-Nuk mund të mohohet një mik shqiptar për një armiqësi personale
Nga Baton Haxhiu
Nuk më erdhi mirë që Filip Riker e tha atë që e tha. Kush është kundër Marrëveshjes – është kundër SHBA-së.
Pse duhet që dikush kaq mik i Kosovës të vijë në atë pozitë sa të shprehet kaq troç? A jemi kaq të paedukuar politikisht sa të na thuhet kjo fjali? E, e tha në mes të Prishtinës.
M’u duk shumë naive, e papërgjegjshme, ndërkaq, një përgjigje tjetër e liderit të Vetëvendosjes: “Do i shkruajmë shefit tuaj se çfarë keni deklaruar, duke ofenduar etj.”.
Kujt i duhet ky komunikim? Mbrojtje e cilit dinjitet? Personal, intelektual, politik, kombëtar? Çfarë mbrojtje është kjo? Për kë dhe kundër kujt?
Duke shfletuar çdo ditë këtë arrogancë në protestë na është pamundësuar që të luftojmë edhe për diçka që është e patolerueshme. Siç është një pjesë e Projektligjit për Amnistinë, ose një pjesë e Draft-Marrëveshjes që ka mundur të jetë ndryshe e përmirësuar. Sepse, nuk mund të refuzosh gjithmonë dhe gjithçka. Në gjuhën politike të kësaj kohe po ngulmon jotoleranca, e kur ajo është aq e shprehur, natyrisht, fiton injoranca.
Dhe, për të qartësuar deri në fund: nuk mund të mohohet një mik (miqësi) shqiptar(e) për një armiqësi personale.
Nuk duhet harruar se Kosova në një pjesë të saj është ende një territor i papushtet, pa kufij dhe pa numra identiteti. Këtu mund të hyjë kushdo dhe të veprojë sipas porosisë, qejfit, dhe pa kurrfarë problemi të krijojë vijën e mafisë politike dhe krimit. Dhe, ne nuk kemi fuqi ta mbrojmë. Kot gënjehemi.
Problemi qëndron te pasojat që mund të vijnë për shkak të keqtrajtimit që i bëhet politikës para syve të bashkësisë ndërkombëtare. Para syve të atyre që ndihmuan çlirimin e Kosovës dhe larguan Serbinë, përgjithmonë, nga Kosova.
Thënë troç, edhe një herë pas 14 vjetësh çlirimi, ne nuk jemi fitues të vetëm të kësaj lufte. Por, siç po flasim dhe siç po qëndrojmë karshi tyre, një ditë, me cinizëm, ndërkombëtarët do të na falënderojnë që ndihmuam NATO-n në luftë kundër Serbisë.
Prandaj, vendosja e diskursit politik në duar të papërgjegjësisë nuk është asgjë tjetër pos mohim i arsyes. Sidomos, është krim qasja ndaj marrëveshjes si koncept dhe refuzimit të të gjithëve që punuan për platformën. Ky është koncept jotolerant ndaj minoriteteve dhe serbëve, të cilët me numrin e tyre nuk janë kurrfarë rreziku për Kosovën. Ata, edhe ashtu, nuk çojnë peshë në rrezikimin e së ardhmes, dhe duhet ta pyesim veten pse jemi kështu dhe cila është arsyeja e vrasjes së “kufomës”.
Duhet thënë atyre që bëjnë zhurmën politike se “krimi ka gjithmonë të njëjtën fytyrë”, sepse nuk është “sasia” që e bën atë të dënueshëm, por “cilësia” e tij. Dhe, nuk janë një grusht serbesh pse jemi në këtë situatë, por një politikë e gabuar që është ndërtuar prej kohësh dhe një politikë kundërshtuese që bëhet një dekadë me vonesë.
Disa nga familjet, mund të kuptohet, janë shumë të lënduar dhe nuk mund të falin, por nuk po duket se janë ata prapa kësaj zhurme. Prapa kësaj paqartësie.
Nëse deri me tash është sakrifikuar aq shumë për kauzën e pavarësisë, atëherë të bësh politikë në mënyrë të tillë do të thotë ta dëmtosh idealin e secilit për Kosovën e pavarur. Dhe, kjo është rruga që do ta shpjerë Kosovën para një rreziku tjetër – prolongimin e Kosovës Europiane – vendosjen e saj në duart e bashkësisë ndërkombëtare të tërë sistemit qeverisës – dhe ndërrimin e politikës për Kosovën duke e harruar dhe ndërtimin e saj.
Mungesa e hapësirës politike, për shkak të jotolerancës politike dhe trajtimit të keq që u bëhet minoriteteve, po e bën të rëndë zgjedhjen e problemit të Veriut te Kosovës. Po e bën pikë të jotolerancën, duke u thirrur në konceptin bosh të nacionalizmit.
Sa më shumë që zgjat jotoleranca – aq më shumë do të zgjatet problemi i ndryshimit të këtij pushteti, i cili dikur me jotolerancën e ka vonuar procesin e pavarësimit, kurse tash me heshtjen e papushtetshme e vonon Europën në Kosovë.
Me gjuhë të tillë ushqejmë jotolerancën dhe na duhet vetëm edhe një gjë që ta përmbysim lirinë – vetëm që të përsëritet ajo që ka ndodhur në disa qytete të Kosovës dikur – pastrimi nga serbët.
Ata që janë të shurdhër, duhet ta kuptojnë se ndërkombëtarët duhet ta mbrojnë politikën e tyre të cilën e krijuan në Kosovë. Nuk mund të tolerojnë një gjuhë të Millosheviqit që tash vetëm flet shqip.
“Janë të shumtë ata që mendojnë, sidomos ata që kontribuuan për fitoren e Aleancës, se vazhdimi i politikes së tillë ndaj serbëve, dhe minoriteteve tjera, në duart e bashkësisë ndërkombëtare, është shuplakë fytyrës për ata që u angazhuan për lirinë e Kosovës. Mos na bindni se edhe Ju, shqiptarët, keni idenë e jotolerancës etnike. Ajo ishte lufta e humbur e Millosheviqit. Prandaj rreziku i politikës dhe ndërrimit të saj në favor të viktimës po shtohet”, më thotë një diplomat.
Duke shfletuar idetë të cilat po sillen në qarqet diplomatike, mund edhe të parashihen variantet e rrezikshme për Kosovën. Rreziku, ta zëmë, është ikja nga Marrëveshja (edhe pse shumica e tyre e mohojnë këtë), sepse ikja dhe orientimi i serbëve kah enklavat e tyre dhe krijimi i oazave politike më vonë mundëson ndarjen e sofistikuar të Kosovës.
Kur shterojnë mundësitë e tolerancës, ka mundësi të krijohet tipi i rezistencës brenda enklavës serbe dhe, atëherë, krijohen dy mundësi.
E para: bashkësia ndërkombëtare nuk lejon humbjen e moralit politik dhe ushtarak, të investuar në Kosovë me të drejtën e intervenimit në Kosovë për çështje humanitare, dhe duke lënë që viktima e re të jenë serbët. Me këtë rast, bëhet fjalë edhe për parimin, e jo disa serbë që po rrezikohen në Kosovë. Presioni që mund te bëhet nga mediat, mund te jetë aq i madh sa nuk mund të tejkalohet si punë e kryer. Mediat janë ato që e mbikëqyrin situatën dhe punën e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Këtë e bënë edhe me rastin e intervenimit në Kosovë.
E dyta: Kthimi i policisë dhe ushtrisë serbe në Veri për të ruajtur enklavat serbe është rrezik permanent për Kosovën. Dhe, ky do të ishte debakël i politikës dhe debakël i shqiptarëve dhe Kosovës në përgjithësi.
Në momentin kur bashkësia ndërkombëtare huq idenë e mbrojtjes së pakicave, ajo gjen variantin e saj të orientimit politik. Duhet të besoni, thekson miku ynë diplomat, se kështu ka menduar edhe Millosheviqi: “Kështu mund dhe si duket po mendojnë edhe një pjesë e shqiptarëve”.
Dhe, së fundi, shton ai zëshëm, me një mimikë prej njeriu që është lodhur duke bindur shqiptarët se ky është rasti historik për ta dhe Kosovën, “jemi lodhur me shqiptarët”. “Jemi lodhur duke i bindur ata se Kosova nuk është problem për të cilin bashkësia ndërkombëtare do të kujdeset vazhdimisht”.
Duhet besuar në fjalët e liderëve botërorë, se “nuk e kanë bërë çlirimin e Kosovës për të filluar një pastrim i ri, prandaj ata që mohojnë projektin dhe serbët në këtë moment janë dora e shkatërrimit të Kosovës dhe humbjes definitive edhe të rastit historik të idesë për pavarësinë e saj”, përfundon ai.
Çfarë duhet të thuhet më shumë se kaq?
Moj veronike qe sje bere e gjalle.
Ka shkruar betoni sot. Cmendim ke ti moj korbe?
Ah mor Servet ,cfare ti them ktij qyqit une.Pse pak i kam thene ?
Nejse une nuk jam eksperte e politikes kosovare ,po qe per ate asqe di gje as per kte corben shqiptare .E di Batoni ,se ky eshte esssspert …eshte pis i leseis .
Nejse respektoj ALBIN KURTIN ! Nuk e di pse enderroja gjithmone nje triumf te tijin me kte koq e zine tone .Me pelqente ai flamuri krenar …
Ky thote qe ata miqte na cliruan Kosoven prej Serbise …por cfare te them une …i bie qe te quajme hero Berishen se na hoqi …enverizmin …
Mendoj se asaj Serbie i kish ardhur mortja ,jo na i hoqi Amerika .
Ndoshta kane merita ??? Ndoshta po …mah do gjykojne kohet qe do vijne dhe ….dosjet qe do hapen .Shpetuan njerez …por mijra te tjere vdiqen .Nuk e di ,mendoj se ne lufte nuk ka fitimtare ,ka vec humbes dhe te vdekur .
Ky thote “marreveshja” mos eshte ajo fusnota e famshme ///ndonje derivant i saj ????Mendoj se Betoni dhe Rikeri duhet te na hiqen sysh ,me gjithe kto fus notat ose HALEancat prej beqiri qe Betoni i ka aq qejf .Une vdes per gay e deklaruar ,sepse kane kurajon …por ca Hanalista te lodhur si ky me ngjallin krupen .Ky po na tregon qe veriu i Kosoves na paska lodhur Rikerin ,dhe ne fakt ne kemi merak te madh ….
Ja shikon si thote …”cfare duhet te thote me shume se kaq” ????
Po asgje mor Betoni ,dhe sikur te shaj nga nena dhe lista e shtepise ti prape do ulesh fundin e shpines ,doemos je ajo klase .
Servet ,nuk e di une se pastaj filloj bej corbe fjalori me kte surratin e shpifur …por di qe ne historikisht nuk kemi pasur Lider ,sepse dhe ndonje te sakte qe kemi del Batoni prrrrragmatist ,me gjithe genin bastard prrrragmatist qe ka dhe i baltos ….
Me kujtohen fjalet e ISMAIL BEJ VLORES …100 vjet me pare …
FATET E POPUJVE TE VEGJEL ,KALOJNE NEPER DYERT E TRAGJEDIVE TE MEDHA !
Gjithmone i kam menduar si fjale te hidhura te nje njeriu te zgjuar ,qe ndoshta 100 vjet me pare ju desh te mos e priste ISA BOLETININ …ndoshta baba i Rikerit me ndonje HALEat beqir si baba i Betonit …kishin hedhur metastazat e tyre …dhe ja historia perseritet me e hidhur …sepse ne dhe mbas 100 vjetesh nuk bejme dot shtet ,nuk bejme asgje ,ne gjenerojme vetem hamza ,per koherence gjenerojme Batona ….
Mire e ke moj nuse, mire! Asaj Serbie i kishte ardhur fundi…dhe po mos te kishte nderhyre Amerika fundi do ti kishte dale ne Sarande!
Leri moj Veronike kosovaret vetem se dhe me ushtrine e NATO brenda serbet po bejne spektakel ne Mitrovice.
E dime qe nuk pjerdhim ne shqiptaret per Ameriken! Tani po ndertojme avionet e fundit dhe aeroplanmbajtese pambarim!
Populli me vari k… ne bote dhe bishti i rrjepur nga zgjebja , perpjete.
Toni ,po pse duhet te ndertojme avionet e fundit dhe aeroplanmbajtese ???Ne askujt ,perseris askujt i kemi rene ne qafe
Amerika e Rikerit qe ngre aeroplane kudo ne emer te demonkracise ,paqes ..paqe me mitroloz ..pse i lejon serbet te bejne cirk ne Mitrovice ??? Perse mor njeri ,ajo pjesa veriore ,me e industralizuara duhet te ngelet andej ??? Pse quhet marreveshje kjo?
Shtet shqiptar me qeveri serbe ??? Mah dicka me kujton indianet! Ne emer te civilizimit tani quhet Amerike ….ata jetojne neper oaze .
Sot kjo quhet kolonizim .Jeni skllever me zinxhire te arte prandaj ju pelqen .
Toni fuqia nuk qendron te aeroplani …qendron te traktori ,te rritja dhe lindja e femijeve ne vendin tend ,jo shqipfoles …por krenar qe jane shqiptar ,te ditur per te kaluaren e tyre dhe te pregatitur per te ardhmen .Qendron te ekonomia Toni ,te qeveria qe punon per vendin e saj …jo si Thaci qe e ka mendjen te floket dhe surrati prej gay …ose te sa lavire ruse ka ne haremin qe paguhet me leket e kosovareve .Nejse Toni ,une pranoj leksione ,nuk thashe qe i di te gjitha .Por di me saktesi te keqen qe kam .
Ajo e ka emrin Qeveri ,Riker …sidomos Riker ,pastaj kta Batonra Berisha ,HALEate dhe zagare pa identitet !
Labi Vlore ,pse nuk provove te me “ftohesh’ njeher me ndonje arsyetim tendin ,se aha ky Batoni as te nxeh as te ftoh thjesht…. te humbet kohen ?!
@Veronika.Propozoj te shpallim Batonin pa medyshje Albanofob te terbuar.Po pse keshtu moj Veronika??Lexo njhere dicka pa paragjykime dhe me mendje te ftohte.Pse gjithmone e nxehte ti??
Baton, te lumte!
Artikull teper i mencur ne kuptimin e plote te fjales. Keto fjale vlejne jo vetem per VV-ne dhe Albin Kurtin por edhe per pushtetaret aktual qe per mrekulli po shfrytezojne zhurmen dhe huliganizmin politik te VV-se per te fshehur injorancen dhe korrupsionin e tyre qeveritar si dhe per te paraqitur veten si “pro-perendimoret” e vetem ne Kosove.
Me 1999 nuk e fitoi Kosova luften!
Me 1999 nuk u mund Serbia por Millosheviqi dhe klika e tij!
Keto jane fakte qe ne në Kosove shume pak i kemi parasysh.
ik merr albanofob.
Baton po te mos ishte Riker me shoke, ti sdo flisje per 7 pale qefe sot,
Une per kete shprehje te atij diplomati qe e peremend Batoni do thoja,KUR FLET MIKU SI ARMIKU.Tashme eshte e qarte se kjo administrate amerikane duke mos pase asnje interes afatgjate ne Kosove duan qe te largohen mecdokusht bile edhe duke e rrezikuar pavaresine e Kosoves per te cilen u angazhuan paraardhesit e tyre.Shtrohet pyetja,a mund t iu besohet nderkombetareve?Une mendoj se jo.Ata me rastin e miratimit te Pakos se Ahtisarit kishin premtuar se keto kompromise te dhimbshme per te cilat as atehere nuk u pyeten shqiptaret,sipas Lutfi Hazirit ne ate kohe bisedimet ishin zhvilluar ne mes pales serbe dhe nderkombetareve,do te ishin te fundit e tani na del se keto na qenkan te pamjaftueshme.Atehere perseri shtrohet pyetja: cili do te jete kompromisi i radhes.Tani kam nje pyetje per Baton Haxhiun nese eshte per pavaresine e
Kosoves apo jo.A e kupton Batoni se me legalizimin qe do ti behet telekomit serb brenda Kosoves, do te behet legalizimi i pranise se Serbise brenda Kosoves.A mund te gjendet diku ne bote nje shtet i tille.Tani mendoj se ka ardhur koha qe ti behet pyetja qe ia bera Batonit edhe “miqve” nderkombetar,A JANE PER PAVARESINE E KOSOVES APO JO.Nese po atehere le te angazhohen per ate qe thone e neqoftese jo atehere ketu perfundon MIQESIA.Pavaresia e Kosoves s mune te jete monedhe kusuritjeje per sic u shpreh injoranti Hashim Thaqi ” per kontributin per sigurine globale”.Aspirata e popullit te Kosoves per pavaresi nuk mund te sakrifikohet per kurrefare aspirate globale.Mirepo sic duket te gjitha keto po behen me qellim qe ne te ardhmen te behet parandalimi per nje bashkim te mundshem te shqiptareve ne nje shtet.Se sa miqesor jane nderkombetaret e tanishem ndaj shqiptareve me se miri e ilustron shkalla e investimeve prej miliarda eurosh e dollaresh qe jane bere ne ekonomine Serbe, si nga amerikanet ashtu edhe nga evropianet per dallim nga investimet minore ne Kosove e Shqiperi. Eshte e qarte se te nje pjese e nderkombetareve ka nje pendim per intervenimin qe u be ne Kosove,siq eshte rasti me ambasadorin britanik i cili u shpreh se pa serb, Kosova nuk eshte Kosove.Ku e sheh Batoni se serbet e veriut jane te rrezikuar kur qe nga paslufta kane bere cfare kane dashur, bile kane bere spastrimin etnik te shqiptareve nga ajo pjese, per te cilen nuk flet Batoni dhe miku i tij nderkombetar.Serbet ne pjesen jugore jane te lire kane te drejta,sipas pakos se Ahtisarit,qe si ka asnje minoritet ne bote.Tani del se per ta integruar minoritetin serb u dashka qe te integrohet edhe Shteti Serb ne Kosove,epo kjo s duhet te lejohet,neqoftese kete e lejon Hashim Thaqi,kete sdo ta lejoje populli tani e as ne te ardhmen dhe duhet ti thuhet nderkombetareve se nuk mund te ndertohet paqe ne llogari te shqiptareve dhe se keto veprime nuk i kontribuojne paqes por vetem sa krijojne vater potenciale per konflikt ne te ardhmen.
Arturo. Amerika po e ndau mendjen per tu larguar nuk e rruan shume por i jep gaz e te le. Amerika tha do iki nga Iraku dhe se rruajti fare, iku! Hani kokat u tha se spo na rrruhet me per ju. Mos kujto se po irruhet toçi dhe ka turp te ike nga Kosova.
Sa per anal- ist qenka i papare.
Hajde hajde, do te iki Amerika nga Kosova dhe paska turp e do te ike fshehur. Mire e ke se niset aeroplanmbajtesja Mga Shqiperia dhe u ben gjemen.
Nderkombetaret,disa prej tyre,po sillen si ruset pas çlirimit te Beogradit(1944) kur,ushtaret ruse,nje dhjeteshe e dhunonin nje serbe dhe si pergjigje pas reagimit te saje,ruset i thoshin:mi smo te osllobodili=ne te kemi çliruar! Privilegjet qe po ju siguron Plani Ahtisari dhe Marreveshia e Brukselit serbeve me 5% te struktures se qytetareve te Kosoves,eshte e papare ne Europe dhe paraqet nje apartheid(apartheid)qe me pare e kishim ne Unionin Jugafrikan.Duke mos u zgjatur,i bej pyetje B.Haxhiut: Perse,Serbia,nuk po i pranon kushtet e njejta si per serbet e Kosoves edhe per shqiptaret brenda kufirit te Serbise qe kane mbetur padrejtesisht ne teritoret ku jane autokton denbabaden?!
Ja te pergjigjem une, qe po te lexoj rastesisht, ne vend te Batonit.
Kerkimi i simetrise se trajtimit mes serbeve te Kosoves dhe
shqiptareve te Serbise eshe krejt pa vend. Serbet e Kosoves kane qene shtetas te Serbise – sa shpejt bre e harruat kete – qysh se serbia ka qene Serbi dhe askush nuk mund t’ua fshije nga kujtesa historike kete realitet. Ndersa shqiptaret qe jetojne ne Serbi nuk kane qene as edhe nje here – pra kurre – shtetas te Shqiperise, si dhe as te ndonje “Kosove te pavarur”. Kujtoni se do t’i beni budallenj specialistet nderkombetare me keto arsyetime idiote ?!
Hajt tung, bre !
Batoni nuk ishte prej atyre qe e kishin shpallur luften me Serbet perpara se aty te shfaqeshin …amerikanet, apo jo Baton?!
Amerikanet, pse jo: ne perkimin e interesave njelloj me shqiptaret, duhen konsideruar si partneri strategjik, afatgjate dhe fati i Vetvendosjes si parti politike, nuk duhet te behet percaktues i Vetevendosjes se tere shqiptareve ne Kosove!
Dikush sugjeronte mos firmosjen e Rambujese dikur, dhe me vone iu desh te jepte shpjegime per kete naivitet: ne kete bote globale nuk fitohet vetem…
Megjithate, batoni duhet te jete me korrect me ate qe ka ndodhur. Nese ne Tirane, ai ka filluar te besoj se “mjafton Atdhedashuria”, ne Mitrovice ta merre mendja qe eshte i pashmangshem nacionalizmi, si forme e eperme e memedhetarizmes se rilindasve te hershem!
leni denglat o koqevare se do ishit akoma ke çadrat e Porto Romanes.
Lirine e sollen amerikanet atje ne kosove dhe ju bijt e saj iket nga syt kembet dhe tani si halabake beni trimin si Albin me VV.
Si njerez mosmirenjohes mendohuni se gjerat edhe perseriten dhe atehere duhen trima te vertete me mbrojte femren kosovare nga çetniket serbe.per keto gjera ju nuk ja thoni prandaj rrini urte se serbin e keni shume prane dhe mqs jeni aq trima Mitrovica po ju therret.
Nuk duhet tè harohet se lufta e ‘nxehtè’ka mbaruar para 14 vitesh. Shqipètarèt nuk patèn njè front kombètarè kundèr serbisè. Roli i Uçk ishte jashtèzakonisht i madh por, Millosheviqin e theu Nato dmth liria u fitua me ‘ortakè’ me tè cilèt kemi ardhur deri kètu ( marveshjen e 19 Prillit ) dhe lufta vazhdon tani me mjete tè tjera. Kjo llojè lufte na don tè zgjuar tè vendosur e me durim. Ne jemi tè kuq e flamurin me yje blu nè ngjyrè na e kanè ngulur ashtu siç i vihet domates e na duhet ta mbajmè siç e mbajti dhe vetè europa….. VV èshtè si njè èndèrr qè don kohè e kushte tè realizohet. Nè dipllomaci ka rregulla tè forta qè tè detyrojnè tu shkosh pas, ku çdo rast i lènè èshtè njè rast i humbur.
Alpin-it, shifet qe nuk je ne ngjarje dhe ja fute kote. Kosova duhet t’i falenderohet zt Toni Blair.
Kurse ky zoteriu po e bene, te njejten gje si Ruset femrave Serbe pas qlirimit ne luften e 2 boterore. Parulla e tyre ishte: une te qlirova, tani je e imja. Te njejten bene edhe ky zoteriu nga SHBA. Keme rrespekt per ta, por ai duhet te resoekton vullnetin e popullit. Kosova duhet te amneston kriminelet. Kurse keta zoterit kerkojne personin, i cili ka njoftu boten ne lidhje me pergjimet. Qeveria Amerikane bane cdo gje te mundur qe personi ne fjale te arrestohet. Shtrohet pyetja, pse kriminelet, përrdhunuesit te amnestohen, kurse nji informant te burgoset per jete, ne SHBA-ne demokratike.
Serbia mund tradhetoje ne cdo kohe SHBA ,zoti Ricker, ndersa Kosova jo ! Kurre ! Per dijeni zoti Ricker
Serbia eshte aleate shpirterore e Rusit , A e dini ju kete ? Kosova kurre nuk do te jete aleate e rusit. Populli
shqiptar kurre nuk do te jete aleate i rusit,por i SHBA. Populli shqiptar eshte mirenjohes !!!!!
Koment “as mish as peshk” – nuk e kuptova fare! Por dua te them se ajo qe tha ai Rikeri ishte nje shprehje rrugacesh. Amerika ka cliruar edhe Francen, Holanden e gjithe Evropen Perendimore, por kjo nuk do te thote se ajo mund te tallet me to sa here ti doj qejfi! Kosoven e cliroi sepse e ndihmuan shqiptaret, ne te kunderten edhe ne Kosove do te gjente nje Vietnam ose Afganistan! Ne kete situate, Serbia me ngjan si Gjermania – edhe pse e mundur, ta plas fytyres kur nuk i pelqen. Ta djeg ambasaden dhe jo nje gervishjtje ambasadores qe ka qejf te ngjitet per muri!Dhe ne fund fiton. Pse eshte keshtu! Sepse ne bote vleresohen popujt dhe kombet me identitet e jo ato pakurizore – si shqiptaret sot!
Koha po verteton se Kosova dhe kosovarët fituan kete gje nga nderhyrja e NATOs: atë që Serbët nuk e arritën dot me tankset e Milosheviçit, po e arrijne fare bukur me firmën e Hashim Thaçit dhe renegateve te tjerë të UCK, te cilët jane veteshpallur “pronarë të luftës çlirimtare të Kosovës”. Idjotët e politikës të tipit Baton Haxhiu & co u mbajnë ison firmëtarëve të shitjes së Kosovës. Kur çdo gjë të ketë përfunduar sipas marrëveshjes Washington-Moskë, “miqtë” amerikanë do tërhiqen duke e lënë përballë reaksionit serb Kosovën e raskapitur. Atëhere do ta shikojnë të verbërit Baton & co se çfarë çmimi kanë “miqësitë” në politikë.
Batonin duhet ta kuptoni, pastaj ta diskutoni apo ta pergojoni. Me falni miq por pa dashur që te fyej njeri, nuk keni mundur ta kuptoni ate qe Batoni ka thene ne kete shkrim. Aq me pak VERONIKA, qe me duket shume ordinere, e diplomuar tek ndonje Kristal apo vellai i tij. Ne akoma nuk kemi hequr dore nga Rrugovizmi dhe Berishizmi si dy te keqijat me te medha per Kosoven dhe Shqiperine dhe merremi me Ameriken. A nuk eshte njesoj qe pasojat e lufte se dyte botrore gjermanet ti kerkonin tek aleatet dhe jo tek Hitleri.
Amerika ka bere dhe po bene shume.Ne nuk kemi asnje mundesi te bejme me mire. Me sharlatanizmin e VV apo te AK nuk fitojme gje.
Kujdes ata nuk jane ne krahun tone!
O Ilir sharlatanizmi,injoranca,hajnia,korrupsioni,mafioziteti i Hashim Thaqit me kompani po i bejne demin me te madh aspirates se popullit te Kosoves per pavaresi.Cfare aftesie shtetformouese po deshmon Thaci e kompania e tij?Duke e shkelur ligjin me te dy kembet.Cfare patriotizmi eshte duke deshmuar Thaci me kompani?Duke e plackitur.SI mund ti mbroje interesat e Ksoves nje bande me nje dosje te tille,me te cilen do ta shantazhojne sa here qe te duan.Ai s mund te mbroje veten e le me Kosoven.Kur Riker iu drejtua ne ate menyre popullit te Kosoves atehere merreni me mend se sa lehte e ka pasur ta shantazhoje Thaqin me gjthato dosje kriminale.