Rehabilitimi i Sali Berishës

16 Korrik 2013, 22:20Blog TEMA

Nga Albi Xhunga

Pas humbjes dërmuese në zgjedhjet e 23 qershorit dhe pas tronditjes që ka pësuar Partia Demokratike si pasojë e kësaj humbjeje në të tilla përmasa, duket se ka një tendencë të fortë në media dhe rrjetet sociale për t’i bërë elozhe liderit historik të kësaj force politike, Sali Berishës.

Në një vështrim të parë, kjo mund të duket si reagim i natyrshëm që admiruesit, militantët, vartësit, i bëjnë elozhe liderit të tyre. Atij që megjithëse nuk kishte shumicën popullore, diti t’i mbajë plot tetë vjet në pushtet. Mirëpo besoj se nuk është vetëm reagim i natyrshëm mbështetësish ky që ka pushtuar rrjetet sociale dhe mediat. Unë këtu shoh një tendencë për të rehabilituar figurën e dyshimtë të Sali Berishës. Kjo vihet re më shumë nga pseudoanalistë të tipit Fevziu. I quaj pseudoanalistë, sepse nuk di çcfarë titulli tjetër mund të meritojnë ata që duan të shitën për gazetarë, por realisht janë zëdhënës.

Sali Berisha pa dyshim që është politikan shumë i aftë. Arriti ta mbajë forcën e tij për dy mandate rresht në pushtet, megjithëse nuk ishin mandate që ia dha populli shqiptar, por ishin fitore për shkak të ndryshimeve të statuskuosë politike. Në zgjedhjet e vitit 2005 nëse do bashkonim votat e PS dhe LSI, atëherë PD-ja nuk rezulton të ketë marrë shumicën e votës së shqiptarëve. Dhe është për t’u përmendur fakti se PS-ja me në krye Fatos Nanon vinte në ato zgjedhje pas një tejkonsumimi nga korrupsioni. Liderët e saj akuzonin publikisht njëri-tjetrin për afera korruptive dhe lidhje me krimin, etj. LSI, që në atë kohë shikohej si një forcë politike parimore, u bë varrmihësja e Partisë Socialiste, ç’ka nxori në pension politik Fatos Nanon dhe në opozitë partinë e tij.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2009, Sali Berisha bashkë me aleatët (duhet përmendur që ishin shumë parti në kampin e tij) nuk arriti të fitonte një shumicë qeverisëse në Parlament. Edhe këtë herë “paterica” e tij bëhet LSI, e cila me argumentimin se lexoi në mënyrë të drejtë votën e sovranit, bëri një aleancë të panatyrshme me Berishën, çka e mbajti këtë edhe një mandat tjetër në pushtet. Zgjedhjet e vitit 2009 u kontestuan fort nga opozita, e cila kërkoi fillimisht hapjen e kutive të votimit dhe më pas, së paku hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Kërkesat u rrëzuan nga Sali Berisha, me pretekstin se kështu shkelej Kushtetuta e vendit dhe vendimet e gjykatave. Them pretekstin, sepse koha ka treguar se Sali Berisha e ka shkelur Kushtetutën sa herë që ia ka dashur volia politike. Pra edhe me një palë zgjedhje shumë të kontestuara, Sali Berisha nuk arriti ta merrte i vetëm një mandate të dytë qeverisës, por e arriti këtë me një aleancë të panatyrshme politike dhe mes dyshimeve të forta për manipulim.

Sali Berishën po përpiqen t’ia shesin opinionit publik edhe si protagonistin kryesor të rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri. Por kjo ha debat. Protagonistët kryesorë të qëndresës kundra regjimit komunist ishin studentët. Mes tyre padyshim spikaste Azem Hajdari. Ata nisën protestat, ata ishin simboli i revoltës popullore kundra atij regjimi që mbajti peng popullin shqiptar për gjysmë shekulli. Çfarë beri Sali Berisha në ato ditë të nxehta, ku studentët negocionin me pushtetin e Ramiz Alisë është shumë e paqartë. Ai u përdor si negociator nga pushteti i kohës dhe pas kësaj iu bashkua studentëve, duke u bërë dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike e pastaj kryetari i saj. Se si e qysh ndodhën këto ngjarje, kjo duhet zbardhur. Por një gjë është e sigurt; Sali Berisha nuk ishte një ndër nismëtarët e protestave kundra regjimit komunist. Ai u bë protagonist gjatë rrjedhës së ngjarjeve.

Mirëpo kapja prej tij e postit të kreut të Partisë Demokratike dhe udhëheqja me dorë të hekurt e saj deri në ditët e sotme, si dhe propagandimi nga fevzinjtë e opinion(ç)bërjes në Shqipëri, ka bërë që në një terren të caktuar Sali Berisha të shihet si mit, të shihet si njeriu që rrëzoi sistemin komunist.

Dy janë kategoritë e njerëzve që e shohin Berishën si shembësin e komunizmit; pragmatistët që këto dy dekada kanë përfituar prej mbretërimit të tij dhe ajo pjesë e këtij populli të painformuar ose të keqinformuar për rrjedhën e ngjarjeve të viteve 90. Të mos harrojmë se kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe breza të tërë që në ato vite s’kishin lindur ose ishin në mosha minore, sot janë maxhorenë dhe janë rritur nën një propagandë të fortë që gjithnjë e më shumë përpiqej të mitizonte Sali Berishën. Kjo propagandë që 21 Janarin, një ngjarje kriminale të ndodhur në mes të ditës e në mes të Tiranës u përpoq dhe ende përpiqet ta shesë si grusht shteti, e ka shumë më të lehtë që ngjarjet e viteve 90 t’i manipulojë në favor të këtij mitizimi fals.

Dhe po t’u hedhësh një sy ngjarjeve në Partinë Demokratike sot, mund të shohësh një përpjekje të fundit për të mitizuar Sali Berishën si shwmbësin e komunizmit, por edhe për të përligjur populizmin e sjelljeve të tij pas 23 Qershorit. Ai dha një dorëheqje që nuk ishte dorëheqje. Ishte drejtimi i partisë përmes ushtarëve të besuar.

Të dy kandidatët për kryetarë të Partisë Demokratike përpara se të kandidonin, kaluan njëherë nga zyra e Berishës dhe këto takime enkas u bënë mediatike, për të dhënë mesazhin se pa bekimin e tij askush nuk mund të kandidojë për atë post. Kandiduan dy ministra, pjesë e dështimit, arrogancës dhe korrupsionit që një milion shqiptarë dënuan me votë. Të dy këta ushtarë të bindur në çdo takim me simpatizantët e partisë së tyre, përpiqen kush e kush të theksojë më shumë se sa i madh e i rëndësishëm është për partinë, por edhe për vendin lideri historik i saj, Sali Berisha.

Pra Sali Berisha po përpiqet, në mos për të marrë edhe njëherë pushtetin, së paku për të rehabilituar figurën e tij në raport me historinë. Një përpjekje që zgjat më shumë se dy dekada.

14 komente në “Rehabilitimi i Sali Berishës”

  1. kiforti says:

    Te gjitha kufomat dihet se ku e kane e destinacionin. Tek Enveri, Stalini, Gadafi, Hitleri se bashku – ne boten e pertejme.

    1. Devolliu says:

      VAJ VATANI, MJER MILETI, VDIQ SALIU LULI NA MBETI.

  2. LYMI JEVGU says:

    mjaft,shkaterroi gjithshka.pas 23-vjetesh me 1,5 miljon emigrante jemi me te varfer ne europe.

  3. Fita says:

    Me shoqata OJQ nuk resht dhuna ndaj grave sado te zonjat te jene Sevimi apo dhe jozefina e parlamentit (me marshimet ne bulevard). Tirana nuk eshte gjithe Shqiperia. Dhuna ndaj grave ka qene dhe rritet dita dites ne cdo fshat dhe qytet te Shqiperise. Fondet e OJQ-ve shkojne ne xhepat e punonjesve te ketyre organizatave.
    Shkaku i dhunes qe perpiqen te na e mbushin mendjen neper televizjone disa zonjeza e zonjusheza te krehura me kujdes dhe me fustane te pergjysmuara e qe na citojne shprehje nga gjoja filozofe te medhenj eshte fare i thjeshte : Gjendja e tmerrshme ekonomike.

  4. Tani says:

    nqse perpjekja e tij për të rehabilituar figurën e vet në raport me historinë zgjat më shumë se dy dekada atehere pse sthua ti qe ai e paska fituar kete perpjekje

  5. Genti says:

    Mire ata qe kane lindur ne vitet 90-te, por as vete artikullshkruesi nuk e paska te qarte se c’ndodhi ne dhjetor te 1990. Nuk ka patur protesta te mirefillta kunder regjimit komunist: vete regjimi ishte i intersuar per ndryshime kozmetike, status quo mund te sillte ngjarje si ato te nje viti me pare ne Rumani (pushkatimi i bashkeshorteve Caushesku). Fillimisht R. Alia tentoi ”pluralizmin” me organizatat e Frontit, Gruas dhe Rinise, por Perendimi e kuptoi qe kjo ishte hi syve. Ne vijim u stisen ngjarjet ne Qytetin Studenti. Menjehere, brenda pak ditesh, u zyrtarizuan disa parti: pervec PD edhe Partia Republikane dhe ajo Jeshile e Namik Hotit.

  6. ali says:

    Per dijeni popullit shqiptar, Sali Berisha asnjehere nuk ka patur shumicin e votave gjate ketyre 23 vjeteve
    qe eshte ne pushtet. Nen presionin e nderkombetareve dhe dihet kush nderkombetar, Ramiz Alia ia dha ne
    ”Tabaka te argjende,, pushtetin diktatorit te ardheshem Sali Ram Berishes.
    Zgjedheje qe vazhduan me pas Sali Berisha i ka vjedhur ne menyren me brutale dhe te paskrupullt. Pra, ky
    ka uzurpuar pushtetin qe nga viti 2004 e ketej Diktatori Berisha e ka marre pushtetin me vjedhje votash dhe
    ”coup d’eta,, . Prandaj kur behet fjale me mjete te dhunes ne nje shtet demokratik nuk eshte ceshtje ”aftesie,,
    sic mund ta konsiderojne komentuesit e mesiperm , por kemi te bejme me uzurpim te pushteti !
    Vini re edhe tani qe pushteti i Berishes ra ne menyre disfatike prap se prap Berisha ka filluar nga marifetet
    dhe zullumet. Cdo dite kemi vrasje, cdo dite priten dritat, uji, neser do te dinamitohen shtyllat e tensionit te
    larte. Berisha ,degjoni ju socialiste, eshte gati te helmoje ujin e Tiranes e shume sabotime te tjera qe mendja
    njeriut nuk i kap dot vetem nje mendje si ajo e Berishes perverse mund sajoje gjera te perbindeshme. Prandaj
    duhet vigjilence e madhe zoterinj te PS-LSI-se !

  7. drejtesia e popullit. says:

    saliu te dale para gjyqit te popullit te zbardhen gjithe te vertetat qeai ka mbuluar,ndryshe Shqiperia hyn ne nje kaos te ri te papare.

  8. Zef Kallami says:

    Demokracia erdhi si rrezultat i faktorit te jashtem.Me thyerjen e fuqise komuniste nga koka ne Moske dhe perhapja si smundja ngjitse ne gjithe aleatet,vendet komuniste.Arriti deri ne Tirane.Dhe kur u siguruene qe krisja nuk ka kthim mbrapa.U ngrit rinia studentore me ne krye A.Hajdarin, per kushte sociale dhe ushqimore per qytetin studenti.
    Berisha ne kete kohe thiret dhe manovrohet nga R.Alia si patriot per tu kuptue ma mire me studentin Hajdari si krahinor tropojet.Mos harroni qe njikohesisht Berisha mbante fjalime per aftesite drejtuese si strateg te R.Alis ne kohen e luftes dhe ne vecanti ne trojet e Kosoves deri ne Vishegrad.Mbas pak vitesh e rras ne burg.Dhe e kercnon per nji lufte aspak te drejt bere ne Kosove gjate luftes qe e lavderoi si strateg.Kerkoi me cdo kusht te zbardhet katastrofa e Tivarit me protagonist kryesor.Strategun e luftes te ndjerin Alia.Mirepo ia prishi frymzimi vdekja dhe u harrue perjetesisht zbardhja qe tregon se nuk paskesh kene fare e rendesishme.Po i’asht dasht per mbeshtetje kapitali politik Berishes.Keshtu kontradiktor ka ecur gjithe kohen 23 vjecare me te gjithe por asht per te qeshur se e ka patur seriozisht edhe me vetveten.
    Berishen duhet ta servijoni cdo 24 ore te dites si njeri i rrezikshem me cfaqjet e tija kercnuse ne Kuvend.Shto dhe gjithe aktivitetin 23 vjecar i cilesuar kriminel i rrezikshem ndaj popullit te vet.Si tradhetar kombetar ne shitjen e teritorit,si dhe inisiativat per te asimiluar popullin shqiptare ne trojet e veta duke krijuar artificialisht nepermjet rregjistrimit me baze besimi fetar,etni,pakica greke,serbe,vllehe kudo sikur te ishin fare hithash.Te shperndar pa sistem.Dhe do e sistemonte Berisha simbas haratve te eprorve Serb dhe Grek.

  9. Fleks says:

    Sali Berisha paske pesuar humbje derrmuese-thote Albi Xhunga.

    Pse kush paska bere nje fitore derrmuese z AlbiPartia Socialiste,me 63 deputete?

    Apo Levizja Socialiste me 16 deputete.

    Qe nga e kreakuazuar nga vete Partia Socialiste,pra qe mund te mos merte asnje mandat ose te merte ndoshta vec nje mandat,mori 15-16 mandate!!??

    Sali Berisha nuk ka nevoje per rehabilitimit nga askush.

    E meqe ti e paske haruar,po mundohemi tua kujtojme se Sali Berisha,fare lehte mund te perdorte formulen LAKERORI.
    Ta bente si e beri Edi pas humbjes se zgjedhjeve(ka ndodhur ne Shqiperi kjo gje).

    Eda pas humbjes dha doreheqjen nga Partia Socialiste.

    Dha doreheqjen e pasi gjeti nje LAKEROR,kandidoi perseri per kryetar te Partise Socialiste.

    Se nuk e pengonte statuti.

    Sikurse dhe Berishen,nuk besoj se do ta pengonte statuti(megjithese ju e dini dhe me mire,nga eksperienca juaj).

    Por Berisha nuk u perzie ne LAKEROR.

    Ai u tregua gjigand e jo lojtare cirku.

    Leshoi dy silurat Basha e Olldashi.

    Duke kaluar vete nga mesfushor i shkelqyer i Partise Demokratike ne trajner i hatashem i saj.

    Pasi gjigandet jetojne e punojne gjithe jeten si gjigande,e nuk kane nevoje per rahabilitim cirqesh.

    Duke qendruar ne balle te puneve dhe te opozites se re,gjithnje 18 ore non stop,me perkushtim te jashtezakonshem

  10. ... 5 YJET... says:

    Krijimi i PD eshtë bere në zyre të Ramiz Alisë,dhe kete me saktë e ka treguar Namik Hoti i emruar aty kryetar i Partise Ekologjike.Ai pretendoi se e para parti politike pluraliste ne Shqiperi eshte krijuar partia e tij,natyrisht ne zyren e Ramiz Alise dhe e dyta partia Republikane qe iu ngarkua Sabri Godos,pastaj u ngarkua Berisha të krijojë partinë demokratike te studentëve, të cilët do manipuloheshin nga brenda, nepermjet sigurimit,për veprime demonstrative,per ndryshime politike dhe kushte jetese.Kjo sepse varjanti me parti politike ish organizatat e masave(Rinia-Fronti demokratik-gruaja,etje..nuk u pranua nga perendimi! Nuk eshte turp te thuhet e verteta,si tha Merkel qe”Murin e hapi STAS (sigurimi gjermanolindor)dhe une e dija qe nje dite me pare,nga nje oficer sigurimi,kusheri i nenes,qe erdhi ne shtepi dhe na e tha…”(Lexo gazeten italiane “La Repubblica”me rastin e 20 vjetorit te renies se Murit-Interviste)Por me tej shkon po me interviste Les Valesa qe dhe ai deklaron hapur se Murin e rrezoi STAS dhe Kohl e Gensher qe ishin me mua ne takim ate ditë jo nuk dinin gjë,por kur e pyeta Kohl se kur do hiqet Muri mu pergjegj:”Kur mbi varrin tim të jene bërë kater meter të lartë gjembacët!” Disa ore me vone kur Muri u hap,ata nderpren viziten dhe moren me shpejtesi avjonin per ne kryeqytetin e tyre.Muri u hap me sistemin “velvul”ik dhe nuk lejohet te kthehesh…ne vende të tjera u hapen me kete sistem ambasadat dhe u sollen anijet afer brigjeve…”Ka me qarte qe pseudodemokratet,njerzit e frustuar nga Berisha te mos kuptojne ende se gjithshka ishte dhe ne Shqiperi Katovica? Perse nuk shkruajne analistet pordhacë per pardesyte e bardha të Berishes,Azemit,Pashkos,Rulit,Meksit,Selamit,etj…Luan Pobrati qe mbulonte studentet,perse ende hesht per fikjen e programuar te dritave,grevat e urise,gjer rrezimin e shtatores se Hoxhes e cila u projektua të hiqej me “violencë”(per opinionin e jashtem dhe te brendshëm) në zyrë të Alise me 19 shkurt mes Alise,Azemit dhe Saliut,kur më parë monumentet e medha të Stalinit në Shkoder,Tiranë dhe Kucove,u hoqen ne qetsi,me vinca e makina ngarkuese te medha,si Stalini ne Kucovë…Naten u hoqen nga sigurimi edhe bulonat e Monumentit,se nuk mund të rrezohej (busti i Sadamit u terhoq me diagac në Irak nga amerikanet,u rrezua,por nuk ra ngaqe bulonat dhe dadot nuk ishin liruar-kujto ngjarjen) Te nesermen kamaramanet e TVSH u urdheruan te stacionoheshin rreth sheshit Skenderbej dhe kameramane të Beogradit,Rai etj, u njoftuan se do kishte ngjarje(Ennio Remondino libri i tij mbi ngjarjet ne Ballkan)Raimonda Bulku u instruktua për të drejtuar ajo thirrje drejt sheshit!…Natyrisht,nuk mbrojmë monizmin,as Enver Hoxhën,vlerat dhe mangesitë e te cilit i vendosin historianet,por tregojme realitete të kamufluara qëllimisht dhe të mbrojtura paturpësisht nga ata që atekohë ishin ose pjesmarres idealistë dhe gjithshka e shihnin natyrshëm e sot u del ndryshe,ose ishin pjesë e paguar e projektit Alia të Katovicës dhe tmerrshëm sot u zbulohet mashtrimi i madh si perfundimisht iu zbulua Berishës edhe me Kac (italisht do të thote loqe)Islamin qe atëherë u bë KUPOLE e së majtës së Ramizit,e që do u “thyente edhe kafkat” demokratëve të Ramizit…dhe për të gjitha këto,Sovrani e varrosi përfundimisht me një goditje të papritur dhe po aq spektakolare.Detyrimisht duket mangësi e madhe dhe minus eskluziv për vendin tonë, por perpara të vertetave historike dhe ngjarjeve reale që kanë dhënë rezonancë tronditëse gjer dhe pergjakje demokracise se manipuluar shqiptare qe ne embrion,nuk mund të mbyllen syte,aq me shumë që disa të tjerë,i kanë shpallur keto që në embrion!…Vdekja politike e Saliut, nuk është vetëm vdekja e parevokueshme e ramizizmit tragjik shqiptar,por dhe fillimi i vdekjeve të të gjitha partive politike ne Shqiperi,si banda militantësh me njësha totalitare dhe zyra punësimi; ku,meritueshëm dhe plotë forcë goditëse u rrezua e pompuara parti ramiziste PD dhe u varros përfundimisht me turp nga SOVRANI,manekini prej druri,i Ramizit,Sali Berisha! Mbeten 300 ditet e fituesve nominativë,Rama-Meta të Rilindjes,të shoh e prek SOVRANI,arritjet e premtuara në punesim,Reforma ekonomike,pranim në BE dhe mbi të gjitha ndëshkimin me drejtesi të vertet të vrasesve te shqiptareve me 21 janar,Gerdec,’97 dhe të tjera të premtuara nga deputete që partitë fituese ja cuan SOVRANIT me lista,si ushqim të tij,prej skllavi….300 ditë mjaftojne qe Sovrani të kuptojë arritjet ose të varros dhe këto parti me premtime me LEVIZJE…

  11. Zigur Qarri says:

    Sali Berisha pa dyshim që është politikan shumë i aftë.Albi Xhunga

    Te kishte qene i afte Berisha e kishte futur Ilir Meten ne burg,edhe sikur ky veprim te çonte ne zhberjen e koalicionit me LSI dhe zgjedhje te parakoshme.Me kete do rriste repuacionin e vetes si politikan,te PD,
    si edhe forconte Shtetin.Kete veprim mund ta beje edhe PS,per ta hequr
    qafe zgjeben Meta,kte gangren te politikes shqiptare.

  12. S H K O D R A N I says:

    Me perjashtim te Gorbacovit ne Bashkimin Sovjetik, ne vendet e Europes Lindore nuk eksiston asnje lider qe ka merita per rrezimin e komunizmit. Eshte qesharake qe Sali Berisha te konsiderohet se rrexoi komunizmin. Aj e tere jeten shfrytezoj frytet e komunizmit te Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje