Ora e mbetur tek '90-a!

15 Qershor 2013, 15:38Blog TEMA

Nga Xhemal D. Duka

 

Myk elektoral

Koha nuk ‘ngrin’, ndaj abuzimi elektoral i politikës së ditës me etiketimet e tipit ‘ish-komunist’, ‘i fundit i komunistëve’, ‘bijtë e komunistëve’ etj, veçanërisht nga ana e lidershipit të mazhorancës, përveçse démodé dhe spekulativ, i bën karshillëk 20 viteve pluralizëm, përhapjeje marramendëse të pronës e sipërmarrjes private dhe integrimi pa kthim perëndimor. E nëse ka reminishenca nga e shkuara, ai është pikërisht përgojimi biografik.

Të artikuluara me zell nga të privilegjuarit e monizmit, ato dëshmojnë një kompleks atavik tek syresh që u djeg ende miza nën kësulë duke provokuar habi, ndjesira kontradiktore, deri bumerang politik. Nga brezi i ri që është alien ndaj të kaluarës në obsesion e tij ‘Go West’, të persekutuarit që përjetojnë dy dekada demagogji, ata që shohin përpara apo që në ‘mozaikun’ e monizmit përfaqësojnë sakrificat dhe punën e ndershme (që ndjehen të shpërfillura teksa një jete kontribut iu vu kryq dhe damkosen e futen të gjithë në një thes) dhe deri tek ‘autogoli’ ndaj kohezionit të aleancave elektorale prej pranisë së individëve dhe ‘etiketave’ partiake që variojnë deri në ekstremin e majtë.

Etiketime të tilla propagandistike të shndërruara në zhargon urban, dëshmojnë ‘dekomunistizimin’ fals dhe abuziv të politikës së tranzicionit që cinizmin e djeshëm të parullës ‘të parët në sakrifica, të fundit në pretendime’ e ricikloi me atë ‘të gjithë bashkëfajtorë, të gjithë bashkëvuajtës’, ndërkohë që me akuza shashka fabrikon alibi për të kamufluar privilegje që zunë fill në monizëm. Me çmim, degradimin e sistemit nga i njëjti takëm abuzuesish të djeshëm, që sot ia kanë vënë syrin demokracisë.

 

Komunist apo anëtar partie!

Dikur, për syresh që mbante teserë partie për privilegje, karrierë abuzive apo ligësi ndaj të tretëve, thuhej se nuk ishte komunist por ‘anëtar partie’. Duke dalluar kështu mes mostrave të kohës që jo rastësisht ishin të parët që i hipën ‘trenit’ të demokracisë (bile ishin ‘fatorino’) dhe masës së komunistëve korrektë e idealistë, që ishin kryesisht nga radhët e klasës punëtore dhe që besonin iluzionin e një sistemi të drejtë dhe me vepra, deri jetën e tyre, sakrifikuan për të.

Përpara se të ishin komunistë, ata ishin qytetarë korrektë që përtej lëvozhgës ideologjike, me parti nënkuptonin atdhe dhe popull. Për ta komunizmi ishte ‘feja’ që mbushi boshllëkun e besimit të ndaluar, ndonëse manipuluar pa skrupull prej idhujve të rremë dhe veglave të tyre, me synim indoktrinim deri në fanatizëm e intolerancë. Futja absurde e tyre në një thes me takëmin e ‘bllokut’ dhe jagot e zellshëm e kameleonët rrotull, është ogur i zi për vetë demokracinë sa kohë që ata që anatemojnë më fort janë abuzuesit e djeshëm që, pasi i dhanë emrin e keq monizmit, pozojnë sot si demokratë ekstrem.

Ky spekulim terminologjik, tregon mungesë respekti ndaj vetë disidencës antikomuniste si përmes riciklimit të reminishencave provokuese të ‘luftës së klasave’ apo ‘biografive’ ashtu dhe shmangies nga përgjegjësia historike e shlyerjes së borxhit ndaj saj. E ndërsa disidentët përballonin kalvarin e tyre dhe lufta e klasave fabrikonte viktima të pafajshme, me dhjetëra-mijëra komunistë, me letra apo me shpirt, edhe pa e provuar burgun, internimin, pasojat e arratisjes, shpalljen kulak etj nuk ishin në anën e të privilegjuarve të atij sistemi. Përkundrazi, si ‘arixhiu’ me trastë në krahë, ata thirreshin në rreshtin e parë, kudo ku lypej vetëmohimi dhe ishin frontet më të vështira, në luftë dhe ndërtim, duke ngjizur me shembullin personal kohezion brezash, veri-jug, respekt ndaj femrës etj. Kontribut ky që sot u mohohet ndërkohë që anatemohen si personifikim i së keqes dhe ‘delja’ e zezë e demokracisë, për ironi nga syresh që ishin pjesë e piramidës së monizmit dikur.

Drama e komunistit idealist ishte drama e individit që kasta e konsideronte ‘mish për top’ duke e vënë në pozitë për të dhënë gjithçka nga tornitori që realizonte dy norma, traktoristi që lëronte me e pa orar, i riu që shtrinte trasenë, drejtori i fabrikës që u rrinte pranë halleve të punëtorëve, pensionisti që ndërmjetësonte për harmoni në shkallë, sigurimsi që ekspozonte deri me jetën e tij agjenturat e fqinjëve shovinistë etj. Njëlloj si besimtari i devotshëm përgjatë historisë së kryqëzatave, inkuzicionit, sulmeve kamikaze, abuzimit me individët e brishtë etj, komunisti idealist përjeton sot ‘purgatorin’ e tij por, sa kohë amshimin hyjnor e ndjekësit e tij nuk i lidh asgjë me abuzimin, abuzuesit e monizmit nuk mund të barazohen me idealistët që i rezistuan ‘ortodoksisë’ së kohës. E ndërsa ‘kryqi’ i ‘mëkatit’ të shpërdorimit të vetvetes apo fatalitetit të heshtjes në monizëm mbetet i rëndë, po aq i rëndë është dhe ai i sotmi ‘demokratik’ kur vetë shteti, që duhet të jetë garant, nëpërkëmb jetën e dinjitetin njerëzor apo kombëtar me ngjarje si Gërdeci, piramidat, 21 janari, pakti i ujërave detarë etj.

 

Neo-blloku ‘demokratik’

Formalisht monizmi iku por abuzimi u riciklua dhe lufta e klasave u zëvendësua me kodin e heshtjes së klientelizmit e persekutimit ‘demokratik’, Blloku u klonua në ‘green zone’ të shumta urbane, Byroja Politike në dhjetëra të tilla partiake, shteti edhe kur nuk merr jetë provokon vetëflijimin me murin e pashpresës që ngre, fjala e lirë u sfumua me censurën mediatike, internim-dëbimi evoluoi në vetësikterisje për ekzistencë, ndërsa e kaluara anatemohet, rihapen plagët e vjetra të saj të gjakmarrjes, analfabetizmit etj e ku me alibinë e antikomunizmit u shpërbë dhe e cenua koncepti i shtetit, trashëgimia dhe siguria kombëtare duke i lëshuar terren antishqiptarizmit në rajon etj.

Bashkë me riciklimin e ‘bllokut’ dhe të ‘anëtarit të partisë’ dhe përtej retorikës spekulative, sot është ‘neo-bllokmeni’ dhe jo tjetërkush, ai që tipizon mentalitetin dhe praktikën e politikës së tranzicionit që sikundër në monizëm, krijon idhuj të rremë dhe abuzon pa fre me pushtetin duke kontrolluar shtetin. Me mazhorancën si etalon të uzurpimit të demokracisë e shtetit ligjor nga ‘neo-blloku’ blu, sfida e 23 qershorit, përtej asaj që duam të lëmë pas, mbetet shikimi përpara për të mos lejuar më riciklimin e tij, që pavarësisht ngjyrës, merr peng të ardhmen njësoj.

13 komente në “Ora e mbetur tek ’90-a!”

  1. ermali says:

    saliut nuk i ka ecur koha aspak
    po ta rikujtojme ai eshte ish sekretar i partise komuniste i sjelle ne vitet 90 me qellimin e ‘sjelljes se demokracise’ nga ramizi dora vete
    demokracia nuk ka ardhur ende
    ajo vjen me largimin e plote te sali berishes nga politika

    1. Eliana says:

      Kur plaket njeriu vetvetishem i shtohet dhe nostalgjia per te kaluaren

      Saliu eshte plakur se tepermi,ai nuk ka mundur te ndahet kurre nga e shkuara,nga shembulli i komunizmit qe e rriti

      Eshte shume i verber per te pare se ka gjithe popullin kunder dhe se eshte ai komunisti me vjeter qe ne duam te rrezojme ne vitin 2013

      Por ne nuk mund te ndalemi,te gjithe te dalim te votojme ne 23 qershor per te denuar me vote kete monster qe nuk u ngop se mashtruari,vjedhuri e se vrari njerezit

      Voto rilindjen ,voto nr 29

      1. bisera says:

        Ai i jep vetes atribute me shume se c’i takojne.
        Levizja ishte e studenteve te dhjetorit, e atyre qe aspironin per nje Shqiperi me te mire, ata e sollen demokracine, nuk e solli saliu, ai ishte pjese e tyre.
        Dhe pikerisht se ka edhe te tjere pjesemarres ne levizjen e dhjetorit dhe qe vertet jane te interesuar per demokracine e vendit duhet qe atyre tua japim mundesine per te qeverisur.

    2. sali berisha esht i zgjedhuri i ramizit!!! says:

      sali beirisha esht i derguari i ramizit!! ne fakt pd esht pasardhese e parti komuniste se ne ps te gjith paasardhseit e saj ose jan larguar ngapolitka ose kan shkuar te saliu!!

      ku jan studentet e dhjetorit???

      asnje nuk ka ne pd !!

      ne fakt numri i shumtë i spiunëve që militonin dhe militojnë akoma brenda Partisë Demokratike.

      Disa prej tyre populli i thjeshtë i njeh me emra dhe me pseudonime, por disa të tjerë, ende nuk janë bërë publikë.

      Sepse hapja e dosjeve sot për sot është një gjë e ndaluar.

      Pra, prania e shumtë e spiunëve si edhe dyndja e ish komunistëve më servilë drejt Partisë Demokratike, vërtetojnë faktin se kjo parti ishte e dyshimtë që në fillim. Madje, për shumë njerëz ishte krejtësisht e qartë se kjo parti në thelb ishte një parti e Sigurimit të Shtetit.

      dhe po te shohesh se si sillen te gjith ne pd kan mentalitet komunist!

      1. pd esht parti komuniste says:

        ka shum sigurimsa qe ne fillimet e 90 shtireshin si demokratë. Në këtë rast parodia e kësaj partie qëndron në faktin se ata vetë, pra sigurimsat filluan të besojnë se janë politikanë të aftë dhe demokratë. ata nisën karrierën politike dhe shtetërore me PD. pd esht parti komuniste po mua me vjen inat se si thojn qe jan demorkat kur skan asnje gje te perbashket me vlerat demokratike!!

    3. sasha says:

      me ardhjen e saliut ne pushtet mori fund demokracia,

      ai e justifikon “demokracine” me ane te ultradiktatures qe ka krijuar..

      bashke me mbeshtetesit e tij qe i perdor si gure shahu.

      saliu mendon se ka kapur qiellin me dore,

      dhe e perdor pushtetin sipas interesit te tij

    4. sasha says:

      saliu po ben nje kopje te shemtuar te enverit,

      aq shume e ka pas fiksim deri sa fiksimi i ka kaluar kufijt,

      saliu premton europe, premotn mireqenie, premton rritje ekonomike,

      por ne fakt eshte e kunderta,

      shqiperia sot eshte 100 here me keq se ne kohen e diktatures se enverit

    5. nani says:

      nje ishkomunist i flakt,

      qe per te perqendruar pushtetin ne duart e tij,

      vrau te gjithe shoket nje e nga nje duke i zhdukur nga faqia e dheut

      nje diktator i rritur me ideologji te fiksuara shkateruese,

      i cili premton liri dhe demokraci,

      ky njeri i cili flet me llustra dhe genjeshtra,

      ndaj ka ngelur ora te 90-ta sepse i permbahet ideologjis ” qe ne jemi populli me i pasur, me i mire, ekonimia jone esht me e zhvilluara etj. “”

    6. sasha says:

      dhe ora saliut, nuk ka mbetur vetem te 90-ta

      e “”viteve te arta””

      po mbase me remineshencene tij shkon ne shoqerine pastorale

      ku udheheq dhe mbizoteron me i forti, ose te Evolucionizmi Darvinian

      metoda e seleksionit natyror ku eshte lufta per mbijetese..

      dhe mjeshtri sali ndodhet ne nje udhekryq, sepse i ka ngelu ora

      duke pasur tre alternativa te qendroj ne:
      1- evolucionizmin darvinian
      2- shoqeriene pastorale
      3- vitet 90
      kjo eshte ceshtja??

  2. DANJA says:

    Shume i plakur Berisha edhe per nje mandat tjeter, ishte patinuar me puder mbrem te Cani dhe disa i rrente mendja se ishte rinuar vertet…..Me 23 Qershore voto partin socialiste dhe jo komunistin ne krye te PD.

  3. tea says:

    Ora e Saliut ka mbetur ne 90, ka mbetur ne kohen kur ai nisi vjedhjet e pushetit dhe vazhdoi per shume kohe me pas..Tik-takun e ores se Sliut e numeron Rajmonda.

  4. cama says:

    ai qe ishte dikure nene kesulen e regjimit hoxhiane sot na eshte shenderruar magjikisht ne demokrat te flaket , ne menyre fatkeqe edhe tragjike per demokracine e ketij vendi dhe ky njeri i metamorfizuar eshte Berisha, modeli i se kaluares e qe e ka ruajtur cdo reminishence te atij sistemi dhe e shperfaqe cdo dite me preirjet e tij diktatoriale. ky eshte kulmi i hipokrizise dhe i fatkeqesise se perndejkurve politik, faktii qe pd e morei dhe e drejtoi nje komunist ishte fatal por edhe nje urp per ta, te cilet lejuan te katandisej ne kete gjendje per gjate ketyre viteve ky vend

  5. kel ukaj says:

    Nje artikull shume i mire e per mendimin tim i sinçerte dhe i drejte. Une i kam jetuar ne veten e pare levizjet demokratike dhe mund te them akoma sot qe kam pasur shume te drejte.
    Jam ngritur kunder komunizmit dhe jo kunder komunisteve. PD eshte kunder komunisteve te ndershem dhe bijeve te tyre.
    Jam ngritur kunder luftes se klasave dhe persekutimeve politike. PD eshte per luften e klasave e persekutimeve eshte me krimin e organizuar kombetar e nderkombetar ne kampin ekonomik.
    PD eshte fara ma e keqe qe ka ardhe ne shqiperi. PD ia ka kaluar Turkut, komunizmit etj etj.
    Nje sqarim: A ka qene Sali Berisha i derguari i Ramiz Alise? Une kete nuk e di, por di se Ramiz Alia ka merita te padiskutueshme dhe me doreheqjen e Tij nga Presidenca tregoj se ka bere te miren qe ka dite. Se nuk din Une nuk e ngarkoj me pergjegjesi tjetrin. Diçka per Sali Berishen. Ne vitet 1989 e 1990 Sali Berisha shkruante ne gazeten “Zeri i Popullit” i cili kerkonte reforma. Te gjithe intelektualet e vertete ishin ne fakt kunder komunizmit. Edhe ne takimin me intelektualet e Tiranes, Sali Berisha i kerkoj Ramizit Reforma. Askush nuk guzoj nga frika te thoshte çfare mendonin. Ne antikomunistet te shperndare neper Shqiperi e pame Sali Berishen si Lider natyror. E kam derguar pershendetjeje Sali Berishes dhe te ndjerit Granoz Pashko me 10 dhjetor 1990. Ishte absurditet ne krye Azem Hajdari nje injorant e pa asnje vlere intelektuale. Natyra antidemokratike e Sali QENIT u kuptua qe ne oret e para te “demokratizimit” e per kete asnje person me integritet e peshe nuk u bashkua me PD dhe ata qe u bashkuan me pas u larguan ne stilin komunist. Edhe PS mbeti e varfer ne intelektuale por me mire se PD, biles PS eshte shume shume here me demokratike e proeuropiane se PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje