Rrënim i mëtejshëm ose Rilindje!

1 Korrik 2013, 20:10Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Siç po duket, Sali Berisha ka piketuar kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha, si pasardhësin e tij në Partinë Demokratike. Me autoritetin e padiskutueshëm që ka në parti, edhe kur populli e zbon në mënyrë turpëruese nga pushteti, Sali Berisha s’mund t’ia linte këtë proces kaq delikat rastësisë dhe iniciativës së lirë të individëve që duan të marrin në dorë frenat e partisë më të madhe të opozitës. Zgjedhja e Lulzim Bashës sipas parimit “një anëtar, një votë”, po përdoret nga Berisha që t’i rrisë atij autoritetin përballë kastës së vjetër drejtuese në parti që s’e kanë parë kurrë Bashën si pjesë të PD-së.

Janë shumë arsye se përse Berisha e do Bashën në krye të PD-së. Lulzim Basha ka dhënë shenja se është besnik i Familjes dhe gjatë gjithë kohës është sjellë si një bir shpirtëror i Berishës. Mbi supet e tij rëndojë çështje të rënda penale të cilat nuk janë hetuar falë mbështetjes që ka marrë nga Berisha. Posti i kryetarit të opozitës shihet prej tyre si një mburojë shumë e fortë për ta patur si alibi se çdo procedim i mundshëm penal ka sfond të pastër politik. Megjithatë, në planin strategjik të Sali Berishës, Lulzim Basha ka avantazhin se nuk është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Sali Berisha është shumë i qartë kur i përzgjedh individët në poste drejtuese. Presidentin e Republikës e zgjodhi me probleme shëndetësore, i tillë që të mos kishte ambicie të tjera sfiduese siç pati me zotin Topi. Kësisoj, qenia e Lulzim Bashës jashtë dyerve të parlamentit, aty ku bëhet politika e vërtetë dhe merren vendime të rëndësishme, është një tregues se Berisha kërkon të jetë ai violina e parë në ballafaqimin pozitë- opozitë. E kush tjetër më mirë se ai do qe i zoti të përballej me atë fuqi që zotëron tashmë në Kuvend koalicioni i majtë? Një kryetar opozite brenda në Kuvend, praktikisht e nxjerr jashtë loje Berishën. Dhe këtë ai e di shumë mirë.

Dhe, për ta kuptuar më mirë këtë strategji të Berishës, mjafton të lexojmë me kujdes midis rreshtave të letër- përgjigjes që ai i ktheu një adoleshenti naiv, pikërisht pjesën ku thotë se “do luftojë si luan i vërtetë 18 orë në ditë, në parlament e kudo, që PD-ja të fitojë përsëri.”

Një kryeministër dhe kryetar partie, të cilit populli i bëri dalje nga politika me votë masive dhe mori mbi shpinë gjithë përgjegjësitë e humbjes, s’ka më asnjë kuptim që të vijojë të ketë ambicie të tilla. 18 orë në ditë ka pas luftuar vetëm Sali Berisha i para 23 qershorit. Ishte modeli që kërkonte të zotëronte dhe abuzonte gjithçka në këtë vend duke shfrytëzuar çdo orë të ditës, e duke na mbirë me dhjetra herë në ditë nëpër ekranet televizive. Ishte pikërisht kjo luftë 18 orëshe në ditë që ua solli shqiptarëve në majë të hundës atë dhe gjithë kastën e tij qeverisëse.

Përsëritja e kësaj skeme të dështuar, tashmë nën petkun e një anëtari të thjeshtë që drejton në prapaskenë, është dhurata më e mirë që i bëhet pushtetit të ri që po vjen. Kjo do sillte zbehjen e mëtejshme të çdo lloj mbështetjeje që pritej të vinte nga njerëz që i kanë qëndruar larg kësaj partie për shkak te drejtimit autoritarist nga Sali Berisha.

Në kushtet ku sot ndodhet, Partia Demokratike s’mund të mbijetojë më nën hijen e Sali Berishës. Nëse Berisha vërtet do që ajo parti të vijë në parametrat ku ka qenë dhe të jetë alternativë qeverisëse, ai duhet të largohet personalisht edhe nga jeta parlamentare. Qenia e Berishës si pjesë aktive në Parlament, praktikisht mbyt çdo zë kundër dhe e kthen PD-në në pikën zero, aty ku qe deri më 23 qershor. Po nuk e kuptuan se vota plebishitare e shqiptarëve qe që Sali Berisha të zhdukej nga skena politike dhe PD-ja të bënte një vetëpastrim të përgjithshëm të të gjithë atyre që ua ulën kokën si parti, atëherë kjo forcë politike duhet të shpresojë të vijë në pushtet vetëm pasi Zoti, ashtu siç bënë me votë tokësorët, t’ia ndërpresë ciklin biologjik Berishës e ta çojë në…

Po a mundet opozita të mbetet peng e të kaluarës së saj? Vetëm fuqia transformuese e anëtarësisë do na e tregojë se cila do të jetë e ardhmja e kësaj partie. Dhe, si për ironi të fatit, kjo anëtarësi ka si zgjedhje vetëm dy rrugët që ish opozita i ofronte elektoratit: Rrënim i mëtejshëm ose Rilindje!

5 komente në “Rrënim i mëtejshëm ose Rilindje!”

  1. anonim says:

    Bravo per artikullin.

  2. Agroni says:

    Titulli i artikullit, fillimisht mua mu duk dashakeq per RILINDJEN E VERTETE.
    Mendova qe ta lexoj deri ne fund.
    Jam plotesisht dakort me konkluzionin qe anetyaresia e PD-se ka vetem dy rruge:
    ose RILINDJE E PD-se pa Sali Berishen,
    ose Rrenim i metejshem me Sali Berishen.

  3. bushi says:

    Jo more doni opozit ju te PS qorre shurrdhe dhe memece .Harrojeni populli do te dije ku shkojne parret e tij..Harruat Ballen ,Tahirrin shpifes.Harruat qe pa te drejte sulmuat Meten qe I puthet by…n tani?.Harruat qe braktisnit parlamentin?Tani do ju shohim.Ne hall eshte ai qe qeveris dhe do shihni Edin qe te flas me vehte shume shpejt.

  4. geno says:

    PD do refromohet, kur te rregullohet fuutra e Argites, o zoterinje shiko se cfare ka sperme ka Saliu qe ka sjell ne jete nje vajze moster dhe nje djale me dhembe si mi dhe gjykoni se cfare shpirti ka

  5. Rez Gorica says:

    Ore lereni reformimin e PD. PD nuk vjen as per 50 vjet ne pushtet, por shikoni qeverine e re qe po gatuhet.

    Po shikoj neper blogje emrin e nje sharlatani qe quhet Petrit Vargu dhe qe permendet per minister shendetesie.

    Nqs Rama kete e quan rilindje, atehere cfare eshte rrenimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje