Komandanti kosovar paraqitet në gjyq

20 Korrik 2013, 18:45Blog TEMA

Nga Pëllumb Kulla

 

Në të vërtetë ky është një shkrim i hartuar në 2006, një javë pasi komandanti i Dukagjinit Ramush Haradinaj, la postin e kryeministrit të Kosovës dhe u paraqit përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila pat qenë ngritur enkas për të gjykuar krimet në luftën komplekse që serbët e Millosheviçit nuk lanë qoshe të ish-Jugosllavisë pa i vënë flakën.

Eshtë i pabotuar më parë dhe iu riktheva tani që rreth figurës së Haradinajt u pa një re pluhuri që m’u duk pa vend që u ngrit. Ky opinion është dhënë në një klub diskutimesh në internet. Dhe bash si tani ne që përshëndetëm udhëtimin drejt Hagës së komandantit kosovar, duruam ironira për tiparet folklorike të gëzimit tonë. Kush mendonte atëherë që lirimi i komandantit të UCK-së nga gjykata ndërkombëtare do të zgjaste mbi gjashtë vjet! Dhe nuk qënka liruar ende, se ja vazhdon gjykimi tek ajo më e vështira, kombëtarja!… Ja shkrimi:

 

Atë ditë që kryeministri i Kosovës, zoti Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen dhe deklaroi ndërmendjen e paraqitjes aty ku e akuzonin, e përshëndeta edhe unë si shumë e shumë të tjerë. Përshëndetja ime ishte e pa menduar, si të thuash, e vetvetishme. Instinkti më pengoi të bëja llogari politike, apo gërmime mbi listën e akuzave që i faturohen kryeministrit të Kosovës. Nëse akuzat janë të rënda, nëse veprat mizore janë të tmerrshme dhe, sidomos, nëse ato vërtetohen, natyrisht, i tërë dënimi dhe përbuzja do të bjerë mbi Haradinajn. E jo mbi Rugovën, Klarkun, Eliot Engellin, apo politikanët e mbarë Shqipërisë që e përshëndetën gjestin e tij. Dhe, vetkuptohet, nuk do të bjerë as mbi mua që në fund të fundit nuk bëra ndonjë deklaratë publike kushediçë, përveç asaj ngritje të zërit deri në “nivelet e larta” të këtij klubi të gjërë diskutantësh.

E përshëndeta dhe rikthehem në të, pak edhe për inat të atyre që prisnin zotin Haradinaj të merrte malet, tani që e thirri Gjyqi i Hagës. Dorëzimi i tij ishte i bukur, sepse qe shfajësimi i parë i Komandantit të Zonës së Dukagjinit para nesh. Shfajësimin njerëzit e bëjnë me llafe, por ai lloj shfajësimi nuk është kurrë si ky i veprave. Nuk dua të hyj nëpër tërë hamendjet mbi kurthet dhe intrigat, mbi dorën e fshehtë të miqve të fuqishëm të serbëve, “që e shtynë Presidentin Rugova të caktonte për kryeministër një “kriminel”, e blla-blla-blla, që pastaj, kur të vinte akuza nga Haga, ky parvëny në postin kryeministror, t’ia mbathte maleve me gjithë pasonjësit e tij” e pallavra të këtij lloji. Edhe ata që mendonin se Haradinaj nuk do të paraqitej në thirrjen nga Gjykata, nuk kanë shumë faj kur shohin Bin Ladenin të rrijë guvave, kur Sadami ndënji muaj me rradhë i fshehur në një pusbodrum, kur doktor Karaxhiçi dhe gjenerali Mlladiç fshihen ende, që prej 10 vjetësh nëpër xhunglat e nacionalizmit serb, dhe kur mjafton të shkelësh pultin në TV dhe do të shohësh pa tjetër filma me gjeneralë kriminelë nazistë, të maskuar që mbijetojnë nëpër Argjentinë e gjetiu. Sill po të duash ndërmend dhe faktin që Haradinaj është bashkëkombas i mijëra narkotrafikantëve, kriminelëve, hajdutëve mbarëshqiptarë, që gjallojnë mbi këtë rruzull, nën identitete të dubluara e tripluara!

Në fakt, unë përgjigjem disi i prekur që na i cilësuan si folklorike, patetike e dithirambike, përshëndetjet që i bëmë gjestit të Haradinaj, epitete me të cilat ishin të mbushura replikat kundër nesh. Ne, një dorë anëtarësh të këtij klubi, “përfaqësojmë folklorin shqiptaromadh”, prandaj një e dy edhe fshikullohemi nga “lartësitë e kësaj qasje të ftohtë, moderne, mbiatdhetare dhe perëndimore”…

Së pari, nxitoj t’ju them, që vihet re fort qartë  se të gjithë ju që nënqeshni me folklorin tonë, jeni katërcipërisht të bindur se kur fjala është për zotin Haradinaj, do të keni të bëni me një kriminel të kallëpit të Karaxhiçit. Dhe ky është një paragjykim edhe më i poshtër se paragjykimi dhe urimi ynë që të mos jetë ashtu. Së dyti, unë nuk di se si mundet një njeri, i racës “vështirësisht të zhvillueshme të shqiptarëve”, pra ky Haradinaj, të jetë kaq i dyzuar dhe të vuajë dyzimin në një shkallë aq të lartë, sa para ca vitesh të ketë qenë kriminel, përdhunues, të ketë arritur deri aty sa të ketë shpuar me bajonetë barqe grash shtatzëna, dhe tani të bëjë gjestin fisnik të respektimit pa lëkundje të institucioneve ndërkombëtare?! Ta vesh në dukje këtë, nuk të bën aspak folklorik dhe patetik, më duket!

Si mundet që të gjenden shqiptarë që të jenë kaq fare të paanshëm, sa ta shohin konfliktin në truallin e Kosovës si një ndeshje palësh të barabarta?! Si ndodhka që argumenti i përjetshëm në situatën “pushtues-liberatorë” nuk hyka fare në punë në këtë rast?! Unë e kuptoj që komandanti vendas ka përgjegjësi për bëmat e ushtarëve të tij, por, a nuk paska dhe nja pesë pikë shfajësimi më shumë një komandant, që ndryshe nga armiku, e zhvillon betejën para oborrit të gjyshes së vet dhe i ka që të gjithë ushtarët të traumatizuar nga që kanë parë motra të lebetitura nën shalët e pushtuesve, të cilët më shumë se sa shfrynin epshet, zbraznin poshtërimin mbi to?!

Në këtë botë shohim ende mijëra përmendore komandantësh, strategësh e perandorësh, të cilëve nuk u përmenden mëkatet e ashtuquajtura të “dorës së dytë”. Stalini fitoi luftën mbi nazizmin, por ama para dhe pas saj, pushkatoi me dhjetëra mijëra oficerë të vetët, mes të cilëve shumë e shumë gjeneralë dhe mareshallë. Napoleoni ia shfarosi Francës lulen e rinisë dhe pa vrarë shumë mendjen braktisi pesëqind mijë ushtarë në mes të dimrit të Rusisë. E të mos hyjmë, pastaj, në parcelat e mëkateve që i atribuohen presidentëve amerikanë që nga Hiroshima e deri në qërimin e hesapeve me diktatorë dhe terroristë. Fati i atyre që komandojnë do te jetë gjithmonë i tillë, kompleks. Këto të “dorës së dytë” të tyre përbëjnë një mal me mëkate!

Përse nuk duhet ta shohim me këtë dritë dhe Komandantin e rajonit të Dukagjinit dhe kryeministrin e Kosovës, që shkon të përgjigjet për veten dhe ushtarët e tij deri aty në majat e majave të drejtësisë?!

Ai ka shkuar në Hagë i sigurt dhe i vendosur dhe unë, përsëri, e përshëndes dhe uroj që të dalë i nderuar!

(Albclub, Nju Jork, 8 gusht 2006)

11 komente në “Komandanti kosovar paraqitet në gjyq”

  1. Dede Kola, Nev Jork says:

    Nese qerrohet njehere e pergjithmone Sali Berisha, Kosova dhe SHqiptaria mund te kene shprese per ARDHMERI TE PAQTE E NORMALE.
    PERNDRYSHE ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/bac-u-shkerdhy.html

  2. Ke shume te drejte Mr.Dede Kola, New Jork, se po vazhduan keshtu Kosovaret ne Glorifikimin e Bishes-Berisha, Ne shqipetaret e Shqiperise do i themi: “”By…By my Brother””, sepse koha e historia kane treguar deri me sot se ATA (vellezrit e vegjel, Kosovaret apo edhe ATA ne Maqedoni e Mal te Zi) kane pasur nevoje per Vellain e Madh (BIG-BROTHER), Shqiperine, dhe kurre e kunderta. Kete e shkruajne te gjithe mendjet dhe penat e mencura te vete Kosoves… Europes dhe Amerikes. Apo Jo…Apo doni emra e mbiemra ne te shkuaren dhe te sotmen. Mos fusni Hundet ne punet e brendshme te Vellait te Madh, sepse do PENDOHENI seshpejti…

    1. Suzana (Kosove) says:

      me duket sikur ju futet hundet ne punet e Kosoves kesaj radhe, apo f. ljubicici nuk eshte i juaji…ik ore

    2. kushtrimi says:

      NDJEHESH SHUME SUPERIOR MOR DAVID NESE SHQIPETARET JASHTE KUFIRIT TE SHTETIT KANE NEVOJE PER BIG BROTHER. E VERTETA ESHTE QE EDHE VELLAU I VOGEL I DUHET VELLAUT TE MADH. SHQIPERIA NUK DO EKSISTONTE FARE PO TE MOS KISHTE DISA VELLEZER TE VEGJEL AFER DHE DISA VELLEZER TE MEDHENJ ME LARG.LEXO ME SHUME NGA HISTORIA PER 100 VITET E KALUARA.

  3. qenke i besueshem ti david sidomos kur na ve edhe nick (Tirana) dhe na shkruan me germa te vogla e kapitale.Po kush je ti mer tarrallak qe na fliske ne emer tonin, ne emer te shqiptareve te shqiperise?

  4. Rita says:

    Fjale ,urrejtje, mllef.e vetem grindje e asnjehere miqesi ,vellazerim e bashkim !!!!Shkruaj keshtu se dua per hir te sinqeritetit e se vertetes qe ka ekzistuar e ekziston se midis nesh shqiptareve te Ballkanit kudo qe te jetojne ne Shqiperi apo jashte kufijve te saj nuk ka patur resekt i mirefillte ,dashuri e bashkim shpirteror !!!E per kete nuk jane aspak fajtore populli shqiptar por duke filluar nga pushtimi Otoman e deri tek qeverite qe udhehoqen ate popull !!Nje popull por ne dy shtete ,dy mentalitete ,dy gjyhe madje !!Nesje ,kane kalur vite kur sot jemi ndryshe ,me afer se kurre bashkimit por mjerisht diskutimet ,perpjekjet shoviniste per mos kryerjen e ketij bashkimi shpirtror ( kufiri e flamuri i perbashket jane vec formalitete ) Kemi nevoje per bashkim shpirtero se pari idesh se dyti !!!Gjygji i Hages e kush e ka bo Hagen qe duhet te respektojme patjeter !!Si do te ndjehemi sikur te mesojme se “vdekja ” e Milloshevicit ishte e skenuar e ai jeton me familjen etij ne Rusi me indentitet tjeter ????? Haga ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

  5. leka says:

    Kulla eshte kaq i bredhur dhe dicka i kenduar mendoj une dhe me habit ky pozicion folklorik i tij:Ne vazhdojme te prezantohemi ne pergjithesi, para botes si nje folk qe jo vetem qe nuk pranojme asnje gabim,apo faje historike(vazhdojme te zvarrisemi dhe te dashurojme,pushtimin denatyrues aziatik dhe te na mbaje zap ai mbi dy dekada,nepermjet nje katundari te semure psiqik)dhe vazhdojme ne me psikopatine tone katundareske te renditemi mbi shtetet e perparuara te botes se perparuara perendimore dhe vec duke shperndare urrejtje dhe vrer te verber dhe pafund mbi fqinjet,per te mos u takuar kurre me ta si njerez.Dhe ky i sotmi eshte izolimi me i shemtuar dhe perjetohet si nje vetvrasje absurde.Infeksion malinj ky,qe u injektua rendshem ketej,nga dhe matane kufirit.Ne mund te na lesh dhe pa buke dhe nuk vdesim,por nqse ne pushojme se urryeri njeri tjetrin deri ne asgjesim,ne ngordhim krejt.Kanibalizmi jone ushqehet dhe nga kryeveziri i kulles,qe beri te lulezojne instiktet me te ulta animale dhe interpretia “media“qe cdo dite i hedh,ne arene turmes se coroditur nje sasi te shumellojshem viktimash.Por mendo kur behemi bashke cfare urrejtje te hatashme,per fqinjet
    Dhe bota natyrshem vazhdon te qeshe hidhur me ne dhe si gjithmone te na ktheje krahet e respektit minimal.Te vet denuar me shurdherine e botes,ne mos dhe me neverine e saj.
    Kulla duhej ta dinte alfen e perparimit te botes moderne:Pune dhe gjithmone katarsis,per te pare thelle dhe ekspozuar ate qe nuk ka shkuar me historine dhe te tashmen e tyre.Germojne ftohte ne historine e tyre,larg nga emocionet e semura(qe dikur do te kthehen mbrapesht) dhe shkojne deri aty sa te njohin dhe te kaluaren e tyre disi te larget kanibale apo bashkepunimet e aferta dhe me nazizmin dhe ne anen tjeter,qofte dhe dicka e vogel pozitive,qe ndodh ne vendin e tyre,sic mund te jete gjetja e nje glase zogu qindra vjecare,ata e vendosin ne muze.
    Kulla ju jeni vlere teper e vecante e humorit tone(qe nuk eshte vetem humor,por shume me teper se kaq dhe per kete nuk di si t,ju falenderoje,per ate qe keni bere ne kete Shqiperine gjithmone te zymte),por sot keni bere nje humor pezant.Nga dashuria per vendin e keni shtrenguar kaq fort ate sa gati e keni mbytur.Eshte absurde por e vertete Kulla,une nuk kam ndeshur ndonje individ nga raca,jone(perjashto autokritikat e fameshme,kur autokritikuesit i shkonte buza si makine shkrimi nga tmerri),qe pranonte gabimet apo fajet.Dhe absurdi vazhdon,qe eshte gabim te jesh i sinqerte ne kete baltovine tone .Me kujtohet i gjori Prec,qe me sinqeritet pranoi,qe kish qene i rekrutuar nga sigurimi,megjithse nuk kish bere dem.Ata qe kane sundimin tani dhe ishin shefat regjimit te dikurshem,ata nuk hapen dosjet,bashke me klyshat e tyre ju sulen si bisha llojit te Precit,pamvaresisht se ata e kishin dhe e kane krijuar kete sistem shpirt-vrases shqiptar.
    Po nuk ja kthyem pasqyren para surratit vehtes(se tani ngjan me shume surrat se sa fytyre),ne kurren e kurres nuk kemi per te dale nga vetizolimi dhe te bejme hapa bashke me boten.Kjo do te na bej te mbyllim gojen gjate para se te flasim dhe do fillojme te merremi kryesisht me pune te mbrothta.

  6. Rita says:

    Nje koment i mrekullueshem z.Leka nje prmbledhje teper e drejte e pa maska !!!!1000 falenderime nga une !!!S”do ta harroj kurre shprehjen tuaj ,,,,,,,,pa buke mund te jetojme por pa urrejtje jo do te vdisnim !!!Jeni teper realist !!!

  7. Konica says:

    Kulla kur flet per Berishen eshte teper “biased”. Habitem me keto komentet medioker qe jane postuar ndaj ketij shkrimi. Kulla i ka rene pikes athere me 2006 kur e ka shkruar kete shkrim dhe i ka rene pikes tani qe po e boton. Perputhem plotesisht me idete e Kulles. Bravo z. Kulla! Per fat te keq Shqiptaret jane famoz vetem per te imituar te tjeret. Keshtu ndodh dhe me rastin e Z. Lubonja. Me kete rast i drejtohem Z. Lubonja…Z. Lubonja…ju nuk jeni Sonja Biserko edhe sikur te rroni 100 vjet te tjera.Sonja Biserko eshte flamurtare se arriti te ngrihet mbi kriminalitetin Serb dhe te deshmoj monstruozitetin e Serbeve ne lufterat me te fundit ne Balkan. Nders to Z. Lubonja, je nje liliput…me kot mundohesh te dalesh mbi palet….sa me shume qe perpiqesh aq me shume tregon se kush je…thjeshte nje komunist…dhe jo nje komunist do si do…nga ata puro ku devizen kryesore kane “komunistet s’kane atdhe”.

    Faleminderit Z. Kulla!

  8. alban4eva says:

    komentet kunder Kulles jane pa vlere dhe patetike. z.Kulla eshte shume i qarte, ndeshkimi i krimit duhet nisur nga fillimi dhe jo nga fundi.

    nese Haradinaj ka bere krime le te denohet nje ore e me pare, askush nuk po i del ne krah, por Haradinajt nuk i vjen fare radha, sepse kriminelet serbe sot e kesaj dite qendrojne te fshehur dhe masakrat qe kane bere bishat serbe ndaj popullsise kosovare do ti kishte zili edhe Xhenxhis Khani…

    per fat te keq ka nje fryme anti-kombetare dhe gjoja perendimore, pra ne emer te globalizimit dhe modernes te zhvishemi nga cdo lloj vlere kombetare dhe te bejme rolin e perendimorti, te modernit, te globalistit. por qe per fat te keq nuk na shkon fare ky rol. perpara se ne te luajme rolin e budallait dhe te kerkojme me ngulm “krimet” e Haradinajt, le ta fillojme me mire me krimet e tjereve qe kane kryer kunder nesh.

    kurse ata qe duan te luajne rolin e “kaloresit te drejtesise”, se bashku me Fatos psiqikun, le vazhdojne me uleritjet per “krimet” e “terroristave” shqiptare. ata e kane bere zgjidhjen e tyre, jane rreshtuar ne krahun me te cilin identifikohen..!!!

  9. Illo says:

    E vlerësoj Hajredinaj , si luftëtar trim dhe atdhetar . Kur bëri elektorat të hapur , për Berishën , humbi shumë pike . Ky e heq veten politikan I nivelit të lartë , deri sa pretendon të bëhet Kryeministër . Po kyj politikan klasi , një javë përpara zgjedhjeve në Shqipërinë amë , ishte në kundërshtim të hapur me një million votus shqiptar . Pretendimi I Hajredinaj , për Kryeministër , është jasht kohe . Illo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje