Asnjëherë më parë, që pas vitit 1996 kur edhe nisi ngjitja e yllit të saj në politikë, Jozefina Topalli nuk është ndjerë kaq e nëpërkëmbur nga shefi i saj Berisha sa gjatë kësaj fushate elektorale. Megjithëse mundohet ta fshehë këtë me entuziazmin e shtirë në takimet që zhvillon në bastionin e saj në Shkodër, humori i ish-kryetares së parlamentit nuk është më ai i përparshmi. Zhvillimet që solli ajo mbrëmje e vonë e gjashtë majit të këtij viti, kur mes shumë rrudhje buzësh e nervash të tendosura, u shpall lista përfundimtare e kandidatëve të PD-së për parlament, prekën mes shumë individësh edhe të vetëquajturën “Zonja e Hekurt” e politikës shqiptare. E ndodhur atë natë përballë faktit të kryer dhe aspak në dilemë për të mbrojtur deri në fund beniaminët e saj të lënë jashtë listës së Shkodrës, ajo thjesht ka lënë mbledhjen duke u justifikuar me “pak dhimbje koke”. Në fakt atë mbrëmje të 6 majit, së bashku me shpalljen e listave, po vendosej në një farë mënyre edhe për fatin e saj si një pasardhëse natyrale e Berishës në krye të Partisë Demokratike. Emrat e të përzgjedhurve të saj i pa të rrëzoheshin sa hap e mbyll sytë duke befasuar krahas saj dhe vetë të interesuarit që e konsideronin veten të paprekshëm në pjesën e sigurt të listës së Shkodrës, prej vitesh një ekskluzivitet absolut i zonjës Topalli.
Ngjitja e beftë në politikën e lartë dhe pushteti i pakontrolluar (përveç Berishës) që Jozefina Topalli mori që në startin e saj si politikane, janë një nga shanset tepër të rralla që mund të ketë një grua në politikën tejet maskiliste shqiptare. Në intervistat e dhëna në vite, ajo e shpjegon si një sfidë të vërtetë vendimin për t’u bashkuar me grupin e deputetëve të Partisë Demokratike në periudhën më të vështirë të kësaj force, vitin 97. Ajo vetë e konsideron si një vendim historik pranimin e ftesës në ato kohë të turbullta të një Shqipërie që përgatitej të votonte e gjitha nën armë.
Por cilat ishin sfidat e saj reale në atë start si politikane? Së pari afirmimi në qendër.
Fakti se ishte pinjolle e një familjeje të vjetër e të vlerësuar në Shkodër, fakti i të qenit femër, fakti që vinte nga një shtresë e përndjekur nga regjimi dhe në fund (por jo e fundit), fakti që ishte një katolike praktikante, i jepte në duar zonjës Topalli një numër të konsiderueshëm argumentesh, të cilët ajo vit pas viti diti t’i përdorte me efikasitet. Për hir të balancave (përfshi sërish faktin që ishte katolike), ajo arriti të zgjidhej nënkryetare e parlamentit, asokohe nën drejtimin e Gjinushit. Në bazë të statusit të Partisë Demokratike, ky post i jepte asaj automatikisht postin tjetër, atë të nënkryetares së kësaj force politike. Në këtë pikë gjërat për zonjën nga Shkodra nisën të lehtësohen dhe hapësira e aksionit të saj personal për “kapjen” e Shkodrës nisi të merrte gjithnjë e më shumë dimension. Ali Spahija dhe Pjetër Arbnori, dora e fortë dhe vendimmarrëse e PD-së në Shkodër, ishin aq të zënë në përplasjet mes tyre saqë kishin harruar faktorin Jozefinë, e cila gradualisht po merrte terren ndaj tyre. Është për t’u admiruar sesi me mjaft zgjuarsi, ajo arriti t’i imponohej në një kohë rekord militantëve të ashtuquajtur “të fortë” në PD, duke e kthyer në fakt të kryer çdo vendim që ajo merrte.
Për shumëkënd është enigmatike edhe sot e kësaj dite pengmarrja e prefektit të atëhershëm të Shkodrës, Gëzim Podgorica dhe mbajtja e tij në zyrë nën kërcënimin e armëve. Asnjëherë zonja Topalli nuk është pyetur për këtë histori, por është fakt i pamohueshëm se fuqizimi i saj dhe afrimi me Berishën ka nga pas dhe ngjarje të tilla me sfond politik që ndodhën në Shkodrën e pas 97-ës, ngjarje që ky i fundit në fakt i kishte mjaft për zemër.
Është klasike urrejtja e kësaj zonje të hijshme për gratë që tentojnë karrierë në PD. Për vite me radhë një numri jo të vogël grash nga Shkodra iu privua kontributi politik njëra pas tjetrës me një të rënë të lapsit nga Topalli. Njëra nga këto zonja mori arratinë nga Shqipëria menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2005 pasi më herët kishte sulmuar mediatikisht nënkryetaren demokrate. Në të vërtetë, këto “kapriçio të vogla” të Topallit apo dhe lufta e hapur me bashkë-nënkryetarin Topi në PD, nuk është se i turbullonin ujë Berishës, në mos i shtonin hera-herës humorin. E ndërsa doktori e toleronte e nuk i vinte fre aty ku nuk bënte dëm, në gjithë këto vite Jozefina Topalli ishte në realitet Sali Berisha e Shkodrës. Pushteti i saj në kryeqendrën e veriut mori përmasa të frikshme, aq sa emri i saj në mjediset e PD-së përmendej me mjaft rezerva.
Ajo komandonte gjithçka e çdo gjë. Me bashkëpunëtorët e saj të afërt ajo arrinte të imponohej mbi çdo gjë që kishte të bënte me Shkodrën dhe zonat përreth. Qoftë dhe gjërat më banale si emërimi i një edukatoreje kopshti apo një bursë studimi nga këshilli bashkiak. Lista e kandidatëve për deputetë të Shkodrës në gjithë këto vite ishte detyrë shtëpie vetëm e Jozefina Topallit, thuajse e pakontrolluar nga Berisha.
Duke shfrytëzuar tendencën thuajse gjenetike të shkodranëve për të votuar djathtas, ajo valëviste e para flamurin e fitores së thellë duke mbyllur paraprakisht çdo diskutim të mëtejshëm mbi cilësinë e atyre listave apo dhe çdo gojë kundërshtarësh në qendër.
Miti i saj si Zonjë e Hekurt nisi të fryhej vit pas viti jo vetëm nga militantët e verbër që përbetoheshin në emër të saj, jo vetëm nga mediat lokale të Shkodrës, që për asnjë moment nuk mund të komentonin diçka në adresë të saj, por fatkeqësisht dhe nga një numër jo i vogël gazetarësh në kryeqytet, të cilët me skupet e historisë së saj të pasur familjare, personifikonin padrejtësisht edhe Jozefina Topallin. Historitë njerëzore të paraardhësve të saj apo tre akorde kitare në talk-show-n e radhës, janë disi larg realitetit të kësaj zonje, që për dikë është Zonja e Hekurt, por për shumë të tjerë është etiketuar si “Nexhmija e Shkodrës”, një paralelizëm që asnjë femër shqiptare në fakt nuk do ta dëshironte.
Humori i zonjës Topalli është në rënie të lirë që nga mbrëmja e 6 majit. Në realitet kjo mbrëmje e shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë solli kaq shumë ngjarje për lajm të parë saqë lista “blu” e Shkodrës thuajse u harrua. Në fakt është kjo listë që në një përqindje të lartë do të ketë ndikim të padiskutueshëm në të ardhmen politike të saj. Fshirja nga lista e Arenca Trashanit dhe Astrit Bushatit ishte një goditje e rëndë jo aq për ëndrrën e saj si pasuese e Berishës, sesa për futjen e hundëve nga të tretët në listën e Shkodrës. Në fushatë tashmë prej më shumë se një muaji janë krah Topallit dy emra jo aq të panjohur, sidomos në Shkodër, Voltana Ademi dhe Helidon Bushati (Fusha). E para është një njohje e vjetër e Topallit, por asnjëherë aq e besueshme sa të bëhej pjesë e tryezave nokturne të saj. E njohur për karakterin e saj të vështirë ndaj personave që kërkojnë t’i imponohen, zonja Ademi që tani mund të konsiderohet si një dhimbje koke akute për nënkryetaren e PD-së. I dyti, pinjoll i një tjetër familjeje të vjetër shkodrane, i diplomuar jashtë vendit dhe me një eksperiencë pune në administratën shtetërore, duket se e ka kaluar “zborin” në disa vite të kaluara në Tiranë.
Në Shkodër, Bushati është kthyer me statusin e një të dërguari nga lart dhe jo si një propozim nga poshtë, e kjo është një arsye shumë e madhe që Topalli ta konsiderojë që tani si një person jashtë rrethit të saj.
Në lojë është dhe fenomeni Ndoka, ndoshta armiku më i betuar i Topallit. Është fakt i pamohuar që secili ka një urrejtje të shfrenuar për tjetrin.
Topalli ka një dashuri të pashprehur për Partinë Demokristiane, një forcë politike që jo vetëm nga emri, përfaqëson një kategori të margjinalizuar nga regjimi dhe ku ajo vetë mund ta gjejë veten mjaft mire. Por personi që drejton këtë forcë është sipas saj i padenjë për të përfaqësuar këtë kategori. Për shumë kohë ajo ka dirigjuar diversione të vazhdueshme për të eliminuar politikisht Ndokën e co dhe për të emëruar një drejtues kukull të PDK-së, një kamardare shpëtimi për çdo rrezik që do t’i vinte nga forca ku ajo ka kontribuuar për më shumë se 15 vite.
Nisur dhe nga zhvillimet e fundit politike dhe përfshirja e vrullshme në fushatë e Lulëzim Bashës, kundërshtari i saj direkt për drejtimin e PD-së, nisur dhe nga tendencat e këtij të fundit për t’u shfaqur si një filo-islamik i betuar, duket se gjërat pas 23 qershorit do nisin të qartësohen dhe brenda radhëve të PD-së. Një variant i mundshëm (hipotetik) do të ishte marrja e drejtimit te Partisë Demokratike nga zonja Topalli dhe drejtimi i kësaj force në opozitë. Përballë është Lul Basha dhe pas tij familja Berisha, ndaj ky variant edhe pse hipotetik duhet hedhur poshtë. Një tjetër variant (hipotetik) do të ishte marrja e drejtimit të Partisë Demokristiane duke tërhequr pas vetes dhe një numër jo të vogël të pakënaqurish në PD. Dhe këtu pengesa është e madhe me një përballje me grupin e mirditorëve demokristianë të drejtuar nga Ndoka. Gjithsesi mbetet ndoshta varianti më i besueshëm.
Varianti tjetër (më pak i mundshmi) është fitorja e zgjedhjeve nga Partia Demokratike dhe qëndrimi i Berishës në krye të kësaj force. Por për të arritur një fitore në zgjedhje duhet që të paktën në Shkodër të sigurohet një fitore e thellë, ndoshta më e thella e arritur nga viti 1992 (atëherë ishte një votuese e thjeshtë), duke e lënë Partinë Socialiste në rang qarku me minimumin e mundshëm të deputetëve, ndoshta me vetëm tre emra. Këtu në fakt gjërat janë më të komplikuara. Përballë ka surpriza.
Jozefina do haje derrin mac sepse Saliu ja futi dhe po ja kalon Lulit pushtetin. Kaq vite qe ju servilos Berishes nuk ja arriti qe ta marre drejtimin e PD. Ti duhet te largohesh fare Jozi
ah moj xhozi cpaske qene Është klasike urrejtja e kësaj zonje të hijshme për gratë që tentojnë karrierë në PD. Për vite me rradhë një numri jo të vogël grash nga Shkodra iu privua kontributi politik njëra pas tjetrës me një të rënë të lapsit nga Topalli
Sado familje e vjeter te jete, perseri nuk rri dot pa e patur ndonje dele te zeze. DHe Jozi eshte delja e zeze per te gjithe Shkodren. Per kete arsye ajo do postuar larg qe ketej se bashku me Saliun e saj te dashur, per ti hapur rrugen zhvillimit ne vend. Duhet RILINDJE!!!
Jozefina dhe Saliu jane nje nder ciftet me te shemtuar te keqberesve ne historin e njerezimit. Nuk kane as mend dhe as klas. Keta te dy jane nje turp kombetar per te gjithe shqiptaret, nje kob. Per kete arsye duhet te bashkohemi te gjithe per ti nxjerre ne opozite dhe prej andej ne historiket e turpit te ketij vendi. Duhet zgjedhur Rama dhe 29!
SI GRA E NENA TE GJITHA JANE TE NEVERITURA NGA JOZI
Kjo nuk na perfaqeson dhe nuk na ka perfaqesuar kurre
Asnje grua nuk do te sillej ne ate menyre – ASNJEHERE!
Ndaj Jozi do larguar nga politika, ku cmenduria e dikujt ka kosto te madhe, e do nxjerre ne opozite, te reflektoje e pastaj ta lere fare politiken. Ne do zgjedhim PS per te larguar kete moster, nr 29!
Eshte e qarte qe kjo eshte grua qe kerkon te beje karrier e te ngjitet lart e me lart, por rruges ka harruar shume nga vlerat njerezote qe i duhen nje nene, nje gruaje, nje Shqipetareje e pastaj nje politikaneje.
Eshte nje turp i vertet tek sheh kete zonje te flas ne seancat Parliamentare, teksa shan me keq se nje burre e nuk heziton te fyej me fjale qe nuk i shkojn per shtat as mashkullit me vulgar.
Ky eshte shembulli qe duam ti japim Shqipetareve ? Un them se jo.
E vertete eshte kjo qe thote Besniku, e la kompplet ne tako Sala Jozefinen dhe ajo si e mbaruar qe eshte i vjen nga mbrapa tani dhe ben fushate per te. Nuk mjaftonin gjithe burrat qe nuk jane burra, po doli dhe kjo qe eshte burre vettem kur i thote Sala. Po mo kini merak, keta jane per te ikur ne 23, si kjo ashtu edhe Sala!
Jozi e ke bere aq keq punen tende sa sot te urren cdo grua ne kete vend. Kjo sepse nga te gjitha parimet e moralin e mundshem ti nuk ke aspak. Ndaj ne 23 qershor ne do te te denojme me vote per turpet qe ke bere ne kurriz te grave shqiptare
Jozefina nuk mund te jete nga Shkodra, sepse ajo vetem e ka mohuar kete qytet, e ka lene me te varfer, nderkohe qe ajo kishte cdo gje ne dore per ta transformuar dhe per te siguruar mireqenier.
Jozefina s’ka asnje lidhje me Shkodren e kultures, traditave dhe njerezve punetore.
flet jozi, nje vajze nga shkodra qe permbyti ate sa here deshi dhe si dha demshperbli, ti mij nuk e jeh popullin se tet bije econ ne europ per pushime, pos ka me as ne durres sdo ti beni pushimet mbas23 qershorit, mire ta beri saliu po pa merak se saliu nuk ka bes e fe kjo dihet
XHozefina e vockel e palo Saliut te madh eshte nje mallkim per Shkodren, per te gjithe vendin e sidomos per grate ne kete vend. Precendi i vendosur prej saj si nje burre legen ne politike, duke qene grua ne fakt, i shtyn te gjitha grate qe nuk duan te baterdisin veten te rrine larg politikes, cka e varferon politiken. Jozi do niser ne shtepi bashke me Saliun ne 23 qershor.
eshte tupr qe kjo te quhet femer, kjo eshte nje srvile dhe i ka duart me gjak po aq sa i ka saliu dhe mediu, duhet ti japim fund edhe kesaj, me duket se ja ka marre greta koci hahhah
Ndoshta eshte nje kusht te jesh i eger dhe i pamershirshem per te qene pjese e skuadres Demokratike, por femrat qe i futen kesaj rruge gjithmone deformohen dhe tjetersohen.
Perpos karries qe ka pasur Jozefina dhe faktit se ka qene nje grua e cila ka ditur si te ngjis shkallet e suksesit, ajo eshte gruaja qe i ka dhene Shqiperis imazhin e gabuar te nje femre ne politika e cila shpesh ka degjeneruar ne akuza dhe fyerje qe nuk i shkojne per shtat nje kryetari ne Parliament.
Ndoshta duke pare guximin e Jozefines dhe pafytyresine e saj, Berisha e ka pare si nje rivale se ciles nuk esht gati ti leshoj rrugen e dretimit te PD.
Humori i zonjës Topalli është në rënie të lirë që nga mbrëmja e gjashtë majit. në realitet kjo mbrëmje e shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë solli kaq shumë ngjarje për lajm të parë saqë lista “blu” e Shkodrës thuajse u harrua, pokesaj si vjen zor goc shkodrane dhe e la shkodren ne meshir te fatit
jozefina topalli eshte nje vemje, ajo po i iken humori se sali po i jep perparesi bashes, dhe femrat e tjera ne pd nuk jane shume te urta po ta menndosh, te ra miti si saliu te 2 te papune ne 23 qershor
e vetmja gje e keqe e shkodres kjo ka qene, ne pushtet gjithe ato vite e sberi kurregje, kujton kjo se saliu do te ve ne pah, po te le menjan e ne errsir moj se te perdori dhe kaq
keto jane te gjithe hipokrit e te etur per pak pushtet te pamerituar, jane te gjithe kundra te gjitheve, percarje dhe xhelozi pafund, nuk i hapin rruge te rese fare se kane hall mo i shpeton dicka
Xhozi i ka ndenjur pas kembe berishes duke mbrojtur fort krahun ne cdo qendrim te tij sado te gabuar te kene qene keto qendrime
por marrosja e berishes ka arritur ne piken e tij me te fundit,perfshire ketu faktin se ai eshte nje diktator,diktatoret nuk kane besim tek askush.pranndaj dhe berisha ne kete pike e ka marre vete ne dore fushaten e baltes
eshte momenti qe ne te gjithe se bashku te dalim te votojme ne 23 qershor.ky diktaror duhet hequr nga kryesimi i shqiperise
shqiptaret meritojne me shume se kaq.ne te gjithe duhet ta kuptojme kete
Edhe pse skam aspak Respekt per Topallicen sese thjesht eshte 1 femer Servile e Berishes dhe e PaCip me Konkuruset e saj nga Shkodra Besoj se FATI KA PER TI BUZEQESHUR SHUME SHPEJT PAS HUMBJES se PD. Ketu do te duket sa e AFTE eshte Kjo SERVILJA e sotme e BERISHES. Humbja e PD do te jete 1 ALIBI 1 ARSYE per ta vene ne Prove SA e AFTE sa e ZGJUAR dhe sa BURRNESH eshte qe ta mari nen drejtim PD, Duke ELEMINUAR SERVILIN TJETER Basha&CO.
Shkodra mbytej nen uje, jozefina kridhej.
Nderkohe qe duhet te mbeshteste shkodranet gjate fatkeqesive natyrore pervecse u tregua indiferente, ironizoi Shkodra si Venecia, i la ne meshire te fatit dhe ndermori nje tur neper bote duke shpenzuar leket qe duhet te shkonin per te demshperblyer familjet e permbytura.
Taulant, shkrimi eshte i perkryer, por ke bere disa gabime. psh, kur e ke quajtur Zhellefinen “zonja e hekurt”. ne radhe te pare ajo vetem zonje nuk mund te quhet dhe lere me pastaj e hekurt.
me poshte e ke quajtur zonja e hijshme. nuk e di nese e ke patur per paraqitjen e saj fizike, qe le shume per te deshiruar, sepse nuk eshte e hijshme. por nese e ke pasur fjalen per karakterin, me vjen keq por nuk e njef Zhellefinen fare.
vetem karakter dhe personalitet te hijshme nuk mund te kete Zhellefina. ajo eshte femra me harbute dhe vulgare qe ka njohur politika e brishte shqiptare. ajo femer nuk duhej as te ishte ne politike.
ajo eshte turpi jo vetem i femres shqiptare ne pergjithsi, por edhe i qytetit te saj Shkodres..!!!
jam kurioz tani te di, a do ti thure ende lavde kryetarit te saj, S-halè shpelles, ashtu sic ka bere deri tani..!!!
ka ngelur si mut kur S-haleja nuk e ka futur ne lista. me pak fjale, ceshtje mutrash dhe shurrash, S-halè muti nuk fut ne lista Zhellefina shurren..!!! ceshtje halesh me pak fjale..!!!
Jozi esh zonja e zeze e ketij vendi. Nexhmija e re qe nuk pyet se cfare i ndodh ketij vendi per sa kohe Enveri i saj Sali te jete ne krye. Nje fare Romeo e Zhuljete modern, hajdute dhe te paskrupullt me nje llaf.
Duhet ti heqim nje ore e me pare eshte mesazhi!!!
Shkrim shume i mire nje rezyme e qarte dhe e sakte e jetes politike te yllit ne renje te PD Jozefines qe dikur ishte numri 2 i PD sot eshte neperkembur shume nga Saliu.
Ja moren kalane nga brenda zheles, po e nevlersojne shkodranet, po e neperkemb PD…u shua dhe ZHozi, tani prite kur ta nxjerrin naj dite per xhelesh nga PD se nuk i hyne me ne punese po e humbet Shkodren bastionin e saj…me 24 Qershor Shkodra gdhihet e majte.
Shembulli me i keq i femres Shqipetare eshte kjo grua ,njeir pa dinjitet dhe pa moral ,njeri i ulet dhe i ndyre ,Ishalla na hiqet qafe njer e mire me 23 qershor dhe te mos ja shohim me surratins e na e shpifi
Asnjëherë më parë që pas vitit 1996 kur edhe nisi ngjitja e yllit të saj në politikë, Jozefina Topalli nuk është ndjerë kaq e nëpërkëmbur nga shefi i saj Berisha sa gjatë kësaj fushate elektorale, mire ti behet, ka vjedh e del e flet si palaco grua si vjen zor
Shembulli sesi nuk duhet te jete nje grua ne politike eshte Jozefina.
Ne vend qe pushtetin dhe fuqine qe iu besua ta perdorte per te miren e Shkodres por dhe gjithe frymes politike, ka qene me shume se disa here, arsye kryesore e zenkave ne parliament dhe nje figure shpesh e tallur per menyren aspak femerore, por edhe njerezore e te shrephurit.
vetem kjoj nuk mund te quhet femer,
shume maskiliste, pa eduakat,
cilesohet dhe zonje e hekurt
kjo eshte “shtriga e hekurt”
Me vjen mire qe JOzi ne moemtet kur mendoj se do te ngjitej akoma dh eme shume ne politike po rrezohet ne menyre drastike dhe po provon shijen e neperkembjes .gje te cilen e ka bere ajo me te tjeret prej shume vitesh .
perpara jozefine se te erdhi fundi
nuk mund te besoj se si te kA LENE doktori pas dore, si ka mundesi
Nuk ecet ne politike tu sha e pershty kundershtaret moj zonja hijen qe nuk le deputet pa ofenduar qe edhe mashkullit nuk i kane hije jo ty qe e mbane veten per zonje te rende.
zonja topalli po e ndjen qe saliu po e le pas dore, se me ata qe mbaron pune ai nuk ka ci duhen me , se berisha dhe shoket e tij nuk mendojne per njeri tjetrin, nuk mund te vazhdohet me me kete diktature qe po na mbyt perdite
Sa mire ta kane ber emoj zonja shtrige se ne gjithe keto vite ke pare vetem interesat e tua personale duke u tallur me votat e gjithe Shkodraneve ,SE kuptj se me cfare fytyre shkone serish dhe ju kerkon voten kur asnjeher nuk u vajte thjehste per kortezi gjate permbytjeve te shumta qe i beri qeveria jote.
IK moj zhduku femer e ndyre se nuk ke kursyer asgje dhe askend per ket ekarrieren tende politike ,Me vjenmire qe shikoj rrezimin tende se thejshte nje cope injorante je dhe asgje me shume qe pasi te shfrytezuan si prostitutat e semaforit te flaken ne mes te rruges.
Kjo gankstere kur shkodra ishte mbytur ,know dilte dhe ekspozonte robat e saj firmato ,kjo gankstere nuk duhet te perfaqesoj shkodranet,kjo vec e turperon shkodren
… gruaja me e neveritshme dhe e urryer e PD-se…
Diku ne shkrim quhet zonje e hijshme.Po ju tregoj nje moment qe e kam pare me syte e mi(disa vite me pare):hante dreke me nje te huaj ne nje restorant-vile diku tek pazari i ri.Ne dore mbante pirunin dhe cigaren,fuste ne goje makaronat,yndyra i derdhej nga cepat e buzeve,linte pirunin,mbllacitej dhe thithte cigaren.Burri i botes shqyente syte.Erdhi nje moment qe ajo iku dhe ai i huaji rrinte e rrinte e buzeqeshte,tunte koken,pagoi dhe iku duke folur me vete.
Grua me te peshtire nuk kisha pare,me vone e pashe qe ishte dhe nje arrogante,e pa sjellshme,budallaqe,qe i pelqen vetja dhe ben si shefi i saj kur nis e flet brockullat.
Ndoshta vendi mâ i mire per zojen Topalli asht familja, strofkulla ma e ngrohte per nji nane e bashkeshorte. Shpresoj te jete aq e mençme edhe e mprehte sa t’a kuptoje kete te vertete, qe edhe zemra e saj po ja thote tesh do vjet, e dehja per pushtet ja ka mbulue thirrjen e zemres. Pija i ka dale me 6 maj e per kete, medoj, duhet me ju fale nderes Zotit, te cilit i beson.
Te lumte, Teute shkodrane, per çka ke bâ tesh 8 vjet per ate qytet te lanun mbas dore e te harruem prej pjeses tjeter te Respublica Islamica Albanensis.
Me vjen keq qe e vetmja femer qe arriti deri ne maje ishte Jozefina dhe ne vend qe me zgjursine fisnikerine butesine e nje femre te bente per vete ghitha grate e shqiperise te djathta e te majta ajo per te ber karrire dhe per ti bere qejfin Berishes u be nje grua moster nje grua burr dhe burr i keq por per shqiperin kjo tingellon shume keq sepse eshte boll e lodhur nga keto lloj njerzish pa shpirt.Duam qe ne qeverisje te mos dalin me gra dhe burra te tille por njerez te emancipuar ishalla me 23 qershor merr fund
shume e forte dhe realiste kjo analize per personin e tjetersuar prej kolltukut. E ka kap shume mire autori se ajo mund te ishte kryetare e PDK dhe ndoshta nuk di te ishte kjo Jozefine arrogante qe asht ba sot. Ne Shkoder as qe nuk ka shanse te marrin shumicen ose maksimumi mundet qe shkodra ta mbyllin me diference plus 1 deputet. cka per PS asht nje fitore shume e madhe sidoqofte. Perparaaaa Joz. hohohoho…