Jemi nën ritmin e “The Final Countdown”, ku në çdo moment të ditës bombardohemi nga qindra reklama dhe spote elektorale, banera, flamuj, bluza, sigla etj. Nuk ka qoshe në Tiranë nga ku të mund të shpëtosh dhe izolohesh nga fushatat elektorale qoftë të partive të mëdha apo të vogla. Me siguri që lajmi do e gjejë një mënyrë për të arritur tek ti edhe në skajin më të humbur ku beson se ndodhesh.
Kohët e fundit, “na është tërhequr veshi” sidomos nga siglat e partisë me numër 44! Ngado, në çdo spot apo sigël publicitare ku ekspozohet Partia Demokratike, shohim me shkronja të mëdha: “Berisha dhe Demokratët!” N.q.s. futemi në analizë diskursi, ky mesazh merr një trajtë ngjyrimi të veçantë emocional dhe teknik, në të cilin autori ose përçuesi i mesazhit kërkon të vendosë dy standarde brenda të njëjtës kornizë: pra personin e parë- Berisha dhe së dyti demokratët.
Shumëkush mund të nënkuptojë dhe analizojë disa mesazhe, por i pari dhe më i thjeshti që na vjen ndërmend është se emri i parë i përveçëm është më i rëndësishmi nga ku rrjedh ose pasohet më tej pjesa e dytë e cila është “|Demokratët|”. Pjesa e dytë duket se është pjesë integrale e emrit të parë, ndërkohë që në të vërtetë “Demokratët” nuk është një koncept/nocion abstrakt, përkundrazi… ai përfaqëson një entitet politik njerëzish që ndajnë një vizion, një qëllim dhe interesa të përbashkëta. Të gjitha këto mund të nënvizohen si emëruesi i përbashkët që përfaqëson emrin “Demokratët”. Por ajo ç’ka bën një diferencë të dyshimtë dhe ngre pyetje në publik është arsyeja e vendosjes së këtij diferenciali në mes të këtyre dy emrave: “dhe”- sikur kërkon të bëjë lidhje mes të pares me të dytën.
Mos ndoshta emri i parë kërkon të afirmohet si: “I pari i barabartë mes të barabartëve?!” Në fakt duke kursyer ironinë e duke hyrë drejt e në temë, një analist marrëdhëniesh me publikun ose në rastin më të mirë, një këshilltar personal politik në rast zgjedhjesh nuk do ta lejonte kurrsesi kandidatin e tij të lançonte diçka të tillë 1 muaj para zgjedhjeve. “Berisha dhe Demokratët”- vendos dy standarde brenda një botëkuptimi: atij të partisë demokratike si partia e parë pluraliste në vend pas diktaturës, dhe në të njëjtën kohë duke u izoluar afirmisht me diferencimin që bën duke prononcuar emrin e kryetarit si pjesë të ndarë dhe veçmas partisë që drejton.
Pra demokratët përfaqësojnë partinë demokratike, por partinë me gjithë demokratët i përfaqëson emri i diferencuar që në fillim: |Berisha|.
Tashti lind natyrshëm pyetja: Është Berisha pjesë e PD-së apo PD-ja pjesë e Berishës? Fushata elektorale nëpër televizione nuk ka shumë që ka nisur, dhe 44-a ka vendosur dy standarde ashiqare përpara publikut duke treguar një ndarje evazive dhe në të njëjtën kohë, një lidership dhe establishment të hekurt brenda gjirit të saj. Një votues i/e zgjuar, e dallon qartazi që ekzistojnë dy standarde brenda një partie, e cila që në mënyrën sesi bën fushatën shpalos hapur standardin e saj të dyzuar. Pavarësisht liderit historik të saj, demokratët duhet të përfaqësoheshin si një parti e vetme e bashkuar dhe e konsoliduar ku të gjitha “arritjet” janë kryer së bashku si një ekip .
Në 23 qershor, mund të ketë votues që presin që në fletët e votimit të paraqitet numri 44 si: Berisha dhe Partia Demokratike! Dhe do ketë një pjesë të zhgënjyer pasi të dalin nga kutitë e votimit duke mos parë dy standardet të vendosura në krah të njëra-tjetrës siç janë mësuar t’i shikojnë në televizor. Në këtë rast, votuesit e djathtë me të drejtë nuk do dinë se për kë do votojnë: për Berishën apo për demokratët!
do ta nxjerrim ne pension gjyshin me 23 qershor.
Nuk e konceptoj dot se si shqiptaret, qe kane popullsine me te re ne Europe te pranojne te qeverisen nga nje katragjysh si saliu i cili di vetem te derdellise tere kohen.
ai nuk ka me fuqi te beje asgje tjeter vecse te tregoje perralla, por nuk kemine kusur te degjojme ate, ta nxjerrim ne pension e t’ia tregoje perrallat niperve e mbesave te veta.
Gjusherit demokrate qe nuk i arrijne dot as te blejne ilace me pensionin e tyre keta jane gjysherit e sotem qe Saliu i ka lene pas dore dhe i tregon cdo dite peralla.
Eshte poliika qe e ka demtuar me shume kete vend kjo e gjyshit Sali qe kurre nuk ndalet nga shkaterrimi i vendit dhe nga nje politika e shkaterrimit dhe rrenimit, eshte e pafalshme qe ne so lejojme te na qeveisin te tille njerez.
ok
ne 23 qershor do perfundoje qeverisja e gjyshit dhe qeverise se gjysherve qe na kan lodhur gjate 8 viteve me idete e tyre te plakura qe nk vlejne per asgje
Ala se keni kuptu ju kamunistat se Birisha osht Partia dhe Partia osht Shteti.
Lymi for You
Ed Rama,
a po punon andej nga Washingtoni – se me duket beson se ne USA nuk ka anti-podesta – ka mor burre ka sa te duash prandaj hudhu andej se Obama ka rreth vetes anti-podesta duke filluar qe nga gruaja e vet.
Shihe kete pune mire dhe dergo nje dergate andej se mezi te presin. USA nuk e ka lene truni me ja lene Albanine Kurrizos se Vicidolit – qe vetem kurrizo e di ku bie ne kete glob.
VEPRAT JANE ATO QE FLASIN ME SHUME SE FJALET
NE DERI ME SOTE KEMI DEGJUAR FJALE, FJALE DHE VETEM FJALE
SALIUT I KA ARDH KOHA TE DALE NE PENSION
DHE TE MENDOJ PAK PER QETESINE E TIJ
DUKE NA ;LENE REHAT DHE NE
DO TA LUMTURONTE PA MASE POPULLIN SHQIPETAR SIKUR TE LARGOHEJ
DHE NE DUHET TE LUFTOJME TA BEJEM NJE GJE TE TILLE, FORCA SHQIPERI
kjo po qe eshte per te ardhur turp:
‘TE QEVERISEMI NGA GJYSHER’!
ka plot te rinj te afte, nuk duhet te presim me derisa keta te vdesin qe
te shpetojme. jemi ngopur me perralla, nuk duam me. ti themi STOP!
pershendetje
pd-ja eshte partia e ‘katrave’.
ose, hiqjani ‘t’-ne katrave dhe del e verteta lakuriq.
Me mire gjysh dhe mjaft aktiv dhe i dobishem per kombin,se sa jo gjysh,peder dhe uzurpues i shesheve te Tirones me pallate te gruas se ti Linda Bashes!Na e dhunoi Kryeqytetin:Pa infrastrukture,pa,kanalizim,pa rrjet elektrik,pa plan urbanistik.Skajet e Tirones i perngjajne Mogadishit dhe Kalaharit.Sheshet e shemtuara me pallate 5 katshe pa leje etj.Tani nese vjen jogjyshi,do e ngre edhe bustin e Xhaxhit,sepse Partia e punes,koalicioni i PS ka bere gadi diktatorin me te urryer te njerezimit.Votoni sa me shume sepse do kemi edhe nje figure monstruoze ne rruget e Tirones!Votoni veshshkulin e Vjenes dhe te korruptuarin e kasetave te Driton Priftit:Ilir Meta!
-Berisha na solli demokracine. Studentet qelluan aty rastesisht.
-Berisha themeloi PD. Azem Hajdari, nuk dihet se pse merte pjese ne mbledhje.
– Berisha, 10 minuta pas vrasjes te Azem Hajdarit, tha emrat e vrasesve. Pune e tij se ku i dinte.
-Berisha ne futi ne NATO. Pa Berishen NATO nuk na pranonte.
-Berisha beri rrugen e kombit. Aq leke i gjendeshin se do te kishte bere edhe rrugen e Arbrit.
– Berisha ka bere 10 mije km rruge, dmth 3 km rruge ne dite. Aq eshte shpejtesia e rrulit ngjeshes se po te ishte me e madhe mund te shtronte edhe 100 mije km po te donte. Po aq ecen rruli. 3 km ne dite.
– Berisha ka bere programin e PD per punesimin. Pse kush do ta bente?
-Berisha dhe per pak na futi ne Europe. Megjithate me fitoren e Berishes ne do te bejme nje hap te madh drejt Europes. Jemi 1001 hapa larg Europes, me kete hap te madh drejt saj do te jemi 1000 hapa te medhenj larg saj.
Hajt, koja nonen, shqipe…