Në një koment të pak ditëve më parë jam shprehur fare shkurt për betejën e modeleve dhe në atë çfarë përfaqësojnë në këtë fushatë zgjedhore të paktën dy nga këta modele, Rama e Meta.
Nuk është diçka e re dhe as për tu çuditur tendenca e votuesve për të hedhur votën për forcën politike e jo për individin që përfaqëson atë forcë në zonën ku ata votojnë.
Sistemi zgjedhor që tek ne aplikohet për herë të dytë (me emrin e subjektit politik dhe liderit të këtij subjekti në fletën e votimit), e ka bërë më të lehtë këtë “forcë zakoni” të elektoratit.
Në realitet, beteja e modeleve gjatë kësaj fushate është kthyer në argument për liderët dhe ndjekësit e tyre, duke nxjerrë në plan të dytë atë që në realitet ka më shumë interes për votuesit, programin qeverisës.
Nëse Rama në kuadër të këtij programi ka bërë një numër jo të vogël premtimesh, një ditë më pas të njëjtat premtime (duke shtuar dhe ndonjë bonus), janë bërë dhe nga Berisha duke e kthyer në një rebus gjithnjë e më të pazgjidhshëm programin real qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Ndërsa sa i përket betejës së modeleve, këtu gjërat janë më të qarta dhe qytetarët çdo ditë e më shumë po vizatojnë në memorie portretin e atij që preferojnë t’i qeverisë përgjatë këtij katërvjeçari.
Në sytë e shqiptarëve kemi dy portrete diametralisht të kundërta të kryeministrit Sali Berisha. Njëri është një Berishë dinamik, i dashuruari i përjetshëm i mitingjeve dhe shesheve, i entuziazmuar për fitoren e pritshme, me lumin e akuzave për kundërshtarin dhe si gjithmonë me turmën e militantëve që e ndjekin nga pas në çdo qytet e fshat ku bën takime.
Për këta të fundit ai është personi i duhur për të vijuar mandatin në kolltukun kryeministror, njeriu që shtron rrugët, njeriu që na futi në NATO, burri i besës, prindi dhe familjari shembullor, notari dhe alpinisti kampion, lider i zoti dhe burrë shteti.
Eshtë ky perceptimi që ka çdo militant dhe adhurues i Berishës për liderin që përkrah. Por ne kemi dhe një tjetër Berishë. Atë që njeh pjesa tjetër e shqiptarëve. Gjyshi i kërrusur me antiplumb, armiku i fjalës së lirë, vrasësi i Tropojës, i Gërdecit dhe 21 Janarit, kampioni i korrupsionit, mjeshtri i vjedhjes së votës, babai i Shkëlzenit dhe Argitës, miku i Fazlliçit dhe dhëndri i Serbisë.
Të përmbledhura, janë këta argumentet bazë për një Berishë IN dhe për një Berishë OUT në këto zgjedhje 2013.
Berisha notar, alpinist dhe familjar i devotshëm përballë Berishës vrasës, të korruptuar dhe vjedhës së votës. Këtu peshorja e modelit anon dukshëm nga Berisha OUT dhe ky fakt duket qartazi se është kthyer në obsesion për të.
Modeli Rama për shumë vite konsiderohej si individi me vullnet dhe disiplinë të hekurt pune, por me një jetë private jo aq diskrete dhe gjithmonë në fokusin e akuzave të kundërshtarëve. Me një mungesë thuajse totale të argumenteve negativë për një Tiranë të rikthyer nga një Kandahar në një kryeqytet me status të plotë, kundërshtarët hidhnin për Ramën të tjera akuza, gjithmonë të lidhura me privatësinë e tij.
Thashethemet për jetën e Ramës u kthyen në një industri mjaft funksionale, duke i dhënë atij vetë namin e individit të pandreqshëm, të paqëndrueshëm e ekstravagant që nga veshjet plot lajle-lule e deri tek arroganca me vartësit. Raportet e tij me familjen apo lidhjet personale e të ngushta me miq e mikesha merrnin pas vetes lloj-lloj përfoljesh monstruoze të cilat më së shumti kishin burim të vetëm selinë e Partisë Demokratike. Jeta e Edi Ramës u kthye në një legjendë urbane e denjë për skenarë filmash, e telenovelash meksikane.
Reagimet impulsive dhe herë-herë të pamatura të qytetarit të parë të Tiranës asokohe gjithsesi krijonin idenë se këtij personazhi i mungon diçka për të qenë lider. Ishte ky në fakt dyshimi që shoqëronte kryesisht analistët përgjatë rrugëtimit politik të Edi Ramës në vite.
Karakteri i vështirë dhe me doza të tepruara ironie ndaj kujtdo që shprehte diçka që atij vetë si pëlqente. Kanë kaluar disa vite që atëherë dhe sot në foltore e studio televizive është e dukshme metamorfoza e liderit të socialistëve.
Ai ka marrë gradualisht stofin e një lideri populist që ulet e bashkëbisedon me të gjithë, jep përgjigje andej e këtej pa harruar dhe shmangur asnjë të pranishëm, ulet në të gjitha studiot televizive e përballë çdo analisti kundërshtar.
Ky Ramë që shohim sot na ka bërë të harrojmë atë kryebashkiakun e Tiranës që përplaste grushtet në foltore duke rrëzuar mikrofonat apo atë Ramën që thërriste në sheshin qendror të Tiranës “O doktor”.
Ky Ramë sot ka një familje, e cila e shoqëron në takime elektorale, ka një rreth të ngushtë që e përkrah, ka rifituar gradualisht dhe një pjesë të analistëve politikë që ishin skeptikë për performancën e tij.
Rama sot është më bashkëpunues se asnjëherë më parë. Ai ka arritur të bindë të gjitha forcat opozitare se programi i Rilindjes që ai la lançuar është më i miri dhe duhet përqafuar. Ai ka arritur të lërë të kënaqur të gjithë aleatët me maturinë e pjekurinë e një lideri largpamës.
Sot Edi Rama mund të ndjehet vërtetë krenar për fushatën brilante që ka drejtuar gjatë këtij muaji. Për herë të parë në historinë e saj Partia Socialiste ka mbushur sheshet në çdo qytet e qytezë në veri të vendit, atje ku paraardhësi i tij e kishte tabù të shkonte.
Mijërat e qytetarëve entuziastë janë pasqyrimi më realist i kësaj fushate që mban prej rreth një muaji mbi shpatulla lideri i socialistëve. Sot Edi Rama i ka kthyer shpresën shqiptarëve, jo vetëm se Sali Berisha andej përballë po përjeton grahmën politike mes fajeve e kusureve që nuk ka libër që i nxë, por sepse në realitet qytetarët e këtij vendi për herë të parë po shohin një Edi Ramë model.
Pikërisht modeli për të cilin në këtë fushatë po luftohet më shumë, ai i njeriut punëtor dhe me familjen pranë.
qofshin cfaredo spekulimet shpifjet a ku ta di un nje gje eshte e sigurt
shqiptaret nuk e duan me saliun dhe kerkojne nje rilindje te vendit!
KETO SPEKULLIME JANE TE KOTA, PROGRAMI QE PERFAQESON PARTIA SOCIALISTE E SHQIPERISE ESHET I VETMI NE VEND QE PERFAQESON CDO NJERI NE KETE VEND PRANDAJ DHE NE E VOTOJME ATE! NE 23 QERSHOR KA VETEM NJE MUNDESI AJO ESHTE RILINDJA DHE NUMRI 29 NE FLETEN E VOTIMIT!
E verteta eshte se PS ka vertet nje program serioz dhe jo talles per qytetaret sic e ka berisha i cilli nag njera ane del e tallet me heurudha per Pekin e nga ana tjeter del e thote do ju jap une e drita.
Modeli i Berishes eshte nje deshtim qe po e vuajne te gjithe. Ka ardhur koha per Ndryshim e frymemarrje te re. Kaq e thjeshte eshte, votojme te gjithe, votojme #29
Pfffffff pa lidhje !! Po saliu qe po imito Edi Ramen apo ska gje te keqe ?! juve qe mereni me keto lajme meruni dhe shifni si e imito saliu edi ramen !! dhe cdo fushate ka ideator dhe ideatoret kan idera te mara te huazuara nga parti te tjere ose ndimohen nga parti te tjera!! po PS EUROPIANE eshte e perbashket dhe kan te drejte te marin idera nga secila parti e ps ne europ
E per cfare modeli mund te flase Berisha, per modelin e tij te deshtuar, per modelin e shkaterimit, te korrupsionit te vjedhjeve…Ky eshte modeli i tij modeli me te cilin genjen ashqiptaret cdo dite neper mitingje.
Sot perpara shqiptareve jane dy modele kryekeput te ndryshme, ne njerin krah eshte modeli i Berishes, modeli i deshtimit, moeli i korupsioni , i shtetimnololist, modeli i papunesis, i varferis….Ndesa ne anen tjeter eshte modeli i Partise Soclisiste , modeli i Rilindjes kombare, i sherbimit shendetesor falas, i arsimit cilesore, i me shume vendeve te pune, i drejtsis, i shteti ligjore etj etj…..Zgjidhni ke do te votoni tani, sigurisht 29.
Modeli i Berishes eshte modeli i nje fushate pa program, eshte modeli i nje fushate qe perserit gjithe kohes te njejtat premtime qe ka bere ne cdo fushate sepse nuk i ka mbajtur….Ky model eshte modeli i premtimeve te vjedhura. eshte modeli prej te cilit ne duhet te largohemi njehere e pergjithmone , ndaj me 23 Qershor voto masivisht 29
Shume bukur pershkrimi i autorit.
EDI RAMA eshte sot misherimi i endrrave te cdo shqiptari te ndershem,punetor i emancipuar dhe me vizion.
EDI RAMA ka dashuri ne shpirt dhe i perkushtuar per cdo shtrese te shoqerise pa dallim.
EDI RAMA edhe ne te kaluaren qe pavaresisht se te tjeret,flas per krahun kundershtar pavaresisht jetes private me aventura te ndryshme perseri atij i kane dhene ate vitalitetin e moshes tashme te kaluar por qe gjithnje ne brendine e tij ai ka jo vetem eksperiencen e nje njeriu qe e jetoj jeten ashtu sic e pelqeu ai vete por edhe karizmen e te qenurit jo vetem nje njeri qe ka reflektuar por perkundrazi kur nje njeri ka dashuri dhe besim ne vetvete asgje nuk mund ta ndale ne realizimin e cdo gjeje qe thote dhe premton.
Martesa me Linden bashkeshorten aktuale i ka dhene edhe maturine e nje lideri me nje diapazon te nje burri shteti tipik perendimor.
EDI RAMA jam i bindur se Shqiperise do i jap ate ndryshim qe do zilise edhe vendet fqinje per nga arritjet dhe mireqenia plus te te berit shtet me te gjitha dimensionet ku te mbisundoje ligji dhe harmonia me qytetareve dhe krahinave.
MEZI E PRES KETE DITE TE FATLUME.