Shqipëria u bë për të plasur shqiptarët

12 Qershor 2013, 11:11Blog TEMA

Nga Novruz Zejnati

 

Është koha për rrotacion, është koha për ndryshim, është koha për të ecur më shpejt drejt një modeli të zhvillimit ekonomik që të rrisë prodhimin dhe kapacitetet eksportuese të vendit, të luftojë mafien në pushtet, korrupsionin, krimin, të vendosë shtetin e së drejtës. Vetëm kështu mund të garantohet për një punësi të sigurt dhe afatgjatë. Është koha të ecim më shpejt përpara, drejt një progresi shoqëror, që shëron plagët e varfërisë dhe krijon vende të reja pune për të gjithë qytetarët, që e vendos shtetin mbi pushtetin dhe pushtetin në shërbim të qytetarëve.

Rrotacioni është parimi themelor i demokracisë, pa të ajo nuk mund të jetë funksionale, madje as nuk mund të ekzistojë si e tillë. Arsyeja është e thjeshtë: rrotacioni ofron ide e zgjidhje të reja të problemeve të akumuluara gjatë mandatit të mëparshëm, vë në lëvizje impulse e mundësi të reja, kapacitete të reja qeverisëse dhe stimuj nxitës për të punuar mirë.

Ka ardhur koha që kjo klasë politike që ka drejtuar vendin për 8 vjet, dhe kërkon mandat të tretë, të lerë fjalët e gënjeshtrat dhe të japë llogari se çfarë detyra ka pasur për të realizuar, çfarë ka realizuar e çfarë nuk ka realizuar dhe pse?

Berisha nuk guxon gjatë kësaj fushate të japë llogari para elektoratit, siç ndodh në çdo vend demokratik. Ai dhe beniaminët e tij, të mbyllin “Fabrikën e baltës” dhe të hapë “Laboratore idesh”!

Kriza i mbyll alternativat. Pikërisht zgjedhjet e 23 qershorit, këtë synojnë, t’u krijojnë të gjithëve alternativat që u kanë munguar. E shikoj shoqërinë të tulatur, të pamotivuar, të pashpresë, dhe kjo të sjell trishtim, e ndiej që njerëzit kanë nevojë që dikush t’i kuptojë, kanë nevojë për shpresë, për alternativa që ata mund të zgjedhin.

Politika e dhunës, e ndasive, e përçarjes që ndjek Sali Berisha, nuk mund të jetë kurrë alternativë për asnjë qytetar, qoftë i djathtë apo i majtë.

E ardhmja nuk është çimento, beton, gur, metal, por është lumturi shpirtërore. Në respekt të së ardhmes duke respektuar individin, vetëm kështu përparojnë gjërat në rrugën e duhur.

Se kush duhet votuar, është vendim i mëvetësishëm, individual, por është me rëndësi të jashtëzakonshme. Nëpërmjet votës njeriu tregon botëkuptimin e vet inteligjencën dhe aftësinë e tija mendore e gjykuese.

Po kështu edhe bindjet qytetare e kulturën. Ai që voton një person të keq i bën dëm vetes, shoqërisë.

Mosvotimi është një moskokëçarje dhe mund t’u falet qytetarëve, popujve që kanë pak probleme, pak papunësi dhe ku krimi, tradhëtia dhe makiavelizmi, nuk kanë mundësi të depërtojnë apo mbijetojnë në politikë.

Shkurt, ai komoditet i mosvotimit, ajo protestë pasive, depresive, që nuk sjell asnjë të mirë, mund t’i falet një populli me një shtet ligjor, me një shtet social, që ka fuqi ekonomike, për ta mbrojtur dinjitetin e njeriut. Tek ne me mosvotim shpërblehet pala e inkriminuar, ajo që ka zaptuar pushtetin dhe s’e lëshon! Dikujt si S. Berisha nuk i intereson sa veta votuan, por sa përqind fitoi.

Një shoqëri ka një demokraci të ankoruar mirë, kur politikani me votë dënohet, jo kur falen edhe krimet. Nëse shkarja e parë e rëndë shpërfillet, pasojnë edhe krimet. Këto zgjedhje janë shansi i fundit për ta shpëtuar demokracinë në Shqipëri, nga mentaliteti komunist në drejtim të shtetit, dhe, kjo demokraci mund të shpëtohet, vetëm me votë plebishitare, duke i hequr nga pushteti.

Kjo ka qenë qeveria më e paaftë, më e korruptuar dhe më e lidhur me krimin. Ne mbajmë mbi kokë një parti-shtet që nuk është në shërbim të qytetarit të vet, por vjedh e vret qytetarët e vetë dhe kërkon mandat të tretë?!…

Një qytetar nuk duhet të votojë për një njeri që ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Kujt i themi rrugaç? – i themi një individi në pushtet që nuk njeh dhe zbaton ligjin, që nuk njeh e nuk zbaton rregullat e vendosura, që nuk njeh e nuk zbaton normat e sjelljes në shoqëri.

Rrugaçi në pushtet është i pasjellshmi, i paedukuari, i pa kontrolluari prej ligjit.

S. Berisha është figura më agresive dhe më i papërgjegjshmi në të baltosur të tjerët, por nuk ngelet pas ajo e zonjës J. Topalli, benjaminia e liderit Sali, në të shumtën e rasteve është një me të, por në momente të shkëputura ajo del vetvetja. Kjo figurë me një delir madhështie që ndoshta do t’ia kishin zili edhe faraonët, veç të tjerash nxjerr nga goja një shqipe çalë-çalë, që kjo e quan shkodranishte të Fishtës, për ato rrokjet e saj përzier me të qeshura të zorshme, janë të përgjysmuara e të papërfunduara evazive, cinike, nervoze në thelb, aq sa thuajse kurrë nuk e fillojnë e mbarojnë një fjali të plotë.

Të më falë ndonjë që i pëlqen sjellja e saj, por mua më vjen zor e turp nga vetja që kjo grua është kryetare e Kuvendit të gjithë Shqipërisë.

Pushteti i Partisë Demokratike me Salinë princ, jo vetëm në një rast, është shfaqur si një pushtet rrugaç. Jo në kuptimin e sjelljeve të një individi, por në kuptimin e një institucioni që del mbi ligjin, del mbi rregullin, del mbi të drejtën e qytetarëve, që mbron shkelësit e ligjit.

Kjo sjellje prej rrugaçi mes individëve që kanë me vete pushtetin, forcën e tij, frymëzimin e sjelljeve të tij prej rrugaçi.

Janë sjellje të të fortëve të partisë që sundon me pushtetin e vet gjithandej, që mendon se, paçka që fushata duhet të zhvillohet me norma, brenda disa rregullave dhe ligjeve në fuqi. Ata bëjnë si dhe ç’duan vetë, që veprojnë sipas instinktit të sundimtarit në një shoqëri që lufton të zhvillohet demokratikisht.

Një qytetar nuk duhet të votojë një njeri si Sali Berisha, që me ligj ka krijuar dhe stimuluar ngritjen e piramidave financiare, që kanë çuar tek rrënimi i shtetit. Nuk duhet t’a bëjë këtë një votues sepse me këtë akt, ai dëshmon apati ndaj vendit. Përveç kësaj, nëse qytetari voton një njeri të këtij kallëpi, ai i fal rrënimin shtetit dhe pajtohet edhe me krijimin e mundësive për t’u vrarë mbi 2500 shqiptarë, që u vranë më 1997 dhe nuk u përgjigj njeri para ligjit.

Në Evropë nuk mundet të gjendet askund një politikan, që ka rrënuar shtetin e vet dhe tani të jetë aq i pafytyrë, sa të kandidohet përsëri. Shteti ligjor është i detyruar të hetojë, zbulojë dhe dënojë njerëzit që çuan  me qëllim apo nga neglizhenca deri tek ajo tragjedi.

Në Evropë, një njeri i tillë, nuk mund të kandidohet, sepse për vrasjen e 2500 vetave dhe rrënimin e shtetit, burgoset dhe nuk i lejohet të bëjë fushatë nga qelia.

Votuesi dëshmohet si njeri i ndriçuar dhe emancipuar, nëse nuk voton atë që është marrë me kontrabandë të naftës dhe atë që nga pozita e kryetarit nuk ka penguar shembjen e shtetit.

Një shqiptar i moralshëm nuk duhet ta votojë Sali Berishën, që UÇK-në e Kosovës e pati quajtur marksiste-leniniste, islamike, enveriste dhe terroriste. Terroristë për t’i pëlqyer padronit që ai i shërben Serbisë, marksiste-leniniste për ta trishtuar perëndimin.

Dhe ai shqiptar që voton apo admiron atë njeri, ai shqiptar gjykon dhe mbështet vlerësimin serb për UÇK-në.

Tek një komb me vetëdije të lartë kombëtare dhe shtetndërtuese, karriera e një specie ekuivalente, do të kishte përfunduar pas kësaj deklarate. Ata që falin një stigmatizim të tillë, ata njerëz pajtohen në mënyrë eksplicite dhe në heshtje me atë vlerësim. Me votë mirëpo, dënohet gjykimi i barazvlefshëm me atë serb, natyrisht nëse qytetari ka këtë mundësi konjitive, diferencuese.

EULEX akuzon sot komandantët e lavdishëm të UÇK-së për tortura e krime që nuk janë kryer e nuk figurojnë askund, veç në dosjet e manipuluara të vëna në dispozicion të EULEX-it nga shërbimet sekrete serbe. Por nuk ka ndodhur e nuk mund të ndodhë, që për episode të tilla, të vihet në akuzë gjithë ushtria e të arrestohen të gjithë komandantët e mrekullueshëm të saj nga xhelatët e Serbisë, hesht politikani por nuk hesht shqiptari. Lufta e lavdishme e UÇK-së është vlerë historike kombëtare, e shenjtë dhe e paprekshme për çdo shqiptar.

Askush nuk do të pranojë të braktisë sot komandantët trima dhe luftëtarët e saj dhe t’i lërë ata në mëshirën e një prokurorie të anshme e qëllimkeqe, e cila ndjek një axhendë, që nuk ka të bëjë me qëllimet e shpallura të EULEX-it

Në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit, unë besoj se vetë përparimi i Shqipërisë si demokraci është në rrezik. Për fat të keq, që prej rënies së komunizmit, vendi nuk ka pasur një histori të mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha ka cenuar rregullisht parimet më themelore të demokracisë. Për të ruajtur pushtetin, ai e ka abuzuar në mënyrë të përsëritur procesin e zgjedhjeve demokratike duke manipuluar rezultatet e votimit në mënyra të ndryshme. Sinqerisht do të doja që ta kisha gabim, që faktet të më kishin përgënjeshtruar.

Veçse, fatkeqësisht, po shoh të kundërtën. Mjafton t’u referohemi disa prej defekteve të qëllimshme të fazës parazgjedhore: KQZ-së mangët e nën diktatin partiak të PD-së, çka e pengon që të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjin; listave të zgjedhësve si gjithmonë me probleme të njëjta të “pa zgjidhshme”, me rreth 350 mijë votues pa adresa të sakta, edhe pse Kryeministri mburret me sloganin “Shqipëria në moshën e internetit”! Por ka edhe më.

Përsëri po përdoret shteti dhe mjetet shtetërore, buxheti, administrata shtetërore dhe shkollat, u bëhet presion maturantëve, studentëve dhe arsimtarëve që të votojnë për PD-në, të fotografojnë votën përkundrejt përfitimeve konkrete që nga vlerësimi në provim dhe deri te sigurimi i vendit të punës.

Po vihen në lëvizje “iniciativa militantësh”, pse jo edhe përfaqësuesve të organeve të rendit, për presione e kërcënime gjithfarëshe ndaj drejtuesve lokalë të partive të koalicionit, ndaj anëtarëve të komisioneve, madje dhe ndaj kandidatëve për deputetë. Pa folur për dhunën verbale që tashmë quhet “normë e fushatave elektorale”!

Një dukuri tjetër, po kaq negative, në mos më negativja që ka filluar procesin e vet, është “pazari i hapur” i votave, blerja e kartave të identitetit për të hequr e shtuar vota, çmimi i të cilave shkon deri në 30 mijë lekë.

“Turpe” të tilla flasin për një vetëdije të deformuar, tregojnë se sa larg vazhdojmë të jemi, ende, nga zgjedhjet e lira dhe nga demokracia!

Në këtë moment, sondazhet tregojnë se partia e Berishës mund të humbasë pushtetin nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ekziston frika reale se pavarësisht se ç’do të tregojnë numrat, Berisha do të përdorë kukullat e tij në KQZ, për të manipuluar rezultatin, dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ai ka marrë kontrollin e këtij institucioni.

Ky veprim duhet të shihet si një sinjal i qartë se pavarësisht nëse partia e tij akumulon apo jo vota të mjaftueshme në zgjedhje, Berisha synon të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Nëse kjo ndodh, dhe efektivisht Berisha ju vjedh shqiptarëve të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me Berishën, korrupsioni ka lulëzuar në Shqipëri, ndërsa demokracia e ka pësuar. Shpresat për progres të vendit si demokraci do të shkërmoqen dhe ajo do të bëhet një diktaturë de fakto.

Votuesi nuk duhet të votojë një njeri batakçi që mundësoi një tragjedi të madhe në Gërdec, në të cilat përfitime ishte përfshirë edhe i biri.

Njeriu me mënd këtë person nuk duhet ta votojë sepse njerëzit mendojnë se votuesi pajtohet me vrasjen e 26 vetave dhe plagosjen e dhjetërave.

Në një demokraci të vërtetë, pas atij shpërthimi, do ta kishin përfunduar karrierën politike Sali Berisha, Mediu dhe dikush tjetër, sepse Evropa është e bindur se brenda popullit, ka shumë njerëz të tjerë, që dinë të punojnë më mirë se këta politikanë, e jo të shpërblehen me pozita të reja.

Mirëpo, nëse qytetari i padijshëm, ose urren vendin e vet, atëherë ai voton pikërisht atë dhe mburret me zgjedhjen. Kjo bëhet ndoshta nga frika, ndoshta nga dobia, ndoshta nga konformizmi.

Një politikan i cili është zënë duke shitur një pjesë të detit, duke dëmtuar integritetin territorial, atëherë, me votën e tij sot, i jep mundësi në legjislacionin e ardhshëm, ta përmbarojë marrëveshjen. Sali Berisha nuk është penduar kurrë për nënshkrimin e tij. Kjo është arsyeja pse Greqia tani hesht.

Në Evropë, nuk mund të mbijetojë një politikan as 24 orë pasi të jetë kuptuar se ka cenuar sovranitetin me firmë. Nuk është e mundur të mbetet më në politikë, sepse qytetari europian këtë e konsideron tradhti të madhe ndaj vendit dhe një person i tillë, do të përfundonte në burg.

Vrasja e katër protestuesve të pafajshëm para Kryeministrisë më 21 janar, me urdhër të Saliut e Lulzim Bashës është krim e kërkon ndëshkim karshi atyre që kanë urdhëruar. Kryeministri që vret qytetarët e vetë, e me paturpësi kërkon mandat të tretë, është turp për këtë shtet. Burgu është pakë për ta. Votuesi nuk duhet të pajtohet me vrasësit, se po i la në pushtet, do t’i vijë radha dhe atij vetë.

Nëse voton një njeri që shan nënën, motrën, gruan dhe që i quan mjeranë, dështakë kundërshtarët, se ua prish fytyrën, atëherë votuesi pajtohet që vendi të qeveriset nga një rrugaç. Nga një Kryerrugaç. Nëse një Kryeministër shan si një rrugaç, atëherë  gjithë rrugaçët na duken intelektualë.

Madje nuk mund të kuptojmë cili është Kryeministri, cili rrugaçi. Kjo dukuri na dëmton perceptimin e drejtë, gjykimin, përligjen, përzihen vlerat. Pastaj, duke sharë gratë e kundërshtarëve politikë, ndikoj në rritjen e keqtrajtimit  të grave dhe vrasjen e tyre, madje edhe në vrasjen e embrioneve femërore. Në perëndim një njeri që shan ashtu, nuk ka shanse në politikë, sepse Kryeministri është pasqyra e vendit dhe shëmbëlltyra e Kombit.

Çfarë mendoni se mendon bota për ne, kur takon Kryeministrin tonë, që ka marrë aq shumë jetë shqiptarësh në qafë dhe që posedon surrat të kandidohet përsëri?!

Çfarë mendoni se ata mendojnë për ne, kur shohin njerëzit të veshur hollë, si vishet njeriu në pikë të vapës, por Kryeministri, i veshur si vishet njeriu në pikë të dimrit me jelek antiplumb?! Pse ky njeri ka frikë nga populli i vet? Pse paska bërë aq mirë? Pse ndërtoi rrugë e shkolla? Pse ato rrugë dhe ato shkolla mbarojnë punën pikërisht tani?

Çfarë mendoni se mendon bota për popullin shqiptar, kur votojnë kontrabandistë, vrasës, sharës, shitës të detit, transferues të dollarëve jashtë, dhe ata që shpallin tradhtarët heronj? Pse sillen muhaxhedinët pikërisht tani? Për të blerë heshtjen amerikane?

Çfarë mendoni se mendon bota për ne, kur lexojmë se mund të hetohet për shpërdorim detyre intelektualja e mrekullueshme Ina Rama, por nuk hetohen njerëzit për lidhje me mafien, vrasësit, të korruptuarit si S. Berisha e L. Basha? Shantazhi ndaj Ina Ramës, bëhet nga mizogjinia, për t’i larguar gratë nga politika.

Çfarë mendoni se mendon bota për shqiptarët, kur ata, për të shprehur dashurinë ndaj demokracisë, votojnë stalinistin? Deri kur do t’i durojë në pushtet ky popull komunistët më ekstremë e më të pandreqshëm si Sali Berisha?! Për popullin shqiptar është me rëndësi të ndëshkohet Kryeministri i sotshëm. Instalimi i demokracisë së vërtetë në Shqipëri, do të mundësonte korrigjimin e politikës fisnore, krahinore.

Demokracia shqiptare mund të shpëtohet më 23 qershor 2013, nëse jo, atëherë, në dekadat e ardhshme do të jetë e rëndë çrrënjosja e salizmit nga mendësia dhe administrata shqiptare, DHE do të kushtojë shumë.

17 komente në “Shqipëria u bë për të plasur shqiptarët”

  1. sherifi says:

    Respekte z.Novruz,shkrim shume i goditur. si koment po plotesoi;
    Ata qe kerkoin amulli dhe berishen ne pushtet jane shume pake ne perqindje,por tek ne nuk jan ata e keqija me e madhe,por e kekija tek ne eshte vete elektorati i majte apo i djathte qe jane neglizhent dhe indiferent ne pjesemarje ne votime, nuk ka cfar bene berisha nese diferenca do te jete e larte,ama kur diferenca eshte me 10 vota si ne rastin e tiranes, berisha eshte usta qe nxier disa vota te hedhura ne kutit e gabuara dhe permbys rezultatin.

    1. andoni says:

      shqiperia do rrotacion politik
      shqiperia do edi ramen
      shqiperia do rilindjen
      VOTO NR29!!

      1. antisubjektiv says:

        Z. Andon,

        Me keto qe shkruan ofendon rende shkrimin e mesiperm dhe inteligjencen e te gjithe shqiptareve.

        Nuk mund te besh thirrje te tilla prej militanti partiak tek nje shkrim kaq “ndricues”.

        Tregohesh me hipokrit se militantet e verbuar dhe shurdhuar te pushtetit aktual, te cilet kane patur ndikimin kryesor tek vetekenaqesia e pushtetareve qe shperfillin cdo ligj e cdo norme shoqerore.

        Shqiperia ka nevoje per rrotacion? Po, jam dakord!

        Shqiperia do Edi Ramen? Jo, nuk do nje emer specifik!
        Do ate lider qe hap nje dritare shprese drejt se ardhmes (nje drite ne fund te tunelit). Dhe eshte nje “dashuri” me kontrate te perkohshme 4-vjecare, e cila mund te prishet edhe para kohe ne rast se zbulohet tradhtia.
        Kjo e fundit (tradhtia) pret pas deres qe ndoshta do te hapet me 24 qershor.
        E pra shqiptaret duan liderin qe nuk do t’ia hape kurre deren tradhtise dhe do te respektoje kontraten qe ka me popullin, ne menyre qe ky i fundit t’ia rinovoje kontraten per nje 4-vjecar tjeter.

        Shqiperia do Rilindjen? A e di Shqiperia valle se cfare perfaqeson Rilindja (vecmas faktit qe eshte sllogani i PS)? A e dini ju Z. Andon se cfare perfaqeson ajo? A mendoni me te vertete qe Rilindja mund te behet realitet me nje skuader qe ka ne perberje njerez te inkriminuar per korrupsion?

        Mos ndoshta do te ishte me mire te benim thirrje qytetare: “Vota jone eshte pro rrotacionit, por e kushtezuar!”

        I lutem te gjithe njerezve qe shkruajne ne kete forum, te mos bejne thirrje prej militantesh te politizuar, por prej njerezish te civilizuar.

    2. Maksi says:

      shqiperia eshte per ti vene flaken me ket saliun ne krye !! U cmendem fare me keto gjera qe degjojm ! sa gjat epo na duket 23 qeshori qe ta heqim qafe ket stres qe po mbajmne kurriz per 8 vjet .kjo tregon qarte menyren e qeverisjes nga ana PD dhe tregon shum qarte qe njerzit jan te trembur!! erdhi 23 qeshori dhe sdo thuhet me dehstim per PS po thjeshte do jete nje deshtim i partise komuniste PD !! Do deshtoj me dhe sdo kem ime dhune dhe frik per cdo gje qe mendojm !! te votojm te gjithe rilindje #29

    3. endri says:

      keni shume te drejte zoti novruz, nuk mund te durojme me me nje kryeminister si ky i yni, duhet nje kryeminister qe te mund ta coje vendin perpara, qe te mendoje edhe per qyetaret dhe jo vetem per veten e tij dhe per pasurine e tij, duhet te ndryshojme modelin politik qe po qeveris, nuk mund te vazhdojme me kte diktature qe po na merr frymen

    4. Berti says:

      Rrotacioni është parimi themelor i demokracisë, pa të ajo nuk mund të jetë funksionale, madje as nuk mund të ekzistojë si e tillë. Arsyeja është e thjeshtë: rrotacioni ofron ide e zgjidhje të reja të problemeve të akumuluara gjatë mandatit të mëparshëm, vë në lëvizje impulse e mundësi të reja, kapacitete të reja qeverisëse dhe stimuj nxitës për të punuar mirë.

    5. vezuela says:

      Per

      fat

      te
      keq
      shume
      pak e
      kuptojne.
      Shqiptaret ndonjehere
      nuk dine
      apo nuk duan te shohin

  2. juliano says:

    BRAVO ZOTI NOVRUZ ME KIENI MAHNITUR ME KETE SHKRIM,ESHTE PERPOS REALITETIT TE PERCUNDUAR NGA KETA NJEREZ PA EDUKAT DHE BALTOSES,KETA JANE RRUGECERIT ME TE MEDHENJ TE EPOKES SHTET TE TE GJITHA KOHERAVE TE SHQIPERISE

  3. juliano says:

    BRAVO ZOTI NOVRUZ ME KENI MAHNITUR ME KETE SHKRIM,ESHTE PERPOS REALITETIT TE PERCUNDUAR NGA KETA NJEREZ PA EDUKAT DHE BALTOSES,KETA JANE RRUGECERIT ME TE MEDHENJ TE EPOKES SHTET TE TE GJITHA KOHERAVE TE SHQIPERISE

  4. alban4eva says:

    shume shkrim i sakte dhe i goditur, kanceri i Shqiperise e ka emrin S-halè Berishovic dhe duhet qeruar urgjentisht.. nuk mund te vazhdohet me keshtu…!!

  5. inspektori says:

    O zoti Novruz po nqs nuk e kane kuptuar deri tani bagetite se per ke duhet te votojne, atehere nuk ju ka faj as Saliu as Evropa, le te vdesin e te shuhen ne injorancen e tyre. Po nuk eshte ndonje aftesi te konstatohen katastrofat e Saliut tani kur çdo gje ka marre fund, zotesi do te ishte sikur ky popull i trashe ta kuptonte menjehere se kush ishte kjo kafshe e eger. Sikur jo te gjithe po te pakten 60 % e shqipeve te ishin si une atehere Saliu do te ishte zhdukur me kohe. Marr veten si pike reference se mua nuk ka arritur te me genjeje asnjehere Saliu se nuk kam votuar kurre per te per kete njeri te eger qe dallohet vetem nga menyra e te folurit se çfare kafshe e perbindshme eshte. Sot disa shoke te mi me thone “kishe pasur te drejte kur na ke thene para 18 vjetesh se ky njeri do ta shkaterroje kete vend”, dhe nuk e thone per te me bere qejfin po se i mbyti fukaralleku. Nja dy jane edhe me shkolle edhe s’kane pune. Nqs shqiptaret nuk e kane kuptuar akoma se ke duhet te votojne atehere mos te ankohemi te askush po te ulim koken e ti bejme temena veseve me te poshtra te kastes ne pushtet, kafsheri, arrogance, militanizem, shkelje me kembe e me te dobetit, padrejtesi, fukarallek, etj etj. Projektuesi i shkaterrimit te shtetit shqiptar ka vetem nje alternative te mundshme, burgun e perjetshem qe Zeni te shkoje te takoje babin ne burg……..natyrisht pasi te kete bere vete nja 15 vjet mrena, nqs Saliu eshte gjalle deri atehere.

  6. toni says:

    nk mund te lejojme qe te jetojme akoma ne diktaturen qe ka krijuar zoti sali, sepse kesaj shqiperie i duhet nje njeri me vizion qe te dije te qeverise nje vend, qe te mos genjeje dite perdite shqiptaret, qe te mos i kercenoje ata… une mendoj se ky njeri mund te jete edi rama

  7. Bexhet says:

    Nuk jan te gjith shqiptart te liq.
    Jan maloket e sales qe po te kem un pushtet i pjek te gjall si hitleri cifutet.
    Jan rraca me e ndyr e historis se universit
    Malokar
    Te rras
    Njat cop kar
    Porsi panxhar

  8. luis says:

    U befasova nga ky shkrim super i goditur.Bravo autorit ne keto caste te volitshme per keto fjale aq domethenese.
    Shqiperise qe te shpetoje i duhet ta largoje me nje vote pebleshitare kete percares dhe hajdute te pacipe,nje vrases dhe moskokecares per hallet e te tjereve.
    Sot po ndjehem gjithnje e me i sigurte se Rilindja do jete triumfuese ku mitingu i Dibres ma perforcoj kete ndjesi ku shqiptaret si kurre me pare pa dallim feje krahine e ideje po i thone po shpetimit po i thone po rilindjes.
    Nuk di te them tjeter pervec se paci bekimin e Zotit o shqiptar te mire qe kerkoni te miren.
    Nje komb qe kerkon te miren pa u xhelozuar se kush ia realizon do kete patjeter bekimin e Perendise.
    Faliminderit dhe njehere autorit.

  9. Hodo gjoni says:

    Fjalet e MIGJENIT “Shqiperia u be per te plasur shqipetaret”
    i shkojen shume realitetit te sotem shqipetar
    Pergezoj autorin e shkrimit per pasqyrimin e sakte te situates
    ne shqiperi dhe duke uruar qe te gjithe gazetaret dhe njerzit
    e medjes ne vendin tone te gjejen kurajon qe te mos te kthehen ne sahane lepires te kesaj maskarade politike ,po te nxierrin nga skutat e
    shpirtit te tyre ate pake burreri qe ju ka ngelur dhe te bejn detyren
    ndaj ketij vendi te perdhunuar.
    urimet me te mira autorit

  10. Agimi says:

    Nuk ka Europa pse te mendoj keq per shqiptaret, se s’ashte populli shqiptare ai qe sjell te keqen, por jan ”udheheqesit shqiptare” ata qe moren dhe mbain pushtetin me force e po e shkatrrojn kte vend. Por populli eshte si ai demi i fuqishem qe kur inatoset, c’fryn nji her fort e nuk mbahet ma, dhe kjo do te ndoth.

  11. njeriu i lire says:

    Me vjene keqe qe po e bej kete koment por me kane detyruar
    disa telefonata kercenuese qe i jane bere mikut time Novrus Zeinati (autorit te shkrimit te me siperm ) Dua tju kujtoje ketyre njerzeve te skutave se autori tregone relitetin ne te cilin jetojme ne te gjithe pa u perjashtuar edhe ju . ne duhet ta ndryshojme kete realitet ne radhe te pare per femijte tane te cilet te rriten pa kete ndjenje urrejtje dhe percarje qe eshte mbiell ne kete vende .Me vjen keqe por ju se ne kete raste po perdoreni si kamikaze nga njerez te verbuar nga pushteti dhe me kulture shume te limituar.Duke ju uruar shendet ne familjet tuaja ju kujtoj se cdo veprim ndaj Z.Novrus do kete nje kosto shume te larte per ju |

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje