Shumë zhurmë e Lubonjës për pak gjë

5 Qershor 2013, 19:03Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Në një shënim të djeshëm në respublica.al rreth diversioneve që po bëhen ndaj koalicionit opozitar (http://respublica.al/artikuj/2013/06/03/shenim-vazhdojne-diversionet-ndaj-koalicionit-opozitar) kisha ngatërruar një videoklip të Doktor Florit me një të ngjashëm të një grupi tjetër hip-hop, i cili e kishte entuziazmuar Fatos Lubonjën. Një lexues e vuri në dukje ngatërresën time të videoklipeve dhe menjëherë e korrigjova gabimin. Kjo gjë u bë shkak që Lubonja të botonte sot tek gazeta Panorama një shkrim të gjatë me një lumë të gjatë akuzash ndaj meje. Nuk më duket e udhës t’i përgjigjem akuzave të Lubonjës një nga një (mund t’i lexoni në nyjen http://www.panorama.com.al/2013/06/05/mjaft-me-me-ju-gazetare-llogoresh/). Sidoqoftë mendoj se vlen të bëj sqarimin e mëposhtëm për Lubonjën.

Unë nuk e siguroj ushqimin e familjes time me publicistikë apo analiza televizive (siç ndoshta e siguron Lubonja), por me punë studimore që nuk ka fare të bëjë me publicistikën, politikën apo ekonominë shqiptare. Madje nuk kam as edhe më të voglën lidhje ekonomike me çfarë ndodh në Shqipëri, sepse punoj për një institut studimor në SHBA. Arsyeja përse unë jam aktiv në mediat e shkruara dhe vizive shqiptare është e thjeshtë – jam një përkrahës i vendosur i rrotacionit të pushtetit, pavarësisht se kush është në pushtet. Kështu kam qenë në këto 23 vjet e kështu do të jem edhe pas 4, 8, 12, 16, 20, …… vjetëve. Pikë.

Arsyet përse jam përkrahës i rrotacionit dhe se çfarë më motivon për këtë përkrahje i kam bërë të qarta në shumë shkrime dhe komente të mija televizive. Falë Google-it, kushdo mund t’i lexojë apo ridigjojë ato.

Në situatën aktuale mendoj se çdo votues i majtë që e dëshiron rrotacionin, bën mirë të marrë pjesë në zgjedhje dhe të votojë për një nga partitë e koalicionit të majtë, por jo për parti apo kandidatë të pavarur jashtë këtij koalicioni. Nga ana tjetër, çdo votues i djathtë që e do largimin e Berishës nga pushteti, bën mirë të votojë për FRD-në. Ndërsa ata të djathtë që e duan Berishën edhe 4 vjet në pushtet, le të votojnë për një nga partitë e koalicionit të djathtë.

Ky është opinioni im, të cilin kam gjithë të drejtën e zotit ta kem. Ndërsa Lubonja ka opinionin se gjëja më e mirë që duhet të bëjnë votuesit është që të marrin pjesë në zgjedhje, por t’i vënë një kryq të madh fletës së votimit.

Ata që na lexojnë apo dëgjojnë, le të gjykojnë vetë mbi secilin opinion.

28 komente në “Shumë zhurmë e Lubonjës për pak gjë”

  1. edi says:

    O palle, po meqense punon per nje institut Amerikan ca do qe ha mut kot neper gazetat dhe telivizionet e shqiperise. Ik bej ndonje spiunllek atje ku ha e na ler rehat me budallaleqet tuaja…. Rrotacionin e duan 80 % e shqipetarve qe ju ka ardhur ne maje te hundes nga bandite politike te majte e te djathte, por ti rrotacion quan vetem heqjen nga pushteti te nje bande dhe zevendesimin e saj me nje bande tjeter.

    1. fl says:

      Ne 23 Qershor do i veme nje kryq ne fyt plakut anti-shtet SB. Sepse nga nje monster per zgjedhje mund te eleminosh. Zgjedhjeve te tjera i veme ndonje byzylyk ndonje kokelope

    2. Epirioti says:

      LUBONJA… 1 Gazetar Analist i DJEGUR qe ne Embrion. eshte nga ata Tipa qe as te PUNON e as te LESHON. Duke u PAGUAR nga Frangaj i TV.KLANI qe eshte POZITA e sotme dmth BERISHA doravet sja mban Sumatricja te thoj at qe ai REALISHT MENDON.

    3. katarakti says:

      Jo more maskara. Zgjedhjet e 23 qershorit nuk sherbejne per te zevendesuar nje bande me nje tjeter, por per te zevendesuar deshperimin me shpresen, katunarine me qytetarine. Te zevendesojme ate qe ka vrare dhe shkaterruar, – me ate qe me se paku i ka dhene ngjyra te bukura kryeqytetit. Te zevendesojme ate qe kur lindi ia vune koken ne kercu me ate qe ia vune koken ne jastek normal. Te zevendesojme komunistin 25 vjeçar me dike qe nuk ka qene asnje dite komunist. Te zevendesojme politiken e shkaterrimit, rrenimit dhe perçarjes me ate te ndertimit dhe vellazerimit. Dhe mund te vazhdoj shume, por nuk ia vlen per nje palle si ty. Shaj tani sa te duash.

      1. @katarakti says:

        Bravo Katarakt!
        Keshtu ka lezet, shaji te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ti. Te pelqen te te them komunist i qelbur (jo per gje por, ndofta nuk je i tille). Ai qe sipas teje i ka dhene ngjyrat e bukura Tiranes te cilat kane kohe qe kane dale boje eshte peng i atij qe shoket e tu e quajne kokelopa e qe ka lindur ne maje te maleve te Skraparit (meqe te interesojne malet) apo dhe atij tjerit qe ka lindur ne maleve te Tepelenes. E ketu nuk po vazhdoj me emra te tjere, sepse nuk kam as kohe e as vend.

        Te befte mire rotacioni!! Tani vazhdo ti te shash po deshe

    4. dymi says:

      Ky Edi komentuesi megjithese thote se do rrotacionin politik duket ashiqare qe eshte i punesuar i strukturave te PD per te bere komentet e tij te ndyra.Per Zaloshnjen:shumica e shqiptareve ja ka hequr vizen Sa-lehit, si brenda dhe jashte Shqiperise.Hiqja dhe ti vizen lakejve te pushtetit si Lubonja, Cili,etj e mos u merr me me t’a!Leri t’i lehin henes si plaku me antiplumb se jane bere qesharake e nuk i degjon me njeri.

  2. Banderas says:

    Lubonja eshte i goditur ne tru,qe ne burg,ndaj nuk mund te mendoje njelloj me ty!!!
    Nga vitet e burgut i eshte bere gjaku uje dhe cdo shtetar i duket si GOXILLE I FRIKSHEM,ndaj gjithnje behet me SUNDIMTARIN!!!
    Kush e vlereson Lubonjen per ANALIST eshte me gomar se Lubonja!!!
    Anbalist-lleku vetem ne Shqiperi eshte kthyer ne PROFESION!!!
    Mire kjo,por si mund t’i thuash tjetrit ANALIST,kur ai nuk bene ANALIZE,por mbron vetem BAJRAKTARIN????
    Ne gjithe boten NJEREZIT E MEDHENJ KANE QERNE KUNDER QEVERIVE,MBRETERIVE,SUNDIMTAREVE,ndersa ne Shqiperi ndodh e kunderta!!!
    Kur dewgjon Lubonjen,Henri Cilin,Artan Hoxhen,Lutfi Dervishin etj,qe ne cdeo rast MBROJNE KRIMET E BERISHES te vjen per te VJELLE!!!
    Keta jane KALEMXHINJTE LOLO TE OBORRIT PUSHTEWTAR!!!
    PRA JANE NJEREZIT E URRYER TE POPULLIT!!!

    1. tropojani says:

      mos eshte ky vellai I asaj cupkes qe permendi Frrok Cupi…? qe “sakrifikoj” veten per te mire te vellait….???

  3. Observuese says:

    PER TRASPARENCE:

    I lexova per kureshtje keto qe brockullis ky Zaloshnja pasi e njoh mire karieren e ketij tipi qe ne 1991 e derisa ju prek interesi, se bashku me te motren,Merita Zaloshnjen, ishte fanatik i Partise Demokratike dhe servil i doktor Berishes.Duke qene nip (djali i motres) se Sejfi Protopapes, ish kryetar i rinise se Ballit Kombetar te Beratit, i arratisur se bashku me pushtuesit Gjerman pas clirimit te vendit ne 1944,me hipjen ne pushtet te PD ne vitin 1992 Zaloshnjet rrembyen nje godine gjashte kateshe qe sherbente si fabrike per perpunimin e misrit.Me pas iku ne Amerike i ndihmuar nga daje Sejfiu

    1. Tanush says:

      Per sqarim. Nuk dua ti se c’ka bere Eduart Zaloshnja dhe servilizmin e tij. Por profesor Sejfiu eshte nje figure e nderuar. Nese e ka ndihmuar te nipin (gje mese normale) kjo sdot te thote qe jane te dy njesoj. , Sejfi Protopapa para se tebehesh Kryetar i Rinise Balliste te Beratit ka qene Sekretar i Rinise Komuniste. U lidh me Ballin pasi i ra ne dore nje leter e Ener Hoxhes qe u thoshte forcave partizane dhe guerilase te Beratit ti godisnin ballistet. Ballistet ne zonen e Beratit nuk kishin ndermarre asnje sulm kunder nacional clirimtares deri ne ate moment.
      Me sa di une z. Protopapa nuk i ka lyer duart me gjak sic kane bere disa balliste dhe komuniste bashke.

  4. alb_man says:

    jo ve po koqeve

  5. ILIRET says:

    Z. Lubonja duhet te meret me thelbin e shkrimit te Z. Zaloshnja, jo me formen e tij.
    Dhe thelbin e perbente kritika e
    pikepamjes se tij :-KRYQ FLETES TE VOTIMIT-
    Ne fund te fundit, ku shkohet me kete?
    Tek ruajtja e status quos-e. A do t’ia dije Berisha se 3 milion e 250 mije zgjedhes do te abstenojne. Sikur vetem nje votues te votoje, dhe ky mund te jete vete Berisha, ai fiton, 1 vote me zero vota dhe
    vazhdon dhe drejton edhe per kater vjet shtetin privat. Per kete eshte Lubonja ?
    Ja kete gje kritikon tek Lubonja ne analizen e tij z. Zaloshnja. Ai
    thote, merni pjese masivisht ne votime dhe votoni programin me te mire. Tani kush eshte progresisti ketu? Eshte Lubonja dhe nje tjeter qe nuk jeton ne Shqiperi?
    Vijme tek theniet z. Lubonja, se te jesh i lexuar, nuk do te thote qe te jesh domosdoshmerisht me i mencuri, me i zgjuari.
    Sepse nuk ka se si te jene te lajthitur te gjithe shqiptaret qe do te marin pjese ne zgjedhje dhe do te votojne, qofte per Sali Berishen apo per Edi Ramen.
    Dhe konkluzioni i teorise lubonjane eshte. Ai nuk eshte per rotacionin. Ai eshte per stagnacionin. Ne fund te fundit ai i ben nder Berishes. Populli me 23 qershor do ti jape pergjigje…

  6. kuksjani says:

    Une habitem se si merni me Lubonjen,ky ka ngel duke shkuar sa me nje tv ne tjetrin.I SHKRETI.
    Une puntor jam e po te me dale ne rruge per muhabet i them.:;
    SHKO PJERDHU o kunkull i rritur ne hije.
    Te merresh me te ketille robe,eshte humje kohe!
    Shoke me Edi Ramen ishte,Rama po behet kryeminister ky langaraq,BYTHE LEPIRES.

  7. VERONIKA says:

    Zaloshnja ,nuk e di cfare paska ndodhur midis teje dhe Lubonjes ,nuk e hapa linkun ,nuk kam kohe …dhe pse une e di qe Lubonja eshte i afte te ziret dhe me veten …po e quaj tip shume kerkues .
    Nejse …ju e filloni repliken duke thene “nuk e siguroj ushqimin me analiza apo publicistike “…cfare do me thene kjo ????
    Mos duhet ti vij turp Lubonjes se eshte analist ???
    Ju punoni ne SHBA ,nuk keni lidhje ekonomike me kte …pfff vendin tuaj
    cdo me thene kjo Zaloshnja ,po ne cfare te bejme qe kemi lidhje me kte vendin tone ,ne qe nuk punojme ne SHBA ,por qe na sollet mendjen verdalle ju andej nga SHBA plus dhe Lubonja nga FevZINJTE
    Ju thoni qe keni bindjet tuaja dhe pike ….e thoni pak ashper bindjen tuaj ,e thoni perdite .
    Ju keni te drejte te kerkoni rrotacion ,por askush nuk paska te drejte te kendoje nje kenge ndryshe se shpallet diversant ,askush nuk paska te drejte te thote TY ZALOSHNJA qe ky qe ti quan rrotacion eshte thjesht nderrim klanesh ,sepse jane po te njejtet surrate ktu e 23 vjet .
    Te majtet te votojne …sepse do vene Meten kryeminister …por ama jo te pavarurit …te djathtet te votojne Bamirin …se ne fakt ai nuk ishte ne krah te Berishes ,e bera une president ate ….
    Zaloshnja ,ne fakt ke te drejte ,dhe une nuk jam me kryqin ne fleten e votimit ….jam me peshtymen surratit …por me vjen keq per peshtymen.
    Duhet te themi opinionin tone per “zenken” midis jush ?????
    Ju jeni nje sherbetor i klaneve te rrotacionit .

    Lubonja ,kam kohe qe nuk ju lexoj ,sepse tv nuk e ndez kurre ,por fakti qe rri pernate te FevZINJTE ,dhe ben thirrje per kryqin mbi fleten e votimit nuk ju ben thjesht nje sherbetor …ju ben BASHKPUNTOR ne krim
    ne ate krimin qe dikur ju hoqi gjithcka .Jeni kthyer ne rolin e persekutorit ,kjo gje me sjell shume NEVERI !

  8. Delli USA says:

    Lubonja eshte berishist,por medemek hedh ndonje shqelme kunder Saliut qe te genjej ndonje naiv se gjoja eshte I pavarur.Thirja e tij per te bojkotuar zgjedhjet eshte porosija qe ka mare nga Saliu,e kundreta PS-eja eshte ne sinkron me ambasadorin Arvizu qe bejne thirje cdo dite per te dale masivisht ne zgjedhje.

  9. bbb says:

    Ideja e Lubonjes per te hedhur kryq ne flete-votime, eshte dicka jo e vlefshme do te thoja une, marrezi. Tash Sala e ka mbush kupen, 23 vjet ne pushtet, 4 vete te vrare me duar ne xhepa, falimentim ekonomik tek kur ke rob qe blejne buke me lista…Nuk di perse Lubonja i vendos te tere ne nje thes, kur thote se edhe PD edhe PS jane njelloj(!?). Me 2005 Lubonja nuk thosh se Nano e Berisha ishin njelloj, bile Berisha vinte pas humneres 1997 me 3000 te vrare dhe 2 milard dollare te vjedhur nga pirimidat. E kurse tani me 2013 thote se jane njelloj Rama dhe Berisha. Natyrisht Rama, nuk eshte njeri i paperlyer, ka bere edhe ai pislleqe, por kriminel si Sala qe vrau 4 veta te pafajshem, nuk eshte dhe ketu eshte nje ndryshim i madh i cili sjell nevoje urgjente per rotacion…Nuk dihet perse Lubonja nuk medonte ne kete neyre qe do ish me racionalja. Cudi…se ska emision qe nuk ben moral

  10. akrepi says:

    Ky fatos lubonja kerkon tu hedhe hi syve shqiptareve.Ai kerkon te jete i besueshem por per kete ska argument per tu ardhur ne ndihme atyre qe i japin buke.ai eshte duke mashtruar njerzit pa vizion per ti hequr vota opozites.fakti qe ai nuk thote votoni djathtas tregon se sandri me miqte e tij i kane ditet e numeruara.

  11. Ermali says:

    ME GJITHE DESHIREN E MADHE TE ZALOSHNJES PER RRITACION PD FITON MANDATIN E 3

  12. D.Rushiti says:

    zaloshnja ka rene ne dashni me veteveten tej normes.

  13. adi says:

    Analize e bere nga nje intelektual i cili nuk varet nga partite! Te lumte Z. Zaloshnja ! Te vertetat thuhen ne sy dhe kjo ka te beje me largimin e ketij neodiktatori i cili e ka kthyer Shqiperine dhe shqiptaret ne nje ciflig te tij . Pasi ka vrare, ka vjedhur votat disa here dhe eshte pasuruar ne kurriz te popullit te vet kerkon qe me brockullat qe nxjerr cdo dite t’u mbushe mendjen shqiptareve se ai eshte Mesia ! Por koha e tij ka mbaruar ! tashme ROTACIONI do behet dhe DITA E GJYKIMIT dhe per SB po vjen !

  14. Desaret says:

    E kam lexuar ne fillim me vemendje Lubonjen se me dukej intelektual burgu i pergatitur dhe ne ane te Sovranit!Por me pas gjithshka u rrezua nga ai vet,si një kështjellë prej rëre! Sterotip linguistik qe ka nje fjalor shqip jo me shume se 15 mije fjale,rreth te cilave vertit mllefet e tij,zemerimet dhe servilizmin e njohur ku ajzbergu i tij “propogandistik”ka vetem një të katertën realitet kurse pjesen tjeter posht ujit,qëllim jete! “Modus viventi ” i tij është tepër larg inteligjences reale të babait të tij,idhull i rinisë shqiptare,fshehur thellë në gjokse atkohë që bëri histori!..Lubonja i riu duket qarte urren kohen e luftës dhe pasluftës së babait të tij,duke treguar hapur “luftën e brezave”,një luftë që nuk pushon edhe pse i ndjeri Todi Lubonja,nuk e ka humbur as me të birin Fatosin!..Dallimi individualist dhe egua e pafrenueshmetek Fatosi ose Lubonja junjor,është e dukshme,ku në shumë raste ai kërkon të mbivleresohet,dhe duhet thene se në sajë të botuesve në krizë dhe konduktoreve(drejtuesve) televizive, si mediokri Fevziu, ja ka arritur qellimit, duke ushtruar tek njerzit e thjeshtë dhe me nivel mesatar a nën, një “ikonizëm” të rrem mediatiku..Asgje nuk mbaj mend nga “racionaliteti” objektiv i Lubonjës junjor,përjashto ethen e tij për t’u dukur dhe aty, ku nuk është nevoja. Edhe shkrimi i tij ne medja kunder kolegut të tij Zaloshnja,eshtë i së njejtës staturë,( karikaturizëm mental) sepse,si thote arsyeja dhe vet Zaloshja,kemi të bejmë me një “lapsus” në perqindjen me të madhe,dhe ne më të voglën,gabim i qëllimshëm!..Shikoni si kërcen junjori Lubonja nga një ” lapsus” dhe nuk shikon marrëzinë e tij virtuale, fleta e bardhë… që nuk sjell demokratikisht,ligjerisht,kostitucionalisht asgje….Shifer pa vlerë ligjore,nese pretendon se demokracia dhe ne me të keqen e saj është ligj!…Zaloshja këtu dhe ne shkrime te tjera është shumë më cilësor dhe i lartësishëm se fjalomania me fjalor te cunguar tek Lubonja(junjor).Por Zaloshnja gabon kur kerkon të mbrohet se nuk ushqehet me publicistike,por me punë studimore etj…Cdo te thote?Qe Lubonja ushqehet me shkrime? Ja vlen ta “godisim” Zaloshnjen,sepse edhe në formen më të keqe a të papelqyer gazetaria e Lubonjës dhe e kujtdo,nëse publikohet a shperndahet ne eter(TV) duhet të paguhet sepse gjithsesi eshte pune!Edhe Zaloshnja duhet ti marrre qoftë në qindarka,vlerat e punes! Kjo sepse si cdo pune dhe mediatiku(gazetari,bashkpuntori,fotografi,kamaramani,etj) duhet të vlerësohet dhe të mos i lërë paratë të pasurojë presidentet,drejtoret etj..dhe për te drejten e autorit ka ligje! Shkurt, Lubonja junior ka mbetur peng i burgut te tij,dhe jo i lirisë së sovranit,ku më duket se Zaloshnja është vërtet një i burgosur dhe kjo i bën nder! …

  15. nastradini says:

    DJATHTAS-MAJTAS, MAJTAS-DJATHTAS PORDHA ME RIGON!

    te gjtha mashtrime per te bere LEKA ne kurriz te taksapaguesve. Djali Zaloshnja para se te beje apele komuniste per votime majtas le t’i therrase trunit arkaik dhe te kujtoje se ne SHBA fjala komunist apo majtist eshte e ndaluar me ligj dhe i ndjekin si terroristet e Ben Ladenit kudo ne Bote. Prandaj nastradini i thote qe ta leje Lubonen e shkrete ne Boten e vet dhe t’i meshoje punes ne firmen amerikone ku i paguajne me siguri jo qe te beje propagande bolshevike apo enveristesh. Shqiperia po kerkon te futet ne BE dhe duhej me kohe te largonte komunistet dhe sekretaret e Partise se Punes me gjithe sigurimsat nga pushteti. Politika shqyptare me kohe duhet te kishte hequr dore nga festimet komuniste te datave qe mbollen ZINE ne trojet tona: 8 nentori, 29 nentori, 5 maji etj dhe te shikoje si te behet nje shtet normal properendimor. Pse s’e ka bere deri tani 20 vjet pas renies se murit te Berlinit? Per ete faj kryesor kane shqiptaret sepse jane si nje fis ZULU ne mes te shkretetires, por faj ka edhe media amatore me “ZALOSHNJET” nga pas.

  16. pazari i ri says:

    o zaloshnja sa njeri i degjenerum qe paske qene!Ti nxori te tera Kreshniku mbreme tek opinioni,po per ato pse nuk pergjigjesh apo
    nuk ke bythe prandaj?Nuk paska patur faj Frroku kur te ofendoj me nene e me moter,legen

  17. Bibilosh Palla says:

    Pazar i ri i…Rroskovecit,duket! Cili Kreshnik,mo?Mos ai koqeziu qe i iken si nga morri,njerzit e paster? Ai Kreshniku që u shfaq Gjergj Elez Ali e doli Sali, mo?..Nuk duhet pergojuar familja, injorant se edhe une mund te them qe mbreme gruaja jote bile dhe vajza fjeten me mua, pastsj erdhi dhe nena jote qe pruri prezervativet dhe pasi fjeti me mua,tre ore,me tregoi se ishte motra e Prrok Cupit,nje spiun i Kocollarit,sipas Berishes qe shpifte per peshkataret ne ZP,dikur dhe e perzune….Mund te them dhe te tjera,per bionden kusherire qe do flokzinje e qimetrash tek penisi…. kupton tani te kesh emrin real qe une me mjetet qe kam e di kush je? O loqe, fol per temen dhe jo per familjet se familje ke dhe ti! Fatosi nuk u be kurre pionier i Enverit,por i antidemokracise ka qene dhe mbetet! Sepse dhe lapsusin nuk e kupton dhe qimen e ben tra duke harruar se mbetet tek burgu,kur kerkon fleten e votimit te barde!…Koqe,ketu,diskuto nese ke pak tru ne koken e davellit se atje ku kane shumica ti nuk ke..j

  18. ledi says:

    Fatosi duket car eshte qe kur e shikon.Te gjithe njerzit rrine ulur me bythe,ndersa ai rri ulur me kurriz.Etaloni i nje kokrre dembeli,qe vetem kundershton te tjeret pa pasur asnjehere ndonje argument te sakte!Shkurt DEBIL.

  19. Ergi says:

    Ky zoloshnja esht nje pijanec qe e kemi dhe kumshi ketu ne tr te re. Nga mengjesi deri ne dark rrin i alkolizuar , dhe vetem raki pin… I vjen era trupit si mace e ngordhur

    1. Rai says:

      Jo vetem I droguar, por edhe njeri bosh. Peserit vehten me endra qe sheh ne gjume.

  20. Zigur Qarri says:

    Ka plotsisht te drejte Zoti Lubonja kur thote gazetare llogoresh.Pikë.
    Fakti qe ju versulet Kreshnik Spahiut direkt pasi nuk u arrit marrveshja me PS tregon qe jeni te porositur,gazetare llogorosh dhe Pikë.Fakti qe ne media i lihet hapsire nje ordineri si Ilir Meta dhe per Kreshnik Spahiun u mbyllen dyert,tregon qe jeni gazetare llogoresh.Pikë.U arrestua edhe ish Kryeministri i Sllovenise per korrupsjon(dikur edhe ish Kryeministri i Rrumanis dhe Kroacis),kurse ju baltoset Spahiun per te ngritur nje ordiner si Ilir Meta.Berisha e din fort mire se çfar kopeje pa moral jan mbeturinat intelektuale te komunizmit,prandaj edhe tall bythen.Justifikimi se gjoja shkruan pro opozites vetem per rrotacion tingellon teper hipokrit,nuk je i besueshem Zaloshnja.Pikë.
    Nese dikush nga gazetaret nuk rreshtohet sot ne llogoren e PS per te perfituar nga Torta e Qeverise se ardhshme,sigura ai Gazetar nxjerr kunjin,ka inate personale me ata te pozites.Pikë.Mbeturinat intelektuale te komunizmit kan moral te dyshimte,nuk ndryshojn dot,nuk i adopdohen dot kultures perendimore dhe kjo i ben ata hipokrite.
    Kto mbeturina nuk dijn kurre te thojne me fal,nuk dijn dhe nuk munden qe te luftojn per interesat e popullit por vetem per egon e tyre,per larje hesapesh e nxjerrje kunjesh.Dhe me e keqja eshte qe kete negativitet kerkojn me menyra te sterholluara edhe ta justifikojn.
    Ne kete rast Zoti Lubonja esht protagonist i vlerave.Pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje