Liria e shprehjes përballë moralit

16 Korrik 2013, 11:13Blog TEMA

Nga Petrit Qejvani

 

Në demokraci njerëzit janë të lirë të shprehen pa frikë për gjithçka duan, ngjarje apo njeri qoftë ky. Por kjo liri nuk të mbron dot nga përgjegjësia për atë që thua, e, sidomos, kur e thua. Në këtë sens ne duhet të kemi frikë edhe nga vetja, nëse vendosemi përballë moralit. E kam fjalën për disa deklarata të vonuara të ardhura nga brenda gardhit të PD-së prej “politikanësh” apo njerëzish të fushës së letrave të kësaj partie, por edhe të njerëzve jashtë gardhit të kësaj partie nga fusha e diplomacisë, që tani që “kalit i ranë patkonjtë”, po t’i referohemi një poeme të famshme të Shefqet Musarajt, guxojnë e quajnë arrogant dhe fatkeqësi kombëtare Sali Berishën.

Medet, sa vonë! Nuk kam asgjë me përcaktimet e tyre, por ky “zbulim” i tyre është i vonuar dhe pa asnjë vlerë. Sepse nuk sjell asgjë të re për Berishën, por sidomos është i pamoralshëm dhe nuk bën gjë tjetër, veçse shkarravit portretin e autorëve të këtyre deklaratave. Dhe nuk e di pse u kanë kushtuar vëmendje dhe vend në median e shkruar dhe elektronike. Ndoshta për t’i vetëdemaskuar.

Berisha ka hedhur valle këto vite edhe pse ka pasur njerëz të tillë rreth e rrotull, pa skrupuj moralë, të cilët kanë përfituar prej Berishës dhe tani që ai “ra nga fiku” e kritikojnë… Një përpjekje e mjerë për të mbuluar kalbëzimin e tyre moral.

Kjo është cinike dhe e paturpshme. Kritikat për Berishën le t’ua lënë atyre që ë kanë kritikuar prej kohësh, kur Berisha “të bënte gjëmën”.

Berisha aty ka qenë prej 1990 e këtej. Dhe gjithë kjo kohë ka qene jo vetëm ë mjaftueshme për “ta zbuluar”, por dhe e tepërt. Pra, Berisha ka qenë shfaqur, së paku nga 1997 e 1998, që e zhveshi lakuriq si politikan dhe njeri, me gjithë demagogjinë e bollshme dhe një dinakëri tipike bizantino-fshatare, që ai mpiks në qenien e tij aq kundërthënëse largdalluese. Për njerëzit me aftësi normale vëzhgimi, Berisha ka qenë lehtësisht i diagnostikueshëm dhe i përcaktuar.

Si jo pak te tjerë edhe unë jam nga ata që nuk e kam besuar kurrë Berishën në ato që thoshte, prandaj nuk ndjehem aspak i zhgënjyer nga aventura e tij politike. Pikërisht për shkak të pasinqeritetit të tij të dukshëm, që e shfaq në çdo milimetër të portretit të vet. Jo më kot iu drejtohej shpesh njerëzve që kishte përballë “që të jem i sinqertë me ju”, shprehje tipike e tij, që do të thotë jam i pasinqertë. Gjuha vete ku dhemb dhëmbi.

Sigurisht s’kam asgjë me njerëzit e thjeshtë që e besuan dhe u zhgënjyen e as me ata që vazhdojnë ta besojnë akoma, të cilët i kanë kënduar edhe “O Sali, o flori, ti ke lindur për Shqipëri”, apo akoma më keq, për disa intelektualë e politikanë këndej e andej kufirit, që guxojnë dhe e quajnë “burrë shtetas”, pikërisht se nuk ndërtoi dot shtet, veç e shkatërroi sipas mënyrës së vet marroke.

Por e kishim fjalën për kritizerët e vonuar të Berishës, njerëz që nuk e kanë për gjë ta shesin babain e tyre politik, tani që nuk e ka më “shkopin” në dorë… Nëse me Berishën mendojnë se i lajnë kollaj duart, me moralin jo. Le të zgjedhin vetë. Për mua do t’ishte më e denjë të mos e “kritikojnë” tani Berishën, kur deri dje i lëpinin këpucët, por të heshtnin (prandaj heshtja disa herë është flori) dhe t’u linin radhën të tjerëve, atyre që e bënë këtë punë që në “sabah” dhe morën edhe risqet parasysh. Falë dhe luftës së tyre tani Berisha është një “ish”.

13 komente në “Liria e shprehjes përballë moralit”

  1. Labi Vlore says:

    Mbasi populli e shporri si nje lecke Berishen ne vitin 1997-te dhe perseri ne vitin 2013-te Intelektualet ju bashkuan mendimit te popullit se Berisha eshte fatkeqesi Kombetare.Ne fakt,ne vendet e zhvilluara demokratike,Intelektualet e kuptojne me heret se populli ate qe i qeveris dhe e drejtojne popullin kah e drejta.Tek ne ndodh e kunderta.Eshte populli qe drejton Intelektualet nga e drejta.Me keqardhje e them,se ne Shqiperi ka shume pak Intelektuale te ndershem.Ne Shqiperi Intelektualet jane njerezit me te rrezikshem qe gjithmone kane mbeshtetur diktatoret per interesa te tyre meskine dhe personale.

  2. boing777 says:

    po ekzaktsisht kshu esht..sot e ditkan qe paska qen fatkeqsi e kombit..po dje ne mitingjet e saliut ishin e gjith kengetaret qe ishkonin nga mbrapa..ku jan ata elita intlektuale qe rrjeshtuan emrat neper peticione kundra edi rames..ku jan shrimtaret qe i benin fresk saliut..anhalist qe nuk lan televizojn pa nxjer vrer kundra opozites.

  3. diell says:

    -Berisha eshte nje qiri i fikur tashme, ne shkretetiren ekonomike,ku bilancet mbyllen me 62%borxhe,..cili eshte suksesi ??
    ..mbaj zi per mendimin e disave qe thone se rrenimi eshte sukses,?..
    ku mirembajtja do kushtoje ndoshta me teper se investimi..
    ..e keni vene re kur nuk shplaheni ne regull,se ju iken uji?..kruheni gjith diten dhe beheni per spital,ku ilacet kushtojne me teper se 5-se litra uje{dhe po s’qene te skaduara }
    -62%eborxhit eshte vdekje klinike e ketij vendi ,ku llafollogjia e bajatshme eshte superprodhim,por qe nuk mbyll dot borxhet sidomos te nje malli skarco qe na serviret nga politikanet e deshtuar etj.
    ..te heshtin te pakten ne kete tranzicion gjyhnaqaret qaramane,te pakorigjueshem dhe pa etike.

  4. epiroti says:

    ky ka mbetur tek Shevqet Musaraj

  5. ramiu says:

    kur dha doreheqjen plaku i rjedhur pati njerez qe lotonin per salin
    edhe kur vdiq diktatori pati shume shqiptare qe qanin,por ishte viti 1985 ,
    te qash ne vitin 2013 per salin aq me teper qe eshte gjalle e nuk ka ngordhur,eshte idiotizem me i madh se ne korene e veriut

  6. Dardan says:

    Petrit Qejvanit
    Vërtet që shumë njerëz të vonuar fillojnë dhe artkulojnë atë shkërdhato-fatkeqësi që qysh në 1990 udhëhoqi Shqipërinë nga socializmi i dështuar drejt kataklizmës morale dhe ekonomike në të kundërtë të asaj që shpresuan të gjithë shqiptarët. Ti e ke fjalën për Tarifën, por ky njeri të paktën foli në gjallje të Berishës e ndërsa zotrote shkrove artikuj e poezi edhe kur Enver Hoxha kishte vdekur edhe pse në krye te shtetit ishte çakalli që akoma nuk guxonte të sulem mbi kufomen e Hoxhes. Morali??? Imoralë flasin shumë për moralin. Shiko po deshe edhe kotelen e Berishës që pret të zvendësoj tigrin. Ai shpesh thotë në fushatë e vet për mazhorancën morale të shqiptarëve dhe moralin e ulët të fituesve të 2013s. Liria sipas teje është vetëm liri për atë që flet, liri individuale dhe e palidhur me liritë e të tjereve. Hej zotëri. Liria politike sjell lirinë personale, por nuk kam ndërmend të mësoj trangullin e rritur në sera se si rritet pisha në ajër të lirë.

  7. F, Spao says:

    Tre djaj ka ne bote, dy nga ta jetojne ne Tirane. Here pas here bredhin edhe neper allbanistan.

  8. bujku qe robtohet per buken e gojes says:

    Se pate ben chicagon ato dite qe shante para mvrapa si I terbuar.
    Po ramy kafsha. Qeni im e ka koshiencen me te larte

  9. tomori i beratit says:

    Po ka qylaxhinj,bythlepires ,lapanjoz,me 222 fytyra,njerez qe per PARA shesin dhe gruan.Rasti me i fundit i kengetareve te njohur por edhe te respektuar si Kozma Dushi apo Dr.Flori tregon se si dhe sa poshte kane rene morali i njerezve tek ne.

  10. Zef Kallami says:

    Loni.
    Po te ishe zberthyer edhe nji cik mo Loni.Jemi apo jo ne Demokraci.Te pakten ta tundte me dore doktor Berisha si profesionist me urdher te mjekut,qe ti dhe vete Berisha te ishit te sigurt qe nuk je i tredhur ne rini.Te keshilloje qe ta vishe ne banko-prove,tek Oficina e Kastriotit:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/shut-up.html.
    Te shifshe sa rrondel origjinale ia ka krijuar paraardhesi pasradhesit ne trashigimi.Per te ngelur pa mend.Fantastike per librin Gines.

  11. Vango says:

    Zoti Dardan,te rroshe vete se mendja te ka vdekur.Te duket sikur i di te gjitha,por s di asgje.Populli me 23 qershor ja tregoi vendin Sali Berishes ARMIKUT ME TE MASH TE SHQIPERISE TE TE GJITHA KOHRAVE.Kjo tregon se shumica e popullit e kuptoi me ne fund kush eshte Berisha me gjithe seren e tij,prandaj fjalet e teperta jane fukarallek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje