Edhe një javë

18 Qershor 2013, 17:52Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

 

Një javë më pas, të dielën e ardhshme, shqiptarët do të shkojnë në kutitë e votimit. Paraditet, zakonisht, në qendrat e mëdha e të vogla urbane, në zonat rurale e gjetkë, janë përgjithësisht të qeta. Pak trafik makinash në rrugë dhe shumë televizorë të hapur nëpër shtëpi, pak njerëz në rrugë dhe shumë ankth për atë çfarë është konsideruar një ditë lufte mbas katër vjetësh betejash politike të ditë pas ditshme. Çasti 24 orësh kur qytetari, në teori, por jo gjithmonë në praktikë është sovran, në fakt vjen gati-gati i frikshëm në këtë skaj të Ballkanit. Dhe ka një arsye njerëzore e të prekshme për këtë. Madje më shumë se një të tillë. E para dhe më e rëndësishmja është se ngjyra e politikës në qeverisje kushtëzon direkt fatin vetjak të pothuaj çdo votuesi. Jo aq për diferencën politike të programeve të njërës apo tjetrës parti, jo aq për nivelin e taksave apo rolin e ndryshëm të shtetit si rregullator në jetën e vendit, jo aq për qasjen e ndryshme ndaj arsimit, shëndetësisë, sistemit të drejtësisë dhe kështu me radhë. Jo! Edhe këto kanë rëndësinë e tyre, por nuk janë absolutisht më të rëndësishmet. Në nivel kapilar, duke depërtuar në qelizën e shoqërisë, në çdo familje, përkatësia partiake e saj dhe fitorja apo disfata e partisë së preferuar në zgjedhje, do të thotë shpresë reale për ndryshimin e fatit vetjak të çdo individi. Dikush që  pretendohet se do të largohet nga puna që e ka fituar për shkak të teserës politike dhe dikush tjetër që pret të punësohet po për shkak të teserës. Të paktën kështu ka ndodhur gjithmonë deri më tani. Si rregull dhe jo si përjashtim.

Politika është fe zyrtare në Shqipëri. Edhe më shumë se çfarë përfaqësojnë kisha, xhamia apo teqeja. Në selitë e partisë dhe zyrat e tyre elektorale gjen gjithmonë më shumë besimtarë-praktikantë sesa gjenden praktikantë-besimtarë në vendet e adhurimit të Zotit. Thjesht: Zoti në Shqipëri është kryeministri. Ai që është në qiell ka shumë “skedarë” për lutjet që i vijnë nga njerëzit në tokë dhe shpesh, si rregull e jo si përjashtim, nuk kthen përgjigje; zotërit e tokës që qëndrojnë nëpër seli partiake, e kanë shumë të lehtë të ndryshojnë fatet njerëzore që u drejtojnë lutje. I pari është abstrakt dhe u shfaqet vetëm të përzgjedhurve, kurse të dytët janë konkretë dhe shfaqen çdo çast në çdo familje shqiptare, ditën dhe natën. Ditën me bëmat reale dhe natën me gjëmat konkrete që ka kurdisur rregullisht politika në Shqipëri. Natyrisht, më shumë të liga se të mbara, më shumë të zeza se të bardha.

Fushata elektorale në Shqipëri po shkon drejt epilogut. Në garë janë dy modele.

I pari kryeministri aktual. Burri i fortë që ka dominuar gjithë pluralizmin në vend, hesapet e të cilit me historinë, njerëzinë dhe shumë histori vetjake njerëzore nuk mbyllet në 23 qershor si bilanc qeverisjeje në dy mandate. Plot me dritë e hije dhe me më shumë më shumë hije sesa dritë, Berisha është i fundmi Mohikan i kuq i trashëguar nga komunizmi. Absolutisht jo nga pikëpamja e moshës, por nga fryma komuniste e trajtimit të pushtetit që nga dita kur u premtua rrëzimi i komunizmit. Sot, Berisha nuk është vetëm një problem politik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Ai është dhe një problem etik për egërsinë, arrogancën dhe shkëputjen totale që ka me realitetin në vend. Eshtë një libër i shkruar më së shumti keq që do të duhet të vihet në raft. Si bimë ekzotike. Si një model që nuk duhet ringjallur kurrë. Aq më pak përsëritur.

I dyti, mëtonjësi socialist i pushtetit. Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës për tre mandate dhe i socialistëve prej tetë vjetësh, më shumë publicist se politikan i prerjes së zakontë në vend, fitues i betejave të pafundme të vogla, por deri më tani, humbës i luftërave finale, kontrovers e i paparashikueshëm, kapriçioz në dashuritë e urrejtjet e tij, afron vitalitetin e moshës, vrullin e inercinë fillestare të të zhgënjyerit nga humbjet dhe pasionin vetjak për të vënë një gur në këtë ngrehinë të cilës politika i ka kthyer përmbys dhe gurët e themelit. Edi Rama pret të hyjë në një tokë të minuar edhe nga kriza ekonomike, edhe nga kriza sociale dhe shpirtërore e vendit duke kuptuar se qeverisja e këtij vendi, më shumë sesa privilegj, do të jetë një sakrificë vetjake, peshën e të cilës duhet ta duhet ta ndajë mes gjunjëve të tij dhe shpatullave të Ilir Metës. Qartësisht në hapat e parë dhe plot dyshime reciproke më pas.

Edhe një javë ka mbetur. Edhe një javë pas të cilës Shqipëria do të gdhihet ndryshe. Njëlloj e varfër dhe e sfilitur, por me shpresë që do të ketë më shumë shpresë. Këtë ndjenjë njerëzore që e sjell zakonisht ndryshimi. Edhe kur ai vjen përmes sakrificës.

15 komente në “Edhe një javë”

  1. Besnik says:

    NJe jave na ndan nga fitorja e Rilindje dhe qe te shpetojme njehere e mire nga ky diktator qe po shkatrron vendin.
    Te gjithe te votojme per Rilindjen dhe nr 29.

    1. Sneki says:

      Keto te dy modele nuk kane te krahasuar sepse ndryshojne si nata me dite dhe shume lehte qe ta bejme dallimin se per kete duhet te votojme. Vangjeli ka shume te drejte kur thote qe Saliu eshte nje kominist por shumi i eger sepse ai ka perqendruar cdo pushtet ne doren e tij.
      Prandaj shqiperia nuk ka ecur para sepse ka njerez si puna e Saliu qe mendojne vetem se si te forcoje pushtetin e tij.

      1. Albert says:

        Jemi kaq afer enderres se madhe te Rilindjes. te gjithe duhet te votojme per Rilindjen sepse me Saliun nuk mund te vazhdohet me. Kemi 8 vjet qe vetem rriten cmimet dhe ku korrupsioni ne cdo institucion ka kapur majat. Duhet te votojme per Rilindjen.

      2. Elma says:

        Tani dhe me pak se nje jave na ndajne nga rrenimi dhe qeveria e korrupsionit dhe kjo eshte e verteta e madhe sepse nje qeveri e tiille qe ka mare peng vendin nuk duhet t na qeverisi akoma vota jone duhet te jet kunder gjithe kesaaj qeverisje shaterruese.

    2. Tani says:

      Eshte shume e lehte per ta bere dallimin midis ketyre dy sistemeve sepse sistemin e Berishes kemi 8 vjet qe e vuajme. Nderkohe qe sistemin e rames e kemi pare kur ishte kryetare bashkie dhe te gjithe e pame se cfare shenderrimi total qe i beri Tiranes duke e kthyer ate ne nje metropol te veretet.
      Berisha punon per pasurimin e familjes se tij. Rama punon per popullin.
      Prandaj dhe voten nuk duhet ta diskutojme por ta japim te gjithe per Rilindjen.

    3. morena says:

      NJE JAVE NA NDAN NGA LARGIMI NJE HERE E MIRE I BERISHES,PARTISE SE TIJ DHE MENYRES SE TIJ TE QEVERISJES!
      EDHE NJE JAVE LARG NGA KRIJIMI I NJE SHTETI ME PARIMET DEMOKRATIKE!

    4. Dankan says:

      Saliu ka dhe 1 jave per te qeverisur sepse pas 23 qershorit ai do te filloje pune si nje opozitar sepse ka rreth 3 muaj qe e ben kete rol. Shqiperia ka vetem nje alternative te vetme dh te gjithe duhet te votojne per Rilindjen.

    5. baila says:

      Edhe nje jave larg Rilindjes kombetare,edhe nje jave nga largimi i Berishes nga pushteti,edhe nje jave nga rruga drejt nje te ardhmje me te mire,edhe nje jave nga verdikti perfundimtar!
      RILINDJE

    6. dona says:

      Sot, Berisha nuk është vetëm një problem politik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Ai është dhe një problem etik për egërsinë, arrogancën dhe shkëputjen totale që ka me realitetin në vend. Eshtë një libër i shkruar më së shumti keq që do të duhet të vihet në raft

    7. enia says:

      nje jave shume e rendessishme dhe vendimtare.. ajo qe duhet te gjithe te bejme eshte te qartesojme mendimet e te bejme zgjedhjen e duhur dhe pse te sigurt qe era e forte e # RILINDJES ka nisur te fryje furishem te bindur qe do te votojme # 29 numrin i cili do te sjelle ndryshimin e vertet dhe real

    8. oli says:

      Edhe një javë ka mbetur. Edhe një javë pas të cilës Shqipëria do të gdhihet ndryshe. Njëlloj e varfër dhe e sfilitur, por me shpresë që do të ketë më shumë shpresë. Këtë ndjenjë njerëzore që e sjell zakonisht ndryshimi. Edhe kur ai vjen përmes sakrificës.

  2. E gjete Vangjeeeeeel says:

    Dhe pas zgjedhjeve kur ti te kesh marre postin e enderruar o Vangjel, ne te vdekshmeve te zakonshem do te na kujtohen dy vargje. Ne ate lartesi o krimb si je ngjitur???? Duke u zvarritur vella duke u zvarritur…

  3. Alban says:

    Kjo eshte java me vendimtare per te gjithe shqipetaret sepse kjo do te vendose nese duhet te shkojme drejt zhvillimit apo te ecim akoma me rrenimin qe na ka sjelle Saliu. Votoni kunder ketij njeri qe e 21 janar na shkaterroi dhe na vrau cdo shprese.

  4. enea says:

    Shkrimi ka nje pavertetesi ku thuhet se Edi Rama eshte humbesi i betejave te medha.

    Mua me rezulton e kunderta. Ne 2009 FITOI PS, Sala manipuloi zgjedhjet. Ne 2011 Edi Rama rifitoi bashkine e TR…..

    Berisha + Ristani vodhi votat.

    29 qershor 2013…..Berisha do vjedhi votat, por do pergjigjet, se helbete e treta e verteta.

    RILINDJE!!!

  5. tea says:

    Edhe 5 dite na ndajne nga dita vendimtare per cdo shqiptare, nda dita qqe do te vendose mes te shkuares se hidhur te shqiptareve dhe mes te ardhmes se Rilindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje