E vetmja mënyrë që Partia Demokratike e Kosovës ta humbë pushtetin në Kosovë, është nëse Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet publikisht, siç ndodhi me mbështetjen që kjo lidhje ia dha Sali Berishës në Tiranë.
Fotoja e Arben Gashit duke votuar ne Tirane, jam i bindur që do të futet në antologji si mbështetja më komike që një subjekt politik i ka dhënë një subjekti tjetër politik.
Nëse Sali Berishës i duhet pak ngushëllim në këto momente padyshim të rënda për të, atëherë e siguroj që një pjesë e LDK’së në Kosovë dhe gazeta Bota Sot do ta trajtojnë si kryeministër të Shqipërisë edhe pasi Edi ta marrë mandatin. Nuk jam i sigurt nëse kjo gjë i hyn në xhep, por Kosova kaq mund të bëjë për të.
Përndryshe, unë personalisht jam i bindur që Berisha e ka bërë një punë të mirë për Shqipërinë gjatë mandatit 2005-2009. Unë personalisht mendoj, gjithashtu, se Berisha e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ndërtimin e rrugës së Kombit, projekt të cilin aq shumë e ka urryer Erion Braçe dhe lloji i tij. Pra, Berisha, me të mirat dhe të këqijat e tij do të futet në histori si një kryeministër absolutisht ‘interesant’ dhe polarizues. Emri i tij do të lidhet ngushtë me tranzicionin shqiptar.
Mirëpo, assesi Berisha nuk do të futet në histori si shenjtor, siç e konsideron një pjesë e LDK’së, e sidomos Bota Sot. Berisha është një vdekatar, i rrethuar prej fëmijëve mëkatarë, siç rrethohet pothuajse secili lider shqiptar. Para se gjithash është i rrethuar me cenet tipike shqiptare, siç janë urrejtja për rivalin dhe urrejtja për kompromisin. Megjithatë, tash jo më Shqipëria, por Berisha ndodhet në një udhëkryq personal. Ky është stacioni i fundit për këtë politikan të shekullit të kaluar që të përshëndetet me politikën në mënyrë paqësore, duke kaluar në heshtje dhe pa shumë zhurmë atje ku tashmë ndodhen Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe pensionistë të tjerë. Të mos flasë këtu për kolegët e tij rajonalë që më nuk ndodhen as në këtë jetë, si Ibrahim Rugova, Franjo Tugjman, Sllobodan Millosheviç e të tjerë personalitete të kësaj plejade politikanësh që shënuan zhvillimet historike të fundit të shekullit të kaluar.
Në anën tjetër në dorën e Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë do të duhej të ishin projekte të pafundme. Nuk dua të merrem asnjë çast me punët e tij brenda territorit të Shqipërisë. Për atë e gjykojnë qytetarët shqiptarë, pas katër vjetësh. Mirëpo, mendoj se është obligim i yni që të përzihemi ngapak kur janë në pyetje interesat mbarëshqiptar, e sidomos Shqipëri – Kosovë.
Doktori në pjesën e dytë të mandatit si duket i gjendur nën presion nga Niki Kaçurreli kishte filluar të luante pa kurrfarë shije me kartën e Bashkimit Kombëtar, kartë e cila padyshim se kishte reperkusione edhe në skenën politike kosovare. Besoj që nuk e kemi harruar ende tangon nacionaliste të zhvilluar në Shkup, në mes të Hashim Thaçit dhe Sali Berishës. Sigurisht, Thaçi, i kishte nevojat e tij. Fundamentalistët e Vetëvendosjes.
Prandaj, po shpresoj shumë që Rama do ta kapë ndryshe ketë çështje, jo ashtu në mënyrë brutale dhe banale, siç po e bënte Berisha. Unifikimi i shqiptarëve nuk bëhet me retorikë nacionaliste as nga Shkupi, as nga Mitrovica e as nga Kukësi. Një gjë e tillë nuk mund të bëhet as duke dhënë mesazhe paternaliste, siç shpesh e kishte zakon ta bënte Berisha. Ky fundit po përdorte të arriturat teknologjike dhe sociologjike te dy tri viteve të fundit, siç ishin smartphonat dhe rrjetet sociale, për të përçuar mesazhe të viteve të 90’ta. Kjo nuk është një gjë që nuk bëhet, sepse Facebook’u dhe Twitter durojnë edhe gjëra banale, por është krejtësisht jashtë kohës.
Vikendin e fundit qëndrova në jugun e Shqipërisë. Plot të rinj me pyetën me kureshtje se si është jeta e natës në Prishtinë. Si janë çmimet në Kosovë. Sa kohë do nga kufiri deri Kryeqytetin e Kosovës. Si janë rrugët? Po gocat? Pra, këto janë sfidat e Ramës në mandatin e tij.
T’i sjellë ata të rinj në Prishtinë…
Misioni i Ramës në raport me Kosovën duhet të jetë ndryshimi i konceptit. Le të shkojnë drejt e në arkiva të historisë edhe qasja e Fatos Nanos, e edhe ajo e Sali Berishës. Këtyre të dyve na mbetet vetëm që t’u themi faleminderit për çfarë keni bërë.
*Autori ka punuar gazetar dhe është deputet në parlamentin e Kosovës
ORE BERAT,ERJON BRACE NUK URRYER RRUGEN,KA URRYER VJEDHJEN QE ESHTE BERE NE ATE RRUGE,PO KU KUPTON TI O BERAT DHE LLOJI YT NGA KETO GJERA.
SHQIPERIA NGA SOT ESHTE E LIRE TE ENDEROJE DHE TE QUHET EUROPE,SE NE JEMI EUROPE O BERAT,A ME KUPTON………………….
ja u kemi falur kosovareve berishen.
meqenese berisha eshte mesuar me makine te blinduar 700 miljonshe dhe shpenzime te tjera te shfrenuara po ja u falim me gjithe librezat e tij,,,,vetem na i merni.
do tja u dime per nder.
Saliu e perdori retoriken e tij nacionaliste per te perfituar nga votat e patrioteve shqiptare, ai e dinte shume mire qe s’do te dilte asgjekundi, dhe realisht pak I interesuar ishte per kete ceshtje, por ishte e vetmja karte per te perfituar sadopak nga mbeshtetja e atyre kosovareve qe solli per te votuar, e atyre kosovareve qe nuk ishin rrenuar nga pushteti I saliut.
Shume artikull i bukur ky qe ka shkruuar zoteria. I shrkuar me nje arsyetim modern dhe prudent
-Bravo!
E rendesishme eshte qe Berishen nuk e do as populli i tij. Ka qene gjithmone nje synim ne vetvete largimi i Berishes jo vetem nga qeverisja e vendit, por edhe nga politika. Berishes i duhet thene lamtumire, sepse vetem keshtu do te mund te shpetoj nje popull i tere nga demtimet e tij. Kosova mbase ende nuk e ka kuptuar, por Doktori s’ka qene kurre nje mik i tyre, por gjithmone nje shfrytezuesh i mire i ketij vendi per perfitimet e tij personale.
Keta pd-istat vetem sa e demtuan imazhin e Shqiperise me retorikat e tij nacionaliste, sepse e dinin shume mire qe nuk do te pranohej nga organizmat nderkombetare sepse do te shkaktonte destabilitet ne rajon, por serish vazhdoi me ate te veten dhe ai nuk perbente kercenim vetem per Shqiperine, por edhe per Europen, prandaj te gjithe donin ta largonin saliun, dhe ia arritem.
Berisha do te hyj ne historine e shqiperise, por jo per ndonje arrtje te madhe. Do te mbahet mend si politikani qe edhe pse shkaktoi lufte, konfuzion, rrenim ekonomik, vodhi pa-mase, biles edhe vrau, arriti te mbante pushtetin. Figura e tij do te lidhet me rotacionin politik, sepse fale ketyre zgjedhjeve ne me ne fund u liruam nga kthetrat e Saliut dhe avash avash po shkojme drejt krijimit te nje shteti ligjor.
edhe pse jam perpjekur, nuk gjej asgje te mire per te cilen Berisha te mbahet mend. Asgje qe ai ka bere ose pretendon se ka arritur nuk mund te laj mekatet e tij ne qeveri. Eshte koha per ti dhene lamtumiren e fundit doktorit te marrosur qe kerkon te qeveris perjet nje popull qe nuk e do.
Fiks lamtumire, jo vetem nga Kosova por nga e gjithe Shqiperia dhe nje pjese e mire e botes demokratike e cila e sheh qeverisjen e tij si nje pengese te Shqiperis per te hyre ne BE dhe per tu zhvilluar me tej.
Eshte e rendesishme te kuptohet se figura e Berishes ne politiken Shqipetare dhe ne jeten e popullit ka sjell me shume deme se perfitime. Me largimin e tij prej qeverise, hapet nje mundesi e madhe zhvillimi, qofte ekonomik qofte politik. Regjimi Berishian po tregonte shenjat e fundit te nje delirimi, dhe ishte mese e nevojshme te hiqej ky grup drejtues qe po na vidhte e po na vriste pa me te voglen brerje ndergjegje.
berisha ka mbledh plackat dhe sot ne mes nate…arratiset prej shqiperie per gjithmone!!!
ai e ndiente humbje, por nuk e parashikonte kurr..kete shkaterrim qe i beri ps-ja!!!
RILINDJE ERDHI!!!
lamtumir o gjys shyqyr shqiperia do marre fryme sot nuk do degjoj me per ty edhe per deshtimet e tua shyqyr qe shqiperia do ndryshoj edhe do kete nje te ardhme me te mire sepse ky qytet e meriton ….
A të lumtë ajo gojë o Vlora!
P.S. Çne që u zgjuan dhe kosovarët? Ata vdesin për dikatorët tanë historikisht. Nuk ka njeri t’ua mbushë mendjen që të gjithë diktatorët tanë, Enveri, Ramizi, Nano, Berisha i sheshin te serbi për pesë pare.
Ky artikull-shkruesi se kupton se vetem ne Shqiperi ose Zimbave dhe pleshto-republikat e ketij lloji ndodh qe te humbasin 200.000.000 $ ne nje Rruge dhe askush mos denohet per kete vjedhje makabre.
PS ka denoncuar vjedhjen jo rrugen. Nuk ka vjedhje patriotike.
Ju te Kosoves rrini urte dhe merruni me bandillet tuaj.
lamtumire ?! ketit eshte me i thon: Mirupafshim ne gjykate kur te lash te gjitha mekatte qe tja fillojm qe ne vitin 1992 do kalojm te 97, pastaj te gerdeci pastaj te 21 janari dhe shume shume lek te vjedhura nga familja jote !!
IKE SALI IKE, VOTA E POPULLIT TE LARGOI PERFUNDIMISHT NGA POLITIKA! ME NE FUND MUND TE MARIM FRYME TE LIRE, KOMUNISTI I FUNDIT NE KETE VEND U SHPORRRR NGA POLITIKA ME NE FUND! BRAVO EDI RAMA I CILI KA NJE PROJEKT MADHESHTOR PER SHQIPERINE NDRYSHE NGA KRYEHAJDUTI SALI BERISHA!
dhe ju mendoni se Edi do mundet ta vere ne zbatim projektin e tij duke pasur kok lopen ne krah???
Shyqyr zoti sot shqiperia u ngrit sot e rilindur shqipatert e kane treguar shum qarte me voten e tyre qe e mira e ketij kombi eshte rilindja edhe sali berisha do sjellle vetem rrenimin ketij vendi…
doktor berisha je pelqyer shuem here nga kosovaret por nga vetem keqkutime qe kan pasur ata dhe jo ngaqe ti mudn te jesh i rendesishem per ate komb sepse ai vetme tradhtar ka qene tere kohes
kosovaret me ne fund e kuptuar qe sali berisha ka punuar gjithmone kunder kosovoes qe sali ebrisha ka punuar gjithmone kundra shqiperise qe sali ebrisha eshte thjesht n je gjaatr komunist
Nuk jam tip qe ofendoj asnje person dhe shquhem per mardhenie te mirame kosovaret e shumte qe njoh, por ky Berati ofendon inteligjencen e kosovareve, sepse nese nuk kupton qe Erjoni nuk eshte kunder rruges por kunder makuterise se Saliut per te vjedhur gjysmen e fondeve, atehere eshte nje kungull. Nese kete e ka te qarte, siç e ka te qarte vete Saliu,por e perdor si argument destuktiv atehere eshte nje palaço grotesk.
eshte bere tamem me i thene lamtumire se saliu iku tash ikaq e pati !! thjeshte te presim momentin qe te dali perfundimi dhe mos te jete firmosur perfundimi i zgjedhjeve !! te behen gati se shqiperia do rilind , nga shtatori e fillon mese miri kete 4 vjecar
o Berat, mos fole broqkulla. Ti vete viedhe. Je i pa afte. Paguhesh nga mafiete e ndryshme. Pse nuk e publikon pasurin tende. More bandite,mbylle gojen. Si nuk te vie turp, te futesh ne nji rend, te madhin Rugova me Millosheviqin. Po ti je klyshe i te majtes dhe i UDB-es.
erion brace ka qene kunder vjedhjes jo kunder rruges o mjeshter
Mjeshter ai Berati! Por pak Kosovar, perseri Brace e pengon…! Nuk thellohet ma shume Berati pse brace flet e cfare thote!!! Megjithate nuk eshte ne rrangun e nipit te Serbis, djalit te UDBashit, apo bashkepuntorit te UDB.
Ka edhe kosovar te mire, pershendetje kosovar qe respektoni voten e vellezerve shqiptar!
Ky llaveshi nuk është as mish as peshk. fazlliqin e ka ortak në veri të kosovës. hajn i organizuar. Urime Rilindja!
PERSHENDETJE MOTRA E VELLEZER KOSOVAR,JU QE RESPEKTONI VOTEN E RILINJES SE SHQIPERISE
Bero mor bir…… nuk e ka urryer njeri rrugen e kombit. por te gjithe kemi urryer korrupsionin me te cilin eshte ndertuar. Po kujt i thua o Bero djali…
Ku e kam Ramy budallain qe mbeshteste Berishen?
Z Buzhala
Eshte e vertete qe Sali Berisha nguli kembe dhe realizoi rrugen e Kombit, por mos haro se nuk kishte asnje plan ne leter. Me vjen keq t`ju them se Ju ose nuk kuptoni shqipen ose e thoni qellimisht se kete rruge e kundershtoi E Brace etj. Nuk e di se ku mund te keni ndigjuar, qe Brace apo ndonje tjeter, kane qene kunder ndertimit te rruges. Ata e shume te tjere, kane kerkuar, qe rruga te behej me projekt te plote, profekt qe nuk u paraqit qe ne fillim te ndertimit te rruges e deri sa mbaroi ajo. Se dyti, kane kerkuar transparence per shpenzimet. A e di ti se per procedure nuk u zhvillua gjyqi kundra kanakarit te Saliut. Ju keshtu thoni ashtu si Saliu, se te majtet penguan hyrjen ne NATO, lobuan kundra vizave etj. Kuptohet se ne c`vije e coni ujin. Nje gje duhet te dini, se populli shqiptar nuk ju dha nafte serbeve, nuk shiti detin grekeve, nuk ju tha mos firmosni Rambujene; po ashtu dhe Brace me shoke. Neqoftese ju keni bindje te tilla mendohuni para se te flisni apo te shkruani, se ne ju masim dhe ju veme metrin. kjo nuk do te prishi ndenjat vllazerore tona. Pershendetje.
Te lumte goja nigo
po te mos ishte per kuksovaret, saliu do kishte humbur edhe Kukesin
Nga menyra si z.Brace ka folur per rrugen ku sulmonte te gjithe, eshte afermendsh te perceptohej ashtu nga kosovaret.
Gjithesesi z.Buzhala eshte deputeti i PDK-se qe para disa ditesh deklaroi me gojen plot qe presim fitoren e Edi Rames.
Beratas,
te informoj qe ne qarkun e Kukesit jane numeruar vetem Tropoja dhe Hasi, pasi 15 mije votat e bashkise Kukes komisioneret e PD-se nuk po denjojne t’i lexojne, duke bllokuar procesin e numerimit.
Berat, te na falesh dhe shume nga ne na vjen turp kur lexon komente nga BLSH,Drini,Vlora,Burreli e disa monstra te tjera qe hedhin poshte dhe urrejne gjysmen tone pertej kufirit,sikur te ishte baceja e Berishes.
Rruga jone ende nuk ka perfunduar…bashkimi ne nje shtet te vetem eshte fundi I endrres se shqiptareve te vertete dhe te shkolluar …
Urime PS..uroj qe ta perdorni kete mandate ne te mire te shqiptareve…beni te kunderten e Berishes dhe gjerat jane me te lehte..
Absolutisht I pavarur nga asnje parti politike
Lanti, une pershendeta kosovaret qe e respektuan voten e shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi. Une nuk mund te pershendes nje pjese te kosovareve qe ishin rezervista e Berishes me ate llumin Gashi qe tregoj injorance kur votoj kunder vullnetit popullor duke votuar Berishen.
Tipat si Fatos Nano dhe Sali Berisha jane politikane te deshtuar dhe super te korruptuar, dhe nga ky soj munde te jeni edhe ju ,qe i falenderoni.
Berat, ju sqarojmë se as Erion Braçe,dhe asnjë shqiptar kurrë nuk kanë qënë kundër rrugës Durrës-Prishtinë. Jeni keqkuptuar dhe keni rënë pre’ e propagandës së salehit.
Debati ka qënë për vjedhjet monstruoze nga banda qeveritare në fondet e kësaj rruge (të cilët llogarisnin se nuk do vëreheshin,në emër të “patriotizmit”).
Pra, është fjala për “vjedhjen patriotike”. Debat i brendshëm, pra, që nuk ka lidhje me ju.
Pershendetje z.Berat,
artikulli juaj eshte interesant por te them te drejten ka pasaktesira dhe kjo vjen ngaqe ju jetoni ne Kosove dhe une ne Shqiperi. Ashtu si ju une dua megjithe zemer qe populli yne te jete nje, jo me kufij por nje ashtu si thoni ju me art dhe kulture me rruge dhe mbeshtetje ndaj njeri-tjetrit, te dyja pjeset shqiptare, ashtu sikurse dhe Shqiponja jone ka dy koke qe mbrojne njera tjetren. Ndersa persa i perket pjeses tjeter te artikullit nuk mund te pranoj qe eshte i sakte apo nje oportunitet i mire nga ju. Pse?! Sepse ky Sali Berisha qe ne njohim ketu pervecse ka bere Rrugen e Kombit qe me shume u vodh se u shtrua, te gjitha te tjerat i ka mos e pyet me mire o Zot se cka bere. Ka ngritur korrupsionin ne profesionalizem qeveritar, ka vrare qytetaret e vet si ne Gerdec si diten per diell ne mes te Tiranes, ka shkaterruar Arsimin Shqiptar me Universitetet klloune, i ka lene pensionistet ne pike te hallit pa asnje mbeshtetje nga Qeveria dhe te rinjte i ka ngopur me genjeshtra, ndersa moshen e mesme qe aktualisht dhe pjeserisht eshte ne pune e ka terrorizuar duke i bere presione nga me te ndryshmet per nje vend pune. Ky z.Berati eshte Saliu qe ju nuk e njihni, ashtu sikurse une (nje intelektual i thjeshte ne Tirane) nuk e njoh Hashim Thacin dhe qe per hir te se vertetes me pare beja tifo per te ashtu sikur ju per Berishen. Ndaj i nderuar z. Berati pjesa e dyte e artikullit tuaj eshte shume e bukur dhe do te doja te vazhdohej dhe ne realitet ajo qe ju sugjeroni sa per pjesen e pare do te thoja te dashur bashkekombas ju lutemi na leni ne te gjykojme Berishen ashtu sic beme dje me vote. Tung
Ja ke fut si kau peles i themi ne ketej nga Shqiperia. Kisha nje propozim shtese atyre kerkesave dhe pyetjeve interesante qe te paskan cuditur. Na sillni gocat e Kosoves ne Shqiperi dhe na merrni cunat e PD-se ne Prishtine. Njerin e bete qytetare nderi. Te tjerit bejini bodyguard ne klubet e nates. Tung
Kapterri je i modh fare, keshtu edhe permiresohet raca.
Z.Berati me respekt te pakten per emrin tend. Berati yne e dha verdiktin per Salen tend : 70% vs. 30%
Kapterr, më sqaro, të lutëm se nuk e kap dot mendimin tënd.Ç’do të bënin çunat, të kujdo qofshin, në Prishtinë pa goca, se ato dot shkonin në Shqipëri ? Sa për qyterarët e nderit, kush pyeti kosovarët t’i bënin apo jo ? Uroj që “Rilindja…” vertetë të sjellë rilindje.
“Kur humb rrugën ai që pri, e merr tjetri që është pas tij…” e thotë një bejtexhi kosovar i shek. IX. Por, a do ta gjejë rrugën e vertetë që Shqipëria të vazhdojë rrugës së duhur . Parti politike ka shumë, por atdhe vetëm një.
urime RAMA fitore e ti xhuxh mos na e thi ma teper k..in o shpiun i serbis.
o Berat (qe nuk pate fat), Erjon Bracja nuk ka urryer rrugen, boll me keto propagande boshe dhe te mjera, Bracja ka ngritur zerin kunder mega-korrupsionit, ku 66 km rruge kushtuan 1.4 miliarde euro, a thua se u shtrua me flori ajo rruge.
ndaji gjerat o Berat, apo e paskeni zakon ju kosovaret, cyles ne nje vrime i bini edhe kur ajo ka shtate vrima..!!
T’i themi falemnderit Berishes per cfare ka bere?!!!
Ky tipi ka nevoje urgjente per nje diagnoze dhe prognoze!
O Berat, ne nje pike nuk jam dakord me ty, kur permend Erion Bracen qe paska qene kunder ndertimit te rruges. Gabohesh, Erion Brace ishte kunder abuzimit qe u be ne kurriz te rruges, abuzim i cili zyrtarisht sipas Kontrollit te Larte te Shtetit Shqiptar ishte 220 milion euro.
Ka nje diference te madhe mes rruges ne vetvete dhe abuzimit me fondet e kesaj rruge.
Pavaresisht terheqjes se gjakut une mendoj qe gazetaret kosovare nuk mund te japin dot kusresi opinione dhe aq me teper te bejne analize se cfare ka bere SB dhe cfare duhet te beje Edi Rama ne Shqiperi. Kjo per faktin sepse nuk mund ta imagjinosh se cfare shije ka Coca Cola pa e provuar sado te shohesh reklamat ne TV apo te te tregojne shoket se si eshte ne goje. Prandaj lerini ketra tanet qe kane pire Cola sa po iu vjen per te vjelle te na tregojne per ate se cfare mund te ndodhe neser. Pa ju munguar respekt keni plot ceshtje per te cilat mund te jepni gjykimin tuaj objektiv dhe profesional ne vendin tuaj. Kur te behemi nje, opinioni im do te quhet demode.
O gazetar bageti po per çfare ti themi falemnderit apo pse shkaterroi vendin e na beri turpi i botes e u mundua te ndante shqiptaret ne baze krahinash e feshe? Ore kokerr k.ri a mer vesh ti se keta njerez bota i fut ne burg o bageti nuk ka falje per keta njerez se nuk jane femije po jane lidere politikane qe luajne me fatet e kombeve, e kupton kaq ti apo jo? Ne kete palo shkrim shoh nje adhurim te fshehur qe ke per kafshen me te eger qe ka nxjerre toka shqiptare dhe qe mundohesh ta fshehesh me disa fraza gjoja asnjanese e gjoja optimiste. Jo jo nuk duhet falenderuar ropq.imi po duhet futur ne burg qe rop.imet e tjere qe do te vijne me vone mos te guxojne te bejne ate qe kjo kafshe prehistorike beri per 22 vjet. Ky njeri i vetem eshte strumbullari i te gjitha te keqijave qe i kane ardhur ketij vendi qe nga 1990. Nqs klima krahinore korrupsioni militantizmi e kafsheria qe ky instaloi nuk do te ekzistonin, atehere edhe fenomenent pasardhese te tipit Meta e compani natyrisht nuk do te kishin ekzistuar. Te gjitha veset e politikes shqiptare jane ushqyer e kultivuar nga ky njeri ne menyren me te poshter e te pameshirshme te mundur. Ky ka sunduar si nje sundimtar mesjetar per 22 vjet, ky shkaterroi shtetin shqiptar, ushtrine e ate pak ekonomi qe kishin shqiptaret kur dolen nga sistemi i vjeter. RRuget nuk i beri me leket e veta ky ore debil po me paret e popullit duke i vjedhur ne menyren me te pabesueshme te papare ndonjehere ne shekullin e 21 ne Evrope. Ti nuk e ke konceptin e shtetit dhe rrjedhimisht nuk je i afte te besh analiza se qeverite punojne per popujt e nuk eshte ndonje merite te ndertosh rruge o bageti se per ate pune te kane dhene voten njerezit, e merr vesh ti kete ncncncnccncn? Ore ti Baze mos kalo keshtu shkrimesh nga keta bagetite ripertypese qe kane nostalgji te fshehur per kafshen e eger. Mos i ul reputacionin gazetes mer vesh apo jo.
Komenti me i mire qe lexova
Po ti zoteri para se te derdhesh ate lum sharrjes a e lexon qe gazetari eshte deputet i Kuvendit te Kosoves? Si mundet ai te perdori ate gjuhe qe ti kerkon te degjosh kur ate s’e perdor as Edi Rama, por thote qe ta nxjerrim ne pension katragjyshin?
E perseris dhe nje here faktin se artikullshkruesi dhe deputeti i PDK-se para disa ditesh ka shprehur mbeshtetjen per rotacionin dhe fitoren e Edi Rames.
http://www.gazetatema.net/web/2013/06/17/pdk-preferon-te-fitoje-rama-ldk-dhe-aak-jane-pro-sali-berishes/
Z. Berat une nuk jam plotesisht dakort me ty, se “Rrugen e Kombit” e konsideron merite te Berishes. Ajo filloi ne kohen kur kryeminister ishte Pandeli Majko dhe Erion Brace denoncoi korrupsionin ne ndertimin e kesaj rruge. Por edhe ty, si kosovaret e tjere pak ju intereson se ajo rruge mund te ndertohej me me pak para, se né kete rast paguajne taksapaguesit e Shqiperise. E meta e kosovareve eshte se nuk jane te sinqerte me shqiptaret e tjere, qe te mendojne si nje komb. Kjo vihet re ne shume raste dhe ne shume ceshtje. Qe te fitoni zemrat e shqiptareve te tjere arsyetoni ne menyre te njejte si nje komb, pa hile, pa kerkuar qe te ndrohet standarti i gjuhes, pa vajtur te votoje kur nuk i takon te votoje, pa i dhene titullin “Qytetar Nderi” Lulzim Bashes para zgjedhjeve se nuk e meriton pasi ka vrare kater te pafajshem, etj. si keto. Pra te keqen shikojeni tek vetja e juaj dhe jo nga Shqiperia.
shume sakte ia ke thene1 po ai eshte deputet, nuk besoj se nuk e di cfare thote. pyetja eshte pse i thote keto qe thote, dmth qe do te lyeje mu..in me lule
As nje shqipetare me 2 pare mend ne koke ishte apo eshte kunder rruges qe lidh 2 shtete shqipwtare z.Buzhala.Ajo qe u kundershtua ishte vjedhja galopante e cila u be duke shfrytezuar domosdoshmerine e kesaj rruge.Vjedheje nuk duam. Kombin gjithkush e do.E pra idhulli jone dhe juaji vodhi sa deshi……
Ejani ne Kosove rinija e Shqiperis sidomos rinija e jugut te Shqiperis ejani na vizitoni ne Kosove se shume pak ju njofim dhe e njifeni Kosoven……mire se vini jemi edhe ne Shqiperi
pershendetje RAMA per fitore ne mnyr dinjitoze ke percjell keto zgjedhje,por ai bufi eshte shume nguca keq ILIR META ,e ti Berisha duhet te pranosh disfaten ne menyr burrerore.
Si ka mundesi qe edhe nga pjesa tjeter e trupit shqiptar kemi injorant nese nuk ka informacion per çfare kane bere saliu me nanon perkundrejt ketij kombi ose tradhetar nese e di mire se kush eshte gjendja ekonomike, sociale dhe mjedisore e vendit tone. Po si more depulesh thua “Këtyre të dyve na mbetet vetëm që t’u themi faleminderit për çfarë keni bërë”? Per çfare tu thuash faleminderit ? Per shkaterrimin e 97 ku u vrane me shume ne Shqiperi se sa ne Kosove a thua se ishin ne ne lufte dhe jo ju. Per rrenimin ekonomik qe çdo shqiptar lind me 4 mije euro borxh minimumi dhe qe i rritet çdo sekond qe ne komunikojme. Per pyjet qe jane prere dhe djegur dhe ujrat qe jane ndotur nga papergjegjshmeria e klases tone politike. Per shoqerine shqiptare qe eshte shkateruar deri ne qelize (familje), qofte nga ana shendetsore edhe ajo arsimore apo psikologjike. Per çfare duhet ti falnderosh? Turp per ty! Me politikane si puna jote edhe Kosoven fatkeqesisht do ta shoh shume shpejt te rrenuar. Mjer ne per ju!
Berat: respect por e lexoke shume dobet e ne menyre siperfaqsore situaten ne Shqiperi.
Sali Berisha do hyje ne histori vetem si pika me e erret ne historine e Shqiperise per 100 vjetet e fundit dhe si symbol antidemokratik I regresit, qe zgjodhi shkaterrimin, vrasjen dhe vjedhjen, mediokritetin dhe mercenarizmin e servilizmin ne vend te alternatives.
Ashtu si lideri I tij shpirteror Enver Hoxha, edhe ai mburret me shtrimin e rrugeve te cilat ashtu si kalaja e Rozafes prishen sapo shtrohen sepse perndryshe si do vjedhe vrasesi Lulzim basha 220 million euro te popullit Shqiptar. Kjo eshte pjesa qe kritikon Brace.
Saliu do mbahet mend si komunist servile I privilegjuar qe ne 2012 burgosi, vrau e dogji te perndjekurit politike qe nuk I kish vrare as Enveri. Furnizoi serbin me nafte ne 1996 kur luftonte Kosoven, dogji e vrau Shqiperine ne 1997, 1998, 2001, vrau perseri ne Gerdec e ne 21 Janar 2011, vodhi votat ne 1996, 2009, 2011, I fali territorin Shqiptar detar greqise, I ndertoi shume varreza te paqena ushtrise greke ne territorin tone, vodhi pronat Shqiptare dhe jane vrare mbi 20,000 vete qe te vjedhe ai dhe Fazllic, etj, etj, etj… A do me? Nese keto nuk I shikon, je qorr qe nuk ke kapacitet per parlament.
Berati e permend Erjon Braçen, sepse i dhemb atë që për çdo ditë ia përtkujton “Vetëvendosja” në Prishtinë – HAJNINË! Pra këtu i dhemb kuazi-deputetit të PDK-s, tenton që me një guri të godas dy zogjë.
Është e vërtetë që propaganda Berisho-Rugoviane ka zënë thellë vend në palcën kosovare për kinse anti-kosovarizmin e socialistëve, pra Edi Ramës i duhet ta largoj këtë propagande, me pune dhe jo me demagogji siç bënte diktatori Berisha.
Edhe në Kosovë ka njerz objektiv, por kuptohet që shumica janë verbërisht militant dhe kot nuk mundesh t’jua çrrënjosësh për kohë të shkurtër atë mentalitet verbërues.
Atë çfarë ka bërë Nano (fal zotit edhe këtë e qoi Edi në harresën e historisë) dhe qeveritë socialiste për Kosovën, Berisha as në ëndërr nuk e ka parë. Por, propaganda e Berishës nëpërmjet dinozaureve të LDK-s ka qenë e fuqishme.
Tani ka ardhur koha që edhe në Kosovë, HAJNAT të qohen në histori, si PDK ashtu edhe LDK e po edhe AAK.
Se pari URIME per ndryshimin ne Shqiperi, uroj qe kurre te mos derdhet asnje pike gjaku shqiptar per Politike e per “lider” te Partive te ndryshme. Uroj qe ai vend dhe banoret e saj te permiresojne me shpejtesi Imazhin shume te shemtuar nderkombetar qe ka pasur dhe ka akoma Shqiperia. Tash per Avniun, pergjegja: me vjen shume keq Zoteri, por Partia socialiste e Shqiperise do ta kete shume te veshtire, ndoshta edhe te pamundeshme te fitoje popullaritet tek shqiptaret e trojeve te ish-Jugosllavise, per nje arsye shume te thjeshte: Emrin e saj, ky emer “socialist” iu rrenqeth lekuren njerezve nga Kosova, per shumicen e kosovareve, kjo Parti socialiste e Shqiperise eshte si-motra e PS te Serbise, ndoshta juve ju duket e cuditeshme dhe qesharake, por keshtu eshte. Kosovaret nuk jane budallenj qe ta dijne se Sali Berisha ne te vertete ishte Komunisti me i madh pas E. Hoxhes, por ai u kamuflua ne “demokrat” ne emer. Do te thoni qe edhe ne Europe ka Parti “socialiste”, po eshte e vertete, por Partite socialiste europiane ndryshojne si nata me diten nga ato te Ballkanit.
berisha pa tjeter qe do te kujtohet z buxhali do kujtohet per :
– G E R D C I N …
— PER VRASJEN NE BULEVARD TE – 4 – MARTIRVE TE DEMOKRACISE . ..
– PER PERCARJEN JUG – VERI DHE BRENDA PER BRENDA SHQIPTAREVE …
— ZAPTIMIN NGA INJORANCA …
SAPER ATE QE FTONI JUGUN PER TE ARDHUR DHE PER TE NJOHU KOSOVARET ,
BEJN MIRE DISA SI AI QE FTON JUGUN TE NJOHE JUGUN SEPSE EDHE KUR E SHITI EST PASH TOPTANI NGA VERIU KOSOVEN ISHTE ;- a v n i r u s t e m i ai qe shkoi ne mese te parisit per te marre hak nuk shkoi ndonje kosovar …..
po tmerrohem kur po degjoj komente e sidomos termin “kosovar” qe eshte shume term ofendues per nje pjese shume te mire ne Kosove. Si femije, kam pyetur babane se cka jemi ne? me ka thene “shqiptar”, dhe ashtu ka mbetur. Ne asnje menyre te mos mendoj dikush qe eshte me shqiptar sesa ne keteja (tpakten nje pjese e jona). Ju lus, qe termin “kosovar” ta mbani ne xhep, ju dhe te gjithe ata qe e perdorni me kaq ironi (dhe te tjeret qe e perdorin nga padija).
Mandej, nuk pajtohem fare me z.Buzhala: Erjoni ska qene kunder “rruges se kombit” dhe as ska qene Berisha qe e ndertoi. I beri 65 kilometra me cmim mbi nje miliard dhe genjeu popullin duke u thirrur ne 200 kilometra apo ku ta di une.
Ta keni te qarte ju qe jetoni andej kufiri, ne Tirane, Shkoder apo Vlore, se ata qe e dojne Sali Hingellorin ne KS, jane pikerisht soji i atyre qe ishte kunder UCK-se dhe qe sabotoi luften. Shqiptaret e vertete, ne asnje menyre nuk e don berishen, as spiunin e unmikut bashen, e as te tjeret nga ai soj i perzier sllavo-grek. Si mundet qe nje shqiptar te doje dike, qe ia fal nje pjese te detit Greqise? Apo qe i jep nafte Millosheviqit, apo qe i jep benificione Fazlliqit?
Sa me perket meje (me falni nese shpreha ofendim per dikend), jam nje nga 3 delegatet e partise qe i takon dhe z,Buzhala, qe votuan kunder rreshtimit ne te djathte (Konventa e PDK me 3 vota kunder, miratoi programin e djathte te partise ne janar 2013), dhe qe pas Konventes, i kam pushuar dhe jam dorehequr nga te gjitha funksionet partiake dhe shteterore (pa shume buje, sepse ende mendoj qe me te mire skemi, dhe kam mbetur vetem votues i thjesht i pdk).
Dhe per fund, nuk e besoj qe ndonjeri nga ju i eshte gezuar me shume se une ikjes se doktorit dhe fitores se Edit. Nuk them qe jam gezuar me se shumti, por ta dini se une dhe shume shume shume shoke e bashkmendimtar (qe nese i llogarisim dalin shume), kemi festuar sot tere diten dhe do e vazhdojme festen dhe percjelljen e rezultateve edhe ne vijim, deri tek vulosja perfundimtare e fitores
Ylli te pershendes.
Une jetoj ne Kosove per me shume se 1 vit dhe e njoh mire afeksionin e shqiptareve te Kosoves per Berishen, gje qe ndjehet edhe nga percjellja e vaket qe i ka bere media fitores se socialisteve. Nuk ju ve faj, pasi ajo rruge ishte fort domethenese per ju pasi ju afroi me teper se kurre me Shqiperine, packa se nuk u be me deshiren e Berishes, por ne gjykimin tim ishte shitje interesash ekonomike tek SHBA ne kembim te hyrjes ne NATO e me tej.
Per me teper qe perceptimi juaj per te majten eshte i barazvlefshem me komunistet cka mua me cudit fort se si ka mundesi te mendoni keshtu per aq kohe sa edhe SHBA ka nje parti te majte qe sot eshte ne pushtet, apo ne kohen e luftes se Kosoves, laburistet ne Angli drejtoheshin nga nje figure e larte politike si Tony Blair.
Besoj se ne kete pike do me mbeshtesesh, per aq kohe sa ne Kosove te gjitha partite politike e paraqesin veten se i perkasin spektrit te djathte edhe pse programet e tyre mund te mos kene asgje te perbashket me te djathten.
Edi Rama pervec se ka detyren e madhe te ringrej Shqiperine, ka shancin e madh t’u tregoje shqiptareve matane kufirit se kush eshte politika e duhur e bashkepunimit ekonomik e kulturor ne menyre qe te dy palet te maksimizojme fitimin dhe jo keto pare te shkojne per klane familjare, sikunder beri Berisha me Damir Fazllicin.
Shiptaret e Kosoves uroj ta harrojne sa me shpejt Berishen si njeriu me antikombetar qe ka pare historia moderne e shqiptarise.
Pershendetje Berat
Une kam patur rastin te bisedoj dhe me disa personalitete te larta te Kosoves, persa i perket “Rruges se Kombit”. Me kete shkrim te shkurter dua te “bisedoj” me ty dhe me kedo qe do ta lexoje kete shkrim.
Cdo rruge , ne cdo rast eshte nje e mire e domozdoshme. Sidomos rruga qe lidh dy pjeset tona.
Por kjo rruge ka disa probleme: shkeljen e Ligjit , shpenzimet e tepruara, mungesa e projektit dhe e fizibilitetit.
-Ne ne Shqiperi kemi nje ligj per prokurimet qe u shkel me te dy kembet.
-Vete Kontrolli i larte i Shtetit , konkludoi se jane mbi 270 Milion Euro shperdorime. Per kete Lulezim Basha u cua ne gjyq , por “ja hodhi paq” per procedure !
-Rruga u be me “brek neper kembe” pa asnje projekt dhe nuk ka perfunduar akoma.
Jam shume kurioz te di si do ju pergjigjesh ketyre pyetjeve:
-Perse Rruga e Kombit eshte shume me e keqe se Rruga ne pjesen e Kosoves?
-Perse Rruga Milot –Rreshen e ndertuar me leket e Bankes Boterore eshte me gjysmen e gjeresise se pjeses tjeter? Perse nuk pranoi B.B te financonte variantin e Pjetrit te Madh ( dmth Sali Berishes) dhe te fitonte dyfishin e asaj qe do te fitoj nga financimi aktual?
-Sikur e gjithe rruga te behej sipas ketij standarti te BB dhe Shiperia te kursente ca milion Euro, ( behet fjale per gati 500 Milion) do te kishe ndonje kundershtim?
-Sikur te ishte vetem nje tunel dhe jo dy , do ta quaje mundim te madh te prisje rradhen per te kaluar ,sic u be ne fillim dhe ne ne Shqiperi te kursenim ca Miliona Euro te tjere?
-Sikur me keto Euro te ishte bere ndonje termocentral ne Kosove apo hidrocentrali i Skavices ne Shqiperi dhe ndonje linje Interkoneksioni Shqiperi-Kosove , do te kishe ndonje kundershtim? Pyet Ministrin e Ekonomise se Kosoves sa interes kane keto projekte. Do ti kishim thene perfundimisht lamtumire krizes energjitike te dy vendet, vetem me keto 500 Milion Euro.
Une nuk njoh njeri ne Shqiperi qe te kete qene kunder Rruges se Kombit , por njoh shume ( perfshire dhe Erionin) qe kane qene kunder shpenzimeve faraonike te kesaj rruge. Jam i bindur qe me kohen dhe Ju ne Kosove do te reflektoni per keto shpenzime te tepruara. Shqiperia dhe Kosova kane nevoje te madhe te rindertohen me nikorqirllek.
Erjon Brace urren rrugen dhe kosovaret???!!! Cfare kulmi dhe dezinformimi qe keni. Duhen pleqeruar mire mendimet para se ti nxjerresh nga ajo e shkrete goje…
lamtumire plaku Mere!Pleqeri te mbare!Qe te rregullosh paksa imazhin tend te piset hapi rruge procesit te numerimit.Rilindje.Fitore Edi Rama :DD
Kam respekt per z.Buzhala dhe e kam ndjere per tere kohen si i te se njejtes race.Por fatkeqesisht nga kjo raca jone andej nga Kosova dhe Maqedonia,sic jane ekspozuar,ne menyre eksplicite,ne kete periudhe mbas viteve 90,jane mdjere shume pak.Shumica prezantohen si lakej absurd pasionante,kundrejt asaj bote,te pushtimit,te eger dhe mizor te mesjetes aziatike,kur vet ne ndodhemi,ne mes te perendimit te zhvilluar.Poshterim dhe mohim mizor i heronjeve tane kombetare dhe korifejve te humanizmit njerzor.Nje perversitet i asaj shkalle,qe paraqitet si nje sindrom,objekt per mjekesine psikiatrike. Rrjedhim logjik i kesaj,eshte qe ajo rruge e ashtuquajtura rruge e kombit,qe dhe cfrytezimi e nxjerre si antiekonomike,emertimi qe percakton funksionin e saj real e ben te quhet si rruge e hajduteve(saliu,basha vodhen 1/4 e saj)dhe e orientit te pushtimit aziatik islamik.
Berat e ke emrin por nuk merr vesh nga Erion Berati i cili ka vene per para kedo qe vjedh e shperdoron , pa dallim rrace , feje , partie e shtetesia. Akuza qe i ben Braces tregon se ti flet per Shqiperine me te degjuara. Per me teper dyshoj mos nuk je mire nga veshet . Sa per tru e zemer nuk kam dyshim Viktor Hoti
Edhe une kam nje pywtje.
Gjith ajo kosove, vetem nje njeri te mencur ka?
Vetem qosen?
Me ne fund mund ti themi lamtumire berishes! Te shpresojme qe kjo ishte hera e fundit qe shqiperia udhehiqej nga nje diktator per nje kohe kaq te gjate!
Hec mor vesh madh se ti lidheje ski me poltik ti po din se qka mendon erion braqe,qe erioni per ty nga njohurit eshte aristotel,krimbi qelbur,i biri komunistit,ti po na jep mesim se qka mir e qka keq beri sala,sala asgje mir ska bere,vetum ka qu shqiperin ne regres,ne rrenim,ne shkaterrim,i vetmi poltikan ne historin shqipetare qe rriti jazin e konfliktit veri jug,ky munstruoz gjat qeverisjej ne shqiperi qe nga 1994 e deri me sot sa nana la pa femi ,sa femi pa baballar,sa nuse pa te dashurit,sa motra pa vllezer,po te ishte dhe armik me shum sdo i shkakatonte shqiperis dem sa i shkaketoi sali berisha,asgje smunde te flitet per te mir perpos se ai duhet te dal para drejtesis dhe,rest jeten ta qoj ne burg,dhe historija ta dergoj ne pleherat e te gjithe antikombetareve ket monstruoz.e ti buzhala je zvarranik i felliqur qe nuk meriton asnje vlersim si njeri e lere ma si dikush qe jep mend.
ORE BERAT LLAPAQENI laj gojen kur te flasesh per Braçen,nuk ishte kunder rruges por kunder hajduteve qe trefishuan koston ne menyre artificjale.SALI shpellari do ngelet ne histori si ZOGU QE MOBILIZOJ MERCENARET SERBE dhe beri lufte civile ,ju jepte nafte SERBEVE QE TE VRISNIN VELLEZRIT E MOTRAT TUAJA NE KOSOVE,MOS TE NUMUROJ QELBESIRLLEQET E TJERA TE PA FUNDE,DHE MUNDOUNI TA MBANI AFER SE DO TERBOHET SI PUNA E QENVE,MILOSHEVICI SHPETOJ SE VRAU VETEN NE BURGE ,KURSE SHPELLARIN DO E TALLIN DHE FSHESAXHOVAT E TIRANES.
“Ramon” mos genje se nuk eshte mire!
Motrat nuk ia u vrane…
Je qe je ti Berat aty kur ta takosh ndnje nga ata te opozites ne Skenderaj iu thuaj se Edi Rama u be kryeminister, me fjal te tjera qytetar nderi i Shqiperise Ame
mjaft me i kishte ardhur momenti per te humbr,,, nuk ka me arsye pse te fitonte berisha aa ,,, rammma eshte lideri i duhur per kete vend ne keto momente ,,,rilindjee fitoreeee
z.Berati,jam nje qytetar i thjesht dhe e kam theksuar ketu e shume kohe me pare qe s’isha dakort me rrugen e kombit .Dhe kjo jo thjesht se na lidhte me Kosoven por per faktin e thjesht se si nga ana strategjike , si nga ana ekonomike , si nga ana demografike si nga ana gjeografike dhe e lidhur edhe me koston e jashtezakonshme te shpenzimeve per mua ne rradhe te pare duhej ndertuar aksi Hani i Hotit -Konispol. Dhe kjo per arsyen e thjesht qe logjikisht as ju dhe askush tjeter nuk mund ta mohoni se nje rruge e tille , moderne sipas metodave te fundit se bashku me asetet e tjera ndihmese do ti sherbente 2/3 te popullsis shqiptare dhe jo vetem , do lidhte qytetet me te medha te vendit , pjesen me ekonomike dhe me premtuase per zhvillim ekonomik , do lidhte portet kryesore te vendit , do lidhte pjesen me bujqesore te vendit , do ndihmonte jashtezakonisht levizjen e emigrantve dhe shume e shume arsye te tjera qe neqoft se deshiron ndokush munde ti rreshtoj here tjeter .
Dhe qe te dale edhe tek lidhja me kosoven , jam jashtezakoni bindur se nje qeveri serioze qe vertet do te punoj per vendin dhe per shqiptaret kudo qe ndodhen , me aq shpenzime qe jane bere per rruget , por vetem rruge nuk kemi , me nje administrim te rregullt me marrveshje serioze dhe me organizim te nje shteti europian do te kishte ndertuar edhe aksin Veri-Jug edhe 66 km e rruges se kombit. Kete po ka burre nene ta ve ne dyshim le te dale ketu dhe te shtroj fakte te kunderta .
Prandaj do tu lutesha te lini ata karamele qe e levizni neper goj sepse Sali Berisha jo vetem sesht per tu falenderuar per asgje por perkundrazi ka nje fatur te madhe per te paguar per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen .
Jemi ne 2013 dhe startojme nga e para si ne 92-shin. 20-Vjet te djegura kot dhe ju thoni per ta falenderuar .E ME DUKET SE NUK JENI FORT MIRE MIKU IM.
Per fat te keq, edhe kete here politika kosovare u tregua shume pa vizion.
Nuk i mbet gje tjeter se ti ofroje azil politik plakut Mere me gjithe shpuren e tij dhe te vazhdoje te enderroje per bashkim kombetar, bashkim per te cilin plaku Mere beri te pamunduren per ta bere te pamundur. Kosovare zgjohuni, ne u zgjuam.
O Berat prej Kosove!Ti ke bere nje byrek per te gjitha shijet dhe mire e ke,por ketu ke shkruar sikur punon me kaskot blu te OKB.Rrugen per ne Kosove do e kishte bere edhe enver hoxha po te ishte mundesia dhe ne fakt qe PS ne pushtet kur filloi te flitej per nje aks rrugor qe te shpinte ne Kosove.Erjon Braçe e kishte me shume qejf rrugen per Kosove,por kur vidhet 1/5 e buxhetit ne emer te nje patriotizmi bajat duhej te denonconte,biles ka bere shume pak duke denoncuar.Kerkesa e llogarise eshte kushti primar i demokracise,pa kete kusht nuk ekzistojne kryeministrat por satrapet,siç ne fakt eshte berisha.Ai deputeti kollovar qe erdhi e votoi ne Tirane tregoi veten e tij se nuk ngre peshe absolutisht nje vote kollovari ne favor te berishes,por ketij te fundit i sherben si kauze patriotike dhe e shfrytezon siç ka bere kaq vjet.Po hajde,me nje lamtumire ju e hodhet lumin,kurse ketej kufirit n’a duhet durim elefanti te shikojme akoma berishen ne televizor-
Autori, eshte nji bandite i punesuar ne kuvendin e Kosoves, si shume te tjere.