Pusi i burimeve njerëzore

14 Korrik 2013, 16:46Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohitaj

 

Është njësoj si pas lufte, sepse betejat elektorale prandaj e kanë emrin të tillë; është si “luftë për jetë a vdekje “, ku dikush humb e dikush fiton. Prandaj në paqe kur beteja humbet, personi, i cili i ngre telefonit ‘fitimtarit’ i ngjan Strategut të luftës, i cili nënshkruan humbjen, por krenarinë kombëtare e lë në një nivel më të lartë seç ishte përpara se të fillonte lufta, aq e pa dëshirueshme, por e detyrueshme, si vazhdim i bisedimeve në tavolinë…

Nëse gjatë luftës i ashtuquajturi Pusi i Burimeve Njerëzore është garanci për fitoren kjo ndodh edhe gjatë fushatave elektorale. Në luftë një nga biografët e Napoleonit tregon se Ai i njihte ushtarët emër për emër, madje njihte temperamentet e cilësitë personale të secilit. Ai dinte me saktësi kush ishte trimi e kush simulanti, kush frikacaku e kush tradhtari, prandaj i zgjidhte personalisht. Madje edhe kufirin ku do të vendoseshin trupat e shkelte vetë më këmbën e tij, madje prekte me dorë çdo gëmushë, e ferrë……

Biografi i tij tregon se edhe në kohë paqeje ai drejtonte administratën në të njëjtën mënyrë, të gjithë punonin pa e ulur për asnjë çast tempin, dhe bëheshin “copë” të mund të shkëpusnin një lavdërim apo një buzëqeshje të tij.

Por të gjithë e dimë nga historia se kur atë të ashtuquajturin pus të burimeve njerëzore, nuk e përdori si duhet, pra njerëzit më të aftë nuk i rreshtoi përkrah tij në betejën e Vaterlosë, përkundrazi mbajti afër më besnikët, të cilët nuk ishin menaxherë të mirë, nuk dinin të vetëvepronin vetëm se i qëndruan besnik porosive të Strategut të madh, u bënë shkaktar të asaj humbje të madhe, e cila shënoi momentin fatal të Perandorit.

Kështu është edhe pas betejave elektorale, nëse i ke fituar dhe ke nënshkruar fitoren, ndërsa tjetri humbjen, duhet vazhduar lufta për të arritur qëllimet.

Humbësi Sali Berisha e pranoi menjëherë atë, ndërsa disa nga mbështetësit e tij qëndruan krenar madje me shprehje luftarake si p.sh: “Ne do të ngjallemi përsëri si feniksi prej hirit të tij”. Është normale dhe kjo duhej të shërbente si shtysë, që nga Pusi i Burimeve Njerëzore të zgjidhnin njeriun që do t’i ngjallte përsëri si Feniksi prej hirit të tij, por në fakt, po ndodh e kundërta.

Shumë arsye nënkuptohen, shumë edhe janë thënë hapur, por një gjë është e sigurt, se me investimin që po bën Humbësi i Betejës në Partinë Demokratike do ta shpjerë atë drejtë humbjesh të sigurta. Sepse Kandidati nuk i ka ato cilësitë që një udhëheqës duhet ti ketë. Vetëm për këto, pa marrë parasysh antipatinë që ka në shumicën e popullit momentalisht, sepse më vonë ajo mund të ndryshojë, në vartësi të performancës së qeverisjes së Edi Ramës. Por cilësitë personale janë premisa e parë që të afron drejt fitoreve.

Të njëjtën gjë do të thosha edhe për fituesin. Për të mbajtur lart frymën me të cilin fitoi betejën, të mos harrojë ‘Pusin e Burimeve Njerëzore,’ që kontribuuan fuqishëm për këtë.

Thirrja që u bë nga PS për aplikime online është një risi, por që nuk vjen nga boshllëku, sepse shteti komunist, që lamë pas, ishte shumë më i saktë dhe objektiv, në vlerësimin e kapaciteteve njerëzore. Në kartotekat e KOMITETIT EKZEKUTIV të çdo Rrethi ishin të disponueshme dosjet personale të çdo kuadri me rezultatet e notave bashkë me arritjet ne shkencë, si edhe një biografi të tijën personale të shkruar nga shokët e grupit me të cilët kishte qenë bashkë student. Kështu, kjo dosje pasurohej me çdo arritje të kandidatit, por edhe me çdo shkelje ligjore, apo gabime të faktuara për paaftësi apo mefshtësi në detyrë.

Të gjithë emëroheshin sipas dosjes, sipas meritës (përjashto problemin politik). Në këtë kuptim një punonjës i administratës në atë kohë ndihej i nderuar edhe për shumë arsye të tjera.

PS ka bërë një fillim të mbarë, pasi emërimet këto 22 vjet janë bërë në bazë njohjesh, herë të merituara e herë jo, në bazë militantizmi etj..

Do të ishte një administratë me të vërtetë e suksesshme nëse do të vlerësoheshin së pari cilësitë personale e me radhe edhe ato të arritjeve në shkollë. Sepse teoria dhe praktika e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dëshmon se ka njerëz jashtëzakonisht të këqij, por që janë profesionist të shkëlqyer (si veprohet në ketë rast?).

Gjithashtu Napoleoni na tregoi se ka besnike shumë të mirë, port ë paaftë për të menaxhuar situatat (si do veprohet me ta?)

Ka kapacitete që shtiren sikur kanë kontribuar në fitoren, por ka nga ata që kanë kontribuar realisht në fitoren (me aftësitë përkatëse si do veprohet?)

Pusi është i mbushur me burime njerëzore, problemi është tek përzgjedhja.

Pas fitores duhet të ketë një vlerësim të saj. Ashtu edhe për kontribuuesit.

Vlerësim, por në asnjë rast shpërblim. Kjo e fundit do të ishte jo motivuese.

28 komente në “Pusi i burimeve njerëzore”

  1. alma says:

    komplimentat e mija zonja Magdalena. si fitorja dhe humbja duhen menaxhuar mire

  2. genc says:

    O Mero

    Mos e le gazeten Tema te bjere ne humnerat komuniste. Kjo artikullshkruese eshte nje enveriste e semure.

    Kur thote qe:

    “Thirrja që u bë nga PS për aplikime on-line është një risi, por që nuk vjen nga boshllëku, sepse shteti komunist, që lamë pas, ishte shumë më i saktëdhe objektiv, në vlerësimin e kapaciteteve njerëzore. Në kartotekat e KOMITETIT EKZEKUTIV të çdo Rrethi ishin të disponueshme Dosjet personale të çdo Kuadri me rezultatet e notave bashkë me arritjet ne shkencë, si edhe një biografi të tijën personale të shkruar nga shokët e grupit me të cilët kishte qenë bashkë student. Kështu, kjo dosje pasurohejme çdo arritje të kandidatit, por edhe me çdo shkelje ligjore, apo gabime tëfaktuara për paaftësi apo mefshtësi në detyrë.

    Të gjithë emëroheshin sipas dosjes, sipas meritës (përjashto problemin politik). Në këtë kuptim një punonjës i administratës në atë kohë ndihej inderuar edhe për shumë arsye të tjera”

    Eshte e kote qe te flasim. Per me teper nje pinjolle e familjes Ramohito, gjeneral i Enver Hoxhes qe vete krimineli Hoxha e denoi me 20 vjet burg.

    Te na rroje komunizmi……

    1. plaku says:

      genc,
      Fakti qe, komunizmi jetoi afersisht 50 vjet ne Shqiperi kishte edhe ai anet e mira te tij. Komunizmi cduku analfabetizmin, hapi rruge, hapi shkolla dhe univeristete, vuri ne pune trena, hapi vende pune, ngriti fabrika dhe hidrocentrale qe Sala sot po i shet ejt. etj. Komunizmi kishte edhe gabime te medha ne lidhje me lirite e njeriut, Diktaturen e proletariatit, burgjet per nje fjale goje dhe kjo ishte edhe aresyeja qe populli e hoqi. Pra komunizmi kishte te mirat dhe te keqiat e veta dhe per keto te fundit u cduk nga Shqiperia.
      Leri more mik keto dengela mbi familjen Ramohito qe nuk e njof. Ketu vete Sala, shefi i PD ka qene sekretar partie, i mbante oturakun Hysni Kapos, Simon Stefanit etj, ishte varkari Sokol Hoxhes, kujdeseh per zjarin ne oxhakun e guzhines ne shtepine e Ilir Hoxhes.
      Tani jemi ne demokraci dhe secili vleresohet nga vetite personale dhe jo te prinderve ose te fisit sic behej ne kohen e Enver Hoxhes.
      More mik e di ti qe, me mijra intelektuale dhe nejrez trima ne bote u futen ne burgje, u torturuan dhe vdiqen per idete teorike te komunizmit.
      E di ti more mik qe, edhe komunizmi ndihmoi shume per shkaterimin e Hitlerit, Duces qe, perfaqesonin teorite ogurzeza naciste dhe fashiste.
      Socjalizimi real tregoi se venje ne Jete e komunizmit kishte te meta te medha dhe socjalizmi real deshtoi nga pikpamja ekonomike dhe lavdi zotit qe deshtoi.
      Eshte bere si mode qe, te flitet keq per komunizmin dhe je ne rregull. Teoria komuniste ishte nje iluzion dhe pasuroi shume mendimin teorik revolucjonar te njerezimit.E di ti more njeri i mire se, ne shume Parlamente demokrate ne bote bejne pjese edhe partite komuniste ?
      Te keshilloj te lexosh me shume historine e mendimit filosofik njerezor qe, te kuptosh me shume se cfare behet ne bote dhe se si funksjonon ajo. A ke degjuar valle se edhe kapitalizmi ka te metat e veta se, edhe kapitalizmi ka dryshuar ne Europe dhe nuk eshte si kapitalizmi amerikan.
      More mik, ne Europe kemi EKONOMINE SOCJALE TE TREGUT. Pra kemi elementin SOCJAL qe, sigurisht nuk eshte nje element Kapitalist (vetem fitimi ) por nje element Socjalist.
      Keshtu more djale, sot njerezit e zgjuar dhe me shkoll ne bote po studjojne qe, njerezimi te krijoje nje sistem te ri hibrit qe te kete brenda te mirat e kapitalizmit dhe te socjalizmit.
      Lavdi zotit njerzimi ka hedhur poshte teorite qe thoshin se ne bote ka vetem dy mundesi o me ne o kunder nesh. Pra sistemi bardhe e zi, kur vete natyra ka kaq shume ngjyra dhe mendime dhe shkolla te ndrsshme teorike qe e bejne jeten kaq te larmishme dhe jo monotone sic kerkonte zeroja me bish me emrin Sali Barisha.

      1. Plaku

        Pse je kaq i majte shqiptar o burre i dheut ?

        Pse e urren Berishen aq shume, apo fakti qe permbysi pushtetin qe luftoi babai yt dhe qe ti punoje ne tregtine e jashtme dhe kishe mundesi per te bredhur neper bote kur te tjeret per te ardhur ne Tirane kontrolloheshin ne hyrje te Tiranes ?

        Berisha qe pasish qene sekretar partie ne spital qenkerka mekatar, kurse Edi qe ka patur babain deputet dhe xhaxhain e nenes anetar te Byrose politike, qenkerka i paster ?

        Si njeri qe pleqeron ne Zvicer duhet te kesh nje meter objektiv .

        Sidoqofte ketu nuk flasim per Berishen apo per ramen por per administrtaen qe pritet te zevendesohet 100%. Po kete te drejte e konsideroni ju ?

        Apo gjithe pushtetin sovjeteve si ne 1944 ?

        1. plaku says:

          Mjeku ne Sanatorium,
          Une kisha keto gjera :
          – Faleminderit per shkrimin civil.
          – Une di se me kushtute nuk eshte krim te jesh i majte. Per me teper populli i dha me voten e 23 qershorit te drejten per qeverisje te majtes.
          – Ti thua : “Pse e urren Berishen aq shume, apo fakti qe permbysi pushtetin…”
          Anglezet thone se : “Facts speak louder than the words” Faktet flasin me ze me te larts se fjalet. A jane fakte keto qe :
          * Sala ka qene anetar partie dhe sektretar partie.
          * Sala ka qene mjek personal i anetareve te byrose se PPSh Hysni Kapo dhe Simon Stefani.
          * Sala ka qene varkari i djalt te Enverit, Sokol Hoxha.
          * Sala kujdesej per zjarrin ne oxhakun e guzhines se Ilir Hoxhes.
          * Sala ka qene me specializim ne France ne vitin 1981, ku e kam takuar edhe une ne ambasade.
          * Evolucjoni demokratik ne Shqiperi do behej se nuk ben. Faktori i jashtem e kerkonte kete gje dhe bile ne si gjithmone ishim te fundit ne Europe qe beme kete evolucjon demokratik.
          * Sales i serviri pushtetin e ri Ramiz Alia ne nje tabaka te arte.
          * Sala vrau ne mes te bulevardit kater veta qe ishin me duar ne xhepa.
          * Sala manipuloi gjyqin e Gerdecit ku nje nga fajtoret ishte edhe i biri.
          * Sala manipuloi gjyqin per rrugen e kombit kunder Bashes per procedure.
          * Sala pushtoi te gjthe instiducjonet e pamvarura dhe drejtesine ky diktator i vogel.
          * Sala prishi maredhenjet e mira me mikun strategjik te Shqiperise Ameriken dhe pati paturpesine te mos shkoje ne festen e tyre m.gj.se mori ftese.
          * Me nje firme te Sales e bija merrte mbi 3miljon euro si konsulente juridike.
          * Ku eshte fuqia energjitike diellore qe premtoi SAla.
          * Ku eshte hekurudha Tirane – Pekin qe premtoi Sala.
          * Ku eshte stadiumi i ri dhe godina e re e parlamentit si dhe obelisku i te persekutuarve politike qe premtoi Sala.
          * Pse lejoi Sala universitet private qe prodhojne diploma pa vlere. I ke pare spitaet ku njerezit blejne ilacet me leke.
          * Sala mblodhi mesuesit dhe nxenesit si dele dhe i Conte me force neper mitingjet qesharake. Sala kerkonte nga punonjesit e administrates qe te fotografonin votat e tyre qe ishin per Pd-ne. Me bukura ishte se populli i zgjuar dhe duruar shqiptar nuk ndihej, gjeti momentin dhe ja futi Sales sa krahu dhe mira ja beri. Hallal i qofte.
          * A e beson ti se Shqiperia nga ana ekonimike eshte e dyta mbas Gjermanise.
          * Sala premtoi dichitalizimin e Shqiperise kur shkollat jane pa banja dhe kompjutera dhe nje pjese e popullit merr buke me lista.
          etj.etj.
          Pikerisht per sa me siper populli i dhe Sales faturen duke e hequr me turp.
          – Ti thua : ” ti punoje ne tregtine e jashtme dhe kishe mundesi per te bredhur neper bote … ”
          Sic te kam spejguar edhe me siper une ne shkurt 1981 kam takuar ne ambasaden tone ne Paris Salen tend. Pra jo vetem une por edhe Sala yt ka perfituar nga komunizmi te cilin ai e shan.Me e bukura ti me keshillon qe te kem nje meter objektiv. Ja pra metri objektiv, edhe Sala yt ka bredhur jashte shtetit si une
          – Ore mik, tani jemi ne demokraci dhe secili pergjigjet per ate qe ben ai vete dhe jo baba, xhaja ose farefisi. Kjo ishte nje metode komuniste. Sic duket edhe ti vete jo vetem qe ke qene komunist por ke mbetur komunist si Sala.
          – MOre mik, ku e ke lexuar se, administrata do zevendesohet 100%. Edi nuk eshte budalla, ai e di shume mire se,ne se vepron si Sala populli ne vitin 2017 do ti japi faturen.
          Sala e mbushi administraten me te paafte dhe partiake dhe ja rezultati. E majta shqiptare nuk e ka luksin te mbushi administraten si Sala me njerez te paafte. Edi gjithashtu ka thene se, ne si popull jemi i vogel dhe nuk ka kuptim te te zhvillojme gjuetine e shtrigave.
          – Ti thua : “Apo gjithe pushtetin sovjeteve si ne 1944 ?”
          Per kete budallallekun qe, ke shkruar me lart desha te te kujtoj se, cfare ka thene Edi. Edi ka thene se, shpesh budallalleku ( si ne rastin tend ) perpiqet te shitet si argument.
          Pershendetje.

        2. plaku says:

          Mjeku i ri ne Sanatorium,
          Me vjen keq por Administratori nuk e boton pergjigjen time per ty.

          1. Sevo Tarifa says:

            Duket qe je bere i pabesueshem. Edhe babain tend qe ishte dikur z/minister i ndertimit prandaj e hoqem se ishte i tille. Dardha nen dardhe bie.

            1. plaku says:

              Sevo TArifa,
              Ke mbetur akoma ne vitin 1990 more derezi. Sot jemi ne demokraci dhe cdo njeri eshte pergjegjes per ate qe ben ai vete dhe jo se cfare ka bere ose ben babai, vellai, nena, motra ose gjithe farefisi. Korrigjo oren more mik se ke mbetur prapa kohe, apo nuk ke ore fare.

  3. VERONIKA says:

    Po pra ,dhe une ashtu mendoj .
    Ne gjurmet e baballareve dhe rrrrrrrrrrrilindasit komunist,socialist,pragmatist ,eee po i bie shkurt …kokepalar te hapin dosjet .Kartotekat e selise pink ,te bazuara ne te dhenat e grupit te shokeve te idealit ,dhe ne bashkpunim te ngushte me ngjalat e haleateve te shkruajne biografine e secilit ,te pasurohet me listen e notave {zot na ruaj ,se mos ja kerkoni kte liste dhe T.Doshit ,Spiropalit e di une sa kokepalare}te sjelljes gjate betejes …elektorale dhe te pasurohet me veprimtarine e njesitit guerril ne shperndarjen e …bluzave mavi .
    Gjithashtu te mbahet parasysh dhe cdo fjale armiqesore e thene gjate ….betejes …kunder arrrrrrmikut …qe jane po shqiptare ,po skagje Dhe baballaret e tyre keshtu benin ,dhe derisa artikulli shkruhet nga nje Ramohito ,mua me iken cdo dyshim .PS mos te harroje bunkerin …ops pusin e burimeve shtazore ,ops njerzore qe paguan ops kontribuan ne kte fitore {?} .Thirrja ne internet eshte risi ,por nuk e di pse e ka zene frika Ramohiton ….sepse ka njerez te keqinj por profesionist te mire ..thote Ramohito .Nje Zot e di perse e ka fjalen dhe sidomos per ke ???
    Ramohito ,cfare nenkupton per njerez jashtezakonisht te keqinj ??? Cili eshte limiti qe ju e gjykoni “jashtezakonisht” te keq ??? Ndoshta se ka njerzit te antaresuar ne PD ???? Edhe une do mendoja se eshte reaksionar
    Ndoshta nuk ju pelqen ngjyra dhe qethja e flokeve ??? Ktu perjashtohem dhe une ,nuk me pelqen modeli stalin …
    Napoloni ,po thuaj Enveri te shkreten …thuaj enferri .Po ne Spac moj zonje ,ne spac ata te paaftet ,ata jashtezakonisht te keqinjte …ja une dal vullnetare ,me mire zemra le te pushoje sesa derri {ngjala} tu sundoje shkruante H.Nela …nejse ky eshte nga ata qe klasa jote si kupton dot .
    RAMOHITO DERI KUR DO VAZHDOJME PERZGJEDHJEN ME KONTRIBUTET E PARTISE ???
    DERI KUR KJO FARSE DO NA PERNDJEKE ?????
    NUK E DUA TESEREN TUAJ ,NUK E DUA PARTINE TUAJ ,NUK E DUA HALEATIN TUAJ,NUK DUA ASNJE MIK SOCIALIST PROGRESIST TE ME FUSI NE PUNE DHE PER 20 VJETET QE DO VIJNE KTO DO JENE FJALET E MIJA .CFARE TE BEJ MOJ ZONJE? TA HEDH DIPLOMEN ,PROFESIONALIZMIN,3 FEMIJET NE RRUGE SE NUK JAM PJESE E BUNKERIT PUS QE JU SELEKSIONONI ??????

    RAMOHITO KTU NUK KA BETEJE MIDIS JETES DHE VDEKJES SI FILLIMI I ARTIKULLIT TUAJ ,KTU KA BETEJE MIDIS VLERAVE DHE PLEHRAVE
    NDJESE PO NUK MUND TE ZHVILLOJME ASNJE BETEJE ,JENI KLASA E TE VDEKURVE, E SKLLEVERVE TE BIOGRAFISE !
    PUNESOHUNI ,HANI NGJALA DHE MOS HARRONI …DUARTROKISNI …PARTINE !

    1. plaku says:

      VERonika,
      Ti shkruan :
      “DERI KUR KJO FARSE DO NA PERNDJEKE ?????
      NUK E DUA TESEREN TUAJ ,NUK E DUA PARTINE TUAJ ,NUK E DUA HALEATIN TUAJ,NUK DUA ASNJE MIK SOCIALIST PROGRESIST TE ME FUSI NE PUNE DHE PER 20 VJETET QE DO VIJNE KTO DO JENE FJALET E MIJA .CFARE TE BEJ MOJ ZONJE? TA HEDH DIPLOMEN ,PROFESIONALIZMIN,3 FEMIJET NE RRUGE SE NUK JAM PJESE E BUNKERIT PUS QE JU SELEKSIONONI ??????”

      Ne lidhje me sa me siper une desha te te kujtoja :
      – Vete shefi i PD-se Sali Berisha ka qene sekretri i partise dhe doktori personal i Hysni Kapos, Simon Stefanit dhe mik personal i femijeve te Enverit.
      – Edi Rama, ky fat per Shqiperine, ka thene se, ne nuk duhet te zihemi me njeri tjetrin dhe aq me pak te fillojme gjuetine e shtrigave sepse, JEMI POPULL I VOGEL dhe cfare do mbetet pas kesaj lufte.
      – Eshte e drejta jote sublime qe, te mos duash teseeren e PS ( edhe une nuk e kam patuar ndonjeher teseren e PPSh ose PS ), te mos duash asnje mik socjalist ( sa keq sepse, une kam shume miq qe jane demokrate ).
      – Qe te mos futesh ne pune nuk eshte mire sepse, si qytetare ke te drejta por ke edhe detyrime kundrejt popullit dhe vendit tend. Populli dhe vendi yt ( ashtu si edhe per mua ) ka investuar kohe, durim dhe leke per shkollimin tend, dhe ka nevoje per shkollimin tend.
      – Mendoj qe, ne se ti dhe burri yt nuk punojne do te kene Probleme te risin si duhet tre femijet tuaj. Ju te dy keni detyrime te medha per rritjen dhe shkollimin e femije tuaj.
      – Mos zonje me falni, por mendoj se, keni rene viktime e fjaleve demagogjike te Sales. Asnejri nuk kerkon qe, te jesh pjese e bunkerit. Koalicjoni i majte ka kritikuar dhe ka deklaruar se, administrata do bazohet ne meritokraci ( Diplomen qe ke marre ) dhe jo ne partitokraci.
      Zonje, e majta eshte kunder seleksjonimit qe beri Sala. Jeta ne Shqiperi tregoi se, vetem me zotesi, meritokraci mund te shkoje perpara ky vend. E majta shqiptare nuk mund ti lejoje vehtes qe, te beje gabimet qe, beri Sala qe mblodhi partizanet injorante partiake reth vehtes dhe shkateroi vendin dhe me 23 qershor populli i dha faturen.
      Te majtet e kane te qarte se, ne se ata veprojne si Sala me administraten populli ne vitin 2017 do ti japi faturen. Jam i bindur se, e majta kerkon pa tjeter qe fatura e popullit ne vitin 2017 te mos jete e njejta me ate te vitit 2013.
      – Mendoj ministrat arrogante te Sales luftuan kunder vlerave te shoqerise shqiptare dhe futen plehrat si arroganca, korupsioni, vjedhje, servilizmi, pa aftesia, partizanllekku partiak etj.
      – Zonje e nderuar, e shof se je e irrituar shume dhe uroj qe te qetesohesh te bisedosh me burin dhe miqte ne menyre te qete dhe te shofesh sidomos faktet. Mos harro se per Diplomat e tua dhe te burrit populli shqiptar ka te drejte qe edhe ju te dy te investoheni per e miren e Shqiperise.E majta shqiptare nuk e ka luksin qe, njerez si ty dhe burrin tend te mos e fusi ne pune.
      Personalisht ju uroj juve te dyve nga nje pune shume te mire sic e meritoni.
      Pershendetje

      1. VERONIKA says:

        Plaku ma shkruaj emrin ne menyre korrekte ,se nuk dua tu tregoj vertet kur jam e irrituar .Nqs arsyeja jane syzet ose analfabetizmi kerkoj ndjese .
        Sikunder Ramohito nuk e shkruan per veten e saj kte opinion {uroj te jete keshtu} as une nuk flas vetem per vete dhe per burrin tim
        Fatmiresisht nuk na duhet asgje nga progresistet e ngjalave .
        Flas per persekutimin e teserave dhe te dosjeve qe kjo hanalistia e haleateve na tregon .
        Plaku je lodh kot me spjegimin e Saliut ,por ne fakt ke dhe te drejte
        Ju kane bere vetem kursin e luftes se klasave ,por fakti qe nuk dua teseren tuaj nuk dmth qe kam ndonje teser tjeter .
        Pikerisht kte po them ne gjithe komentin per kte pacavuren mediatike .NUK DUA PUNESIM ME TESER !
        NUK DUA PUNESIM ME EKSPERIENCE SI MITINGASHE APO DUSHISTE !
        NUK DUA PUNESIM SI LAVIRE E KONVENTAVE DHE KONGRESEVE !
        Shpresoj qe te jete ashtu si thoni ju e majta .Personalisht mua dhe si gjymtyre me sherben vetem si mjet estetik !
        Gjithe te mirat dhe juve !

        Ju analfabetet e komitetit te partise ,mos e humbisni kohen me mua …aplikoni per punesimin me gjithe Ramohiton ,dergoni dosjen te partia ,ah firmoseni me pare te sekre.ari politik se ju garantoj qe si shites ngjalash do punesoheni …kaq vleni !

        Ramohito ,a e shikon cfare po edukoni???? 2 fjale ne 3 i kane “spiune ,dosje ,sekret ” ….A JA VLEN RAMOHITO ????

    2. Shqiptar says:

      VERONIKE, ti je pjese e denje e pusit septik. Atje hidhu, se atje te takon te hidhesh.

  4. x says:

    Veronika, bije e denje e sherbimeve sekrete, mos u mer shume me Ramohiton. Mjaft jeni mare me te. Po deshe lexoje po deshe mos e lexo. C’dreq te shtyn ta citosh rresht per rresht. Ke rene ne sy te te gjithe komentuesve, duket se don ta luftosh sa te arrish qellimin tend te mbrapsht? Edhe tumorr te kishe do e kishe mundur, por kete Ramohiton nuk po e mund dot?

    Se pari kjo Magdalena nuk eshte e bija e Halim Ramohitos, prandaj mos e thuaj me kast.

    Se dyti komenti yt provon cdo dite e me teper se ti je nje e semure mendore.

    VERONIKA na vjen te gjitheve keq per ty qe je kaq e semure, por kete gazete te nderuar nuk mund ta perdoresh per terapi.

    Ato sherbimet sekrete me njerez si ty shkaterruan edhe vete Enverin e jo me bashkepunetoret si ty moj VERONIKA E SHKRETE_

  5. desi says:

    Po moj Magdalena, sa ishte ok komandanti i policise ndertimore, Mitat Havari, vllai jot, ishe OK me Meten.Pastaj doli se ishte armik i Rames e volli vrer pa fund.Per nje cope vend ne Permet si komandant pa grada.Ti sa majtas djathtas duke ngrene dhe pa fijen e zotesise ne zanat, vec bla bla.Ti je nuse komunisti moj grua, ti edhe ti rrjepesh keta njerez nuk ke te ngop.!!!!!Mjer ne!!!!

    1. elda says:

      Desi o ti genjen o une sot nuk jam mire.

      Magda a je martuar ti me burrin tend ne fshatin e interrnimit?, po tamam i biri i Halim Ramohiros Gjeneralit te Ushtrise Popullore te Shqiperise. I denuar ne Burgun e Burrelit etj…dhe 17 vjet interrnim.
      Kjo zonja DESI-Intrigantja thote se ti kur ishte Mit’hati me Meten OK eeeeeeeç’lidhje ka e gjitha kjo, kur ti ke qene dhe je nje individ i pavarur nga asnje njeri, megjith, respektin qe ke per ta.

      Po ti Magda sikur me ke thene se mund te ishe motar e JUl Qezarit?! keshtu sikur e dija une apo kjo Desi duhet pyetur, se kjo Desi di edhe punet e profesionit tend….apo tip llafazane lagjeje, le qe nga menyra si vjet do jet dore e vjeter e mashkepunimit me sherbimet sekrete.

      Qe ta ndajme muhabetin qe kur ke lindur deri tani ti je e persekutuar. Une nuk e kuptoj. Ma thuaj ti.

      Babai yt ka qene i pushuar nga puna si “i padeshiruar” per pune te Pushtetit Popullor?-po. Si vajti beri krushqi me Halim Ramohiton? “komunistin” hm Ti nuk ke qene dhe nuk je ne terezi. Ti o goce nuk njeh urrejtje klasore, ti kerkon te ndryshosh bote?!

      Po Dajua yt qe ishte 10 vjet ne burg per agjitacion e propagande, a nuk te pengo ty per te shkuar ne fakultet me mesatare note 10 ?! Shkove por me veshtiresi te medha.

      Po mire po si ka mundesi qe sipas kesaj spiunes DESI ti kerkon te hash te gjalle dajen tend?, po vellain Mit’hatin qe u denua 16 vjet burg nga Ramiz Alia me siguri e do ta hash te gjalle.

      O Magda une te dua shume, por kurre nuk te kam kuptuar ty se si je kaq individualiste dhe nuk pyet se çfare mendojne te tjeret e nuk varesh as nga familja e as nga fisi, mos jeni gje me origjine nga Amerika?

  6. ILI says:

    Mire ate Gencin e njohin te tere qe eshte spiun e bir spiuni, po ti moj Verranice, cfare ke me kete zonje te nderuar qe eshte persekutuar dhe internuar nje jete te tere. Meqenese e perdor shume rr-ne, bile ti nuk do, as .ari nuk te pelqen shume, por per ty kemi rro.ke. I thoni nje fjale ju andej nga Fieri. Qente ta vencin, qente te ngrencin, moj grua verranice…!!!

  7. erifranc says:

    Desiiiii, e ke shume gabim, mos disinformo. Kjo zonje e nderuar nuk eshte as majtas e as djathtas, por veç nje atdhetare shume e mire. Ato te ngrenat mos e ngaterro me veten, sepse kjo zonje qe une e njoh mire e ka stomakun te vogel dhe ha shume pak. Ndersa meritat profesionale nuk kane ngelur ti diskutosh ti, sepse ato zonja i deshmon me se miri publikisht.

    o Magda nuk e paskam ditur kurre se paske “armiq”, te mbaj mend gjithmone shume te vleresuar ngado, mesa duket kjo DESI do jete ndonje intrigante..

    Mjere Desi si nuk e kupton se truri eshte biologjik, personal, e secili ne jete zgjedh te jete i majte apo i djathe, pelqen njemuzike ndryshe nga DESI, nje sport ndryshe, dhe pra gjithshka ndryshe.

    Magda te pershendes, dhe behu gati se ketu nje dite do te dali edhe e ndjera Atika, mamaja jote e mrekullueshme e paharrueshme.

  8. inspektori says:

    ça jane keto paçavure, ça eshte ky palo shkrim, o ti Baze po vetem kjo dika te shkruaj, te tjeret nuk dine? Une nuk e paskam ditur, po motra e atij legenit Mitat Havari qenka kjo, bobo bobo ça behet ne ate vend, mire qe na e thate mos te lodhemi me te lexojme keto paçavure pa sens, a thua se jane studime filozofike te nivelit te larte. O zonja Ramushe ik shkruaj me mire ndonje roman se ke ngaterruar fushen me duket.

    1. plaku says:

      inspektori
      Desha te te thosha keto gjera :
      – Asnje nuk te ndalon te mos i lexosh “keto paçavure”.
      – Paske mbetur komunist akoma. Nuk e ke mare vesh se, ne demokraci cdo njeri pergjigjet per cfare ai ben dhe jo per cfare ka bere baba, vellai, daja ose farefisi.
      – Ne se nuk te pelqen mos e lexo me Temen.
      – Kush je ti more njeri i mire qe, komandon te tjeret se cfare te shkruajne dhe cfare te mos shkruajne.Une personalisht mesoj shume nga shkrimet e zones Ramohitaj.
      Pershendetje.

      1. inspektori says:

        Me mire te mos mi kishe thene keto gjera. Ashtu siç nuk e ndalon kush kete zonjen te shkruaje çfare te doje, ashtu edhe mua nuk me ndalon njeri te shkruaj çfare te dua. Ti meso ça te duash nga kjo zonje e nga te tjere, une nuk mesoj nga kushdo o plako, po te kisha mesuar nga kushdo do te me kishte marre lumi mua. Une nuk jam me shume komunist se ti qe ke ngrene buke ne komunizem dhe ke dale jashte kur shumica as qe e çonin neper mend. Bile edhe atje ne Zvicer kushedi me ça preteskti ke siguruar azilin, sigurisht si ish kuader i vjeter qe gjoja me sistemin e ri do te persekutoheshe. Heres tjeter keto replika me broçkulla mbaji per vete.

        1. plaku says:

          Inspektori,
          – Eshte e vertete se kam ngrene buke dhe kam dale jashte si babai yt politik Sali Berisha.
          – Te siguroj se, ketu ne Zvicer nuk kam marre azil poliitk. Ka edhe shume menyra te tjera per te ardhur, marre dokumentat, punuar dhe marre pension ketu ne Zvicer.Si tha
          Cesari : Vieni, Vidi, Vinci. Ne shqip : Erdha, pashe, fitova. Kuptohet se nuk ti tregoj ty se, perndryshe do na mbije ketu. Zvicra, more mik nuk eshte per kushdo qe, ka marre lumi si puna jote.
          Te jesh i shkathet nuk eshte kollaj. Kjo bote i perket te zoteve dhe njerezve me kulture dhe jo injoranteve si puna jote.
          – Kam frike se, me qeverine e re te majte do mbetesh pa pune sepse, tani ne plan te pare edhte meritokracia dhe jo partitokokracia.
          Ne ato male rripa rripa, nje here me hype, nje here ta hypa.
          Romaket thone : Qellimi justifikon mjetin. Ciao bello ! Sogni d’oro ! Il mondo é rotondo,chi non sa notare va in fondo.
          Ne shqip : Mir e u pafshim bukurosh ! Te uroj endera te bukura ! Bota eshte e rrumbullaket, ai qe nuk di te notoje ( si puna jote ) mbytet.
          Pershendetje.

          1. inspektori says:

            Ore plak debil ça jane keto baballare politike qe me ben ti ore idiot se s’desha te flas keshtu po ti qenke nje pisanjos i piste qe shtyn diten me broçkulla ne internet. Ku e pe ti se lavderova Berishen une dhe qe me ben injorant ti mua? Une e kam mbaruar shkollen jashte dhe jam jashte ore debil plak ndersa ti ke mbaruar shkollen e partise, pse kujton ti se kot e kam vene kete “inspektori” ketu? Me lexon mire apo je qerruar, ku e sheh ti qe thashe se me ka marre lumi ore njeri dashakeqes e tendencioz? Qenka e shkathet bytha jote e fishkur, u bere ti te me citosh disa shprehje latine te ndryshkura me te cilat do te me tregosh se je i shkathet. Qenke plak adoleshent me duket. Edhe mua mos me trego ato broçkullat se gjoja nuk ke marre azil se kam qene vete ne Zvicer more vesh, apo e ke çiflig Zvicren? Ta dish ti ore plak debil une kam mbaruar drejtesi dhe per te siguruar leje qendrimi ne nje shtet nuk ka 100 mundesi perveç se azilit, lejes per arsye shendetesore ose lejes per shkolle. Ka edhe nje tjeter, kur kerkon leje kur ke qene spiun dhe legen si puna jote dhe thua se gjoja do te te persekutojne ne regjimin e ri. Po ato debilitete ne fund me ato rripat e karlliqe te tjera ça jane ato, hahahah ore qenke i veçante ti pse s’thua. Hej zot i madh ncncncn ça nuk mban ky pis milet………Nuk paskan pasur faj disa ketu qe thonin se ishe plak i piste………….me binde edhe mua. Une i flas normalisht ky me ben si cub ne internet.

            1. plaku says:

              inspektori,
              – M.gj.ate une nuk kam marre dokumetat ne Zvicer per aresyet qe thua ti. E shef se nuk i di te gjitha dhe je nje i deshtuar m.q.s nuk ishe i zoti te merrje dokumentat e Zvicer.
              – Ti vete siper ke permendur lumin. Kontrollo se cfare ke shkruar.
              – Une kam mbaruar universitetin per inxhinjer Elektrik dhe kam punuar ne tregetine e jashteme.
              – Jam kurjoz te di se cfare “inspektori” je. Mos valle inspekton pastrimet e WC-ve diku ?
              – E di ate shprehjen shqiptare : Kur u ndane, kaq i rane. Keshtu eshte edhe puna jote qe na don te komandosh ketu ne forum more qumushtor. Une kam pothuaj tre vjet ne forum dhe nuk jam aspak dakord kur nje “Inspektor WC-sh ” si puna jote do te na komandoje.
              Pershendetje, zoti “Inspektor i WC-ve.

  9. Liljana says:

    Pershendetje! Si gjithmone Zonje ju thoni te vertetat ne tavoline dhe kjo shkakton nje reaksion te madh. DDuket sikur gjithe boten e keni kundra dhe keshtu vazhdo, sepse shqiptaret kane nevoje per te verteta te pavarura.

    Kam degjuar edeh VERONIKEN te ju flase per profesionin tuaj, edhe une besoj se keni qene pak e” paafte”, sigurisht per vjedhur, per tu servilosur, per tu bere pjese e sistemit te korruptuar. Ndersa ne pedagoget e tu te kemi vleresuar ne nje nivel me ne qysh kur ke qene studente.

    Te uroj shendet, dhe gjithe te mirat per veten tende dhe familjen

  10. Fatmir says:

    Pershendetje!

    Une nuk e njoh fare kete zonjen, por e lexoj rregullisht. Shume gjera me duket se i them une me gojen e saj. Po une nje gje nuk kuptoj. Pse nuk komentoni mbi shkrimin e zonjes dhe te thoni idete tuaja te kunderta me te ose qe pajtohen me te. Ka pak kohe perpara zgjedhjeve qe komentuesit merren me vete personin e kjo eshte kryekeput e gabuar. Zonja nuk ka qene asnjehere ne pozicione drejtuese apo e perfshire ne politike, sepse kete do e dinte i madh e i vogel. Une kam disa vite qe e lexoj edhe ne gazeta te tjera, por kete vit e lexoj me shpesh tek tem. Kjo tema e burimeve njerezore eshte problem i dites dhe qe na intereson te gjitheve. Nje diskutim rreth temes do ishte shume kontributive. Nje diskutim rreth zonjes e familjes se saj eshte i qellimshem e nuk synon te pergjithshmen, por me sa duket shkaterrimin e karrieres se saj. Kjo eshte shume dashakeqe dhe me mire keto anonimet dergoini sic i keni zakon atje ku mund ti prishni pune. Ketu eshte mire te diskutojme mbi temen qe na intereson te gjitheve.

    Kalofshi te gjithe nje dite te mbare o bashkeatdhetaret e mi.

  11. Ira says:

    Znj. Ramohito shkruan me deshiren e mire qe praktikat ne caktimin ne pune ne administrate te permiresohen, te jene me sa me shume objektivitet. Kjo duhet te jete ne qender te vemendjes jo vetem per institucionet qendrore, por edhe per institucionet ne varesi te tyre, ne rrethe apo qarqe.Nga a-ja deri te zh-ja, dy kriteret kryesore, profesionalizmi dhe te jen te pa korruptuar.Per profesionalizmin eshte me e lehte matja, per te dyten me e veshtire, sepse duhet nje historik i personit dhe njekohesisht,rimatje e kohepaskoheshme, qofte bazuar edhe ne perceptimin e opinionit.Natyrisht ne shkrimin e saj, ka pasaktesi, lidhur me trajtimin e personelit ne kohen e diktatures. Diskriminim ka patur jo vetem ndaj atyre, qe kishin probleme ne biografi, sips koncepteve te kohes, por edhe ndaj nje mase, qe nuk ka qene aq e vogel, qe nuk kishte probleme te tilla, por qe familjet e tyre, nuk kishin, pjestare apo te aferm me nje fare pozicioni, ne fshat, ne lagje, qytet apo me tej. Kjo pasqyrohej, qe nga deget per studime, deri te emerimet. Po ju sjell vetem nje fakt: Nga nje studim i kryer ne fakultetin e shkencave politike juridike, ne vitin 1985, rezultonte, qe rreth 95% e studenteve, vinin nga familje qe kishin lidhje me strukturat e larta te ekzekutivit apo partiake, ne qnder dhe rrethe.

  12. adi says:

    Analize e bere nga analistja qe ka mbaruar Universitetin e Kamzes.

    1. eni says:

      Kurse ti me siguri ke mbaruar Universitetin e Oxfordit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje