Nga viti 2009, rritja e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 23 qershorit ishte plot 200 mijë – nga 1.54 milion në 1.74 milion. Duke llogaritur se rreth 50 mijë nga pjesëmarrësit në zgjedhje mund të kenë qenë emigrantë, i bie që rreth 83% e popullsisë në moshë votimi që jeton në Shqipëri ka marrë pjesë në zgjedhje. Në qoftë se zgjedhësit që votuan për PD-në në 2009-ën, si dhe bijtë e tyre që arritën moshën e votimit në 23 qershor, do të kishin votuar përsëri për të, ajo do të kishte 40.2% të votës në rang kombëtar, ose rreth 690 mijë vota të vlefshme (këtu presupozohet që PD-ja do të kishte marrë edhe rreth 20 mijë vota nga emigrantë të ardhur për zgjedhjet).
Por PD-ja mori vetëm 30.6% të votës në rang kombëtar, ose rreth 525 mije vota te vlefshme… Dhe ku shkuan votat e 165 mije votuesve potenciale te PD-se?
Vetëm fare pak prej tyre duhet të kenë ndenjur në shtëpi në 23 qershor, sepse pjesëmarrja arriti një nivel të krahasueshëm me vitin 1992. Një pjesë e votuesve të PD-së mund të kenë shkuar brenda koalicionit të djathtë, kryesisht tek PDIU-ja dhe PR-ja, të cilat e rritën peshën e tyre elektorale përkatësisht me 1.7 dhe 0.9 pikë. Një pjesë tjetër mund të kenë shkuar tek partitë e reja si FRD dhe AK, të cilat morën përkatësisht 1.7% dhe 0.6% të votës në rang kombëtar.
Por destinacionet e mësipërme janë shumë të vogla për të akomoduar numrin e madh të zgjedhësve që u larguan nga PD-ja (bëhet fjalë për jo pak, por rreth 165 mijë votues potencialë të saj, të cilët nuk votuan për të). Një numër shumë i madh i tyre duket se ka shkuar tek koalicioni i majtë, i cili e rriti peshën elektorale me 6.3 pikë. Dhe brenda këtij koalicioni, duket se LSI-ja, e cila e rriti peshën elektorale me 5.7 pikë, ka qenë destinacioni kryesor i votuesve potencialë të PD-së. Ndërkohë një pjesë e tyre e vogël mund të kenë shkuar tek PS-ja, e cila e rriti peshën elektorale me 0.6 pikë.
Përse ky eksod i madh i votuesve potencialë të PD-së kryesisht drejt LSI-së, si dhe drejt partive të tjera të majta e të djathta? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, si dhe për të analizuar përthyerjet lokale të eksodit, duhet kryer një studim i thellë me të paktën 10 mijë të anketuar në të gjithë vendin. Në mungesë të tij, mund të bëjmë vetëm hamendje…
Ore “nipce”Te njojta shpejt kur me erdhe ne Boston.se ke ngrene nje luge corbe te qelbur ne stanet e komunizmit,dhe prandaj te perzura nga shtepia ime.Keshtu eshte kur nga trendafili del ferre qe gevisht zemrat e bashkeatdhetareve per nje cope rroge nga borderoje e te kuqvet.
ky ishte pikerisht nja nga gabimet fatale te berishes qe ne koalicionin me lsi ne 2009 i dha shume fuqi lsi-se.
i dha ministrite kyce qe meta te kishte mundesi te terhiqte te djathte duke ju siguruar vende pune(qe tek berisha i humben)plis ministri me lek qe meta te blinte sa me shume.
demokratet me mire e gjeten veten te meta se berisha.
O Zaloshnja ne baze te ritjes se populllsise qe votonte kete vit . elektorati I PS-se nuk eshte ritur ASPAK
Se PS-ja ka marre vetem 90 mije vota me shume , kur nderkaq elektorati eshte ritur me 200 mije njerez
Por eshte e vertete qe nje pjese e elektoratit te PD-se kane votuar per LSI-ne qe I futi ne Pune dhe nje pjese tjeter po per shkak te LSI-se qe I la pa pune nuk kane votuar fare per PD-ne. shto ketu qe elektorati cam qe votonte per PD-ne doli me vete ,
Sala I kishte fituar votat nqs nuk do ti jepte hapesira aq te medha ne qeveri Ilir Metes. si dhe te kishte zhvilluar nje propaganda patriotike kunder njerezve te grekut qe gelojne ne kryesine e PS-se
Sala e humbi kot fare __Kjo opozite e kesaj radhe me PS-ne ishte opozita me e diskretuituar , ever , se keta edhe ne opozite dhe ju doli name si te koruptuar dhe hajdute nga forumet nderkomebtare …Por Sala nuk e shfrytezoi kete fakt
O Sejfi, te ka ngelur ora mbrapa, vazhdo te luftosh me mullinjte e eres !
Besoj se i pe perqindjet qe kishte “Balli Kombetar”, ate lugen e corbes te qelbur e hengre ti nga gjermanet gjate Luftes se II Boterore , ndersa tani hengre nje cop .ut qe ka per te ngelur ne fyt.
ky ishte pikerisht nja nga gabimet fatale te berishes qe ne koalicionin me lsi ne 2009 i dha shume fuqi lsi-se.
i dha ministrite kyce qe meta te kishte mundesi te terhiqte te djathte duke ju siguruar vende pune(qe tek berisha i humben)plis ministri me lek qe meta te blinte sa me shume.
demokratet me mire e gjeten veten te meta se berisha.
I nderuar z. Zaloshnja!
Ju vazhdoni te beni gabime ne perllogaritje te numrit te votuesve. Qe te besh ne analize ne baze te te dhenave duhet qe keto te dhena te jene sa me sakta qe te jete e mundur. Ne kushtet e Shqiperise ne nuk kemi asnjehere te dhena te sakta. Te pakten deri ne vitin 2011(zgjedhjet lokale) te dhenat mbi numrin e votuesve nuk ka qene asnjehere i sakte, per shkak te manipulimeve te medha, qe do te thote qe ato te dhena nuk mund te merren fare si baze per analiza te metejshme. Prandaj cfaredo rezultati te na e paraqisni JU, ai nuk do te jete i sakte. Keshtu eshte e kote te flasim per rezultate.
Nje shqetesim tjeter qe e kam ngritur edhe nje here tjeter ne nje shkrim tuajin, mbi zgjedhjet, eshte ai i perdorimit te fjales “pike, perqindje”. Ketu ju e keni komplet gabim sepse nuk mund te perdoresh te dy fjalet se bashku. Me siper ju shkruani “Një numër shumë i madh i tyre duket se ka shkuar tek koalicioni i majtë, i cili e rriti peshën elektorale me 6.3 pikë. Dhe brenda këtij koalicioni, duket se LSI-ja, e cila e rriti peshën elektorale me 5.7 pikë, ka qenë destinacioni kryesor i votuesve potencialë të PD-së. Ndërkohë një pjesë e tyre e vogël mund të kenë shkuar tek PS-ja, e cila e rriti peshën elektorale me 0.6 pikë.”…keto shifra nuk jane pike por jane perqindjen. Ne matematike, piket kthehen ne perqindje e anasjelltas, por kurre nuk perdoren te dyja se bashku. Je komplet jashte cdo lloj llogjike matematikore!
Ju lutem, me shume seriozitet, nese deshironi qe te jeni sa me informues per lexuesit!
Po votata e vjedhura ??????
Doja te shtoja edhe dicka ne lidhje me ate qe ju e quani “rritje” te LSI-se. Kjo nuk eshte realiste por duhet pare ne aspektin tjeter. Nese LSI nuk do te ishte bashkuar me PS dhe do te garonte vetem apo se bashku me PD-ne, ajo jo vetem qe nuk do te merrte as 4 mandate(aq sa i kishte), por do te humbiste edhe me thelle. Vete fakti qe PS ishte faktori kryesor i fitores se pritshme, ne kushtet e gjendjes mizerabel te ekonomise shqiptare, beri te mundur qe te gjithe buxhetoret qe ishin te detyruar(si gjithnje vitet e fundit per zgjedhjet) ti jepnin voten LSI-se ne kembim te mbajtjes se vendit te punes. Duke mos harruar qe sado edhe nje mandat te merrte LSI, ajo duke qene aleate e PS-se do te merrte pjese ne pushtet edhe hakmarrja ndaj atyre qe nuk ua dhane voten do te ishte e madhe. LSI nuk eshte parti me e mire se sa PD. Mos harrojme edhe pagesat e shumta qe beje disa pjestare te LSI-se per blerje te votes. Ketu duhet kerkuar “suksesi” i LSI-se! Sukses i bazuar ne shantazhe dhe jo ne merita.
bravo kritiku ,,analize e sakte
Une habitem me faktin, se perse disa analiste dhe politikane ketu ne Shqiperi, mendojne se votat e PD-se kane shkuar te LSI-ja.
Para se te jap opinionin tim, dua qe te theksoj, se votat e njerezve ne vendet demokratike, se pari kushtezohen nga qeverisja e partise ne pushtet dhe ekonomia, e cila e perkthyer ne shqip do te thote, qe po keq-qeverise nuk merr vota nga populli, dhe po pate nje qeveri te sukseshme do te rizgjidhesh perseri!
Megjithate le te futemi ne mendimin partiak dhe tribal, qe keta analiste dhe politikane kane, per voten e PD-se. Ketu une nuk dua qe te zgjatem shume (sepse gjerat duken), por do te shtoj se PD-ja si Parti politike, ka qene gjithmone minorance ne Shqiperi (pervecse 1992-isht), per vete faktin, se kjo parti i ka zhgenjyer dhe keq-qeverisur Shqiptaret keto 22-vitet e fundit!
Si konkluzion, PD-ja nuk humbi sepse votat e saja i shkuan LSI-se, por sepse kesaj here, votat u numeruan ashtu si i hodhi populli Shqiptar, pa vjedhje dhe manipulime!!!
Ne Shqiperi asnjehere s’e ka mare fuqine shqiptari me i afte,me me orizont, gjithemon kane drejtuar grabitesit e pushtetit,intrigantet,ndaj edhe votat per ta pakesohen.Rama ka shans per ndryshime te verteta,por pa e sabotuar nen rogos ziliqaret politikane.
Ndryshe perseri na ndjek mjerimi.
o Eduard mblidh mor mendjen dhe mos shkruaj budallalleqe se po cvleftesohesh fare dhe nuk po te degjon asnjeri!!!!!
Ndersa une mendoi se realisht duke i zbritur edhe nja 10-12 deputete per arsye te fallsifikimeve,presioneve ndai zyrtareve,rrogetareve,dyndjes se 4-5 mij kosovarevbe e marifete te tjera, realisht partia demokratike nuk i kalon 35 deputete.
me cfare kane ble PS dhe sidomos Bleresja e perhershme LSI diferencat e votave aty kerkoji o edi me difekt ne koke si ai qe te ka paguar. PD humbi votat nga kjo mafie e po keshtu nga mafia rep. e ajo came, te gjithe e dini mire se cfare eshte pd dhe berisha prandaj nuk pushoni se lehuri dhe tani qe dy bukuroshet tuaj i kane “fituar” te gjitha
Ne mendimin tim dhe per ate qe une njoh nga afer, ne pjesen derrmuese votat shtese te LSI vinin nga votues te majte(kryesisht PS por edhe partite e tjera me te vogla,gjithmone te krahut te majte)si dhe votues te rinj me te cilet u punua intesivisht.
PS pati rritje te madhe me votues te pavendosur(gri)ne zonen e fshatit ashtu siç pati dhe nje rrjedhje modeste drejt Lsi e favorizuar edhe nga aleanca e krijuar.
Eshte normale qe ne nje parti te madhe edhe pse ne opozite te ndihesh me pak i perfaqesuar nga megallomanet e struktuarve drejtuese se sa ne nje tjeter parti qe nuk vuan nga “obeziteti” struktural si Lsi qe favor kishte edhe te qenit ne pushtet deri ne muajt e fundit.
Rritja me votues dhe deputete e LSI ndryshe nga ç’mendohet ka per te qene nje barre e rende per tu menaxhuar. Eshte si nje familje me kater pjestare qe me lindjen e fundit u katerfishua. Do qajne e ulerisen te kater njeheresh dhe mbi te gjitha duhen ushqyer njelloj dhe ska “bllok” qe ti mbaje……
Sipas meje:
PD pati nje renie qe mund te ishte dhe me e madhe por qendron aty fale militantizmit qe sakrifikon per partine. ( E meritonim – thote nje votues tradicional i PD) Ne mos korrupsioni ishte arroganca, ishte injoranca qe po ngjitej pa frike ne majat e pushtetit, ishte shperfillja e njeriut ne nevoje. A ju besohet se njerzit e ketij pushteti kane marre bakshishe dhe nga invalidet, te semuret e jo me nga rrogetaret e ulet qe po e po. Besoni qe bakshishi ishte me i madh se parate qe perfitoheshin nga puna dhe te mbetej vetem shpresa per nje dite tjeter?
Dhe kete e shtonte propoganda bajate e udheheqjes e vete te PARIT , Saliu dhe salinjeve te vegjel qe nate me nate e ore me ore i gjeje ne cdo ekran.
Dhe nje gje frika se KY SALIU do na rrinte dhe 30 vjet tjera . Ai zotohej por dhe njerzit menduan se mos ndodhte vertet, ndaj u vetembrojten me vote nga kjo pperjetesi e pa deshiruar. Ka te tjera plot sa gjithkush kishte nje arsye te thoshte JO. De besoni shume te tjere kane votuar PO vetem nga militantizmi e jo merita.
LSI do te kishte patur te njejtin fat si PD nese ishte me PD apo me vehte.
Ishta lidershipi i saj qe kishte zhgenjyer votuesin e majte te LSI, ndaj kete zhgenjim do e paguante me vote. Dhe do e pesonte keq. Te majtet e LSI prisnin kete rast per ta goditur. Pastaj nuk e harronin 231 Janarin qe kishte pike nisje LSI.
Ne mars ishte AK ( aleanca kuq e zi qe kishte sipas sondasheve rreth 15 %
Ishte FRD qe kishte diku 4-5 %
PD dhe LSI ishin njelloj shkaktare te gjendjes.
Por koalicioni i ri i cili per hir te se vertetes vuri ne siklet PS qe pranonte LSI dhe siklet LSI qe nuk pranohej nga PS ( votuesit) godidi frymen opozitare te PS .
AK u fry ne kete rast, filloj te hiqet si force e pare, nuk shihte me PS e te tjara parti opozitare, AK po shkonte drejt nje deliri sa shqiperia reale nuk po i mjaftonte per ta qeverisur dhe kerkoinje shqiperi te madhe e ne vend te vinte vetulla nxori syte, filluan goditjet nga jashte, filloi te rrudhet, po i binte kallai.
Ne kete situate kur i kerkohet koalicion nga PS ende nuk i kishte rene temperatura por kerkon shume deputete te sigurte, kerkon qiqra ne hell. S merr asgje. tullumbacja cfryhet, elektoroati i saj kupton se ishte i mashtruar.
Ku te mbytej antarsia e AK ?
Lind marrveshja PS LSI . PS kishte refuzuar ambicjet e AK atehere kjo pjese gjeti vend ne LSI. Ne LSI u mbeshteten dhe te pakenaqurit e listave te PS te cilet po ashtu duke mbetur te majte ndalen ne LSI.
Situata beri nje goditje per FRD pasi te djathtet e paknaqur te PD te cilet ishin te FRD u kthyen ne PD nga frika e fenomenit LSI ne vitin 2009, por listat e PD me socialiste te thekur tip kastriot Islami, Kadeli e Dogjoni e beri PD nje BLU te perzier me te KUQE qe nuk motivoi por demtoi. Te gjithe ata qe ishin me pare deputete tashme ishin kunder. Streha e tyre e re ish Partia Republikane, LSI e ne fund te fundit PS
Sipas meje dhe rezultatit e fituara e madhe eshte PS
se: 8 vjet opozite dhe vetem rritet duke qene konseguente ne qellime dhe ne nje beteje te madhe te luftes kunder blerjes pushtetit dhe opozites brenda opozites nga te bleret prej pushtetit.
etje etje
O sejfi! Qenke i paburreri!Nuk permendet asnjehere NDERI! Nga familja qenke PROTOPAPE, por nuk paska mbetur gje e mire nga ato kriminelet e vjeter! KRIMINELI PJELL KRIMINELE!
@Oketo!Po cfare ke more djalosh qe me dukesh si dylber.Une fola me nipcen tim ,si dajo me nipin.Sa per gjermanet ,ti duhet te lash gojen dhe mos e bej si dhelpra ,se je gati te martohesh me nje prostitute gjermane vetem qe te te beje dokumentat e qendrimit
I papritur ish verdikti,
Per Sali e kompani,
Po me shume syte i hapen,
“Analistet” bardh e zi!
E cfare analize mund te baje nji ekonomist serioz zgjedhjeve shqiptare,kur mbas vitit 1992 asht viti 2013 qi jane ba numrime te votimeve deridiku te sakta.
Cdo krahasim i ketyne zgjedhjeve me zgjedhjet e 2009,2005 apo te tjera ku kutite jane mbushun me blloqe fletevotimesh edhe te pa shqituna,apo ku kane votue antaret e qendrave te votimit ne emen te emigranteve asht nji absurd.Mbas ketyne votimeve shpresojme qe me te tjerat qe do te vine do te mund te bahen krahasimet statistikore.
Zaloshnja ju duhet me e dite se kur ka deviacione apo nderhyrje nuk ke pse ban studime statistikore,prandaj asht ma mire me heshte se tue fole me keto te dhana ju e nxjerrni vehten kallp.