E pse pra i thua vetes vajzë muslimane, pa e lexuar dhe pa e njohur fenë që e ke pranuar kur je deklaruar edhe publikisht!
Je muslimane, sepse ka qenë e besimit musliman familja jote;
E ke pranuar fenë islame, pa asnjë ceremoni, sepse kështu e ke trashëguar nga familja jote;
I thua vetes muslimane, pa e lexuar as Kur’anin, librin udhërrëfyes për musimanët.
Ti a je muslimane?
Po- je muslimane!
Ani pse pra po çuditesh me fjalët e hoxhës nga Prizreni. Hoxha nuk ka fantazuar. As nuk ka zbuluar asgjë të re, as nuk ka qenë aspak kreativ në fjalimin e tij. Zotëriu ka folur ekzaktësisht duke u bazuar në librin e shenjtë të muslimanëve, në Kur’anin.
Ti a je hidhëruar me hoxhën që po e reciton Kur’anin që e sanksionon marrëdhënien seksuale para martesës dhe e konsideron mëkat, apo je hidhëruar me Kur’anin që është kategorikisht kundër marrëdhënieve seksuale paramartesore dhe ato i vlerëson si mëkat.
Për Kur’anin janë të pranueshme, të lejueshme vetëm marrëdheniet seksuale në martesë. Bindu.
Këtë është dashur ta dish ti muslimane që hidhërohesh me Kur’anin, dhe të gjithë ata që e konsiderojnë veten muslimanë. Libri i shenjtë musliman i kualifikon si të pamoralshme të gjitha vajzat që bëjnë marrëdhënie seksuale përpara martesës.
Por edhe djemtë. Ky ligj fetar që rregullon marrëdhëniet seksuale, vlen edhe për meshkujt. As meshkujt nuk bën të lëshohen në marrëdhënie intime me ndonjë grua apo vajzë, përveç nëse e kanë grua.
Hoxha nuk e tha. Harroi t’ua ndalojë edhe vajzave të virgjëra muslimane që të martohen me djem që kanë pasur marrëdhënie intime para martesës. Është mësim kategorik se marrëdhëniet seksuale për të dy gjinitë lejohen vetëm në shtratin e martesës.
Ti a dëshiron ta ndryshosh Kur’anin, apo kërkon nga hoxhollarët që të bëjnë reforma përmbi Kur’anin. Nuk munden. Hoxhallarët e Kosovës nuk mund t’u prijnë reformave. Sepse, s’janë qendra e islamizmit.
Feja muslimane asnjëherë nuk ka pasur reforma.
Sipas kalendarit islam, tani jemi në vitin 1434. Nëse të pëlqen dhe i thua vetes muslimane, pranoje që jeni duke jetuar në vitin 1434, nëse s’të pëlqen që jeni duke jetuar në vitin 1434 pse hidhërohesh atëherë?
Pse bën alkimi që të bindësh miliona njerëz se sa është sahati në Kur’an dhe në cilin vit janë duke jetuar gregorianët. Ti nuk mund të jetosh me kalendarin gregorian, ndërsa të prezantohesh si muslimane.
Mundesh. Ama, vetëm derisa ta reciton ty hoxha i Prizrenit Kur’anin.
Partia Demokratike e Kosovës është partia e parë që ka promovuar agjërimin kolektiv të anëtarëve të partisë publikisht nëpër restorante të Gërmisë, dhe herë pas here në kohë krizash është mbështetur te Zoti, si kundërpërgjigje Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishte parti pro-perëndimore.
Reagimet e para ndaj fjalimit të hoxhës nga Prizreni vijnë nga PDK-ja muslimane. Sepse vetëm muslimanet e PDK-së nuk e kanë pasur të qartë se nuk mund të jenë në të njëjtën kohë pak musliman, pak katolik, pak ateist, pak të pinë verë të kuqe, dhe një herë në vit t’i fshijnë disa “mëkate” me tri ditë agjërim.
Nëse s’janë vajza muslimane, s’kanë pse zemërohen. Se, fjalimi i hoxhës nuk vlen për to. Nëse janë muslimane, le të nisin e le të lexojnë Kur’anin e tyre për ta kuptuar se çka është të jesh vajzë muslimane.
Fenë shqiptarët e kanë praktikuar si valle folklorike pa ia ditur përmendësh të gjitha strofat e këngës dhe pa ua njohur kuptimin.
Besimi është bartur nga gjenerata në gjeneratë, si traditë familjare, dhe shumica absolute as nuk e kanë pasur dhe as nuk e kanë të qartë fenë të cilës thonë se i përkasin.
Feja nuk është trashëgimi familjare, as kulturore, feja për mua është besimi që e krijon njeriu i vetëdijshëm pasi që e njeh, e studion dhe i pëlqejnë mësimet që i gjen në cilëndo fe.
Edhe të krishterët i konsiderojnë marrëdhëniet seksuale paramartesore si mëkat i madh, për të dy gjinitë. Se edhe Adami (Ademi), edhe Eva (Hava), u joshën në mëkat nga kënaqësia e jetës.
Paul Apostle tha se “trupi i përket Zotit dhe tempullit të tij, kështu që marrëdhëniet seksuale paramartesore janë mëkat dhe kurvëri (1 Corinthians 6:9). Janë kundër seksit paramartesor edhe katolikët, edhe ortodoksët.
As hebrenjtë nuk i miratojnë marrëdhëniet seksuale paramartesore. Bile edhe budistët nuk janë plotësisht të qartë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale paramartesore. Sepse, budistët e mësojnë abstenimin nga kënaqësitë dhe nevojat e jetës në përgjithësi:
“Jeta është vuajtje. Vuajtjen e shkakton dëshira për jetë. Për t’u çliruar nga vuajtja, duhet të çlirohesh nga dëshira për jetë”.
Ky mësim budist, kjo moto për mua është një e vërtetë fisnike.
Vetëm satanizmi nuk e ndalon marrëdhënien seksuale paramartesore. Satanistët janë edhe pro marrëdhënieve LGTB.
U hidhërova me hoxhën që shau sllavisht kur tha se në fund ato kurvat (kurvë është shprehje sllave që do të thotë grua e përdalë), dështojnë në jetë dhe e marrin ndonjë “vejan”. Të jesh i ve, e ve, nuk është profesion, as nuk është fajtor i veu apo e veja që i ka vdekur burri apo gruaja. Vdekja e tyre nuk i bën këta njerëz të këqinj dhe kurrkushi.
Hoxha flet shumë dhe han shumë. Feja muslimane thotë që njerëzit duhet të jenë modest, të hanë pak dhe të mos e kenë barkun e madh siç e kish hoxha, se kjo tregon babëzinë e tyre. Aq më tepër muslimanët thonë se s’ka gjë më mirë, parajsën do ta gëzojnë ata njerëz që para se të vdesin mbesin asht e lëkurë, e në botën tjetër çojnë sa më pak mish që të jetë e mundur.
Hoxha harroi të jetë i mëshirshëm. I ftoi djalërinë që t’i hudhin “si meçkat” (meçkë është fjalë sllave që në shqip do të thotë arushë, bushtër, kudër, femra e qenit, grua e ligë), femrat e përdorura.
Këtu hoxha doli jashtë Kur’anit, sepse Zoti është i plotfuqishëm, i gjithëmëshirshëm dhe fal.
Por, mizogjinët e Kosovës nuk reaguan përpara grave deputete, për t’i mbrojtur nga ndëshkimi i Zotit vajzat që vet burrat ua marrin“dhuratën e virgjinitetit”!
Për shkak të rivalitetit fetar, u gjet shqiptar që edhe Nënë Terezës i tha kurvë. Por, edhe jashtë rivalitetit fetar, rivaliteti politik dje, e bën të paharrueshme fyerjen e komunistit antishqiptar, Ali Shukriu i cili për qejf të serbëve i quajti femrat shqiptare “lavatriçe për prodhimin e fëmijëve”. Ndërsa, Sali Berishën e dëgjova me veshët e mi duke e quajtur ish- gruan e Edi Ramës si një femër e dështuar që sillet rrugëve si e mjerë.
P.S. Në luftën e përgjakshme ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit:
Në luftën permanente mes Krishterizmit dhe Islamizmit:
-Fituan ateistët dhe satanistët.
-Gjysma e më shumë e botës janë deklaruar ateistë.
-Sepse, ateizmi e satanizmi nuk ua ndalojnë njerëzve të jenë mëkatarë.
Dhe, nuk kërkojnë nga njerëzit të jenë të shenjtë.
Po habitem sa mire e njifka kjo Kimetja besimin e krishtene! Sa te dijshme kto varzat e reja myslimane, jo vetem qe i njofin librat e harapve permendesh, por edhe ato te krishteneve.
Ma merr mendja se universitetet evropiane rrine rradhe me pase ket çiken si ligjeruese, e shkollueme prej internetit e me korrespondence..
Komenti ishte sarkastik.
I mrekullueshem,
kisha kohe qe nuk kisha lexuar nje shkrim kaq te bukur.
Te lumte pena.
100 komentet qe vijne pas mund te te shajne, sepse jane komente te pathelluara.
Ky shkrim eshte vertete i mrekullueshem. (te tjeret te thone c’te duan, eshte mendimi i tyre).
Pikture e bukur! Tregon se kush jane vajzat shqiptare dhe “besimtaret” shqiptare!
Te lumte!
ketij shkrimi une i them bombe
Bravo Kelmendi. Shume sakte e ke thone.
Bombe eshte ky shkrimi, qe pellcet dhe plagos te pafajshem (naivet).
seks bombe?
Te lumte autore e nderuar qe ua mshele gojen me kete shkrim
Ha, ha, ha. Sa kam qesh me kete batuten tende.
Qenke edhe ti ne boten e Kimetes. Zoti ju ruafte te dyjave po qe se jeni vertete kaq naive sa dukeni. Ne radhe te pare ju ruafte nga ai djalli qe eshte masku me rroba hoxhe ne Prizren.
Po Zoti eshte i madh dhe do ja tregoje vendin edhe atij palacos se Prizrenit. Prisni beni durim.
Epiriot II, s’je interesant
Shkrimi ne gjykimin tim eshte i cunguar. Thelbi nuk eshte cfare thote Kurani per marredheniet paramartesore qe ka zene 3/4 ky shpjegim, por si eshte thene nga goja e nje hoxhe.
Edhe kurvari me i madh ne bote do donte ta gjente bashkeshorten e vet te virgjer dhe nuk ka nevoje qe feja t’i hap syte atij, por thene ne ate menyre poshteruese eshte tejet e papranueshme ne shoqerine e sotme moderne.
Do doja qe kete gjykim kaq “puritan” keta myslimane dhe krishtere te devotshem ta kishin edhe kur shojne ne votime politike. Fatkeqesisht ne Shqiperi kam vene re se praktikantet myslimane votojne ne mase per nje kryeminister vrases dhe kriminel si Sali Berisha dhe gjithe ky “puritanizem hyjnor” per ceshtje morali shkermoqet si nje kala prej rere.
Ajo qe mbetet eshte nje prapambetje e madhe mendore dhe nje retorike fetare fallco.
Sa per ateizmin tim di te them qe Zoti im eshte ligji dhe normat shoqerore.
te lumte, po e citoj kete pjese te shkrimit tend qe shpjegon cdo gje “Ti a je hidhëruar me hoxhën që po e reciton Kur’anin që e sanksionon marrëdhënien seksuale para martesës dhe e konsideron mëkat, apo je hidhëruar me Kur’anin që është kategorikisht kundër marrëdhënieve seksuale paramartesore dhe ato i vlerëson si mëkat.”
Jena hidheru me Hoxhen qe abuzon keqas me Kuranin, sic hidherohena me prifterinjte (sidomos ata greke) qe abuzojne me Biblen.
Duhet me qene tru-shplare mos e kuptosh katranin e zi qe del nga shpirti dhe goja e atij hoxhes se Prizrenit. Ka disa hoxha ne Tirane qe eshte kenaqesi e madhe te flasesh me ta, madje edhe ne menyren se si bejne debat per ekzistencen dhe fuqite e zotit jane shume te ditur dhe te sjellshem.
…prandaj ateizmi po rritet, sipas statistikave Suedia prin e para me numrin me te madh te ateisteve
Prandaj jane me perpara se kushdo tjeter.
shkrim shume i qelluar ne kohen e duhur
Bravo Kimete, ke thene fjale me mend.
Hoxha tha gjysmen e te vertetes sepse ne salle ishte vetem ajo gjysma qe i pelqente kjo gjysem e vertete.
Vetem se me mbiemrin e ke prish, megjithese nuk eshte faji yt. Eshte faji i atij shtazes Sali qe na ka bere ne shqiptaret te jemi alergjik ndaj ketij mbiemri.
Berisha eshte nje nga fiset me te medha ne Kosove,Berishat kane nxjerre burra qe kane dhene jete per Shqiperi,ndryshon puna me kete Berishovicin tone,ket e ka bo Milica sllav,ja ka perzi gjakun aq sa nuk do me ja degju eren Shqiptareve.Kjo eshte dhe arsyja e gjithe veprimeve qe ai ben ne dem te Shqiperise.
Me la pershtypje shume njohja e kuranit dhe bibles ,mirepo cka me befasoi skajshmerisht eshte menyra si i ke analizuar .Eshte dicka qe nuk e ka thene askush deri me tani.Per here te pare po e lexoj nje analize te tille.Dhe te them te drejten po me vjen pak inat si nuk me ka shkuar mua mendja per dicka te tille.Keni nje bravo te madhe nga une.
Oh u kenaqa tej mase .Gjeta dicka ne kete shkrim qe e kam kerkuar qe moti.Nga je moj goce kaq e zgjuar .E vertete eshte se njerezit marrin nga feja dhe zbatojne vetem ate qe ju konvenon.Do interesohem tash e tutje per ty gjegjesisht per shkrimet e tua.
FEJA LINDI ATE DITE QE MASHTRUESI I PARE TAKOI BUDALLIN E PARE !
{dhe ne fakt mama e budallit eshte gjithmone me barre }
Analize unike,Fjali te pathena asnjehere nga dikush theter.Gjeniale
Aaaa moj goce moj goce,te marresha te keqen.Si te zumi me gjithe kete dije e e njohuri qe paske.Me ke bere te varur qe te percjelle opinionin tek Tema moj goce,se lexoja vetem lifestyle.Te lumte moj .
VERONIKA — 4 Qershor, 2013 në 10:39 pm
“{dhe ne fakt mama e budallit eshte gjithmone me barre }”
Veronike, kjo shprehje nuk ka kuptim ne shqip, por vetem ne italisht. italianet e kuptojne kete shprehje, sepse e kane te tyren. kurse shqiptaret jo.
thjesht nje keshille, mos ma merr per keq.
Nje shkrim me dije dhe analize perfekte per temen e hapur…hoxha efendiu doli shume bllof edhe kur shau te veun e te vejat, duke qene se gruaja e pare e profetit Muhamed ishte me e madhe se Ai, dhe e ve. Po si thote edhe Kimetja, “Hoxha flet e han shume”. Me beri pershtypje edhe nje citim nga nje thenie e vete profetit Muahmed kur thote:” Nje dijetar tek Allahu, peshon me shume se 1000 adhurues”, e ky hoxhe vec se i ditur nuk ishte, por as besimtar e aq me teper mesues i ketij besimi duke perdorur nga fjalet me banalizuese ne shtepine e Allahut, sic e quajne.
Te Lumtë moj Moter Kimete ALLAHU te shperbleft
Te lumte moj vajze! Me shume si ty past Shqiptaria
o thongsha pjeshken me qimete
E ke qare kete shkrim Kimete!
P.s. Mbiemrin e ke tatin a t’burrit?
Shkrim i veçante. Bravo vajza per temen e zgjedhur.
VERONIKA me shkrive gazit me komentin tend.Madje kur lexoj dhe disa komente mendoj se jo rralle por mama e budallait lind binjake.
Eshte per te ardhur keq qe ende ka njerez qe degjojne keta parazite dhe gjakpiresa fetare si hoxha i Prizrenit.
Para se te flase hoxha per moralin apo per cdo gje tjeter ne shoqeri duhet te dersije sic dersin populli punonjes qe siguron te mirat materiale per vete dhe per hoxhen.
Ky vampire qe eshte nje tule mishi me dy sy duhet te largohet urgjentisht nga jeta publike pa si nuk ka te drejte te nderhyje ne jeten intime te te tjereve.
Ky hoxhe “antifeminist” me sa jam ne dijeni ka besdisur me kerkesat e tij seksuale mjaft besimtare.
Refuzimi dinjitoz i tyre e ka detyruar ti shaje dhe mallkoje. Dhelpra kur nuk e arriti dot rushin tha “eshte i pa bere”
Te gjithe, pa dallim, duhet te marrim ne mbrojtje nderin e grave dhe motrave tona nga keta “seksoman” te veshur me veladonin fetar, nga keta mbeturina mesjetare.
Sa filloj te me pelqej shkrimi yt, erdha me nje pike ku e kishe dhjere fare. PO shihet ashiqare qe je ithtare e LDK-se. LDK-ja ska te beje fare me kulturen perendimore mirepo ma shume ka te beje me kulturen Llaperore. Keshtu qe ligjerata per klulture perendimore shko e jep dikund tjeter. Si LDK-iste sigur duhesh me qene edhe PD-iste. Me siguri keto dite do ta shohim nje shkrim nga ti ku thuhet se EDI Rama ka prejardhje greke.
Agoi dita kur vajzat nga Kosova na befasojne dhe na japin leksion. Ju Kimete Berisha, keni ngritur nje teze ekskluzive, te pathene nga askush: Shqiptaret muslimane nuk e njohin fene te ciles i perkasin. Ose, sic e keni thene me bukur ju: Muslimanet e Kosoves kundershtojne Kur’anin. Jeni nje iluministe e rralle. Ju pergezoj.
u nxita te lexoj opinionin e kimetes nga mbiemri i saj. mbiemri i saj me pengon dhe me neverit. por per gazeten tema eshte nje simbolike e mire qe relativizon aversionin e urrejtjen qe ka shkaktuar nder shqiptare sali berisha. miliona here eshte permendur per te keq mbiemri berisha, duhet kohe per ti besuar nje berishe. por, per shkrimin shpreh admirimin tim. nje gazetari ndryshe, atraktive, opinion qe te josh ta lexosh dhe te pelqen edhe nese nuk pajtohesh me permbajtjen.
hahaha Illirian qenka sfide e madhe ta komplimentosh nje Berishe. Me dhemb koka, me duket qe edhe kosovarja ka faj qe Sali Berisha eshte nje kriminel. Po e perballoj sfiden e po i jap nje BIG LIKE.
Irfan Saliu, Sali Berisha, Shefqet Krasniqi dhe Ali Shukriu i kane quajtur femrat shqiptare KURVA. A jane keta homoseksuale apo mizogjin sic ka thene autorja, kush e di! Kjo eshte historia e Maria Magdalenes shqiptare.
“Partia Demokratike e Kosovës është partia e parë që ka promovuar agjërimin kolektiv të anëtarëve të partisë publikisht nëpër restorante të Gërmisë, dhe herë pas here në kohë krizash është mbështetur te Zoti, si kundërpërgjigje Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishte parti pro-perëndimore.”
Faktet flasin ndryshe,eshte LDK ajo qe ka keqperdor religjionin per qellime politike,presidenti “historik” i LDKJ cdo dite i falenderohej papes e ne teren ne strukturat e partise kishte taleban si Fuad Ramiqi e Ferid Agani te cilet ishin deputet te LDKJ.
Per religjionet dhe poziten e femres ne islam kimetja ja fut kot…nuk e din e mjera cila ishte pozita e femres para kristianizmit dhe islamit!
Ngatrron qendrimin e nje kleriku,ne kete rast nje hoxhe me tere religjionin,harron se islami nuk eshte hoxhe irfani siq nuk eshte kristianizmi don kqira !
Kimetja eshte nje ekstremiste qe knaqet kur i fyen muslimanet dhe pjestaret e UCK keshtu ja ka len amanet brahim dinari,po e ka edhe trashegim nga fara e lutanve te cilet me shekuj u kan sherby djajve qe kan gjet strehim ne manastirin e deviqit!!!
O kolege, BardhiRKS si piper je be, gjithkund po e futshe hunden tende te Pinokios, o burracak. Ani i thua vetes njefar IT-je kinse. Perndryshe me nje te pavlere si ty qe e quan Rugoven udbash, Murat Jasharin qe ka pi birra ne Mynih gjate luftes ne Kosove etj nuk ja vlen me u marre
Agroni IT — 5 Qershor, 2013 në 2:44 pm
Pse more djal flet per pune qe nuk i din?A mundesh me mohu qe Rugova ka qen anetare dhe funkcionar i LKJ?A ishte Rugova kryetar i shoqates se shkrimtareve ne kohen e sundimit komunist?A mendon ti qe ne kohen e komunizmit ai funkcion u jipej kundershtarve te komunizmit?Eshte e drejt e secilit qe ta zgjedh partin,por as Rugova e as ti nuk mundeni me genju e me than se jemi te djathte,ne Shqiperi PD e “djathte”e formoi shoku Ramiz e sigurimi e ne Kosove LDK e themeluan shoket rrahman morina e jusuf zejnullahu edhe sot kryetar i LDKJ eshte ministri i rrahman morines isa mustafa.
Per Murat Jasharin e kam then edhe po e perserise ai nuk mund te flas per luften se nuk din,nuk eshte pjesmarres ne lufte,ai qe nga nentori i vitit 1991 e deri ne qerrshor 1999 ka qendru jasht Kosoves,ai nuk munet me i majt ligjerata per luften HASHIM THACIT,SYLEJMAN SELIMIT,SAMI LUSHTAKUT e as vellaut te tij BASHKIM JASHARIT i cili ka qen pjesmarres i luftes.
BRAVO SHIGJETE NE ZEMER PER KURVAT DHE KURVARET NUK U VJEN MIRE KURVAVE SE ESHTE NJE NJERI QE SHPREH MENDIMIN E VET DHE NE BAZE TE FESE, FEJA ESHTE BESIM DHE ESHTE E DREJTE E NJE NJERIU, CDOKUSH KA OPINIONIN E VET, HOXHA NUK THA VRIJINI PO MOS I MERRNI NE SHTEPITE TUAJA TE SHKATERRONI JETEN DHE KJO ESHTE E VERTETE SE NIVELI I DOVORCEVE ESHTE RRITUR NGA HUMBJA E MORALIT KUJT NUK I PELQEN TE MBYTET ASHTU SI FEMRAT DUAN TE DREJTAT E TYRE DHE TE KESH BESIMIN DHE OPINIONI TEND ESHTE E DREJTA E CDO BESIMTARI MYSLIMAN APO TE KRISHTERE
aspak e vertete se divorcet jan shtuar nga morali i ulet !divorci u shtua sepse ju hapen syt femrave ,sepse femra nuk eshte sherbetore as e hoxhes as e priftit ,sepse mashkulli kurr se ka vleresuar femren si femer dhe ajo kerkon drejtesi!te respektohet nga mashkulli qe ajo i fal gjithqka se pa ate femer nje cope mashkull do behej pederast si hoxha qe zben tjeter po ua merr ne goje djemve neper xhamira !
po kjo kush eshte hahaha ka dale te reklamohet se eshte e bukur ,,, shume sexy
Ne kete rast te
2-Ke shkruar bukur Kimete, me te njejtin stil si shkrimet e tjera, dhe qe ne fakt e arrin qellimin me ane te kontrastit dhe krahasimit sarkastik.
Eshte e qarte qe shkrimi nuk eshte kunder hoxhes, se ai eshte vetem nje pervert i denje per moralin e rrugaceve, qe pasi lengojne nga kenaqesite e epshit, peshtyjne.
Dhe kjo peshtyma ne fakt eshte shija e fundit e nje njeriu te vesuar si puna e hoxhes, dhe kete shije e mbartin si eren e qelbur te djerses,qe ndot ambientin kudo qe jane te pranishem.
Dhe pastaj ndersa kthehen te kisha apo xhamia per tu falur, harrojne se gjunjet I thyejne me fort te peshtymorja. Atje kthehen perseri me nevojen e vesit te piset qe nuk I ben thjesht mekatare, por nevojtare.
Te thuash epshi eshte nje semundje e kuptueshme per rracen mashkullore, dhe mekat per femeroren.
Bota civile ateiste nuk na le te lire te mekatojme, por na jep mundesine te jemi te ndershem dhe te pranojme vetveten pa u fshehur nen hipokrizine dhe histerizmat e faltoreve, qe mbartin me shume peshtymore se vete halete publike.
Na jep mundesine te gabojme dhe te ringrihemi ne luften per jeten.
A nuk eshte valle ky qellimi me I fundit I jetes vete?
Bota ateiste na jep mundesine te mbijetojme, dhe kjo ka ne thelb moralin me te larte.
Mbijetesa eshte fitorja e te mires mbi te keqen, e zotit (tuaj imagjinar nese duam ta materializojme ne dicka jetike,) mbi djallin apo te keqen, qe shpesh fishihet te burrat qe ferkojne pantallonat ne erresire, por kur dalin ne drite urrejne shkelqimin e diellit.
Keshtu dhe ky hoxha I kosoves, ka nevoje ti shkulen qimet mire njehere qe lekura e tij e piset te digjet mire nga fshikullimat e kamzhikut shoqeror.
Per kete ka nevoje braktisje te kesaj kulture tribale qe po ze vend ne vatrat kosovare, dhe ca me pak Shqiperi, ne shumicen e rasteve me inisiativat e njerezve te erresires qe fshehin nen vete frenat e pushtetit dhe te politikes.
Shplarja e trurit eshte elementi baze I manipulimit.
Faktet flasin vete, jo me “si e Jema e Zeqos ne maje te Thanes”, por si Thana ne maje te mamase se Zeqos. Thua ta kete kaleruar hoxha vete mamane… nuk e di, por pershtypja me ngelet shume e peshtire nga qelbesirlleku qe nxjerr nga goja ky pis.
Ata percmojne dhe dhunojne cdo gje te brishte qe u del perpara..dhe nene dhe moter.
Ndaj nuk e kane per gje te shajne dhe viktimizojne vajzat dhe grate e botes.
Per fat te keq, nje rast I tille eshte dhe Edi me ish gruan, permendjen e te ciles nga Berisha e ke marre ne sens te kundert sipas meje.
Edi eshte vete morali I muslimaneve te peshtymores,,pasi kafshoi si qen rrugesh shume femra,nder te cilat dhe e shoqja, me ne fund iu ndal hungerrima kur kerkoi te trokase te dera e pushtetit me te larte.
Fati I keq I takoi ish gruas, qe nga nje zonje e bukur dhe e larte u denua te vuaje fajet e ish burrit duke marre rruget e mergimit, si disa te tjera qe kane rene ne dhembet e nevojtarit Edi.
Mekataret jane ato..
Dhe e mira eshte ajo, qe e futi Edin ne banjon e florinjte, e lau mire nga mikrobet e peshtymes,,dhe e beri gati per burre shteti.
Nejse, nuk doja te ndalesha te Edi, si mekatar dhe nevojtar, por te morali I shoqerise sone, qe sillet indiferente ndaj mekatit duke kercenuar me ndeshkim ne fakt viktimat.
Keshtu eshte kur nje shoqeri ul syte perpara imoraleve, zhburrerohen duke viktimizuar femrat dhe perulen perpara krimineleve qe mbartin kamzhikun e pushtetit dhe te politikes.
Efekti eshte Shqiperia sot.
Shih e shkruaj i thone
Ne kete rast te
-Ke shkruar bukur Kimete, me te njejtin stil si shkrimet e tjera, dhe qe ne fakt e arrin qellimin me ane te kontrastit dhe krahasimit sarkastik.
Eshte e qarte qe shkrimi nuk eshte kunder hoxhes, se ai eshte vetem nje pervert i denje per moralin e rrugaceve, qe pasi lengojne nga kenaqesite e epshit, peshtyjne.
Dhe kjo peshtyma ne fakt eshte shija e fundit e nje njeriu te vesuar si puna e hoxhes, dhe kete shije e mbartin si eren e qelbur te djerses,qe ndot ambientin kudo qe jane te pranishem.
Dhe pastaj ndersa kthehen te kisha apo xhamia per tu falur, harrojne se gjunjet I thyejne me fort te peshtymorja. Atje kthehen perseri me nevojen e vesit te piset qe nuk I ben thjesht mekatare, por nevojtare.
Te thuash epshi eshte nje semundje e kuptueshme per rracen mashkullore, dhe mekat per femeroren.
Bota civile ateiste nuk na le te lire te mekatojme, por na jep mundesine te jemi te ndershem dhe te pranojme vetveten pa u fshehur nen hipokrizine dhe histerizmat e faltoreve, qe mbartin me shume peshtymore se vete halete publike.
Na jep mundesine te gabojme dhe te ringrihemi ne luften per jeten.
A nuk eshte valle ky qellimi me I fundit I jetes vete?
Bota ateiste na jep mundesine te mbijetojme, dhe kjo ka ne thelb moralin me te larte.
Mbijetesa eshte fitorja e te mires mbi te keqen, e zotit (tuaj imagjinar nese duam ta materializojme ne dicka jetike,) mbi djallin apo te keqen, qe shpesh fishihet te burrat qe ferkojne pantallonat ne erresire, por kur dalin ne drite urrejne shkelqimin e diellit.
Keshtu dhe ky hoxha I kosoves, ka nevoje ti shkulen qimet mire njehere qe lekura e tij e piset te digjet mire nga fshikullimat e kamzhikut shoqeror.
Per kete ka nevoje braktisje te kesaj kulture tribale qe po ze vend ne vatrat kosovare, dhe ca me pak Shqiperi, ne shumicen e rasteve me inisiativat e njerezve te erresires qe fshehin nen vete frenat e pushtetit dhe te politikes.
Shplarja e trurit eshte elementi baze I manipulimit.
Faktet flasin vete, jo me “si e Jema e Zeqos ne maje te Thanes”, por si Thana ne maje te mamase se Zeqos. Thua ta kete kaleruar hoxha vete mamane… nuk e di, por pershtypja me ngelet shume e peshtire nga qelbesirlleku qe nxjerr nga goja ky pis.
Ata percmojne dhe dhunojne cdo gje te brishte qe u del perpara..dhe nene dhe moter.
Ndaj nuk e kane per gje te shajne dhe viktimizojne vajzat dhe grate e botes.
Per fat te keq, nje rast I tille eshte dhe Edi me ish gruan, permendjen e te ciles nga Berisha e ke marre ne sens te kundert sipas meje.
Edi eshte vete morali I muslimaneve te peshtymores,,pasi kafshoi si qen rrugesh shume femra,nder te cilat dhe e shoqja, me ne fund iu ndal hungerrima kur kerkoi te trokase te dera e pushtetit me te larte.
Fati I keq I takoi ish gruas, qe nga nje zonje e bukur dhe e larte u denua te vuaje fajet e ish burrit duke marre rruget e mergimit, si disa te tjera qe kane rene ne dhembet e nevojtarit Edi.
Mekataret jane ato..
Dhe e mira eshte ajo, qe e futi Edin ne banjon e florinjte, e lau mire nga mikrobet e peshtymes,,dhe e beri gati per burre shteti.
Nejse, nuk doja te ndalesha te Edi, si mekatar dhe nevojtar, por te morali I shoqerise sone, qe sillet indiferente ndaj mekatit duke kercenuar me ndeshkim ne fakt viktimat.
Keshtu eshte kur nje shoqeri ul syte perpara imoraleve, zhburrerohen duke viktimizuar femrat dhe perulen perpara krimineleve qe mbartin kamzhikun e pushtetit dhe te politikes.
Efekti eshte Shqiperia sot.
Shih e shkruaj i thone
Kimete, ku eshte analiza ketu?? E kuptoj qe ka nota humori sarkastik, edhe jane interesante shembujt qe ke sjelle, ne drejtesi, i quajne ‘authority’, dmth burime reference qe njihen dhe ku te cilat mund ta bazosh argumentin. Po ke mangesi duhet te lexosh me shume se analizat jane komplekse.
Sic e the vete, ne asnje sura te kuranit, nuk flitet qe grate jane rospie dhe burdhok. Me sa kuptoj, ajo qe do te thuash eshte qe pse cuditemi ne, se foli hoxha, kur gjithe diten, qofte politikanet shqiptare apo personazhe te tjera te sferave te ndryshme perdorin epitete dhe etiketime per femrat shqiptare….Kush ta ka thene ty qe nuk cuditemi ne, dhe qe njerezve nuk ua vret veshin ? Pse e ke kete pershtypje ?
Une Salen njehere e kam degjuar qe ka bere komente per ukrainaset ne parlament, perdori nje shprehje jo te hijshme, por ne te dyten dite, ministri i puneve te jashtme te ukraines i beri note verbale Qeverise shqiptare per fyrjen. Dmth ka reagime. Ne nuk duhet t’i ushqejme, por t’i veme ne dukje dhe te perpiqemi qe ta ndryshojme kete. Perndryshe si mendon se kete koment te gjate pse po e bej sepse e konsideroj ceshtje delikate dhe te rendesishme, qe nuk duhet te anashkalohet dhe te mos behet rruge, qe dikujt i teket, dhe del ne youtube dhe mban fjalim ekstremisti kunder femrave.
Fakti qe njerezit komentojne permes nje rrjeti social eshte nje menyre e shprehjes se mendimit dhe reagimit. Pervec kesaj ka gjykata ku njerezit edhe mund ta ngrejne si ceshtje kete, dmth perhapje e urretjes kunder grave.Ndoshta nuk eshte akoma efikase tani, por do te ndodhe, qe njerezit te kene kujdes nga ajo qe thone.
Na ben pershypje, se nese perfaqeson religjionin, cilido te jete ai, do te thote, qe je me paqen dhe jo me destruktivitetin..te pakten keshtu eshte ne parim… por a do ta dish te verteten, rriji larg sistemeve destruktive te mendimit te lire, dhe pamvaresise se individit. Ka rregulla te mira dhe te keqija, ka ligje te mira dhe te keqija, ato qe nuk i vlejne me njerezimit dhe humanitetit, me mire te mos ndiqen me.
Sa per vajzen muslimane shqiptare, them qe te pakten per Shqiperine flas, e shoh inekzistente, dhe nuk do te ushqeja asnje lloj autosugjestioni ketu. Tani te sqarojme ca dua te them, nese ti flet per ekzistencen e nje vajze muslimane, eshte sikur te kerkosh te neutralizosh mendjen e atyre qe po te lexojne, dmth keshtu eshte, ne keto jemi.
Nuk eshte keshtu, censusi i fundit, e tregoj qe ne religjionin nuk e njohim, keto muhabete degjohen ne Kosove e ne Maqedoni, Shqiperise nuk i eshte bere ndonjehere vone per fe, harroje kete muhabet.
Sa per satanizmin qe aprovon marredheniet seksuale dhe marredheniet e LGBT, cfare do te thuash me kete?? Me fal ku i ke marre keto informacione?? Po protestanet si te duken ty satanista, ata psh e lejojne marrdhenine LGBT ne Kishen e Bashkuar ne Kanada.
Te keshilloj/suggjeroj dicka ketu, mos i nis argumentat nga kendveshtrimi fetar, do te thote ca thote feja per seksin, sepse ngaterrohesh.Dmth keshtu e ka ky religjion apo ajo fe… mendo dhe reflekto qe ne si individe, femra apo meshkuj ska rendesi, kemi te drejta dhe liri themelore qe ne momentin qe lindim. Shoqeria na I ka dhene edhe ato liri, dmth eshte bere lufte e madhe nder shekuj per kete qe po gezojme sot, dmth kemi te drejta ne mbi trupin tone, dhe nese nuk demtojme individe te tjere apo shoqerine, eshte puna jone ca bejme me ate e per kete nuk pres te ma thoje apo aprovoje budizmi, satanizimi, muslimanizmi etj,
Tani, shoku Irfan kishte edhe video te tjera ne internet, psh njera ishte me teme “femrat e mallkuara”.. ai perdor nje medium, dhe fene islame, te jepe nje mesazh personal qe nuk eshte construktiv, as pozitiv, as sensibilizues. Dakort qe secila fe nuk e lejon marredhenien seksuale para martese, po une nuk kam pare asnje lider tjeter fetar qofte katolik ose edhe nje hoxhe tjeter, qe te dale edhe te flase me kete gjuhe.. atehere mos u cudit qe ne e kemi kape me Irfanin.Irfani e kerkoi vete gjithe kete debat.
Edhe ty Kimete te pelqen, ja erdhi rast dhe do t’i themi edhe ty dy fjale. Mos ma merr per te keq, por kam pershtypjen qe ke nje konflikt te brendshem, kjo ndodh, se ti edhe e ceke vete, kur lind fatkeqesisht ke nje dore bagazhes qe i ke te trasheguara, dhe te zgjedhesh cfare rruge do marresh do pak force. Pra te gjesh vetveten dhe te mos identifikohesh me ate qe te eshte servire me pare.Them qe edhe per kete arsye shkrimi yt eshte jo krejt i qarte dmth ekuivok.Ti ketu po pershkruan konfliktin tend.Megjithate shume mire qe flet, te pakten po kerkon te dish se si e shikojne te tjeret.
Moj Kimete ti tregon per femrat muslimane, e feja thot femres nuk duhet me ju pa duart e pervjelura e leje ma gjykasat e tu te dalura perjashta, keshtu ne foten tende po i shoh se tybe nuk te njo as kushje ti qe flet per fen myslimane, ti duhet me lexu se sa kjo fe nqe sa vite naka quar perpara, ketu lype nese je e shkollume e nese flet ti me fjal te huaja thuaj qka te duash se sigurisht je e paguar per me fol.
[email protected] Pse cka po mendoni ju muslimanet. Ju merruni vesh ndermjet vetes me se pari e masandej reagoni ndaj shkrimeve. Njeri hoxhe e perkrah Irfanin, tjetri distancohet prej tij. Merruni vesh vella njehere e mire se cka udhezon Kurani e dilni masandej folni per fe. Une mendoj qe hoxha Irfani i ka ba sherbimin ma te keq fese islame, ne vend se te josh te ri e te reja, ai i debon nga vetja njerezit. Ne baze te ckahit po thua qe gazetarja eshte e paguar me fol? Qe vishet me veshje perendimore eshte problem i saj, une nuk e verejta qe kjo u prezentua si muslimane. Leni keto primitivizma e behuni njerez me se pari. Ju keni probleme te brendshme shume ma te renda sesa qe keni probleme me fe tjera e me intelektuale te lire.
haradinpash/ atehere zotni si spjegohet fakti qe kete opinion me se shumti e kane shpernda dhe e kane pelqyer muslimanet, kete shkrim e gjeta ne disa web faqe muslimane. Po thua qe Kimetja ia doli ti “mashtroje” edhe ata? Jeni gabim zotni. Hapni syte e dilni nga mesjeta.
zor me tu kap prej fjaleve, zonje apo zonjushe. menyra jote e te shkruarit eshte nje manipulim dhelprak qe edhe marksi e engelsi do te ta kishin lakmi per menyren se si futesh ne teme, si e shtron temen, dhe si del nga tema, duke e ruajtur neutralitetin, duke u dukur si e pafajshme. ne te njejten kohe, edhe pozitive edhe negative, edhe e ftohte edhe e nxehte. une ty te quaj mjeshtre e manipulimit. Bravo maestro e se keqes.
Te lumte per mencurine dhe per guximin Kimete. Kjo eshte fitorja jote, te shkruash per dogmatet qe jetojne akoma ne vitit 1434 pa ju dhene mundesi te te zene per fjale. Vertete kete e ben nje maestro, por maestro e se mires. Je e rralle nder shqiptare.
Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e hoxhë Irfan Salihut, pasi që ky i fundit kishte komentuar dhe fyer femrën shqiptare në një video të shkarkuar në youtube.
Nuk kaluan as 24 ore dhe doli teza e Kimetes. Ne luften e muslimaneve ndermjet muslimaneve prap se prap fituat ATEISTET. U kenaqa, a….
Te gjykosh Kimeten per dobesi ne kete shkrim eshte dobesi formimi ose keqformim.
Kimetja eshte e paarrire, edhe shume e mencme.
Me sa duket ne stilin e saj, qe eshte teper i vecante nga te tjeret, ajo di si ti drejtohet publikut shqiptar, por aitj kosovar ne vecanti, dhe ti preki telat.
Une them qe eshte ylli i ri i gazetarise.
Bravo Kimete, dhe respekte per kurajon dhe qytetarine.
Nje nga sqarimet me te mira per ket artikull jan ne keto 3 sure:
112.Suretu El Ihlas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
113.Suretu El Felek
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
114.Suretu En Nas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve!
2. Sunduesin e njerëzve,
3. Të adhuruarin e njerëzve,
4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
5. I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve,
6. Qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit”.
Lapidar e ke kete fjaline qe e mesova si vjershe: “Fenë shqiptarët e kanë praktikuar si valle folklorike pa ia ditur përmendësh të gjitha strofat e këngës dhe pa ua njohur kuptimin”.
Kimetja – nje intelligent sex bomb. CUDI SHQIPTARE
Iluministe! Gjithmone me kane pelqyer shkrimet t’ua. Por, shoh, qe kesaj radhe ne menyre moderne dhe te “pakapshme” i kundervihesh islamit.
per vezhguesi [email protected] Ju kosovaret as nivelin e lexuesit nuk e keni! Zoteri ketu sa kuptoj une gazetarja ka thene se te gjitha fete kane te njejtin qendrim mekatar ndaj seksit paramartesor, me nje fjale jane kopje e njera-tjetres. Meso te lexosh e te kuptosh mendimet e arta te shprehura ne kete ese shume-dimensionale. Jeni duke jetuar ne vitin 1434. Kthjelluni.
nje titull per roman, per novele, per film
Bravo Kimete,.. Sdi a je e martuar apo jo, veq te uroj ta marresh nje burr qe ta do shpirti,… – Ah i lumi ai burr qe te merr ty… po ia kam lakmi…