhe nje here tjeter,jam nje person i njohur nga Mero,dhe fytyra e vetme qe kam,s’ma lejon te komentoj me lloj-lloj emrash te tjere,sic beni ju,per te denigruar te tjeret(sinqerisht jam sforcuar te kuptoj se c’lloj kenaqesie mund ndjeni,kur veproni ne ket menyre perverse…,jam pa fjale)!
E kam thene se komentoj ketu(dhe vetem te Tema), vetem kur kam kohe(sot eshte e Djele)e jo si ju(cuditerisht!),dhe e qelb frymen vetem kur replikoj me ju(po shtergoj dhembet qe kjo te jete e fundit here).
Ju nuk keni parime e principe. Ju e shani ‘Cacin e zi'(dhe gjith rrethin e tij familjare),jo se pse ai eshte i tille ,por se diku cenon interesin tuaj(lufta brenda lloit).
Ve bast se ju jeni nje nga ata, qe s’do mund te mbijetonte gjate(qofte dhe per nje muaj) pa rroge shteterore,dhe pikerisht per kete, ju uroj qe te mundnit te jetonit edhe ju si une ,me djersen e ballit e te profesionit,dhe vetem atehere(ndoshta)nuk do replikonit me, me kete gjuhe hienash pucaqije.
Ha ha ha ha ha je i madh. Me nje fantazi ekstraplanetare. Keshtu i trembni fatzinjte, qe bien ne thonjte tuaj te ndyre, keshtu keni shkaterraur viktima te gjora, por mjaft. Tani s’keni me force bubrroni neper komentues dhe ngaterroheni me njeri tjetrin, po te mos ishte keshtu nuk do pergjigjegjeshe percart, seps ke frike se te pritet burimi nga “shefat” e tu, sepse profesioni yt i vetem eshte pergjimi e spiunimi, si nje qenie e vockel e peshtire.
Megjithse mundohem gjithnje qe ta administroj se me mire kohen,prapseprap s’me del,me mungon(ah sikur te me dilte e tepronte si juve…!).
S’me mjafton,prandaj gjithnje nxitoj…,biles edhe kur shkoj ne banjo(per te kryer nevojat fiziologjike),sapo mbaroj pune,vrikthi shtyp butonin e kasetes se ujit dhe nxitoj.
Prandaj,nese here tjeter do rireplikoni me mua dhe s’do keni pergjigjjen,mos e merni si nje injorim(edhe ne kete pike jam askushi),do jete thjeshte se s’do kem pasur kohe.
Ps:Kerkoj ndjese gjith lexuseve korrekte e te respektuar te Temes,per fjalorin e gjuhen vulgare e te padenje,pordorur ne kete segment replikash,nga ‘replikueset’ e mia!
Nje dite e fillim-jave sa me te mire!
Askushi, po dihet qe ti je perhere me nxitim, sepse je gjithmone ne pergjim edhe neper banja… OOOO poverino mos u bej merak, kush merzitet per fjalorin tend te ndyre, por ti je ne profesion ketu. Mund ta “trashesh” zerin sic te meson PADRONI, poverino gjithnje ne sherbim, obs! ne pergjim..
O Askushi kur te behesh mbret i askusheve, ne oborrin tend mbreteror do gjallojne pleshta, puse septike dhe ti do te hidhesh aty brenda per tu ndier i lumtur, sepse ai eshte vendi ku ti ke punuar tere jeten tende qe ta kesh. Dhe aty brenda do ushqehesh me pleshta e miza dheu, ndonjeher me minj gjirizash e te gjitha kafshezat e tjera qe u pelqen era e pusit ku ti do te kesh shtepine tende. Te te them plehre ky eshte kompliment per ty.
Ti ke nje fytyre? Nje fyture te shpifur sic ke edhe shpirtin. Ti mban nje pseudonim se ashtu e ke zanatin je rob i padronit. Ndersa ne jemi njerez te lire, sidomos nga mendja, ate nuk na i ka mbyllur dot padroni yt ne kafaz sepse ti je vec nje shtaze ne sherbim…
Je i forte, por midis shqipove nuk ha dot buke. Je ti me VERONIKEN apo je ti me dy tre emra, kjo s’ka rendesi. Duket se ti rri 24 ore ne kete blok…dhe ben propagande helmuese diversioniste midis shqiptareve. Hej, hello ASkush gjithmon puntual, por pa bereqet.
Eh Miore Caci. Ku i gjete leket qe bere Universitetin Mesdhetar. Po token ne shengjin. sigurisht Berisha eshte kriminel dhe po i ben keto por ti ne 8 vjet me Nanob vodhe sa ska. Dhe del na ben analize ekonomie, nje cop katunar Gjirokastre
Ky faqezi vegjetativ do flasi per financat. Ta kisha ne dore do ta perdorja si kamikaz, sepse ai do ta bente, per para. Nese Sali Berisha ka pasur vetem njehere te drejte ne ato qe ka thene ky eshte MAMUTHI CACI
Si mund te mbaje toka budake te ketij tipi!!!
u fute ne probleme more caci qe pa kapur gje me dore…………nga gjithe keto financa nuk te del hesapi te gjesh ndonje fond per universitetin?????????????????
hahahahahahahaa nuk po flas loooooooooooooooool
Megjithse do thosha qe mos shani ore socialista se ju vet ei zgjodhet keta njerez ne krye , dhe keta do e bejne politken tuaj tani
Dhe ky Caci ka te drejte te beje analizen e financave , porse sipas meje e ka gabim kur flet per FMN , se ata kane reforma te djathta
Hapi i pare eshte te mblidhen taksat te gjitha bizneseve pa perjashtim,, biles edhe ato te prapambeturat _-Pastaj te vendoset taksa progresive dhe te behet nje kontroll i repte per mbledhjen e taksave, se ne kete sitem qe jemi ekonomine e mbajne taksat
Ta bejme edukate qe taksa e shtetit nuk preket , por i jepet shtetit , dhe te rishikohen kontratat me firmat qe shfrytezojne naften tone –Si eshte ndare perqindja e fitimit midis nesh dhe atyre …???Te korigjohen ato mareveshje dhe te behen me formulen 49% me 51 %, sic i ka gjithe bota
Doli me ne fund nga strofulla dhe ariu Anastas.Po ku ishe deri me dje more bukurosh?Atehere kur ishte koha te flisje qe te qerronim sa me pare kucedren Berishe,ti kush e di ku kapardiseje me miliardat qe vodhe ne Kohen e Nano Wiskeyt,tani na del dhe jep leksione per te dale nga kriza financiare.Shko ore mbushu.Kerko falje per mekatet qe ke bere dhe ti ne kurriz te ketij populli fukara.
O tu befsha
ore Sali
Ky vjedh nga nena
i con ne greqi.
NUK E KUPTONI CACI DO QE TE VIJ FMN SA ME SHPEJT, QE DHE SHQIPERIA TE VARET NGA FMN SA ME SHPEJT DHE SA ME KEQ. NUK TE LERI VETEM GREQIN RRUFJANI I GJIROKASTRES.TE SHKOJ SHQIPERIA BASHKE ME GREQINE NE GREMINE….
Anastas je i madh,kjo tregon qe ekspertet e ekonomise jane akoma prezent sado qe jane munduar ti denigrojne,Jeni i vetmi ekonomist me tituj te dhene nga vete armiku i ekonomise moderne S B (i detyruar perball atesive Tuaja).besij se me kontributin tuaj ne qeveri do kemi rritje te besueshme she reale per qytetaret e Shqiperise.
Ti tut labi, duhet te jesh nje nga ato mbeskat e Cacit tek Universiteti Mesdhetar moj tu befsha. Po ate nene madhen bijen e Bashkim Rames si e keni mi? SEajo po ben doktoraturen..ops gabova po ben masterin aty, po Bashkimin aty e keni mi? se e bija nene madhja na e paraqiste si Ambasador i Kosoves…po ne te shkretet benim sikur e besonim ..se helbete si do i zbulosh kusaret, po nuk bere rolin e budallait.
Ej mbeske e Cacit thuaj xhaixhit tend budalla te rrije urte e te mos i hap ato plaget e tmerrshme sepse pastaj kullon gjak
Pjese nga Libri i Nikolle Lesit,”Sie i njoha Nanon dhe Berishen”.
Faqe 23,rreshti 30
Ansatas Angjeli)A e di se ç´te ben ai?!Nano nuk ka moral dhe mirnjohje.
Un i dhashe 350 mije Dollare per fushaten ne Maj dhe ai i mori per vete
ne vend qe t´ia jepte Partise per fushate
E njeh ti zoti Kryeminister(Meta) se ç´esht ai?
-Sa Dollare i ke dhene?-e pyeta(Lesi)menjehere,sepse u trondita nga ajo qe degjova.
-Ja!E degjoi dhe ky tani,e prit kur ta nxjerri ne gazete.Edhe kjo na duhej,-thoshte ministri dhe me shikonte ne drite te syrit.-Jo,ore Niko,
bera shaka me ty!
Zigur Qarri,
Edhe une e ka lexuar librin e Nikolle Lesit, : “Si i njoha Nanon dhe Berishen.”
E kerkova librin ne shtepi por nuk e gjeta. Kjo pjese e librit nuk me kujtohet. Faleminderit qe e solle ketu ne Forum per tu njohur me mire me psikologjine e ketyre horrave qe na “drejtojne”.
Keta jane per ti Futur te gjithe ne nje Aeroplan dhe aeroplanin ta hedhesh ne ere gjate fluturimit. KetA “horra” jane si bishti i qenit keta nuk ndryshojne kurre. Me kane mbetur ne mend fjalet e Nanos ne kongresin e PS kur me nje arrogance mahnitese tha : Mua me ndjek historia.
Pershenndetje
Edhe un kam koh qe e kam lexuar Librin,por e kishja te regjistruar kete moment,ja qe mu desh!
Prandaj edhe e kam dhene saktesisht fragmentin e bisedes ndermjet Nikoll Lesit dhe Angjelit,sepse ka vlere ne kohen e sotme per ata qe hiqen.
Me duar te pastra d.th vetem gjak te ri,te paperlyer.Angjeli ka vjedhur miliarda,prandaj nuk esht edhe aq konfliktual ne diskutime me opoziten.Shpresojm qe Rama ti fshij te gjith halabaket ne PS dhe neper Bashkite e rretheve qe kan te shkuar te dyshimte,ndryshe do te pesoi fjasko.Ekonomikisht Shqiperia don edhe 10 vjet te vije aty ku ishte ne 2008,por te pakten te luftohet korrupsjoni,kjo i qeteson paksa shqiptaret.
Le te shpresojm!
Pershendetje.
Zigur Qarri,
Faleminderit per pergjigjen. I lexoj shpesh me endje shkrimet e tua sepse, ato kane nje nivel te pazakonte. Dukesh qe, lexon shume dhe ke nje biblioteke shume te pasur ne shtepi dhe per kete ta kam zili ne kuptimin e mire te fjales.
Pershendtje
Pasi shkaterrohet ekonomia dhe arrin fundin,sngelet me gje ,po the vdiq,smund te thuash ,fare!Faji ndahet eshte i berishes por edhe i pjeses tjeter qe e le kete qeveri te beje si te doje,kujt i thuhet ndal!!!!Keta bosat flasin kaluar po çte bejme ne te papunet qe duhet te durosh te punosh ne bisneset e ketyre ……me palo rroga e neperkembje,skandal.Eh ,ekonomia shqiptare,kafsherore,bli me 5 e shit me 5 mije.Kur nuk me zgjedhin ne ekip ,tua regjistroj ku i kane e nga vijne e shkojne te ardhurat,dhe taksim ne koke…..Shpresoj tek RILINDJA,TRASPARENCE,DUKE FILLUAR ME EKONOMINE E BIZNESMENEVE TE MAJTE.
pse nuk e thua troç se të vegjëlit do ta hanë dhe kësaj here. nejse, shpresoj se e kish seriozisht atë punën e taksës progresive PS.
Une jam I organizuar ne PS.Votova per te prej Berishes dhe jo per Ramen.Une smerem me fene,me perkatsi fetare shkurt sjam besimtare por kam konstatu se Rama eshte kujdesur te sjelle ne krye te ps apo grupin parlamentare persona te perkatsise ortodokse.Perse?Une sic thashe me lart nuk i shoh njerzit nga perkatsia fetare por publiku i gjere e shikon ne kete aspekt.Cfar vlere ka Angjeli i qeverive Nano perpos se eshte ortodoks.Angjeli i pallateve te medreseja besoj se I ka shit tani.Megjithate Rama pritet per tu pare, te shohim qeverine dhe qeverisjen. Shenim_ propozoj qe Erjon Brace te jete zv.kryeminister me mandat deputeti me kopetenca te percaktuara mire sa me afer kryeministrit.Baza ka besim si ish opozitare shume I kualifikuar dhe pa kompromis.