Na u duk e largët, por s’është aspak e tillë, dita e zgjedhjeve, ajo ditë ku shqiptarëve ju duhet të largohen njëherë e mirë nga e shkuara që na është kthyer në të tashme, falë lojës së pisët e të stisur që u ruajt po në mënyrë perverse në vitin 2009. Na ndajnë pra më pak se 24 orë nga dita e zgjedhjeve, dhe për politikanët e zhytur kaq thellë në korrupsion, krim, vrasje e padrejtësi kanë filluar ethet. Ai që ka ethet më të mëdha e që mundohet t’i kalojë me një “gam –gam style” në Facebook. Nga ana tjetër mendon të fitojë zemrën e të rinjve në rrjetin social, por që gabohet rëndë, është padyshim Sali Berisha. Ne të rinjtë, jo vetëm që s’e qasim këtë plak të patakatshëm, por përkundrazi, për gjithçka të mbrapshtë e regresive që ai ka mbjellë në këtë vend në këto 22 vjet kërkojmë shpagim. Ne të rinjtë sot duam t’i rikujtojmë anembanë Shqipërisë e mbarë shqiptarëve kudo ndodhen, se Sali Berisha, kjo figurë e gërryer fizikisht e moralisht, ka kaq shumë hesape për të larë me popullin e tij, saqë shporrja e tij nga karrigia ku ulet si kryeministër, do të jetë vetëm fillimi i fundit të tij. Por, përse Sali Berisha nuk duhet thjesht “të shporret”? Atëherë mos harroni se:
-Na vrau e rivrau
Historia e këtij të krisuri nis dhe vjen gjer në ditët e sotme me duar të përgjakura. Pas ardhjes së dyshimtë nga dyert e komunizmit në krye të Partisë Demokratike, ndërkohë që mbante në çantë teserën e Partisë së Punës e bashkë me të dhe urdhrat e dhënë për dënim me vdekje, arrin të bëhet President. Punët i çoi aq keq, saqë në vitin e zi 1997, nga rënia e piramidave vendin e çoi drejt luftës civile. Ato muaj të zinj për mbarë popullin tonë s’do të shqiten kurrë nga mendja e popullit, i cili u vesh me të zeza për faj të tij, i cili s’duhet thjesht “të shporret”, por të paguajë haraçet një më një. Për të mos harruar marrëveshjet me serbët, të cilët po vrisnin popullin tonë, shqiptarët e Kosovës. Ai ishte më serb se vetë serbët në ato kohë të zeza për kombin tonë. Pas gjithë këtyre mynxyrave që i bëri kombit, populli i dha shuplakën e merituar në zgjedhje, por hija e tij s’u zhduk dhe si lugat u sorollat për 8 vite me radhë duke lehur e bërtitur siç e kanë për zakon të marrët. S’harrohet 14 shtatori i 1998 kur i marri hyri në Kryeministri me tank, pasi për të institucionet kanë qenë përherë tmerr, në qoftë se s’janë të uzurpuara prej tij. Pas lëngatash të shumta, në vitin 2005 vjen në pushtet, jo sepse ai fitoi, por ngaqë kundërshtari i tij humbi. Aferat e tij pas ardhjes në pushtet e gjer më sot u bënë dita ditës më vrastare. Mjafton të përmendim tragjedinë e Gërdecit ku 26 të pafajshëm humbën jetën e qindra të tjerë mbetën të gjymtuar. Dhjetëra familje u veshën me të zeza përjetësisht e kjo, falë biznesit të “djalit të babit”. Asnjë përgjegjës s’u dënua për këtë masakër. Vrasja për familjet e Gërdecit u ribë me vendimet e njëpasnjëshme të gjykatave në disfavor të tyre e në mbështetje të Familjes. I vetmi dëshmitar që tentoi të fliste për lidhjet e të birit më këtë makineri vrastare, vdiq çuditërisht në malet e Korçës ku kish vajtur për gjah. Kjo ish një tjetër vdekje krejt e pazakontë, e pakuptimtë, pasi vetëm një zot e di si mund të bësh aksident në një mënyrë të tillë siç i ndodhi të ndjerit Kosta Trebicka. Po flasim pra vetëm në rrafshin e tragjedive të mëdha pasi internimet dhe vrasjet nga keqqeverisja janë të panumërta e gati- gati si në një bilanc lufte. E fundit fare, por jo për nga rëndësia, ishte vrasja në tempullin e lirisë, në mes të sheshit e katër demonstruesve, katër baballarëve, katër hallexhinjve, katër të varfërve që kishin dalë të kërkonin pakëz shpresë e përfunduan duke lënë të pashpresë dhe vetë familjet e tyre. Kjo ish më e rënda, ish më e papranueshmja nga të papranueshmet, më tmerruesja nga makabret që ka pjellë pambarimisht kjo figurë e gërryer nga brenda e jashtë. Për të gjitha këto, Sali Berisha s’meriton vetëm të zhduket një orë e më parë nga zyra ku qëndron, por shumë më shumë. Duhet dënuar me ligjin e grupit kriminal. Ne, të rinjtë në moshë e ide, në gjykim e botëkuptim, s’do ja falim kurrë ndaj, dënimi fillon me votë masive kundër tij nesër!
-Na vodhi e na shiti
Krahas masakrave të bëra në jetën e popullit të tij, ai s’mundi të rrinte as pa u vetëpasuruar po në kurriz të popullit. Populli nga ai është përdorur vetëm si instrument prej nga ku mund të pasurohej e pasurohej jo vetëm ai, por dhe vetë familja e tij biologjike e ajo politike. Kjo duket qartë në çdo shitje të pasurive kombëtare, në çdo marrëveshje për shitje pasurish ku, klientët e tij merrnin githçka me konkurrencë zero. Që nga tenderët më të thjeshtë e gjer tek ata më të kamurit, sekserët dhe klientët e tij bënin kërdinë. Rastet janë që nga Albpetrol e gjer tek minierat e vdekjes ne Bulqizë. Janë këto miniera që mund ta kthenin jetën e këtij komuniteti në një minierë ari e në të vërtetë, pazaret e këtij plaku e kanë kthyer në minierën e vdekjes. Punohet pa asnjë lloj rregulli, pasi rregullat e lojës i di vetëm AY. Ishte po Sali Berisha që bëri paktin e detit me Greqinë, e që për fat të mirë falë një opozite të fortë e ndërgjegjes juridike, u arrit që për momentin kjo mesele e gatuar nga i lajthituri, të pushohej. Se ç’bën poshtë tavolinës, akoma s’dihet. Janë të panumërta denoncimet që bëhen nga opozita për afera të tjera stratosferike, për miliarda euro të dala nga vendi në llogari të Familjes Berisha por, siç di të bëjë një diktator në largim, ai vijon me gjuhën e presioneve. Vendos gjoba pse thuhet e vërteta, vret pse kërkohet e drejta. Vodhi vullnetin e popullit, vodhi zgjedhjet në mes të ditës e kjo për një qëllim shumë të thjeshtë; që të vazhdojë të vjedhë Shqipërinë.
-Rikrijoi historinë sipas parimit: “asht si them unë, m’nigjo mue”
Një popull që s’di historinë e tij, është i destinuar të vdesë. Ne festuam 100 vjetorin e shtetit shqiptar, i cili për fat të keq, përpos përdhosjes se flamurit kombëtar, u kthye në një ankand të shëmtuar librash me synim zhbërjen e historisë e rishkrimin sipas pikëpamjeve tejet të rëndomta. Të gjithë e dinim se historia jonë ka figurat e saja të gdhendura me shkronja të arta ne historinë e kombit, por u vendos që ari t’i kthehej tradhtarëve. Hyjnizimi i figurës së Ahmet Zogollit dhe lënia në hije e dëshmorëve që u vranë në luftë për atdhe, ishte akti final i lajthitjes së Sali Berishës. Ndoshta ai jo pa qëllim hyjnizon figurat e tradhtarëve, pasi i tillë do jetë dhe ai në faqet e historisë, por për një komb kjo është mbjellje fyerje e rëndë, është vrasëse. Historia nuk është ajo që neve na pëlqen të shkruajmë, por ajo që faktet na detyrojnë të tregojmë ndaj, të gjitha përrallat plaku mbi shumëçka ka tentuar të shkarravisë, do mbeten thjeshtë, përralla.
E pra, janë të gjitha këto e shumë e shumë të tjera që ne ndoshta si dimë, që na shtyjnë të mendojmë se jo, Sali Berisha nuk meriton thjesht të shporret nga vendi ku qëndron kapardisur, por meriton që paskëtaj të njohë drejtësinë dhe forcën e vërtetë të ligjit.
Neser shqiptaret do te votojne, por edhe do ta mbrojne voten te paprekeshme, me dhune ose edhe me paqe vota do te mbrohet. Kosovaret te mos perserisin rezervistat afrikan duke mbrojt pushtetin Berishian. Shqiperia nuk eshte Libia.
Te gjithe ne votime. Ta mbysim kucedren me votat tona.
U beje thirrje te rinjve qe po i joshin me 50,000 Leke per ta shitur voten:
1 Mos u genjeni sepse kucedra Berisha po ju blen jeten te ardhmen tuaj me 50,000. Ju do i paguni njezet fish ato 50,000 leke tek Berisha dhe prape te mjere do mbeteni.
2. Mos u genjeni sepse nese Berisha humb (dhe kjo eshte 99% e sigurt) nuk do ja u japin leket qe ju kane premtuar.
3. Nese edhe pas 2 pikave me siper prape jeni aq sylesh sa ta shisni voten, te pakten beni dicka per kete vend dhe veten tuaj. Pasi ta fotografoni voten, zgjidhni edhe parti te tjera qe ta beni te pavlefshme.
Kur vota quhet e vlefshme dhe ka dinjitetin e duhur? Ateher kur vota jote i jep shpres te ardhmes.. Ateher kur vota jote eshte ne krah te nje lideri e jo nje njeriu te konsumuar ne te gjitha aspektet.. Ateher kur ty te ofrohet nje program per te ndryshuar pozitivisht vendin tend.. Ateher kur ti zgjedh zhvillimin nga rrenimi.. Ateher kur ti voton nr 29 dhe perqafon Rilindjen
Sot nuk eshte dita per te heshtur. Nuk eshte dita per te pare TV, per te pire nje kafe me miqte, per te folur e diskutuar per humbje apo fitore. Sot eshte dita per te votuar, per te treguar se jemi te gjithe qytetare te pergjegjshem, te interesuar tek e ardhmja e vendit, tek e ardhmja jone. Mos heshtni!!! VOTONI!!!
hume e thjeshte. Shkoni te gjiiiiiiiithe ne Votime. Sot eshte dite historike per te gjithe ne. VOTONI KUNDER KETIJ PLAKU DESHTAK QE NA KA KTHYER NE BAGETI E BEN CTE DOJE ME NE. KY ESHTE I MARRE FUND E KETE E SIGURON VOTA JONE PER PS DHE EDI RAMEN. VOTO VOTO VOTO VOTO VOTO VOTO. TANI NGRIHU DHE VOTO, ESHTE MOMENTI PER TE BERE ATE QE BEN CDONJERI QE DO TE MIREN E TIJ. KOHA PER #RILINDJE
ja si vajti saliu https://www.facebook.com/photo.php?fbid=389304781175735&set=a.300450563394491.58904.300007380105476&type=1&theater
Në kushtet e sotme të Shqipërisë, të mos votosh dhe të mos kesh guxim të mbash qëndrim është barbari. Kush nuk e kupton se Shqipëria ndodhet jo përpara një palë zgjedhjeje të zakonshme, por përpara një zgjedhje kursi, që shkon përtej rëndësisë politike, por hyn dhe përbën një imperativ në rradhë të parë mbi orientimin kulturor të vendit, mjerë për të.
Te gjithe ne votime. Ta mbysim kucedren me votat tona.
U beje thirrje te rinjve qe po i joshin me 50,000 Leke per ta shitur voten:
1 Mos u genjeni sepse kucedra Berisha po ju blen jeten te ardhmen tuaj me 50,000. Ju do i paguni njezet fish ato 50,000 leke pe Berishen dhe prape te mjere do mbeteni.
2. Mos u genjeni sepse nese Berisha humb (dhe kjo eshte 99% e sigurt) nuk do ja u japin leket qe ju kane premtuar.
3. Nese edhe pas 2 pikave me siper prape jeni aq sylesh sa ta shisni voten, te pakten beni dicka per kete vend dhe veten tuaj. Pasi ta fotografoni voten, zgjidhni edhe parti te tjera qe ta beni te pavlefshme.
Sot shqiptaret diktojne politiken dhe largojne njeriun qe ka 23 vjet ne pushtet!
Shqiperia sot zgjedh kursin e ri demokratik & perendimor!
Rilindje – 29
Vras mendjen; Kush eshte me i keq?
Thjesht mendoj se Luli i Vocerr eshte akoma me i pa fytyre, akoma me i zi ne shpirt.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html
saliu ka harruar ku ka lindur, ka harruar se ke ka pas komshi, ka harruar se ku ka qare per here te pare, ka harruar se ke ka grua, se ke do, se ku ka varrin e ema e mire me te atin bujar, ka harruar se nga eshte, me pak fjale ai seshte me njeri. ai eshte i marre fund..
Ndaj #voto29
Perdhosja qe saliu i ka bere ketij vendi e percmimi i tij jane nje arsye pse shqiptaret me 23 qershor do votojne masivisht kunder tij. Rama ka sjelle shpresen nder popull e #29 -ten e shohim si numrin qe neve si popull na ka sjelle perhere fat, ndaj mos e harrojme, ne duhet te clirohemi nga pushtuesi sali duke mbeshtetur e votuar #29
SALI SALI, SA NA KE POSHTERUAR NE SY TE GJITHE BOTES. RININE E KE LENE ME SY MBYLLUR, SHTETIN E KE PALACIZUAR SI MOS ME KEQ E GJITHCKA E KE RRENUAR. NJE NUMER DO TE TE VRASE TY E AI ESHTE #29, NUMRI KU SHQIPTARET BESOJME ME TE VERTETE. sALI, JE NE TE PERENDUAR E FITORJA E PS SKA ME ASNJE DISKSUTIM
Ne smund ta lejojme me kete njeri te na terheqe per hunde. Rruga per te mos e lejuar kalon nga vota e gjithsecilit prej nesh ndaj te votojme te gjithe do thoja une, te shkojme te gjithe ne votime qe askush te mos munde te permbyse vullnetin e vertete te popullit. Kjo eshte ajo qe vlen me shume se gjithcka ne Demokraci
KJO MASKARADE PO MERR FUND E KETE DO E SHOHIM ME 23 QERSHOR KUR LUMI I NJEREZVE DO BEJE TSUNAM NE DEM TE BESISHES. SKA ME FORCE QE E MUND VULLNETIN E LIRE TE QYTETARIT. POPULLI ESHTE SOVRANI I PADISKUTUESHEM. NDAJ NR. #29 ESHTE AI I SHPRESES
Te nderuar votues,si socialiste e demokrate !Votoni per ndryshimin,votoni per mireqenjen,votoni per lirine !Pas zgjedhjeve do te jeni ma te qeshur, ma te lire si ne pune e shtepi,si ne shkolle e spital si ne polici e ushtri.Prokurore e gjygjtare votoni ndryshimin edhe pse do te keni me pak te ardhura nga korrupsioni do te jeni me te lire ,ma te qete,do te fleni rehat ne shtepite tuaja,kjo e gjitha pasi do te largoni nga skena politike nje diktator qe nen masken e demokratit ju ka genjyer tash 22 vjet.Te nderuar demokrate mos u shqetsoni nese humbi pushtetin e pamerituar,do te jeni ma te qeshur ma te lire,do te jeni me pak agresive,do te shkoni ma mire me fqinjet,do te punoni ma shume por do te fitoni edhe ma shume me pune te ndershme,do te keni me pak kriminele ne radhet tuaja,pra do te jeni ma te qete ne shoqeri e familjeNuk do te bahet hataja po humbi Saliu ashtu siç mendonin dikur nese do te vdiste Enveri,diktatoret ikin por populli do te jetoje ma i lire.Edhe nje here mos e humbisni rastin,votoni ndryshimin qe e keni aq afer!
—duhet te votojme masivisht , qe jo vetem ta shporrim por dhe ti jepet drejtesise per ta denuar per gjithe krimet qe ka bere —
—–mbas 24 qershorit aerodromet do mbushen plot me bashkepuntoret e kriminelit , keshtu e bene edhe ne 1997 , historia perseritet me kriminelet , jane plote me para te vjedhura nga ky vend ne bankat e huaja
—–un shpresoj per drejtesi tek ekipi i Edi Rames , por dyshoj tek ai pisi i zi qe e ka futur Saliu pikerisht per te mos denuar ate dhe familjen e tij , ne do te jemi mbeshtetesit e EDIT qe ky kriminel ti jap llogari dhe do ta detyrojme ate qe kjo te realizohet
Nuk ka arsye te qendroi nje plak i kerrusur qe nuk qendron dot ne kembe. NJe plak mashtrues, vrases dhe shpifes i papare.
Ai duhet te largohet njehere e pergjithmone! Nga ky vend! Fitorja eshtee jona , e popullit tone!
DUhet te votojme neser si mundesia per ti dhene nje fryme te re modelit politik dhe qeverises te ketij vendi.
Per te ndryshuar komunizmin me demokracine, ‘mikun’ me meriten, te fortin me te drejten, budallain me te mencurin, Diplomat ‘Kristal te pa-vlera’ me nje arsim te duhur, shendetesine e te pasurve me shendetin e te gjitheve si nje potencial shoqeror dhe ekonomik jo te drejtperdrejte.
Duhet te ndryshojme voten per te ndryshuar Shqiperine.
Nga llogaritjet paraprake,PD-ja e ka perqendruar sulmin ne qarqet dhe zonat elektorale,ku mendon se fitoren do ta arije me korupsion,rrushfet,perdorimin e forces etj.
Grumbulloni komisoneret e numeruesit,i mbani larg presionit te njerzve te paguar.
Policia e Ndreut,duhet te filloj nga puna,mos pres 24 qershorin.Te paret duhet te takoj,te burgosurit e liruar kete muaj,listat i ka.Te grupohet dhe te vendoset ne mbrojtje te komisionerve dhe numeruesve,Mos pres te mbrohet nga policia me militante te PD-se.
Neser eshte dita kur vendoset fati i jeteve te keti populli.
Do te vendoset ne se vlen 5000 leke apo dinjitet.
Do te vendoset mes banditeve dhe njerezve te ndershem
qe respektojne veten dhe te tjeret.
Do te vendoset shume¢ka..
Te gjithe ne kembe per te mbrojtur jetet tona.
Neser eshte vota.
Pershendetje Florent,
Eshte nje shkrim qe e keni bere ne kohen e duhur dhe qe qe ne menyre teper te permbledhur tregon se me cfare specie kemi te bejme. Meqe shqiptaret duhet te votojne 29 dhe ky numer nuk harrohet sepse lidhet me daten tone te clirimit, mu kujtua nje shkrim qe kam bere per kete “te krisur” sic e quan ti ne 26 nentor 2005 kur ky mori pushtetin. Po e sjell perseri ate shkrim per tu bashkuar me ty ne idene se kjo specie jo vetem qe nuk ndryshon, por sa me teper kohe kalon aq me shume perben rrezik shoqeror.
Ne kete shkrim nuk eshte Gerdeci, 21 janari e krimet e tjera gjakatare qe ky ka bere pas 2005.
LETER PER DOKTORIN
26 nentor 2005
(po sjell disa pjese)
Doktor. Ish Sekretar.
Në 29 Nëntor 1944 shqiptarët u bashkuan në atdheun e tyre si clirimtarë. Ndërsa në kohën tënde të zezë ne ikëm doktor, morëm titullin Mërgim Tarët. Ikëm jo se nuk e deshëm atdheun, por se erdhe TI. Erdhe e na pushtove. Na rrahe, na gjakose, na burgose, na vrave, cënove vlerat dhe virtytet, por mbi të gjitha u përpoqe të na fshije historinë.
TI doje të mos kishim histori doktor, sidomos atë të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare, pasi Ti je manjak që nuk duron histori clirimtarësh. Për ty histori është vetëm pushtimi. Ti njeh vetëm pushtuesit dhe bashkepuntorët e tyre doktor, sepse edhe ti i tillë je, opresor dhe bajraktar, i asaj kopeje. Edhe pushtimin tënd ti e quajte clirim. Por pushtimi yt ishte më i egër, më mizor e më i pafytyrë edhe se ai fashist, gjykuar per dekadën, kohën, vendin dhe ata që e kryen.
Koha jote doktor mund të quhet pa frikë “demo”-fashizëm.
Fashistët bënë luftë Doktor. Luftë bëre edhe ti. Ata e bene kundër botës, ti e bërë kundër popullit tënd doktor, se lavdi Zotit aq fuqi kishe. Pra rrjedhimisht TI nuk ke shans të pranosh që 29 Nëntori është nga ditët tona të shenjta, pasi TI je si ata, pushtues. TI je pushtuesi ynë doktor ndërsa e shenjta për ty nuk egziston. Ti nuk je as për liri e as për clirim. Ty kur të jepet rasti i parë të fut në burg, të fut në luftë, të “fut në gjak” dhe të con me hap rreshtor në marshshimin shkatërrimtar drejt ferrit.
Fashistët ndalonin mitingjet. Edhe ti si ata bëre doktor, dhunove dhe gjakose popullin nëpër mitingje duke përdorur edhe Gestapon tënde, SHIK-un. Pyete “mikun” më të afërt në kabinet; ASSistentin tënd, “kriminelin e bandave të Jugut” Arben Imami. Ai ka cfarë të tregojë për dhëmbët, rrahjen me zvarritje të Gaqo Apostolit, gjakosjen e Servet Pëllumbit dhe gazetarëve
të huaj, si dhe fatin e mijra shqiptarëve që u dhunuan nga trusti YT i sallatës. Pra ti mbetesh pushtuesi i shqiptarëve doktor, pasi mbi popullin tonë ti eksperimentove filozofinë fashiste të dhunës. Këtë ke për të bërë Ti
zotëri përsëri mbi popullin, dhe rastin e parë e ke. Bëje në 29 Nëntor, në Ditën e Bardhë. Ktheje këtë ditë në ditë të Zezë, sic ke bërë me tërë ditët tona në të shkuarën tënde. Thonë që do të jesh larg atë ditë, por nuk të mungon Kloni yt mendor në Ministrinë e Brendëshme të përmbushë epshet e tua për të gjymtuar e dhunuar ata që mendojnë ndryshe nga ty.
TI po e rivë përsëri dhunën doktor. Kështu që edhe optimisti më i madh nuk ka asnjë forcë të besojë që ti je normal e i mbarë sa të bashkohesh me ata që na cliruan nga dhuna fashiste e viteve të luftës që ti po e rivë.
Fashistët përndiqnin ata që luftonin për clirimin e vendeve të tyre. Ndalonin propogandën antifashiste, arrestonin e vrisnin gazetarë e shkrimtarë, digjnin shtëpitë ku dyshohej se botohej propoganda Clirimtare. Edhe ti këtë bëre doktor. E bëre me Aleksandër Frangajn, Martin Lekën,
Saimir Dulen e shumë gazetarë e analistë të tjerë doktor. Edhe redaksinë e “Koha Jonë” e dogje dhe e shkatërrove, duke dhunuar në radhë të parë shtypin shqiptar, duke cënuar pronën private dhe përdhunuar nderin e Nikollë Lesit, botuesit të parë të fjalës së lirë në Shqipëri.
Për këtë bota nuk të harroi pa të vlerësuar doktor; por gjithmonë si famëkeq. TI hyre në histori, në pjedestalin e 10 kriminelëve më të egër të shtypit. Tani TI je në krah të mikut tënd naftëdhënës Milloshevicit. Edhe ai në10-she të famëkeqëve të shtypit është, në ekipin tënd doktor, tamam si fashitë të vërtetë. Ja pra që kjo të largon me ata të 29 Nëntorit, pasi edhe
ketu ti i ngjason anës tjetë, zjarrvënësve.
Por nuk të mjaftoi. E nise përsëri avazin tënd të vjetër doktor, përndjekjen. Nuk i largohesh dot instikteve të tua; tamam si pulat dhe qentë me ushqimin e tyre të preferuar. Ende pa nusëruar mirë as për 100 ditë, ke filluar të shpërndsh nëpër botë tipin e ri të shikasit, 80 lekesh. Nuk është
ai shikas i mëparshëm me Corape te palara, me erë të qelbur dhe i pështirë deri në pafundësi. Eshtë “SHIKASI I RI”, edhe më i pështirë, edhe më i pafytyrë. SHIKAS I RI ka fatin të mësojë edhe për jetën tonë private, duke futur hundët edhe në Universitetet e botës e duke u cfaqur me emrin e vetë padronit.
Gjendja e jashtëzakonshme u vu në Shqipëri në kohën tënde dhe atë të fashizmit doktor. Vetëm në kohët tuaja njerëzit u ndaluan të ecnin alla-braca, me duar në xhepa, ose më shumë se tre katër vetë. Kam parë një familje demokrate në atë kohë që i kapi ora jotë e bekuar e shtetërrethimit
jashtë. Ata ishin më shumë se gjashtë dhe që të zbatonin rregullin tënd doktor, ecnin në rresht për një në largësi të caktuar, tamam si në ushtri. Duart i mbanin jashtë xhepave dhe për fat nuk kishin kollare të kuqe. Ishte një grimcë komedie brenda tragjedisë së madhe që na solle TI doktor. Ishe Ti që e cove Shqipërinë në atë ditë doktor, shkatërrove ëndërrën dhe idealin e
atyre që sollën 29 Nëntorin, ditën që u hoqi njerëzve shtetërrethimin fashist në Shqipëri për gjysëm shekulli, deri në castin horror kur ti e rivure përsëri.
Fashistët shkatërruan botën doktor, por më pas u shkatërruan edhe vetë nga popujt që luftonin për liri, nga Ushtria e Kuqe dhe forcat aleate. Atë bëre edhe TI, me botën që të rrethonte. E shkatërrove Shqipërinë, këtë pjesë të vogël të botës, e fute në luftën më pa kuptim, më të cmendur sepse i tillë je edhe vetë. Por më pas edhe ti u shkatërrove nga revolta popullore, por
sigurisht edhe nga forcat aleate që erdhën në Shqipëri të na clironin nga shpellarët. Pra ti nuk mundet të njohësh 29 Nëntorin, pasi ajo është ditë që lidhet jo me cuba por me heronj.
Fashistët zhduknin njerëzit dhe i linin pa varre që të harrohej e shkuara. Edhe ti u bëre usta c’varrimesh doktor. Eshtë makabre ajo që bëre TI me shumë heronj, përfshi këtu edhe Myslym Pezën, njeriun që krijoi cetën e parë Antifashiste në Evropë. Nuk u mjaftove, por Ti i mbylle derën e varrezave të Kombit popullit, njerëzve të thjeshtë, veteranëve. Cdo njeri normal
tronditet kur e dëgjon, ndërsa TI jo. Këto janë fakte doktor. Falë tyre vetëm një alien mund të besojë që ti ke ndonjë ndjenjë për luftën, për veteranët, për lirinë dhe mbi të gjitha për atë ditë që i bashkon ata që janë shqiptarë, 29 Nëntorin.
Fashistët bënë shumë krime në Shqipëri, u përpoqën të bënin edhe krimin më të madh, të përcanin shqiptarët. Nuk e arritën dot. U përpoqe t’a bëje edhe TI, të vije shqiptarët kundër shqiptarëve, Veriun kundër Jugut. Për fat, përkundër fantazisë tënde preverse e përcarëse, shqiptarët qëndruan si përherë, vëllezër e të bashkuar si në 29 Nëntor 1944 kur cliruan Shqipërinë. Prandaj 29 Nëntori është datë që ti kërkon ta harrosh doktor, pasi nuk ke
asnjë lidhje me të dhe as fuqi të bësh të kundërtën.
Si mundet që TI doktor të njohësh 29 Nëntorin, ditën e Clirimit nga fashistët, kur ti i coje naftë Milloshevicit, mikut tënd dhe bashkëfashistit më të madh të Ballkanit dhe të popullit kosovar. Nafta jote kaloi edhe me tubacione në kohën kur gjithë bota antiafshiste e ditëve moderne i bëri
embargo. Firma e naftës së PD “Shqiponja” u themelua taman në kohën e embargos ndaj Milloshevicit dhe ndaloi aktivitetin tregëtar kur embargua ndaj Serbinë nuk kishte më kuptim. Ky je ti doktor, që edhe naftën tonë e cove në shërbim të fashizmit. Kështu që vetëm ata që kanë mendjen tënde, pra ata që ti u ke hedhur trutë e gomarit, mund të besojnë se ti ke ndonjë
lidhje qoftë edhe të “brezit të shtatë” me fitimtarët dhe me datën tonë të Clirimit, 29 Nëntorin.
Fashistët krijuan ministrinë e propogandës doktor. Edhe ti e bëre por jo si ministri. Pasi sakatove shtypin e shkruar, TI uzurpove median vizive, TVSH, të vetmin stacion televiziv të kohës tënde “moderne”. Ti e shndërrove atë insitutcion në folenë e një lukunie qensh e bushtrash ulëritëse, që
gdhiheshin e ngryseshin duke u cjerrë për kryeqenin. Në atë fole egersirash nuk u përmend pothuaj asnjë herë ndonjë ngjarje që lidhej me ditë a datë Clirimi, si të ishte festa e grumbullimit të barit. Nuk u dha asnjë film me teme nga lufta Antifasiste Nacional Clirimtare. Kjo ishte epoka jote doktor. Prandaj edhe sot TY nuk të besojnë as fëmijët se mundet të kesh një ndjenjë
respekti në ndërgejgejn tënde të pisët, të paktën për tërë atë gjak që u derdh për 29 Nëntorin.
Fashizmi ka në natyrën e tij grushtet e shtetit. Në Kili këtë e bëri Pinoceti, ndaj shtetit demokratik të Aliendes, duke gjetur një pretekst. Këtë bëre edhe ti doktor në Shqipëri në 14 Shtator 1998 po me një pretekst. Disa ditë pasi lajmërove që do të vritej një njëri që shqiptarët të
cliroheshin nga “kriminelët” socialistë, u vra Azemi. Të doli flaja doktor!!!!! Këlyshët e tu ujqër Me fjalën tënde në gojë “për tu cliruar nga të kuqtë” u sulën të shkallmonin dyert e kryeministrisë duke venë përpara trupin e pajetë të atij që ishte bërë simboli i demokracisë, i atij që ti i hoqe edhe imunitetin!
Por akti fashist i marrjes së pushtetit me PUC të mbëti në tentativë, pasi edhe bota nuk të mbështeti por të pështyu në fytyrë për aktin kriminal më të lartë kushtetues ndaj shtetit. Ti je në thelb krijesë anti demokratike kështu qe nuk ke asnjë lidhje me botën evropiane e cila u përulet me respekt heronjve, pra edhe atyre të 29 Nëntorit.
Nazistët mobilizuan shumë gjeneralë në ushtri kundër popujve. Në operacionin gjerman “Barbarosa” kunder Bashkimit Sovjetik përmenden shumë gjeneralë të emëruar nga vetë Hitleri. Edhe në operacionin tënd ushtarak “barbarosa” kundër JUGUT, vetë TI emërove gjeneral operacioni për të sulmuar Jugun një krijesë të zezë, banditin Gazidede. Pra TI ke emëruar gjeneralë për të sulmuar popullin tënd doktor. Kështu që edhe moralisht nuk ke të drejtë që
të vendosësh për fatet tona. Fatet dhe datat tona sic është edhe 29 Nëntori data e Clirimit, i vendos vetë populli doktor ndërsa ti je në anën e kundërt, ti ndoshta nuk je as popull, kështu që të takon të heshtësh.
Nazistët veshën botën me të zeza. Mbi botë ra zija, humbi humori, u zhduk gëzimi i jetës. Edhe ti e bëre këtë në vendin tënd doktor. Ti i veshe nënat me të zeza, u more prindërve djemtë e vajzat. Ti e doje një gjë të tillë pasi me gojën tënde kishe shprehur që do t’ua ngrije shqiptarëve buzeqeshjen në buzë. Ua ngrive doctor, saqë tani nuk kanë fuqi as të flasin, megjithëse
kanë fuqi të të mallkojnë. Pra TI ke shumë ngjashmëri me ata që u mundën në 29 Nëntor, me ata që i mallkoi gjithë bota.
Në një seance në Kuvend Majko tha: “Kjo seancë vjen era fashizëm”. Nuk ka dyshim që ashtu është, pasi vetë filozofina nga e cila udhëhiqen të vetmet instrumenta që drejtojnë jetën tënde, instiktet, janë të tilla, fatkeqesisht jashtë standarteve të një qënie normale.
Doktor. Historia jonë është shkruar me të kuqe, me jetën e atyre qe e dhanë për liri. Ajo nuk mund të rishkruhet me bojën blu të një qeverie me pamjen e një dushku të madh hibrid, ku në degët e thyera të tij varen kalbësirat e politikës shqiptare, si dhe Xhuvelëria e Xhuveli, largqofti dhe turpi i parlamentarizmit normal botëror.
Doktor, historinë e bëjnë heronjtë e vërtetë, ata të 29 Nëntorit, jo ata të tutë. Heronjtë e tu nuk ishin ata që u bashkuan me shqiponjat në male, por ata që i bënë shoqëri pulave dhe patave me shishen e rakisë. TI nuk mundet të bashkohesh me shqiponjat doktor. Zvarranikët nuk fluturojnë. Ti nuk ke per ti njohur kurrë heronjtë. Ti i c’varrose dhe i rivrave ata. Për ty hero u bë cdo njëri, edhe ata që binin nga pemët ose shtyllat, vetëm se ishin dashamirës të PD. Kjo mund të jetë gjithcka, edhe cmenduri, por asnjëherë histori.
Doktor. TI kerkon të marrësh atësinë për datën e Lindjes së Lirisë, për të cilën ti nuk je baba. Atë datë e kanë caktuar baballarët e vertetë, luftëtarët, veteranë dhe clirimtarët. Ata e dinë më mirë se gjithë të tjerët datën, pasi ata e shkrehën për të sjellë lirinë. Kurse ti edhe po të doje nuk shkrehje dot gjë se fatkeqësisht sapo kishe lindur. Eshtë e vështirë të bëhesh baba me zor doktor, pasi nuk të beson njëri që je i vërteti. Për më tepër ajo datë do të të “mbetët në derë” si fëmijë ilegjitim, pra do të kesh mbi vehte një datë “dobic”.
Mos u merr me punë që nuk të takojnë ty Doktor, merru me punët e Qeverisë ose ndryshe të Xhuvelërisë. Jepi popullit drita e ujë ashtu sic merr për vehtë dhe për ministrat e tu. Rrit rrogat e pensonet. Mos e ndalo Tiranën dhe Shqipërinë të bëhet me rrugë, me mbikalime e nënkalime vetëm për qëllimet e tua të fëlliquara politike dhe epshet hakmarrëse që ke ndaj njerëzve. Lëre jetën e njërëzve të jetohet dhe mos ua nxi më tepër se mjaft po u nxihet nga errësira që sjell ti.
Trego të paktën në pamje të jashtëme që ke ndyshuar, pasi ka edhe naivë që nuk besojnë të vërtetën, që ti je një makinë e pariparueshme, je specie e vecantë në llojin tënd. Ti nuk mund të ndryshosh doktor. Ndryshimi yt nga 1997 eshtë vakum ndërsa “ndryshimi” yt i viteve 90’ ishte vetëm një synetllik politik. TI thjesht ndërrove “pamjen” për të vazhduar karrierën tënde arrogante. TI u shndërrove nga një Sekretar Partie, Komunist radikal 25 vjecar, pa asnjë ndjenjë të komunistëve idealistë, në një “demokrat” të pasterizuar. U shndërrove si me magji, sikur të bënë synet një pjesë të trurit që ti e quaje të tepërt. Ti nuk ndryshon doktor. Ata pak njerëz që
kanë shpresë në riedukimin tënd gabohen pasi me ty është e vertetë vetëm ajo shprehja e Ujkut dhe e Qimes.
Ti mund të bësh cfarë të duash doktor, bë po deshe prapë sic bëre edhe në 1997, pasi këto janë cështje truri. Por mos mendo që duke ndërruar ditë e data, shqiptarët do të harrojnë historinë.
Unë si cdo shqiptar me mend, fëmijëve të mij po i mësoj dhe do ti mësoj atë që është e vërtëtë, jo atë që vjell truri i fosilizuar i antihistorisë. Ne këtu festojmë dy data doktor edhe 28 edhe 29 Nëntorin. Gjithsesi (sic i thone fjalës) ty shqiptarët të hapin rrugë doktor. Bëj cfarë të duash, madje edhe nëntorin bëje si shkurtin me 28 ditë por prapë 29 Nëntori do të festohet përsëri.
Doktor. Në këtë shkrim unë nuk po e përmend emrim tim, ashtu sic po të dalin përballë Edët, Erionët e politikës dhe jo të politikës, etj. Jo sepse kam frikë për vehten, por ti të vret familjen e fisin, sic bëre psh me djalin e familjes Haklaj nga Tropoja. Pai u the këlyshave të tu: “E dua gjalla a vdekur”, ai djalë u vra. Pra ty të dalin urdhërat dhe parashikimet doktor, ashtu si edhe në rastin e Azemit, që fatkeqësisht të gjitha kanë një emër; vdekjen dhe shkatërrimin.
Por edhe unë nuk e kam përmendur emrin tënd doktor. Kjo jo vetëm se nuk ma lejon edukata e nuk ma nxë goja, por sepse ti nuk duhet të përmendesh. Ndryshe nga 29 Nëntori, si ditë e shndërritshme për Shqipërinë, emri yt duhet të të harrohet.
Ti doktor nuk duhet të përmendesh me emër. Ti duhet të mbetesh thjesht një fantazëm që ju shtua historisë së fatkeqësive dhe vuajtjeve të kombit tonë. Sa më shpejt të harrohesh, aq më shpejt do të mbyllen plagët në zemrat e Shqiptarëve dhe aq më shpejt do të përparojë Shqipëria ashtu sic e donin ata të 29 Nëntorit.
Për të gjithë do të jetë më mirë që Ti të harrohesh sa më shpejt. Eshtë më mirë të përmendesh si DOKTOR WHO dhe të të harrohet emri, sesa të rrish mbi kokat e Shqiptarëve, mbi kombin tonë, historinë tonë, mbi varret e heronjve të 29 Nëntorit, si hije dhe njollë e zezë me titullin famëkeq DOKTOR FRANKENSHTAJNI SHQIPTAR.
Mërgim Tari
Nga keta pisa nuk kemi per te pare nje dite te bardhe, ky eshte qelbesira, se bashku me kryetaren rrugace , mjaft me !!! ne meritojme me shume si popull, eshte turp per ne ,nese i lem me keta flliqesira te na shkelim me kembe, dinjitetin tone !!! rilindje !!!http://www.youtube.com/watch?v=raPZt4qyF5k
Nga keta pisa nuk kemi per te pare nje dite te bardhe, ky eshte qelbesira, se bashku me kryetaren rrugace , mjaft me !!! ne meritojme me shume si popull, eshte turp per ne ,nese i lem me keta flliqesira te na shkelim me kembe, dinjitetin tone !!! rilindje !!!
ME KETO MENYRA QE PO PERDOR PUSHTETI PER TE FITUAR ME CDO KUSHT,NUK ESHTE V O T I M ,POR SHANTALIZEM. KJO NUK ESHTE DEMOKRACI ,POR DHUNE FASHISTE. KJO NUK ESHTE LIRI ,POR SKLLAVERI. KJO ESHTE FATKEQESI QE E KA ZENE POPULLIN SHQIPETAR. SHIKO URDHERIN QE KA DHENE PUSHTETI ,TE VOTONI PARA ORES 11-TE E TE TREGONI VOTEN !
Vezhgues nderkombetar,distancohuni nga veprimet e qeverise !
POPULL SHQIPTARE ! ERDHI ORA TE CLIROHEMI NGA DHUNA FASHISTE ,SI ME 29 NENDOR 1944! TE GJITHE NE KEMBE PER TE MBROJTUR VOTEN ,QE TE LARGOJME KETE DIKTATURE FASHISTE QE SHKATERROI VENDIN TONE!
POSHT GRUESSKI QE PERKRAH KETE DIKTATURE!
Mjer kush i kundervihet nje populli qe zgjohet. Mjere Saliu per cfare ka bere. Neser ai do perpiqet te mbijetoje me cdo menyre,ashtu sic beri ne 1997,por jane te tjera kohe.Ashtu si po i flet Basha te veshi,ka per ti “Folur Hoxha te veshi”.Shqiperia do Rilind.
TA SHPORIM QELBESIREN
Kjo foto mekujton ditet e fundit te Hitlerit: Adolf Hitler (alias Sali Berisha, Eva Braun (alias Liri Sllobodanka Brisha, Goebels (Lulzim Basha). Dy te paret vrane njeri-tjetrin me pistolte, dhe pastaj trupi i Hitlerit u dogjmebenzine (qe te mos perdhosej nga aleatet), ndersa Luli, gruaja e tij hollandeze dhe femijet e tij u helmuan me deshiren dhe miratimin e prinderve te tyre. Ky fund do t’i prese dhe fshistet tane.
Z. Sali.
Nuk e kupton pse ska arsy te qendrosh !!!, se mbi nte gjitha je njeri i krimit, shiko per kte krimet qe kan ndodhur sote nga njerzit e tu kudo ne Shqiperi.