Unë nuk pajtohem – as në kuptimin penal të fjalës – me konstatimet e ngushta dhe rigjide të Lubonjes dhe Benit (Arben Idrizit) kur lehtësisht dikë e klasifikojnë kriminel dhe vrasës. Mirëpo para së gjithash nuk pajtohem me ata politikanë ordinerë, mediokër, që këtyre të dyve provojnë t’ua mbyllin gojën. Më shumë se sa për këta lloj politikanësh, shoqëria shqiptare ka nevojë për njerëz si Lubonja e Beni.
Po më çudit dhe po me trishton tej mase dëshira e partive politike për t’i mbyllur të gjitha gojët e atyre njerëzve që mendojnë ndryshe, qoftë edhe nëse mendojnë në mënyrën më bizare dhe më perverse të mundshme.
Me lejoni që paraprakisht të them se e konsideroj shumë të vështirë që me një fjali të vetme a me një kolumne të vetme; a qoftë edhe një intervistë a një libër të tërë, ta shpallë dikë kriminel a vrasës. Për ta shpallur dikë vrasës e kriminel mandatin e ka vetëm gjykata. Se këndejmi, dëshiroj të them se edhe Lubonja, e edhe Ben Idrizi janë nxituar me aktgjykimet e tyre, të bëra fet e fet.
Mirëpo, po me neveritin reagimet e bëra, edhe nga zyrtarët e partisë time, që po provojnë t’ia mbyllin gojën Lubonjes, fillimisht, e po besoj tash edhe Benit. Sipas cilës të drejt një politikan e llogarit veten kompetent – siç bën Memli dhe Vlora – që të reagojnë ndaj një gazetari të një shteti tjetër?
Përndryshe – mbahuni fort – unë personalisht mendoj se Lubonja dhe Idrizi janë dy personalitete të jashtëzakonshme morale të shoqërisë shqiptare – andej e këndej kufirit. Mos ma keqpërdorni këtë simpati, sepse nëse unë i çmoj lart assesi nuk do të thotë që unë pajtohem me secilin konstatim të tyre. Siç mund të mos pajtohem me konstatimet e këtyre të dyve në këto dy ditët e fundit. Por as Lubonja, e as Idrizi, sipas njohurive të mija, asnjëherë nuk kanë pretenduar që po flasin në emrin e ndonjë grupi, a në emër të ndonjë krahine, a në emër të një elektorati. Ata të dy po flasin pos në emrin e tyre personal. Pikë.
Nëse qenka kështu, pse atëherë dikush të provojë që t’i frikësojë mendimet individuale, sa do të gabuara që janë ato? Pse duhet Lubonja që të frikësohet të jap një mendim të lirë, qoftë ai edhe djallëzor? Po e përsëris, as Lubonja e as Beni, as nuk kanë qenë e as nuk janë përdorues të fondeve publike, paras publike, buxhetit të shtetit, në mënyrë që më pas dronë se çka po flasin. O shqiptarë, rreziku i shoqërisë tonë nuk vjen prej mendimeve ndryshe, por prej mendimeve të njëjta. O shqiptarë, rreziku i shoqërisë tonë nuk vjen prej gazetarëve e prej analistëve, e as prej NGO’ve, por prej subjekteve politike, prej partive politike, prej udhëheqësve politikë. Pra, o shqiptarë, kuptojeni se njerëzit kanë të drejt të mendojnë në mënyrë të pavarur. Kanë drejt gjithashtu të mendojnë gabimisht. Kanë të drejt mos ta çmojnë luftën, as komandantët, e asnjë vlerë që ty të duket tepër e shenjtë.
Ndonëse nuk pajtohem me konstatimet e ngushta dhe rigjide të Lubonjës dhe Benit kur lehtësisht dikë e klasifikojnë kriminel dhe vrasës, prapë se prapë unë rreshtohem në taborin e tyre nëse do të më kërkohej që të rreshtohesha. Me tërë qenien time unë i urrej fundamentalistët. I urrej ata që provojnë t’i mbyllin mendimet ndryshe, sado ekstreme. Kurse shoqëria jonë më shumë se sa për politikanë ordinerë ka nevojë për njerëz të guximshëm si Lubonja dhe Beni, që kohë pas kohë e shkundin skenën. Të jeni të bindur se në Kosovë ka boll njerëz që Ramushin, Lulin, Laten, Dautin, Ademin etj., etj., i konsiderojnë si heronj. Si Zotër. Është për të mirën tonë, e edhe për të mirën e tyre, që dikush të guxojë t’i quaj edhe me cilësime tjera.
Me fjale të tjera, mesazhi im, në dy tri fjalë do të ishte se Lubonja e Beni, sipas standardeve të mija, janë as me pak e as më shumë pos barometër i demokracisë dhe zhvillimit tonë. Këta të dy dhe shume pak të tjerë, sipas njohurive që kam unë, janë prej pak shpirtrave shqiptare që kane jetuar dhe po jetojnë veç me punën e gishtave të dorës. Por jo me gishtat që vrasin, por me gishtat që shkruajnë. Këta të dy pra janë testi i shoqërive tona.
Unë nuk do të doja të jetoja në një shtet ku nuk ekziston Lubonja dhe Beni…
*Autori është: Deputet i PDK’së në Kuvendin e Kosovës. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express.
Z buzhala si analist kom patur shum respekt per ty tash je ne PDK perfaqeson edhe qeverin qe do te thot nuk je a politik sa do qe mundohesh ta besh personale mendimin e lubonjes(lubica)prap se prap e ka njollosur luften e drejt te UCK_se dhe ky i quajtur Lubonja(lubica)do te ballafaqohet me padin qe do ta bej Z Haradinaj sama shpejt qe esht e mundur.
O Berat,me ne fund,shkruajte dicka me mend!
Shkrim perfekt,sipas meje.Ide qe kane nevoje te perhapen dhe perqafohn ne shoqerine tone:LUbonja ka shkuar shume larg dhe kunder fakteve ligjore,..por prape eshte vlere qe thote hapur mendimin e tij…
Bravo Berati!
Sipas autorit te shkrimit,jashqitja si proçes jetik i njeriut,eshte i domosdoshem,pa te nuk ka jet!
Pershendetie berat nga kolonja Dua te jetoj ne nje shtet qe ka ,berat ,beni e lubonja Shume mund te mendojne se po shkruajn per oreks te serbit por keto shkrime jane ilaci i kombit sidomos per stadin ku jemi Uroj pena te tilla ti shtohen kombit sa per heronjte cdo popull ka heronjte e tij e i respekton me anet pozitive e te metat qe mund te kene sepse edhe ata ne radhe te pare jane qenie njerezore e jo jashtetokesore.Cezarit jepi ate qe i takon,edhe heronjeve tu japim cfare u takon per ate qe kane bere per kombin por tu japim realisht cfare u takon per veprimet e gabuara ne lufte e pas lufte se vstem keshtu ndihmojme ecien e zhvillimit e jo mbetien me histori luftrash Bota eshte ne zhvillim te pershpejtuar te ecim me hapin e kohes tani duhen mendie me shume se heronj.
o mero per favore na nxir Kimete Berishen he te keqen – leri kta ordineret qe s’dine shqipen akoma e jo me te japin analiza , buzhala eshte thjesht nje bizhil nje servil qe lundron ne kto ujera te turbullta te shqiptarise , eshte po aq pergjegjes qe kombi shqiptar lundron ne ujera te turbullta sa gjithe hajdutet me pushtet qe kemi andej dhe kendej kufirit imagjinar por qe ata duan shume ta kene se u intereson pushteti ,, ik o buzhal se je per analiza ti ,je hajdut thaçist,,, na nxirni Kimeten ..
duam kimeten..duam kimeten ,, ajo na kenaq neve qimekuqeve!
Kurse une , z.Berati, do te doja te jetoja ne vendin tone,me kusht qe te mos ekzistonin nje numer i madh politikanesh e njerez te tjere te shpifur ne hapsirat shqiptare ;kurse per Lubonjen me te tjere ,kam dashur te jene me ndryshe,jo se dua une,njerez te perkryer nuk ka,njeriu ka ne dore te permiresohet e lartesohet tere jeten.
Per kete problem (me qender Lubonjen) jane shkruar disa artikuj , e jane bere mijera komente ; qe une i kam lexuar ne dobi te njohjes,ne dem te syve e kohes. Lubonjen nuk e ka gjetur ndonje e keqe .
Lubonja dhe mund te mos merrej me kete avaz, jo per gje por me kete problem po merren te tjere dhe beogradi . Dakort krim e ndeshkim .
Mire keta dhjetra shqiptar fajtor;po mijerat viktima shqiptar te mijrave ktimineleve serb, sa jane pergjigjur nga ata, s’kam informacion, na thoni ju. Apo u dashka te kontriubojme ne shqiptaret te ndryshoim balancen qe serbet te vertetoen si viktima ne kete histori ;te pranojme qe serbet te sillen si ujku ndaj krricit ndaj shqiptarve.
Perse paska Kosova,personalitete njerzore si zoti Buzhala?Kjo tregon qe ajo nuk ka vdekur,por dihat me shpresen njerzore te ringjalljes se te nesermes.
Kush tha qe shoqerise sone nuk i vjen rreziku nga Analistet dhe Gazetaret. Jane pikerisht tipa si lubonja dhe Fevziu dhe te tjere qe kane ndihmuar Berishen te qendroje ne pushtet me propagande. Eshte pikerisht Lubonja qe me mos reagimin e tij nuk ndihmoi gebistet e perndjekur. Eshte pikerisht njerez si Lbonja qe me shkrimet e tyre ndikojne ne formezimin e opinionit shqiptar duke u marre me histori te mbyllura nga gjykatat, por nuk merret me superhajdutin e Klanit dhe Fevziun qe kane vjedhur pa Hesap. pra analistet dhe gazetaret lehtesisht mund te shnderrrohen ne te rrezikshem
Kesaj i thone as te q.. as te leshon!
Koncetrohu tek shkrimi ne fjale dhe jo kodra mbas bregut.Sepse Lubonja
esht nje pende e njohur kritike ndaj shoqerise civile shqiptare,nuk do te thote ti dalim ne krah edhe kur lajthit.
Perderisa thua qe “Për ta shpallur dikë vrasës e kriminel mandatin e ka vetëm gjykata”,atehere esht e mbyllur,nuk ka nevoje per loje fjalesh.Pra Lubonja duhet te gjykohet per shpifje,sepse nuk ka mandatin dhe nuk esht person i autorizuar per rigjykuar nje çeshtje.
Lubonja thote vete qe nuk esht gazetar investigativ,atehere nuk ka te drejte te flasi per nje gjygj te mbyllur,kur nuk ka resheshuar vete ne terren rastin ne fjale dhe nuk ka fakte reale per akuzat idjote qe ben.
Liria dhe Demokracia nuk presupozon cenimin e lirise dhe dinjitetit e tjetrit.
Dalja kunder shkrimit te Lubonjes esht ajo qe ti tregohen kufijte gazetareve qe shperdorojn lirine e fjales ne dem te tjereve.
Fakte,fakte dhe jo lloqe,apo shteroi Lubonja dhe o burra nje provokim qe te jete perseri ne qender te vemendjes per te kenaqur egon e tij prej “analisti”pa marre parasyshe pasaojat per te demtuarin.Ky esht perdhunim i Demokracise nga pseudo gazetaret.
Ne 1997 ne gazeten Shekulli ne nje artikull per Berishen qe autori citonte nje gazete greke(edhe Lubonja citon vetem te huajt per te mbeshtetur idjotsine e vet)thuhej qe Berisha ne Kohen e Dulles esht marre me tregtine e droges dhe ne nje “shitje te madhe” 150 milion Dollar,50 milion ishin te Berishes dhe 100 milion te Enver Hoxhes.Edhe autori palaço i ketij artikulli qe hidhte benzin kur Shqiperia digjej,
mund te justifikohej se nuk po shpif dhe se ka cituar dike tjeter.
Duhet ti veme patjeter flaken gjithshkaje vetem per te denigruar nje person qe esht bere i urryer per popullin.
Ku te shpie kjo?
Te ngritet nje interlektual pas ca viteve te luftes dhe te shkruaj asisoji
eshte absurde dhe e pa kuptimt,kete e theme pyes se z.Lubonja ku ishe gjere tani?
ateher si eshte e mundur qe ne nuk po e paskemi dite..Ateher ju edhe rolin e Gjukates po e luani,me mire kishte me qene qe te dilni dhe te spjegoni shkrimin e juaj,apo eshte ndonje qellim i juaj qe te provokoni opinjonin e gjere.Ke mundur te shkruash per pase luften per te e per tjere per te keqijat qe po i bejne keti popullit ateher shumica te kishin perkrahur.
“Ai popull që kërkon heronj është popull i paqyteteruar dhe i varfër!”thotë një proverb ne mos gaboj,norvegjez. Lubonja është kozmopolit dhe idetë që shfaq janë gjithmonë të ushqimit që ha…Libri “Lupi nella Nebbia”(Ujqerit nëpër mjegull)të dy gazetareve italianë për luftën në Kosovë,e sjell edhe Haradinajn në fokus,treguar ngjarjet nga shqiptarë okularë!Nëse kuptoj luftën e drejtë të UCK dhe Haradinajt,nuk kuptoj dot vrasjet e perbindshme kunder shqiptareve si rasti i Tigrit,të UCK që pershkruhet në libër se pasi torturoi shqiptare te FARK,torturoi dhe i cau barkun me bajonete(pra pa gjyq,shqiptari vret shqiptarin) komandantit të Fark me pyetjen monstruoze”Perse erdhët të luftoni(?!)”Ka dhe ngjarje te tjera ne liber,por autoret italiane denojne edhe dhunën serbe,djegiet,shkaterrimet,ndersa Lubonja nuk thotë asgjë për ” heronjtë” e Serbise,për të cilet shkrimtari shume i njohur italian Saviano ne”La repubblika”thotë se ishin kriminele,qe duheshin ndeshkuar.Savoano permend edhe shifren dritheruese të 20 mijë grave dhe vajzave shqiptare të perdhunuara prej tyre,kur ushtaret dhe tanket serbe me naftë të furnizuar nga Shqiperia(thyerje edhe e embargos) hynë në Kosovë dhe dogjën shqiptaret!Keto nuk i analizon fare,Lubonja,dhe natyrisht eshtë e drejtë e tij të flas edhe ato që mendon,por harrohet nga Lubonja se jo gjithmonë dhe në ambjente të papershtatshme eshtë e drejtë e bythës që të pjerdh…Kjo vlen edhe për autorin e shkrimit që lirinë e të shprehurit e ngatêrron me moralin dhe mencurinë e vërtet të shprehësit….
z.Berati, je shume i paqarte ne ato qe shkruan. pervec se fjaleve te huaja qe kane mbytur kete shkrim, si “rigjide” , “kolumne”, e te tjera, thua qe shoqeria shqiptare paska nevoje per njerez si Lubonja.
e kam shkruar edhe ne komente te tjera, qe Lubonja ishte ai qe shpallte ne mes te luftes se Kosoves qe Skenderbeu ishte serb. te shpallesh gjera te tilla ne mes te nje lufte te tille te pergjakshme, kur bisha serbe po masakronte popullin shqiptar te Kosoves, te thuash qe i hedh benzine zjarrit apo te ngul thiken pas shpine, eshte pak.
kurse ti thua qe shoqeria shqiptare paska nevoje per Lubonjen. pra, shoqeria shqiptare paska nevoje per nje pseudo-intelektual qe nuk le rast pa sulmuar Shqiperine dhe shqiptaret, heronjte e saj, rilindasit e saj dhe ne asnje rast te vetem nuk ka mbrojtur ceshtjen shqiptare. (apo kauzen, meqe e ke mbushur artikullin me fjale italisht)..
e ka ngritur zerin ndonjehere ky Lubonja per masakrat serbe ndaj shqiptareve? asnjehere, kurre. po per ceshtjen came? as qe behet fjale.
e vetmja gje qe ka bere Lubonja nder keto vite ka qene sulmi i eger ndaj shqiptareve, duke filluar me origjinen e Skenderbeut, me mohimin e Nene Terezes si shqiptare, kur ajo e ka pohuar vete me gojen e saj qe eshte shqiptare, me mohimin dhe talljen e Rilindasve shqiptare, me mohimin e gjithckaje qe ke te beje me shqiptaret.
kurse ti na thua tani qe shoqeria shqiptare na paska nevoje per nje krimb me syze, per nje urith qe te ngul thiken pas shpine.
dhe jo vetem kaq, por ti u shqetesoke se po i mbyllkan gojen Lubonjes. hehehe, sa pa lidhje, po te ishte keshtu si thua ti, atehere Lubonja nuk do mund te villte vrer dhe helm kaq vite kunder shqiptareve. por perkundrazi, ka gjetur liri ne Shqiperi dhe here pas here fillon dhe leshon helm me gjuhene tij si neperke.
do te doja te shifja nese Lubonja te ishte shtetas serb ose grek dhe te shprehte gjera te tilla ne keto shtete.. pfffffff, as qe behet fjale, do t’ia tregonin vendin menjehere.
jo o Berat jo, shoqeria shqiptare sot me shume se kurre ka nevoje per nejrez qe mendojne dhe punojne per vendin e tyre, per ti dale ne krah dhe mbrojtje vendit te tyre, jo per te vjell vrer.
shoqeria shqiptare nuk ka nevoje per njerez qe i ngulin thiken pas shpine, per njerez qe nuk e kane ngritur asnjehre zerin per mbrojtjen dhe te drejtat e tyre. me thoni nje rast qe Lubonja te kete dale ndonjehre ne mbrojtje te shoqerise ne te cilen ai ben pjese..!!
nuk ka asnje rast te tille, pervec se te kunderten. keshtu qe shoqeria shqiptare nuk ka nevoje per uritha me syze dhe te pabese, qe te kafshojne sa here qe hapin gojen e qelbur.
po pate ti Berat nevoje per nje njeri te tille, ta gezosh, mbaje me shendet..!!!
o tema pash zotin ,mos ja ulni vlerat gazetes tuaj me k’ta qypa si ky buzhali se emrin berat se meriton , ky s’di shqipen akoma e jo me te bej analiza ,, na nxir Kimeten aty ose armikun nr 1 , lere buzhalin te haje bar se na e shpifi me k’te shkrimin ,, Kimete je nr 1 siç ke fytyren ke dhe mendjen ..
BRAVO BUZHALA …..NIVEL SHUME I MIRE IO SHKRIMIT TE PERGEZOJ
O Zoti Bozho po a je ne mende ti qka flete o koketule.Ti mesohu te flasish njehere shqipe,e pastaj jepu mende tjereve.Ti kur flet ne ndonje emisio ne TV ma kujton ate loparin e katundit qe kishim para dyzetvjetesh.nejse ta leme kete.Po gjykata ndekombetare e Hages qe dy here e shpalli te pafajshem a pake te duket ti, e tashe ta vitimizojme edhe me teje se dikush duhet tia beje qefin shkaut.O Berat Koketuli ti akuzo Ramushin dhe te tjeret per gjera qe se ka akuzu Haga per korupcion …ti te pelqen si duket anarhnia dhe pastaj te bejshe do zhgaravina…Sipas kesaj rradakes tende ushtaret e UQK qe sakrifikuan me shume se qdo kush tjeter duhen te jen tash objekt sulmi se edhe munde te ken gabu,eju shkerdhatat pacifiste qe pinit dhe i shebenit me raki shkaut jeni te paster nuk keni bere….
Hahahaha…populli shqiptar paska nevoje per Lubo-vicin dhe Benin, po kesi analistesh e gazetaresh kemi plot o idiot, ja disa; Berat Buzhala, Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Veton Sorra, Shkelzen Maliqi, Imam Shefqet Krasniqi, te gjithe gazetaret e Bota Sot, te Koha Ditore, TemA-Online e shume te tjere. Populli yne ka nevoj per gazetar e analist qe do te ishin vertete ne sherbim te ketij populli, jo ne sherbim te Beogradit, te Athines, te Arabise, Turqise, te partive Politike.
“Kollumna” jote ishte shume e dobet….
“meti” kur del ne tv ky virusi i PDK Buzhala ,gjyshi na thote heshtni se dule ky katunari ta nigjojme….
Buzhala ka nje hall te madh se mendon njesoj si keta idiotet por meqe eshte ne PDK s mund te shprehet si ata.