E shkuara e kryer kundër të ardhmes së pakryer

12 Korrik 2013, 18:11Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Kush e mban mend Lulzim Bashën gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të viti 2011, fort mirë i kujtohet se si ai bënte një lidhje të shkurtër midis pushtetit qendror dhe atij lokal. Sipas Bashës, ishte më në favor të qytetarit që qeverisja vendore t’i përkiste po asaj partie që qeveris edhe qeverinë qendrore. Sepse, sipas Bashës, kemi më shumë harmoni të punës dhe bashkëpunim më të mirë institucional!!!

Lulzim Basha me këtë rast na bënte me dije se koncepti i tij mbi demokracinë ishte shumë i cunguar. Ai na e thoshte qartë e shkoqur që sa ta ketë opozita iks bashki, ajo do të shihet me syrin e njerkës nga ekzekutivi qendror, por, po të njëjtën bashki ta kishte pozita, ajo padyshim do shihej me syrin e nënës dhe paratë do vërshonin lumë.

Qysh këtu Basha bënte një ndarje, o me ne e të majmur, o me ata e barktharë. Nuk e di se në cilin nen të Kushtetutës a ligjeve e gjente Luli këtë diskriminim, i cili në vetvete nuk ishte vetëm për kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore, por për një komunitet të tërë me mijëra banorë.

Por, rrota e historisë bëri që gjërat të kthehen përmbys dhe ekzekutivi i kaloi asaj opozite të cilën anatemonte dikur Basha. Një gjë është e sigurt, që gjatë qeverisjes Rama, jo vetëm Basha, po asnjë kryetar që i përket spektrit të djathtë nuk do shihet me syzet e dikurshme të Lulit, por me vizionin evropian të bashkëpunimit, pavarësisht pozicionit politik që mbart njëri apo tjetri kryetar.

I thashë të gjitha këto, pasi këto ditë, në kuadër të fushatës për emërimin e kryetarit të ri të PD-së, njëri prej kandidatëve, Lulzim Basha (i pasuar tash së fundi edhe nga Sokol Olldashi), ka bërë si lajtmotiv të kësaj fushate diçka që s’ka ndodhur ende, por që kjo dyshe pretendon se do të ndodhë në të ardhmen. Bëhet fjalë, sipas tyre, për një revansh që qeveria Rama do të marrë pas datës 7 shtator ndaj administratës që do gjejë nga qeveria Berisha.

Po ta vini re, kjo dyshe flet me termin “do të bëjnë”, ndërkohë që për këtë dyshe ekziston termi “e kanë bërë”. Pra, ata flasin për diçka që do të ndodhë në të ardhmen, që ende s’është kryer si veprim, ndërkohë që ne dimë çfarë kanë bërë këta në të shkuarën, ku e kanë konsumuar plotësisht pikërisht atë që po ua kërkojnë qeveritarëve të ardhshëm të mos e kryejnë.

Unë nuk do të shkoj në vitin e largët 2005, kur ata erdhën në pushtet dhe spastruan këdo që u doli përpara. Mjafton të afrohem në kohë, qoftë edhe 2- 3 muaj përpara zgjedhjeve 23 qershorit.

Unë, ti, tjetri, të gjithë këtu kemi jetuar dhe secili e ka një histori për ta treguar. Qeverisja e Sali Berishës ka bërë atë që unë nuk gjej rast me të cilin ta krahasoj. Nuk hoqi nga puna thjesht një anëtar apo aktivist të PS-së. Kjo, do ishte gjëja më normale në mentalitetin berishist të funksionimit të punëve në administratën shtetërore. Këta kanë hequr nga puna nëpunës, me të vetmin shkak se, babai ose nëna, motra ose vëllai, vjehrri ose vjehrra, kunati ose kunata, aktivizoheshin me të majtën. Po, po, absolutisht për këtë arsye. Kishin informata të sakta se cili prej familjes a fisit të tyre punonte për PS-në dhe përmes një presioni ekstrem psikologjik mundoheshin që ky nëpunës, për të ruajtur vendin e punës, ose duhet të bindte familjarin e tij të hiqte dorë nga përkrahja e PS-së, ose ky do pushohej prej pune. Dhe për fat të keq, ka ndodhur kjo e dyta. E kupton o Luli, se ç’keni bërë? Keni pushuar nga puna nëpunës, faji i të cilëve qe se një familjar i tyre ndihmonte opozitën në këto zgjedhje. Nëpunës që kanë krijuar familjen e tyre e jetojmë më vete, të shkëputur me vite nga nëna e babai, nga motra e vëllai.

Kur pak më lart thashë që këtë që është bërë me administratën gjatë qeverisjes së Berishës nuk di me kë ta krahasoj, kam parasysh që kjo qeverisje nuk i afrohet as asaj komuniste. Kur në atë kohë, dikujt i dilte një njollë në biografi dhe merrej masa e transferimit nga një qendër urbane, në një rreth më të largët, sërish atje ku shkonte shteti i ofronte punë. Bile edhe strehë ku të fuste kokën. E kupton pra e Lulzim sa larg ka shkuar mentaliteti juaj, sa as me komunistët nuk krahasoheni?

Ju e trajtuat nëpunësin në mënyrën më përbuzëse dhe do mbaheni mend në histori duke u bërë objekt i librave politikë si një shembull negativ me të cilën shoqëria duhet të ketë kujdes që të mos rrëshqasë më.

Unë nuk hyj në kategorinë e atyre që kanë shpirtin e hakmarrjes. Por, ju nuk zini mend. Prandaj i bashkohem të gjithë atyre zërave që, duke filluar nga maja më e lartë piramidale e deri poshtë, nuk duheni lënë pa u ndëshkuar për abuzimet që keni bërë, përndryshe do na riktheheni si një e keqe akoma edhe më e madhe.

E di ti o Lulzim se pse ra qeverisja juaj në këtë batak të qelbur korrupsioni dhe shpërfillje të ligjeve? Sepse asnjërit prej jush nuk ua bëri b… pse- pse nga ligji, pasi e konsideronit veten të pandëshkueshëm. Përndryshe, do mjaftonte që vetëm njërit t’i nxirrte b… xixa dhe të gjithëve ju do ua bënte b… o le le. Do mendoheshit shtatë herë, përpara se të vendosnit një herë.

Prandaj o Lulzim Basha, përpara se të akuzosh qeverinë e ardhshme për heqje të të korruptuarve, mediokërve e të paaftëve nga puna, kujtohu që ti je shembulli më klasik (rast i dytë ky për t’u marrë historia), se si një nëpunës i lartë i shtetit, në tri pozicione të ndryshme qeveritare, mbart mbi supe tri herë gjurmë të rënda krimi, ende të pa ndëshkuara nga drejtësia. Ti, pra, nuk hyn as te kategoria e atyre që duhet të flasin të fundit. Ti duhet të heshtësh fare. Sepse, je komplet i menderosur!

9 komente në “E shkuara e kryer kundër të ardhmes së pakryer”

    1. fl says:

      Eshte fat i madh per Qeverine e Re te kete ne Opozite nje Lul Bashe.

      Dosje per korrupsion dhe vrasje. Fantazem ne drejtimin e Bashkise

  1. ali says:

    Duhet perputhur pushteti qendror dhe ai vendor,prandaj te pergatitet per zgjedhje te parakoheshme ,me
    qellim qe ne Tirane te vije nje socialist qe te ”perputhet” ,sic ka thene islamisti Lul Basha !Dhe keshtu
    Rama te mos t’i trajtoi ca si te nenes e ca si te njerkes, vec te kryetaret e bashkive,duke qene te tere socia-
    liste do t’i trajtoje te gjithe si te nenes. Keshtu plotesohet edhe deshira e kriminelit e hajnit Lul Bashes !

    1. hiqmet says:

      kujt ja shet keto luli u vogel? ne radhe te pare luli duhet te dale publikisht ti kerkoj falje dy femrave te bashkise qe u hoqen nga puna, me te drejte apo te drejte,per menyren se si u trajtuan ata dhe si u terhoqen zvarre duke e pare gjithe bota ne ekranet televizive .se dyti duhet ti kerkoj falje publike zotit rama pasi kur shefi i itij ofendonte mamane e tij, pra tezotit rama ,ai dheiliri zgerdhiheshin si lakejte ,treta ti kerkoj falje zotit rama per menyren se si ai u zgjodh nepermjet vjedhjeve ne krye te bashkise ti kerkoj falje popullit shqiptare per krimet e renda,,si ai i 21 dhjetorit,dhe te paraqitet ne banken e te akuzuarve per shperdorimin e fondeve publike ne autostrade ,, pastaj te kete te drejte morale te paraqitet sikandidat per lider te pd mos e dhente zoti

  2. rilindja says:

    Lul Hollandezi eshte aksidentalisht ne Politike dhe per kete eshte mjaft i rrezikshem. Jam komplet dakort me shkrimin, bile mund te thuhen akoma me shume per kete lloj rrace si Lul Hollandezi.
    Mendoj qe ky person eshte mjaft dinak, djallezor, i pabese, intrigant dhe do jete varrmihesi I PD-se. Eshte skuth ne te gjitha veprimet qe kryhen.
    Imagjinoni qe ka nderruar braven e salles se mbledhjeve te keshillit bashkiak te Tiranes qe te mos shkarkohej fytyra tjeter e lige Kosovrasti, dhe mendoni se cmund te beje tjeter.
    Sa per ate punen e bythes qe thua ti Altin, ai edhe fizikisht nuk ka bythe, e ka bere natyra rrafsh fare.

  3. hiqmet says:

    kujt ja shet keto luli u vogel? ne radhe te pare luli duhet te dale publikisht ti kerkoj falje dy femrave te bashkise qe u hoqen nga puna, me te drejte apo te drejte,per menyren se si u trajtuan ata dhe si u terhoqen zvarre duke e pare gjithe bota ne ekranet televizive .se dyti duhet ti kerkoj falje publike zotit rama pasi kur shefi i itij ofendonte mamane e tij, pra tezotit rama ,ai dheiliri zgerdhiheshin si lakejte ,treta ti kerkoj falje zotit rama per menyren se si ai u zgjodh nepermjet vjedhjeve ne krye te bashkise ti kerkoj falje popullit shqiptare per krimet e renda,,si ai i 21 dhjetorit,dhe te paraqitet ne banken e te akuzuarve per shperdorimin e fondeve publike ne autostrade ,, pastaj te kete te drejte morale te paraqitet sikandidat per lider te pd mos e dhente zoti

  4. kthjelltesia says:

    E shkuar e kryerm ai eshte vrases faktik,e arthmja e pa keyerm do tu “ndreqe jeten shqiptareve” !!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Valanidhi says:

    Kisha shpresuar se Basha do te sillej si nje e ardhur e kulturuar ne PD, por me sa e degjojme ne kete fushat per kryetar i PD, duket se eshte nje kukull apo me mire nje nje kopje shume e keqe e merhumit Berisha. Ky mjeran koke bosh qe do te behet kryetar i PD po shkon me te njejten metode si ajo e babait te tij Berisha. Ai nuk e kupton se me sa neveri e denoje Sovrani Berishen dhe shpereson se mund te fitoje me te njejten kopje me gjuhen e urrejtjes. Ai nuk e kupton se pa i bere nje radjografi te plote shkaqeve te humbjes, pa paraqitur nje platforme ne radhe te pare te se arthmes ekonomike, shqiptaret nuk do ta besojne edhe ne qofte se nje grup i vogel i fanatikeve te PD do te harrijne ta vendosin ne krye te PD. Pikerishte kjo rruge do ti ofrojne te njejten disfate ne te arthmen. Gjyna per kete bukurosh qe sdi se kuj i njane qe te veje deme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje