Pavarësisht gjykimit në masë se gara në PD është e trukuar dhe e paracaktuar, personalisht mendoj se jo. Siç mendoj se është hera e parë në historinë 20 vjeçare, që kjo parti tenton më në fund të paktën si proces të realizojë një proces korrekt dhe kjo pikërisht se ambiciet, karakteret dhe mbështetësit e konkurruesve kanë interesa gjigande nga mbrapa.
Për sa i takon dy figurave, Olldashit dhe Bashës, mendoj me bindje se përballë nuk janë dy figura politike, por një figurë politike dhe një figurë familjare. Ose Partia përballë Familjes. Pushteti absolut i Berishës mbi partinë, karakteri i tij agresiv dhe posesiv ka bërë që partia të jetë një masë ushtarake në rreshtore sidomos interesash, por gjithsesi në thelbin e saj ajo është kaotike, totalisht ndryshe nga gjeneza e saj e viteve ‘90, tashmë ajo ngjan me një batalion të lodhur dhe ka nurin e Berishës. Por gjithsesi ajo nuk është e gatshme që të kalojë qoftë dhe e shpartalluar siç është në thelb, nga dora e fortë e Berishës në dorën e qullët të Bashës.
Tashmë është fakt jo vetëm i njohur, por dhe i provuar se Berishës si lider politik e keqja më e madhe mandatet e fundit i ka ardhur pikërisht nga debulesa e tij më e madhe, familja personale. Pikërisht kjo familje i bëri Berishës atë që nuk ja bëri dot as armiku politik, e zhburrëroi në sy të shqiptarëve duke i grisur dhe hedhur surratit të vetmen kartë që ai e kish realisht, antikorrupsionin.
Familja personale e Berishës harroi që Shqipëria është sa një fshat i Kinës dhe çdo gjë merret vesh me shpejtësinë e dritës, harroi që edhe heshtjet mbartin kodet e tyre të shkëmbimit të informacionit. Harroi që çdo zarar dhe abuzim me pushtetin merret vesh, sidomos kur atë e bën familja. Kjo familje, nëpërmjet Berishës dhe bashkë me të, i vuri shqelmin në fyt Shqipërisë, ata shfrytëzuan debulesën e Berishës ndaj tyre, por dhe debulesën ekstreme të Berishës ndaj pushtetit, dhe produkti i këtyre dy debulesave bëri që Berisha dhe kasta e tij të binin si kovë pusi në zgjedhjet e fundit.
Olldashi dhe Berisha vijnë nga shkolla të ndryshme formimi politik, edhe pse ata çuditërisht kanë gjëmuar njëri- tjetrin gati në çdo pozicion shtetëror, diferenca mes tyre është e ndjeshme. Berisha tashmë sërish është vënë me shpatulla mbas murit nga familja, pikërisht ajo familje që Bashën ia vuri dhe kokën drejtuese të këtyre zgjedhjeve dhe hartuesin përçarës të listave, të cilat u humbën me turp, tani kërkon me miopi që t’i japë Berishës dhe shkelmin e fundit.
Ndërkohë që Olldashi është një personazh i rritur në parti, që ka bërë gavetën e intrigave dhe të mbijetesës, qoftë dhe atë me njerëz të inkriminuar siç përflitet, Basha është një produkt i llastuar 100 karatësh i familjes, që kërkon të kapë deri në palcë partinë si vegël për garanci, trashëgimi dhe pasurim të mëtejshëm.
Lidhjet personale të Bashës me familjen e LSI, mënyrat e tij djallëzore jo burrërore në të kapurin pushtet si majtas dhe djathtas, fitoret e tij të zhburrëruara, bën të shohësh me pesimizëm të ardhmen e një partie që pavarësisht vlerësimit tim negativ, është një parti e domosdoshme për funksionimin e Shqipërisë demokratike.
Berisha thellë- thellë në mënyrën e tij të funksionimit dhe karakterit do të parapëlqente një personazh me oratori, kurajë dhe dorë të fortë si Olldashi, por tashmë ai është peng i debulesës së tij mëkatare, familjes.
Listat e deputetëve, të hartuara deri në detaj nga Basha, duke e katapultuar atë qyl dhe indirekt në krye të partisë, nuk sollën dhe vërtetuan verbërinë dhe pushtetin absolut të Berishës, qoftë dhe ndaj mbështetësve të vet, ndaj kjo vlen për reflektim. Aferat korruptive dhe krimet e bëra nga kasta e Berishës çuditërisht kryqëzohen në emrin e Bashës, pavarësisht mburrjeve të Olldashit për 21 Janarin, mendoj se ai nuk do guxonte të urdhëronte dhe të kish pashpirtësinë dhe hidhësinë e një personazhi të frustruar e agresiv si Basha. Përfundimisht mendoj se Basha do ish një zhbërje përfundimtare e një force politike si PD në Shqipëri, ai mund të trukojë britmat, duartrokitjet, fasadat si një personazh shou man siç është, por ai nuk ka prekur shpirtin në agoni të partisë që pretendon t’i dalë për zot, pasi pikërisht ish ai dhe familja e Berishës që zhbënë dhe denatyralizuan këtë parti nga thelbi I saj.
PD, pavarësisht rrugëtimit të saj kaotik, përçarës dhe hera- herës dhe antikombëtar, mendoj se është pjesë e historisë 20 vjeçare të Shqipërisë ndaj rrokullisja e saj kundrejt një familjeje private me CV të zymtë veç do shtonte partitë biznes familjar në këtë vend të trishtë.
olldelja kunder berishes deshe te thuash apo … po?
Me turp!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/sali-berisha-facebook_19.html
hajt mo, me mire Sokoli se ai Basha ,
Analize e sakte.
NJE PENE ME SHUME LLOGJIKE .TE FALEMINDERIT MOj ZONJUSHE e nje mbiemrite nderuar te LABERISE !
partine demokratike do ta drejtoje gjithmone nje i fese muslymane te tjerat jane farsa deri ne vitin 2023 dhe ps nje nje ordodoks keto jane ndare qe ne 1992
Ne vend qe te dy kandidatet e caktuar me direktive nga lart te gjejne pse humbi PD dhe te kritikojne Berishen qe i dha nje humbje shembullore partise se malokeve te shqiperise shajne akoma Ramen pse i mundi ne menyre te paimagjinueshme e te paparashikueshme qe ja kaloi edhe zgjedhjeve te 92 kur kishim ketu dhe mbi 1 milion shqiptare pa u larguar ne emigracion..keta dy qypa qe nuk vlejne as per anetare te komitetit qendror te partise se punes demokratike te shqiperise mire eshte qe te hedhin zaret se kush do fitoje ..mos harxhoni me leke kot dhe mos beni fushate se zgjedhjet mbaruan..po ti shohesh akoma merren me opoziten …i ka ngele ora para 23 qershorit dhe nuk po e gelltisin dot humbjen,Anal-listit Tan-tironcit i befsha nenen
Pra problemet e Sales ishin pushteti dhe familja. Mendoj se artikullshkuresja ka shume te drejte.