Në Tiranë të dielën u zhvilluan zgjedhjet. Sali Berisha i lau me gjakun e të tjerëve e në fund edhe me lotët e tij. E tmerrshme.
Pikëlluese të thuhet, por përgjakja pritej të ndodhte edhe në këto zgjedhje, sepse këto po i organizonte dhe në to po merrte pjesë ish-presidenti dhe kryeministri i deritashëm i Shqipërisë, disaherë i dëshmuar si vrasës i shqiptarëve.
Në kontingjentin e shqiptarëve të vrarë gjatë sundimit të Sali Berishës bëjnë numrin e trishtueshëm edhe kosovarë. Janë të panumërt kosovarët e shtruar në dru nga SHIK-u i Berishës dhe Gazidedës. Biznesi i kosovarëve në Shqipëri gjatë sundimit të tij të gjatë ka qenë më i pasigurt se sa ka qenë po ai biznes në Serbi në kohën më të egër të tërbimit antishqiptar millosheviçian.
Plaçkitja, grabitja e dhunimi i kosovarëve përgjatë qëndrimit dhe udhëtimit nëpër territorin shqiptar, kur të shtrënguar nga halli i okupimit detyroheshin që përmes Maqedonisë e Malit të Zi të arrijnë në Kosovë dhe anasjelltas, në kohën e Presidentit Berisha, ka qenë e lejuar institucionalisht dhe e padënueshme ligjërisht. Ishte koha e krizave e luftërave në ish-Jugosllavi. Shqiptarët e Kosovës e të Maqedonisë kishin shpresa te “shteti amë” dhe te “presidenti i gjithë shqiptarëve”, por atyre u doli fjala e urtë se shpesh ku është uzdaja, aty është murtaja.
“Pro-kosovarizmi” e “dashuria” e Sali Berishës në epokën e gjithëfuqishmërisë prej sundimtari në Tiranë, njeh shembuj djemsh të Kosovës të djegur për së gjalli në zjarr si dhe të grabitur e të zhdukur nga struktura të sigurimit shtetëror.
Regjimi i Sali Berishës ka qenë veçmas i egër dhe i pabesë ndaj atyre njerëzve të devotshëm të përpjekjeve për lirinë e Kosovës, të cilët si idealistë dhe atdhetarë të kulluar patën iluzionin se në vendin e tyre amë do të mund të përgatiteshin për luftën e domosdoshme që po i afrohej vendit të tyre. Janë të shumtë ata që Berisha arrestonte edhe pse ata njerëz fare të thjeshtë e të varfër nëpër kafe-qymeze të Tiranës kishin ndërruar ndonjë llaf mbi domosdoshmërinë e përgatitjeve për luftën kundër Serbisë okupatore.
Sali Berisha dhe regjimi i tij ka pas ndjekë, pasi së pari i kishte futur në burg, të gjithë ata që më vonë u bënë udhëheqës kryesorë të luftës në Kosovë.
Ky pro-kosovar i rrejshëm ka manipuluar shumë me karakterin fisnor-klanor të Kosovës dhe me lidhjet më shumë të shpifura se sa reale familjare mes vendlindjes, fisit e derës së tij dhe disa familjeve veçmas në Rrafsh të Dukagjinit, folklorizmi i të cilave sikur kishte nevojë për ndonjë lidhje fisnore e fisnikërie me një “president”.
Sali Berisha ka qenë dhe ka ngelë një njeri i pabesë.
Me Kosovën pos pabesisë ka treguar edhe mosmirënjohje. Njerëzit duhet ta dinë se pa ndihmën financiare dhe teknike të kosovarëve në Perëndim partia e tij do të mbetej opozitë e Partisë së Punës deri në ditët e sotme. Kosovarët e LDK-së e patriotë me e pa përcaktim partiak dërguan mbi njëqind makina nga Zvicra e Gjermania për nevojat e PD. Pa llogaritur këtu qindra telefaksa, fotokopjues e materiale logjistikë. Pa llogaritur qindra mijëra marka, dollarë e franga dorëzuar vetë Berishës dhe rrallëherë tjetërkujt.
Kosovarët kanë veshë e mbathë për herë të parë tamam evropçe gati krejt kreun e PD-së dhe vetë Sali Berishën, bashkëshorten dhe familjarët e tij. E kujtoj me këtë rast të ndjerin veprimtar preshevar, Hasan Kadriu nga Valisi i Zvicrës kur ai me paratë e tij nëpër butiqet më të shtrenjta helvetike i blinte Sali Berishës edhe nga gjashtë palë rroba, siç thuhet – nga këpuca deri te kapuçi.
Ndër kosovarë mbretëronte bindja se duhet forcuar Shqipëria, sepse ajo pastaj ndihmon e shpëton Kosovën. Ata njerëz të mirë e naivë nuk dinin se asodore po majmnin një bandë anti-kosovarësh, anti-toskësh e veçmas anti-shqiptarësh ortodoksë. Kosovarët pa vetëdije ndihmuan në përgatitjen e vitit të përgjakshëm 1997 në Shqipëri. Sali Berisha si njeri i pabesë vazhdimisht ushqeu me fjalë e goditi fshehtas me vepra si serbi e në bashkëpunim me Serbinë gjithë embrionet luftarake e pacifiste për çlirimin e Kosovës.
Sali Berisha ka qenë i pabesë ndaj Ibrahim Rugovës. Sali Berisha ka manipuluar në mënyrën më të pabesë me Adem Demaçin. Sali Berisha e ka luftuar me krejt mekanizmin e propagandën shtetërore Rexhep Qosjen. Sali Berisha ka qenë armik i egër i UÇK-së.
Kur kujton këto nuk ke si të mos habitesh me njerëzit e mirë të Kosovës që sot vajtojnë ikjen nga pushteti dhe ndëshkimin me votë popullore të hasmit të tyre faktik.
Ashtu siç po ikën Sali Berisha nga politika shqiptare, edhe shqiptarët e Kosovës duhet të tranden e të ikin nga Sali Berisha. Ai që ishte aq i zi për Tropojën dhe Shqipërinë e tij nuk mund të ishte i mirë për Kosovën.
Arben Gashi, deputet i LDK-së në Parlamentin e Kosovës, të dielën ka votuar në Tiranë për anëtarët e parlamentit të Shqipërisë. Ai ka bërë një gjest të turpshëm. Ka treguar se ai nuk beson në ekzistencën e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur. Ai dhe kosovarët tjerë, që u dyndën më 23 qershor drejt kutive të një elektorati tjetër, megjithatë të një shteti tjetër, uroj të jenë njerëzit e fundit që do të bëjnë veprime të tilla të çuditshme, të pandershme e të turpshme.
Ikjes së përçarësit dhe vrasësit të shqiptarëve, ikjes së Sali Berishës, duhet t’i gëzohen edhe Shqipëria, edhe Kosova, edhe Maqedonia. Kosova ndoshta më së shumti.
KUR KA DEK ENVER HOXHA E KUR JA FUTEM SALES KAN QARE NJEREZIT E KA I DOMETHANJE SE KA KEN DIKTATOR MOS I MBIFT FARA MA SALIUT E FALLANGAVE TE TIJ
I nderuar dhe i respektuar Salih Kabashi, e respektoj mendimin tuaj ashtu sic respektoj edhe mendimin e shqiptarit te madh Rexhep Qosja dhe shume e shume intelektualeve kosovare qe jane kunder Berishes. Por… ka nje “por”,dhe ky “por” ka te beje me perceptimin dhe paragjykimet qe shume gjakprishur dhe gjakdhjere ne Shqiperi kane per Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves. Jane paragjykime te shpikura dhe te propaganduar tek shqiptaret nga ish-komunistet,ish-sigurimsat,por edhe historiane ,per 22 vjet me radhe qe kur u shemb sistemi komunist. Arsyeja e ketyre gjakprishurve,eshte te krijojne ne Shqiperi (sidomos ate te Jugut)nje psikoze antikosovare,nje psikoze ftohjeje me ceshtjen kombetare,sepse nuk duan bashkimin me Kosoven,te perfolur qe ne vitet e para te demokracise,sepse kane frike se mos humbin privilegjet qe i kane ne zingjirin social-politik-ekonomik . Pikerisht per kete ,kane perhapur lloj-lloj shpifjesh ku personazhet negative ishin kosovaret;historiane staliniste dhe filogreke,kane spekuluar pafund me keto sajesa anti-shqiptare.
Zoti Kabashi ,shumica e atyre qe e urrejne dhe shajne Berishen ne Shqiperi,nisen nga pozita krejt te ndryshme nga pozicioni juaj.
Ja po marr nje shembull: Rexhep Qosja ,per te cilin kam nje respekt te madh,nderohet dhe respektohet shume ne Shqiperi,por…vetem kur shan Berishen. Kur profesori i nderuar sulmon Berishen,krejt mediat e majta,analistet,gazetaret,intelektualet e tille ia botojne shkrimin,e lavderojne, i thurin lavde,edhe komentuesit e shumte anonime ne blogje thone fjalet me te mira per profesorin e nderuar,por….por… kur prof.Rexhep Qosja flet per bashkimin kombetar ,te gjithe keta zuzare hipokrite heshtin,heshtin e vetem heshtin.
Rexhep Qosja eshte i pari intelektual i ketyre permasave,qe ka kerkuar i pari bashkimin Shqiperi-Kosove dhe duke e argumentuar kete. Veprimtaria kryesore publike e Qosjes ka lidhje me bashkimin kombetar,ate me Kosoven.Por per kete shume nga “admiruesit” e Qosjes ne Shqiperi nuk flasin,heshtin.Heshtin sepse keta gjakprishur e duan profesorin vetem kur kritikon dhe sulmon Berishen ,por jo kur flet per bashkimin Shqiperi-Kosove,qe eshte endrra e madhe e profesorit te nderuar. E shikoni se me cfare zuzaresh e gjakprishurish e gjakdhjeresh hipokrite kemi te bejme ?
Zoti Kabashi letra e lakmusit te shqiptareve te vertete ketu en Shqiperi eshte pyetja :”a jeni per bashkimin me Kosoven?”, ne varesi te pergjigjes do te shihni e dalloni me mire patriotet nga zuzaret,shqiptaret nga gjakdhjeret dhe gjakprishurit,te sinqertet nga hipokritet.
Dmth ne rast se nje politikan thjesht pohon se do bashkim kombetar ai eshte i mire per kosovaret? Shume mentalitet naiv dhe rudimentar qe me kujton bashkepunimin mizor te kosovareve me nazistet qe kulmoi me krijimin e batalionit Scanderbeg vetem e vetem se nazistet premtuan Shqiperine e Madhe. Sipas kesaj llogjike edhe Djallit ia shesim shpirtin po na premtoi bashkim kombetar. POr, jo zotri qellimi nuk e justifikon mjetin ne demokraci qofte kjo edhe demokraci primitive si kjo e jona se ajo e juaja ne Kosove nuk e di se cfare eshte.
Persa i perket ndarjes Veri-Jug jeni perseri gabim pasi per here te pare kjo percarje u mboll ne pranveren e ’97, pikerisht nga ky “skenderbeu” juaj dhe banda e tij me Gazideden ne krye.
Prandaj ne rast se deshironi te diskutoni mbi politiken shqiptare kete nuk mund ta beni duke qene te indoktrinuar berishiance, pasi indoktrinimi komunist i solli ketij vendi shume tragjedi dhe per mua eshte i njejte ne ate qe po shoh tek ju.
Une e kuptoj qe temperamenti verior karakterizohet nga kokefortesia, paragjykimi dhe hakmarrja por ndoshta eshte koha qe te rishikoni pozicionin tuaj ne lidhje me kombin edhe njehere pasi kombi eshte dhe do te jete nje, ndersa shtete mund te jene sa te duan.
@Scorpion,
e di qe,ne pamje te pare, duket naive,por nuk eshte ashtu.Jam mese i bindur per kete.
Sa i perket ndarjes Veri-Jug ,ajo i ka rrenjet ne 45 vjet diktature komuniste.Faktet dhe argumentat, per kete, jane kaq te shumta sa, po te doja, do te ta mbushja mendjen ty dhe kujtdo tjeter.
SKYPION…. Je i Palle Carib i vertete, Ai AntiKOSOVARIZEM ne Jug te Shqiperise eshte i Vogel teper i Vogel por edhe ate e kan INJEKTUAR vet KOSOVARET me veprimet e tyre Banditeske ne Shqiperi. ne fIER E DURRES KU KA 1 kOMUNITET TE vjeter kosovar JANE NJERZIT ME problematik, QE NE PJESEN ME TE MADHE MERREN ME DHUNIME VRASJE VJEDHJE etjetj DUKE MOS respektuar te ZOTIN E SHTEPISE NE RASTIN kONKRET Myzeqaret dhe Durrsaket. po te shohesh sot ne Kadasteren e Fierit ne Hipotek, Pronat me te medha i kane mar KOSOVARET me ane te S.Berishes dhe kete si PRONAR te VJETER. Me thuaj te lutem nga doli KOSOVARI PORONAR TOKASH ne Myzeqe dhe BregDet….. Mos valle i sollen nga kosova ne 1924 kur erdhen…. Jo Zotri kjo seshte e drejte….. keto Veprime dhe te tjera si keto Mercenaret Qorr te Berishes e krijuan kete Ambient kete Ndienje NEGATIVE. por Seshte e Vertete se ka ANTI KOSOVARIZEM te Theksuar ne Jug.
@Scorpion,
e di qe,ne pamje te pare, duket naive,por nuk eshte ashtu.Jam mese i bindur per kete.
Sa i perket ndarjes Veri-Jug ,ajo i ka rrenjet ne 45 vjet diktature komuniste.Faktet dhe argumentat, per kete, jane kaq te shumta sa, po te doja, do te ta mbushja mendjen ty dhe kujtdo tjeter.Gjithsesi ,komenti eshte koment,dmth shume i thjeshtezuar nga ana ime,sepse kam parasysh nivelin e komentuesve ne kete forum qe jane ne mase te madhe analfabete funksionale.
@Epirioti,
duke dashur te me kundershtosh,ti po me jep plotesisht te drejte,sepse te gjitha ato qe thua jane paragjykime dhe mite te shpikura nga ata qe une i quaj zuzare;bile i kane qendisur me kaq lezet keto shpifje sa edhe shume njerez naive si puna jote i besojne si te verteta.
Nje saktesim: nuk jane shqiptaret e thjeshte ne Jug apo kudo qofshin qe urrejne kosovaret,sepse nuk kane arsye,por eshte propaganda e lloj-lloj zuzari antishqiptar,qe ka mbjelle ne koken e shume njerezve te mjere si ti keto paragjykime .
Shkurt,une se kam me njerez naive si ti apo Scorpioni,por me ato maskarenj qe jua kane mbushur koken me budallalliqe dhe shpirtin me urrejtje per shqiptaret e Kosoves.
Z.Salih Kabashi ka ba nje analize te vertete, te gjitha sa shkrun ai jane te verteta.Ka dhe te tjera shume e shume. Por Berisha ma se shumti shfrytzoi disa kosovar tipike per poshtersite e interesat e veta, qe kjo ndikoi mandej dhe ne cenimin e imazhit te kosovareve ne shqiperi e kjo dhe me ndihmen e UDB qe ne fillim injektoj njerez te vecante nga Kosova qe nuk lan gja pa ba me shume vajza studente nga universitetet ne shqipni. Berisha u dha toka disa kosovarve por ama i bani mish per top e ushtaret ma te devotshem te tije ashtu sic bani dhe me disa tropojan e veriore te tjere. Por kjo shpejt besoj do sqarohet tash e mrapa, se Sala e mori ate qe meritoi per zgjedhjet e tash do marri cfare i takon per hajnit e mashtrimet qe ka ba. tash sa ka fillu teposhtja per te e ajo do jete shum e madhe dhe e gjate.
I nderuar dhe i respektuar Salih Kabashi, e respektoj mendimin tuaj ashtu sic respektoj edhe mendimin e shqiptarit te madh Rexhep Qosja dhe shume e shume intelektualeve kosovare qe jane kunder Berishes. Por… ka nje “por”,dhe ky “por” ka te beje me perceptimin dhe paragjykimet qe shume gjakprishur dhe gjakdhjere ne Shqiperi kane per Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves. Jane paragjykime te shpikura dhe te propaganduara tek shqiptaret nga ish-komunistet,ish-sigurimsat,por edhe historiane ,per 22 vjet me radhe qe kur u shemb sistemi komunist. Arsyeja e ketyre gjakprishurve,eshte te krijojne ne Shqiperi (sidomos ate te Jugut)nje psikoze antikosovare,nje psikoze ftohjeje me ceshtjen kombetare,sepse nuk duan bashkimin me Kosoven,te perfolur qe ne vitet e para te demokracise,sepse kane frike se mos humbin privilegjet qe i kane ne zingjirin social-politik-ekonomik . Pikerisht per kete ,kane perhapur lloj-lloj shpifjesh ku personazhet negative ishin kosovaret;historiane staliniste dhe filogreke,kane spekuluar pafund me keto sajesa anti-shqiptare.
Zoti Kabashi ,shumica e atyre qe e urrejne dhe shajne Berishen ne Shqiperi,nisen nga pozita krejt te ndryshme nga pozicioni juaj.
Ja po marr nje shembull: Rexhep Qosja ,per te cilin kam nje respekt te madh,nderohet dhe respektohet shume ne Shqiperi,por…vetem kur shan Berishen. Kur profesori i nderuar sulmon Berishen,krejt mediat e majta,analistet,gazetaret,intelektualet e tille ia botojne shkrimin,e lavderojne, i thurin lavde,edhe komentuesit e shumte anonime ne blogje thone fjalet me te mira per profesorin e nderuar,por….por… kur prof.Rexhep Qosja flet per bashkimin kombetar ,te gjithe keta zuzare hipokrite heshtin,heshtin e vetem heshtin.
Rexhep Qosja eshte i pari intelektual i ketyre permasave,qe ka kerkuar i pari bashkimin Shqiperi-Kosove dhe duke e argumentuar kete. Veprimtaria kryesore publike e Qosjes ka lidhje me bashkimin kombetar,ate me Kosoven.Por per kete shume nga “admiruesit” e Qosjes ne Shqiperi nuk flasin,heshtin.Heshtin sepse keta gjakprishur e duan profesorin vetem kur kritikon dhe sulmon Berishen ,por jo kur flet per bashkimin Shqiperi-Kosove,qe eshte endrra e madhe e profesorit te nderuar. E shikoni se me cfare zuzaresh e gjakprishurish e gjakdhjeresh hipokrite kemi te bejme ?
Zoti Kabashi letra e lakmusit te shqiptareve te vertete ketu ne Shqiperi eshte pyetja :”a jeni per bashkimin me Kosoven?”, ne varesi te pergjigjes do te shihni e dalloni me mire patriotet nga zuzaret,shqiptaret nga gjakdhjeret dhe gjakprishurit,te sinqertet nga hipokritet.
Skypionios ti mos je gje agjent i Asfalise greke qe ndersen shqitaret nder veti me jug veri ? – ler Dulen e dulet te bejne deyren e ngarkuar nga padronet ne Athine , gjynahet e Berishes ndaj shqiptareve nga te gjiha trojet etnike nuk ka det qe i lan , ne kete jete paguhen te gjitha .
@Skypion,
Jam i gjykimit qe nuk jemi ende gati per kete bashkim, per me teper as politikisht nuk eshte i mundur ne kete stad. Shqiperia per momentin ka nevoje te ringrihet, sepse ne menyre figurative i kane rene breket ne fund te kembeve. Duhet te filloje te funksionoje shteti, gjykatat, ligji. Njerezit duhet te shtrohen te punojne dhe jo ta kene mendja si te vjedhin e t’ia fusin vellait, komshiut, shokut.
Kosova eshte shume me perpara me keto dhe do ishin ata te paret qe nuk do ishin dakord me kete bashkim ne nje shtet rumpalle, ku policit i ben rreshtore qurashi me i lodhur i provinces.
Kemi gjak te njejte por botkuptime te ndryshme. Sapo kemi filluar te shkembejme qokat me njeri-tjetrin, por jemi larg krijimit te nje miqesie te ngushte. E quajme njeri-tjetrin te huaj edhe pse flasim nje gjuhe dhe 2 kryeqytetet jane vec 260 km larg. Ende ne Prizren i trembin femijet “mos dilni jashte se ju rembejne shqiptaret dhe ju shesin organet”. Gjykoj se duhet dhe nje 10 vjecar per t’u afruar me tej dhe t’i mesojme huqet njeri-tjetrit, por mbi te gjitha te behemi me qytetar ne sjellje dhe veprime.
Sa per shkrimin verej se 90% e shqiptareve te Kosoves e adhurojne Berishen duke mos ditur qe ai adhurim lendon shume njerezit qe jane qeverisur nga nje autokrat i semure psikopat. Per me teper mundohen te bejne avokatin e xhelatit ne shtepine e te vrarit. E lavderojne per nje rruge, por harrojne qe ai njeri ka vrare mbi 35 shqiptare te pafajshem e ka plagosur disa qindra nga makuteria dhe deliri i pushtetit. Nuk e dine se ai e ka kthyer shtetin ne prone private ku ligjin e ben Argita me Xenin, por shurdhohen nga fjalimet e tij populiste me fytyren e nje “nacionalisti” modern qe e paraqet veten si babai i kombit. Jam i sigurt qe kosovaret Berishen nuk do e mbanin 24 ore ne kembe ne qeveri po t’i drejtone edhe ata ne menyren qe drejtoi Shqiperine tash sa vjet.
Gjithesesi urime z.Spahiu per shkrimin e fort. Keta zera duhet t’u hapin syte shqiptareve matane kufirit per te dalluar te miren nga e keqja, ose ne fund te fundit t’u tregoj atyre qe mos t’i fusin hundet aty ku vjen ere e keqe.
Kam degjuar per Hasan Kadriun, nje mik per koke i Sali Berishes, qe e ka mbajt me pare te madhe ne Zvicer, por qe Berisha eshte treguar pusht dhe i pabese me te. Eshte nder historite me rrenqethese qe e kam degjuar ne Zvicer, por qe ende nuk eshte bere e njohur nder shqiptare, sidomos ne Shqiperi.
po perse nuk na i tregon ti kete histori..do ishte mire te dinim me shume per pabesite e tij.
Po shko e thuja Ramushit kete o Salih! Ah Ramush Ramush !!
NJerez te mire ju kosovaret, por tani mjaft…mos i kujtoni Saliut dhe dhuratat se nuk eshte mire…tani po mundoheni te merrni kthesen…
Po mundoheni ti kujtoni njerezve te PD qe i keni mbajtur me buke dhe i keni ndihmuar…mos harroni qe ne ’99 nje milione nga ju kane ngrene buke tek ne…Jam me PS por tani mjaft…
Pse mos t’ja kujtojne nderet atij BUKSHKALI???????
A mos ofendohet valle ai i PABESE,kujton ti?????
or ti Elio, ti nuk je i ps-se o njeri, masi po te dhimset berisha e s’po don me ia kujtu kush bamat…lexoje mire ket artikull se shume pak te paska met n’krye prej tij..edhe i here te lumte ajo goje Salih Kabashi se krejt i paanshem dhe teper i arsyetushem ke qene ne kete shkrim
Nuk kane ngrene buken e PD’se or mik. Ka qene PS’se ne pushtet atehere. Ia harruan shpejt kosovaret Pandeli Majkos se c’beri per ta.
populli i kosoves,me te vertete donte sali tradhtarin..!
thjeshte,se nuk eshte i mire informuar per tradhetine
e ktij njeriu kaq te urryer.
dhe tjetra eshte,se nuk kishin me cin ta krahasonin
dhe ju dukej “patriot”me pislliqet qe thonte nalt e poshte
me qeverisjen e re,nga nji njeri i ri,,,shume shpejte
do ta kuptojne,qe Edi Rama munde te boj krahasimin
me at plak legen e tradhtare mbi te gjitha.
Eh, te lumte ajo goje o Salih Kabashi se ma bukur se e ke thane nuk ka ma…keto jane te vertetat ma te medha edhe pse te trishta…shpresoj qe shqiptart e Kosoves te vetedijsohen se cilin e kane adhuru dhe duhet te mbajne anen e popullit e jo te nji emri…edhe nje here ne e duan aq shume Berishoviçin le ta marrin e ta provojne. e te shohin kur tua baje vendin “toke te djegun” siç na e bani neve ketu…
bravo ,megjithese jane shume pak maskaralleqet e sali qelbesires ,qe ke reshtuar ne kete shkrim.Jane me mijra dosjet kriminale qe ai ka mbi shpinen e krrusur nga pasha e tyre.Por akoma nuk kam besim qe do te happen ,se kesaj radhe eshte Ilir Meta ,ai qe do pengoj ,vajtjen e ketij krimineli, mbare kombetar ,perpara drejtesis dhe ligjit .Krye krimineli i Shqiperise sali ram berisha ,duhet te gjykohet ne Hage ,se kaq te madha I ka krimet qe ka kryer ne keta 23 vjet,ne Kosove dhe ne Shqiperi.
Kush mund te na e tregoje kete historine me Hasan Kadriun ?
“… Ata njerez te mire e naive nuk e dinin se asodore po mamnin nje bande Anti-kosovaresh,Anti-Toskesh e vecmas Anti-Shqiptaresh Ortodoks…”
RESPEKT Zoti Salih Kabashi.Nuk mund te shtoj as1 fjale me shume.
Duket qarte se ne Kosove mbizoteron zija.Eshte e kuptushme qe te ndodh keshtu .Jo vetem populli i thjeshte i Kosoves por dhe kokat e politikes Kosovare Saliun e vlersojne si Babajne e tyre qe po i shpetone nga Serbet.Ne kete fushate ata kaluan dhe me tutje.Jo vetem e quajten Skenderbeun e Dyte por u mobilizuan qe Skenderi te fitoje zgjedhjet.
Eshte paturpsi ku nje komb mendon si dy popuj.Kjo sjedhje e kosovarve do te lere pasoja ne vet perpjekjet e tyre per tu konsoliduar si shtet sovran.Evropa dhe Aleatet nuk plotesojne detyrat e te zotit te shtepise. Ata i hapin prespektiven qe Kosova te jete e pavarur e te eci me kembet e saje .Ne keto rreshana nje Shqiperi ndryshe eshte faktori kryesor ne rrugen e popullit kosovare.Ndoshta kane dhe te drejte mbasi deri me sote si politika dhe shteti Shqiptare nuk ka bere deryren qe duhet ndaj tyre.E keqja qendron se nuk e kane kuptuar pse jemi akoma te ndar shpirterishte.
BURRE PA NDER !!!!!
LAVDEROI VETEN PER GJYSEM ORE POR HARROI TE PERMENDTE KRIMET QE KA BERE, DHE VETEM EMRAT E NJEREZVE QE KA VRARE DO TI DUHEJ NJE DITE PER TI LEXUAR, KUJTONI 97, GERDEXIN, 21 JANARIN DHE DOSJEN TROPOJA ME 72 TE VDEKUR…… KRIMINEL EDHE NE IKJE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
z.Salih Kabashi, shume i drejte shkrimi juaj, shkrim real dhe i sinqerte. por hec e mbushu mendjen kosovareve. ata gjithmone e kane quajtur bace shpellarin serb.
dhe vazhdojne ta duan akoma. ashtu sic e thate edhe ju, ai Gashi debil dhe injorant vajti dhe votoi haptas S-halè serbin. kurse Ramushi e pranoi haptas qe mbeshtet ende Saliun, pra mbeshtet vrasesin indirekt te kosovareve.
per fat te keq, kosovaret jane aq te trashe saqe nuk kuptojne kush eshte armiku i tyre real. ata mendojne se armiku i tyre eshte Edi Rama dhe te gjithe shqiptaret e jugut, qe sipas kosovareve na qenkan…greke. propaganda e Saliut ka bere shume efekt tek kosovaret.
jane pothuajse te vetmit shqiptare qe besojne tek Saliu dhe tek turqit, dhe qe urrejne shqiptaret e jugut dhe amerikanet.
themi nje shperhje ne andej nga jugu, “kur te vijne mendet, nuk ti hane as qente”..
do vije nje dite qe kosovaret do ti kuptojne gjerat, por kam frike se do te jete shume vone..!!
KOSOVARET DUHET TA KUPTOJNE QE BERISHA MBOLLI PERCARJEN JUG – VERI QE PARA VITIT 97 DHE AJO PERCARJE E KOTE VAZHDON AKOMA….UNE E KAM THEKSUAR GJITHMONE ,NESE KOSOVA E DESHIRON BERISHEN QE TA KETE SI POLITIKAN PER VENDIN E TYRE MUND TI BEJ NJE KERKESE,PER TE MARE PJESE AKTIVE NE POLITIKEN E KOSOVES….
ne shqipetaret e kosoves dim te qmojm njeriun e mir e te keq po ju kurr nuk dini ta qmoni te mirin se ashtu jeni mesu me jetu me te keqin sali berisha eshte dhe do te mbetet hero i gjith shqipetarve kurse edi rama eshte nje pjell e grekut shqipetaret e kosoves nuk e dojn dhe nuk do ta duajn kurr ju qfar shkruani per sali berishen keq ju jeni progrek ju nuk ja doni te miren shqiperis as kosoves ju jeni popull mos mirenjohes i te gjitha te mirave qu ju beni sala ju jeni mesu me kazem ne krah dhe tash me edi grekun keni me u fundos se ashtu e lypni ju rrnoft sali berisha
TI o ylli tregon vetem nje gje ,qe nuk ka ilac per ju te kosoves ,nje artikull i gjate si carcaf per te shpjeguar pse berisha nuk duhet konsideruar si udheheqes por si kriminel ,dhe pergjigja jote ishte qe ne nuk morrem vesh nga demokracia ,duke lexuar komentin tend nuk fsheh kenaqesine time qe fale zotit nuk jemi te bashkuar ,dhe nuk do jemi kurre po nuk ju gjet antivirusi per te infektuarit e kosoves
O mjere ti per trute qe paske o zotni, bobobo kulmi eshte se ti do te vdesesh me keto tru qe eshte nje tragjedi e madhe per ty (ndoshta se kupton fjalen tragjedi).
Yll te lutem mos e perdor togfjaleshin “ne shqipetaret e kosoves”. Thuaje mendimin tend nese ke dhe mjaft!
Ne kosovaret e duam Sali Berishen, thjeshte pse ai eshte kryemaloku yne!
Nje refresh i vogel i historise ,kur pashallaret shqiptare luftonin kunder arvanitareve orthodoks ,mbas 100 vjetesh perseritet po e njejta strategji .Nuk na munde dot o sali berisha joooooooo, dhe e di pse ?? sepse kemi ditur te mbijetojme dhe kjo toke di dije te flase te tregon qe eshte lare me gjak orthodoksesh
Salih Kabashi, kete shkrim duhet te perpiqesh(them te perpiqesh sepse jo te gjitha gazetat jane mendjehapura)ta botosh ne te gjithe gazetat e Kosoves.
Shkrimi eshte i thjeshte per tu kuptuar edhe nga ata kosovare qe mbeshtetjen ndaj tradhetarit dhe armikut te kombit shqiptar e kane nga padija dhe naiviteti.
Te tjeret fatkeqesisht jane serbeshqipfoles qe jane turur Kosoves si keta cubat e saliut per ta shqyer dhe rjepur me keq se keta Shqiperine.
Shpresoj se po fillon te fryje nje ere e re, vertet RILINDJE.
O yll. Mos. U lodh me keta (komentusit qenef,), te temes…keta jane klyshet e envderit
Te lumte dora Salih Kabashi.Te gjitha ato qe shkruan jane te verteta,Asgje nuk ke trilluar.Ai ka qene njeriu me pervers dhe antishqiptari me i terbuar dhe nje agjent serb ne sherbim te Serbise dhe Maqedonise.Ai nuk ka qene i keq vetem per Kosoven dhe Maqedonasit ,por edhe per vete shqiptaret e Shqiperise,te cilet i ndau ne veriore dhe jugore,ose ne toske dhe gege,per te futur percarje ne popull,sepse keshtu ia diktonin padronet e tij serbe.Ne kohen e embargos se vendosur nga OKB-ja ndaj Serbise,makina shteterore shqiptare e kryesuar nga Sali Berisha,e furnizonte Serbine me nafte,per ta lejuar qe te shtypte me mire popullsine shqiptare.Kur anijet e ngarkuara me arme per UCk-ne qe luftonte kunder makines ushtarake serbe,Sali Berisha urdheronte sekuestrimin e armeve dhe e urdhronte shtypin qe te njoftonte per kapjen e kontrabanes se armeve. Ne kohen kur Greqia i kishte mbyllur dyert Maqedonise,Sali Berisha i hapi dyert per Maqedonine ,ndersa rojet maqedonase vrisnin edhe barinjte shqiptare qe kalonin kufirin per te marre lopen ose dhine qe kishte kaluar kufirin dhe ai bente sikur nuk dinte asgje.Populli shqiptar i kuptoi me vonese krimet e tij,por me mire vone se kurre,thote nje fjale popullore.Po keshtu edhe populli shqiptar ne Kosove.Me voten e tij populli shqiptar i tregoi vendin ketij dallkauku dhe antishqiptari te terbuar,por vetem kjo nuk eshte e mjeftueshme.Qeveria e re duhet ta nxjerre ate para drejtesise qe te jape llogari per te gjitha krimet qe ka bere si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove.Por per kete qeveria e re duhet te kete edhe perkrahjen e popullit si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove,sepse ai skizofren ka idhtaret e tij luftarake ne te dy anet e kufirit qe te bejne gjemen po tu shash dhe jo me te denosh kete skizofren.Kjo do te conte ne trazira te medha.Prandaj duhet rritur ndergjegja e popullsise se thjeshteper te bere qe i gjithe populli te kerkoje denimin e tij .Per te gjitha keto krime dhe krime te tjera te shumta qe meqenese dihen nuk po i them ai duhet te marre denimin kapital.Denimi i tij te behet nje mesim per te gjithe tradhtaret dhe kriminelet e tjere te kallepit te tij.
Dada sale,dada Selvi,
Her me grek, her me serbi
Bente plane, dhe pere kufi
N,jug t,Shqipris,me kufij n,deti
Ksi niveli, pere hir pushteti
Qe e kish zanate Zog mbreti
Mori arin e kapitulloj,
E n,fund te botes emigroi,
Ore sali, o dost i mbreti
Tash sju lajne as valte e detit,
Per te ligat kunder memdheut
Shkelt ne gjakun e Skenderbeut,
Larg nga ari e ryshfeti
Se me keto rrenohet shteti,
Piramidat nenddhjet e shtat
Gjith Shqipris i dhane flake
I moret popullit buke e leke
I lata rrugve si te shkret,
Djersen popullit kush e treti ?
Serbi e greku moren me veti,
Bashk me bosat e shqipris,
Iken brigjev te Italis,
Lane shqiprin ne zjarre pa buke
Rrethii bossav me hajdute
Pershendetje i nderuar Salih Kabashi!
Keto dite jame tunduar te shkruaj dic te ngjashme ,me keto qe lexova sot ,te shktuara nga dora jote,.!?
Shuume shuume te falenderoj ,qe me ndihmove te mos e marr ate mundim ,pasi ne shkrim e siper te asaj qfar ndjeja per S.Berishen ,mund te humbas durimin dhe te shkruaje ,ndonje fjale ,jo etke nga fjalori im .
Cdo shqiptare me dy kokrra mend ,kete duhet ta lexoj dhe rilexoj dhe t’ua shperndaje miqeve e shokeve,ne menyre qe te dine me shume per ket funderrine te shqiptareve.
Me rrespekt:Llapjani
Është turp i madh për ata kosovarë që kanë ardhur të votojnë me qëllimin e vetëm që të ndihmojnë Berishën. Personalisht nuk kam asgjë me faktin se ata që kanë marrë shtetësinë shqiptare të shprehin mendimin dhe dëshirën e tyre në proceset zgjedhore në Shqipëri, madje do të dëshiroja që të gjithë ta kishin atë mundësi, sepse ai rast nënkupton se të gjithë do ishin shtetas të shtetit që meritojnë: SHQIPËRISË, çka shpresoj të ndodhë shpejt, duke e kthyer togfjalëshin “Shtetin i Kosovës” si një diçka me konotacion vetëm historik. Por nëse është e vërtetë çka thotë z. Subashi, pra se ata kanë ardhur për ndihmuar personin e urryer prej shumicës së shqiptarëve, kjo është e turpshme dhe e paparanueshme. Për më tepër është një veprim që nuk dallon aspak me ato të armiqve të Shqipërisë, të cilët kurdoherë i kanë fryrë zjarrit të përçarjes mes shqiptarëve.
Megjithatë, me sa di, situata në Kosovë nuk është ajo që mundohet të paraqesë edhe ndonjë “yll” këtu në komente dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë politike po e kuptojnë përditë e më shumë se kush e furnizoi makinën ushtarake të Millosheviçit me karburant dhe kush ia shiti detin grekut, çka është diçka që të mbush me besim për të ardhmen.
Shqipetaret kudo kane vetem nje emer:SHQIPETARE.fashisti sali berish eshte armiku me i qelbur i shqipetareve ne shqiperi,kosove,maqedoni,ulqin.Kosovaret duhet ta kuptojne kete.Ne BE kosovaret do ta kuptojne imoralitetin e fashizmit te sali berishes.
Shkrim i sakte. dhe keto qe ju shkruani i nderuari sali kabashi jane mese te verteta .berisha eshte tradhetari me i madh i kauzes mbarekombetare .
Fatmirsisht vetem shtetet demokratike sikur Bashkimi Evropian dhe Shba kan shanc me fut hunt n’punt e Kosoves kshtu qe ndodhit e shteteve fqinj nuk bajn as nxeht e as ftoht.
Sali Kabashi, ti je njeri shum i dobet per te folur per miqet e te ndjerit Ibrahim Rugoves.
Lexova keta rrjeshta te nje pende nga nje i ashtuquajturi intelektual i diaspores me emrin Salih Kabashi.
Qka ti shtoje kesaje analize te varfer ,nje urrejtje anti shqiptare kunder nje kolosi si Dr Prof Salih Berisha icili e solli Demokracine dhe pluralizmin mu ne mes te nje Diktature me te eger qe njohu njerezimi
Salih Berisha dhe Ibrahim Rugova jane nder njerezit me te shquar qe ka pase Shqiptaria ndonjehere .Qendrimi ne pushtet ne Shqiperi eshte shume i veshtire se aty ndikojne rrymat Progreke,pro serbe dhe jane shume aktive prandaj i nderuari S.K mos u fryni ketyre ererave se shqiptar si
Rama,Qosja ..ka sa te duash me…ne ta
Pershendetje te gjithve,
U mundova ti lexoj disa prej shkrimeve ktu qe behen ne forme “te reagimit” dhe m’vje keq t’i konsideroj te mizershme duke u nis prej nje fakti qe behen diferencime sikur t’ishim analfabet e mos t’kishim as ma t’pakten njohuri per Historine e popullit tone Shqiptar!
Me kujtohet nje fjale e Gjyshit kur thoshte gjate demostratave te 1981 menjeher pas burgosjes se djalit te axhes tim me pretekst se kishte gravuar ne banken e vet inicialet e Enver Hoxhes,e qe ne ate kohe ne Kosoven e izoluar me Shqiprine paguhej barre e madhe vetem pse dikush shprehte mungesen per vllezerit tane matane ati kufiri te dhunshem qe na u vu nga armiqet tane. Lind pyetja e thjeshte:a na duhet nje analize perfekte per te kuptuar vetveten,apo na duhet te nxitojme per ta kapur kohen e humbun?!!!….,proverbe:”Delen e kafshonte Ujku,ajo lutej ishalla jam ne anderr”!!!….,kshtu po ndodh edhe pse personalisht nuk lejoj te me perfshij ky virusi i defetizmit i cili lexohet gati ne çdo koment ketu! Me vje keq,nuk du te veçoj mendimin per te marr satisfaksjon ,veqse verehet se mendimet dhe opinionet tona kshtu nuk shkrihen e as nuk hargjohen! Mendimet tona te pa shprehura duhet te shprehen ne vepra,dhe te tjerat qe mbesin,le te mbesin lavdata per veprat e jo per deshtimet! Citoj edhe nje Publicist H.G. qe kishte titulluar nje artikull te vetin me “Stafetaret e deshtimeve”,aq defetist por aq realist qe perputhet me keto lajthitjet tona te shprehura te cilave po u vje era kohe e ndejes! Me vje keq,me vje keq se si truri somatik flet me shume se ai i zgjuari,kur dihet mire se çdo anderr tretet pas zgjimit,dhe andrrat nuk jane vepra!
Per te realizu nje veper te mire,duhet dashuri te sinqert e vullnet te mire ndaj vetvetes ne rend te par,pastaj mund te flasim per Kombin! Mesohuni ta hapni mendjen e te fitoni ne kohe pa folur shume,por duke punu me shume per te pas me pak fjale per te thene dhe ne vend te fjaleve te observoni suksesin T’uaj. Miqsisht……..
Skypions jeni teper i gabuar.. Thoni se shqipetaret e jugut jane anti kosovar.Mirepo zotni keta shqipetaret e jugut perfshijne krahinat me atdhetare ne shqiperi.Kushe jane kunder shqipetareve te Kosoves? .. Laberia , mallakastra, Skrapari , Kurveleshi , korcaret, se keto jane krahinat ne shqiperine e jugut qe ju akuzoni.keto krahina te siguroj qe skane asnje fije antikosove se kane qene dhe jane cerdhe te atdhetarizmit.Nese ka te tille kerkoi aty rreth Tiranes zotni jo ne jugun e shqiperise. Qenke teper i dizinformuar.Hapni syte ju kosovaret se nje dore e fshehte po mbjell percarje sistematike midis shqipetareve dhe kejo nuk eshte ne te mire te kombit shqipetare.Ju keni pervoje tragjike nga shtypje serbe dhe duhet te jeni me te afte per te njohur intrigat dhe ata qe ua kane me hile…
Sali Kabashi
Pake gabuar profesion njeri (nuk po te them zotri sepse nuk qenke)
Mekati me i madh eshte kur shkrimet e diletanteve dhe te paditurve marrin hapsira mediatike, por meqe nuk eshte ndonje web-sajt prestigjioz edhe nuk eshte ndonje habi sepse sajtet e tilla mund te expozohen per egzistencen e tyre vetem me ane te ketyre shkrimeve bombastike!
Sali Kabashi, kam nje keshille per ju; shfrytezo energjine tende per dicka ma me vler, me te dobishme – nese ke per dhene dicka te dobishme, ne te kunderten mos humb kohe ta deshmosh budallallekun tend…
Po ta kujtoj edhe kete;
AI QE NUK DIN DHE NUK E DIN QE SDIN – RUAJU PREJ TIJ, ESHTE I RREZIKSHEM!
Pena tu befte top i nderuari Salih Kabashi po hajde mbushi mendjen Hashimit dhe Ramushit