Për cilën administratë flet Erla, Luli, Koli?!

11 Korrik 2013, 19:22Blog TEMA

Nga Anila Çobani

 

Ndërrimi i pushteteve në Shqipëri është shoqëruar me shqetësimin e madh së ç’do të bëhet me administratën.

Është e pranueshme, dhe kjo ndodh dhe në vendet më të përparuara se ne (se mua tashmë më shoqëron ideja se jemi vendi i dytë pas Gjermanisë), që stafet menaxhuese dhe ndërtuese të programit qeverisës të drejtojnë administratën e re për të jetësuar ato që janë premtuar.

Në fakt këto ditë nuk ndjehet aspak shqetësim në vetë administratën shtetërore, që mesa duket i është bindur dhe ka pranuar sfidat e qeverisjes së re të vendit, se ai që e mban dhe ka shërbyer si profesionist do vazhdojë të jetë ndryshe nga të tjerët që erdhën me revanshin e pushtetit, me një CV të vetme, teserën e PD në xhep me meritën e vetme se ishin pjesë apo i shërbenin familjes.

Mesa duket janë gati turravrap t’i braktisin vendet e tyre pa meritë dhe të bëhen pjesë e foltores me më shumë megafonë sesa dëgjues!

Jo vetëm mua, por askujt nuk do i bënin përshtypje ankesat e një opozite si ajo e PD-së, që vetëm lotët i kanë mbetur, por kjo të shkakton jo habi (se me këta u mësuam plot 8 vite) por… të vesh duart në kokë !

Lulëzim Basha ka ndërmarrë turin për të qenë pasardhësi i babait shpirtëror, por mesa duket ai ia ka firmosur fermanin me kohë dhe e vetmja gjë që i mbetet të bëjë në këto dalje është t’i bjerë opozitës dhe shqetësimit të madh se ç’do i ndodhë ithtarëve të tij në administratë!

Po a nuk është ky personi përgjegjës që sot i numërohen të hequr nga Bashkia e Tiranës më shumë se 300 punonjës, që sot kanë fituar dhe të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe presin të dëmshpërblehen nga zotëria një më një?

Nuk është ky ai evropiani, që pasi theri kurbanin në mes të bulevardit, më pas çonte xhandarin për të nxjerrë dhunshëm punonjësit nga zyrat ku ata për vite iu kishin shërbyer qytetarëve të Tiranës?

Për kë ligj flet ky djali i krehur me stil enverian? Për kë do i hapë zyrat e konsulencës juridike? Për mijëra specialistë që ndoshta dhe rotacioni nuk iu njihej, por mëkati i vetëm i tyre ishte se kishin shërbyer në një administrate socialiste? Ata kanë sot e 8 vite letrat e vulosura ligjërisht për rikthim në punë!

Zyra për të cilin ju flisni do të shërbejë për të zbatuar më në fund pas 8 viteve të drejtën e mijëra specialistëve për rikthimin në punë?

Ju për çdo gjë mund të flisni sot… ti, Erla dhe Koli!

Por jo për standardet në qeverisje dhe administratë!

U provuat… dhe e morët përgjigjen në 23 qershor!

Merruni me rimëkëmbjen e partisë suaj, merruni me gabimet dhe fajet mal që bëtë në 8 vite, bashkë me to dhe viktima, dhe këtë ne s’e harrojmë kurrë pa u bërë drejtësi!

Do i bënit nder çdo shqiptari, dhe atij që nuk ju ka votuar, të tërhiqeshit dhe të bënit opozitën që i duhet vendit dhe jo revanshistin apo moralistin e radhës, që vetëm juve s’ju shkon ta bëni!

Koalicioni i majtë, fitues i këtyre zgjedhjeve, nuk do ju japë shansin juve, Erlës apo Kolit, t’i bini gozhdës, që tashmë është shtrembëruar dhe nuk vlen as për të varur xhaketën e babait tuaj, që tashmë ju ka nisur me mision për të nxirë gjithçka të bukur që pritet të ndodhë me qeverinë integruese të vendit.

Ai tashmë është bërë si Nastradini, që qëllonte me shuplakë djemtë e tij sa herë iu duhej të shkonin për ujë, që u thye, s’u thye shtamba, ata të ishin të fajshëm!

26 komente në “Për cilën administratë flet Erla, Luli, Koli?!”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Per Sokolin dhe Lulin smund te marr asgje persiper, por per Erlen, e kam nje semafor te lire, vetem duhet te konkuroje me CV, se kerkesat jane te shumta, edhe Lauresha e ka nji vend bosh, semafori numer 4.

    1. tony says:

      o horr sa e ke gjoben per erlen se jena 6 shoke sapo jena kthyer nga afganistani nga drupi eagle …

      1. Horri i Bulevardit says:

        Me shumice ka ulje pazari.
        Po mos mthoni qe si kina mor ala leket, se ajo zoja i do kesh ne dore.

    2. Devolliu says:

      Të dëgjosh broçkullat e Saliut e të zagarëve të tij me emrat luli, koli, muli, erla, mesila, çili, çimi, çupi e tyrli zenërash e kuliçërash të tij, duhet (siç e thotë ai Saimiri i Fiksit), të kesh dy bythë; një ta çash e një ta mbash.
      Po ku kanë gojë të flasin më këta PLEHRA.

    3. FANE MIRDITE says:

      semaforet e tjer i ka m ra jote

      1. Horri i Bulevardit says:

        o mirditor per ju kemi semafor edhe ne Tiron.

        1. FANE MIRDITE says:

          ne atje kemi 8 vite qa do lini semaforet dhe do ja filloni me rregulla neper hotele ky eshte lajme

        2. FANE MIRDITE says:

          mos u bej merak se ta tir ndaq rone ndaq lehet

        3. tony says:

          o horr po leje car meresh me ket laro shikoje car nick name ka vene qe ja vofshin mythe mo keq se cja ka vene serbi sali per plot 8 vjet …

          1. FANE MIRDITE says:

            o tone po tej apo t’pelqen

          2. @ tony says:

            nik name ‘horr’.
            Na mbyten horrat.
            O qe jeni shtuar shume ju llumi i shqiperise.
            O qe do ju mari perroje e do ju shperdaje neper lugina qe t’ju dhjesinj bagetia.

            1. Horri i Bulevardit says:

              O trap ne bagtite na i kan sjell gati fara juaj, si kina ndy duart me pre, edhe qumshtin na i sillnit gati duke gerthit hajd tomel, ene drute shyqyr qe ka qen fara juaj qe na i keni pre dhe na i keni bo hazer, me i fut ne oxhak.
              Horrat ja u kan rras gjithmone se horrat ju i prisnit me i thon nji mirmjes ke dera dhe mbasi jepshin mirmjesin e dites, shkonit dhe u shtrinit si lopet ne lulishte, derisa vinte polici dhe ju perzejte.

            2. tony says:

              i paske ethe horrat paske perjetuar eksperience te hidhur perdhunimi me horrat …

    4. salifi says:

      per te perdala nga sektori tatimeve qe rrinin me flamurin e freshit e foton e nanos ne zyre si puna jote anila

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Pa kur ti shohesh derven dervene
    ne hapsane keta do te vene .
    Ah , te ngjallej dot ai QOFTE-LARGU edhe per 3-4 ore dhe ti kalonte te gjithe llumerat e P.D. NE SATER .
    Shumica e kokave te P.D.se se sotme ose i kane thurur HOSANARA ENVERIT , ose kane qene PIONERE dhe te RINJ te ENVERIT ose AGJENT SIGURIMI.
    Per te treja kategorite qe permenda kam shembuj konkret me EMRA ,MOSHE dhe KOHE ,por nuk dua qe te marr kohen tuaj dhe te lexoni .
    Po ,SOKOL BEQIR BALLUK (alias OLLDASHI).
    Po LULZIM ILIR ENVER HOXHA (alias BASHA ).

  3. andi says:

    Te lumte Anila, keto lloj Kukuvajkash nuk do rrine rehat gjate gjithe kohes sa Gjyshi me antiplum te jete ne PD. Por mire duhet tju bahet e qarte se kur keto dalin e flasin per keso problemesh, vecse Zemren Mal na e bajne e ma shume simpatine na e shtojne per Qeverin e re, nese keto lloj njerezish te korruptum qe vodhen, mashtrun e moren Rrushfet per kaq vite i shikojme te flakun nga ato vende pune qe si meritojne. Edhe nje here ata duhet ta dine, se Populli ndjen kenaqesi qe drejtesija po vihet ne vend. Per kete dhe vota ishte kunder ketyre mashtrusve, hajdut e Kriminele. Suksese Qeverise se re ne punen e saj per te miren e shumices qe e votoi. Kriminelave e hajduteve jo vetem vendin e punes, por dhe burgun sipas merites.

  4. alban4eva says:

    Erla, Luli, Koli, Lauresha, etj etj.. me pak fjale, behet fjale per ceshtje kurvash, ceshtje PeDe-je…!! po normale, c’mund te presesh nga nje parti kurve, vec kurveri do dale nga ajo parti.!!

  5. U be deti kos says:

    O gazetare gjuha shqipe ka gramatike, ke degjuar per peremrin? Nuk thohet “per ke administrate” por “per cilen administrate”, aman e ke gjuhe amtare, duhet te shkruash sakte.

  6. DETARI-vl says:

    AHH MOJ ERLA
    AHH MOJ SHOQE
    PSE U BETE
    KASHTE E KOQE
    BENI SI QENGJA TE BUTE
    DERRA TE ZHYTUR NE M…..

  7. bavaria says:

    Nila tlumt se zeri yt kumboi ne opozit dhe ashtu kumbon dhe sot kunder ktyre horrave ?

  8. edi says:

    tju vin turp qe komentoni te Tilla komente

  9. AGIM E ALBAN DEGA says:

    OPINIONE

    LUFTA ME MULLINJTE E ERES SE…. DON BERISHES SE VICIDOLIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ka tri dite qe taborri i shpartalluar keqazi i Sali Berishes dhe telalleve te tij kane zhveshur shpatat dhe jane hedhur ne lufte me mullinjte e eres si Don Kishoti i Mances.
    Pa marre akoma qeverisjen, pa shkelur ende ne zyren e kryeministrit, pa marre ende mandatin nga Kuvendi i Shqiperise, pa u dekretuar ende nga Presidenti, fitimtari i 23 qershorit Edi Rama po akuzohet, po sulmohet per gjoja “revanshin”, “spastrimet rrenjesore”, per “pushimet masive nga puna” ne administraten dhe qeverine qe vazhdon ta kryesoje Sali Berisha.
    O Zot ruajna mendte e krese nga kreu pa mend i qeverise ne detyre Berisha!
    Ndersa Edi Rama deklaron hapur e me transparence shembullore se qyert e “Rilindjes” dhe qvwerise se tij jane te hapura per cdo shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje, perkatesie politike, cka perben nje risi historike ne politiken shqiptare, Sali Berisha dhe taborri i tij po dermojne e shpartallojne mizat e mendjes se tyre te cakardisur….
    Pike per pike “lufta me mullinjte e eres” e Don Kishot… Berishes! Sa keq! Ora e tyre ka mbetur tek Don Kishoti i … Vicidolit !
    Truri i tij dhe telalleve te tij Basha, Olldashi, Mehilli e co. eshte turbulluar nga mizat dhe lufta me mullinjte e eres se Don Kishotit te Mances.
    Sigurisht qe Edi Rama, Ilir Meta… do te bejne ndryshimet e duhura dhe te pritshme sapo te marrin ne duar frutet e fitores se tyre madheshtore dhe shpetimtare per Shqiperine nga sovrani, nga demosi!
    Sigurisht qe ata do te kene stafet e tyre! Ndryshe cfare kuptimi ka veridikti dhe vota e demosit!?
    Do te kete zevendesime! Do te kete ndryshime ne administrate! Priten risi nga kjo risi historike shqiptare e 23 qershorit 2013!
    Jo me e per hakmarrja. Jo per aresye politike! Jo per revansh ala Berisha qe nderroi deri edhe pllakat e zyrave qeveritare nga kryeplaku e deri tek Presidenca!
    Aresyeja eshte shume me madhore : sovrani, demosi i fshiu nga skena politike dhe nga timoni i anijes shqiptare peshkaqenet e korrupsionit me Padrinon Berisha ne krye me uraganin, revolucionin demokratik te 23 qershorit.
    Demosi- populli e dha veridiktin e tij shembullor, masiv, gjithepopullor e mbarekombetar. Me 8 shtator 2013 peshakaqenet do te leshojne edhe de jure karriket e kusarise dhe vrastarise!
    Ky eshte vetem hapi i pare, vetem fillimi i nje lufte jo te lehte por krejt te fitueshme!
    Askush qe e ndjen veten te afte, te zotin per punen apo detyren qe kryen nuk ka pse e ndjen veten te kercenuar as rrezikuar! Por secili duhet testuar, duhet provuar e duhet te konkurojne… Le te fitoje me i miri, me i afti, me i zoti !
    Shqiperia ka nevoje me shume se kurre ne historine e saj per dije, aftesi, dashuri e perkushtim ndaj saj, per mendjen e zemren atdhetare te cdo shqiptari pa dallim!
    Para Zotit dhe para ligjit ne demokraci secili e te gjithe jemi te barabarte!
    Askush nuk ka me pak te drejte se Sali Berisha e telallet e tij te cirren e lehin per revansh, per spastrime drastike, per…
    Askush sa e si Sali Berisha dhe klani i tij nuk zbatoi politiken e revanshit, spastrimeve drastike….
    Jo! Jane fjale shume te buta per te pershkruar ” gjuetine shtrigave” ndaj cilitdo punonjesi civil qe nuk duartrokiste Makartizmin e tij.
    Askush sa e si Sali Berisha nuk di te ngreje stuhi shpifjesh, termete rrenash, cuname mashtrimesh ne nje gote uje te mendjes se tij te coroditur!
    Askush sa e si Sali Berisha, regjizori i ” gjuetise se shtrigave” me te eger ne historine jo vetem shqiptare nuk di te organizoje e sajoje lufte me mizat dhe mullinjte e eres!
    Askush si e sa Sali Berisha me telallet e yesmenet e tij nuk i afrohet aq shume e ngjason si dy pika uje me Don Kishotin e Mances dhe luften e tij me mizat e mullinjte e eres!
    Ndofta edhe Don Kishotit do te duhet te nderroje emrin dhe vendbetejat e tij nga Manca ne Don … Berisha i Vicidolit!

    1. antonio says:

      Alban Dega me siper thote se,
      -Aresyeja eshte shume me madhore : sovrani, demosi i fshiu nga skena politike dhe nga timoni i anijes shqiptare peshkaqenet e korrupsionit me Padrinon Berisha ne krye me uraganin, revolucionin demokratik te 23 qershorit.
      HAAAAAAAA!!!
      Edhe SA-TRAPIN Ahmet Zogolli,po ne muajin QERSHOR populli e SHPORRI NGA SUNDIMI!!!
      Si spjegohet,qe SUNDIMTARET CECENE E PASKAN NGORDHJEN TE GJITHE NE MUAJIN QERSHOR???

  10. genc says:

    Anila

    Qenke edhe e penes…. Kujtoja qe ishe vetem per pene.

  11. and444 says:

    Moj Anilke, gazetare je moj korbe apo konkurente per vende pune te PS-se?
    Se me thene te verteten ky artikulli yt si nje status i gjate pa fill e pa pe i nje fb-iste i ngjante. Po si gazetare qe e mban veten sillu objektivisht kerkimit te se vertetes. Dhe admin i faqes, keshtu do i sherbeni pushtetit te ri me keto sharje ordinere qe lihen neper komente??? Meqe pretendoni se je ‘ndryshe’, rilindi nga perpara jo praptathtazi.

  12. tol fracezi it says:

    Luli ,erla ,koli e kane merakun per administraten pdiste te rospive e rufjaneve qe na nxin jeten keto 8vjet ,keta te degjeneruar i genjen mendja se do mbajne akoma vendet e punes te mara me ryshfete e tesrat e pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje