Shqipëria shpalli humbjen!

24 Qershor 2013, 21:08Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

 

Pak rëndësi ka se kush do t’i fitojë këto zgjedhje në Shqipëri, të majtët apo të djathtët. Sepse është ky shtet, tash 100 vjet i pavarur, i cili ditën e diel i tregoi mbarë botës se nuk është në gjendje të mbajë një palë zgjedhje të lira demokratike e pa skandale. Në një shtet, i cili tash katër vjet ka bërë kërkesë për anëtarësim në BE, shpërtheu dhuna e përgjakshme gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Një vend i cili që nga rrëzimi i komunizmit tash njëzetedy vjet nuk po arrin që të organizoi zgjedhje të rregullta. Shqipëria tashmë anëtare e NATO-s, ka pasur rastin që së paku dje gjatë procesit zgjedhor të tregojë se është një shtet demokratik evropian, test ky i cili i tregoi Bashkimi Evropian, të kundërtën, se Shqipëria është vend i lirë por jo demokratik. Shqipëria i bëri me dije botës se ka mbetur vendi më i prapambetur evropian, ku edhe në ditën e zgjedhjeve rrihen e vriten, ku haptazi blihen votat.

Të gjithë ata të cilët kanë mbajtur sytë hapur drejt Shqipërisë, mësuan qartë se ky vend është larg emancipimit perëndimor. Për këtë vend të varfër, të zhytur në korrupsion e krim të organizuar, ku mediat vendore nuk janë të besueshme sepse tashmë botërisht dihet se janë të ndara në dy krahët politikë, mediat e huaja dhanë një mesazh të qartë se ndërkombëtarët tashmë nuk po i kushtojnë vëmendje rezultatit, por më shumë rrjedhës së procesit zgjedhor. Lajmet për vrasjen e aktivistit të opozitës, përleshjet dhe blerja e votave u raportuan kështu:

Reuters: “Të shtëna vdekjeprurëse para një lokacioni të zgjedhjeve të dielën kanë hedhur hije mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Një aktivist i opozitës u vra…, sipas të dhënave të policisë, kur në Laç, në veriperëndim të vendit, ndodhi një shkëmbim zjarri”.

AFP: “Shqiptarët të dielën po zgjedhin një parlament nën hijen e një përleshjeje me armë afër Tiranës, e cila duket se ishte e motivuar politikisht. (…) Zgjedhjet konsiderohen si vendimtare për gjasat e vendit për të marrë statusin e kandidatit të BE-së. Afër një lokacioni zgjedhor u vra me plumba një aktivist i opozitës së majtë, siç u tha, nga rrethi i Ramës.

DPA: “Menjëherë pas fillimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, shpërtheu dhuna e përgjakshme. Në qytetin e Laçit, 35 kilometra në veri të Tiranës, të dielën në mëngjes u vra një aktivist opozitar. (…) Dy persona të tjerë u plagosën. (…) Në qytetin jugor të Vlorës menjëherë pas hapjes së vendvotimeve një shpërthim shkatërroi veturën e sekretarit të Partisë Socialiste. (…) Pas zgjedhjeve të fundit sistemi politik u bllokua për një vit e gjysmë për shkak të supozimeve për mashtrime në zgjedhje. Katër veta u vranë nga garda e Berishës në një demonstratë”.

Kjo është Shqipëria e sotme, e djeshme, e kamotshme, e cila po shkatërron të ardhme nga mendësia totalitare e skenës politike dhe mafia e cila tashmë ka kapur shtetin përmes pushtetit.

Në këtë eufori politike, lehtë mund të manipulojnë popullin, por jo edhe politikën e jashtme e cila e ka të qartë se Shqipëria të dielën i dha vetes një shqelm të rëndë. Parullat politike pro integrimit dhe drejt standardeve evropiane janë shndërruar në makinerinë mashtruese prapa të cilave qëndron një qëllim, fuqia që u jep pushteti për të kontrolluar gjithçka, në bashkëdyzim me krimin e organizuar. Katër vjet ka pritur përgjigje për anëtarësim në BE, e nga e hëna duket se Shqipëria do të presë edhe shumë të tjera. Shqipëria do të nxjerrë një fitues nga këto zgjedhje, por ajo ditën e diel shpalli humbjen e saj!

33 komente në “Shqipëria shpalli humbjen!”

  1. nardi says:

    Shume e vertete Arbana, ne humbem perseri.

    1. maksi says:

      shquperia shpalli fitoren kunder komunistave jo se ka humbur !! mos u ngatarroni kot me kot sepse fitorja eshte dhe shpallja e nej periudhe shume te bukur me RILINDJE dhe me zhvillime te bukra e jo mashtrime si ka bere saliu

      1. Vlora1912 says:

        Ehhhh ju “Qikat” e Kosoves, sikur spo gjeni karar me publikimin e Rezultateve te “pjeseshme” 23 Qershorit…

        Vajze, degjo mua moshatarin, Ajo cka Shqiperia ka fituar ne dat 23 Qershor eshte SHUM me e MADHE se humbja qe ju ravijezoni…

        Eshte aq e madhe sa e ka emrin LIRI…LIRI…..LIRI… dhe qe ca Kosovar MERCENAR u munduan ta mbysin duke ardhur dhe votuar….duke shperdoruar nderin e bere nga vendi AM qe i pajisi me pasaport..

        Sinqerisht se kuptoj Trishtimin tuaj deri ne Zi oj “Qikat” e Kosoves

    2. Ana says:

      ky vend edhe pse ka 23 vjet ne demokraci vetem dje arriti me ne fund te mposhte regjimin e ri komunist te krijuar ne shqiperi nga berisha

      sot shqiperia feston fitoren dhe jane mijera arsye per te gezuar

      per sa i perket standarteve te zgjedhjeve ne te gjithe e dinim se ato nk mund te ishin te lira pasi kur i organizon berisha nuk ka zgjedhje te lira,duhet te lutemi te pefundojne me kaq incidentet

      1. joana says:

        nuk jam plotesisht dakord me autoren,shqiperia me te vertete ka bere nje figure te keqe ne mediat nderkombetare pergjate procesit zgjdhor por me perfundimin e tij ajo qe masivisht u shkrua ishte se edi rama arriti te mposhte saliun

        shqiperia arriti te dale nga regjimi berishian,kjo sot per ne eshte shume e rendesishme

        ne ia arritem tia dalim,ne fituam,rilindja fitoi,shqiperia fitoi

    3. Qemali says:

      Ka shume te drejte vajza. Shqiperia shpalli humbjen, ne fakt shqiptaret shpallen humbjen dhe largimin e saliut dhe komunizmit nga Shqiperia.

    4. Xheis says:

      Dhuna ne Shqiperi ka qene thuajse perher e filluar nga Partia Demokratike dhe njerezve prane saj te cilet, me urdher te Berishes, kane filluar gjithmone te krijojne situata konfliktuale. E ka bere sa here ka dashur te kapet fort pas pushtetit dhe e beri edhe kete here. Por nuk parashikoi dot Zoti Berisha pjesmarrjen masive te njerzve dhe faktin se kjo dhune nuk mundi dot ti frikesonte. Sot jemi nje hap me prane nje shteti te vertet demokratik.

    5. Koli says:

      Nuk mjafton te thuash jemi anetar te NATOS, por duhet se s’ben qe ti si shtet dhe si qeveri te besh te mundur mbarevajtjen e procesit zgjedhor. Berisha ka bere te kunderten, ka perfituar nga pushteti i tij dhe e ka perdorur kete gje gjithmone ne dem te opozites. Ka qene pikerisht kjo sjellje ajo qe i ka ulur shume pike Shqiperis ne syte e botes.

    6. Zani says:

      Eshte fatkeqesi por te incidentet e krijuara gjate ketij procesi zgjedhor kane qene skandaloze. Ende kemi raste ku militant sulmohen, e kundershtar vriten. Ne kete aspekt, eshte shume e nevojshme qe te bejme nje rikapitulim te ngjarjeve per te kuptuar se ku qendron gjithe kjo dhune dhe pse eshte perher e nxitur nga element te qeverise.

    7. Eltoni says:

      Sot u shpall humbja, por nuk mund te themi se Shqiperia humbi sot. Shikoni historine tone, ne 100 vite skemi pasur 1 lider te mirefillte. Kemi pasur mbreter, diktatore e post-diktator, por per here te pare Shqiperia ka nje person i cili me vizionin e tij mund ta integroje Shqiperine me Europen.

    8. ervin says:

      pegjegjesia e gjthe kesaj i bie aprtise demokratiek ei bei sali berishes ketij diktatori qe shkaterroi shqiperi e te pakten po e shikon qe po humbet dhe duhet te pakten te organizoje zgjehdje te lira e te ndershme

    9. blendi says:

      Drama me e madhe e Shqiperise eshte veshtiresia e zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Megjithate un mendoj se nje pergjegjesi shume e madhe bie mbi Berishen. Po te shohim, viktima te ketyre zgjedhjeve kane qene shumica anetar te opozites, pra flasim per nje te vrare dhe tre te plagosur per te mos permendur pastaj edhe kercenimet e ndryshme qe u jane bere njerezve gjate votimit. Besoj me gjithe force se me nje qeverisje te majte, tashme te zgjedhur nga Shqipetaret, do te mund te kemi nje sistem me te qete dhe me te prirur per te respektuar standartet Europiane.

    10. Martini says:

      Ky eshte viti i 101 qe nga shpallja e pavaresise, ishte e drejte qe Shqiperia, pas 101 vjet lundrimi ne nje det te trazuar me ne fund mund te themi se Shqiperia e gjeti kapitenin e duhur per ta nxjerre kete anije nga deti dhe per ta ankoruar prane portit te europes.

    11. Andrea says:

      nuk mund te kete proces te rregullt ne shqiperi per aq kohe sa sali berisha eshte ai qe organizon zgjedhjet

      nga saliu vetem dhune,vjedhje,mashtrime dhe manipulime mund te presesh
      e gjithe tabloja e shemtuar qe u krijua dje kishte pergjegjes nje person te vetem dhe ai eshte saliu

      por dje prape se prape rilindja triumfoi mbi rrenimin

    12. Qytetari says:

      Shqiperia ka arritur fitoren me te madhe te saj,pas fitores se PAVARESISE me 1912-en dhe CLIRIMIN nga fashizmin me 29 NENDOR te ’44-es!
      Keto zgjedhje bene te mundur zhdukjen e nje fenomeni me te keq edhe se fashizmi e komunizmi te marre se bashku , qe eshte BERISHIZMI!

  2. Tironci says:

    Albana, e trishte kjo qe ke shkruajtur por mjaft reale. Shpresoj dhe lutem qe keto zgjedhje te jene kapitulli i fundit i hidhur per Shqiperine dhe shqiptaret, dhe ne te ardhmen te shkojme ne kutite e votimit me teper te civilizuar dhe me me shume standarte duke respektuar se pari veten tone. Faleminderit per shkrimin

  3. VERONIKA says:

    BRRRRRRRRRRRRRAVOOOOOOOOOOOOOO !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    KUR JE E ZGJUAR DHE E BUKUR ,JE DOMOSDOSHMERISHT FEMER !
    {Kur je i shkurter dhe i dhjamur je bur{r} ,po qe dhe hajdut ateher je politikan}
    E dashur dhe e zgjuar ARBANA ,populli {bageti} shqiptar zgjodhi fituesin …ate fituesin e zgjedhes se re !

    1. valter says:

      Avash avash VERONIKA, mos i gjyko njerzit nga gjatesia dhe bukuria se kjo bukuroshe vertet qe ka then diçka te vertet dhe deri ketu i lumte per mendimin qytetar por, spo shoh ndonje mendim te saj per banden tjeter qe po vjen ne pushtet. Kush me garanton qe seshte ndonje nga ato qe do thoj neser ne editorialin e Meros qe edi rama eshte kryeministri i duhur qe do rilind shqiperin bashke me iliri. Ndersa

    2. valter says:

      Hahaha, VERONIKA, nuk jane karakteristikat “morfologjike” qe pershkruajne zgjuarsin e nje individi edhe pse jam dakort tek njera “i shendosh” dhe “hajdut” per politikanet tane. Kjo bukuroshe ka then te verteten, por te shpresojme qe te thote edhe per ate qe do marri pushtetin mbas saliut. Ska rilindje me çiftin edi-ilir.

  4. topi says:

    Nuk ka zgjedhje me standarte dhe te lira kur ne fuqi jane kriminelet si sali berisha dhe veglat e tij servile

  5. kirurg says:

    e ben pa dashje apo nuk e di vertet, se “shqiperia” dhe “berisha” jane dy gjera te ndryshme?

  6. zqk says:

    Jo moj zonje, salinizmi shpalli humbjen. Kjo eshte fitorja e Shqiperise. E kuptoj se kjo qe u arrit nuk eshte misherimi i aspirates evropiane, por eshte hapi i pare ne drejtimin e duhur. “Cdo udhetim i gjate – thote kinezi – fillon nga hapi i pare.”

  7. agbi says:

    Jashtezakonisht e gabuar zonje/zonjush e nderuar . Ne asnjehere nuk kemi udhetuar me trenin europian . Ziheshim , shtyheshim cirreshim qe te biletarija.Prandaj edhe u nderrua ai qe udheheqe kete turm se mos ndoshta ve rregull menaxhon drejt situatat dhe se aty do duket ado udhetojme bashke me te tjeret apo do na zbresin rruges . Per mua i treguam botes qe duam ndryshim dhe llogjikisht duhet te presim dhe te analizojme kur ti vije koha e duhur kurse cuditrisht ju shkruani sikur u zgjodhen prap te njejtet dhe thoni se se i humbem edhe 4-vjet te tjera .E habiteshme shume kjo teoria juaj .

  8. Ladi says:

    Mos u cudisni! Kujtoni se gjithmone ne dasmen e njeriut tend me te dashur: vella, moter, nip, apo mbese, gjithmone dikush qan dhe derdh lot te nxehte deshperimi krejt pa shkak.., thjesht sepse nuk gezon dot bashke me ty..! Mos harroni se: kurdohere.. edhe kur hena eshte e plote dhe cuditerisht pikerisht sot, qe ka ngjyren e fitores…, kukumjacka te vetmuara (si kjo e ketij shkrimi mjeran) do te kujisin vajtueshem per te mbjelle mundesisht trishtimin…!

  9. beso says:

    Ne fakt keto zgjedhje vetem humbje nuk jane.E nderuar autore,mos e shihni Shqiperine me syzet e gazetave te huaja,se ashtu nuk e njihni dot.Ne zgjedhjet e meparshme ndoshta jane vrare me shume,ndoshta asnje fare,por sidoqofte ato jane manipuluar,kurse duket se kesaj rradhe ndeshkimi ndaj klases despotike te brishes ka qene aq plebishitar,saqe nuk ndrsyhon dot rezultat as nje kamion i tere me kuti te manipuluara.Nje ndeshkim kaq masiv nuk eshte humbje,perveçse fitore s’ka emer tjeter-Fitore e dhimbshme ne Laç,por ky gjest ishte aksion deshperues i humbesve,qe pa gjeste te tilla nuk kane bere dot sot e 23 vjet.Nuk e kuptoj pse TemA e gjen kaq te goditur kete artikull,kur me duket se”goditja”eshte fare jashte tabeles.

  10. Diaspora Shqiptare

    http://diasporashqiptare2011.blogspot.com/
    Diaspora per Demokracine e Papunesine e Integrim qe mungon ne Shqiperi.

    Diaspora Shqiptare e indinjuar me keto ngjarjet e fundit te zgjedhjeve qe duhet te beheshin ne menyre paqesore dhe jo e Politizuar nga asnje nga ato qe jane ne Parlement qe kur ishte ne diskutim te drejten e votimit te Shqiptareve ne Emigracion te gjithe keta Parlamentar te te gjitha ngjyrave ishin dakord qe Emigrantet Jashte Shqiperise te mos votojne Jashte Shqiperie, por perse Jo e dine mire dhe po dalin ne drite qe keto metoda te perdorur nga keto grupe gjthe keto 22 vjet demokraci. Edhe perse Diaspora ndodhet larg Shqiperise eshte e indinjuar prej shume vite per shume padrejtesi qe jane bere dhe po vazhdojne te behen shqiptareve brenda vendit ne vecanti atyre qe jane jashte Shqiperise, qe nuk kane te drejte te kene perfaqesues te tyre ne Parlament, e nuk kane te drejte Vote. Deri sa te vazhdojne ne keto Metoda te vjetra nuk do te kete zhvillim , qetesi , e demokrazi.
    Ky eshte fruti qe Shqiptaret po korrin ne Vitin 2013 ne gjithe Shqiperine, nga ata qe kane zgjedhur keto 22 vjetet e fundit, Emigrantet, Rinia, Studentet, Punetoret, Intelektualet,etj kur si ne mesjete akoma njerzit vdesin nga mos diagnostikimi i parakohshem, mungesa e ujit e ndotja e prishja e ambientit, papunesia qe sjell emigrimin e perhershem qe ka mbi 22 vjete akoma ne ritje ne baze te kerkesave qe vijne ne Evrope e Amerike per pune,infrastuktura si ne vende Afrikane, drejtues Lokal e Kombetar te pa pergjegjshem qe akoma kur vine puna per zgjdhjet te behen si babai i shtepise premtojne dhe mbas marrjes se pushtetit per 4 vjet me radhe nuk flasin me goje deri sa te vijne zgjedhjet e tjera. Kurre ka ndodhur keto njezet vjet demokraci qe kurre nje Qeveri te japi doreheqje ne rast se nuk eshte ne gjendje te Realizoje reforma per zhvillimin e Shqiperise.E vetmja menyre demokratike eshte qe Rinia tja tregojne vendin ketyre me ane te Referendum te vazhdueshem per te vendosur Ligje Evropiane, Prezantues ne Parlament te Ketyre Organizmave Aktive qe ndodhen ne Shqpieri e Jashte Diaspore me te drejte vote, me votimeve te ardhshme te pergjejshme, heqjen dhe zevendesimin nga parlamenti atyre qe e kane lene popullin ne kete dite te hallit, pa krijuar kushte te mira jetese si ne vendet Evropjane, Papunesi, Emigracion te Vazhdueshem 22 vjecar e akoma ka dyndje larg Shqiperise, Rina e papune e pa te ardhme etj . Ka ardhur koha qe ne zgjedhjete e ardhshme te vendosen njerez te afte qe kane eksperience ne Evrope e Bote qe kane eksperjence mbi 22 vjete qe punojne e studiojne e jane ne gjendje te japin nje ndihme konkrete e nje integrim sa me shpejte te Shqiperise,dhe sidomos duhen perfshire patjeter dhe Shqiptaret ne Emigracion qe jane nje peqindje e larte dhe nuk kane nje perfaqsues nga ana e tyre ne Organet Lokale e Centrale ne parlamentin Shqiptar. Duhet ta dine se pa pjesemarjen e tyre nuk ka zhvillim dhe demokraci. Te gjitha shtetet Evropjane e Boterore marin pjese dhe ata qe jane ne Emigracion e votjne e kane prezantues ne Organet Sheterore Lokale e Centrale Parlament

  11. ben says:

    Politikanet tane e mbuluan m…. me sh..rr

  12. Diaspora Shqiptare
    http://diasporashqiptare2011.blogspot.com/
    Diaspora per Demokracine e Papunesine e Integrim qe mungon ne Shqiperi.

    Diaspora Shqiptare e indinjuar me keto ngjarjet e fundit te zgjedhjeve qe duhet te beheshin ne menyre paqesore dhe jo e Politizuar nga asnje nga ato qe jane ne Parlement qe kur ishte ne diskutim te drejten e votimit te Shqiptareve ne Emigracion te gjithe keta Parlamentar te te gjitha ngjyrave ishin dakord qe Emigrantet Jashte Shqiperise te mos votojne Jashte Shqiperie, por perse Jo e dine mire dhe po dalin ne drite qe keto metoda te perdorur nga keto grupe gjthe keto 20 vjet demokraci. Edhe perse Diaspora ndodhet larg Shqiperise eshte e indinjuar prej shume vite per shume padrejtesi qe jane bere dhe po vazhdojne te behen shqiptareve brenda vendit ne vecanti atyre qe jane jashte Shqiperise, qe nuk kane te drejte te kene perfaqesues te tyre ne Parlament, e nuk kane te drejte Vote. Deri sa te vazhdojne ne keto Metoda te vjetra nuk do te kete zhvillim , qetesi , e demokrazi.
    Ky eshte fruti qe Shqiptaret po korrin ne Vitin 2013 ne gjithe Shqiperine, nga ata qe kane zgjedhur keto 22 vjetet e fundit, Emigrantet, Rinia, Studentet, Punetoret, Intelektualet,etj kur si ne mesjete akoma njerzit vdesin nga mos diagnostikimi i parakohshem, mungesa e ujit e ndotja e prishja e ambientit, papunesia qe sjell emigrimin e perhershem qe ka mbi 22 vjete akoma ne ritje ne baze te kerkesave qe vijne ne Evrope e Amerike per pune,infrastuktura si ne vende Afrikane, drejtues Lokal e Kombetar te pa pergjegjshem qe akoma kur vine puna per zgjdhjet te behen si babai i shtepise premtojne dhe mbas marrjes se pushtetit per 4 vjet me radhe nuk flasin me goje deri sa te vijne zgjedhjet e tjera. Kurre ka ndodhur keto njezet vjet demokraci qe kurre nje Qeveri te japi doreheqje ne rast se nuk eshte ne gjendje te Realizoje reforma per zhvillimin e Shqiperise.E vetmja menyre demokratike eshte qe Rinia tja tregojne vendin ketyre me ane te Referendum te vazhdueshem per te vendosur Ligje Evropiane, Prezantues ne Parlament te Ketyre Organizmave Aktive qe ndodhen ne Shqpieri e Jashte Diaspore me te drejte vote, me votimeve te ardhshme te pergjejshme, heqjen dhe zevendesimin nga parlamenti atyre qe e kane lene popullin ne kete dite te hallit, pa krijuar kushte te mira jetese si ne vendet Evropjane, Papunesi, Emigracion te Vazhdueshem 22 vjecar e akoma ka dyndje larg Shqiperise, Rina e papune e pa te ardhme etj . Ka ardhur koha qe ne zgjedhjete e ardhshme te vendosen njerez te afte qe kane eksperience ne Evrope e Bote qe kane eksperjence mbi 22 vjete qe punojne e studiojne e jane ne gjendje te japin nje ndihme konkrete e nje integrim sa me shpejte te Shqiperise,dhe sidomos duhen perfshire patjeter dhe Shqiptaret ne Emigracion qe jane nje peqindje e larte dhe nuk kane nje perfaqsues nga ana e tyre ne Organet Lokale e Centrale ne parlamentin Shqiptar. Duhet ta dine se pa pjesemarjen e tyre nuk ka zhvillim dhe demokraci. Te gjitha shtetet Evropjane e Boterore marin pjese dhe ata qe jane ne Emigracion e votjne e kane prezantues ne Organet Sheterore Lokale e Centrale Parlament.

  13. demokrat says:

    Shume dobet kjo zonja, si te jete shkruar nga nje serbe e vogel pas leximit me vemendje te pamfletit te Cubrillovicit per zhdukjen e barbareve me bisht te Albanise qe pengonin daljen ne Draç te races superiore serbe.Eshte edhe me i dobet se shkrimet ne forum te Suzana-Merites, por gjithsesi ne linje me shkrimet e koheve te fundit ne drejtim te shqiptareve.
    Artikulli fillon si gjithmone me permendjen e 100 vjetorit te krijimit te shtetit shqiptar,me permendjen e te qenit shteti me i varfer i Eurpes, kjo eshte shkalla e pare e ngazellimit per mos te thene me shume dhe ketu jane ne nje vije me baballaret e tyre biologjike, vijon me paaftesine e shqiptreve per te qeverisur a vetqeverisur, me tej shkohet me turpin qe ndjejne fqinjet tane te rinj veriore qe njerez qe flasin nje gjuhe te perafert me ta qe jane te detyruar te ndajne kufi te perbashket me keta krijesa qe su bene kurre njerez. Kam ndjesin qe kjo analiste e shqyer, mallkon qe ne vend te nje te ishin vrare me shume she keshtu argumenti i saj per barbaret shqiptare te ketej drinit do te ishte me i forte.C’fare i ngeli pa na treguar eshte bishti dhe ne cilen ane e kane shqiptaret.

  14. xxx says:

    “shqiperia humbi”titull krejt pa lidhje dhe se kuptoj ku do te dali kjo.Shkrim me kot nuk kam lexuar ndonjehere.

  15. realist says:

    Deri diku vajza ka te drejte. Ne perendim te RSH, nuk ka rendesi kush fiton, por si shkon gara, kurse ne Ballkan qellimi shejtnon mjetet.

    Bân me e pa me gjak te ftofte politiken e RSh, nuk ka ndoj dallim te madh midis haxhi Sales e beduin Rames, te dy te dalun prej “gjirit te ngrohte” te PPSH.

    Te huejt nuk rrêhen kollaj me eufori e thirrje tifozash, si e kena zakon ne ne Ballkan me rrêjte vedin. Nuk ka shume randesi kush del i pari, por si e qysh dikush ka dale i pari.
    Ketu ndryshon botkuptimi lindor-islamik me ate judeo/kristiano-perendimor, ketu ndahet shapi prej sheqerit.

  16. kirurg says:

    mos kujtoni se meqe e boton Meroja, autorja e shkrimit eshte kundershtare e berishes! tipat si kjo do jene kukuvajkat qe do vene masken e kritikut “te paanshem” dhe “patriot”, por ne fakt do te jene mbrojtesit e maskuar te berishes, me shprese qe te riciklojne regjimin e urryer te korrupsionit dhe prostitucionit politik, edhe kulturor, madje. Shume here, Mero ua boton shkrimet qe ne t’i njohim kush jane ne te vertete armiqte e demokracise dhe cfare niveli te mjerueshem intelektual kane. se nuk eshte cudi qe neser t’i shohim si deputete. lexojeni dhe mbajani mend mire emrin.

  17. Sara says:

    Si nuk e keni te qarte se cfare po thot kjo gazetare, e cila ka kohe qe ka treguar se nuk eshte me Salen. A nuk ju kujtohet shkrimi i saj “Sali Berisha kthej medaljet”

    http://www.gazetatema.net/web/2012/04/17/kthej-medaljet-z-berisha/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje