Kushdo që të fitojë, qytetet kanë humbur

15 Qershor 2013, 16:12Blog TEMA

Nga Rigels Xhemollari

 

Ndërkombëtarët konstatojnë hera- herës se partitë po e teprojnë me shpenzime, bankat konstatojnë krizë ekonomike në një kohë kur partitë e mëdha shfaqin me orë të tëra spote televizive kur dimë që 2 sekonda spot elektoral në TV ka vlerën e një pensioni në fshat.

Që nga ky moment, kur mësojmë se politikanët kanë shndërruar paratë e qytetarëve, me të cilat mund të ndërtoheshin shkolla apo rrugë, në flamuj e postera, të gjithë kanë humbur. Por ky është një dëm i riparueshëm dhe gjithçka nuk mbaron me kaq.

Tashmë që fushata po arrin kulmin, po ndodhin disa paradokse që shpresoj qytetarët shqiptarë t’i japin rëndësi në zgjedhjen e tyre. Shohim njerëz që mbrojnë kauza patriotike dhe dëmtojnë në mënyrë të parikuperueshme rrugët nacionale me parulla politike, shohim politikanë që premtojnë mbrojtjen e monumenteve historike dhe mbi to skalitet emri i tyre dhe i partisë së tyre, shohim qytete turistike dhe historike të bombarduara me slogane ku parqet, shkollat, pallatet janë  dëmtuara në atë farë mase ku as restaurimi nuk i sjell në formën e mëparshme.

Sot kushdo koalicion apo parti që ti fitojë zgjedhjet, qytetet kanë humbur. Kanë mbetur edhe 6 ditë nga dita e zgjedhjeve dhe uroj që pas 23 qershorit të vijë një qeveri e përgjegjshme, që do ndëshkojë penalisht autorët e këtyre krimeve ndaj objekteve simbolike të qyteteve shqiptare, dhe këtë mund ta sjellë vetëm një votë e përgjegjshme dhe e menduar mirë nga ata njerëz që besojnë vërtet tek ndryshimi.

10 komente në “Kushdo që të fitojë, qytetet kanë humbur”

  1. Teta says:

    Po qe ja ke fut ti o cun me ate qe -” politikanet kane shnderruar parate e qytetareve, me te cilat mund te ndertoheshin shkolla apo rruge,,,,”Ben mire ti vesh emrin se per cilet politikane flet, se keta te opozites nuk kane marre asnj kokerr leku nga shteti, dhe te gjithe fushaten po e bejne me parate e partise dhe te individeve.Mbas nuk i ke pare se cfare mjetesh bejne fushate ministrat, ish deputete dhe Lul Basha.Kane vene ne dispozicion te fushates te gjithe shtetin, prandaj ben mire ti thuash gjerat troc dhe me emer.

    1. Diol says:

      o shoku, ligji thote qe cdo subjekti politik i takon nje fare buxheti qe shperndahet ne proporcion te elektoratit qe e mbeshtet.kjo do te thote qe e opozita jote e dashur ka nje alamet shume ne llogarine e vete per fushaten plot ngjyra qe ka nisur.

  2. Gimi says:

    Eshte turp per ne kanibalet sepse ne jemi populli i vetem qe nuk kemi hapur lufte nje shteti tjeter por i kemi hapur lufte vendit tone.

  3. Sokol says:

    Ne fakt jane partite e medha ato qe abuzojne, kjo dihet sepse ato kane akses ne parate tona..e keqja na vjen prej tyre ndaj nuk e kuptoj çfare do kjo foto ketu , apo inatin e keni me AKZ-ne ..pa na spjegoni çfare lidhja ka fushata diskrete dhe e ndershme e AKZ me bastardimet e bastardeve 20 e ca vjeçare te Shqiperise qe i kane sjell dhe do t’i sjellin rrenim ketij endi per sa kohe te duartrokiten nga turma me individe pa identitet dhe qe kenaqen me pallavra siç jemi ne shqipet…na e befshin para dhe mbrapa se e meritojme ta hame sa krahu per mendte qe kemi..merre me mend , nje artikull per reklamat e PD PS dhe shih çfare fotoje e shoqeron

  4. toni frd says:

    o Tema c`pranoni keshtu lloj shkrimesh mjerane per nga niveli nga keta cerrat e vegjel qe pervec se bishat e vjetra te politikes po i modelojne qe t`ju bejne fresk atyre(e ardhmja e servilizmit shqiptar)..,por dhe te lepijne ndonje kocke keta hallexhinjte e vegjel qe s`u eci rrugeve te kurbetit te ashtuquajtur rruge te arsimimit

    1. top media says:

      i nderuar “toni frd” as nuk te njohe ,e as nuk me njeh,teksa po lexoja kete opinion pash dhe komentin tend,nuk me pelqen ideja e arguemtimit qe ke bere,po e mbivlereson veten.une Rigels Xhemollarin ,nuk kam shume kohe qe e njohe ,dhe nuk eshte se kam ndonje miqesi te afert por eshte personi i cili eshte shembull per rinin shqiptare.Nese te gjithe te rinjte shqiptare ndjekin rrugen e tij mund te arrin diku.

      ben replika te pa baza. uroje qe dhe ti te marresh shembull nga Rigelsi per ndonje gje.
      ,m.,.g

  5. Dr. John says:

    Artikull shume interesant nga Tema. Nuk e di nese i ka bere cudi shpenzimi per lapsa qe ka bere AK ne foto apo mos rekuperimi i murit nga sigla e AK. O Mero un them ta hedhim ne gjyq AK per kete veprim antidemokratik dhe ta denojme me vdekje. Mund te fillosh ti i pari ti qellosh per vdekje meqe ke dhe gazete dhe gazetare me artikuj shume mbreselenes qe kerkojne ujkun nderkohe qe cakalli po ben namin duke na hyre ne shtepi cdo nate me te cjerrura. Se mos vendosje ndonje foto tjeter nga flamuret dhe posterat e partive te tjera qe po zihen per pushtet saqe po na duket se edhe carcafet qe mbulohemi kur fleme i kemi flamure te ketyre partive. Vazhdo merru me lapsat qe perdor AK neper mure. Biles une them qe tja ndalojme edhe muret edhe rruget meqe ti me shoket e tu ja keni mbyllur cdo gazete apo TV. Vazhdoni propaganden anti AK o Mero, por ke harruar si duket qe kjo tregon se per ndonje arsye qe vetem ju e dini (se ne nuk dime gje fare) paskeni frike edhe nga “i vdekuri”. Duhet te meritoni titullin atdhetare dhe patriote ju gazetaret e “papolitizuar” fare, meqe punoni per te miren e ketij vendi duke na hapur syte.

  6. Ajet Delaj says:

    June 15, 2013
    PERSE BERISHA DO QENDROJE?

    Ne shtypin proqeveritar e ate opozitare rendom gjejme shkrime e analiza perse duhet te votojme apo nuk duhet te votojme Berishen e Ramen.
    Me se pari du ate them se Berisha do qendroje pasi fatekeqesisht ne si shqiptare kemi memorie kolektive shume te reduktuar.
    Bashkekombas te nderuar a ka nje here te vetme ne Shqiperine “post” komuniste qe rrotacioni i pushtetit te jete bere mbeshtetur ne vullnetin tuaj te mbeshtetur me vote? Asnje here.
    Po cfare eshte kjo propogande bajate votoni Berishen apo votoni Ramen. Se pari dua te them se mungesa e votes se lire eshte fatekeqesia me e madhe e popullit shqiptare gjate shekullit te kaluar e ne ket fillim shekulli. Cdo pushtet qe nuk ngrihet nga vullneti i popullit te shprehur me vote ka prure dhe do bjeri vec fatekeqesi e varferi per popullin shqiptar tera te tjerat jane perralla e demagogji e paster nekomuniste.
    Shikoni me vemendje projektin “Berisha” e “Rama”se ku mbeshteten dhe nga ku burojne. Qe te dy projektet burojne nga nga reparte personale militanteske per te mos thene ndryshe e struktura me e larte e pushtetit ne Shqiperi , Palamenti ngrihet mbi deshirat , humorin e Kryetarit te cetes qe e quajne parti per te mos thene ne sherbimet kriminale te kandidatit ndaj kryetarit ne jo pak raste.
    Shkojme me tej ne projektin e tyre politik e ekonomik te kampeve apo me mire te themi te dyshes Berisha-Rama.
    Demokracia eshte perfshirje e perfshirje eshte vota e tere popullit e jo mitingjet e militanteve partiake. Qe te dy burazerat me consensus te plote kane perjashtuar gjysmen e popullit shqiptar nga e drejta e tyre themelore , vota , dhe po me consensus e kane shnderruar institucionin e presidentit te Repuplikes ne komune te larget malore e presidentin ne kryetar komune qe mund ta heqin e shantazhojne me forcen e pushtetit, 71vota.
    Te kalojme ne projektin ekonomik pasi te ty mohojne shenjterine e prones private si gure themelin e pushtetit dhe premtojne marshe te ndryshme shpejtesie e vjellje te prones private sic kane bere qe 23 vjet.
    Vazhdojme me tej me projektin e tyre te munguar ne drejtim te sistemit te sigurimeve private ne nje treg te liberalizuar e te hapur si factor percaktues ne mirefunksionimit te ekonomise garnci per jeten , pronen, e dinjitetin e qytetarit shqiptar.
    A ka degjuar ndonjeri ndonje project per te ndalur gjakderdhjen ne rruget e rrugicat e shqiperise ku vrasjet per gjak e aksidentet jane balance lufte ? Asgje. Perse? Sepse keshtu deshirojne ta vazhdojne sundimin e tyre nen terror si binj gjenetik e shpirteror te diktatorit te zevendesuar.
    Per cfare vote e kane fjalen anal-listet e gazetarucet shqiptare kur sistemi i menazhimit te procesit e numrimit te votave KZQja u holl ne ere pa filluar akoma pune.
    Per te qene i sakte ne fillim KQZja u veteasgjesua ne ndarjen e zonave elektorale , ku kopetencat e saje i mori parlamenti ne kundershtim me Kodin Zgjedhor megjithse ate bote ishte e plote.
    Akush te mos kete iluzione se po te ishin 7 ne KQZ cdo gje do shkonte per mrekulli pasi me siguri ashtu sic mbajten shtate vite me consensus Ristanin e nxjerre nga burgu me siguri tere antaret e “zgjedhur” me consensus e kane nga nje cen ne civine e tyre. A nuk e pate si i doli mbi uje biografia z Muho sapo kapove te politikes ju prish interesi dhe ekuilibri criminal.
    Akoma nuk e kane kuptuar shqiptaret qellimin e z Berisha per te uzorpuar tera institucionet kushtetuese pervecse per te mbajtur pushtetin me menyra “demokratike”. A na u desh me shume se 15 vjet shumices se shqiptareve qe te kuptonim se Berisha-Nano kishin qene bashke , dhe kete e kuptuam vetem kure hapur dualen ne krah te njeri tjetrit. Edhe sa kohe do na duhet qe te kuptojme qe edhe pasuesi i Nanos, z Rama nuk eshte gje tjeter vetem nje vazhdues e lojes se ndyre Nano-Berisha ne kushtet e sotme.
    Washingtoni dhe Brukseli i vune kusht qeverise shqiptare qe te riformulonte me consensus Kodin Zgjedhor e konstituonte po me consensus KQZne. A nuk e dha konsensusin “opozitari” Rama qe te perjashtohej nga e drejta e votes gjysma e popullit shqiptar, emigrantet , dhe po me consensus i la pushtetit kryetarin e KQZse kure mund te zgjidhej po me consensus nje intelektual me integritet e personalitet. Kete te fundit e kerkon tani Rama me demagogji ku me cfare po duket do i riktheje edhe antaret qe terhoqi.
    Pra Berisha do vazhdoje te sundoje jo se nuk eshte bere me kohe te ike por realisht nuk ka opozite pasi 20% Rama e as Ilir floriri as qe mendojne se mund ta spostoje nga pushteti por thjesht po pret qe Berisha t’ja liroje karrigen gje qe nuk ka gjasa te ndolle edhe kesaj radhe. A nuk e shikoni Berishen qe perpiqet te duket sa me i ri megjithse po i kap te shtatedhjetat.
    Shqiptaret duhet te kuptojne se fillimi i ngritjes se sistemit demokratik ne Shqiperi fillon atehere kur kjo marveshje e ndyre me baze “katovicen” te marri fund. Fundi i marveshjes eshte ne doren tuaj pasi sundmtaret nuk zbresin vete nga kurrizi i popujve.
    Me 23 me siguri do jete maskarada e radhes por uroj qe te mos perdorin gjak e koka shiptaresh per te mbuluar marveshjen e tyre te ndyre te vazhdimsise.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  7. Gimi says:

    @ Toni Frd Pse ti pretendon qe niveli jot eshte me i mire duke ulur pune e nje njeriu te ri qe une isha para nje 3 ditesh ne Shqiperi dhe e pashe me syte e mi kete masaker shume partiake por ju duhet ti lini cinizmat dhe te shikoni te beni ndonje gje mire vet vecse te mundoheni tju prisni rugen “hallexhinjeve” sipas logjikes tende dhe ti qenke lepires se vete emri te ben pjese e nje partie dhe lepin partine.
    Beni o te rinj gjera me vlere ne jeten tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje