Zhurma per tunelin dhe heshtja per plehrat

16 Qershor 2013, 22:19Blog TEMA
Zhurma per tunelin dhe heshtja per plehrat

 Lavdosh Ferruni

U inagurua një tunel, tuneli i Krrabës. Do të ketë zhurmë të madhe mediatike gjatë gjithë kësaj jave të mbetur deri më 23 Qershor.

“Unë jam mjek dhe për mua trupi i një kombi është i njëjtë me trupin e një individi. Le të jenë si të duan të shëndetshme, organet  e tij, muskujt  e tij, por në qoftë se arteriet janë të zëna dhe nuk funksionojnë, problemi është i madh”.  – tha Berisha, duke i veshur vehtes cilësinë e mjekut (liderit) shpëtimtar.

Mjeku Berisha e quan sukses të madh ndërhyrjen në trupin e kombit në arterien Tiranë Elbasan me tunelin e Kërrabës, që ka kushtuar plot 101 milion dollarë.. Në fakt kjo ndërhyrje është thjesht një ndërhyrje e parakohshme, që mund ta sëmur më keq atë, duke krijuar një rrënim të vitalitetit të tij. Trupi i kombit është plot vatra infeksioni. Nuk mund të bëhet ndërhyrje kirurgjikale, jo akute, në një trup plot vatra infeksioni shkaktuar nga grumbullimi i plehrave në të, që cdo ditë helmojnë gjakun dhe limfën e tij. Dhe vatra më e infektuar është pikërisht në Elbasan.

Por mund të thuhet me plot gojën se me këto 100 milion Dollarë të shpenzuara do ishte bërë e mundur të  kapsulohej e zhdukej infeksioni i plehrave duke ndërtur landfille bashkëkohore në gjithë Shqipërinë, duke eliminuar kështu rrezikun e madh të një infeksioni fatal te vendit.

A ka bërë ky mjek me stafin e tij analizë se cfarë kosto shëndetsore ka mbjellja e përhapja e plehrave kudo nëpër damarët e gjithë trupin e Shqipërisë dhe cfarë pasoja ka dhe nga pikpamja gjenetike në brezat që vinë.? Dihet që nuk e ka bërë, por dihet ( e ka bërë shkenca botrore) që kjo kosto është shumë e madhe.

Nëse kjo kosto re madhe shëndetsore do pranohej nga Qeveria është e sigurt se në pikpamje të investimit prioritet do ishte zhdukja e vatrave të plehrave në gjithë Shqipërinë para investmit në hapjen e tunelit te Kërrabës. Paradoksi i madh është se vatrave të shumta e të vjetra të plehrave tona, me firmë të mjekut, po i injektohen edhe plehra importi, që mund të jenë shumë më të rrezikshme.

Dhe nuk mund të mos vlerësohet fakti që e pohon cilido, që “E bukura e Dheut” duke qënë më e pastër e më e bukur do joshte gjithnjë e më shumë turistë për të shijuar atë, e kështu do rritej mirëqënia e saj. Në një kohë tjetër të afërt, kur trupi i kombit të mund të ishte më i shëndosh mund të ndërhyhej me kirurgji estetike të shtrenjtë si hapja e tunelit.

Por mjekut (i dashuruar me mediat) në duart e të cilit ka mbetur Shqipëria, i duket se kirurgjia estetike bën më shumë lajm se pastrimi i infeksionit të trupi të kombit.

Heshtja e mjekut për infeksionin e madh të kombit nga plehrat është e ndëshkueshme.

 

 

31 komente në “Zhurma per tunelin dhe heshtja per plehrat”

  1. guri shabani says:

    Populli do ta ndeshkoj me vote,sepse ne jemi prapa botes se ne Turqi u ngriten ne kembe te gjithe gazetar kengtar shkrimtar kurse tek ne shohim kush fiton noj llokem.
    Do zoti ndrrohet qeveria se Sala nuk dihet se cplane ka.

    1. e/ says:

      Duhet nderruar nje here e mire kjo qeveri e papergjegjshme me nje qeveri normale qe te arrije te mendoje edhe per prioritetet e shqiptareve. Basha dhe Berisha po shkaterrojne kryeqytetin e gjithe Shqiperine. ne date 23 shqiptaret do ju tregojne vendin!

      1. stela says:

        Berisha nuk ka dashur kurre te zgjidhe problemin e plehrave. As ndonje problem tjeter per ate pune. Berisha synon vetem te mbetet ne pushtet si Enveri i tij i dashur. Derisa te vdese, se per te cmendur eshte i gjithi i cmendur. Po dhe 7 dite i kane mbetur!

        1. www says:

          Mes plehrave te panumerta te ketij vendi mund te fshihen fare mire disa krijesa te peshtira me emrin ish komuniste te PDse. Prandaj nuk flitet per plehrat ketu, se mes tyre eshte fshehur Berisha. Po te heqin plehrat i del era dhe Sales. Mgjs i ka dale tashme e na ka qelb te gjitheve.

          1. raqi says:

            PO CFARE ZHURME BEN KY MO AMAN SE 3 DITE I ZGJAT, CA VOTASH DO FITOJE KUR POPULLIT I DUHET ARSIMIN, SHENDETESI, BUJQESI, PUNE! SKA PUNE ME SALIUN, KA LEKE VETEM PER FAMILJEN!

            1. Yllka says:

              Shqiperia sot eshte kapluar nga krizat e mbivendosura. Kriza ekonomike, kriza e punesimit, kriza e rendit dhe sigurise, kriza e sherbimeve baze qe shteti nuk i ofron, shendetesia ne krize, kriza ne prodhim e ne arsimin qe jep diploma dhe papunesi njekohesisht.

              Ju duhet te vendosni per ate qe doni. Vota vjen nje here ne kater vjet e ndaj do perdorur ashtu sic duhet, per te treguar vullnetin mbi si duhet te jene 4 vitet e ardhshme.

            2. EGLA says:

              CDO VEPER E MADHE E BERE NGA SALI BERISHA (KUR THEM E MADHE E KAM VETEM PER KOSTON E SAJ) ..BEHET VETEM ME NJE QELLIM…TE VJEDHIM SA ME SHUME…SA ME E LARTE TE JETE KOSTOJA E NJE VEPRE ..AQ ME SHUME BERISHA VJEDH…. MATEMATIKE E THJEHSTE.

              POR MEQE JANE KAQ TE MIRE ME MATEMATIKE…LE TE LLOGARISN PAK VOTAT E SHQIPTARVE NE 23 QERSHOR…. VOTA TE CILAT DO TE JENE KUNDRA TYRE SI NJE NDESHKIM PER TE GJITHA TE KEQIJA NE KETO VITE PUSHTETI… SI NJE NDESHKIM PER KRIMET E BERA GJATE PUSHTETIT BERISHA…!

            3. gerti says:

              Ska me asgje qe nuk e ben Berisha vetem per te vjedhur pak me shume. Prandaj ka planin ta mbushe me plehra shqiperine. Po ka ardhur me ne fund koha jone per tia treguar mire se cfare duam ne te vertete. Ne na duhet Rama sot, qe te nisim nje kapitull te ri per vendin dhe per te gjithe ne!!!

              1. qamili says:

                Modelit te piste te Saliut i ka dale boja tanime. I gjithe populli kerkon vetem largimit e ktij maskarai qe na genjeu te gjitheve per kaq shume kohe. Tani pritet vetem zyrtarizimi i Rames. Dhe pastaj do te fshihet edhe ligji i plehrave

            4. Andrea says:

              Problemi sot eshte se shqiptaret genjehen nga ato qe shohin ne TV dhe nuk ngrejne zerin per realitet e hidhur qe ndihet sapo del nga dera e shtepise

              Berisha ne kete rast eshte treguar tamam mjek shqiptar,asnje analize e sakte,te kurojne per ate qe nuk je semure,te bejne operacione te sakta te gabuar dhe ne fund thote gabime njerezore.Por shqiperia eshte pikerisht si jeta e njeriut,rrenohet shuhet…

              ne smund ta leme qe kjo te ndodhe,ne duhet te votojme programin e rilindjes qe shqiperia te kurohet ashtu sic duhet,qe te mos i leme plaget e hapura nderohe qe i bejme serum.Rilindja e shqiperise e ka nje program,eshte ai i partise socialiste nr 29

          2. erka says:

            Heshtet per plehrat se ashtu do komandanti Sali. Se ai dhe biri Shkelzen po fitojne shume para nga te gjithe plehrat qe vijne. Ndaj nuk flasin per to. Po do flasim ne per to ne23 qershor, kur tia japim te gjitha votat Rames dhe ta leme thate Saliun e terbuar.

          3. Nora says:

            Sot kemi nje tunel me shume, por ne 4 vjet jane humbur 70,000 vende pune, te gjithe shqiptaret jane varferuar, cmimet jane rritur, jeta kushton me shtrenjte, nderkohe qe pune nuk ka e 2 ne 3 te rinj jane te papune.

            Presin te genjehemi me asfaltin elektoral, por te gjithe e dime se sot jetojme shume me keq sesa tete vite me pare.

          4. TITI says:

            SHQIPTARET SDUHET TJA FALIN KURRE SALI BERISHES FAKTIN QE KA TENTUAR TE MBUSHI ME PLEHRA TE GJITHE VENDIN VETEM PER TE BERE CA PARA ME SHUME FATMIR MEDIU DHE SHKELZEN BERISHA! ATA JANE NJE TUF MAFIOZESH QE DO DENOHEN ME VOTE PLEBISHITARE NE 23 QERSHOR!

          5. bekim says:

            Me 23 qershor kur te zhduket nje her e mir ky berisha dhe vete demokratet e vertet (jo leprisat e saliut) do ndihen te penduar per shkaterrimin qe i kane bere Shqiperise duke votuar Saliun ne keto vite. do shohin cfar do te thot me ne fund shtet perse mbari!!M

            por mire vone se kurre Rilindje per Shqiperine me Edi Ramen kryeminister

            ndersa saliun ta zhdukim me ceremoni me gersher ne shpi

          6. nita says:

            per ata femije qe mbledhin krom neper miniera per te siguruar nje cope buke saliu hesht thate tha gje! per femijet qe jane anafalbete saliu heshtt! per dipllomat qe shiten e blihen si facoleta saliu hesht! Po per shendetin qe edhe per nje serum do 5 mije leke saliu hesht! per punesine saliu hesht! per krimin saliu hesht!! dhe jo me per plerat dhe shitje e shqiperis qe saliu normal qe do heshti!!

            ehhh

          7. modeli i berishe praa says:

            ky esht modeli i berishes modeli i shkaterrimit total ne nje an dhe dhenia e lemoshave per skellevet e tij shqiptar ne anen tjeter!!

          8. emigrantia says:

            saliu si per cudi shkaterroni shqiperin per 4 vjet, legalizon plerat, legalizon shitjen e detit ben nje semundje totale ne shqiperi! pastaj i perkdhel shqiptaret me disa lemosha per tu votuar perseri! ne europ keto gjera qe ben saliun nuk ndodhin!! sa male cahen e sa rrug behen ansje her skam par nje politkan ti perdori per zgjdhje se ka perdorur lekt e popullit nuk esht se tregon nje aftesi marremendese

          9. sali komunisti says:

            paftyrsia e diktatorit ka arritur kulmin!! shqiptaret nuk po durojn me!! kemi jetuar tmerre ne keto 8 vjet me saliun jo vetem infeksion te te shqiperis po gerdec 21 janar, korrupsion, goca e tij merr 12 miljon lek ne muaj etj etj!! saliu jo do cuar ne pencion po ne azil komunistesh

          10. dani says:

            a e dini cfar ndodh zoteri te gjitha plerat e spitaleve hidhen ne natyr!! ne kur dalim mund te shohim melqi , gjilpera cfar te doni ju!! ketu ka arrit kulmi i zhvillimit me saliun.. ai tuneli s’esht ber mir!! ai tunel do jet tuneli i vdekjes keto dit

            koha do tregoj…

          11. saliu ska me shpetim says:

            populli pagun sala vjdhe e shqiperia degjenerohet !! ky esht modeli i saliut!!

            i quand arritje rruget qe ben!! qe esht gjeja me elementareee!! dhe qe ka me shum korrupsion!! nderkoh qe shqiperia ka arrit kurmin e nervit me menefregizmin qe shteti ka ndaj tyre

            i ka ber shqiptaret si me qen skllevrit e tyre, puno ne per saliu, shi ne si shkaterron e shet saliu shqiperin

            te fort kemi qen qe e kemi detyru !! por me 23 qershor saliu ska me shpetim!!

          12. KERRI says:

            saliut i duken me te rendesishme rruget kot nuk e ka parrullen RRUGE RRUGE RRUGE!
            harron gjera me te rendesishme qe jane jetike
            PA KALUAR ORA NGA PERURIMI NJE AUTOBUZ U PERPLAS NE HYRJE TE TUNELIT
            SHKAK? MUNGES E SINJALISTIKES DHE BESIMI TEK RRENA E SALIUT SE RRUGA KISHTE PERFUNDUAR!

      2. D12 says:

        saliu kujton se mund te genjeje shqiptaret me nje tynel qe shenoje aksidentin e pare qe ne minutat e para qe u hap dhe qe per me teper nuk eshte akoma funksional dhe shume larg standartetve nderkombetare por populli nuk eshte aq injorant sa ta besoje prandaj kete dhe shume deshtime te tjera do tja mbaj mend ne momentin qe do te votoje

      3. un votoj nr 29 e me gjith qejf biles!!! says:

        EDHE POPULLI E DI CILI ESHT NDRYSHIMI ME SKUADRENE RILNDJES SE SHQIPERIS DHE PER PARA ME SKUADREN E SPUER HAJDUTAVE TE SHQIPERIS!!

        23 QERSHORIN AI NUMRI 29 DO TE TA MBYLLE GOJEN E SHARJEVE TE GRAVE TE KEQIA SI SALIU DHE DO FILLOJ TE PUNOJ PER SE MBARI POR POPULLIN E VET

        SHQIPTARET SKAN KOH ME PER LLAFE POR PER PUN DHE PER MIREQENIE

        SALIUN ME 23 DO E QOJM NE AZILIN E PLAKAVE TE KEQIJA SE ATJE DO E KUPTOJN SHUM MIR

    2. arber says:

      Kjo eshte nje teme eshte shum e konsumuar ne keto muaj. Saliu di vetem te beje demagogji sepse realisht e ka semurur kete vend. Ky vend ka 8 vjet qe rri ne spital me serum ne pritje te kurimit. Le ti japim mundesi programit te Rilindjes te kuroj kete vend.

    3. Tina says:

      Te flasesh e llomotisesh per te bukurin vend me te ardhura qe do rriten e qe ne fakt rritja e tyre krahasuar me ate te rritjes se produkteve eshte e paperfillshme,ne opinionin tim eshte fyese per kedo.

      HARRON AI SE POPULLI SESHTE DELE E E KUPTON MIRE GJENE GJYSME QE BEN PLAKU. JANE ASFALTE ELEKTORALE QE SKANE PIKEN E VLERES SEPSE SHEMBEN NESER. VENDI DO RILINDJE, VOTO #29

    4. dudu says:

      se si mund te behet kaq shume zhurme per njetynel qe nuk eshte hapur akomapor sherbeu sot vetem per ti dhene mundesine berishes te priste nje shirit tjeter elektoral nuk arrij ta kuptoj njerzit mesa duket sipas saliut ushqehen me tynele e rruge e mund te jetojne edhe pa buke uje e drita. ky eshte kulmi.

    5. dani says:

      te krenohesh me nje gjysemtynel eshte pikerisht ajoqe ben vetem saliu qe nuk ka piken e vizionit per se si duhet te mbijetoje nje vend ku papunesia ka arritur kulmin dhe ku njerzit vuajne probleme shume e shume me te medhaja se sa hapja e disa vrimave neper male qe per me teper kane ne kosto marramendese

  2. arbenita says:

    Oushteti ne ikje hapi rrugen perpara mbarimit te saj vetem per efkt fushate, beri nje zhurmnaje te madhe mediatike , a thua beri ndonje mrekulli….Sipas tij ai realizoi nje enderr, po per plerat e elbasanit nuk foli fare, nuk do t’ia di ai per shendetin e qytetareve.

  3. rea says:

    Bashkia e Elbasanit ka kohe qe kerkon nje financim nga shteti per te nfertuar lanfilldin e plerave, pro qeveria nuk e miraton dhe nuk i jep fondet sepse jemi bashi e majte..Nuk i intereson shendeti i qytetareve Saliut, atij i interesojne vetem rruget, ndaj ne sot mbetemi ende qyteti me i ndotur ne ballkan, se ca na ndot metalurgjiku, e ca plerat e hedhura vend e pa vend dhe te na rroje rruga pastaj, se gje tjeter s’kemi c’themi.

  4. antiplera says:

    kete rradhe kemi ne dore ti them STOP politikes antikombetare qe po na shkaterron e po na vdes nga kanceri.
    Te lumte lavdosh, nje e keqe e madhe, per te mos thene me e madhja, eshte importi i plehrave ne vendin tone, plehra qe vijne me nje firme te hedhur nga pushteti i korruptuar dhe qe mbeten perjetesisht ketu. Eshte e keqja me e madhe qe i eshte shkaktu vendit, duhet te japin llogari dhe te denohen penalisht ata qe e kane bere.

  5. Klajdi says:

    O njerëz të mirë!

    Çdo gjë do të dukej normale që Edi Rama të fliste keq gjatë kësaj fushate, por se do të përbalte edhe këtë tunel që i shërben qytetarëve dhe përmirëson jetën e tyre, duket sa e pabesueshme aq edhe monstruoze.

    Pse nuk pati kurajën ky njeri tu thoshte dje qytetareve të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ” Po ky është një tunel që u ndërtua me paratë tuja dhe u shërben juve! E GËZOFSHI !

    Por jo o njerëz të mirë!

    Rama jo vetëm që se bëri këtë por e baltosi tunelin sikur të ishte një përmendore e Sali Berishës.

    Të gjithë ata SHQIPTARË, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Greqisë por edhe të gjithë të HUAJT që kanë kaluar qoftë edhe një herë të vetme në rrugën e Kërrabës do të sjellin në kujtesë tmerrin e përjetuar, dhimbjen dhe mallkimin e pafund.

    E nëse Rama e quajti “Tuneli i mallkuar”, ne kemi të drejtën ta bëjmë Mallkim të Ramës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje