Kryeministri fluturon për në Hollywood

11 Korrik 2013, 16:23Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

 

Viktima ka faj. Kryeministri i Kosovës shumë mirë e di. E ka ditur, se pa përkrahjen e viktimave shqiptare, me projektin e tij për të falur krimet serbe, do të përfundonte me njërën këmbë në dhe, dhe tjetrën mbi dhe.

Kryeministri i Kosovës e ka përkrahjen absolute të viktimave shqiptarëve për të falur kriminelët serb.

Unë sot, kryeministrin e Kosovës e shoh si një mbret i mençur, që e njeh mirë etnopsikologjinë e popullit të Kosovës.

Ua njeh dembelinë, apatinë, letargjinë, indiferencën.

Prandaj, neve që kemi folur e kemi shkruar kundër miratimit të këtij Ligji, na tha se jemi zëra të “frustruar”.

Mirë e ka. Jemi, po qysh s’jemi të frustruar!

Nëse 99.9 % e popullit të Kosovës, asnjë fjalë nuk e thonë për faljen institucionale të krimeve shtetërore të Serbisë ndaj tyre, çka kemi ne që nuk duam t’i falim kriminelët, kur viktimat vet duan t’i falin vrasësit e tyre.

Falni.

Kryeministri i Kosovës, një lojtar i jashtëzakonshëm, që njeh mendjen, jo zemrën e popullit.

Edhe baronesha na tregoi: Hashim Thaçi është një burrështetas i vërtetë-tha.

I tha “burrë”. Gazetarët e fotografuan në një “Casablanka” pozë, ajo poza ku njëra këmbë ngrihet pak mbi tokë, dhe vajza është gati për t’u puthur.

Por, baronesha është amatore në diplomaci, dhe nuk e diti atë që e di kryeministri, prandaj baronesha gaboi që tha se është dashur guxim për të vepruar siç ka vepruar kryeministri lidhur me marrëveshjen me Serbinë.

Hiç guxim nuk i është dashur kryeministrit tonë, sepse ai e ka ditur shumë mirë, që populli ia ka kthyer shpinën institucioneve, dhe absolutisht është i painteresuar se çfarë po ndodh.

Me vete e ka opozitën, me ndonjë përjashtim të vogël, sa për të thënë.

Djali që ma dha lapsin të nënshkruaj peticionin kundër miratimit të ligjit për amnisti, më tregoi se “shumë veta po vijnë me kërkesën që ta tërheqin nënshkrimin, se po tutën”.

Unë nuk i besova. Sepse, kryeministri i merr parasysh “zërat kundër”, por problem është se nuk ka zëra kundër. Ka, natyrisht, por jemi pak, dhe natyrisht kur pak veta ngrihen kundër miratimit popullor, atyre zërave u thonë të frustruar.

Kur them, kryeministri i merr parasysh “zërat kundër”, nisem nga vetja, mua kurrë askush nuk më ka penguar në punën time në Institucionin e Kulturës, përkundër dhjetëra shkrimeve “kundër”.

Përkundrazi, më habit respekti dhe konsiderata që e gëzoj në vendin tim të punës, që ndoshta është edhe mospërfillje, e mua më duket si respekt.

S’di.

Veç jam e sigurt, se sikur 20 mijë vajzat e dhunuara, 200 mijë pronarët e shtëpive të djegura e të shkatërruara nga serbët, familjarët e mbi 10 mijë viktimave, qindra mijëra të plagosurit, 10 mijë shqiptarët e përzënë nga Veriu, qindra imam të xhamive të djegura gjatë luftës, e viktima të tjera, të ishin ngritur kundër miratimit të Ligjit për Amnisti, e di që kryeministri do të jepte dorëheqje dhe nuk do të provonte të miratonte Ligjin për Amnisti.

Por, ai e di që ne jemi pak, të mundur, të frustruar, dhe aspak interesant.

Do OJQ e Vetëvendosja po bëjnë pak zhurmë kundër Ligjit për Amnisti.

Një OJQ në sheshin Nëna Terezë po tubon nënshkrime kundër miratimit të këtij Ligji. Kjo, OJQ, me apo pa vetëdije, po e zbulon se krejt Kosova janë pro miratimit të këtij Ligji, përveç nja 7000 veta.

Nëse as Vetëvendosja s’do të reagonte, Kosova do të bëhej vendi i parë në fytyrë të tokës, që e aprovon Ligjin për Amnisti me elegancë, pa kurrfarë ndjenje faji, pa një debat, sa për të thënë formalisht se kishe shoqëria e analizoi këtë ligj përpara se ta miratojë Kuvendi i Kosovës.

Janë disa deputetë ekskluzivë të LDK-së, dhe aty-këtu ndonjëri nga PDK-ja, por asnjëri nga AAK-ja as formalisht, sa për formalitet, nuk e tha asnjë fjalë kundër miratimit të këtij Ligji.

Sepse, Kuvendi i Kosovës që e miraton Ligjin për Amnisti, është pushimore e disa nga kriminelët më të tërbuar të Kosovës. Disa janë nën hetime për shit-blerje organesh njerëzore, disa për krime kundër njerëzimit, prandaj në krahasim me krimet e veta të jashtëzakonshme, krimet serbe ndaj shqiptarëve, u duken të zakonshme.

Shqiptarët sot e miratojnë Ligjin që amniston serbët, që krimeve të tyre ndaj shqiptarëve ua bën pardon.

Serbia nuk po e aprovon ligjin për amnistinë e kriminelëve shqiptarë.

Kështu që, këta bashkëpunëtorë shqiptarë të krimit, deputetë të dyshuar dhe të hetuar për krime, me kohë do ta kuptojnë që vetveten nuk e kanë amnistuar.

Serbia nuk ju amniston juve. Ju e amnistoni Serbinë.

Prandaj, pardon Kryeministër!

34 komente në “Kryeministri fluturon për në Hollywood”

  1. Saiti says:

    Kimete Berisha, me mungon fytyra jote. Nje shkrim i mrekullueshem. Nje analize fantastike. Te lumte.

    1. zgjohuni says:

      Kimete nje shkrim brilant,por shume i vonuar.
      Nese do te ishte reflektuar ne kohe e vite dekoratat e poltikes kosovare dhen per qytetare nderi apo si politikan patriot,ndaj te kriminalizuarve poltikane ne Shqiperi te tipit te super korruptuar e te lidhur me boten e krimit dhe t tradhetise kombetare si Sali Berisha,apo Lulzim Basha me shoke,nje amnisti e tille do te kishte perfunduar si nje ender e keqe e poltikes se tradhtise kosovare ne vite,te Thacerve,e Haradinajve,apo Kurteve me shoke qe gjithe jeten i sherbyen jashteqitjes shqiptare ne vite.
      Kimete me mire vone se kurre,thote populli,te lumte KIMETE,udhe te mbare,suksese,shendet dhe jete te gjate ne sherbim te LIRISE E DEMOKRACISE te shume sakrifikuar shqiptare ne vite.

  2. Amini says:

    Mero Baze, ktheje figuren e bukur te Kimetes, aman…Perndryshe, eshte shkrimi me domethenes i shkruar per kete teme. Thjesht, Hashim Thaci e ka perkrahjen absolute te popullit viktime.

  3. Zeniti says:

    Fleni more mjerana, fleni. Hashim Thaci po luan me juve si me kafshet

    1. drinni says:

      Pershendetje Zenit

      Pajtohem me ate mendim tendin por kjo pune do te shkon sikur puna e Sali Berishes qe 22 vjet ka luajtur me shqiptaret, dhe pse nuk e larguat me heret??, do te shkoje kohe e gjate kur do ta kuptojne kete qytetaret por vone do te behet per ket hashim

  4. Donn says:

    Turp per shqiptaret e Kosoves. Ata s’jane njerez. Gjithkund ne bote protestojne,bejne probleme, ne Kosove dolen 100 veta ne proteste. As viktimat nuk protestuan, perkundrazi e ndihmuan avokatin e tyre Hashim Thacin…..Kimete, se shpejti edhe ty ta bejne bye bye, e sheh…

  5. Casablanka says:

    Kimete, edhe ti qenke mbush mend. E paske kuptu qe kryeministri eshte lojtar i madh. Por, as ti s’je lojtare e vogel, je shume e zonja ne punen qe ben.

  6. Rumi says:

    hahahahhaah poza nga filmi Casablanka kiss kiss baroneshes. E shkreta eshte josh nga fiziku i Thacit. Mjerim kosovar

  7. Safar says:

    Gazetare e guximshme. Mrekulli qe nga ai popull letargjik del nje Kimete qe te kenaq shpirtin dhe te hap syte. Urime autores.

  8. Drini says:

    I percjell shkrimet e Kimetes dhe ne te shumten e rasteve nuk pajtohem me to. Edhe kur nuk pajtohem me permbajtjen, pajtohem me stilin dhe menyren e natyrshme dhe te vecante qe shpreh bindjet e saja. Por, sot Kimetja eshte plotesisht objektive, dhe shkelqen. I lumte.

  9. Shqiptari ks says:

    Sot fitoi Serbia, me ndihmen e vet shqiptareve. Turp te qofte Kosove.

  10. Ida says:

    E moj Kimete Berisha, mire qe e paske kuptu qe je ze i vetmuar. Shkruaj sa te duash se viktimat nuk lexojne, askush s’te degjon.

  11. ben says:

    Ka te drejte gazetarja,Thaci me bashkpuntore bejne cdo gje qe te rrine ne pushtet.Por problem shume i madh per Kosoven,gje qe nuk po reflektohet nga gazetaria,eshte se peshorja e Europes kurve po anon shume nga Serbia.Te gjitha keto nisma vijne nga Europa,dhe Thaci & Co vetem i aprovojne.

  12. nje tip says:

    po prit nje sekonde, nese kosovaret u japin amnisti serbeve, atehere jane serbet qe po e pranojne fajin per luften. ne keshtu rastesh, atehere ata s’kane pse t’i vejne faj kosovareve per krime lufte, sepse NUK EKZISTOJNE! jane bere tere ato gjyqe ne hage, dhe asnjehere nuk kane fituar serbet. pra, troc muhabeti, cfare faji kane kosovaret ndaj serbeve per kohen e luftes? asnje, sepse jane popull qofte, qe nuk e levizin bythen per asnje gje, po presin qe t’i bijne gjerat nga qielli. dhe fundja, kush e beri luften per ta? shqiperia dhe NATO-ja. te mos ishte per neve, ata do ishin akoma pjese e serbise, duke ditur sa shume “veprojne” kosovaret. eshte akoma popull foshnje, duhet te mesoje ende ca gjera qe te ece me hapat e veta(po te ece, ama)

  13. balzac from Prishtina says:

    Alarm ne vesh te shurdhet per faktin e vetem se shqiptaret jane popull mazohist.Ndiejne kenaqesi kur i godet tjetri!

  14. Emina says:

    Kimete po harron se Thaci nuk ka pasur çare prej Rikerit ?

  15. Pedro Paramo says:

    O Kim,
    je nje sex-bombe e kompletuar.

    I joti, H.Rulfo.

  16. Jana says:

    Perseri Kimete,

    Ik, mos shkruaj per ata njerez te vdekur, per zomba te gjalle, qe nuk dine pse jetojne.
    Ik nga Kosova, e dashur.
    Shkruaj ne ndonje gjuhe te huaj.

    Te deshiroj fat.

    1. kosovari says:

      Jana ti ishe raciste

    2. Meti says:

      Turp per ty Jana. Gjithe kjo urrejtje per kosovaret. A je ti greke a serbe a cka eshte puna jote.

  17. Silvi Kalaja says:

    Te lumte, Kimete

  18. Illirian says:

    Komplimente per Kimeten. Nje gazetare e natyrshme, spontane dhe e jashtezakonshme. Vetem nje njeri i madh, vetmohues dhe i cuditshem thote per vete, sic ka thene Kimetja “jemi te mundur, te frustruar, dhe aspak interesant”. Mua me la pershtypje fakti qe Kimetja punon ne qeverine e Kosoves dhe shkruan kunder qeverise se Kosoves. Rast i rralle. BRAVO ?

  19. Dibrani says:

    Pas Sali Berishes, Hashim Thaci eshte armiku me i madh i shqiptareve. Neve zemeroheshim ne kosovaret qe e duan Salen, kurse kosovaret po kuptohet tani qe nuk dine cfare eshte dashuria, sepse nuk dine as cfare eshte urrejtja dhe kundershtimi. Keta qe nuk e kundershtojne Hashim Thacin por e lejojne t’ua fal gjakun e deshmoreve krimineleve serb. Grumbull i neveritshem plerash.

  20. Bardhi RKS says:

    Sa shume i dua keta gazetaret qe kritikoin po nuk ofroin asnje zgjidhje,keta gazetar shume here paraqiten si humanist qe duket se jan fallco.A din dikush te tregoi pse eshte e demeshme amnistia?A do te ishte me mire qe shoku Enver ti amnistonte bashkpuntoret e okupatorit apo beri mire qe i vrau,kjo pyetje vlen edhe per shoket tito,rankoviq e fadil qe ekzekutuan me mijera armiq te popullit.Ligji per amnisti nuk amneston veprat penale te rrahjes me pasoje lendim i rende dhe vdekje,siq nuk falen as krimet e luftes,kush i ka duart e lyera me gjak do te perballen me DREJTESINE.

    1. Lamtumiri says:

      Bardhi Rks, Thaci eshte UDB qe punon per interesa dhe ne favor te krimineleve serb. Ti si kelysh i tij kibernetik shko ha m…n e tij

      1. Bardhi RKS says:

        Lamtumiri — 11 Korrik, 2013 në 10:04 pm,ti si arkatar i UDB e din se kush jan anetaret e udbes!!!Edhe mos fyej duke u fsheh si miu pas nickave se nuk eshte e veshtire me te gjet.
        Ne Kosove eshte nje fenomen i cuditeshem udbashet e tradhetaret paraqiten si patriot,kete e keni bere duke kundershtu konferencen e RAMBUJES,bisedimet e VJENES dhe sot bisedimet e BRUKSELIT.Ju tradhtaret keni mbet pa pune dhe tani jeni shume nervoz,o mjerana sa poshte keni rene veton surrovi,ilia dedaj,azem vllasi e shpend kursani po ju prijn ne betejen “patriotike”!!!

        1. Albani says:

          Bardhi [email protected] prap ti a? Edhe ty mund te te gjej tani te te vije te dera e shtepise. Ti i sherben SHIK-ut per tu thyer paswordat rivaleve, qe ti vrisni pastaj, nese u zbuloni gje.

  21. ulliri says:

    shkurt e them KOSOVARET PRESIN LIBERALIZIM te vizave.Kosova do mbetet shtet fantazme.

  22. Nina says:

    Ku e keni tash Salen qe tu mbroj? Sala ndihmoi Serbine qe t’ju vras e Thaci po amniston vrasesit tuaj. Tmerresisht keq

  23. Fllad says:

    Si gjithmone Serbia e perkedhelura e Europes ka nevoje te pastrohet. Rruga me e mire eshte qe t’a pastroje vet Kosova.
    Keto jane skenaret e birbove te Europes, dhe Thaç Pinoku ( ashtu si seerbi i Tropojes)eshte gati te shese cdo gje edhe dinjitetin e popullit te Kosoves vetem per te qendruar ne pushtet.

    Turp i madh per Kosoven, klasen politke dhe “intelektuhale” qe nenshtrohen dhe ky nenshtrim ka koston e vet qe neser do ti dali avazi.
    Turp per mediat qe kete problem kaq delikat e merr persiper nje femer e vetme. Te jesh GAZETAR, do kellqe, dhe nuk eshte kollaj.
    Respekt per Çiken e Kosoves.

  24. ARUSHA says:

    BARONESHA ESHTE PA PARE( E RENE NGA VAKTI) DHE E VUNE NE EU ME MOR NJI RROGE

  25. Zef Kallami says:

    He ,pra.Te dy e kane mbiemrin Berisha kendej Kosoves e m’ate ane te Shqiperise.Por emrat jan ne ekstrem me Berishen nga karateri dhe atdhetarizma,por dhe nga shqiptimi.Ai pertej Shqiperise asht me kimete dhe zor se gjindet me shumice.Ky kendeje nga Vicidoli jo gjindet po nuk len shteg bosh,po pellambe e vend mbushur me salira te nji vlagut uje me thaçishta.
    Penda e yte moj e dashura Kimete u beft pushke e flamur per te drejtat e popullit ne trojet etnike Shqiptare.

  26. ali says:

    Sa per ”burre,, Thaci me te vertete eshte shul burre 2 m. i gjate,por ”shteti,, akoma nuk e ka provuar populli
    i kosoves . Kur evropianet te ”lavderojne,, e te miklojne me fjalet ”burre shteti,, duhet medituar gjate dhe t’i
    besh pyetjen vetes : pse ma tha kete levdade. Diku e kam shkelur me popullin qe une perfaqesoj. Te tjerat
    i di populli kosovar. E pershendes ne menyre te vecante zotin Rexhep Qosja,monumentin e kutures shqip-
    tare ! U be baca Rexhep. E shporrem ”dushmanin,, nga kolltuku !

  27. ali says:

    Edhe une bashkohem me parafolesit. Pershendes perzemersisht sokoleshen kosovare Kimete Berisha !
    Pena top t’u befte ! E nderove shqiptarizmen kudo ku ndodhen si zogjt e korbit te shperndare ne mjeran
    Planeti ! I dashur nga te gjithe dhe i urryer nga te gjithe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje