Kosova, më keq se Bosnja

28 Qershor 2013, 22:43Blog TEMA
Kosova, më keq se Bosnja

Kur vite më radhë paralajmëroja se Kosova rrezikon të copëtohet si Bosnja, paskam qenë optimist e jo realist. Me ratifikimin e marrëveshjes Kosova u bë më keq se Bosnja. Plani i Ahtisaarit ishte më i mirë se marrëveshja e Dejtonit e më i keq se marrëveshja e Ohrit. Tani marrëveshja Kosovë – Serbi si një mbindërtim i planit të Ahtisaarit, tejkalon shumëfish Dejtonin.

Nga Nexhmedin Spahiu

E di që shumë lexues sapo të lexojnë një koncept që më duhet ta përdorë në vijim do ta hedhin tekstin mënjanë dhe nuk do ta lexojnë argumentimin e mëtutjeshëm.  Do të thonë çfarë po na duhet kjo tani kur ne kemi këtë e atë problem. Prandaj e kam të vështirë të shpjegoj rrënjët dhe rrugëzgjidhjet e shumë problemeve në Kosovë edhe pse ato janë të qarta si kristal.

Ligjet e matematikës funksionojnë pavarësisht asaj sa e njohim matematikën

Unë e kuptoj se ka njerëz që e kuptojnë vështirë matematikën apo nuk e kuptojnë fare, por nuk i kuptoj ata që duke mos e ditur matematikën e duke mos u përpjekur për ta kuptuar mendojnë se matematika është e parëndësishme. E deshëm apo jo matematikën, ligjet e saj funksionojnë në jetën tonë.

Kështu është edhe me teorinë për kombet. Neve mund të mos na interesojë se ç’është kombi dhe si funksionon ai. Ne mund ta konsiderojmë se është e mjaftueshme që bashkësinë tonë etnike ta quajmë komb dhe të kënaqemi me kaq. Por, kombet funksionojnë sipas ligjeve të caktuara, dhe ne nuk zgjidhim punë nëse i injorojmë këto.

Ata që i thonë vetit intelektualë duhet të jenë të pajisur me durim dhe të mos jenë të ngarkuar me paragjykime.

Vetëm të tillëve mund t’u shpjegojë se çfarë po ngjet në relacionin Prishtinë – Beograd.

Çfarë po ngjet në relacionin Prishtinë – Beograd?

Një ditë, një i panjohur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë me provokoi se cilit komb takojnë serbët e Kosovës pas marrëveshjes Thaçi-Daçiq.

I thash që i takojnë të njëjtit komb të cilit i kanë takuar pas miratimit të Pakos së Ahtisaarit! E cilit komb pra i takuakan serbët e Kosovës në bazë të paketës së Ahtisaarit? Iu përgjigja se me paketën e Ahtisaarit serbët mbesin pjesë integrale e kombit serb, ata mund t’i shfrytëzojnë të drejtat e komunitetit pakicë në Kosovë, por ata mbesin pjesë integrale e kombit serb. Kjo është arsyeja pse shteti i Kosovës konsiderohet “sui generis”.

Pako e Ahtisaarit: serbët e Kosovës shtetas të Serbisë e nëse duan edhe minoritet në Kosovë

Sipas Pakos së Ahtisaarit të inplantuar në Kushtetutën e Kosovës, serbët e Kosovës mund ta mbajnë shtetësinë e Serbisë. D.m.th ata janë shtetas të Serbisë me banim të përhershëm në Kosovë, për dallim prej turqve, boshnjakëve etj. që janë vetëm komunitete minoritare në Kosovë. Serbet mund t’i shfrytëzojnë edhe të drejtat e tyre si komunitet minoritar në Kosovë.

Përderisa shkollat shqipe në Kosovë janë shkolla kosovare në gjuhën shqipe e jo shkolla të Shqipërisë në territorin e Kosovës, përderisa shkollat boshnjake në Kosovë janë shkolla kosovare në gjuhën boshnjake e jo shkolla të Bosnjës në territorin e Kosovës, përderisa shkollat turke në Kosovë janë shkolla kosovare në gjuhën turke e jo shkolla të Turqisë në territorin e Kosovës, shkollat serbe në Kosovë nuk janë shkolla kosovare në gjuhën serbe, por janë shkolla të Serbisë në territorin e Kosovës. Këto shkolla paguhen me para të taksapaguesve të Kosovës por plan-programet dhe përgjegjësinë akademike ia japin Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë.

Kështu derisa hoxhallarët dhe priftërinjtë katolikë e kanë të ndaluar me ligj të ligjërojnë në shkollat publike në Kosovë, priftërinjtë serbë paguhen nga buxheti i Kosovës për të ligjëruar në shkollat e Serbisë në Kosovë.

Po ashtu me pako të Ahtisaarit, kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë mbesin prona te Kishës serbe dhe jo prona të qytetarëve ortodoksë të Kosovës.

Pse është kjo kështu? Sa është e drejtë etj, le të gjykojë secili, por kjo është Pako e Ahtisaarit, kjo është kushtetuta e Kosovës e votuar nga të gjithë deputetët e Kosovës në përjashtim të Numan Baliqit.

Pse atëherë ne shqiptarët e Kosovës u dashka me qenë komb kosovar dhe jo komb shqiptar më pyeti provokatori i panjohur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë? I thash pse nuk e ke pyetur Ahtisaarin po po më pyet mua. S’kam ditë atëherë me e pyet se i kam besuar Hashim Thaçit po prej kur e kam pa që Daçiqi po e cakton datën e zgjedhjeve në Kosovë më nuk i besoj.

I tregova se përderisa serbi i Kosovës e ka pasaportën e Serbisë e ti nuk e ke pasaportën e Shqipërisë, ai është pjesëtar i kombit serb ndërsa ti nuk je pjesëtar i kombit shqiptar. Shyqyr që Kosova është shtet dhe ti si shqiptar etnik i takon kombit kosovar, përndryshe nuk do t’ishe pjesëtar i asnjë kombi.

Këtu gjithnjë jemi të Ahtisaari. Por çfarë po ndodhë me marrëveshjen e Prillit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Marrëveshja  Thaçi –Daçiq – mbindërtim i Pakos së Ahtisaarit

Me marrëveshjen Thaçi – Daçiq të miratuar nga Parlamenti i Kosovës, tani Serbia në Kosovë jo vetëm që ka qytetarë të sajë me banim të përhershëm në Kosovë, jo vetëm që ka shkolla, fakultete e spitale të saja në Kosovë, jo vetëm që ka kisha e manastire të saja në  Kosovë, por ka edhe institucione shtetërore në Kosovë.  Në fakt, ato i kishte edhe deri më tani, por tani me marrëveshje po legalizohen.

Tani në ligjin kushtetues të Serbisë që do të ndryshojë si rezultat i marrëveshjes do të futet Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë si kategori e saj kushtetuese.

Lidhja siameze mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë

Komuna e Graçanicës do të jetë njëkohësisht komunë e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Serbisë. Përgjegjësitë e saj do të jenë të dyfishta.. Kryetari i Graçanicës do të zgjidhet me ligjin zgjedhor të Kosovës, por votuesit përveç se qytetarë të Kosovës do të mund të jenë edhe qytetarë të Serbisë pa qenë fare qytetarë të Kosovës, sepse lista e zgjedhësve do të miratohet me marrëveshje ku nuk do të kërkohet letërnjoftimi i Kosovës.

Me një fjalë, Bashkësia e Komunave serbe do të jetë pjesë integrale e Republikës së Serbisë po edhe pjesë integrale e Republikës së Kosovës. Kështu, shteti Kosovës dhe ai i Serbisë lidhen mes vete në mënyrë organike si vëllezërit siamezë në ndërkohë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, por edhe nëse dikur e njeh kjo lidhje siameze nuk e humb rrolin e vet.

Kështu për dallim nga Bosnja që sovranitetin e vet nuk e realizon për shkak të ndarjes nga brenda, Kosova edhe kur të bëhet anëtare e OKB, sovranitetin e vet do ta ketë të kufizuar edhe nga jashtë në bazë të marrëveshjes së ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës.

Vetëm ajo çfarë ngjau me deputetë t e “Vetëvendosjes”, jep një fije shprese se një ditë,  kur Kosovën do ta udhëheqin mendje me të ndritura e më patriotike, Gjykata Kushtetuese e Kosovës apo GJND në Hagë do të gjejnë ndonjë vrimë procedurale a lëndore që ta anulojnë ratifikimin në fjalë, por edhe kjo do të jetë gati e pamundur pasi që ratifikimi i marrëveshjes do të krijojë realitete të reja në teren.

P.S. Lidhje siameze d.t.th. kur dy fëmijë binek lindin të ngjitur njëri me tjetrin me ndonjë pjesë të trupit të përbashkët

18 komente në “Kosova, më keq se Bosnja”

  1. Sem Luma says:

    Sa “gjynah” po me vjen more Nexhmedin. Ta paskan lene kombin tend “kosovar” pa shtet, mor zotni. Te paskan marre ne qafe Thaci, Dacici, Amerika, Gjermania, Anglia e Franca. Ta paskan be shoshe komb-kosovarin e shpikur nga ti & co. pas Planit te Ahtisaarit.
    Nese ndjehesh si shqiptar i shtetit te Kosoves, mos ke frike se Kosova dhe shqiptaret e saj kurre me te lire e me te pavarur se jane sot nuk kane qene ndonjehere. (Ti qe merr vesh nga historia, pa na thuaj kur ka pasur Kosova liri me te madhe se sot!? Mos ndoshta ne kohen e Bab-Sulltanit apo te Gospodin Sllobodanit!?…). Mirepo nese je ende “kosovar” per nga kombi, atehere te paska marre lumi ty me gjithe kombin tend, o zotni Nexhmedini!
    Kosova eshte shteti i dyte i Shqiptareve e jo shteti i pare i kombit kosovar, o “profesor”!

    1. Bardhi says:

      Po TI O Sem LUMA LEXO NJEHERE SHKRIMIN E PASTAJ KOMENTO.

  2. inspektori says:

    Prape i paskeni botuar shkrime ketij islamikut qe adhuron turqit.

    1. inspektor.. Shikoj ti Rumunet tuaj ultra-Ortodokse se po ju q. faren e Nanes se met vetm duke i shikuar e akuzuar te tjeret e nuk e shikoni veten se deri ku keni degjeneru.

  3. ali says:

    O Mero Baze e di se gazeta jote eshte e hapur per te gjithe dhe mire ben sepse tregon shpirtin tend

    demokrat dhe nga kuptoj une ketej nga ”fundi botes”, njera nga aresyet qe Ti je prishur me Berishen

    ka qene moskonkordimi i pikpamjeve dhe i qendrimeve. Por nuk e kam ketu problemin ,por gjetke :

    Une vetem propozoj per te miren e gazetes tende dhe prestigjit tend si gazetar e president i kesaj

    gazete prestigjoze , qe ka luftuar e vetme kunder regjimit diktstorial te Berishes. Fjalen e kam konkretisht

    te nje fare Nexhmedin Spahia, Fatos Lubonja, rralle here del Kapllan Resuli . Sidomos i pari, Nexho ,sic

    i therrisni ju nga zona juaj, do besh mire mos na hidhero me antipatriotizmin e tyre .Nuk lene rast pa
    denigruar shqiptaret. Nuk di ai Fatosi eshte i biri Todit apo e kam gabim ???!!!

  4. ali says:

    O dardan Ti qenke nje koqe gomari qe se ke shokun !!! Vaj medet per trurin tend bosh ! Na ke vene edhe nje

    emer te bukur ”dardan” , por ne fakt je nje mjeran, nje fanatik i ndyre i berishizmit. Ne shqiptaret e Shqiperise

    i dime krimet e Berishes, por me cudit fakti se Berisha ka bere edhe me shume krime ne Kosove gjate luftes

    se UCK,duke e quajtur ate ”terroriste”, ndihmoi makinen vrastare te Milloshevicit me nafte e gjera te tjera

    qe kosovaret te gjithe e dine,vecse Ti se paske marre vesht . Po cfare harxhoj edhe une kohen me ty,me nje

    injorant si ty , Ramushi,etj. Shqiperia kurre s’ka qene Rumune dhe kurre s’do te jete e tille,ndersa Edi Rama

    eshte 100 here me patriot se Ti zoti dardan . Por me sa duket qenke frymezuar nga i ”madhi” BERISHA !
    Po deshet merreni ne Kosove Berishen si keshilltar. Jua kemi falur ! Ne kemi keshilltar Toni Blerin !!!!

  5. Taulant/Tirane says:

    Lufto ti dhe une ,I dashur Nexho qe shqiptaret e Kosoves te marrin dhe nenshtetsine shqiptare .Dhe te gjithe te behemi nje shtet.Shiko me pozivitet dhe aspire bashkimin ,si venie ne vend e padrejetesise njeshekullore dhe mos I ik turravrap te vertetes .Pergjate nje shekulli kurre nuk kemi qene me afer…dhe kemi aspiruar bashkimin kur ka qene shume me larg..

    1. WEB says:

      Ty taulant te kam shkuar njehere, qe te jesh mire me veten tende te duhet nje shishe uthull ,qe ta pish me fund ,nexhmedinit i rreh larg trumpeta ndersa ty te rreh ora 12.00.Nuk arrin te kuptosh qe shkrimet gazetareske nga kosova kunder amerikes vijne nga vrimat e thella islamo-turkoshake ?vetem nje islamik i regjur eshte ne gjendje te urreje ameriken ,keta tipat ishin te vetmit qe mbas luftes falenderonin turqine per clirimin e popullit te kosoves ne vend te amerikes

  6. natyralisti says:

    Ooooo Nexho, matematika nuk ka ligje o taj! Shkencat e natyres si fizika, kimia, etj., kane ligje.

    1. Matematikani says:

      O natyralist, nuk e kupton ti qe shprehja eshte kontekstuale, dhe pastaj profesorit te matematikes ia spjegon keto? Cfare jane teoremat e aksiomat vecse ligje te matematkes?

  7. antipatrea says:

    …”P.S.Lidhje siameze d.t.th.kur dy femije….” – Sa te mencur keta dardanet ore… Edhe ne Gales thone anglezet,birrat shkruajne nga poshte “hapet nga ana tjeter” – Rrini or te trashe me Serbine,se nuk ka menyre me te mire te luftosh serbin se sa ti ngjitesh pas budallenj te klasit tuaj….Yshhhht

  8. The 1000-years Empire. says:

    Mos u tut o Nexhmedin, se per 10-vite as do ti plas me njeriut as per Kosove e as per Serbi, sepse do te jene pa kufi ne Europe dhe brezat qe vijne nuk do te ndahen me ne Serbe e Kosovare, por do te jene shtetas Europian.

    Ti Nexhmedin neqoftese nuk je dakort me kete, mundet qe te marresh nenshtesine Turke dhe te jetosh aty.

  9. Flm Nexhmedin, qe ke kurajon te thuash Te Verteten
    Qe Kjo qe Loja: ” Shqiptaret ne GIJOTINen E RE/ Newborn !!!”
    Keshtu pra u kry shqiptare!
    Vijoni brohorisni !
    Ju don baca fort, ne darke ne shtepi pysni cunin tuj: or cun, a si e ha ujku magjarin?
    Ka me t’thon: e shqyn copacopa tuj i thon ‘sa i qut si m’qeke’!
    Masnej m’ thoni, kta (serbi, rusi, greku, usa, kurva motit ) qe punojn per vedi
    a kta e kan fajin,
    a gomori ?!
    Cullt kan m’u pergjigj: ene pak me t’ paaaaallmen ene UuuuuKI/ ujku tash po na faron krejt or bab!

    Kshtu gamor- shqiponjat trima liridashese.
    Liria nuk dhurohet!,
    A e mani men kur AdemJasharin e late vetem tre ditenete, tash keni lane mes kater Ferresh femijet tuj,
    Kaq meritojme trimat e baces!
    Shkoni ke vorri i thoni: te lame vetem Ty, tash u kry Bace ene per ne!!
    Kaq meritojme!

    1. Robert Permeti says:

      Per te ardhur keq,jo per problemet qe ka sot Kosova apo Shqiperia,shqiptaret apo kosovaret, por per menyren se si komunikojme me njeri tjetrin, gjithe tallje, mendjemadhesi dhe urejtje. Kjo menyre komunikimi eshte fatkeqesia jone shekullore qe quhet perçarje,kjo menyre komunikimi eshte sherbimi me i mire qe i behet beogradit. Lufta me efikase eshte kur ajo behte nga brenda. Sot mund te shprehet lirisht çdonjeri nga ne, por kjo nuk do te thote se harbuteria mund te nxjerri konkluzione, aq me teper kur eshte fjala per dinjitetin kombetar,dinjitetin shqiptar. Te mesohemi te mos flasim shume, por pak e sakte.

      1. Skygreenplus says:

        TË LUMTË ROBERT PËRMETI!

  10. Albana says:

    Bravo Nexhi qe vazhdon te besosh tek njeriu dhe kapaciteti i tij per te kuptuar e avancuar perpara.
    Me vjen turp kur lexoj disa komente boshe dhe pa asnje vlere (per te mos thene me keq).

    Vazhdo Nexhi, si perhere, se ne fund fare diçka do te mbetet ne keto kokat e lodhura qofte te shqiptareve, qofte te kosovareve…

    Perqafime,
    Albana

  11. Redaktori says:

    Nuk ja vlen qe ta komentosh fare kete Nexhmedinin. Lereni aty ku eshte, se do ti duhet prape Sales dhe Lul Bashes per ndonje vote ne 2017-en, bashke me Koqevaret e tjere!

  12. ali says:

    Albana emrin e ke te bukur,por trurin ”Laraske” . Mbeshtetja jote Nexhit turkoshak eshte vendimtare ! Vazhdo!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje