Suksesi elektoral i Bashës në 2011-ën përballë disfatës së Olldashit në 2007-ën

5 Korrik 2013, 19:46Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Në garën për Bashkinë e Tiranës në 2011-ën, Lulzim Bashës iu regjistruan rreth 125 mijë vota nga KQZ-ja. Një kontribut të pazëvendësueshëm për këtë rezultat dhanë 21 mijë votat e LSI-së, e cila bëri një fushatë tejet energjike në përkrahje të Bashës. Por sidoqoftë, i bie që Basha të ketë marrë rreth 104 mijë vota të djathta. Ndërkohë koalicioni i PD-së, dy vjet më parë (në zgjedhjet e 2009-ës), kishte marrë vetëm 2 mijë vota më shumë në territorin e Bashkisë së Tiranës (rreth 106 mijë vota). Pra Basha, me gjithë 6 vjetët e konsumimit të pushtetit të PD-së, arriti t’i ruaj kuotat e koalicionit të PD-së brenda vijës së verdhë të Tiranës.

Katër vjet më parë, në garën për Bashkinë e Tiranës të 2007-ës, Sokol Olldashit i ishin regjistruar rreth 76 mijë vota nga KQZ-ja. Ai nuk pati përkrah LSI-në (përkundrazi, e pati përballë), por sidoqoftë, rezultati që arriti ishte shumë më poshtë kuotës që kishin kapur kandidatët e djathtë dy vjet më parë në territorin e Bashkisë së Tiranës. Në zgjedhjet e 2005-ës, ata morën plot 96 mijë vota brenda vijës së verdhë të Tiranës. Pra, Olldashi mori rreth 20 mijë vota më pak se sa kishin marrë së bashku kolegët e tij të djathtë dy vjet më parë. Nderkohe, ai ka demonstruar se ka qenë një fushatist shumë efikas në gara të tjera, si para edhe pas 2007-ës – Olldashi fitoi në Shijak në 2005-ën, përballë kandidatit vendas Agron Duka, si dhe arriti një rezultat pozitiv të paprecedent në drejtimin e fushatës së qarkut Fier në 2009-ën

Deri më sot nuk është bërë ndonjë studim rigoroz për të shpjeguar diferencën mes suksesit elektoral të Bashës në 2011-ën dhe disfatës së Olldashit në 2007-ën, por unë po bëj një hamendje për një nga shkaqet kryesore të saj: Përveç ndihmës 21-mijë-votëshe të LSI-së, Bashën duhet ta ketë ndihmuar fakti që e la Berishën krejt në hije gjatë fushatës së 2011-ës. Ndërsa Olldashi e zhvilloi fushatën e tij të 2007-ës nën hijen e plotë të Berishës…

 

Shënim: Faktori KQZ ka qenë i njëjtë si në 2007-ën edhe në 2011-ën; në krye të saj kanë qenë njerëz tejet të besuar të Berishës në të dyja rastet…

 

8 komente në “Suksesi elektoral i Bashës në 2011-ën përballë disfatës së Olldashit në 2007-ën”

  1. fl says:

    Zaloshnja a mund ta analizosh pak rezultatin e Tiranes ne keto zgjedhje, ne krahasim me 2011

    1. raimondi says:

      Keta te dy , Basha dhe Olldashi jane trapa –Aty ne PD me inteligjente eshte Xhozefina

      Ajo eshte tamam per te drejtuar PD-ne, se eshte e pakoruptuar, eshte tip i mprehte qe te kthen pergjigje te zgjuar tak-fak dhe eshte edhe patriote , e shpreh patriotizmin e saj hapur dhe e mbron ate

  2. arianita says:

    shkurt paster e qart: si basha si olldashi jan njeri me keq se tjeteri!!

    keta te dy do fundosin PD totalisht

    njeri esht kumargji memec qe esht i paafte per cdo gje

    tjetri esht kryehajduti i PD qe esht fut ne PD qorrazi qe nuk ka ber asnje her ne jeten e vet opozit dhe qe shqiptaret nuk i besojn asnje germ te tij

    fitoren basha e pati vetem fal LSI dhe fal se tirancit kerkonin rotacion!!

    por basha me marrjen e bashkis i ka treguar tirancve te njejten gje:

    ujku qimen e nderroj por zakonin e se harron

    zakoni i bashes esht te vjedhi sa me shum, i paafte per cdo gje!! i ka ber trotuaret ne tirane me te ngushta se shpatullat e mija.. ka ndertuar pallate ne mes te bulevardit

    esht i paaft dhe pik!!

    oladashi esht me keq se basha

    un se di po me vjen keq se si militanetet e berishes krenohen me bashen nderkoh qe ai esht nje hajdut i klasit te par

    dhe fal hajdutllekut ben lepirsin te berisha!!

    pd me bashen ose me olldashin do jen nja 20 vjet ne opozit!

  3. Drandofilja e Shkodres says:

    Nuk ka ringritje të PD,me Bashë a Olldash,a ndonje tjetër lamash që vjen nga Berisha!Kane qënë të dy Kupolë dhe vazhdimësia me trapin Berishe qê morì Islamin, e te tjere majtas,do mbajë 20 vjet Ramën dhe Metën në pushtet!Nuk fiton as demokracia reale me Bashë e Olldash,se jane shkak humbje!Jozefina me e moralshme me Patozin,Boden sepse jane pjesë Kupole.Si këta nuk ndjejne pergjegjesi dhe nxjerrin karrjerizmin e vetes primar?PD shkaterrohet me këta,minimalisht mbetet perhere humbse!Keta tu lene hapur rrugen dy te rinjve…Ata kane më shumë moral gare dhe janë më afer konsolidimit të PD!Basha-Olldashi nuk afrojne elektorat sepse do vazhdojne me Berishizmin qe vdiq,si projekt i Alisë!…Ti largojme Bashen-Olldashin nga konkurimi!…PS keta dy do kundershtarë dhe fiton!…Si dikur me Olldashin…

  4. artan goci says:

    ore si ka mundesi qe te gjithe te majtet jane me Bashen dhe kunder Olldashit. me siguri ja dine forcen dhe suksesin olldashit ndaj bejen keshtu. Ju zoti Zaloshnja duhet ta dini qe ka nje ndryshim midis zgjedhjeve te 2011 dhe atyre te 2007> ne keto te fundit lsi ishte ps dhe nqs bashkojme me olldashin votat e lsi atehere fitonte ndjeshem olldashi, ndersa ne 2011 lsi ka qene me pd dhe nqs votat e lsi ja bashkojme ps, basha humbte thelle ndaj dhe analiza duhet bere keshtu. po hajt se kryetarin do e zgjedhin demokratet dhe jo te majtet. fiton olldashi perball bashes.

  5. Boledashi says:

    Dy hajdute, nje vrases dhe nje gangester !

  6. Ermal says:

    Zaloshnja e DI mire per lidhjet e Bashes me Metes DHE prandaj Ps DHE LSI I intereson te kontrollojne opoziten me Bashen dhe e dine qe me Olldashin sdo ta kalojne lehte

  7. kadeti bigler says:

    Zoti Zaloshnja i lexoj me kenaqsi shkrimet e tua dhe te them te vertete me kan pelqyer analizat e tua po me kete shkrim e ke dhjer fare Edi Rama ika mundur te katert keta mustafajn ngjelen olldashin dhe se fundi edhe lulzim kurven sa do qe L S Ija ishte ne koalicion me partin e bashes duhet te llogaritesh edhe vellezrit kosovar si banor te tiranes qe sa here ka zgjedhje nuk lene pa pa ndimuar bacen me fal Zoti Z aloshnja mund te jem edhe un i gabuar flasim qe ti heqim votat e L S Ise dhe prap doli me dhjet vota perpara pamvarsisht ndryshimin e regullave te lojes nga arben ristani dhe kolegji zgjedhor pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje