Administratë e poshtëruar

8 Qershor 2013, 20:50Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

 

“Alo, po, urdhëro, sot pasdreke në orën 17 të jeni tek zyra e PD-së numër xy, ngjitur me pallatin tuaj… Do mbahen mungesa”.

Ky është një dialog që dëgjova personalisht kur isha pranë një të njohurës time, e cila u bë meit në fytyrë nga marazi dhe pafuqia. Një intelektuale shqiptare e administratës shtetërore, në të 40-at, që në heshtje prej 12 vjetësh përpiqet që pa politikë, pa lëpirje dhe zvarritje, të ushqejë me dinjitet dy krijesat e saj, por tashmë në këtë vend ku shteti nuk është shtet, por një strukturë mafioze e nivelit ZH, zvarritja është domosdoshmëri mbijetese.

Tashmë e gjithë administrata publike shqiptare është në rreshtore para pushtetit kriminal, pushtet, i cili me metodën që e futi sidomos si risi halabake Zonja e Parë e LSI-së me filozofinë… “rrogëtarëve t’u nxirret prej hundësh rroga që marrin”, metodë, e cila i çon nëpunësit shqiptarë si shelegë në thertore, nëpër mitingje, mbledhje dhe raportime të detajuara partiako-politike. Metodë që poshtëron burrin, gruan, shqiptarin e mirë dhe të heshtur, që gremiset çdo ditë për një çapë bukë mbijetese, e poshtëron përballë fëmijës, vetes, sidomos të ardhmes personale. Kjo kastë kriminale as nuk do t’ia dijë se si ndjehet një nëpunës shqiptar i dhunuar, i poshtëruar në integritetin dhe dinjitetin personal. Kjo kastë nuk bën dallim, asnjë dallim nga metodat e diktaturës, përkundrazi, i tejkalon ato.

Nisur nga ky impakt, fillova të pyes lart e poshtë dhe u llahtarisa nga ajo që mësova, nëpunës të çdo kategorie ishin thirrur në rreshtore, dhe me dosjet e tyre personale të depozituara në administratë tek zyrat e personalit, ju ish bërë biografia, vendqëndrimi dhe vendvotimi, si kurrë asnjëherë, këtë herë pushteti nuk ish sulur kaq egërsisht mbi nëpunësit e shumëllojshëm të shtetit. Si kurrë asnjëherë këta nëpunës ndjehen të braktisur dhe pa zot e pa ligj në përdhunimin që po ju ndodh në dritë te diellit.

Askush nuk po ngre zërin për këtë kasaphanë që po zhvillohet në çdo institucion, shkollë, spital, kopsht, ujësjellës, hipotekë, çerdhe, si në qendër dhe në bazë, si në Tiranë dhe në Belsh, në  Pukë, në Përrenjas a Shkodër. Kudo njerëz të poshtëruar, në rreshtoren e pushtetit.

Dhe hesht Departamenti i Administratës Civile, bën sikur edhe Avokati i Popullit, anemike dhe opozita, ndërkohë çdo ditë, çdo orë, çdo çast përmiret dhe poshtërohet ajo që duhej të ish palca e pandryshueshme dhe e pacenueshme e një shteti 100 vjeçar:  administrata publike.

Shpresoj që kjo administratë, e dhunuar në heshtje, të paktën në 23 qershor të hakmerret, por dhe të mbrojë vetveten po në heshtje në kutinë e votimit.

58 komente në “Administratë e poshtëruar”

  1. Dritan says:

    E sakte si perhere Gjikondi, e vertete Monika Kryemadhi ish ajo qe futi ne sistem dhe praktike shteterore poshterimin e kujtdo qe punon ne shtet. Berisha e tejkaloi Monen. Gjynah ky popull qe ka frike dhe hesht, Rama e ka provuar qe te le ne balte.

      1. tina says:

        sa shume raste konkrete e reale per punonjesit ne administrate kemi ne memorie .. njerez te thjeshte te cilet me atet rroge mbanin familjen pushohen nga puna se kane bindje te majat politike .. raste qe mezi po presin 23 qershorin per ti dhene drite e per ti denoncuar !! 23 qershori ka per te qene e duhet te jete dita e zbardhjes te se vertetes ..

      2. Andrea says:

        jam administrata nuk duhet perfshire ne politike. por per sa kohe

        vendi i punes merret me miqesi e pa asnje test e prove, per sa

        kohe shumica (jo te gjithe) e kerkojne vendin e punes si merite

        pjesmarrjeje ne fushte, ateher ska goje te flase. administrata nuk

        po lufton per te vene detyrimin e meritokrcise. administrata hesht

        kur sheh qe kolegu i zyres eshte biri, nusja nipi i filanit, hesht

        kur paguhen 3 mije euro per nje vend specialisti, hesht kur vihet

        fshatari i lsi drejtor pa ditur as si hapet kompjuteri sepse vete

        shumica e administrates jane keshtu dhe pjesa tjeter jane te

        trasheguar dhe kokeshtypur.

        Atehere nese vete aqdministrata ska kurajo te ndryshoje gjerat cdo

        dite dhe i pranon kokeulur e gjuhe nxjerre (gati per lepirjen e

        rradhes) te mirat e te punuarit ne shtet pa meritokraci, duhet te

        pranoje edhe qe kjo gje ka nje cmim.

      3. dorjeta says:

        Administrata shteterore eshte kthyer ne nje grumbull njerezish te paafte mjafton qe jane te devotshem ndaj partise ne pushtet, mjafton qe ata jane te zotet per te perhapur panik e per te bere presion mbi te tjeret per te votuar PD.

      4. dani says:

        administrata eshte katandisur si mos me keq eshte kthyer ne nje baze partie e cila punon vetem per hesapet e PD dhe familjes Berisha. ky eshte nje turp i madh qe duhet hequr sa me shpejt qe te sherojme kete semundje te rende te administratet dhe kjo behete vetem duke votuar per Rilindjen e PS

      5. dudu says:

        po si ka mundesi qe sa here qe eshte ne pushtet sala administrata qe duhet te jete ne sherbim te popullit kthehet ne sherbim te Sali Berishes?? ky eshte nje indikacion i fort se perse nuk duhet votuar me sala dhe modeli i tij i deshtuar

      6. timi says:

        gjendja eshte alarmante dhe kjo vetem per fajin e qeverise se korruptuar te saliut qe ka vene ne administrate te gjithe militantet e saj dhe jo ata qe e meritojne me te vertet duhet hequr nje here e mire kjo praktike e berjes se administrates si nje organizate partie

      7. orgi says:

        te gjoret ata punetore te administrates qe jane te detyruar te shkojne neper mitingjet e sales e te PD me lista duhet te jete nje stres psikkollogjik i pa perballueshem por zgjidhja po vjen me 23 qershor te gjithe ata qe ndihen te abuzuar te votojne kunder PD dhe pro Rilindjes qe do te Rilinde te gjithe shqiperine.

      8. egi says:

        praktika e te kthyerit te administrates ne militant partie eshte nje praktike e shemtuar qe eshte futur nga saliu dhe nga partia e tij qe vetem demokratike nuk mund te quhet perderisa nuk funksionon ne baze te meritokracise por vetem kush lepiet me shume ndaj kryetarit

      9. tedi says:

        boll me me shfrytezimin e administrates sipas deshirave te kryetarit te PD. kjo duhet te jete nje veper e denueshme me ligj por keto nuk mund ti bej saliu sepse ai nuk e do kurre kete gje por do te behet nga qeveria e Rilindjes pas 23qershorit.

      10. fjori says:

        Administrata jone perbehet nga kuksiane e tropojane miq e sherbetore te saliut, sherbetore te devotshem te kesaj partie ne pushtet dhe qe s’dine te bejne asgje, s’dine as te flasin shqip, por dine te ulerasin si kafshe neper mitingjet e tij dhe neper rruge duke perhapur panik per zgjedhjet.

      11. D12 says:

        kjo nuk eshte normale te shfrytezohen punojsit e adminnistrates per partine dhe per me teper te detyrohen dhe ti behet presion eshte shume e rende. edhe per kete duhet denuar me vote masive kunder saliu me 23 qershor

      12. jonela says:

        Administrata jone perbehet nga kuksiane e tropojane miq e sherbetore te saliut, sherbetore te devotshem te kesaj partie ne pushtet dhe qe s’dine te bejne asgje, s’dine as te flasin shqip, por dine te ulerasin si kafshe neper mitingjet e tij dhe neper rruge duke perhapur panik per zgjedhjet.

        1. durresi says:

          Jonela sa per sqarim ,administrata jone perbehet nga shume durrsak,shijakas a cfare te kap qarku jot e dashur .nuk ka pyll pa derra .mos bej krahinizma po shiko te ecesh perrapa e te mundohesh te japesh mendime per me te miren e vendit

    1. v says:

      @Dritan, po e sakte zonja Gjikondi, por e kam bindjen time se njeriu lind frikacak e nuk behet rruges. ka njerez qe nuk i jane nenshtruar Monika Kryemadhit edhe kur ajo u eshte vene personalisht me Sali e Fatos bashke (kuptohet strukturat e shish e shiu) ne saj te meritave personale kane mundur te mbijetojne e po mbijetojne edhe pse cdo dite u del perpara bashkepunetori i shish me paralajmerime kercenuese dhe nuk ankohen publikisht sepse nuk duan te bejne viktimen. Mos flisni per opoziten qe i le njerezit ne balte se ju po e masakroni cdo dite ate. Nje ze i vecuar qe ben opozite perbaltet duke tentuar ta veshin me inferioritetin e nje njeriu qe po “lepihet” per ndonje vend pune pas 23 qershorit. Kjo qe beni ju eshte sherbimi me i mire ndaj ketij regjimi. Kjo qe po ben zonja Gjikondi gjithashtu eshte nje sherbim per kete regjim. Cfare po keron zonja Gjikondi? 10 dite perpara dates se zgjedhjeve? po kerkon te zhbeje aleanca ‘fakt i kryer’? Nese zonja Gjikondi eshte komod ne pozicionin e saj sepse nuk “perkulet” ka plot te tjere qe vertete nuk perkulen dhe e mbajne shpirtin nder dhembe, por pa dekurajuar opoziten. Ju lutem tregoni nje menyre si mund te luftoni nje regjim pa u futur ne te njejten llogore. Tregojeni! dhe une do tju ndjek pas. Po historikisht ne nje perballje me regjime njerezit pa dallim futen instiktivisht ne te njejten llogore, pas lufte dalin shume trima, po kjo nuk ka rendesi. E rendesishme eshte te luftosh ne te mire te te gjitheve. Te shohesh komentet me kujdes, kuton se ne jemi nje popull i c’orientuar. Eshte si diskutimet e prifterinjve te Kostandinopojes ‘mbi seksin e engjejve’, ose si ti kerkosh shefit rritje ne grade, ne nje situate alarmi kombetare. Me kuptoni? Ne nje situate kur shteti eshte ne alarm, shefi ju ngarkon detyren ndersa ju i kerkoni rritje ne grade?!, eshte qesharake apo jo? nuk eshte momenti!!

      1. Dritan says:

        Ti V a ver si quhesh mund ta rrotullosh si te dush shkrimin e Gikondit, per mua ish i qarte biles me duket pak e terhequr ndaj Rames i cili si pa bythe qe eshte vete. kurre nuk i ndihmon njerezit e tij, sidomos kur kane hall, ti je kaluar o vella se je kandidat per deputet ne Gjrokaster ndaj jep mend por populli ska buke te haj. Ne vend ti thuash bravo Gjikondit fillon dhe ben llapaqenin, shkruaj ti o milioner mos shaj me anonim. Njerezit kane frike ky jep mend.

        1. Bona says:

          Administata perdoret sipas interesit te pushtetareve dhe kjo eshte per te ardhur keq por shpresojme qe kjo histori ashtu dhe sikurse shume te tjera te mare fund se shpejti aq me per qe tanime na eshte ndezur nje drite shprese me prograin e Rilindjes dhe me Edi Ramen kryeminister.

        2. v says:

          I nderuar v une e kam shpjeguar pozicionin tim, pram nuk jam deputet, por nje person i persekutuar nga Monika Fatosi e Saliu bashke. Kam vite qe ndiqem e pergjohem nga shiu madje personi qe me ka pergjuar telefonin ka qene ne nje grup me mua ne fakultet, e ka edhe keshtu, por jam mire, jam mire, luftoj ne llogoren e opozites. Nuk do isha dakord me aleancen me LSI por ato i vendosin komandantet une jam ushtar. kaq kisha. Jam nen presion ndonjere mendoj ti bi me grusht ati shiksit qe me provokon, por permbahem, prandaj mezi pres te behen ato te uruara zgjedhje, pastaj me e mira u befte, Na shkoi jet alufte e s’pame pese dit epaqe mes nesh.
          Ciao

    2. Elma says:

      Me sakte te themi nje administrate e keqperorur sipas interesave te njerezve ne pushtet qe i perdorin si rober ata njerez qe vetem punonjes shteti nuk mund te jete kur i kerkohet me imponim te dalin sa here i duhen ne sheshe dhe te brohorasin per Saliun.

    3. zana says:

      nje shtet i korruptuar i degjeneruar do thoja ..nje kryeminsiter si Berisha i pacipe e pa vlera qe mbush sheshet duke detyruar mesuesit , mjeket etj te vene se ne te kundert i ve fshesen.. te detyruar te heshtin e te mos ndihen ..por te bindur per dicka ne 23 Qershor kane per ti then stop te gjiteh kesaj deh do te votojen alternativen e duhur nr 29 !

    4. Flogerti says:

      administrata eshte rrenuar

    5. andi says:

      kur administrata eshte ne duart e nje njeriu te vetem ky eshte problem per nje shtet demokratik.Kur administrata ben ato qe u thote nje njeri i vetem , ky nuk eshte shtet , kur nje njeri mendon vetem per veten dhe familjen e tij, ky eshte problem per shoqerine, prandaj duhet ndryshuar koj qeveri, per ta kthyer vendin ne normalitet

  2. alban4eva says:

    S-halè serbi e ka kthyer Shqiperine ne pronen e tij private. S-halè shpella eshte kanceri i ketij kombi. S-halè ariu eshte varrmihesi i ketij vendi. S-halè kucedra eshte shkaterruesi dhe vrasesi nr 1 i ketij populli.
    sa kohe te jete ne pushtet S-halè vampiri, nuk do te kete oksigjen per kete popull te rraskapitur.

    1. alban says:

      aban4eva,mat holla vizat,se do perfundosh si kryetari,,,

  3. ILIRET says:

    Mos ndosha duhet ndertuar nje filozofi kunderpergjigje dhe kundersulmi.
    Tu thuhet njerzve te administrates. Nuk ju pushojne dot nga puna pas zgjedhjeve. Pse? Sepse ky regjim do ti humbe zgjedhjet dhe do te largohet vete nga puna. Dhe po t’ju thone, pse nuk e fotografove voten, te pergjigjen pa frike:- Nuk me deshi trapi.

  4. entela says:

    Njerzit e mjere skane ku te ankohen dhe te mbrohen. Terrori si kete vit ska qene kurre.

  5. Lex Rex says:

    Bravo Brizida, nder aspketet me negative te sundimit Berisha & Meta Co. eshte poshterimi i administrates publike. Dinjiteti eshte gjeja me e shtrenjte e njeriut, por ne Shqiperi menyra e vetme per te mbijetuar eshte konformizmi.

    1. v says:

      @Lex Rex, pershendetje!
      Antikonformist ne nje vend antikonformist?!

  6. nora says:

    A nuk u votua kodi civil i punonjesit,kontrata e punes,a nuk merr asistence nje vit a nuk mund te hapesh dhe nje gjyq per ripunesim? Pra ka kaq shume aresye per te mos patur frike pasi ketij regjimi i erdhi fundi,valle kane frike per dy jave do ngelen pa pune??? Shqiptaret nuk di ne çgrup njerezish ti fus tulaten e struken kur nuk duhet per nje rroge,yyyy rrace e keqe (vete nuk e pranoj kete )dhe sapo kam vene re neperkembje kam kundersdhtuar e kam ikur nga puna.Sigurisht tek privati se tek shteti skam mundur por dhe keto pune me leke o me mik i kane kane.Nje vdekje ka.Votoni e silluni me tru o njerez ,jane te rrale zerat e patrembur,te tere struken para te madhit! Çdreq demokracie.votoni 29 te shpetoni.

    1. VERONIKA says:

      BRAVO NORA !
      Me sakte komenti jot sesa artikulli
      Kta te “tulaturit” qe dhe ate rroge te mjere po e hane ilace kunder stresit te konventave ,qe po zverdhen e djeresijne sa here u bie telefoni …jane kta ,pikerisht kjo shoqja e Brizides ,kta te PERKULURIT ,qe po NA VRASIN ! Nuk eshte Berisha ,aspak nuk eshte e vertete ,eshte sistemi qe kane ngritur dhe kto vegla qe jane integruar brenda .Kane ngecur dhe ne fakt po na vrasin .
      Nora po ti nga e di qe do shpetojme me 29 ??? E ke luajtur ndonjeher kte nr dhe ke fituar ??? {shaka Nora ,kujdes se dhe ai nr ka vegla te vjeteruara te sistemit qe per “tulatjen” tone jane aty ende}
      Brizida ,po te duash shkruan shume here me mire !

      1. hawk says:

        Nuk eshte problemi thjesht te cilesia e shkrimit,por dhe te “cilesia e trasmetimit te tij”….Nqs se MEDIA luan rolin e “sahanlepiresit”,cfaredo qe te shkruash eshte e kote(ketu s’po fus aftesine tone perceptuese dhe “reaguese” )….Shembull personal dhe i thjeshte 1) 2 muaj me pare ngrita problemin e mosrespektimit te marreveshjes se MAS me vendet e schengenit,kjo e provuar…Kerkova nga MEDIA te reagonte,por ishte e pandjeshme…”pa-VIZION-i” ktheu pergjigje kortezie,BABARAMO tha qe ai s’kishte pengese per “te kaluar kufirin” ,ndaj ndoqa rrugen time duke ditur perfundimin…kallezim BERISHES….kallezim ELIO DI RUPO ne ICC….Perfundimi,”hulumtuesit e MEDIA-s” fillojne dhe kerkojne material dhe nxjerrin te njejtin problem me Greqine…sot me Francen…Thua s’kane ekzistuar me pare si probleme,apo duan “flamurin”….?? Epo flamurin e merr “flamurtari”,jo “luftetari”….2)Mbas problemit tim,pati te njetin problem dhe PREMCI,qe e pergezoj pasi deri ne ate kohe po me dukej vetja si “alien”…Ai fliste per kromin,une per “gjithe pronat ne Shqiperi”….Ai tha:- ja kam bere hallall djalin RAMES,une i thashe po RAMES ne cel:- mos merr njerezit ne qafe(me pak sharje nga te dy krahet…)…Perfundimi->Gjykata jep vendim te drejte per PREMCIN,ndersa mua po me cahet “tra….” neper shkallet e gjyqesorit….gallata qe pardje kur me kerkonin ne APEL adresen e BERISHES se s’e gjenin dot..C’tu thosha,lexoni nenin 128-132 te K.Pr.C..??Jo,dua dhe une gallate….U thashe e lajmeroj une se e kam komshi…Jane te regjistruara…Kush u interesua per nje person qe s’do te “rrije” as majtas e as djathtas…dhe as ne “mes”..??Askush….Pra c’lidhje ka shkrimi,kur s’ke “lexues”…??”C’vlere ka leku kur s’ta pranon njeri si mjet kembimi”?? Ideja:E katandisim vete veten ne ate gjendje sa te na shkelin me kembe…”Administrata” e ka ne gjak servilizmin dhe spiunllekun,le te paguaje “haracin”…Me “69” i kane zene vendet e punes,me ate “stil” t’i mbajne dhe te mos “q….ahen”!!MERITOkarCIA ka marre fund ne kete vend!!!!!!

  7. enea says:

    ti Nora jeton jashte shtetit kush tha qe do futen prape ne pune trimat qe do denoncojne Berishen te le Monika dhe Meta Kokemadhi ata do punesojne histeriket e vet pa tru qe te rrjepin Albanistanin prape kush e pjerdh Ramen

  8. plaku says:

    Djema, dî me siguri se, ketu ne Zvicer punonjesit e administrates nuk mund ti pushosh nga puna me ligj, vetem kur ke argumenta te forta qe, keta njerez kane vjedhur ose kane bere gabime te medha. Pra edhe nje here ketu ne Zvicer punonjesit e administrates nuk mund te pushohen nga puna me ligj.
    Zvicra eshte nje shtet qe, ka 722 ( shtateqind e njezet e dy ) vjet dhe sic duket e ka kete ligj ne kushtetute per te ruajtur pamvaresine e administrates.
    Nuk e di ne se ne kushtetuten e Shqiperise eshte nje ligj i tille.Nuk arrij te kuptoj faktin se, pse ne si shtet, nuk mesojme nga eksperienca e mire e vendeve te vjeter demokratike ? A eshte nje ligj i tille ne programin 4 vjecar te ardheshem ne se koalicjoni i majte fiton ? Ne fakt une i kuptoj nenpunesit shqiptare qe kane frike. Mendoj se, buka e femijeve eshte me e rendesishme se, trimeria donkishotjane.
    Pershendetje.

  9. sofra says:

    BRAVO Brizida!
    asnje politikani nuk i leverdis te ngreje zerin ne kesi problemesh, sepse neser do ti vije rradha qe te operoje edhe vete me te tille “platforme reformuese”.

    “nderi” qe po i ben berisha rames, eshte pikerisht ky qe ke permendur ti Brizida, kultivimi i nje administrate te tredhur,nga nevja per te chuar buke ne shtepi.

  10. arbenita says:

    Administrata eshte e poshteruar deri neqeliz nga ky pushtet ne ikje i cili e trajton ate si dekor ne mitingjet e Berishes, duke i shkelur te drejtat dhe lirit e saj….Ndaj ne duam Rilindjen e vendit per me shume respekt ndaj punonjesve te administrates.

  11. Bato Mokra says:

    “Me 30 mije emra te dubluar dhe 280 mije emra pa adrese dy jave para votimeve kerkohet qe Edi Rama duhet te bojkotoje votimet nje ore e pare.Nuk kane shume faj njerzit qe kane frike per “capen e bukes” por Edi Rama qe po shkon si cjapi te kasapi zonja Gjikondi.”

    Komentuesi “rasimi nyc” ka plotesisht te drejte, sidomos kur thote se “Edi Rama duhet te bojkotoje votimet”
    Qofsha i gabuar, po me kete bilance paravotimesh “Me 30 mije emra te dubluar dhe 280 mije emra pa adrese dy jave para votimeve”, a mund te me thote se cfare ka ndryshuar nga 2005, 2009, 2011? Apo eshte rritur nr. dhe entuziazmi i elektoratit? Eshte futur kenga “Ra Sala nga fiku” dhe vallet popullore”.
    Po shihja komentet e mia (natyrisht nen petka te tjera) gjate fushatave te siperpermendurve, njejtesit e njejta situate dhe gati e kisha kthyer ne refren mosfutjen ne votime me keto kushte qe perseriten nen ulerimet e SRB-it dhe te politikanve katundare (qe u vjen era perc dhe s’ka deodorant qe ua heq eren).
    Ku shkon populli keshtu si nje turme? Tani marrin vesh se edhe projekti i dyte, i verifikimit te kartave e leternjoftimeve po benka pas zgjedhjeve. Dmth nje ore pasi te digjen fletet e votimit te ndonje lum i Tiranes nga VARREMIHESI I POPULLIT DHE KOMBIT SHQIPTAR SALI RAME BERISHA, te cojne atje paisjet “per t’i verifikuar”.
    A ka mundesi qe te mos ikin larg ato tre anijet e NATO-s qe po vizitojne Vloren. SRB-i, bashke me reaksionin me antikombetar po pergatitin nje 1997-te te dyte, pa as me te voglin dyshim. Po kesaj here nuk do te kete shpetim!

  12. meri says:

    Meri
    Kjo qeveri e poshteruar nga korrupsioni dhe deshtimet po perpiqet te nenshtroje adminstraten pjesa me e madhe e te ciles nuk eshte ne nje linje me qendrimin e saje

  13. ap says:

    ap
    Shefat e devotshem militante e kalonje kohen ne cepat e zyrave duke vrojtuar cda levizje te nepunsve ne zonat e tyre dhe duke freskuar te dhenat e tyre te zeza tek eproret e tyre

  14. labi says:

    ap
    Sikur te mos mjaftonte prezenca ne qendrat elektorale duehte te dorrezoni edhe nje liste me 10 emra votuesish perPD

  15. Nora says:

    nora
    Te gjithe duhet te denoncojme shkelesit e ligjit,te gjithe ato qe kane bere presion mbi vartesit e tyre duhet te pergjigjen para ligjit,pas 23 qershorit.rilindja do te vije .

  16. najada says:

    Najada
    nga eksperienca qe kam ne gjithe keto vite pune,sa here ne pushteet ka qene ky njeri diktator administrata dhe nepununesit kane pare ditet me te zeza.

  17. najada says:

    Najada
    nga eksperienca e viteve te mia te punes ,qeversja e Blu diskriminon nepunesesi me keq se periudha e Enver Hoxhes

  18. lida says:

    Bravo zj Gjikondi per kurajon ne kete shkrim. Un them me vehten time dhe me shoqerine time, me te vertete eshte ndeshkim i madh qe sot ne kete krize ekonomike te lesh punen nga partia ne pushtet. Si ka mundesi qe keto nepunes shteterore te gjendur nen presionin e kafshates te mos e kuptojne qe po te bashkojne zerin te gjithe bashke do te shporrin nje here e mire keta diktatur demokrate qe ne fakt jane poshtrues tendergjegjes se lire .

  19. ledi says:

    ledi
    Administata shteterore eshte cthurur keto dite fushate,njeren ane pjesa militante qe ka braktisur zyrat edhe jane sulur ne fushate ,ne anen tjeter pjesa e marolshme qe perballon presione te padurueshme

  20. gafa says:

    gafa
    Listat famekeqe te PD qe shperndahen per te grumbulluar votues jashte vullentit te tyre ngjajne me 30 vite te shkuara kur duhej qe rezultati ne zgjedhje te ishte 99.99peqind

  21. kevi says:

    Administrata duhet cliruar menjehere nga duart e uzurpatorit Sali Berisha…Shqiptaret duan Rilindje…Me 23 Qershor voto numrin 29, voto partin socialiste per shqperin Europiane.

  22. mili says:

    mili
    Keshtu si kerkon te beje PD do te thote DIKTATURE,vetem ne rregjime te tilla te gjithe duhet te votjne nje.
    SHqiperia ka ndryshuar nuk pranon DIKTATURA

  23. brukli says:

    Ka ardhr koha ti japim punonjesve te administrates lirin dhe respektin qe meritojne, jo me dekor neper mitingje, prandaj me 23 Qershor duhet te viotojme masivisht partin Socialiste….Rilindje

  24. klara says:

    Pas 23 Qershorit me ardhjen e partis socialiste ne pushtet do ti kthejm dinjitetin e neperkembur punonjesve te ndershem te administrates publike, ata njerez qe sot Berisha po i perdor per fushaten e tij nen kercenimin e vendit te punes…Rilindje

  25. www says:

    www
    Eshte e papranueshme qe te lihen femijet me dite te tera ne amulli pa shkolle pasi mesuesit e tyre ne menyre te vullnetshme ose jo duhte te merren me problemet e fushates elekotrale Blu

  26. arbenita says:

    Administrata meriton te trjatohet me respekt per punen qe ben dhe jo per bindjet partiake, mesuesit duhet te punojne per femijet tane dhe jo per fushaten e pushtetit ne ikje….Rilindje

  27. brukli says:

    Per ti thene mjaft pordorjes se punonjesve te adiinstrates nga ana e pushteti ne ikje me 23 Qershore duhet te votojme masivisht Skuadren e Rilindjes…voto numrin 29.

  28. LIZA says:

    Bravo znj. Gjikondi per kurajon e treguar ne kete shkrim.Eshte per te ardhur keq per neperkembjen qe i behet sot administrates . Me te vertete shte e hidhur te pushohesh nga puna per bindje politike e sidomos sot ne kete krize ekonomike. une them qe dhe vete keto nepunes qe po pöshtrohen duke ju bere presion per te dale ne mbeshtetje te partise nepushtet dhe duke u frikesuar po te shkojne ne nj miting apo dhe nje takim i thjeshte me te majtet duhet ta ngrejne zerin e tyre me forcen e te drejtes morale dhe ligjore.

  29. bijes se djallit says:

    Ti je bija e djallit Birisha jo e zotit, qfare po thu bre, po menderja jote militante ku punon.

  30. nora says:

    Ketu i qahet halli administrates po te shihni çbehet te privati!te punosh jashte orarit dhe suus ul koken kur ske faj,pale i turret pronari punonjesit me vrap si kafshe pse i tha po vijne kliente,çte bej ,kujt i tregon klientet bej si dua vete embyll e mbaj ,te trajton me ulerima…. dhe kur une ngrita zerin,bravo Nora,respekt,tjetri e …po ku do veme! dhe ulin koken per 30 mije leke ne muaj e punojne dhe deri ne 21 te darkes ,se nje punon te tjeret duan ,para.ALLA SHQIPTARÇE.SERVILA E KU DI UNE….

  31. timi says:

    administrata po zevendesohet me militante dhe te paafte. une jam larguar nga puna javen e kaluar, pasi jam etiketuarcsi i majte

  32. specialiste says:

    Briz je brilante, si perhere nuk te heq presjen. Ajo zonja (zonje gabele), qe ti permend eshte shume me ndryshe. Ty te lerohet nena nder vite si aktiviste me besimin tek ndryshimi, investon nder vite moralisht, shpirterisht dhe rezulzati:
    Kjo parti qe u shofte, vjen ne pushtet dhe ti mezi siguron nje vend Pune te ushqesh femijet dhe tere kete periudhe te mbajne peng duke te permendur buken dhe ne cjerrje te plote per fushaten E shpk se tyre te kercenojne me vendin e punes per riangazhimin tend qe zonja makute te nginjet serisht.
    Realitet i tmerrshem. Akoma me I tmerrshem do jete me riardhjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje