Merrni pjesë në votime! Përse? Sepse është detyrë morale? Sepse është detyrë ligjore? Sepse është privilegj? Sepse është e drejtë kushtetuese? Sepse është akt patriotik? Sepse vota ka vlerë? Sepse mbi votën bazohet sistemi politik ku jetojmë? Sepse vota ju bën të pushtetshëm, ju jep vetëbesim, tregon respekt dhe dinjitet? Po. Të gjitha janë arsye themelore. Por për rastin shqiptar ka edhe arsye të tjera pse duhet votuar…..
Le të kthejmë kokën pas në historinë tonë 100 vjeçare. Më 1912 kemi qeverinë e parë të zgjedhur me votë konkurruese midis delegatëve. Është e para dhe e fundit në 100 vjet si produkt vote nominale dhe konkurruese! Më 1921 krijuan sistemin dypartiak, më 1923 bëmë zgjedhjet e dyta …pastaj, vijuam 20 vjet pa parti e me zgjedhje fiktive dhe me 46 vjet me një parti dhe me zgjedhje 100% fiktive. Në gjysmën e parë të shekullit nuk patën të drejtë vote qytetarët e thjeshtë, të rinjtë midis 18-25 vjeç, gratë e vajzat, të sëmurët, ushtarakët apo personat pa pronë. Më pas në gjysmën tjetër u përjashtuan nga vota të gjithë ata që konsideroheshin kundërshtarë politikë. Me ligj, u ndalua edhe vota abstenuese, natyrisht vota kundër përbënte krim shtetëror.
Më 1991 rikthyem votën, dhe e shijuam vetëm më 1992. Më pas nisi tregtia e votës, blerja, shitja, kontestimi, por gjithsesi, secili prej nesh, ndryshe nga pjesa më e madhe e shekullit shtetëror, ishte dhe është i lirë të votojë fshehtas dhe sipas vullnetit personal. Vota kundër nuk është më penalizim, nuk ka kosto familjare dhe nuk përbën krim. E kundërta, ata që i frikësohen votës kundër dhe shantazhojnë votën e votuesit përbëjnë krim, sjellin kosto dhe meritojnë penalizim.
Le të shohim edhe një aspekt tjetër: më 1944-1945 u vranë, arrestuan, dënuan apo irnuan rreth 3000 shtetas shqiptarë, shumica me arsim të lartë, pjesë elitare e shoqërisë. Pjesë e këtij terrori ishte ndalimi me ligj, arrestimi dhe dënimi për krerët e partive politike të tjera, Ballit Kombëtar, Legalitetit, Partia Socialdemokrate, Bashkimi Demokratik, Bashkimi Demokristian, etj. Regjimi ekzekutoi 17 deputetë (Shefqet Beja, Enver Sazani, Riza Dani, Kol Prela, Selaudin Toto, etj). Çfarë kërkuan ata? Votim të fshehtë, votim alternativ! Në zonën e Matit u pushkatuan rreth 19 komisionerë. Përse? Sepse nuk pranuan votimin fiktiv dhe mbronin mbretërinë! Në vitet 70 mbylli sytë në internim Musine Kokalari, disidente politike, kryetare e PSD-së. Fjala e saj e fundit: “këtu një kg llaç ka më shumë vlerë se sa një kg tru”!
Po sot çfarë vlere ka 1 vote, 2 vota, 10 apo 100 vota? Le të lexojmë detaje në regjistrat e zgjedhjeve tona:
E dini se nga 250 mijë votues, diferenca në vota midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Tiranë 2011 ishte vetëm 10 vota?
E dini se në Pukë (N.C 2000) fitoi me vetëm një votë diferencë mandatin e kryetarit të Bashkisë?
E dini se me vetëm 1 votë diferencë (2011) ka fituar mandatin kryetari i komunës në Finiq (Delvinë) dhe Zharrës (Fier)?
E dini se me vetëm 2 vota diferencë (2011) kanë fituar mandatin kryetari i komunës Poshnje (Berat) me 7.2 mijë zgjedhës, në Brataj (Vlorë) apo në Shalë (Shkodër)?
E dini se me diferencë vetëm 3 deri 9 vota janë fituar mandatet e drejtimit 2011-2014 plot 13 kryetarë komunash në gjithë vendin?
E dini se kryetari i bashkisë Poliçan (A.Z 2011) është rizgjedhur me 31 vota në 6.6 mijë zgjedhës? E dini se kreu i komunës Olltak (Berat) fitoi me 90 vota, se kryetari i bashkisë Belsh (2007) fitoi me 44 vota në 10 mijë zgjedhës, se kryetari aktual i bashkisë Krujë është zgjedhur me 99 vota diferencë në 12 mijë zgjedhës, se në Divjakë kryebashkiaku aktual fitoi me 49 vota në 10 mijë zgjedhës?
E dini se kryebashkiakët e Elbasanit (2007), Durrësit (2007) dhje Tiranës (2011) janë zgjedhur me diferencë deri në 1% në disa qindra mijëra zgjedhës?
E dini se në zgjedhjet parlamentare 2009 një mandat në Fier apo një në Berat është vendosur ne vetëm disa dhjetëra votues nga qindra e mijëra zgjedhës?
E dini se LSI më 2009 fitoi një mandat në Tiranë me vetëm një grusht vota të minutës së fundit? Janë disa detaje teknike që flasin shumë!
Vota vlen, vota bën ndryshimin, vota ndryshon fatin e qeverisjes, vota mund të ndryshojë edhe fatin tonë, fatin e vendit, standardin e demokracisë dhe sistemit qeverisës!
Ndaj miq, të zhgënjyer dhe të lodhur nga tranzicioni, të shantazhuar nga partitë apo të gënjyer nga kandidatë, të distancuar nga politika apo të ndërvarur prej saj, – sot është koha të mendoni, të reflektoni dhe me VOTE të ndëshkoni ata që nuk doni, të mbështesni ata që besoni më shumë! Vota juaj mund të bëjë ndryshimin. Votoni të keni zë, të ndjeheni të respektuar, të keni të drejtë për të kërkuar llogari nesër nga politika, të ndihmoni që ky vend mos të qeveriset nga turmat dhe periferia, të impononi standarde për politikën dhe shoqërinë! Përgjigjuni ndaj politikës së vjetër me mjetin që ata kanë më shumë frikë: VOTEN! Vetëm kështu ju respektojnë, ju dëgjojnë, ju kanë frikë dhe do detyrohen t’u shërbejnë! Dhe ju, fitoni dinjitet, respekt, sovranitet, pavarësi për të qenë qytetar i lirë, – nevoja e sfida më e madhe që ka shoqëria shqiptare!
Është kaq e thjeshtë: Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Ju keni shansin të kapni trenin e radhës, ndryshe…..ju duhet të prisni trenin tjetër, 4 vjet më vonë! Atëherë treni do ketë ndryshuar, udhëkryqi do ketë ndryshuar dhe ju vetë do të jeni 4 vjet më të mëdhenj në moshë ndërkohë do të keni humbur 4 vjet në pushtetin tuaj natyror e kushtetues për të marrë vendim për veten tuaj, për miqtë, për familjen, për politikën, për shtetin dhe sistemin qeverisës! Ia vlen shpërdorimi i këtij çasti? Unë besoj se jo. Unë do të votoj me 23 qershor siç kam bërë në çdo zgjedhje politike nga 31 marsi i vitit 1991. Sepse unë besoj se ka ardhur koha që “një kg llaç të mos ketë kurrë më vlerë as krahasim me një kg tru”!
Merrni pjese ne votime, por edhe merrni pjese per te mbrojte voten qe do te votoni pro Edi Rames. Rroft Shqiperia me Edi Ramen!
vota eshte e shenjte me ate mund te japesh verdiktin per pro ose kundra…
per mua do ishte mire qe ne 23 qershor te votohet partia socjaliste se me ane te programint + skuadres se saj te rilindjes edhe me vete kryeministrin e ardhshem mund te bej te mundur rilindjen e ketij vendi
Duhet votuar. Vetem keshtu populli do te tregoj pa me te voglin dyshim se cilen parti mbeshtet. Vetem keshtu Berisha do ta kete te pamundur te manipuloj, le te perdor sa KQZ te doje. Populli eshte i lodhur por keto energjite e fundit duhet ti perdor me 23 Qershor per te treguar se ne nuk i leme politikanet pergjegjes per kete keq-qeverisje te dale pa u lagur.
qe te marresh pjese ne votime eshte qytetari, eshte te tregosh se nukk lejon te shtypesh , zgjehd ti ate njeri qe do te te perfaqesoje ne parlament e do te te drejtoje, te gjithe te rinjt sidomos duhet te votojn jane ato qe vuajn pasojat ose marrin perfitimet e kesaj zgjedhje te rendesishme qe do bejne ne 23 qershor.
eshte e rendesishme qe me 23 qershor te dalim te votojm, te dalim vet dhe te marrim dhe dike me vete, te votojm per rilindjen, te dalim te gjithe me miqt te afert shoke dhe shoqe, te japim voten per edi ramen dhe te ruajm voten tone, deri kur te shkoje ne fund, deri kur vota jote te shpalle fitoren.
Kjo eshte me e rendesishmja, dhe eshte e qart per te gjithe tashme qe duhet te votojm qe eshte e vetmja gje qe kemi ne dore, eshte e vetmja fuqi ndajkesaj klase politike, prandaj te gjithe te dalim per te votuar.
Te gjithe duhet te votojm me 23 qershor, te gjithe duhet te vendosim per te ardhmen tone, te gjithe duhet te bejme detyren tone si qytetar e te kontribuojme per shpuarjen e shqiperise perpara.
nese ju o njerez e duroni shtypjen, dhe poshterimin,
me cfare vlere dhe cfare morali do edukohemi ne si popull,
dhe ne qofte se ne nuk mbrojme voten tone, do na marin ne kembe sic kane bere deri
me sot, jam e bindur qe askush nuk e duron dote perbuzjen,
dhe ai qe do ta pranonte nje gje te tille do ishte dy here i perbuzur nje here nga
vetja e tij, dhe nje here nga ai qe i dha voten,… kaq mazohista jemi ne si popull, kaq te pandjeshem jemi??!!
nqs keni ndodnje pakenaqesi ndaj qeverise ate duhet ta shprehni em vote e jo me fjale sepse vetem ajo eshte verdikti juaj sepse vetem ajo eshte mudnesia juaj e fundit per te gjykuar qeveine
Duhet te votojme qe te mos degjojme me te njejtat horra ne televizor cdo dite, te njejtet njerez te urryer qe na e shpifen median, qe e kane shtremberuar informimin publik dhe qe kontrollon jetet tona duke politizuar gjithcka, ne duam nje Shqiperi demokratike, nje Shqiperi si e gjithe Europa, te denje per tu integruar.
cdo shqipatr qe nuk voton nuk ka te drejte te hape gojen per 4 vite nuk ka te drejte te flase as te kerkoj asgje sepse nuk ka thene fjalene tij dhe verdiktin sesi duhet te ece shqiperia ne kete zgjehdje
Duhet te tregojme se ne jemi me te forte dhe me te pushtetshem se keta qe na qeverisin sot, te votojme qe t’I tregojme kesaj qeverie qe ajo varet nga ne, dhe jo ne nga ata, qe te ardhmen tone do ta ndertojme si duam ne, qe duhet te jete zeri jone qe degjohet e perfaqesohet ne parlament, jo interesat e nje familje ne pushtet.
votoni o njerez per rilindjen e shqipaterve votoni per rilindjen e shqiperise votoni per ti dhen kuptim fjales ndryshim votoni votoni se vetem me ju vjen rilindja e shqiperise
KUSH DO TE VAZHDOJ ME BORXHE E TE HAJ 2 VAKTE, KUSH DO TE RRI PA UJE TE PIJSHEM, KUSH DO QE TE JETOJ PA DREJETSI E SIGURI LE TE HESHT 4 VITE JU ESHTE EHEQUR E DREJTA E FJALES KUSH DO TE JAP VERDIKTIN E TI DUKE DASHUR UJE, DREJTESI DHE SIGURI FOL SOT , FOL ME VOTE
Me 23 qershor cdo qytet duhet te votoje Edi Ramen sepse e gjitha vota do te shkoje per skuadren e Rilindjes dhe per vendosjen e nje shteti ligjor dhe ashtu sic ne duam ndaj si un dhe shume te tjere do te votojme rilindjen dhe jo rrenimin e vendit.
Te votojme, sepse ajo mund te ndryshoje qeverisjen, te ndryshojme te ardhmen tone, t’I themi ndal nje njeriu qe ka vene dore mbi pasurine tone kombetare dhe qe po kercenon demokracine ne vend, nuk po na le te marrim fryme sepse na do te gjitheve te nenshtruar qe te udheheqe sa te kete jete. Te votojme qe t’I themi ndal rrenimit.
merni pjese ne votime esht enje thirrje shueme forte dhe shume me kuptim qe u ben thirrje te gjithe shqipatreve kudo qe ndodhen t emos jene indiferent ndaj politikes por te votojne per qeveine qe mendojne
pjesemarrja ne votime kete here eshte esenciale
nderkohe qe kemi perballe monstren me te eger te te gjitha koherave ajo qe ne na duhet te bejme eshte te marrim kedo te mundim pr te votuar
vetem duke qene te bashkuar ne mund tia dalim,ne mund ta rrezojm saliun dhe te fusim shqiperine ne epoken e re te rilindjes
kontribo dhe ti pasneser kur shqiperia ka me shume nevoje se kurre per ty,voto rilindje voto 29
VLERESOJE VOTEN TENDE O SHQIPTAR
MERR SOVRANITETIN QE TE FAL DEMOKRACIA
VENDOS TI PER TE ARDHME TENDE,FAMILJES DHE SHTETIT TEND!
KE TE DREJTE TE VENDOSESH TI PER PARTINE QE DO NE KRYE TE SHTETIT DUKE I DHENE FUND NJE HERE ME MIRE CDO MENYRE TJETER DIKTATORIALE TE QEVERISJES…
votimi eshte shume shume i rendesishem per cdo kend qe do te vendosi fatin e vendit te tij epr cdo kend qe do te vendosi seis do eci shqiperia dhe kjo duhet t ebeje qe cdo shqipatr te mso ngurroje por te shkoje ne kutite e votimi
Berisha duhet të ndëshkohet për spitalet vrastare korruptive, për policinë bashibozuke dhe kriminale, për gjykatat e zhdrejtësisë, për juristët me tonelata dhe drejtësinë me gram, Berisha duhet ndëshkuar sidomos për moshën e tretë, për ata shqiptarë që jetën ja dhanë një ideali utopik të manipuluar, ata që veç në 50 vjet Shqipërinë e shndërruan në një aset parajse të shqyer dhe përdhosur nga njeriu i ri, Sali Berisha…. ndaj te gjithe masivisht ne 23 qershor ne duhet te marrim pjse ne votime te marrim pjese ne votime per ti then JO te gjithe kesaj katrahure te krijuar nga berisha .. te gjithe njezeri duhet te votojme # RILINDJEN # 29
sa me shuem njerez te marrin pjese ne votime aq me e rendesishme eshte kjo pjese dhe aq me te forte e ben gjykimin e popullit ndaj qeveise ndaj te gjithe duhet te themi ate cka mendojme per realitetin politik ne vend nepermjet votes
vota jote ben nje difernc, vota jote ben histori, vota jote eshte intersi yt per veten, vota jote tregon vullnetin tend mbi shtetin, voto se vec ti e di cfare do ky vend . votoo nuk kushton , nqs nuk e ben do te duhet te heshtesh per 8 vjet
duhet ta kuptojme njeher e mire qe te votosh eshte shenje qytetarie, mos le zerin tend te humb nder shume, ti ke zerin tend, hidhe voten tende dhe ndihmo shqiperine ne jemi te paret qe e bejme ndryshimin dhe rotacionin
une besoj tek edi rama kush eshte pjese e nje rilindjeje fituesi merrni njerzit te gjithe bashke te votojme se ndryshe nuk mund te kerkojme, duam nje sistem tjeter ateher duhet ta votosh ate m mbeshtet ate qe ti do , voto 29
22 vjet demokraci, 8 vite diktatur , cdo te besh do vazhdojem te mendojem qe te vosh ska vlere? mos e bej , mos votimi eshte pasoj per ty , qytetar vota juaj ka nje vlere ka nje forc te pandalur per ta bere vendin me te mire, jep mendimin tend me vote
jemi te gjithe te ndergjegjshem qe vota ben ndryshimin e madhe, por nqs hesht tani do te duhet te heshtesh 4 te tjera, mos ulerit nuk eshte e nevojshme edhe ne heshtje mund te votosh se ti po zgjedh per vete, familjen per te ardhmen qe beson e do aq shume VOTO
UNE JAM KUNDRA SALIUT , POR PERBALL TI JAM E PAFUQISHME, FRIKA ME EMADHE QE SALIU KA NDAJ MEJE ESHTE VOTA IME, PO TA THEM SALI NUK E KE! MOS KUJTO SE JAM E ZGJENYER E SDO TE VOTOJ JO JO HARROJE UN ME 23 QERSHOR DO TE MARRE 4 VETA E DO TE SIGUROHEM TA MBROJE ATE, JAM ZHGENJYER NGA TY , POR ERDHI KOHA TE TE ZHGENJEJ DHE UN TY ME VOTE
VOTONI NJEREZ SE SMUND TA LEME VENDIN NE MESHIRE TE FATIT, VOTONI SE KEMI NEVOJE PR JU, VOTONI SE JEMI TE DEMBELOSUR E TE MARRE NQS NUK E BEJME, VOTONI SE NUK KENI ASNJE MUNDESI SHPETIMI, SHPETO ME VOTE
Ajo qe me cudit mua eshte se te gjithe spiunet e grekut jane pro votimit te Edit…..
raimondi, je thjesht injorant. Ajo qe me cudit mua eshte se mundohesh te besh patriotizmin duke i kthyer shqiptaret grek me injoracen qe ke mor bubzhele e Berishes.
O Monda, mua me cudit kjo injoranca jote dhe deshira e djegur per te kthyer gjithcka ne nacionalizem, sa te trashe mund te jeni ju te pd-se me vlla qe nje argument sdini ta stisni tamam?
Boh, besoj ju mbledh kryetari juaj te gjithve debila si vetja!
Djal i zgjuar AFRIMI,e ka shum si ky prandaj te votojm qe njerez si ky te ken hapesira te shkruajn e te ndjehemi njerez te civilizuar.BRAVO NGA KURBETI.
Nese do te arsyetohesh me shumice me kete nivel dhe cilesi, si autori i shkrimit; une jam krejt i sigurte qe Shqiperia ecen perpara ne rrugen e zhvillimit dhe shoqeria do te jete shume here me e mire dhe me ndryshe. Flm z. Afrim.
Qe te gjithe duhet te marrim pjese ne votime kjo eshte e DOMOSDOSHME!
Gjeja qe duhet te bejme eshte te mendohemi mire per ke do votojme dhe cfare mundesish na ofrohen!
Nga nje ane kemi zgjedhjen e frikes, korrupsionit, shkaterrimit te metejshem…
Nga ana tjeter kemi mundesine e rimekembjes se vendit tone ne te gjitha aspektet, ekonomike, shoqerore, arsimore etj etj…
DUHET TE SENISBILIZOHEMI e te shohim realitetin ku jetojme sot!
eshte shume i rendesishem fakti qe ne te marrim pjese ne votime ..eshte menyra e vetme qe te mund te kemi mundesi qe zeri jone te degjohet .. ajo qe ne duhet te bejme eshte nje zeri te votojme ate qe gjthm kemi votuar por kete here me shume se kurdohere tjeter duke votuar # rilindjen duke votuar nr #29 .. per nje rilindje te te gjithe shqipetareve dhe ti japim mundesi z.Rama te veje ne zbatim gjithe platformen e vet elektorale
Te gjithe do dalim te votojme. Nuk do ta leme jeten tone ne dore te atyre qe na vrane, na vodhen e na shiten, na hodhen ne ere, na genjyen e na mashtruan dhe qe duan qe ne te jemi sklleverit e tyre te perjetshem.
Ata do pergjigjen para DREJTESISE per gjithcka kane bere.
Te gjithe ne votime me 23 qershor 2013.
Eshte shansi yne i fundit.
vendi ne udhekryq, mos rri cohu dhe voto eshte e drejta jote mbi jeten qe do te besh per 4 vjet, cohu voto askush smund te votoj per ty, cohu voto eshte besimi dhe ideali yt, cohu voto vendi po rrezikon, voto se na mori lumi 29 edi rama