Dëshiroj të falenderoj nga zemra të gjithë ata mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, të cilët më inkurajuan dhe më mbështetën për të kandiduar për kryetar të PD-së.
Natyrisht që ky vendim për mua nuk ishte i lehtë!
Mora vendimin e kandidimit, duke pasur parasysh jo thjesht mërzitjen dhe zhgënjimin e demokrateve pas humbjes së thellë të 23 qershorit, por më tepër nevojën për bashkim me qëllim ngjalljen e shpresës dhe besimit.
Me shpalljen e kandidimit mora të gjithë përgjegjësitë e mia qytetare dhe patriotike përpara demokratëve, shqiptarëve dhe vendit tim.
Fatkeqësisht dëshira, vullneti dhe përkushtimi im ndeshën në murin e arrogancës së KOLLTUKOFAGEVE që i shkaktuan demokratëve humbjen e 23 qershorit.
Këta humbës të mëdhenj vazhdojnë akoma ta konsiderojnë PD-në si pronën e tyre me të drejtën e trashëgimisë mbi të.
Qëndrimi i mëtejshëm i këtyre kolltukofagëve në krye të PD-së, do ta dëmtojë rëndë imazhin dhe të ardhmen e PD-së.
Që nga viti 2008 e kam ngritur disa herë zërin në forumet e PD-së, por edhe publikisht duke paralajmëruar për fenomenet negative që po shfaqeshin në qeverisjen e PD-së, por askush nuk mori vesh, dhe ja ku erdhi humbja e 23 qershorit, për të cilën realisht jemi të gjithë të brengosur.
Pavarësisht vendimit të kryesisë që humbi zgjedhjet, mosha ime, përvoja, vullneti, idealizmi, ndershmëria dhe përkushtimi, më lejojnë, më inkurajojnë dhe më bëjnë optimist për vazhdimin e karrierës politike në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Jam futur në politikë me vullnetin tim të lirë më 8 dhjetor të vitit 1990 në moshën 23 vjeçare, dhe jam i sigurtë se do të jem për një kohë të gjatë në politikë për të vazhduar kontributin tim për Shqipërinë.
E dua vendin dhe popullin tim. Jam optimist për të ardhmen.
Z A Biberaj , nuk te njofe nga afer,por te kam njofur si politikane.Kam respekte per ty.Ti nuk duheshe te largoheshe nga PD dhe te krijoje FRD.Ti duheshe te rrije ne PD dhe aty me shoke te tjere te reformoje PD.Ti aktualishte je nenkryetare i partise FRD.Si munde te kandidoshe ti per kryetar te PD.Une kam respekte per ty dhe jam dakorte te kandidoshe dhe te fitoshe. Por partia PD nuk eshte prone as e Berishes ,por as prone e jotja.Me vjene keqe per ty , se une dua qe ti te jesh kryetar i PD, por ti krijove parti tjeter.Une mendoje se nuk te kane ngrene asnje te drejte komisioni.Te sugjeroje te rihyshe ne PD dhe te kandidosh per kryetar pas zgjedhjeve te ardheshme lokale.
More Biberaj, Shqiptareve do i besh nder te mos merresh me politike.
Te kishim harruar dhe emrin. Dole nga strofulla.??
Ku e gjen gjithe kete kurajo idioti mbas varavingos qe bere me FRD. U katandisem keshtu pse te ra radha dhe ty te merreshe me politike ne dhjetor te 90. Paske qene palaco fare.
Ke te drejte ne demokrateve te vertete na duhet ne krye te çetes sone vetem Sali Berisha.Nuk me hiqet nga mendja mallengjimi i tij ne momentin e dorehqjes.Sa u prek e u mellengjye nga lotet tona qe nuk na jane thare akoma.Kushedi se çfare mendonte illi ine polar ne ato momente kur ne populli i thjeshte e qanim si te na kishte vdekur.I mbushi syte me lot.Pa le kur te vdese si do te me qajne ,mendonte doktor adhamudhi me vete.Ha ha harrojeni sa me pare doktor menxyren.Hidheni kete kancer prapa kraheve.
Biberaj, hiq dore nga ajo parti pasi sehste demokratike. Ndoshta edhe tek FRD te kane dal probleme por shiko bashkohu me Shenasi Ramen dhe forumin per demokraci dhe krijoni nje levizje te tipit Pepe Grillo per Shqiperin.
Nuk jane kolltukofage ata qe te nxorrne jashte, po kristianofage o Leke Byberi!