Në kërkim të një diçiture

10 Korrik 2013, 17:54Blog TEMA

Është e njohur shprehja se fitorja ka njëqind baballarë, kurse humbja ngelet gjithmonë jetime. Mesa duket ky është rasti klasik që provon këtë aksiomë

Nga Skender Minxhozi

 

Në fillim thanë se kishin fituar. Por kjo zgjati vetëm pak orë. Kur u mor vesh lajmi se humbja ishte e pashmangshme dhe e thellë, pritën ca dhe, pasi lexuan shifrat, e gjetën justifikimin. “Zgjedhjet i ka fituar LSI, Rilindja ka dështuar”, thanë në kor. Këtij konstatimi të parë, me kalimin e kohës i shtuan edhe blerjen e votave nga Meta, apo rritjen milimetrike në përqindje të PS, ashtu siç nuk harruan, më në fund, ta etiketojnë si “mosmirënjohëse” masën njëmilionëshe të votuesve, që s’u kishte dhënë votën.

Kjo ka qenë në pak fjalë, linja e gjykimit të Partisë Demokratike dhe mediave pranë saj, pas 23 qershorit. Justifikime plot, analizë zero. Është e njohur shprehja se fitorja ka njëqind baballarë, kurse humbja ngelet gjithmonë jetime. Mesa duket ky është rasti klasik që provon këtë aksiomë.

Ajo që ka bërë PD prej ditës kur ka mësuar rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, ka qenë gjithçka, përveçse një reflektim sado minimal për dënimin e heshtur por masiv që mori me votën e shqiptarëve. Megjithëse u rrudh në kufij shifrorë të frikshëm, megjithëse humbi të gjitha bastionet e saj të vjetra dhe të reja, megjithëse sot ndodhet nën kufirin e 50 mandateve, sërish Partia Demokratike po përpiqet ta mbyllë brenda ambalazhit të dorëheqjes së Sali Berishës, humbjen e saj zhurmëmadhe. Në fakt duket se taktika post-elektorale e ish-kryetarit dhe ish-kryeministrit Berisha, është fokusuar në mbylljen sa më parë të kapitullit të zgjedhjeve të 23 qershorit. Së pari, duke futur në lojë dorëheqjen e tij dhe së dyti, duke i dhënë sa më shumë jehonë dhe fokus garës për kreun e ri të partisë.

Problemi është se me një linjë të tillë veprimi, PD vetëm sa po maskon problemin, pa e zgjidhur atë. Dhe problemi real nuk është ikja formale ose joformale e Berishës nga zyra e kryetarit të partisë. Çështja e vërtetë që shtrohet sot mbi tryezën e punës në PD është se ç’do të ndodhë me modelin politik i cili u votua dhe humbi masivisht në 23 qershor. Dhe ky model ka një figurë që e personifikon: Sali Berishën. Veneracioni me trajta aziatike që po vihet re në deklaratat publike të bashkëpunëtorëve të Berishës, në adresë të këtij të fundit, dëshmon se brenda partisë ka një vullnet të qartë për ta kamufluar problemin, e jo për ta zgjidhur atë. Mesa duket pre e këtij gjykimi kanë rënë edhe dy garuesit kryesorë, Basha e Olldashi.

Veçse kjo nuk do të bëjë gjë tjetër, por do ta shtyjë, pa e zgjidhur, krizën e brendshme të partisë, që u reflektua qartë në mesazhin e fortë negativ që dërguan zgjedhësit në 23 qershor. Nuk bën punë që fitoren t’ia faturosh votave të Ilir Metës. Nuk bën as punë që të thuash se Rama nuk fitoi. Pasi çështja që duhet të përballosh është të kuptosh se përse nuk fitove ti i pari. Dhe këtë në PD po hezitojnë ta bëjnë, duke hapur një precedent aspak të lumtur edhe për të ardhmen. Atëherë kur në zyrën e sotme të Berishës do të jetë ulur pasardhësi i tij.

11 komente në “Në kërkim të një diçiture”

  1. ILIRET says:

    As qe pritet qe ne PD te behet ndonje analize. Humbja do te ndihet vetem ne muajin tetor. Tani te gjihte jane ne karriget e tyre.
    Dhe eshte e sakte ajo qe thoni ju z. Skender. Ne PD, nuk po nxjerrin shkaqet e humbjes. Strategjia e tyre eshte per te minimizuar fitoren e Rames. Duket sikur thone, ne me kete kete flete provimi do te hyjme pas kater vjetesh ne zgjedhje. Me keq per ta, pasi zgjedhesit e dhane vleresimin per c’ka ata i paraqiten atij. Nese kete flete provimi duan ta paraqesin perseri pas kater vjetesh para zgjedhesve, perseri me note negative do te vleresohen…

    1. feniks says:

      Analizen e ben vetem nje PARTI POLITIKE SERIOZE E JO NJE BANDE KRIMINALE SI PD-ja E BERISHES!!!
      Cfare partie eshte PD-ja kur ka mbi 5 vjet,qe nuk ben zgjedhjen e organeve drejtuese ne parti,por vetem ka ngelur me nje KRYETAR -BAJRAKTAR???
      Cfare partie eshte PD-ja kur nuk flet per HUMBJEN E SAJ,POR PERBALT FITOREN E KUNDERSHTARIT???
      Ata nuk kane respekt per antaresine e vet,se nuk i kane antare partie,por USHTARE TE REKRUTUAR PER LUFTE E PER VJEDHJE!!!

  2. Cimka says:

    DIALOG LEGENESH.

    Ti legen une me legen
    Mjer ai qe s’na pelqen
    S’ka rendesi se s’na pelqejne
    Kur pasurite ja u rembejme.

    CIMKA

  3. cub dragobie says:

    mos keni lajthitur,kushe do beje analize tek PD,PD eshte thjeshte nje arganizate mafioze me kuptimin e plote te fjales.

  4. Skypion says:

    Artikullshkruesi nuk eshte i sakte ne ate qe thote ne paragrafin e pare,madje shtremberon faktet,apo me sakte renditjen e tyre (qe, per kete rast,eshte e njejta gje).
    Te paret qe thane, se i fituari i ketyre zgjedhjeve ishte Ilir Meta me LSI-ne e tij,qene analistet,opinionistet,pa dallim te majte dhe te djathte.Me vone,pastaj,pati zera te vecuar nga politikane ne PD,qe thane te njejten gje.
    E pse mos ta thone xhanem, kur ky eshte nje fakt qe nuk ka shqiptar qe nuk e di!
    Fakti eshte ky: shqiptaret nuk votuan as PD-ne dhe as Berishen, as PS-ne dhe as Ramen me “Rilindjen” e tij.Shqiptaret votuan LSI-ne dhe Ilir Meten.Votat e Metes i dhane fitores koalicionit te “Qelbesirave” dhe kesisoj,edhe mundesine, kryeqelbesires se ketij koalicioni, te behet kryeministri i ardhshem.
    Ky fakt ua prish, ne themel, analizat te gjithe analisteve te majte si Minxhozi qe jane rreshtuar hapur pro koalicionit Rama-Meta.
    Partia Demokratike humbi.Lideri i saj historik mori pergjegjesine mbi veten;dha doreheqjen,dhe i hapi rruge nje lidershipi te ri,permes nje gare midis dy pretendenteve reale,ne cdo rrethane, per te marre postin e drejtuesit te ardhshem te PD-se.Kaq.
    Por,problemi i vertete,real,qendron tek qendrimi i sovranit ndaj “Rilindjes” se Rames ,PS-se dhe vete atij.Eshte nje problem me te vertete i madh,sepse,nese do te ndjekim logjiken e Rames, socialisteve dhe analisteve te tyre,ku oferta e “Rilindjes” paraqitej si opsioni i vetem ndaj rrenimit dhe shkaterrimit;ku Rama paraqitej si lideri demokrat perballe atij autokrat si Berisha, atehere lind pyetja: pse shqiptaret nuk votuan “Rilindjen” dhe Ramen,por,votuan LSI-ne dhe Meten?!Gjerat behen akoma edhe me te cuditshme,po te kemi parasysh,se LSI-ja eshte cilesuar, nga vete socialistet me Ramen ne krye,por edhe nga analistet si Skender Minxhozi, si “pjese shume e korruptuar e qeverise Berisha”;kurse Ilir Meten,vete Edi Rama,na e ka bere te ditur, me ane te videokasetes qe ia mori D.Priftit pas shume e shume lutjesh dhe pergjerimesh,se eshte nje i korruptuar ordiner…!
    Ja ,kjo eshte habia dhe cudia e madhe e ketyre zgjedhjeve!
    Ky eshte problemi i madh,i vertete, i ketyre zgjedhjeve,por te cilin problem ,analiste llogoresh si Minxhozi,nuk e shohin gjekundi,sepse,nuk duan ta shohin,apo nuk mund ta shohin ,ngaqe jane ne llogore.

    1. mentali says:

      Sa mire qe preferon gazeten Tema, kjo duket se ne kohe do te mesoni dicka, edhe pse brrockullisni pa fund.

  5. england says:

    O pallosh!po si more derdimen thua qe nuk fitoi Rilindja,po sipas teje kush fitoi?si u moren nje million vota?kush eshte partia qe do kete me teper deputete ne parlamentin e ri?por ti dukesh qe ke probleme me eren e keqe qe mban,si duket je nga ai lloj m..i qe rri pas kepuce,dhe keto 8 vite ke qene pas kepuceve te plakushit kryeminister,dhe tipa si ty Skypion te ngjiteni dhe nuk te shkiten me.

  6. Horri i Bulevardit says:

    Para partise gjithmone shkohet duke qeshur.

  7. Kavajsi says:

    Thonë mbështetësit e Pe-De.së që fitoi LSI dhe kanë filluar edhe ta besojnë.
    Por askush prej tyre, përfshirë edhe qelbësirën Skypion nuk thotë që: Në
    krahasim me 2009, PS u rrit me 100.000 vota dhe se LSI, pikërisht se ishte në këtë koalicion, u rrit dhe ajo vetë 4 fish.
    Jo, këtë nuk e thonë kurrë pede…. t e Pe-De.së.

  8. semi says:

    Pse qeshin keta dy koqe

  9. Nacionalisti says:

    Diçitura
    ====================================================================
    Kujt i’a ka me te Futur Berisha????

    (Pergjigjia: te dyve, se kush do qe te fitoj do iki pas 4 vjetesh se nuk fiton Zgjdhjet!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje