Ka filluar apo jo konsulenca Bler?!

17 Korrik 2013, 22:26Blog TEMA

Nga Arben Manaj

 

Ndoshta unë, ngaqë raportoj nga Londra, do isha parimisht në një pozicion më të përshtatshëm për të dhënë një përgjigje sado të vërtetë rreth kësaj enigme, si ato të Agatha Kristit.

Por një sërë faktorësh që lidhen më shuma të panjohura monetare në këtë lojë, nevoja për ruajtje sekreti, dhe një mentalitet dhe mungesë transparence, mund të shpjegojnë vështirësitë për shkuarjen deri në fund të këtyre pikëpyetjeve që duan përgjigje nga publiku shqiptar.

Nuk është e lehtë që duke qenë se je gazetar dhe apriori mund të kesh akses në qarqe dhe të mësosh se çfarë ndodh realisht pas kuintave.

Personalisht kam bërë gjithçka me sa më lejon profesioni, madje edhe duke kaluar etikën dhe vetveten, dhe aq sa më lejojnë mundësitë praktike, duke kontaktuar të dyja palët, shqiptaren dhe atë britaniken, më saktë qarqet e Ramës dhe të Blerit për të mësuar, duke mos bërë kujdes për naivitetin e perceptuar, pra për të mësuar më shumë rreth dritë-hijeve, në emër të atyre që po lexojnë këtë shkrim, të konsulencës së ish- kryeministrit britanik për kryeministrin në pritje të Shqipërisë.

Nuk mund të them se ka mungesë dashamirësie sesa ngurrim për të ndihmuar deri në fund për të zhbiriluar dhe kontaktuar ata që do duhet të japin dhe dinë detajet e konsulencës dhe nëse ajo ka filluar ose jo.

Përgjithësisht kur ka gjëra që do të duhen mbajtur larg syve dhe veshëve të publikut, pavarësisht nga arsyet qofshin këto edhe shtetërore, bllokohet aksesi dhe të vërtetën e mbulon errësira e nëntokës politike.

Kështu ndodhi në Shqipëri dhe u kritikua me të drejtë kryeministri në ikje, për lidhjet e tij okulte me Podestën, dhe kështu duket hëpërhë se po ndodh me Ramën dhe Blerin.

Sot Shqipëria ka një kryeministër të Rilindjes, që nënkupton se gjithçka do të duhet të kalojë përmes dritës së transparencës.

Hapja me publikun për të marrë vesh se si do të qeverisësh ndryshe është e pakta dhe më minimalja e pritshme. Kjo mbetet të paktën ajo që do të duhet të vij nga një kryeministër në pritje.

Fillimisht, nëse do të duhet të qeveriset ndryshe nga Berisha,  dhe pse je kryeministër në pritje, nuk është serioze dhe për hir të protokollit, si një nga elementët që dallon një shtet serioz nga një shtet tipik i habitatit afrikano-qëndror, që në ambasadën shqiptare në Londër nuk ka kurrfarë informacioni për një vizitë të tillë të kryeministrit në pritje, ndryshe nga sa u tha për mosdomosdoshmërinë e njoftimit dhe protokollit diplomatik për një udhëheqës opozite në rastin e Vjenës së famshme.

Është e pafalshme që përfaqësuesit më të lartë të shtetit në vendin që viziton si kryeministër në pritje dhe jo si qytetar dosido, të mos ketë të paktën një njoftim dhe që lajmi merret nga mediat.

Kjo është tejet jo serioze deri në kufijtë e qesharakes, edhe pse mund të justifikohet si një vizitë tek një kompani private konsulence.

Kjo mund të jetë e vërtetë, por kryeministri në pritje nuk vjen në Londër si person privat, për të pritur lindjen e foshnjës  mbretërore apo për të vizituar Tate Gallery, por tek kjo kompani  vjen në emër të qeverisë së ardhshme, ose moralisht të tashmes së shqiptarëve, dhe për t’u konsultuar për punët e shtetit.

Dhe meqë ka ardhur, do të duhet të sqarohet për publikun ka filluar apo jo kjo konsulencë praktikisht, qoftë edhe përmes Twitter-it.

Mendja ma do që ka filluar, pasi jo Toni Bleri, por asnjë hidraulik në Angli kur kërkon një shërbim të tij, nuk ta ofron atë për “shpirtin e Mbretëreshës”, por ka tarifa paraprake përpara se të japë çmimin për punën kur të ketë bërë vizitën e parë në shtëpi.

Kështu do të duhet të ndodhë edhe në këtë histori, dhe nuk besoj se Toni Bler i ka hyrë kësaj konsulence për filantropi apo se ka rënë në dashuri dhe është mahnitur me Edi Ramën apo me tërë ata që drejtojnë që nga Brazili, Kolumbia e Mongolia së fundmi, të cilëve u jep këshilla.

Normalisht ai ka kompani private dhe ka tarifa të caktuara që do të duhet të bëhen transparente për të qenë, ndryshe nga Berisha.

Nëse është në fazën fillestare konsulenca, logjika elementare ta do që të dyja palët të kenë dhënë ose shqyrtuar ofertat për kësi konsulencash, që nisur nga ajo se cfarë çmimi kanë ato të kalibrit të ish kryeministrit britanik, zor se bien poshtë milionëshit.

Kësaj enigme për publikun, por jo për Ramën, ky i fundit do të duhet t’ua thotë shqiptarëve, pasi për të mirën e tyre po e bën, siç thotë edhe vetë, dhe nëse nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka përse nguron dhe nuk ka pse ta quaj “ngutje të kotë” atë që media kërkon në emër të publikut.

Shqiptarët e urryen ndër shumë të tjerash edhe mënyrën enigmatike të konsulencës Podesta nga Berisha, dhe nëse votuan për një ndërrim kuajsh, nuk e bënë që këta kuaj të rinj politikë të jenë të njëjtë si gërdalla që po ikën.

36 komente në “Ka filluar apo jo konsulenca Bler?!”

    1. N Shabani says:

      Ore Beni te kam ditur per te zgjuar po cfare ambasadoresh kemi ne ketu ne Britanine e madhe? Ambasadoret e Saliut? Po ata e urrejne aq shume Edi Ramen sa mund ti benin edhe ndonje komplot ta zhduknin nga faqja e dheut dhe jo ta prisnin, prandaj mos fol kot c’do gje ne kohen e vet. Nuk besoj se Edi Rama do ta mbaje sekret konsulencen qe do te marrin nga Toni Blair. Nuk e di por kam pershtypjen se qenke nevrikosur qe si si gazetar nuk paske zbuluar gje.Duhet te kesh durim Edi Rama akoma nuk ka marre qeverine dhe ti fillove nga kritikat, zot na ruaj nga lufta kunder njeri tjetrit.Eshte pa vend krahasimi qe i ben konsulences se Tonit Blair me Podesten e felliqur te Sali berishes qe Sali Berisha ishte i piste e i felliqur dhe ata donin te na e shisnin per flori, kurse Edi Rama nuk ka bere fushate elektorale me parate e shqiptareve se nuk ishte kryeminister sic ishte Berisha dhe paguante Podesten me miliona dollare. Ne te ardhmen ketu do te jemi dhe do ta shikojme dhe kur te gaboje do ta kritikojme dhe jo ta kritikojme qe tani qe ai nuk ka filluar pune akoma si kryeminister. Megjithate Toni Blair ka premtuar se do ta keshilloje Edi Ramen pa pagese por edhe po u pagua kjo do te merret vesh dhe do te behet transparente.

  1. Kacamilli says:

    Ca flet o Ben?! Kush ta presi Ramen, Mal Berisha! Trupi diplomatik aktual duhet perzene me shqelma pasi na e kane nxire fytyren nepermjet fytyres se tyre. Bota shikon keta kokrra malokesh e mendon se shqiptaret jane te gjithe si ta.

    1. Kadri Kadiu USA says:

      Duket se ata të Ambasadës Shqiptare në Londër do të jenë të gjithë veshgjatë prandaj kanë pas frikë t’i afrohen EDI RAMËS.

  2. Para disa ditesh u shkruajt ne shtypin ditor ,duke e pasqyruar edhe me foton e nje bashkpunetori te BLERIT ,se TOMI Blair ka thene se qeverine e re Shqipetare do ta ndihmoje pa pagese,.NUK MA DO MENDJE QE KJO FJALE TE HAHET ,SI KETU TE NE !

  3. tonin KaDIA says:

    Brilante analiza e Arben Manaj

    1. Niku says:

      Nuk eshte aspak brilante. A jep llogari nje here ne vit per taksat qe paguan ne Angli o Arben? Apo je ilegal atje dhe punon ne te “zeze”. Keshtu edhe Bleir rrefehet nje here ne vit per taksat dhe ne rast se eshte paguar nga qeveria e Edit do te reflektohet ne keto taksa. Pra asgje nuk fshihet dhe cdo gje dokumentohet. Teorite e tua kane vlere per shqiptaret ne Shqiperi se nuk e dine si funksionon sistemi i taksave ne keto vende, por jo per ata qe jane futur ne ingranazhin e sitemit te taksimeve. Une nuk mund te fsheh as 500 dollare te ardhura jashte sistemit te taksimeve dhe si mund ti fshehi ai. Qe ka tollumbace ne Shqiperi kjo dihet por te pakten mos lesho ti te tilla nga Anglia.

  4. Shaip says:

    Oj Rame due me ta than qi Toni Blerin e kahjek pri pune Mahmut Abasi I Palestines e qitash pe kritikojn enuk pe dun hiq as laburistat e vet. E tjerat ti pi I din vet.

    1. ARUSHA says:

      meso gjuhen shqipe

  5. Shefqet says:

    Arben shpesh te kam vleresuar per seriozitetin dhe menyren direkte e te mencur te te thenit te gjerave. Por nuk me ke lene rast te te kritikoj per ndonje gje.
    Me duhet qe sot te kritikoj te ty ngutjen e gazetarit per te rembyer lajm edhe kur ty fare mire e kupton se eshte e pamundur vjedhja kesj radhe, eshte ne natyren e marredhenieve te tilla qe te behet kujdes ne prononcime.
    Besoj se Z .Rama e ka pergjegjshmerine e duhur per te kuptuar e realizuar transparencen e nevojshme. Por nje gje ta them me dashamiresi e pergjegjesi:
    “DO TE JETE FAT PER SHQIPERINE E SOTME, NESE BLER MERR PERSIPER KESHILLIMIN E QEVERISE SHQIPTARE. HAPAT DO TE JENE ME TE SIGURTE E TE BESUESHEM”
    Paralelet qe behen me Podestan jane pa vend. Ku ky e ku ai. Toni Bler eshte potencial politik mbare boteror jo vetem britanik.

    1. sinan hibro says:

      Drejt Shefqet….c’eshte kjo ngutje dhe mani per t’u marre me tema te ashtuquajtura ” big ” te gazetarise … Ne fakt nuk jane keto temat e medha te gazetarise , aq me pak mund te quhet kjo kinse gazetari investigative … Temat e medha te gazetarise jane ato qe lidhen me jeten e njerezve te thjeshte, dmth te emigranteve shqiptare ne Angli . Po jap nje shembull… bej nje investigim prane autoriteteve angleze … se ku ndodhet aktualisht ai krimineli i SHIK-t(nuk me kujtohet emri ) qe lidhet me ceshtjen Remzi Hoxha …Leri denglat me Agata Kristi apo Sherlock Holms… nuk kemi nevoje per pandehma te pandehmave ?!

  6. Habib says:

    Puna e pare fillone me pastimin dhe ky pasrim do te na sjelle nje politike te re qe nuk do keteasnje te ngjashme me te paret si ne njerez ashtu dhe ne sjellje .pak durim te pakte tani po shohim nje drite shprese

  7. Ben Chicago says:

    Shkrim realist,,Natyrisht qe Rama vazhdon me menyren e “tij “,dhe kokfortesine qe e karekterizon.Nje njeri komplet jashte “kostumit” te nje Burri shteti,te nje politkani serioz( vetem te shikosh menyren e takimit me dplomatet e huaj kur ju hedh doren ne qafe,sikur ja hedh A.Tares,apo S.Tahirit),qe vazhdon me metodat staliniste te takimit me “Perandoret” e perenduar.Fodulleku dhe injoranca e tij do ju kushtoje shtrenjte shqiptareve.

    1. albrecht says:

      Ndoshta ti je mesuar me kostumin e zakonshem te burrit te shtetit (qe simbolizohen nga Nano dhe Berisha). Ne 23 qershor perpos te tjerave u votua edhe kunder ketij lloj “kostumi apo politikani serioz” ne dukje. Ai “burri jo serioz komplet jasht kostumit” sic e quan ti mori +710 mije vota vetem si PS me shume se e gjithe koalicioni i hienave.
      Keshtu qe minimumi te qepni gojen sepse qaveria e re akoma ska filluar pune do keni kohe per sharje e akuza pergjate 8-12 viteve te gjata ne opozite.

  8. Ripjellje says:

    E dini si është kjo punë? Diku nga fundi i viteve 50′ një grup folklorik nga Kurveleshi këndonte një këngë … ne do bëjmë koqen e pallës / se jemi në Traktat t’Varshavës … Kështu edhe puna e konsulentëve të huaj.

  9. Beni says:

    Right…………….

  10. tani says:

    sakt,shkurt,qarte..

  11. paradox says:

    Arben te paska hipur inati qe nuk ta kane varur me duket. Ti kujton se gazetaria eshte te perserisesh ato qe thone politikanet, ashtu sic eshte dhe 99% e shtypit Shqiptar. Ne qofte se pretendon te besh gazetarin, investigo dhe gjeje, por mos leh si qen se eshte turp.
    P.s. dhe s’ka nevoje per aq shume ‘space’ ne kete shkrim se e morem vesh qe je merzitur.

    1. jahu says:

      I ke rënë pikës paradox.I ka mbet qejfi të ziut.

  12. sali berisha says:

    ta them une ty Beni ,,,popo ka miliona euro kontrat ,leket e krimit te koco kokedhimes tom doshit popo ,,,,,ne jemi ndryshimi per para sb

  13. skelari migrues says:

    O Beni, kuptoj qe je merzitur, qe je lodhur e ste kane treguar gje, por kjo nuk justifikon gjithe kete lume dyshimi e paragjykimi. Takimi eshte i pari, dhe detyra e kryeministrit ska filluar zyrtarisht. Dicka te pergjithshme e kemi marre vesh qe shpejt, ne fushate. Nese gjerat do ishin kaq te prera, dicka do ta kishin thene pala angleze… nuk duket hic logjik ky ngut e ky tym. Dhe, nese s’gaboj, Podesta nuk ishte kompani konsultimi, por seksere pushteti. Blair eshte nje Kryeminister i suksesshem e me njohje te gjere te vendeve dhe situatave; per me teper eshte nga personat politike me produktive per shqiptaret, bashke me Presidentet amerikane.

  14. ALBAN DEGA says:

    NJE OGUR TJETER I MIRE PER SHQIPERINE DEMOKRATIKE

    Tony Blair eshte nje ikone e politikes boterore dhe nje idhull i shqiptareve kudo ndodhen perkrah Bill Klintonit.
    Nje ogur tjeter i mire per shqiptaret dhe Shqiperine demokratike… per qeverine e re te Edi Rames dhe Ilir Metes! Tony Blair eshte nje mik i sprovuar i shqiptareve kudo ne Bote ne ditet me te veshtira te kombit tone.
    Miku i mir ene dite te veshtire, thote sovrani!

  15. kolonjari says:

    mE DUKET SE PO BEJNE PAK FRESK NE PERENDIM, PER TE FSHEHUR FURTUNEN E LINDIES ,PINJOLLET E BLLOKUT

  16. Genci TIRANA says:

    Hej BENI,,perse do te dish gjera qe nuk te takojne ? edhe une ne LONDER jam dhe sa per dijeni me shume i afer me PS dhe zt RAMA dhe nuk behem kurioz te di me shume se sa na takon ,,,mos bej rolin e MI5 ose MI6,,,bej detyren si gazetare dhe jo si sherbim i fshehte ,,nese mr Blair dhe zt RAMA takohen ne ketu ne LONDER apo Tirane kjo ka te bej me te ardhmen e SHQIPERISE

  17. unknown says:

    Kur ta marrin vesh “Rilindasit” votues shqiptar se kush eshte ky gomari Rama, do te jete shume vone. Por do te vije ajo dite kur ky piktor hajvan dhe basketbollist medioker do te dali fiasco, dhe gjynah “Rilindasit” e shkrete pastaj.

  18. Zef Kallami says:

    Ti Ben Manaj mjaft intiligjent.
    Pikrisht per kete intiligjence meriton te quhesh Arben Mandi.Per nji analize mjafte e vecant se mesa hollesi ke arrite ti besh krahasimin e nji sekserit Podesta grup qe rruan pare,me vullnetin e cildert te nji ish kryeminister i sukseshem me emer ne mbare boten,Z.Toni Blair.

  19. enea says:

    Keta i jane hedhur ne fyt Rames pa qene akoma kryeminister ne Shtator. Doni detaje ju? Prisni shtatorin.

  20. ada says:

    Jo o ben mane nuk ka filluar e ska si te filloje sepse ti gjithe argumentat qe smund te filloje I ke renditur me se miri por per nje aresye te cuditshme, puna jote, sdo ti vendosesh sic duhet. Po e trajtoj me naivitet shkrimin tend e po te shpjegoj qe:
    1. Kjo konsuence do behet me kryeminstrin rama e qeverine e re qe do te thote ne shtator.
    2m duke qene se biem dakort qe nuk do te behet falas, ma do mendja se mungesa e shpalljes se informacioneve te detajuar mund te lidhet me negocimet normale per bjektin e kontrates dhe cmimin e saj. Dro edhe nuk do realizohet nese blair psh kerkon shuma marramendese qe per nje bushet mdest tonin nuk ia vlejne barra qirane! Kjo ka pak gjasa te ndodhe, se do merren vesh, por leru o burr kohe sa te merren vesh!

  21. ILIR says:

    Nese do te vazhdoni me keto shkrime pra opozite me qeverine dote shfletoheni c do mengjes
    Nje shkrim shume realiste pasi kulisat vazhdojne

  22. H.LEKA says:

    34 RRESHTA E 14 GJYSMA RRESHTA PERSE?Per te na thene pas 22 vjetesh qe ne skemi shtet?Nuk ka nevoje populli pas çerek shekulli i nderuari ‘gazetaruc’ qe te na i thuash ti .
    Ne teori,ne nje shtet serjoz e ku demokracija funksionon dihet qe trasparenca dhe te dhenat duhet te jene ne duart e sovranit por pyetja qe une te bej eshte Ne cilin vend te Botes e ke kete trasparence perfshi edhe Ameriken e te perditeshmet e saj te shkruara?
    Ne nuk kemi shtet ti flet per nje kryeminister qe do te vije pse nuk eshte trasparent.’NE NUK NA QAS NJERI NE FSHAT E KERKOJME PER GRUA VAJZEN E PRIFTIT’.nE JEMI BARKAS ,LE TE NGRIHEMI NJEHERE NE BYTHE E PASTAJ TE BEJME GARRE ME TE TJERET.
    Rama ka nje te mete qe mendoj se duhet ta korigjoje para se ta mare detyren.Qeverrija nuk drejtohet me facebook e twitter.Per rrastin konkret edhe mos ish ‘ndjere’ fare.

  23. nenenatijqeshan says:

    Kishe per te bere dhe ti Manaj detyren e bere,nje palo shkrim ke ngjizur kete radhe.Mos i humb piket more djale.

  24. fatmiri says:

    Pse, o Arben Manaj, me mundove dhe mua plakun te shkruaj dy rreshta? Ti je kaq i merzitur, sa qe dukesh paske qene shume i perkedhelur dhe qe andej te vjen merzitja. S’ka gje, do reflektosh vete, kur te mos perkedhelesh me. E para eshte qe ambasada ne Loder ka ambasador Mal Berishen qe e degjova ne nje intervist para ca ditesh ne nje kanal informativ tv shqiptar. Keshtu qe ambasadat shqiptare nuk perfaqesojne shqiptaret qe votuan kunder Saliut, dhe si te tilla nuk ka lidhje me ta Edi Rama qe ti njoftoje. Ato perfaqesojne familjen e Sali Berishes. Hidhu ne Rome, Vjene, Paris e gjetke. Ti i di me mire se une, por kot je nxituar me kete shkrim. E dyta eshte se qeveria e re s’ka filluar pune qe te beje buxhet dhe transparence shpenzimesh per kete çeshtje. E treta eshte se ne nje njoftim para ca kohesh nga ju te medias eshte thene qe Bler do te ndihmoje qeverine e ardheshme falas dhe e katerta dhe e fundit eshte se kur nxitohesh, pengohesh. Kete se kam çpikur une, por ata qe dhane voten plebiçitare (populli). Ti si gazetar ke detyre te zbulosh dhe jo te kerkosh te ti bien ne tavoline lajmet se fundja nuk je njeri i zgjedhur nga populli, por e ke zgjedhe vete zanatin ose per te ngrene buke , ose e ke pasion. Por pasioni dhe ndershmeria ne sherbin ndaj njerzeve eshte gje e madhe dhe te pakte jane ata qe e kane. Bota do ndryshoje per mire, kur te kete sa me shume nga keta, e same pak si ata qe jane sot. Megjithate, te faleminderit, se kafen e cigaren e piva bashke me keto rreshta qe shkrova ty ketu.

  25. Marjo says:

    Ambasadoret nuk ndryshohen brenda dites dhe qeveria e re do te bashkejetoj pak kohe me ta.Mos lajmerimi i vizites se Rames eshte naivitet bile amatorizem.

  26. Fiona says:

    Ka nje pjese qe Eshte pakica ketu tek Tema qe nuk Kane as llogjiken me minimale kur arsyetojne ! Une jam e Djathte Dhe kur shkruan Manaj kunder Berishes nuk Eshte se kam shume kenaqesi ! Por habitem me nje takem Nga ju qe kur Manaj shkruan kunder Berishes e ngrini me qiell kur pickon Ramen leshoheni si zagar! Ore ky ngre I nje problem qe do duhet sqaruar Nga Rama ! Dhe mos Mendoni se Bler punon pa leke! Nuk Eshte Komunist ai or fyej ! Megjithate per Mua Manaj ka bere nje shkrim shume te bukur ! Kam filluar te heq paragjykimet per te se Mesa shoh Eshte Zog I lire Ne median shqiptare!

  27. plaku says:

    Djema, pa dyshim se Toni Blair eshte nje njeri me shume vlera. Me lejoni t’ju kujtoj ju lutem se edhe Ton Blair se bashku me Klintonin ne vitin 1999 kane bere nje nga gafat me te medha per sa i perket botes financjare. Gafe kjo qe solli edhe krizen qe kemi sot.

    Ne vitin 1932 Ruzvelit i madh, shpalli planin “New Deal” qe nxori Ameriken nga depresioni me i madh ne historine e saj ne vitin 1932.
    Ne kuadrin e planit “NeW Deal” Ruzvleti vendosi ligjin Glass-Steagall me anen e te cili u vendos qe, bankat tregetare nuk lejoheshin qe te vepronin si banka investimesh dhe e kunderta.Keshtu duhej siguruar qe ne te ardhmen reziqet e bankave investuese te mos kishin influence ne bisneset e shoqerive te kreditit.
    Ky ligj u hoq ne vitin 1999 nga Klintoni dhe Balir.
    Pervec kesaj Tony Blair ne vitin 1999 se bashku me Klintonin lejoi tregetimin e produkteve financjare si derivate etj. Edhe kjo ishte nje gafe e madhe.

    Pas krizes se vitit 2008, ligji Glass-Steagall u rivendos perseri dhe produktet financjare si derivatet e tjera jane te kufizuara dhe konterollohen nga shteti.

    Une kam degjuar se konsulenca e Tony Blair do te jete gratis.
    Pershendetje

    Pastaj u vendos ligji i Glass-Steagall Act me anen e te cilit u vendos sistemi i bankave te ndara. Sipas ketij ligji bankat tregetare nuk lejohej me qe te vepronin si banka invesimesh dhe e kunderta. Keshtu duhej siguruar qe ne te ardhmen reziqet e bankave investuese te mos kishin influence ne bisneset e shoqerive te kreditit. Ky ligj u hoq ne vitin 1999 ( Klinton, Tony Blair ), dhe rilindi ne krizen financjare pas vitit 2007.

  28. Presarani says:

    Ky gazetar duhet uruar per mençurine e tij. Por me pare duhet te na thot se ku ka qene deri sot, pse nuk ka shkruar edhe per qeverine e me parshme e ti kerkonte trasparence. Ndoshta eshte i perlyer me ata hajdutet e bashibozuket e Saliu qe ndodhen akoma ne ambasade ne Londer. Prandaj i shkon per shtat shprehja: Germo Tare Germo se qenin e ngordhur do gjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje